• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zgjedhjet Parlamentare 2017....!?

Darius

La vita è bella...
Si i parashikoni zhvillimet politike ne Shqiperi gjate 2017 !?

A besoni se Koalicioni i Opozites do te marre pjese ne zgjedhjet parlamentare !?



I ftojme te gjithe anetaret e forumit, qe te ndajne ne vazhdim mendimin e tyre mbi zhvillimet ne politiken Shqiptare.

Darius
 

Darius

La vita è bella...
Te dashur forumiste te Partise Socialiste.

A do te ndjekim Edvin Ramen ne cmendurine e tij qe po e nxin faqen vendit ne mbare boten, duke u bere bashkefajtore me te ne krim, apo do ta distancojme veten nga klika kriminale e PS !?

Zgjidhni e merrni, ne ketu do te jemi e do te mbajme vesh. Dhe nuk do te jene vetem shqiptaret qe do te mbajne vesh, do te jete edhe historia e ketij populli.

Darius
 

Milanisti

Larguar ✌👋
Mendoj se nuk ka per te hyre..dhe ne mungese te saj (opozites) qeveria ardhshme,nuk do jete afatgjate!
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
kush na rikujton neve jasht kufijeve menyrat dhe vendet e votimeve.....
 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
Si i parashikoni zhvillimet politike ne Shqiperi gjate 2017 !?

A besoni se Koalicioni i Opozites do te marre pjese ne zgjedhjet parlamentare !?



I ftojme te gjithe anetaret e forumit, qe te ndajne ne vazhdim mendimin e tyre mbi zhvillimet ne politiken Shqiptare.

Darius
Qysh nisja e temes qendron gabim?!
...dhe qysh nisja e temes qendron sakte?!

-Parlament = Perla e mendjes.

-Opozit = Hape ze (ceshtje e diskutuar)
-Pozit = Pa ze (ceshtje e pa diskutuar)

---"Flitet" per, "politiken" ("FOLITIKEN") ...shqiptare???

-"Ceshtja e pa diskutuar" kupton vendimet qe DO KRYHEN SI VDEKJA, nga ajo "parti" ("PARESI") qe e fiton kryesine.
-"Ceshtja e diskutuar" kupton vemendjen dhe verejtjen qe partia e dyte i ushtron partise se pare.

!!!...POLITIKA SHQIPTARE...!!!

---Cilat qenkan ato vendime qe do te kryhen si vdekja, qe ne ta votojme ate pareti???
---Cilat qenkan ato pareti qe tregojne vemendje dhe verejtje te plote???

!!!...POLITIKA SHQIPTARE...!!!

-Nese duam "te rrime shtrember e te flasim drejte", atehere duhet te kuptojme cfare themi.

-Koalicion = Krye lidhja.

---A do vertete "politika shqiptare" KRYELIDHJE???
...nese PO, atehere pse i shemton fjalet sa edhe gjuhen e shkaterron po edhe popullin e le budall?!

...nese JO, vazhdojeni temen me titullin "fluturoi gomari"!

-Dijeni se eshte rregull boteror:
...e djathta i jep me teper rendesi shtetit!
...e majta i jep me teper rendesi popullit!

...vetem se ne Shqiperi eshte gje shesh e be pershesh!!!

-Dy jane te vetmit Udheheqes, Atdhetari dhe Tradhetari.

...pra, rendesi nuk ka e majta apo e djathta, rendesi ka "trupi" ("tere pamja") dhe trupi eshte SHQIPERIA.

-Tani, vjen pyetja: Kryeson shteti apo kryeson populli?! (...pa shtet nuk ka popull dhe pa popull nuk ka shtet...) -Atehere?!

---Une them, votoni ke t'ju doje qejfi juve por nese nuk e perparon Shqiperine brenda kohes se percaktuar udheheqese atehere PLUMBIN NE LULE TE BALLIT TJA SHKREPNI.

...eshte mekat te tallemi me Atdheun, jo verci e jo derci, qe une jam pasardhes i Gjergj Kastriotit e dini...
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Ata duhet te hyjne. Mir keq duhet. Qeveri pa opozite nuk duhet te kete. Atehere na mori lumi. Lumi na ka marre por do na mare me keq. Per mua te shuhet pd dhe ps do ishte sh mire. Por ja qe nuk zhduken kollaj. Vet do shkoja me Bojaxhiun ose pdiu. Sbesoj tjetene deri ne fyt sa rama&luli e iliri
 

Darius

La vita è bella...
Kandidati i PS-së jep zyrtarisht dorëheqjen, ja pse e lë garën

Pasi kryeministi Edi Rama ne nje dalje per media deklaroi se do te terhiqte nga gara kandidatin e tij per zgjedhjet e Kavajes, ka ardhur dhe reagimi i vete Klodian Shehit i cili respektoi kete vendim.

Ndersa tani ky i fundit me ane te nje kerksese drejtuar KQZ 42 ne Kavaje, ai ka dhene zyrtarisht doreheqjen duke shpjeguar dhe arsyet.

‘Terhiqem me vullnetin tim nga procesi zgjedhore. Le te hapur mundesine per rikandidim” shkruan Shehi ne kerkese.

Shtyrja e zgjedhjeve, reagon kandidati i PS-së në Kavajë: Do të bëj…

Kandidati i PS-së për zgjedhjet në Kavajë ka folur pas vendimit që mori kryeministri për shtyrjen e zgjedhjeve në këtë qytet.

I kontaktuar nga “News 24’, Klodian Shehi është shprehur se do të bëjë më të mirën për qytetin e tij.

‘I privilegjuar për kandidimin në Kavajë. Falënderoj qytetarët e Kavajës për mbështetjen” ka thene Shehi.

Panorama
 

Darius

La vita è bella...
Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë, reagon ambasada e SHBA-ve


Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Rama për t’u tërhequr nga zgjedhjet në Kavajë.

donald-lu-ibnaAmbasada e ka vlerësuar vendimin e kryeministrit Rama, i cili sipas saj kontribuon për dialog.

REAGIMI

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet thirrjen e Kryeministrit për shtyrjen e zgjedhjeve bashkiake në Kavajë me qëllim që të ruhet përqendrimi i qeverisë dhe opozitës tek procesi i dialogut. Nxisim vazhdimin dhe përshpejtimin e procesit të dialogut sepse koha që mbetet për t’i zgjidhur çështjet me anë të negociatave përpara zgjedhjeve të 18 qershorit është e kufizuar.

Mbështesim të drejtat e shqiptarëve për të protestuar paqësisht dhe nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mos angazhohen në akte që mund të nxisnind hunë, veçanëritsht akte që ndikojnë në aftësinë e qytetarëve per të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Dhuna nuk ka vend në procesin demokratik!

Panorama
 

Darius

La vita è bella...
Rama ironizon Bashën, pas tërheqjes nga gara e zgjedhjeve në Kavajë

E ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha, po flet nga çadra e lirisë pas vendimit të Ramës për tërheqjen nga gara të kandidati të tij për zgjedhjet në Kavajë, nga ana tjetër Rama ka postuar një statusi në “FB” ku shkruan:

“Lulëzim fitore të tilla paç ngahera po a me thua dot si ka mundësi që anëtarët e tu në KQZ po zihen kundër tërheqjes së kandidatit tonë???✌..” shkruan Rama.

Panorama
 

Darius

La vita è bella...
Protesta e PD - Basha s’tërhiqet nga qeveria teknike, paralajmëron marshim në bulevard

Pak orë pasi Kryeministri Rama bëri publik kërkesën që i ksihte bërë kandidatit të majtë për bashkinë e Kavajës, Basha foli nga çadra e protestës duke e quajtur fitoren e parë të republikës së re. Basha ftoi Ramën për dialog, por kushti i vetëm për të dalë nga ngërçi tha ai, është qeveria teknike.
“Republika e re sapo shënoi fitoren e saj të parë.”

Kështu e komentoi Lulzim Basha vendimin e Kryeministrit Edi Rama për të tërhequr kandidatin e PS-së në Kavajë. Para mbështetësve në çadrën e protestës, kryedemokrati tha se ky ishte paralajmërimi i parë që qytetarët i bënë Ramës, duke refuzuar zgjedhjet fasadë të diktuara nga krimi.

Basha: Ne e dimë, shqiptarët e dine, bota e di, dhe Edi Rama e njohu refuzimin tuaj masiv për të qenë pjesë e fasadës së diktuar nga krimi më 7 maj. Ky është paralajmërimi më i madh dhe kontributi i dytë historik që Kavaja jep për demokracinë dhe lirinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Basha ftoi Ramën në dialog për zgjidhje politike, por kushti i vetëm për të dalë nga kriza sipas tij, është qeveria teknike.

Basha: Rruga e vetme për tu bërë pjesë e zgjidhjes është ndarja me krimin dhe drogën, dy faktorët kryesorë për destabilizimin e Shqipërisë, dy kërcënimet kryesore për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rruga e vetme për tu bashkuar me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndarjen me krimin dhe ndarjen me drogën, është qeveria teknike.

Kryeopozitari kërkoi nga Rama që të pranojë thirrjen e qyetarëve.

Basha: Ose përballuni me bashkimin dhe marshimin më të madh të qytetarëve javën e ardhshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe pas kësaj në çdo shesh e në çdo rrugë të çdo qyteti e të çdo fshati, ku vullneti i shqiptarëve për demokraci, nuk sprapset kurrë më.

oranews
 

Darius

La vita è bella...


Edi Rama nuk ka gjetur ndonjë justifikim më të mirë sesa të thoshte se po tërhiqej nga Kavaja për hir të stabilitetit të vendit. Imagjinata e propagandistëve të tij nuk ka shkuar shumë më larg se ajo e kohës së Ramiz Alisë, që thoshte se 2 Korriku dhe ngjarja e ambasadave u shpikën për të destabilizuar Shqipërinë dhe për të ndihmuar serbët të shtypnin Kosovën. Ajo nuk ka qenë dot as më inteligjente se paranoja e të ndjerit Gazidede, që qe akuzonte socialistët se po destabilizonin për hir të lobit grek. Ajo nuk konkuron dot as me inteligjencën e Fatmir Mediut që pretendonte se Gërdecin e shpërthyen armiqtë e kombit për të penguar futjen e vendit në NATO.

Këtë gogol anti- shiptar ka përsëritur sot edhe Edi Rama: “Një pjesë e shohin 7 Majin si diten kur shteti duhet të tregojë se si vendoset ligji. Disa të tjerë kanë frikë prej pasojave të një konflikti që synohet të provokohet në Kavajë për te nxitur destabilizim ne Shqiperi. Ka nje plan per destabilizim te vendit. Dhe cadra eshte ngritur pikerisht per kete arsye dhe kjo nuk eshte me hamendje”, tha sot Rama.

Dhe nga meraku se mund të dukej si frikacak ai ka veshur kostumin e përhershëm të pelivanëve politikë, atë të patriotit, që më shumë se interest e pushtetit vë ato të Shipërisë. Pra ai është heroi që u tërhoq nka Kavaja, për të prishur planet e atyre që duan të destabilizojnë Shqipërinë.

Lapsi.al
 

Darius

La vita è bella...
Parashikimi i Blushit për një “18 qershor” pa zgjedhës

Blushi_4.jpg

Ben Blushi parashikon se 18 qershori ka mundësi të jetë një ditë zgjedhjesh pa zgjedhës.

Sipas kreut të LIBRA-s, ky është fundi i republikës që nuk i garanton dot qytetarëve të vet të drejtën e votës.

“Në Kavajë ka zgjedhje, caktohet data e zgjedhjeve por asnjë kandidat nuk merr pjesë. Kështu ka gjasa të ndodhë edhe me 18 Qershorin, të jetë një ditë zgjedhjesh pa zgjedhës. Një ditë zgjedhjesh ku partitë marrin të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. Më vjen shumë keq që kjo po ndodh. Ky është fundi i kësaj republike që nuk i garanton dot qytetarëve të vetë të drejtën e votës”,- thotë Blushi.

Gjatë një komunikimi live në Facebook, Blushi tha se Edi Rama dhe Lulzim Basha merren vesh për të bllokuar reformën në drejtësi, po nuk arrijnë dot një marrëveshje deri më 18 qershor.

“Ata do vazhdojnë të negociojnë për të pasur një mosmarrëveshje. Këta po merren vesh për të bllokuar reformën në drejtësi, për të bllokuar zgjedhjet, por nuk do mund të arrijnë dot një marrëveshje deri më 18 qershor”,- tha Blushi.

/LAPSI.AL/
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Sikur ta dija se do terhiqej se paku sot nuk do isha ne Kavaje :druprapanice::druprapanice:

Ne keto dite fushatash, si ne Kosove si ne Shqiperi, me pare preferoje te shikoje emisione me kafshe te egra se sa te shikoje fushata :mendim:
 

Darius

La vita è bella...
Nuk ka gje qe sbehet vetem te kesh vullnet ti besh punet si duhet.

Intersant ne kete pike nuk eshte qendrimi i Rames, pasi nga ai nuk presim gje tjeter. Interesant do te jete reagimi i te gjithe atyre krereve te PS qe kane dhene nje kontribut te madh ne kete parti ne vite, teksa e shohin kete derdimen te shkaterroje gjithcka qe ata kane krijuar.

Darius
 

Milanisti

Larguar ✌👋
Ai eshte duke vepruar me qetesi,dhe maturi.terheqja e kandidatit,s'eshte gje tjeter,vecse nje veprim i mencur.."i hapi rruge budallait" thote populli..sepse Saliu deshi ta bente shesh sherri!
 

Tiku

Kap ca te Kapesh..:) :)
Staf në FV.AL
E kush na garanton ne se nuk do ndodh e njejta gje edhe ne 18 Qershor? ;)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Protesta e PD-së, më 13 maj në bulevard: Basha: Për zgjedhje të lira

Protesta e PD-së, më 13 maj në bulevard: Basha: Për zgjedhje të lira

Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi paraditen e sotme një mbledhje me strukturat e PD, ku u vendos që protesta e radhës e Partisë Demokratike të mbahet të shtunën e 13 majit, në orën 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në fjalën e tij me protestuesit e PD përpara kësaj mbledhjeje Basha ripërsëriti qëndrimin e palëkundur të demokratëve për një qeveri teknike që sipas Bashës do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Basha tha se javës tjetër shqiptarët do të tregojnë se nuk do të pranojnë kurrë zgjedhje të diktuara nga droga dhe pa opozitën. Basha i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në marshimin e javës së ardhshme.

“Do i tregojmë javën e ardhshme këtu në këtë bulevard Edi Ramës, kupolës politike të republikës së vjetër dhe mbarë botës se shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk do të pranojë kurrë zgjedhje të diktuara nga krimi, nga droga dhe pa opozitën. Ftoni miqtë, dhe familjarët tuaj të bashkohen në marshimin e javës së ardhshme, manifestimin më të madh të forcës së vendosur paqësore por të pathyeshme të qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira e të ndershme, themelin e Republikës së re që po agon”, vijoi Basha.

Protesta e paralamëruar nga PD për t’u mbajtur në Kavajë ‘dështoi’ pas vendimit të Kryeministrit Edi Rama për të tërhequr kandidatin e vet në Kavajë duke sjellë kështu shtyrjen e zgjedhjeve.
g.shqip
 

Darius

La vita è bella...
Zbulohet dokumenti konfidencial i PS-së për strategjinë e zgjedhjeve

Nga selia qëndrore ka dalë një dokument i cili instrukton kandidatët për deputetë se si të sillen në fushatë për të marrë sa më tepër vota dhe në rast se opozita nuk hyn në zgjedhje se si të rrisin pjesmarrjen në votime. Lapsi.al ka mundur ta sigurojë në mënyrë ekskluzive këtë dokument të titulluar: “Rruga drejt fitores”-“Për Shqipërinë që duam”.



Në të shtjellohen qartë mesazhet kryesore që duhet të recitojnë kandidatët për deputetë dhe mbi të gjitha kryemesazhi: Do të bëjmë për punësimin atë që bëmë për drejtësinë.



Ajo që bie në sy është se fushata e socialistëve do të mbështetet në kontrastin me PD. Dhe më e çuditshmja është se e njëjta politikë do të ndiqet edhe nëse PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Pra kandidatët socialistë do të përballen me një armik që mungon me këto argumenta kryesore.



Në dokument zbulohet se kush synohet të jetë targeti kryesor i fushatës së PS. Këtu bie në sy se synohet të rekrutohet shtresa e qytetarëve, kryesisht në moshë të re. Këtu bën pjesë ai brez i elektoratit që çmojnë Ramën me dyfishin e Bashës dhe që nuk e quajnë mëkat se zgjedhet mund të zhvillohen edhe pa PD. Pra këtu strategjia duket e qartë: Kjo do të jetë një fushatë ku PS, nuk do të synojë vetëm vota por edhe pjesmarrje tejet të lartë, në mënyrë që bojkoti i PD, mos i shndërrojë zgjedhjet në qesharake dhe me fare pak njerëz.



Për sa i përket mesazhit, këtu nuk ka ndonjë të papritur. Thelbi i tij do të përbëhet nga slloganet që ka përsëritur Rama në takimet me të rinjtë. Dhe fokusi kryesor i mesazheve që sërish duan të godasin indiferencën. Mërzitjen dhe lodhjen e qytetarëve, për t’i tërhequr ata drejt kutive të votimit do të jetë: “Nuk jemi të gjithë njësoj, ne nuk jemi si PD”.



lapsi.al
 
Top