• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zgjedhjet Parlamentare 2017....!?

Aver

VIP
Duket se Rama e ka perkrahjen e nderkombetareve kurse Basha jo.

Kjo perkthehet.. vazhdon Rama edhe per nje mandat.
 
Sondazhi/ 70% e shqiptarëve duan zgjedhje në 18 qershor, merr apo s’merr pjesë opozit


70% e votuesve shqiptarë duan që zgjedhjet të mbahen më 18 qershor edhe nëse në to nuk merr pjesë Partia Demokratike.

Ndërsa 1 milionë e zgjedhësve do të votonin 17 partitë e regjistruara tashme për zgjedhjet. Këto janë të dhënat që djalin nga një sondazh elektronik kombëtar realizuar nga “Follow Business Albania”, sondazhi është realizuar nga Eduard Zaloshnja.

Janë pyetur 2 mijë persona të moshës nga 18 deri ne 64 vjeç duke i përzgjedhur për të përfaqësuar sa më mirë të gjithë elektoratin shqiptar, politikisht, por edhe demografikisht.

Sipas këtij sondazhi tregon 72 % e votuesve mendojnë se bllokimi i zgjedhjeve nga mbështetësit e opozitës do të ndikonte negativisht në ekonominë shqiptare. Marzhi maksimal i gabimit statistikor për vlerësimet është plus/minus 2.7 pikë përqindjeje./T.CH
 

Opium

Dyrrah
Vendndodhja
Durres
Veshtire te jete i sakte ky lloj sondazhi, gjithesesi duhet dhen nje zgjidhje ketyre pseudo krizave ne prag zgjedhjesh.
 

Opium

Dyrrah
Vendndodhja
Durres
politike me te mire se pd me qadra tu lujt shah nuk zgjedhet kriza politike
Mendimi im , pse duhet ta shofim ne kete prizem.
Nuk eshte aq e lehte analiza , me mire ky se ai , duhet ti bej disa pytje vetes pse ja vlen te votohet ky dhe kushdo tjeter.
 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
Mosha
34
Mendoj se mos ka gisht turku ne kete cilesim, Erdogani kerkon vete-fuqi, cili mund te ishte shembull me i mire se ky?

Me e sakte do te ishte te denonte pjesetaret e Partise Demokratike, se sa keshtu ku denohet Partia Demokratike dhe jo pjesetaret e saj!

...si thote edhe fjala e urte, "per nje plesht djegim jorganin"!!!

-Shikoni pak politikat e huaja, turku ben gjoja sikur i qan hallin PD-se, serbi e ben qimen trra duke thene do na pushtoje Edi Rama (pikerishte duke e bere "qimen trra" lene te kuptohet "vazhdo se e ke mire"), greku hesht...
=Pra, cdo gje shkon si e duan "ata"???

-Sali Berisha me te vertete e shkaterroi Shqiperine, por te kujdeset Edi Rama mos bej te njejtin gabim qofte fuqi / vetefuqi apo superfuqi...
 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
Mosha
34
Nuk e kuptoj, eshte Edi Rama qe e ndalon hyrjen e Partise Demokratike apo Partia Demokratike mohon te hyje ne zgjedhje?!
 

Darius

La vita è bella...
Vendndodhja
Shqipëri
Nga nje emigrant shqiptar ne asistence ne France qe nuk punonte por jetonte me ndihmen sociale te shtetit francez. Dhe e bukura me Edi Ramen eshte se ai nuk ka profesion dhe nuk ka punuar asnje dite ne jeten e tij ne ndonje profesion.
Qe nga 1997 e ne vazhdim, eshte bere "politikan", "kryetar bashkie" dhe tani se fundmi, "kryeminister" e "deputet".

Kemi nje shprehje: "Prit gomar te mbije bar!". Sic e kam thene edhe me pare ketu, nese shqiptareve iu deshen 8 vjet te zhgenjehen me drejtimin e qeverise nga Berisha, me Ramen kryeminister mjaftuan pak muaj.

Darius
 

Darius

La vita è bella...
Vendndodhja
Shqipëri
Pas ‘ultimatumit’ të Ramës për zgjedhje pa PD në 18 qershor, Basha: S’ka bojkot, por…

Pas deklarates se kryeministrit Rama se ne zgjedhjet e 18 qershorit do te shkohet pa PD-ne, sepse me kete te fundit nuk u arrit nje marreveshje, ka reaguar lideri i demokrateve Lulzim Basha pas mbleshjes se grupit parlamentar dhe Kryesise se partise, i cili ka thene se PD nuk ka vendosur asnjehere per bojkot apo mospjesemarrje ne zgjedhje.

Ai ka thene se protesta e 13 majit do te jete më e madhja që ka njohur Shqipëria.

“S’ka bojkot, s’ka mospjesëmarrje, por luftë të vendosur, paqesore, demokratike për të mos lejuar marrjen peng të zgjedhjeve nga krimi dhe droga. Ky është vendimi që do mbështesë bashkimi më i madh i shqiptarëve në 13 maj”.

“Prej ditës së parë, ne jemi të hapur për dialog politik, dialog qe duhet të ketë premisën e suksesit mbi pranimin e të vërtetave… s’do pranojmë asnjë dhuratë lëmoshë, nuk bëhet për karriget tona, por që qytetarët të zgjedhin të lirë.

PD kurrë nuk ka marrë një vendim për bojkot të zgjedhjeve, kurrë s;ka marrë vendim për mospjesëmarrje në zgjedhje, e gjithë kjo betejë bëhet për pjesëmarrje në zgjedhje por qe qytetaret të zgjedhin të lirë. Në 18 qershor s’do jenë zgjedhje, por votime të një koalicioni monist, të dominuara nga krimi, jo një votim fasadë te diktuar nga krimi dhe droga”, tha Basha.

“Do shkojmë drejt zgjedhjeve të lira me përfaqësitë e PD”, vijoi ai me tej, teksa nenvizoi se zgjedhjet e 18 qershorit nuk janë legjitime.

“Nëse qeveria s’pranon kërkesat tona, zero shanse për dialog”, tha me tej.

Lideri i demokrateve ka lajmeruar se diten e shtune, ne 13 maj, ne oren 12:00, do te zhvillohet protesta me e madhe sic tha ai qe ka pare Shqiperia, ne bulevardin Deshmoret e Kombit ne Tirane.

Panorma
 

Darius

La vita è bella...
Vendndodhja
Shqipëri
Dokumenti/ ‘Zgjedhjet e 1945 pa opozitë, si i njohën ndërkombëtarët’


Studiuesi Aurel Plasari publikon dokumentin, sipas të cilit ndërkombëtarët njohën zgjedhjet e vitit 1945 në vendin tonë, pa praninë e opozitës.

Aurel Plasari
Postimi i Plasarit

MIRATIMI NDثRKOMBثTAR I ZGJEDHJEVE Tث 1945-s PA OPOZITث

Mbasi kam publikuar dokumentin sesi diplomatët, së toku me “vëzhguesit”, i trajtuan si “legjitime” votimet e vitit 1945 për “Asamblenë Kushtetuese”, e cila më 16 mars 1946 do të vendoste të kthehej në “Kuvend Popullor” duke i përcaktuar Shqipërisë instalimin e diktaturës, një mik më shkruan që – së paku – në ato zgjedhje kishte opozitë.

doc.jpg

Jo, në zgjedhjet e 1945-s nuk merrte pjesë asnjë farë opozite. Kutitë që quheshin “të opozitës”, ato të marifetit me gogla dhe zhurmën e goglave, ishin vendosur në mënyrë provokative nga organizuesit e zgjedhjeve. Ja ku mund ta lexoni qartë në informacionin për Departamentin e Shtetit e vetë kreut të misionit ushtarak të ShBA në Tiranë, Jacobs, të datës 12 dhjetor 1945, i cili edhe e ka miratuar farsën.

Burimi: Archives of the United States in Washington, 59/6865/875.00/12-1145.

fb a.p.
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Per aq kohe sa PD zgjodhi te mos ishte pjese e procesit nuk ka asnje arsye te mos kryhen zgjedhje.
Per aq kohe sa gjithe bota do i njoh rezultatin ....shnet e jete e mendjen perpjet atyre qe shkaterruan partine me te madhe ne vend!
 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
Mosha
34
Per aq kohe sa PD zgjodhi te mos ishte pjese e procesit nuk ka asnje arsye te mos kryhen zgjedhje.
Per aq kohe sa gjithe bota do i njoh rezultatin ....shnet e jete e mendjen perpjet atyre qe shkaterruan partine me te madhe ne vend!
Per ate pune PD-ja edhe kur ishte ne pushtet nuk bente pjese...
Cudi me vjen pse ndodhin keto lojra!?!...
 

Darius

La vita è bella...
Vendndodhja
Shqipëri
Monique, e merr me mend cfare e pret Edi Ramen pas zgjedhjeve pa Opoziten !?

Rama do te kete "probleme shendetesore" pas zgjedhjeve dhe ambasadori i kudondodhur amerikan do t'i japi nje vize per ne Amerike qe te "kurohet". E keshtu Rama largohet perfundimisht nga politika shqiptare dhe PS duke e lene te majten dhe PS ne lufte te brendshme civile per pushtet. "Nanoja kishte te drejte kur thoshte qe kjo karrike nuk i hyn ne pune as djallit."

Darius
 
Top