• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zgjidhni njeriun

Esmeralda Birçaj: Zgjidhni njeriun që do të bëhet i dashuri (mbështetësi) i shpirtit dhe trupit tuaj


Ka kaq shumë njerëz aty jashtë! Kujdes! Mos bëj të tjera gabime!
Ka kaq shumë njerëz aty jashtë që kanë etje për dashuri, që vdesin për përqafime. Ata besojnë në “së bashku” dhe ëndërrojnë në “përgjithmonë”. Ata zgjohen dhe bien në gjumë duke pritur për një dashuri si nëpër përralla.
Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Ka kaq shumë njerëz aty jashtë që jetojnë me vetminë, por që kanë një “dëshirë” të fshehur brenda tyre. Ka kaq shumë të vetmuar atje jashtë. Diku, do të jetë një për ju, ta marrë dreqi..!
Mos bëj të tjera gabime të them!
Ki durim dhe besim, sepse në fund do të vijë. Ai do të vijë dhe ti duhet të jesh atje, duhet ta shohësh dhe ta njohësh. Duhet ta zgjedhësh atë nga gjithë ai numër i madh dhe, edhe ai të të zgjedhë ty. Duhet ta zgjedhësh dhe të të zgjedhi!
Pra zgjidh njeriun që do të bëhet i dashuri yt i besuar…!
Jo vetëm për trupin tuaj, kujdes! Zgjidh personin që do të bëhet i dashuri, ‘mjeshtri’ i mendjes tuaj, kjo është më kryesorja. Atë që do bëjë dashuri me shpirtin tënd, që i bën mirë psikës tuaj, që do t’ju çojë në kulm. Një burrë, reagimi i parë i të cilit, do t’ju ‘presë’ këmbët, atë që qysh në bisedën e tij të parë do të ndjesh që tashmë i je dorëzuar, atë që qysh nga buzëqeshja e tij e parë, do të dëshirosh të tjerat buzëqeshje të tij.
Zgjidh njeriun që do të bëhet i dashuri yt, atë që guxon të ëndërrojë, atë që flet të vërtetën, që ka ngjyra në sytë e tij dhe melodi në prekjen e tij.
Zgjidh atë që do dojë për atë që je, që do të të lërë të paprekur, që të dëshiron me gjithë zemër dhe që preferon të jesh e lirë. E lirë të tijën!
Zgjidhe këtë njeri që sheh të drejtat e tua, që përqafon gabimet e tua, që respekton dëshirat e tua dhe që bën gjithçka që ty të nevojitet.
Bëje të dashurin tënd duke i dhënë gjithçka. Qëndro përpara tij e zhveshur dhe lëre të të mposht, të të pushtojë dhe të të marrë rob.
Dorëzoju pa kufij dhe kushte, pa egoizëm dhe mbrojtje, pa nesër dhe pa dje. Jepja të gjitha atij!
Dorëzoju atij që nuk do të kërkojë shumë, atij që do të të japë shumë, atij që do të të japë qiellin dhe detet e tij.
Zgjidhni njeriun që do të bëhet i dashuri juaj!
Jo atë që është më i bukur, por ai që bëhet i bukur kur të ka ty.
Jo më të fortin, por ai që forcohet kur të sheh ty.
Jo më të pasurin, por ai që i shpenzon të gjitha për të të bërë të lumtur.
Jo më të gjatin, por ai që jep shpirtin e tij për të arritur te ty.
Jo të pagabueshmin, por atë që nuk do të të shohë kurrë si një gabim.
Jo më të drejtin, por atë që të do me të drejtë!
Zgjidh burrin që të jetë i dashuri juaj, që do të jetë para teje më përpara se ti ta duash, i cili do të të japë përparësi dhe do të të mbajë fort. Zgjidh atë njeri që do të jetë tërësisht i yti dhe ti do të jesh e tija, atë që do të dridhet nga frika se mos do të humbasë, atë që do të hidhërohet kur nuk të ka ty, atë që do të kërkojë plagët e tua për t’i mbyllur ato një nga një. Një burrë që nuk do të largohet edhe nëse ti do e dëbosh por do të të qëndrojë aty me ty, ngjitur, që të të tregojë ty sa shumë përputheni. Kush do të luftojë për dashurinë, kush do të dashurohet me ty çdo mëngjes dhe çdo natë…, do të të dojë!
Mos bëj gabime të tjera, mos u shpërnda më, mos u shit me një ‘po’ çfarëdo! Kujdes!

E.B
 

Desa

Temet Nosce
Jo atë që është më i bukur, por ai që bëhet i bukur kur të ka ty.
Jo më të fortin, por ai që forcohet kur të sheh ty.
Jo më të pasurin, por ai që i shpenzon të gjitha për të të bërë të lumtur.
Jo më të gjatin, por ai që jep shpirtin e tij për të arritur te ty.
Jo të pagabueshmin, por atë që nuk do të të shohë kurrë si një gabim.
Jo më të drejtin, por atë që të do me të drejtë!


Pak si vështirë të gjitha verzionet në një, por mendoj se jam shumë afër 😁

Më të bukurin në sytë e mi.
Më të fortin në besimin tim.
Më i pasur në zemrën time.
Më i gjatë në mbështetjen dhe ëndërrat e mia.
Më të gabueshmin në padrejtësi.
Më të padrejtin në egoizëm.
❤
 
Last edited:

DeliriumMind

The greater your storm, the brighter your rainbow.
Jo të pagabueshmin, por atë që nuk do të të shohë kurrë si një gabim.
Zgjidh atë njeri që do të jetë tërësisht i yti dhe ti do të jesh e tija, atë që do të dridhet nga frika se mos do të humbasë, atë që do të hidhërohet kur nuk të ka ty, atë që do të kërkojë plagët e tua për t’i mbyllur ato një nga një.


Kto jan gjerat qe duhet ti lexoni vajzave dhe jo perrallat me princin e kalter e leshit.
 
Jo të pagabueshmin, por atë që nuk do të të shohë kurrë si një gabim.
Zgjidh atë njeri që do të jetë tërësisht i yti dhe ti do të jesh e tija, atë që do të dridhet nga frika se mos do të humbasë, atë që do të hidhërohet kur nuk të ka ty, atë që do të kërkojë plagët e tua për t’i mbyllur ato një nga një.


Kto jan gjerat qe duhet ti lexoni vajzave dhe jo perrallat me princin e kalter e leshit.
Pse ky egziston?
 

Vinjol

Status offline...... KÇK
Goca Mos kerkoni Idealin << ska ideal>>
por Kerkoni ate qe bashke me ju Formon Ben ciftin ideal......

femra e Zgjuar Zgjedh Cilesine.jo sasine
 

Vinjol

Status offline...... KÇK
E shoh ne syt e disa personave 😊

Gabimi un është qe e kerkojme me aq shum insistim sa qe ndonjeher bim ne rrjeten e atij qe ne ate ne moment na jep çfarë duam.
Love is a loosing game 😅
dakort jam me ty . deri diku.......
nuk bini ne rrjeten jooooooooo
se femra është bere E zgjuar sot nuk bini ne rrjete
Por problemi është vetem 1
vetem 1 gje doni ju :D
 

DeliriumMind

The greater your storm, the brighter your rainbow.
dakort jam me ty . deri diku.......
nuk bini ne rrjeten jooooooooo
se femra është bere E zgjuar sot nuk bini ne rrjete
Por problemi është vetem 1
vetem 1 gje doni ju :D
Varet nga menyra se si e koncepton dashurin o Vinjol
Un meshkujt nuk i kam fut kurr te gjith ne një thes
 

DeliriumMind

The greater your storm, the brighter your rainbow.
Beju ndonje vrime thesit se u mbytem per pak ajer. Ama me filter qe mos te na zej Korona. lol
Po i futa ne thes është sepse dua ti mbys, jo qe tja lehtesoj jeten lol
 

Marla

Let the sea set you free!
Asnje gje nuk është e perhershme ne kete bote. Ne kete rregull nuk ben perjashtim as njeriu. :)

Cit. Marlita
 
Mos fol kaq fjale te mecme Se ste perfytyroj dot mbi taka po me mjeker Te bardhe pastaj 😌
Ke fillu me gjujt femra? je ber e rrezikshme lol
Marla është realiste i jep çeazrit faturen vjetore te shpenzimeve 😜
 

Marla

Let the sea set you free!
Me cezarin na bashkon edhe emri jo per gje :D si me kishte shpetu ky detaj me pare

E shef qe distancimi social ka dhe ane pozitive po rizgjon neurone te fjetura te trurit.
 

Vinjol

Status offline...... KÇK
Asnje gje nuk është e perhershme ne kete bote. Ne kete rregull nuk ben perjashtim as njeriu. :)

Cit. Marlita
Mesa di une moj goce te gjithe jemi te perhershem....askush seshte i te perjetshem është nji lloj kandili deti qe gjendet ne ujerat e detit jon ne mos gaboj i cili ne fundin e jetes se tij i rinovon qelizat nga fillimi
<< dhe per kte kam dyshim >>

Fakt!! @Vinjol
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Do jem e sinqerte,pak lexova nga artikulli,sepse shume nga rrjeshtat tashme jane te njohur,,,etj etj,behen lodhese shphere keto lloj analizash.
Lere qe pertej kesaj,sa me shume ecim me vitet aq me te afte behemi dhe ne te japim mendimet tona,me koncize nga pjeset e jetes sone.

Ajo qe do thoja është: zgjidhni dike qe ndan pak shume te njejtin kendveshtrim epr boten si ju.
Zgjidhni dike qe kur ti ke dhimbje,ai e ndjen me shume se sa vete ti.
Zgjidhni dike qe ne cdo nate apo mengjes,ju don njelloj,,,,vit pas viti e dite pas dite.
Zgjidhni dike qe dine t`ju trajtoj edhe si femije edhe si te rritur kur duhet.
Zgjidhni dike qe me ane te shikimit mundeni me ja besu jeten e veten. kaq.
E si perfundim,falni qe tju falin dashuri.
Jepni qe te merrni kusuret e saj ne forme dashurie.
 
Top