• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zgjedhjet Parlamentare 2017....!?

Darius

DENY IGNORANCE
LAJM I FUNDIT/ Zbardhet marrëveshja e plotë Rama-Basha, zgjedhjet në 25 qershor

Zbardhet marrëveshja e plotë e arritur mes kryeministrit, Edi Rama dhe liderit të opozitës, Lulëzim Basha.

MARRثVESHJE POLITIKE 18 MAJ 2017

Palët në këtë marrëveshje shprehin mirënjohjen dhe falenderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si dhe në mënyrë të veçantë, për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017.

Palët konfirmojnë vullnetin e tyre për dialog të drejtpërdrejtë si shprehje e domosdoshmërisë për një nivel të ri të dialogut politik në vend. Në këtë kuadër, palët angazhohen për institucionalizimin e dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe kryetarit të opozitës.

Angazhimi i palëve për zgjedhje me standarte demokratike do të jetë pjesë thelbësore e kontributit të përbashkët dhe të vazhdueshëm të palëve në kuadër të çeljes së negociatave dhe perparimit të vendit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

A. ZGJEDHJET
1. Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.
2. Regjistrimi i menjëhershem i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.
3. Listat e zgjedhësve
a. Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.
b. Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.
4. Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.
5. Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.
6. Zgjedhjet e pjesëshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithëshme.
7. Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohëshme në nivel qëndror dhe vendor.
8. Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.
9. Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

B. QEVERIA
1. Zv.Kryeministër, teknik
2. Ministri i Brendshëm, teknik
3. Ministri i Arsimit, teknik
4. Ministri i Shëndetësisë, teknik
5. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
6. Ministri i Financave, teknik
7. Ministri i Drejtësisë, teknik
8. Drejtori i OSHEE
9. Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
10. Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
11. Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
12. Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural
Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

C. PARLAMENTI
1. Votimi i organeve të vettingut.
2. Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave.
3. Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni.
4. Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to.
5. Përmirësimi i standarteve të pasqyrimit të fushatës elektorale në media.
6. Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.

D. ORGANET E PAVARURA
1. Kryetari i KQZ, propozim i opozitës.
2. Avokati i Popullit, propozim i opozitës.

E. REFORMAT
1. Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re).
2. Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).
3. Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese.
4. Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.

F. MASA TE TJERA
1. Dekriminalizimi. Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike.
i. Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë mbi listat partiake.
ii. KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuar në përputhje me ligjin nr 138/2015 për garantimin e integritetit të funksionarëve publik ).
2. Administrata Publike. Marrja e masave për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel.
3. Narkotikët. Forcimi i luftës kundër narkotikëve, nëpërmjet pjesmarrjes së opozitës në Task forcën Kombëtare të luftës kundër narkotikeve.

(BalkanWeb)
 

Darius

DENY IGNORANCE
Ore shoku Rama!

Po si nuk te vjen turp njehere? Keshtu dorezohen komunistat? Te uli qe te uli Basha ne tavoline e ia plotesove te gjitha tekat. Po mire, po me ne deputetet qe te paguam parate qe te na besh prape deputet ne keto zgjedhjet e ardhshme, si do te veje halli? Do na besh deputete apo jo? Apo do te na i japesh parate mbrapsht? Medemek, rrate te dy ne ujdi qe te mos na beni me deputete po te na fusni ne burg, sic duan ata amerikanet. Edhe doni edhe qe te votojme per Vettingun qe te emerojme prokurore e gjyqtare qe te na hedhin hekurat. Prit, prit se ta tregojme ne qejfin...

Ate presidentin Skaparlli, kur do ta rrezojme, para zgjedhjeve apo pas zgjedhjeve? Do bejme miting, demokrate e socialiste krah per krah, qe te rrezojme te korruptuarin nga presidenca? Eshte sekret, nuk duhet te flasim per keto gjera? Emo mire. Ajo dite do jete e cdo jete.

Darius
 

Monique

Staf në FV.AL
5 gënjeshtrat e mëdha të Lulzim Bashës në çadër

Gjatë tre muajve të ngujimit në çadër kreu i PD hoqi disa vija të kuqe që tani pas arritjes së marrëveshjes me Ramën rrezultojnë të kenë qenë thjeshtë demagogji. Falë presionit të jashtëm dhe të të vetve, falë kërcënimit të aleatëve dhe mospërfilljes së Ramës, ai u detyrua të tërhiqet nga ato që kishte shpallur si themelet e “republikës së re”.

1 – Basha u zotua se nuk do të zhvillohen zgjedhje me Ramën kryeministër.

Por tani megjithëse i rrëzoi pothuajse të gjithë kabinetin, PD po futet në zgjedhje pa e nxjerrë Ramën nga zyra. Nuk u morr vesh kurrë se si Basha u tërhoq nga ky kusht të cilin e kishte shpallur si ta panegociueshm. Ai pretendonte se Rama ishte epiqendra e republikës së vjetër që mbante lidhjet me trafikantët, kriminelët, me oligarkët dhe bosët e mediave dhe se pa u prerë këto lidhje nuk mund të bëheshin zgjedhje. Nuk kuptohet nëse ka gënjyer kur thoshtë këtë në çadër, apo tani kur thërret fitore pasi janë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

2- Basha u zotua se nuk ulet në dialog pa pasur më parë në tryezë dorëheqjen e Ramës.


Një dialog të tillë ai e konsideroi fasadë dhe farsë duke e krahasuar me të parin takim të përbashkët për reformen në drejtësi kur kryeministri u paraqit në bisedime me fjalimin e gatshëm të dështimit të negociatave në xhep. Madje për këtë arsye Basha nuk pranoi të takohej me Ramën edhe kur erdhi në Tiranë ndërmjetësuesi McAllister. Por më pas nuk u mor vesh pse Basha u thye. Pse ai e harroi këtë kusht kur u ul në tryezën e thirrur nga presidenti Nishani. Aty për herë të parë u mor vesh se lideri i PD do të zbythej nga objektivat e tij. E vetmja gjë që mbetet e panjohur lidhet me faktin se kush i kapi kokën me derë dhe e detyroi të dorëzohet?

3 – Basha u zotua se nuk do të fuste ministra teknikë në një qeveri Rama.

Ai qe i prerë në arsyetimin e tij se ky kryeministër që ka blerë deputetë, madje edhe parti opozitare nuk e ka për gjë të fusë në xhep edhe ministrat e rinj të miratuar nga PD. Por Basha po bën pikërisht të njëjtën gjë tani dhe atë që deri dje e konsideronte të pamundur, sot po mundohet ta shesi si sukses. Dilema është nëse kjo ishte e vetmja rrugë që i mbeti për të shpëtuar fytyrën apo nëse ai vërtet është aq naiv sa të mendojë se këta ministra më pak se një mujorë do të jenë garanci për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
4 – Basha u zotua se zgjedhjet nuk mund të bëheshin kurrë brenda qershorit.

Me Ramën jo e jo, por edhe nëse ai do të largohej, kjo qe një kohë e pamjaftueshme që një qeveri e re të pastronte vendin nga krimi dhe droga që mund të ndikonin në zgjedhje. Por kreu i PD edhe këtu u dorëzua pavarësisht se edhe ekspertë të tij si Bylykbashi argumentuan se zgjedhjet mund të mbaheshin fare mirë deri në fund të korrikut. Kjo ishte një nga dështimet e tij më të mëdha dhe një nga fitoret më të mëdha të Ramës që e ktheu datën e zgjedhjeve në gogol.

5- Basha u zotua se “Republika e re” nuk do të bëjë marrëveshje kulisash si përgjate republikës së vjetër.

Por sa i’u dha rasti të testohej për këtë zotim, ai e shkeli atë. Gjatë marëveshjes me Ramën, ata ranë dakord që jo vetëm partitë e tyre të hynin pa koalicione në zgjedhje, por vendosën që këtë të drejtë t’ua hiqnin në mënyrë absurde edhe partive të tjera të vogla. Kjo padyshim përbën anën më të fëlliqur të këtij pakti okult dhe e nxjerr Bashën ashtu sikurse është, një bir të denjë të republikës së vjetër për të cilën ai kontribuon prej 13 vitesh.(Lapsi.al)



Lulush Pinoku lol
 

Marla

Rootless Tree!
Rama tregoj emancipim me leshimin qe beri, tregoi kulture tolerance europiane fundja nuk humb gje per leshimin qe beri keto 2 muaj pasi ka ne xhep 1 mandat te plote 4 vjecar te ardhshem.

Basha humbi shume pike si ne arenen kombetare ashtu dhe ne ate nderkombetare duke e cuar PD edhe 4 vjet te sigurta ne opozite serish.

Faktori LSI me 1 analize te thjeshte prape fiton terren dhe epersi tek elektorati. Meta spikat per zgjuarsine dhe dinakerine qe ka, te presim levizjen e shahut te rradhes.

Personalisht do kenaqem shume kur te filloje impelementimi i ligjit te vettingut fituan 3 muaj kohe me cadren dhe 2 muaj kohe me "republiken e re" por cdo bejne me pas lind pyetja ;)
 

Darius

DENY IGNORANCE
Rama tregoj emancipim me leshimin qe beri, tregoi kulture tolerance europiane fundja nuk humb gje per leshimin qe beri keto 2 muaj pasi ka ne xhep 1 mandat te plote 4 vjecar te ardhshem.

Basha humbi shume pike si ne arenen kombetare ashtu dhe ne ate nderkombetare duke e cuar PD edhe 4 vjet te sigurta ne opozite serish.

Faktori LSI me 1 analize te thjeshte prape fiton terren dhe epersi tek elektorati. Meta spikat per zgjuarsine dhe dinakerine qe ka, te presim levizjen e shahut te rradhes.

Personalisht do kenaqem shume kur te filloje impelementimi i ligjit te vettingut fituan 3 muaj kohe me cadren dhe 2 muaj kohe me "republiken e re" por cdo bejne me pas lind pyetja ;)
Marla,

Mareveshja u arrit. Mareveshja eshte: "Jo burg per Ramen, por burg per te gjithe deputetet e tij qe jane te skeduar si kriminele. Burg edhe per Eskobarin e Metes." Sa per fatin e presidentit skaparlli, te duhet te presesh pak muaj pas zgjedhjeve. Do jete surprize e bukur, do te pelqeje, e nuk do tu besosh syve cfare do shikosh.

Darius
 

Marla

Rootless Tree!
Darius une them ligji te jete i barabarte per te gjithe ska perjashtime as per Ramen as per Bashen/Berishen as per Meten,

Normalisht ligji/institucionet keshtu duhet te funksionojne apo jo

Per mua nuk arriten asgje vetem shtyn 2 muaj asgje tjeter, prap Rama do qeverise edhe per 4 vjet rrjesht. Ca fitoi PD me ket rast?!! 2 muaj bashkeqeverisje qeveri teknike ku parlamenti ska asnje te drejte legjitime per te bere ndryshime pervec vettingut?

meta nuk e do presidencen se i bie ti jape fund karrieres politike me te mbaruar ate mandat, Metes ja ngecen presidentin. Une e di qe do kete te tjera prapaskena politike jam e sigurt sme habit/cudit asgje ne ket vend te dhjere sic thoshte Driteroi dmth,.
 
Keta PUSHTetaret tane bashke me bythelepiresit e tyre e kane bere faqen bythe dhe bythen faqe.
Dhe me e forta eshte qe me ate faqen-bythe te shikojne ne sy e vazhdojne te tallin bythen faqe.
 

Opium

Dyrrah
Si perfundim USA erdhi iku dhe i la marveshjen ne dore , boll i tha se na lodhet ose ndryshe do da pesoni ne arene nderkombetare ..... Historia perseritete , sa here ka probleme kalamajt e parlamentit tane , usa i sjell ne vije ...
 

Darius

DENY IGNORANCE
Ben Blushi po perpiqet te beje ate qe beri Cipras ne Greqi, pra te sulmoje te majtet ne pushtet se jane duke "tradhetuar idealin" dhe "vendin". Me pak fjale po thote: Edi Rama nuk eshte rilindas i se majtes, une jam rilindasi i vertete i se majtes.

Rama po vjedh me te dyja duart e po e len vendin e shqiptaret me gisht ne goje, une dua qe ta bej Shqiperine socialiste! Cipras erdhi ne pushtet pasi u premtoi grekerve "nuk kemi perse te shtrengojme rripin qe te dalim nga kriza e te dorezohemi para kushteve te BE", dhe Blushi po thote te njejten gje: "Rama nuk di te qeverise e nuk ka ideal pervec parase, une jam njeri i idealit socialist!". Greket votuan per Cipras me mendimin ne koke se "problemet e Greqise marrin fund njehere e mire po zgjodhem Cipran". Dy-tre vjet me vone, Greqia vazhdon te jete ne krize e Cipras nuk ka zgjidhur asgje.

Ka ardhur me ne fund momenti qe Beni te eci vete!

Darius
 

Monique

Staf në FV.AL
Bote e cuditshme....Sala qe mbron Edin!
Dua te zhdukem deri andej nga Korriku po ku? Si?
Te djathtet betoheshin se sdo hynin ne zgjedhje me Edin km....tani i dalin ne mbrojtje!
Politike o hipokrizi!
Kaq dhe pike!.....
Vetem nje gje shpresoj , qe shume si une mos votojne fare sepse nuk e meriton asnje dhe askush voten time!
 

Monique

Staf në FV.AL
Si i parashikoni zhvillimet politike ne Shqiperi gjate 2017 !?

A besoni se Koalicioni i Opozites do te marre pjese ne zgjedhjet parlamentare !?



I ftojme te gjithe anetaret e forumit, qe te ndajne ne vazhdim mendimin e tyre mbi zhvillimet ne politiken Shqiptare.

Darius
Te qeta ne pjesemarrje, te zhurmshme kur te dali rezultati me akuza e nderakuza .....
Ulje neper tavolina per te pare ndoshta koalicionit me te shemtuar qe mund te kete ekzistuar ndonjehere ne keto vite demokraci.

Per kete pyetjen e dyte spo te pergjigjem se u be e vjeter :p


Dhe meqe ra llafi....Darius pse je zhdukur kshu , vangjelllll ku humbe hahahahahhahah
Di te me thuash si arriten ne koalicion Basha me Ramen :p, Sikur Basha sdonte post mbaj mend te me kesh thene me pare...po sot cdo me thuash?
 

Darius

DENY IGNORANCE
Te qeta ne pjesemarrje, te zhurmshme kur te dali rezultati me akuza e nderakuza .....
Ulje neper tavolina per te pare ndoshta koalicionit me te shemtuar qe mund te kete ekzistuar ndonjehere ne keto vite demokraci.

Per kete pyetjen e dyte spo te pergjigjem se u be e vjeter :p


Dhe meqe ra llafi....Darius pse je zhdukur kshu , vangjelllll ku humbe hahahahahhahah
Di te me thuash si arriten ne koalicion Basha me Ramen :p, Sikur Basha sdonte post mbaj mend te me kesh thene me pare...po sot cdo me thuash?
Pershendetje Monique,

Faleminderit per interesimin, ndodhem ne Itali, ku im ate kryu nje operacion.

Nuk do te kishte marreveshje, nese nuk do te kishte ardhur "aziatiku" nga USA.
Basha&Rama nuk u degjuan per mosmarreveshjet apo pretendimet, por u DETYRUAN para nje pergjigje Po ose Jo marreveshjes te propozuar nga Mekalisteri. Kaq, fund!!!

Darius
 

Monique

Staf në FV.AL
Pershendetje Monique,

Faleminderit per interesimin, ndodhem ne Itali, ku im ate kryu nje operacion.

Nuk do te kishte marreveshje, nese nuk do te kishte ardhur "aziatiku" nga USA.
Basha&Rama nuk u degjuan per mosmarreveshjet apo pretendimet, por u DETYRUAN para nje pergjigje Po ose Jo marreveshjes te propozuar nga Mekalisteri. Kaq, fund!!!

Darius
Ne rradhe te pare uroj qe cdo gje te kete shkuar sic duhet! :)

Sa per pjesen poshte , jemi dakort qe me nderhyrje pa nderhyrje ...politika dhe politikanet jane te paparashikueshem dhe sigurisht qe perpara interesit te tyre ...nuk do vene kurre interesin e askujt , as tendin , as timin!
Me pak fjale , misherimi i ripjelljes dhe republikes se re te shohim cdo na sjelle ne tave!
 
Top