• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zgjedhjet Parlamentare 2017....!?

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Protesta e opozitës më 13 maj, OSBE: Në Shqipërinë e vitit 2017 s’ka vend për dhunë

Përmes një statusi në Twitter, OSBE bën thirrje për protestë paqësore, pasi në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë.

“E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore është një prej themeleve të demokracisë. Në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë” – ka shkruar OSBE në Twitter.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar sot para protestuesve në çadrën e ngritur para Kryeministrisë se nesër do të inaugurohet Republika e Re. Ai tha se nesër shqiptarët bashkohen në këtë shesh si kurrë më parë.

“Bashkohen të papunët, që u zhgënjyen, u nëpërkëmbën sepse paratë që duhet të hapnin vende pune, i përpiu kuçedra e oligarkisë. Mirë se vini të papunë e të pashpresë sot, nesër lind shpresa”, u shpreh Basha.

(d.d/BalkanWeb)
 
Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Lev

Neser sipas te gjitha gjasave cadren mbyllet.
Neser eshte ai manifestimi me nja 500 mije vete , dhe nese cdo gje (dhe uroj me shpirt te shkoj mire, pa trazira) shkon sic duhet.....di te me thuash cfare u fitua me gjithe kete amulli prej 80 ditesh?
 
E di ate ti?
U mbars mali e polli nje mi?
Ja pra te dashur bashkeqitetare e bashkekatunare, fituam miun
 
Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Qytetarët nuk i binden Enno Bozdos, vonohet takimi i Bashës

Enno Bozdo duket se ka qenë mjaft i tensionuar sot në çadrën e protestës.

Në rolin e organizatorit, ai nuk ka mundur të bindë dot qytetarët që të afrohen rreth ndenjëseve ku flet lideri i opozitës Lulzim Basha.

Bozdo është detyruar për rreth 1 orë të marrë mikrofonin dhe të urrdhërojë qytetarët që të bindeshin.

Edhe pse bëri thirrje herë pas here, qytetarët nuk e dëgjuan fjalën e tij që të afroheshin në forumin e organizuar nga kryeopozitari.

Kjo gjë bëri që Bozdo të humbasë qetësinë, duke drejtuar një apel ndaj organizatorëve të rretheve që të marrin masa për të afruar njerëzit.

Mosbindja e qytetarëve ndaj urdhërrave të Enno Bozdos bëri që takimi i Lulzim Bashës, edhe pse ishte njoftuar në orën 10:00, të shtyhet me 30 minuta.
 
I kishin mbaruar qoftet dhe pijet ketyre?
Keq puna.
Mbaj mend nje here neTr kisha pune te ambasada franceze.
Rama organizonte ne bulevard proteste kunder salulit.
Kam ngrene sandwich me qofte sa gati plasa ate dite lol
Cdo 100 m kishte tende me ca goca qe te jepnin per te ngrene :)
 
Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
I kishin mbaruar qoftet dhe pijet ketyre?
Keq puna.
Mbaj mend nje here neTr kisha pune te ambasada franceze.
Rama organizonte ne bulevard proteste kunder salulit.
Kam ngrene sandwich me qofte sa gati plasa ate dite lol
Cdo 100 m kishte tende me ca goca qe te jepnin per te ngrene :)

po pse pa henger do rrinin ata , me ca force do ngrinin pankartat lol
hajde sisteme qe kemi hajde hahahahahha po edhe ti paske perfituar lol
 
edi rama po tregon sukses

O Legjende,
Rama ska ndonje merite te madhe.
Keta te PD jane mazokiste.
I vene sterkembeshin vetes :)
Si i vihet sterkembeshi vetes-do thuash ti.
Ja pyet salulin se ta thote ai
 
legjenda

Tetova
O Legjende,
Rama ska ndonje merite te madhe.
Keta te PD jane mazokiste.
I vene sterkembeshin vetes :)
Si i vihet sterkembeshi vetes-do thuash ti.
Ja pyet salulin se ta thote ai
ne politike te jashtem po rast e kosoves qeshtje shqiptarve te maqedonise
 
legjenda

Tetova
O Legjende,
Rama ska ndonje merite te madhe.
Keta te PD jane mazokiste.
I vene sterkembeshin vetes :)
Si i vihet sterkembeshi vetes-do thuash ti.
Ja pyet salulin se ta thote ai
ne politike te jashtem po rast e kosoves qeshtje shqiptarve te maqedonise
 
Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Protesta e 13 majit/ Policia zbulon masat: PD s’jep informacion të plotë

Policia e Shtetit ka publikuar masat që ka ndërmarrë për protestën e nesërme të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në njoftimin e saj, pOlicia thotë se PD nuk ka plotësuar të gjitha kërkesat ligjore që të mund të cilësohet protesta si e ligjshme plotësisht.

“Partia Demokratike nuk ka plotësuar ende të gjitha kërkesat ligjore të mësipërme që do të mund të bënte protestën e organizuar prej saj plotësisht ligjore në funksion të garantimit të mbarëvajtjes së saj nga Policia e Shtetit”, shkruan njoftimi i Policisë.

MASAT

Për të krijuar lehtësirat në funksion të mbarëvajtjes së protestës, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vendosur:

– të ndalojë parkimin dhe qarkullimin e të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:

– nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës – Rrruga “Papa Gjon Pali II”, nga Sheshi “Italia” deri tek kryqëzimi në Bulevardin “Bajram Curri”.

– nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës – Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek Kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”, – Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri tek kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit”.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për bllokimet e akseve rrugore gjatë kohës së zhvillimit të protestës.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat ligjore për sigurinë e protestës, por ndërkohë kërkon bashkëpunimin e organizatorëve për respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për Tubimet”, si garanci për mbarëvajtjen e tubimit.

Policia e Shtetit, siç ka dëshmuar është plotësisht e aftë për të përmbushur detyrimin ligjor si garante e zhvillimit të çdo tubimi paqësor kudo dhe nga kushdo. Ajo ka të gjithë të drejtën ligjore, si dhe zotëron të gjithë kapacitetet për të mos lejuar cënimin e interest të qytetarëve dhe për të vënë përpara përgjegjësisë këdo që shkel ligjin

Panorama
 
Drejtori

Rr'no se na duhesh...
Nuk mendoj se do behet ndonje gje e madhe neser... PD nuk ka fuqi sepse nuk ka ideale per ta bere te fuqishme si me pare... Njerezit jane lodhur me tre fytyrat qe prezanton PS PD LSI cdo fushate... Njerezit mendoj se jane lodhur edhe se qeni thjesht spektatore qe votojne qorrazi cdo kater vjet.

Do doja te behej dicka neser por jo ne dem te popullit por ne dem te poligarkeve qe po e rrjepin deri ne palce kete popull, qe e kane zhveshur nga cdo vlere dhe e kane bere pa identitet dhe karakter. Qe e kane infektuar te ardhmen e te rinjve dhe kane zhdukur shpresen. Cduhet bere asgje me shume te hidhen ne kazan te plerave dhe mundesisht mos i riciklojne me se jane bere aq bajat sa fjale nuk kam te pershkruaj shkallen e bajatesise se tyre...
 
Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
....50,000 leke te vjetra ishte kostoja e blerjes se lirise se nje qytetari ne zgjedhjet e fundit lokale ne Shqiperi. Aq i kushton nje trafikanti droge te bleje lirine e votes se nje qytetari. Dhe me 6000 vota behesh deputet ne Shqiperi.

Ne nje vend normal, zgjedhjet jane te shenjta dhe qytetaret e mbrojne me gjak, po me gjak, voten e tyre te lire. Dhe mos ju genjeje mendja se kjo e ka emrin "politike". Kjo eshte nje beteje per shpirtin e Shqiperise dhe lirine tuaj si shqiptare.

Darius
 
sensuu

sweet
Vend kot, pa asnje prespektive... :(
jam vertet e zhgenjyer, mashtrues te medhenj.
te gjithe duan te jetojne ne vendin e tyre, te kene mundesi te ecin perpara, por vetem politikanet tane, bejne jete luksoze...dhe duan vote keta qe skane pike modestie dhe i bejne shplarje truri shqiptarve.
 
Abisi

I kishin mbaruar qoftet dhe pijet ketyre?
Keq puna.
Mbaj mend nje here neTr kisha pune te ambasada franceze.
Rama organizonte ne bulevard proteste kunder salulit.
Kam ngrene sandwich me qofte sa gati plasa ate dite lol
Cdo 100 m kishte tende me ca goca qe te jepnin per te ngrene :)

Nje te mire e kane cadrat,nxjerrin popullin me buke,(ato qe nuk kane te hane ne shtepite e tyre)
 
sensuu

sweet
te mbajne pak diete se kane shtu ne pesh lol
te them drejte une jam per nje proteste te dhunshme, madje nuk e quaj protesten po nuk pati dhune....vetem dajaku ju ben pune ketyre politikaneve qe e lene popullin ne mjerim.
 
Redaktimi i fundit:

kitrra 123

plak gjufurrak
E mjerë është ajo shoqni që 24 orë merret me tema politike.
E mjerë është ajo shoqni që pret gjitha të vërtetat t' ia formësojë politika.
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Protesta e opozitës , zbulohen prapaskenat nga marshimi te çadra

Nga Isuf Kurtaj

Tymnajës së hedhur në hava në media në lidhje me skenarët që do të ndiqen sot nga opozitarët gjatë dhe pas protestës, i është përgjigjur vetë kreu demokrat Lulzim Basha. Dhe pse nuk ka dhënë detaje në lidhje me agjendën e protestës, ai saktësoi se protesta në çadër nuk do të mbyllet deri sa të triumfojë kauza e opozitës, madje siç tha ai, do të shënojë krijimin e Republikës së Re, duke hedhur poshtë hamendësimet se pas protestës së sotme, PD-ja do të mbyllet çadra dhe do të nisë një fazë të re të mosbindjes civile “Nesër do të jetë bashkimi më i madh në histori. Vendi ndodhet në vigjilje të krijimit të republikës së re. اadra nuk do të mbyllet por do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit të plotë, atë të republikës së re. Deri në fitoren totale të kauzës për zgjedhje të lira e të ndershme, që do të jenë të vetmet që do të mbahen në Shqipëri”.

Agjenda

Deputetët, kryetarët e degëve dhe strukturat janë angazhuar në takim me qytetarë ndërsa udhëzimi i kryetarit Basha është që protesta të tejkalojë për nga pjesëmarrja 18 shkurtin. Forumi rinor është angazhuar në gjithë Shqipërinë. Pjese e përgatitjes, janë trokitja derë më derë dhe ftesa ndaj çdo qytetari për tu bërë pjesë e protestës. Për nga skenari protesta është e ngjashme me atë të 18 shkurtit. Qytetarët do të mblidhen rreth orës 11:30 në sheshin mes ministrive. Kryetari i opozitës Lulzim Basha, i shoqëruar nga të rinj do të marshojë nga “selia blu”, në bulevardin “Zhan Dark”, për t’iu bashkuar protestuesve në bulevard në krahë të hotel “Dajtit”, ku bashkë me ta do ti drejtohet sheshit para kryeministrisë. Në podiumin e vendosur para asaj që është pagëzuar nga protestuesit si “çadra e lirisë”, do të ngjiten qytetarë për të përçuar problemet e tyre, ndërsa mesazhet e fundit politike, bashkë me mënyrën se si do vazhdojë protesta, do të jepen nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Mësohet se protesta, sipas njoftimit zyrtar, do të zgjasë 8 orë, deri në ora 20:00.

Paralajmërimi

Në ditën e 84-të të protestës, Basha në fjalimin e tij para protestuesve në çadër, vlerësoi rezistencën gati tremujore të demokratëve, duke i premtuar atyre se kjo sakrificë do të shpërblehet me krijimin e Republikës së Re, e cila sipas tij do të drejtohet prej tyre. “Ju përgëzoj nga zemra për këtë rekord të ri të lëvizjes sonë qytetare, kombëtare dhe popullore, për mbylljen e javës së 12-të të qëndresës suaj 24 orëshe. Janë 12 javë, pra 3 muaj qëndresë dhe nesër kjo qëndresë do të inaugurojë Republikën e Re, nga ky shesh i bashkimit më të madh i shqiptarëve në historinë e tyre. Nesër (sot) nis rrugëtimi i bashkimit të shpresave të çdo shqiptari dhe shqiptareje të ndershëm, i besimit të patundur në të ardhmen më të mirë që na pret, i vendimit të madh për të rrëzuar me forcën e bashkimit nga themelet republikën e vjetër të vesit, republikën e vjetër të korrupsionit, republikën e vjetër të krimit dhe drogës, republikën e vjetër të pazareve të ndyra politike, republikën e vjetër të kupolës së vjetër politike, që luajti gjithë këto vite teatrin e ndyrë, teatrin e kukullave në kurrizin e shqiptarëve dhe për të themeluar që nesër përmes forcës së bashkimit republikën e qytetarëve shqiptarë. Nesër bashkohen në këtë shesh si kurrë më parë shqiptarët. Bashkohen të papunët të cilët në 4 vite u gënjyen, u zhgënjyen, u mashtruan, u përbuzën dhe u nëpërkëmbën sepse paratë që duhet të hapnin vende pune përmes investimeve publike apo uljes së taksave për biznesin që të krijonte vende pune i përpiu kuçedra e oligarkisë”, deklaroi Basha.

Thirrja

Në vijim të fjalës së tij, Basha tha do të marrë fund kaosi korruptiv që sipas tij ka përfshirë të gjithë sektorët. “اdo maturantë të zgjedhë degën që dëshiron të studiojë me Republikën e Re në krahun e tij dhe të saj. Me ne bashkohen qindra-mijëra sipërmarrës të vegjël, të cilët kanë përjetuar 4 vite terrori, taksat e larta, inspektorët e pashpirt. Me ne bashkohen me qindra-mijëra fermerë të lënë në dëshpërim, të cilët në 4 vite përjetuan zero subvencione, zero investime, konkurrencë e pandershme, dogana të vëna kryekëput në funksion të oligarkëve dhe korrupsionit qeveritar. Me ne bashkohen në këtë shesh 650 mijë pensionistë të cilët janë trajtuar si qytetar të dorës së dytë, me pensione që u rritën më pak se inflacioni. Bashkohen qindra mijëra shqiptarë, në shtrëngesë ekonomike, që humbën padrejtësisht ndihmën ekonomike, sepse paratë e ndihmës ekonomike i vjedh Edi Rama me çetën e tij të oligarkëve. Me ne bashkohet çdo punëdhënës dhe çdo punëmarrës, në Republikën e Re. Intelektualët, akademikët, sportistët, artistët, truri dhe shpirti i kombit”, tha kreu demokrat. Protesta masive e thirrur të shtunën në orën 12:00, në bulevard para Kryeministrisë si përshkallëzim të qëndrimeve, vjen pas dështimit të asaj të thirrur në Kavajë dhe në një moment kur maxhoranca ka vendosur të shkoi e vetme në zgjedhjet e 18 qershorit, pa pranuar qeverinë teknike për të cilën Partia Demokratike dhe aleatët e saj protestojnë prej 12 javësh.

Apeli

Senatori italian: Jeni heronj të vërtetë, shmangeni dhunës

Nga çadra e Partisë Demokratike, senatori italian Lucio Malani ka porositur protestuesit demokratë që gjatë protestës së sotme që opozita do të organizojë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. “Jeni këtu për 12 javë, jeni heronj të vërtetë. S’e di sa vetë mund të jenë me kaq kurajë të rezistojnë kaq shumë. Në shumë vende ku liria ka kushtuar shtrenjtë nuk e di a mund të kishte njerëz të tillë si Basha që lufton për këto të drejta. Nesër (sot) më thonë se do jetë manifestimi më i madh i shqiptarëve në këtë shesh. Ju që jeni këtu duhet të jeni si shembull për ata njerëz të tjerë që do vijnë këtu. Kundërshtarët shpresojnë që do të ketë tensione të mundshëm por ne s’duhet ta lejojmë këtë, s’duhet të ketë tension. Forca jonë është forca e të qenit në anën e duhur, në anën e drejtësisë. Se liria kalon nga shteti në shtet, por edhe diktatura mund të kalojë nga shteti në shtet”, u shpreh ai.

shekulli.
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Kokëdhima: Mbështes protestën e opozitës, duhet të jetë vetëm paqësore!

Themeluesi dhe drejtuesi i partisë “Zgjidhja” , Koço Kokëdhima, i ka kushtuar një koment protestës së nesërme të opozitës duke theksuar që ajo duhet të jetë vetëm paqësore.

Kokëdhima shprehet se mbështetet protestën që ka si pikësynim votën e lirë, duke shtuar se partia “Zgjidhja” kërkon që zgjedhjet të shtyhen në tetor, me qëllim që të zhvillohet votim dhe numërim elektronik si në të gjitha vendet e botës së qytetëruar.

Në qëndrimin e tij kreu i partisë “Zgjidhja” përsërit edhe një herë idenë që votat duhet të numërohen nga një administratë e paanshme zgjedhore shtetërore dhe jo nga komisionerët e partive.

Statusi i plotë i Kokëdhimës në “Facebook”

“ZGJIDHJA” mbështet protestën e opozitës në Tiranë për zgjedhje të lira e të ndershme. Ajo është shprehje e lirisë dhe e demokracisë që vendi ka arritur si dhe një e drejtë e garantuar në kushtetutë. Protestat që kanë si pikësynim respektimin e votës se lirë dhe të ndershme në Shqipëri ka qenë, janë dhe do të jenë kurdoherë të mirëpritura për “Zgjidhjen”. Vota e lirë është baza e një shoqërie të drejtë dhe të përparuar. Ashtu siç opinioni publik mbështeti protestën masive të opozitës socialiste më 2009 për rinumërimin e votave, po me atë vrull qytetar opinioni publik duhet të mbështesë protestën për organizmin e zgjedhjeve të ndershme sot. Pas më shumë se një çerek shekulli vjedhjesh dhe trafikimi të votave, shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë që t’i jepet fund kësaj katrahure kombëtare me zgjedhjet e manipuluara. Partia “Zgjidhja” kërkon që zgjedhjet të shtyhen në tetor me qëllim që të zhvillohet votim dhe numërim elektronik si në të gjitha vendet e botës së qytetëruar.

“Zgjidhja” kërkon që votat t’i numërojë një administratë e paanshme zgjedhore shtetërore dhe jo komisionerët e partive që kanë ushtruar dhe ushtrojnë pushtet. “Zgjidhja” kërkon reformë zgjedhore që të zgjidhë përfundimisht pastrimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Asnjë forcë nuk do mundet ta ndalojë edhe për shumë kohë të tjera popullin shqiptar të fitojë zgjedhjet e lira e të ndershme dhe të drejtën e pamohueshme për të qenë zotëruesi i vetëm i sovranitetit të Shqipërisë. Por, sado i drejtë dhe legjitim qoftë mobilizimi i opozitës për zgjedhje të pacenuara, protesta e sotme duhet të jetë mbi të gjitha paqësore. Duke evituar çdo shkarje në dhunë të panevojshme protesta për votën e lirë mund të lartësohet si një far shpresëdhënës për pjekurinë e demokracisë shqiptare. Një protestë paqësore do të mund t’i tregojë mbarë botës se në Shqipëri nuk ka më vend për shthurje të rendit publik dhe kaos. Një protestë e civilizuar sot, ashtu siç e shpresojmë dhe siç e presim, do t’ja lërë një herë e përgjithmonë historisë vitin 1997, njollën e madhe të turpit të politikës së vjetër shqiptare. Me maturinë dhe me forcën e rezultateve që ajo do të korrë paqësisht, kjo protestë ka shansin e madh historik që të bëhet një mësim për brezin e politikanëve të sotëm duke u treguar se çdo mosmarrëveshje politike mund dhe duhet ta zgjidhim me dialog dhe me mjete demokratike.

Ku do jetë sot Rama? Ja përshëndetja e tij, pak orë para protestës së PD

Ndërkohë që PD bën gati përgatitjet e fundit për protestën e sotme në shesh, e nga rrethet janë nisur dhjetëra autobusë me protestues për t’iu bashkuar opozitës, kreu i qeverisë, Rama nuk e ka prishur rutinën e mëngjesit. Si çdo ditë, ai edhe të sotmen e ka nisur me një përshëndetje në FB, për gjithë shqiptarët. “Miremengjes dhe ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë kolazh fotosh nga java e çeljes së sezonit turistik në Vlorën që po rilind, më tërheqëse dhe mikpritëse se asnjëherë”- shkruan Rama.

Bashkë me postimin edhe disa foto të bukura nga Vlora. Nuk dihet saktesisht se ku do jete kreu i qeverisë sot ndërkohë që opozita i proteston në shesh dhe poshtë zyres, por në axhendë sot është Bienialja e Venecias, ku Rama prezantohet si artist me koleksionin e vet të vizatimeve “të zyrës”.

shekulli;
 
Une nuk besoj se do te kete dhune masive me pjesemarrjen e turmes.
Natyrisht do jene ata qe perkunder pageses do bejne detyren e tyre e do thyejne, djegin e provokojne gjithcka qe u del perpara por besoj se nuk do ja arrijne qellimit ta pergjakin protesten
 
Në pritje të PD-së, nis parada e LGBT-së…

Në pritje të protestës së Partisë Demokratike, në Tiranë ka nisur parade e LGBTI-së.

Edhe pse nuk ka pasur shumë pjesmarrës, ndaj tyre ka pasur edhe disa fyerje nga qytetarët që kalonin në rrugë.

Tema
 
Abisi

Google Earth Pro është një program kompjuterik i kompanisë së famshme Google, i cili, në kohë reale, ofron fotografi satelitore 3-dimensionale të çdo cepi të botës. Gjithashtu, ky program lejon zmadhimin dhe ndarjen e një fotografie në seksione të veçanta, si dhe llogaritjen e metrave katrorë të çdo seksioni.

Duke shfrytëzuar këto mundësi që krijon Google Earth Pro, u krye një analizë numerike e protestës së organizuar sot nga PD-ja.

Nga kjo analizë, rezulton se sipërfaqja ku kishte protestues, në kohën kur filloi fjalimin Basha, ishte rreth 28000 m2. Pikat më të skajshme të kësaj sipërfaqeje ishin “اadra e Lirisë” në jug, Ministria e Brendshme në veri, lulishtja e Piramidës në lindje, dhe lulishtja e busteve të Vëllezërve Frashëri në perëndim.

Dendësia maksimale ishte në sektorin fare pranë tribunës – 4 protestues për metër katror (në një ashensor 1 metër X 1 metër nuk mund të rrinë më shumë se 4 të rritur, sado të shtrëngohen). Ndërsa dëndësia minimale ishte pranë Ministrisë së Brendshme – 1 protestues për 7 metra katrorë (Me përjashtim të zonës pranë tribunës, dendësia ishte më e rrallë atje ku nuk kishte hije),

Duke kombinuar metrat katrorë të çdo sektori të protestës me dendësinë përkatëse, rezulton se rreth 25 mijë protestues kanë marrë pjesë në protestën e sotme të PD-së.

A janë më shumë seç ishin në 18 shkurt?

Në një artikull të publikuar në 21 shkurt në gazetën Albanian Free Press (Motivimi ), Apollon Baçe llogariste se në protestën e PD-së të 18 shkurtit morën pjesë rreth 25 mijë protestues. Sidoqoftë, edhe pse analiza e Dr. Baçes ndiqte një metodologji të ngjashme me të mësipërmen, ajo bazohej në një inspektim okular (jo në foto satelitore të Google Earth Pro).

Basha deklaroi sot se në protestë janë mbi 600 mijë qytetarë. Që kjo shifër të jetë e saktë duhej që, në të gjithë sipërfaqen e protestës, të kishim një dendësi uniforme prej 21 protestues për metër katror (imagjinoni që një ashensor 1 metër X 1 metër të nxëre 21 të rritur).
Javanews.al
 
Google Earth Pro e preshit.
Nuk dine as te masin pjesmarresit e nje proteste.
Sa thote saluli?
600 mije?
1 200 000 them une e s'ka burre nene te ma mbushe mendjen qe nuk eshte keshtu
 
ZoteriaJuaj

Agjent Aqif Supaxhi Therrmiu
Në pritje të PD-së, nis parada e LGBT-së…

Në pritje të protestës së Partisë Demokratike, në Tiranë ka nisur parade e LGBTI-së.

Edhe pse nuk ka pasur shumë pjesmarrës, ndaj tyre ka pasur edhe disa fyerje nga qytetarët që kalonin në rrugë.

Tema

A do e thyej kete rekord protesta e PDs? (Per nga numri i pjesemarresve)

Pse parade eshte kjo? :D
 
ZoteriaJuaj

Agjent Aqif Supaxhi Therrmiu
Google Earth Pro është një program kompjuterik i kompanisë së famshme Google, i cili, në kohë reale, ofron fotografi satelitore 3-dimensionale të çdo cepi të botës. Gjithashtu, ky program lejon zmadhimin dhe ndarjen e një fotografie në seksione të veçanta, si dhe llogaritjen e metrave katrorë të çdo seksioni.

Duke shfrytëzuar këto mundësi që krijon Google Earth Pro, u krye një analizë numerike e protestës së organizuar sot nga PD-ja.

Nga kjo analizë, rezulton se sipërfaqja ku kishte protestues, në kohën kur filloi fjalimin Basha, ishte rreth 28000 m2. Pikat më të skajshme të kësaj sipërfaqeje ishin “اadra e Lirisë” në jug, Ministria e Brendshme në veri, lulishtja e Piramidës në lindje, dhe lulishtja e busteve të Vëllezërve Frashëri në perëndim.

Dendësia maksimale ishte në sektorin fare pranë tribunës – 4 protestues për metër katror (në një ashensor 1 metër X 1 metër nuk mund të rrinë më shumë se 4 të rritur, sado të shtrëngohen). Ndërsa dëndësia minimale ishte pranë Ministrisë së Brendshme – 1 protestues për 7 metra katrorë (Me përjashtim të zonës pranë tribunës, dendësia ishte më e rrallë atje ku nuk kishte hije),

Duke kombinuar metrat katrorë të çdo sektori të protestës me dendësinë përkatëse, rezulton se rreth 25 mijë protestues kanë marrë pjesë në protestën e sotme të PD-së.

A janë më shumë seç ishin në 18 shkurt?

Në një artikull të publikuar në 21 shkurt në gazetën Albanian Free Press (Motivimi ), Apollon Baçe llogariste se në protestën e PD-së të 18 shkurtit morën pjesë rreth 25 mijë protestues. Sidoqoftë, edhe pse analiza e Dr. Baçes ndiqte një metodologji të ngjashme me të mësipërmen, ajo bazohej në një inspektim okular (jo në foto satelitore të Google Earth Pro).

Basha deklaroi sot se në protestë janë mbi 600 mijë qytetarë. Që kjo shifër të jetë e saktë duhej që, në të gjithë sipërfaqen e protestës, të kishim një dendësi uniforme prej 21 protestues për metër katror (imagjinoni që një ashensor 1 metër X 1 metër të nxëre 21 të rritur).
Javanews.al

Thuaj po deshe qe genjen lulka.

A do e thyej kete rekord protesta e PDs? (Per nga numri i pjesemarresve)

Pse parade eshte kjo? :D

Pak e veshtire te thyhet rekordi i LBGT -ve por me perpjekje, me.pune, me deshire dhe me pak sforco besoj se do e thyejne
 
Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Qofshin 6000 qofshin 6000000 nuk perben diference per aq kohe sa ky lulushi po i mohon te drejten e votes.
Nuk merret qeveria ne tavoline o lul....jepi te drejten te votojne njerezit
Ja kaq ....shifrat jane valid nese ky do i fuste ne votim...ne kete rast asnje vlere nuk kane!
 
Drejtori

Rr'no se na duhesh...
E po Lulushi nuk ka hallin e popullit por hallin e pushtetit...

Akoma nuk jam update per protesten se sa jam ngritur nga gjumi, por mgjth prap nuk me plas se po rikujtoj gallatat qe bera dje. :p :p
 
Private conversations
Help Users
    Top