• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zhgarravina te huaja!

Love

βeℓℓe â๓e
Mendoj se shumë prej nesh kanë lexuar copëza nga shkrimtarë të huaj, që u kanë ngelur në mëndje.. Atëherë një temë për keto copëza zhgarravinash nga poet e shkrimtarë të huaj, mund të na japin këtë sofër të vogël letrare të shprehisë së ndjenjave të momentit, të pasionit për letërsinë, të të shprehurit të realitetit të sotem me anë të këtyre zhgarravinave dhe copëzave nga letërsia e huaj..!

Shumëfishimi i personalitetit, dashuria për vetminë, të kesh një vend ku të ikësh nëse jeta bëhet e rëndë, brenda teje, është diçka që askush nuk mund të ta heqë, është e vetmja gjë që me të vërtetë e zotërojmë, e të mendosh se masa ikin nga vetvetja duke kërkuar shoqërinë!
Unë jam një UJK.. por jo vetëm kaq, nuk është kurrë kaq e thjeshtë, si mendimi jonë idiot, jeta..!




Ujku i Stepës – Hermann Hesse
" Dhe ja që sonte do t’i jepja fund komedisë. Thyej qafën për në shtëpi Hari, dhe hiqja vetes! Gjatë ke pritur.
I kapluar nga mërzia, vija vërdallë rrugëve të qytetit. Natyrisht, se kishte qenë e papëlqyeshme nga ana ime t’jua shaja stolitë e sallonit njerëzve të ndershëm, por ç’i bën, unë s’mundesha ndryshe, s’mundja ta duroj më këtë jetë të mirë, ama lajkatare.
Dhe me sa shihej, edhe vetminë s’e duroja dot më, madje edhe vetveten fillova ta urrej.
A thua kishte rrugëdalje?
Jo, s’kishte. O nënë, o babë, o zjarr i shenjtë i rinisë sime! Asgjë s’më kishte mbetur nga këta, as edhe pendimi, veç dhimbjes dhe neverisë.
Me sa duket, asnjëherë më parë s’më që dhimbsur më shumë se tashti fakti, që duhet të jetoja.."



Ujku i Stepës (1927), një nga kryeveprat e Herman Hesse..
Një akt akuze kundra kohës së tij, një kritikë ndaj dekandencës së civilizimit perëndimor, vazhdimësi që shpreh luftën mes kafshërisë dhe shenjtërisë së një shpirti të përjashtuar, mes instiktit dhe arsyes, ndjeshmërisë dhe shpirtit..
 

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Zhgarravina te huaja!



Fragmente të humbura nga Herakliti

48: Derra që gëzojnë me baltën më shumë sesa ujin e pastër.
Ne e shohim çdo ditë për rreth nesh, jam i rrethuar nga metarialistë të pastër (derra) që gëzohen nga çdo marrëzi dhe kotësi e tyre duke mos marrë aspak në konsideratë natyrën shpirtërore dhe hyjnore që mbart njeriu në vetvete. Kjo është murtaja e njerëzimit..
E kërkojnë jashtë tyre të mirën, pa e kuptuar se e kanë brenda në shpirt. Më vjen ndërmend krahasim i Zotave, të cilët pasi e krijuan njeriun, u munduan ta fshehin sekretin e jetës në fund të detit, por e dinin që njeriu do shkonte dhe në fund të detit. U munduan ta fshehin në majën më të lartë maleve, por prapë njeriu do e gjente edhe atje..
Atëherë vendosën ta fshehin brenda shpirtit të njeriut: sepse nuk do e kuptojnë se do jenë të zënë duke vrapuar pas iluzioneve të tyre, do të bëhen të pasur me gjëra pa vlerë por do të mbeten të varfër shpirtërisht. Mizeria, zhgënjimi, ankthi do të jenë udhëheqësit e ekzistencës së tyre dhe kurrë nuk do të njohin lumturi.
Nuk do ta kuptojnë se janë ndjenjat ato që e mbushin shpirtin. Si të verbër do të enden në errësirën e jetës së tyre dhe gjithçka që do bëjnë do jetë për qëllim përfitimi ndaj të panjohurve.


Këta janë njerëzit fëmijë, të mbajtur përjetësisht adoleshentë ..
Kanë vënë pasqyrën para tyre dhe e përqafojnë kokë e këmbë qënien e tyre e të mos qënit Asgjë..!
 

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Zhgarravina te huaja!

Pjesë e shkëputur nga Libri "UNDERBRAIN"
Autori: L'Hacker L.L




".. Unë nuk mund ta konceptoj pse askush nuk kërkon informacion të vërtetë, ose më saktë shumë pak njerëz kërkojnë informacione jashtë mediave tradicionale. Nëse vërtet qenia njerëzore është aq e trashë sa që nuk mund të shikojë rreth tij më të mirën e mundshme, besoj se të gjitha gënjeshtrat që i kanë thënë dhe ende i beson, në këtë rast ai meriton të trajtohet më keq se një kafshë dhe kështu edhe fëmijët e tij të cilët do i sjellë në jetë. Edhe mua ma kanë mbushur kokën me gënjeshtra, por kurioziteti im fëmijëror... me të vërtetë më tregoi disa gjëra që mendoja se ishin të pamundura! Por edhe para se të isha i vetëdijshëm për të tilla argumente e kuptoja që isha i rrethuar nga njerëz të trashë, injorant dhe si mund ti quaj tjetër... Unë e kam të vështirë të përshtatem me masat budallaqe, i urrej bar kafetë, unë e urrej futbollin, unë e urrej televizorin, unë e urrej politikën, unë e urrej çdo gjë të rreme! Marrëdhëniet shoqërore sot janë të bazuara në gënjeshtër, po të mos ishte gënjeshtra askush nuk do kishte gjë për të thënë, njerëzit flasin vetëm për të treguar atë çka nuk janë..!"

Nëse do t'i ulërasësh dikujt të vërtetën mbi Kishën, Papën, mbi mjekësinë, mbi shëndetin e konsumatorit dhe për besimin që nuk e meriton askush, fliti për këtë libër ..! :)
 

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Zhgarravina te huaja!

Ferri në Burkina Faso ~ Vezure Niculae

"As Zoti dhe as Djalli nuk e kanë krijuar ferrin .
Njerëzit e krijuan, madje u përpoqën ta bënim të përsosur. اfarë është ferri vallë?
Një kazan me serë përvëluese, ku mëkatarët do të përcëllohen pafundsisht? E ku do të qëndronte pastaj "argëtimi" i dy gjykatësve supremë?
Jo, o njerëz të mirë, ferri është këtu, mbi tokë! Ferri është uria, sëmundjet dhe mbi të gjitha luftërat, me gjithë kortezhin e krimeve që bëhen në emër të Zotit. Kur e pyet një besimtar pse Zoti e lejon diçka të tillë, do të të thotë se ai e ka lënë në dorën tonë të bëjmë luftë.
Por unë pyes veten: Përse vallë Ai, me gjithë mirësinë e tij, nuk na ka lënë në dorë vetëm lirinë për të bërë paqe?
Fushat në Kamboxhia mbushur me kufoma sa gjysma e popullsisë së këtij vendi. Hiroshima. Nagasaki. Liria Hyjnore. Pastaj Afrika: Katanga, Biafra, Angola, Burkina Faso etj.
Këtu ndodhet ferri, i krijuar nga njeriu i bardhë dhe superior. Ndoshta tani, në orën e 12-të, njeriu da ta vendosë ferrin në vendin që i takon, duke lënë në tokë veç parajsën. Nuk e besoj shumë këtë, sepse njeriu është i etur për gjakun e sojit të tij.
Sepse njeriu ndihet "i ngopur" vetëm pasi shuan etjen me gjakun e njeriut. "


 

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Zhgarravina te huaja!

Charles Bukowski

Nëse do të guxosh, bëje deri në fund..
Njerëzit e mëdhenj, janë më vetmitarët.
Gjeniu është i zoti të thotë gjëra të thella në mënyrën më të thjeshtë.
Ambicia ime e vetme është të jem askushi, më duket zgjidhja më kuptimplotë.
Të shkruash poezi nuk është e vështirë, e vështirë është ti përjetosh.
Dy shpikjet më të mëdha të njeriut janë shtrati dhe bomba atomike: e para të mban larg nga mërzitë, e dyta i eliminon.
Të flasësh për vdekjen është si të flasësh për paratë, ne nuk dimë as çmimin dhe as vlerën..
Spitale, burgje, k...a: janë këto univesitetet e jetës sime, kam marrë shumë diploma. Më thërrisni doktor!
Si mund të thuash se e dashuron një person, kur bota ka me mijëra njerëz të cilët mund ti duash më shumë, vetëm nëse i takon..fakti është se ti nuk i takon.
Njerëzia është spektakli më i madh i botës dhe nuk është e nevojshme të paguash biletë.


 

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Zhgarravina te huaja!

Kush e kalon krizën, tejkalon vetveten pa e shtypur askush me këmbë.
Kush ia atribuon krizës dështimet dhe vështirësitë e tij, dhunon talentin e tij dhe u jep më shumë vlerë problemeve sesa zgjidhjeve.
Kriza e vërtet, është ajo e paaftësisë.
Mungesa e arsyes tek njerëzit dhe tek kombet dhe dembelizmi për të kërkuar zgjidhje dhe rrugëdalje.
Pa krizën nuk ka sfida, pa sfida jeta është rutinë, dhe një agoni e ngadaltë.
Pa krizën nuk ka merita.
Në kohë krize shpërthen ana më e mira e jona, sepse pa krizën të gjitha erërat janë thjesht fllade të lehta.
Të flasësh për krizën do të thotë ta mposhtësh, të heshtësh ndaj saj krijon konformizëm.
Le ti japim një herë e përgjithmonë fund kësaj krize të rrezikshme, që është tragjedia e të mos paturit dëshirë për të luftuar, për ta tejkaluar .

Albert Einstein


 

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Zhgarravina te huaja!

Diku në botë apo edhe vetëm pak hapa larg teje, është ai person me të cilin ti pëputhesh plotësisht, ku një ide e jotja, një reflektim i yti, frika jote, korrespondon saktësisht me të tijën, ku emocionet ndahen pa egoizëm të tepruar, mashtrime, gënjeshtra, ligësi dhe papjekuri, kur mendjet janë të lidhura nga fije të padukshme.
Po, në fakt janë këta persona, persona kaq të ndjeshëm, që hapin zemrat e tyre edhe nëse rrezikojnë të plagosen.
Njerëzit të cilët dëshirojnë të emocionohen nga një gjest i papritur, nga një puthje e ëmbël, nga një ledhatim dhe një përqafim i ngrohtë.
Në ditët e sotme është e vështirë.. të shohësh të mirën tek njerëzit, por duhet të besojmë se ka ende njerëz në gjendje që provojnë ndjenja të vërteta dhe, më e rëndësishme që ata dinë t'i ndajnë me ty këto ndjenja.

Maria Giovanna De Cesare


 

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Zhgarravina te huaja!

Dashuria s’ka dëshirë tjetër veçse të përmbushet.
Po nëse dashuroni dhe nuk mund t’u shpëtoni dëshirave tuaja atëherë u bëftë kështu:
U shkrifshi dhe u bëfshi si uji i kulluar i një rrëkeje që këndon melodinë monotone të natës,
Njofshi hidhërimin e një dhembshurie të papërmbajtur,
U lëndofshi për botëkuptimin që keni mbi dashurinë,
Humbshi gjakun tuaj vullnetarisht dhe me gëzim,
U zgjofshi agimeve, me zemrën në krahë, dhe falenderofshi për një ditë të re dashurie,
U çlodhshi në orën e mesditës dhe meditofshi ekstazën e dashurisë,
U kthefshi në mbrëmje në vatrën tuaj me mirënjohje,
Pastaj fjetshi duke pasur në zemër një lutje për qënien e dashuruar dhe një këngë lëvduese në buzë!

Pasazh nga Profeti - Khalil Gibran
 

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Zhgarravina te huaja!

.. Franz Kafka ..

Me inteligjencë varrosur

Vendosa: inteligjencën time e varrosa në dorën time, kështu kaptina ime tani qëndron ngrehur, e gëzuar goxha, ndërsa dora varet poshtë e lodhur.
Inteligjenca peshon, dihet dhe e tërheq kështu poshtë.
Shikoje, këtë dorë të vogël, me lëkurë të ashpër të mbuluar plot me damarë, krejt e pluguar me rrudha, me arterie që i sheh dhe një i verbër dhe e paisur me pesë gishta.
Sa me fat që jam, që kam arritur t'a shpëtoj inteligjencën time në një vend të tillë që askuj i shkon mendja.
Pastaj, si në atë lojën që bëjmë me fëmijët, unë pyes: në cilën dorë e kam fshehur inteligjencën time?
Askush mund t'a gjejë, sepse mjafton të bashkojë një çast dy duart, për të bërë që inteligjenca të kalojë nga njëra në tjetrën dhe anasjelltas..!
 

Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Paolo Crepet – Mbi Dashurine

E bukura është se dashuria nuk mbaron, nese ka ekzistuar vertet. Mbetet ne kujtime, ne ndonje qelize, ne ndonje pjese te trurit. Cdo mashkull i meson një femre dhe cdo femer i meson një mashkulli dicka.Nuk mund te gjykohet dashuria, duhet ta degjosh prandaj do t jetoje ne kujtese. Kontribuon ne edukimin e ndjenjave te kujtdo. Te fshish, te harrosh, te zhvendosesh shfaqin shenja arrogante. Do te ishte sikur ti vije zjarrin albumit te fotografive te jetes sone. Do beheshim deshperimisht me te varfer..
 

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Zhgarravina te huaja!

Honore de Balzak

Ah, po të isha i pasur, po ta kisha ruajtur pasurinë time e të mos ua kisha dhënë, ato do të ishin këtu, do të më lanin faqet me të puthura! Do të banoja në një pallat, do të kisha dhoma të bukura, shërbëtorë, zjarr për t’u ngrohur, dhe ato do të ishin këtu, me lot për faqe, me gjithë burrat dhe fëmijët e tyre. Do t’i kisha të gjitha. Kurse tani s’kam asgjë! Paraja të jep gjithçka, edhe vajzat. Oh! Ku janë paratë e mia? Sikur të kisha thesare për të lënë, ato do të më rrinin te koka, s’do të dinin ç’të më bënin më parë, do t’u dëgjoja zënë, do t’i shikoja.
Ato të dyja kanë zemër prej guri. Kaq e madhe ishte dashuria ime për to, saqë s’mbetej vend për dashurinë e tyre ndaj meje. Një atë duhet të jetë gjithmonë i pasur, duhet t’i mbajë për freri fëmijët e tij, si kuajt e hazdisur. Kurse unë rrija në gjunjë para tyre. Faqezezat!
 

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Zhgarravina te huaja!

Më kaloi gishtat mbi sy dhe më pas i zbriti në anët e hundës, përmes gojës deri në fund të mjekrës.
Më pas më vuri buzët sipër gojës gjysëm të hapur nga mbrekullia.
Mbrekulli, thashë kur filloi të rrëshkasë ngadalë.
Kjo ishte për ty. Kërkon përsëri të njëjtën gjë, të pëlqen dashuria ?
Ehh, po, nëse është kështu, po.
Mendova se do ti kuptoja të gjithë librat që nga ai moment dhe më pas ..

Erri De Luca


 

Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: Zhgarravina te huaja!



Te kam harruar? Ti je pjese e ekzistences time, e vetes time. Ke qene çdo fjale që kam lexuar, që kur per here te pare kam ardhur ketu. Ti ishe kudo; beje pjese tek bukurite që natyra me ofronte: ishe tek lumi, tek velat e anijeve, tek rete, tek drita, tek erresira, tek era, tek pyjet, tek deti, tek rruget. Ke qene misherimi i çdo fantazie te embel te perkundur nga mendja ime. Guret me te cilet jane ngritur ndertesat me te qendrueshme te Londres, nuk jane me reale e me pak te pashkaterrueshme se duart e tua, te asaj që nuk jane e do te jene prezenca dhe influenca jote tek une, ketu e kudo, tani e gjithmone. Deri ne oren e fundit te jetes time nuk mundet pervecse te mbetesh pjese e shpirtit tim [Charles Dickens]
 

Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: Zhgarravina te huaja!



Leter një femije te palindur kurre


Këtë natë kuptova që ti ishe: një grimcë jete e ardhur nga asgjëja. Po qëndroja me sy hapur në errësirë e papritmas në këtë terr, u ndez një dritë qartësie: ti ishe. Ekzistoje. që sikur të ndieja një plumb në gjoks. Më ndaloi zemra. Kur rinisi të rrihte me goditje të shurdhëta e të hutuara, kuptova se po rrokullisesha në një pus ku gjithçka ishte e paqartë e terrorizuese. Tani jam këtu, e mbyllur me çelës brenda një frike që më lag fytyrën, flokët, mendimet. E në të humbas. Përpiqu të kuptosh: nuk është frika nga të tjerët. Nuk pyes për të tjerët. Nuk është frika ndaj Zotit. Unë nuk besoj në Zot. Nuk është frikë ndaj dhimbjes. Nuk i trembem dhimbjes. ثshtë frika për ty, ndaj rastësisë që të shkuli nga asgjëja për të të ngjitur në kërthizën time. Nuk kam qenë kurrë gati për të të pritur, edhe pse të kam kërkuar shumë. Kam shtruar gjithmonë pyetjen mizore: Po sikur të mos i pëlqejë të lindë? Po sikur një ditë ti të më qortoje duke britur: “Kush të tha të më sillje në botë, pse më solle, pse?”
Jeta është një mundim i tillë, mor bir. ثshtë një luftë që përsëritet çdo ditë, e momentet e gëzueshme të saj janë aq të shkurtra e paguajnë një çmim mizor. Si mund ta di se nuk do ishte e drejtë të të hidhja tej, si mund të kuptoj se nuk do t’i rikthehesh heshtjes? Nuk mundesh të më flasësh. Grimca jote e jetës është veçse një nyje celulash të sapokrijuara. Ndoshta nuk është as jetë, veç mundësi jete. E megjithatë do jepja gjithçka që ti të më ndihmoje me një shenjë, me një sinjal. Nëna ime thotë se unë ia dhashë dikur e prandaj më solli në botë. Nëna ime, ta dish, nuk më donte. U nisa gabimisht, në një moment zbavitjeje të dikujt. E që të mos lindja çdo natë shkrinte në ujë një ilaç. Më pas e pinte duke qarë. E pi deri në natën kur unë lëviza, brenda kërthizës së saj, e godas më shkelm për t’i thënë mos më hidh tej. Ajo ishte duke vendosur gotën në buzë. E largon menjëherë duke e derdhur në tokë. Disa muaj më pas unë rrotullohesha fitimtare në diell e se që mirë apo keq nuk e di. Kur jam e lumtur, mendoj se që një e mirë, kur jam e palumtur, them se që një e keqe. Edhe kur jam e palumtur, mendoj se do më vinte keq të mos lindesha, pasi asgjëja është më e keqja e asgjësë. Unë, po ta përsëris, nuk i trembem dhimbjes. Ajo lind me ne, rritet me ne e me të mësohemi si me faktin se kemi dy krahë e dy këmbë. Unë në fund të fundit nuk i trembem as vdekjes, pasi një që vdes, do të thotë se ka lindur, se ka dalë nga asgjëja. Unë i trembem asgjësë, mosqenies, detyrimit për të thënë se nuk isha, rastësisht, o gabimisht, apo thjesht për zbavitjen e tjetrit.
-Oriana Fallaci


 

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Zhgarravina te huaja!

Giacomo Casanova

Unë e dashuroja dhe më dashuronte.
Isha i lumtur .
Tallesha me moralistët budallenj, të cilët përpiqeshin të më mbushnin mendjen, se mbi dhe nuk ka lumturi të vërtetë.
Dhe pikërisht këto fjalë ( mbi dhe ) më bënin të qeshja, sikur ky të ndodhej diku tjetër!..
Po, or, moralistë miopë, mbi dhe ka lumturi, shumë lumturi dhe secili ka të vetën .
Kjo nuk është e përjetshme, jo, ajo kalon, vjen, dhe përsëri ikën .. dhe ndoshta shuma e vuajtjeve si pasojë e dobësisë sonë fizike dhe shpirtërore është më e madhe se shuma e lumturisë për secilin nga ne.
Mund të ndodhë kështu, por kjo nuk do të thote se nuk ka lumturi, lumturi të madhe .
Sikur të mos kishte lumturi mbi dhe, krijimtaria do të ishte e përbindshme dhe do të kishte të drejtë Volteri, i cili e ka quajtur planetin tonë gjiriz të gjithësisë, i cili shpreh absurditet, ose nuk shpreh asgjë, përveç baticës së vrerit përshkrues.
Ka lumturi, ka shumë lumturi - këtë e përsëris unë edhe tani, kur e njoh atë vetëm nga kujtimet..

 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Thesari im!

Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje اfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh. Nuk ka nevojë për të trokitur. Hyr, shih, kërko, mbet e habitur
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra Fotografi, por pa fytyra Diku e hedhur afër shtratit ثshtë një kuti e tersit, fatit E mbushur plotë është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime. Janë fjalët që kam thënë aty, gjithkush që njoha, perfshi ty.
Gjithcka që bëra, e ç’veç ëndërrova Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mërite Janë puthjet netëve pa dritë Veset e mia që aq urreve Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty Herët kur s’të pash ne sy Jetët që pa ty jetova.
Të tjera femra që dashurova Janë dhe sekretet që s’të kam thënë E amanetet që kam lënë Fëmijet që kurrë nuk më lindën Epshet që vrava se nuk mu bindën Ka letra, që për ty i shkrova Në zarfet që kurre nuk dërgova
E nëse gjithcka përmbys do kthesh Sekretin më të madh do gjesh Se e kam fshehur në fund fare. Po nuk e pe, s’ke pare gjë fare. Nxirre mes duarsh në shtrëngim. K’të më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte, kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje.
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar. Do shohësh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im.

Charles Baudelaire
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Carlos Drummond de Andrade

një dite një plak me tha "Kur njeh dike, dhe ky dikush e ben zemren tende te ndaloj per ca sekonda, ki kujdes: ky person mund te jete njeriu me i rendesishem i jetes tende.
Nese syt takohen dhe ka një drit që ndricon kur e shikon, ki kujdes: mund te jete njeriu që po pret që kur linde.
Nese kur u puthet syte u mbushen me lote, mendo: ka diçka magjike midis jush.
Nese mendimi i pare dhe i fundit i dites eshe per ate njeri, nese deshira per te ndejtur bashke arrin te shtrengoj zemren, gezohu: qielli te dergoi një dhurate hyjnore... DASHURIA.
Nese një dite i kerkoni falje njeri tjetrit per ndonje gabim dhe u kthehet një perqafim, një buzeqeshje, një ledhatim dhe gjestet vlejn me shume se njemije fjale, dorezohu: ju jeni bere per njeri-tjetrin.
Nese është i merzitur, nese jeta e ka vrare dhe ti vuan dhimbjen e tije, qan lotet e tije dhe i fshin me dashuri, sa mrekulli. Ai njeri mund te kete besim te ty gjithe jeten.
Nese arrin, me mendimin, te ndjesh eren e njeriut që do sikur ta kesh afer, dhe mendon se është perfekt edhe veshur me bizhame, shapka dhe flok te pakrehura. Nese nuk punon dot gjate dites, teper i emocionuar per takimin që keni... nese nuk arrin dot te imagjinosh ne asnje menyre një te ardhme pa ate person, dhe do doje me gjithe shpirt ti ishe pran kur plaket dhe, prap, mendon se do e doje marrezisht edhe keshtu. Nese preferon te vdesesh se sa ta shikosh te iki... atehere do te thote që dashuria ka hyre ne jeten tende! është një dhurate."
Pastaj buzeqeshi dhe me tha: "Ca njerez dashurohen shume here ne jete, pak duan vertet dhe gjejne një dashuri te vertet. Ndonjehere e takojne dhe nuk u vene rendesi ketyre sinjaleve, dhe e lene te iki pa e jetuar. është deshira e tyre. Keshtu që, mos lejo kurre që marrezirat e çdo dite te bejne te mos shohesh gjene me te bukur ne bote: Dashuria."
 

Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: Zhgarravina te huaja!

"Trishtimi i hënës" - Sharl Bodler

Sonte hëna kaq përtace po rri duke ëndërruar;
Si një grua e bukur që me dorën e saj të lehtë,
Mes shumë jastëkëve përkëdhel e shpërqëndruar,
Përpara se të flerë, profilin e gjinjve të vet,

Lart mbi shpinat e atllasta të orteqeve të butë,
Pas dergjieve të përzgjatura dorëzohet e zalisur,
Sytë bredhin ndër vegime të bardha, që aq urtë,
Fillojnë e i ngjiten kaltërsisë si yje të stisur.

Kur mbi këtë glob, në ngashërimin e saj të trishtë,
Një lot tinzar, ajo ngandonjëherë lë të bjerë,
Një poet i mëshirshëm, që gjumin shpirtit ia ka nxjerr,
Atë cirkë të bardhë në zgavrën e dorës e vë lirisht,
Me tërë reflekset e arta të një cope guri të çmuar,
Ediku në zemër, larg rrezeve të diellit e mban mbuluar.
 

Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Eshtë mrekulli: një çast zgjat sa hap e mbyll sytë dhe me të njëjtën shpejtësi i përket së shkuarës; më parë një hic, më pas një hic, për tu kthyer edhe një herë si lugat, që turbullon
qetësinë e castit tjetër pasardhës. Vazhdimisht griset një fletë nga libri i kohës, bie, fluturon, kthehet prapa dhe atëherë njeriu thotë: "Më kujtohet".

| Friedrich Nietzsche |
 
Last edited:

Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: Zhgarravina te huaja!

…Enderrtari, po t’i bejme një perkufizim te hollesishem, nuk është njeri, por, si me thene, një krijese e gjinise se mesme. Gjallon te shumten e kohes ne ndonje kend te humbur, a thua se i fshihet edhe drites se diellit dhe, me t’u mbyllur ne shtepine e tij ngjitet pas saj si kermilli pas guackes, ose se paku i ngjan shume, ne kete drejtim, asaj kafshes interesante që është kafshe dhe shtepi njeheresh dhe që quhet breshke…

F.Dosotojevski

---------------------------
Duhet të jesh gjithmonë i dehur. Kaq është e tera është e vetmja mënyrë. Për që mos te ndjesh barrën e kohës që thyen kurrizin tënd dhe që te perkul ty ndaj tokes, duhet të jesh vazhdimisht i dehur.

Por me çfarë? Vere, poezi, apo virtyt, si te deshirosh. Por ji i dehur. Dhe ne qoftë se nganjëherë, mbi shkallet e një pallati apo mbi barin e gjelber e një hendeku, ne vetmine vajtore te dhomes tënde, zgjohesh serisht, e dehura tashmë duke u zhdukur apo e ikur, pyet eren, dallgen, yllin, zogun, orën, gjithçka që është duke fluturuar, gjithçka që është duke qare, gjithçka që është duke u rokullisur, gjithçka që është duke kenduar, gjithçka që është duke folur. . . pyet sa është ora dhe ere, dallge, yll, zog, ore do të te përgjigjen: "ثshtë ora që të jesh i dehur! Për që të mos jesh martiri skllav i kohës, ji i dehur, ji vazhdimisht i dehur! Ne vere, ne poezi ose ne virtyt si te deshirosh."

Ch. Baudelaire
 

JEHONA

Anëtar i ri
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Ismail Kadresë “Nënpunësi i pallatit të ëndrrave”
Zyra "Pallati i ëndrrave", tmerri i tij fshihet pas një eufemizmi. Më shumë se pallat është kështjellë dhe aty as nuk mund të ëndërrohet. Qindra nëpunës në uniforma blu në të gjelbër mbledhin, përzgjedhin dhe shpjegojnë për hesap të shtetit dhe "zotit të ëndrrave", ëndrrat e shtetasve, ëndrrat e të gjithë qytetarëve. "Asnjë zyrë tjetër nuk është kaq e paarsyeshme, kaq e bindur, kaq e zellshme, d.mth. kaq shtetërore", thotë dikush.

Mark - Alem, Bonvivant nga një familje me emër, do të marrë një vend pune në pallat, të parën në jetën e tij. Ai fillon me "Seleksionimin", kalon shpejt tek "Interpretimi" i ëndrrave, që qëndrojnë të lidhura në dosjen e vënë mbi tavolinë: Tri dhelpra të bardha në minaren e një xhamie. Një maçok i bardhë me hënën në gojë. Një copë vend i rrënuar nën këmbët e një ure… اfarë duan të thonë këto simbole?

Mark-Alem dhe kolegët gërmojnë ngado për puçe, kryengritje, luftëra. Asnjë cep i ëndrrave të fatit nuk duhet t'u ikë atyre, nuk duhet të shpëtojë pa iu ndryshuar fati dhe rrjedha.

Pak javë pas fillimit të shërbimit të tij, Mark-Alem bëhet nëndrejtor, përgjegjës për dhomën kryesore. Si kështu? Deri më tani djaloshi i ri dukej disi i drojtur, i tërhequr, i papërvojë; mbi jetën dhe mendimin e tij nuk mund të raportohej ndonjë gjë. Ngritja në karrierë ndodh falë klanit të tij (dy çati me emrin Kِprülü janë mbajtës ofiqesh të mëdha) dhe një me prejardhje gjaku nga familja Kِprülü, me influencë në pushtetin e oborrit. Mark-Alem ndryshon, dhe ai e vëren këtë gjë. "Atij i duket qesharake, që pikërisht ai, i cili sallën misterioze, kërcënuese të ndërtesave shtetërore e ka konceptuar gjithnjë si shtypëse, të tjerëve iu duket normale". Fillestari ka skrupuj? Shumë vonë. Ai është ndërkohë njëri prej tyre, të cilët ai deri më tash i ka përçmuar, "një funksionar tipik".
Velloja historike

Arkitekti i këtij pallati të errët ka vlerën e një tabele treguese letrare për vendin e tij: Ismail Kadare, lindur më 1936 në Jug të Shqipërisë, ka studiuar në Tiranë dhe Moskë, i shfaqur dhe konfrontuar si romancier qysh në vitet gjashtëdhjetë. Një artist që shfaqet në dy versione, ka qenë Kadare, herë ushtar cinik i partisë, herë kritik i regjimit. Historia e "Pallatit të ëndrrave" lindi nga fundi i viteve shtatëdhjetë; Shqipëria po përjetonte pothuajse një valë të gjerë represioni. Pikërisht për këtë arsye, Kadare i ngre një vello historike tekstit të tij. Vendi dhe koha e ngjarjes: Stamboll rreth 1900.

Por sigurisht që "shokët" e kuptonin kështu librin, ashtu siç ai ishte shkruar, si një parabolë dhe provokacion. Sepse ky Stamboll i ngjan brendësisë së qytetit të Tiranës, dhe "Pallati" vlente deri më asokohe, si një bufe apo klub i nëndheshëm, si një pjesëz nga Komiteti Qendror. Ai ka dashur të projektojë një plan të fe rrit, do të komentonte më vonë Kadare veprën e tij. "Errësira mbizotëronte, çdo gjë ishte e mbushur me trishtim, koha kishte ndaluar…". Detaje mbi skenat dhe ngjarjet do të bëhen të ditura ditën e inaugurimit. Përkthyesi Joachim Rِhm: "Për lexuesit shqiptarë janë të qarta skenat mbi luftën e bërrylave në shtresat e sipërme të udhëheqjes së partisë për pasuesin e diktatorit të mplakur".

Më 1981 doli romani, udhëheqja e ndaloi atë me dekret të veçantë. Ramiz Alia, princi i kurorës së diktatorit, e kërcënoi autorin: "Populli dhe partia të ngritën ty në Olymp, por në qoftë se ti nuk u qëndron atyre besnik, ata do të rrëzojnë pastaj në humnerë".

Kadare e kuptoi gjithë këtë dhe bëri autokritikë. Alia u bë më pas pasues i Hoxhës, dhe më pas presidenti i parë i Shqipërisë "demokratike". Kadare shkoi në vitin 1990, fill pas rrëzimit të diktaturës, në ekzil; ai jeton në Paris.

"Pallati i ثndrrave" është njëri nga tekstet më të rrezikshme të Ismail Kadaresë, thuhet në një tekst të shkurtër prezantues në vëllimin gjermanisht të këtij libri. I rrezikshëm? اfarë kihet parasysh me këtë? Rreziku i një provokacioni të mbetur pas? Por akoma është vetëm një histori. Kadare nuk dëshiron të përcaktohet si "autor politik", sepse ai tërhiqet kur bëhet fjalë për partishmëri, angazhime e qëndrime politike. اfarë mbetet?

Një copëz nga letërsia, e cila duhet të cilësohet vetëm si e tillë: Proza zbavitëse me thyerje plot anarki të këndshme, plot efekte, ngandonjëherë që ngjall madje një ndjenjë të vogël frike (labirinthi i zyrës, radhë pa fund dyersh njëformëshe, thirrje e britma nga dhomat e izoluara, mbajtës arkivolesh në dritën e ngushtë të një shtegu pa fund). Leksione të hidhura, jo të këshillueshme për natën, por proza pa rrezik. Irritimi fillon në një shkallë të dytë, në analizën e materialit dhe stilit. Joachim Rِhm sheh të pasqyrohen në roman "strukturat e përjetshme të regjimeve totalitare". Shikimi shtrihet më tej: Nuk përshkruhen vetëm të pushtetshmit e një klani, jo vetëm "mëshira hyjnore" e një tirani, por e gjithë çmenduria normale, që rrethonte shtetin modern, pretendimin e tij për të gjithëpushtetshmin, dhe nga ana tjetër humbjen e individit në ingranazhin e burokracisë.
 

Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Vrapojne , sikur t'u kene marre zjarr te ndenjurat , ne kerkim te dickaje te pamundur .
Mendoj se ne thelb , kjo ka te beje me friken e perballjes me vetveten .
Sepse kane frike nga vetmia .
Ndersa mua , me tremb turma !

Charles Bukowski


 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Mirë ..., o Zot , le të themi se egziston .
Je ti ai që më ka vendosur në këtë situatë.
Dëshiron të më vësh në provë?
Po sikur të isha unë ai që të vë ty në provë ?
Po nëse do të vendosja që ti nuk ekziston ?
Më ke vënë në një telash të madh , midis prindërve të mij dhe këtyre ...
Unë mendoj me të vërtetë që e kam kaluar provimin .
Jam më i fortë se Ty.
Nëse je i denjë , hajde zbrit poshtë në këtë moment , do të pështyj në njërin sy , nëse ti do të kesh dy sy .
Po prapanicën ? E ke prapanicën ? A shkon ti në banjë ?
Ai prifti nuk deshi ti përgjigjej kësaj pyetjeje .
Më tha që të mos dyshoj .
Të dyshoj për çfarë ?
Unë mendoj se ti e ke ekzagjeruar me mua , dhe prandaj të kërkoj të zbresësh poshtë , të të shikoj , sepse edhe unë dua të të vë në provë.
Pres.
Asgjë.
Po pres Zotin.
Vazhdova ta pres .
Më pas më më kishte zënë gjumi , besoj .

Charles Bukowski
 

Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: Zhgarravina te huaja!



është dashuria. Duhet te fshihem ose t’ia mbath diku.
Lartohen muret e burgut te saj, si ne një enderr
te lige. Maska e bukur ka ndryshuar,edhe pse gjithmone e njejta mbetet.
E per çfarë me duhen hajmalite, ushtrimet letrare, dija e mjegullt,
fjalet që tha Veriu i rrepte kur u kendoi detrave dhe armeve te tij,
miqesia e embel, galerite e bibliotekave, gjerat e perbashketa, zakonet,
dashuria e hareshme e sime mëje, hija ushtarake
e te vdekurve te mi, nata e pakohe, shija
e endrres?

Te jesh a te mos jesh me ty është masa e kohes time.
Tashme shtamba thyhet mbi burim, dhe njeriu ngrihet ne kembe nga kenga
e zogjve,
tashme u mjegulluan ata që veshtrojne nga dritaret,
por muzgu nuk e solli paqen.

Dhe, e di, është dashuria:
ankthi dhe clirimi kur degjoj zerin tend,
pritja dhe kujtimi, tmerri i te jetuarit per cdo cast
është dashuria me mitin e saj, me magjite e saj te vogla
te padobishme.

është një qoshe rruge ku nuk guxoj te shkel.
Tashme po me rrethojne ushtrite, hordhite.
(Kjo dhome është e trilluar, ajo nuk e ka pare)
Emri i një gruaje me tradheton.
Ne te gjithe trupin një grua me dhemb

(Jorge Luis Borges)
 

Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Oh, lamtumire, o leter! Ajo me porositi.....
Sa po me dridhet dora tani prej dhembshurise!
Si mund t'i djeg gezimet që me kish patur shpirti?!
Po mjaft, erdhi ora, digju, o letr' e dashurise!
Jam gati, nuk me tundet me zemera ne gji.
O flake, flak' e etur, cdo flete digje ti...
U ndezen.... flakeruan.....i heshtur tym' i lehte,
Perdridhet e me lutjet e mija larg humbet.
As vuleza mbi zarf tani s'dallohet dot.
Se dylli, ja po shkrin, po zjen....O Zot! O Zot!
U dogj se fundi letra, u nxi ne te çdo flete!
Te shtrenjtat shkronja zbardhin mbi shkrumbezen e lehte.
Dhe zemra me rreh brinjet me vrull. I shtrenjt' o hi,
O ngushellim i vetem i fatit tim te shkrete,
Te pakten ti mos ik prej shpirtit tim te zi.....

Pushkini
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Zhgarravina te huaja!

DASHURI E PERJETSHME

Mund të errësohet përjetësisht dielli;
Mundet dhe deti në të thatë të dal ;
Mund të thyhet deri dhe boshti i tokës
Si një i brishtë kristal.

Gjithçka mund të ndodhi. Mundet vdekja
Të më mbulojë dhe të më bëj të mbyll sy;
Por kurrë tek unë nuk mund të fiket
Flaka e dashurisë për ty.


RIMA I

Unë di një himn gjigant dhe të çuditshëm
që netëve të shpirtit lajmëron një agim,
dhe këto faqe të këtij himni janë
pranga që ajri i sorollat si hije pa clirim.

Do doja të shkruaja, për mua njeriun
Për të butin rebel, me gjuhët meskine të kota,
Me fjalë që ishin një herë e një kohë
Frymëmarrje dhe qeshje, ngjyra dhe nota.

Por e kotë është lufta; që nuk mund
O e ëmbla ime,tutje të burgos trishtimin tënd
E unë me duart e tua në të mijat
Në vesh me ngadalë të të këndoja një këngë.


Gustavo Adolfo Bécquer
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Zhgarravina te huaja!


Per një shikim, një boten
per një buzeqeshje, një qjell
per një puthje , une nuk e di
çfarë duhet te jepja per një puthje.


Rima XI


E zjarrte jam, dhe brune,
une jam simbol per cdo pasion
me ankth ngazellimi m’është i mbushur shpirti;
Po ti, mua me kerkon?
Jo s’je ti, ty jo.

Balli im është i zbehte, gershetat e mia te arta;
per lumturine mund te te ngre pa fund shendet;
une ruaj një visar embelsish te buta:
Mua me therret?
Jo, jo, nuk je ti.

Enderr jam, jam e pamundshmja,
jam vecse hije me lende nga mjegulla e drita;
jam eterore, jam e paprekshmja;
S’mund te te dua.
Oh eja, eja me mua!


G.A. Bécquer
 

Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Ne, që jemi duke jetuar fillimin e shpartallimit të qytetërimit njerëzor,
bëhemi merak të ndërrojmë letrën e murit
dhe të llakojmë mobiljet
ndërsa shtëpia shembet, ne bëjmë shamatë me rojen
dhe projekte për të përmirësuar (zbukuruar) bravat e dyerve
shtëpitë tona janë duke u shembur dhe ne bëhemi merak t’i zbukurojmë
sepse kafshët shtëpiake kanë nevojë për një mjedis të këndshëm.

© Carlo Bordini
 

Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Vetmia është si një shi
që vjen nga deti në të rënë të mbrëmjes,
nga fushat, që janë të largëta dhe të shpërndara
e shkon deri në qiell që gjithmonë e zotëron
dhe aty, nga qielli bie mbi qytet.
Ai bie në orë të njëjta e të mërzitshme
kur rrugët kthehen kah mëngjesi
dhe kur trupat që nuk janë gjetur mes vetit
shkëputen nga njëri-tjetri të lodhur e të trishtë
dhe kur njerëzit që urrehen
janë të detyruar të flenë bashkë në të njëjtin shtrat :
Atëherë vetmia shkon nëpër lumenj…

Rainer Maria Rilke
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Kur gjen shpirtin binjak, ndjen brenda vetes një ndjenjë paqe dhe mirëqenie... dhe ke përshtypjen se më në fund arrite në shtëpi.
Të duket sikur atë person e ke njohur gjithnjë, ndoshta edhe në një jetë tjetër, dhe ti e kupton se para tij nuk kishte asgjë, vetëm pritje për ta gjetur.
Dhe pasi jeni takuar, mund të mos e shohësh atë për një vit dhe kjo nuk do të ndryshonte asgjë mes jush, sepse e di që mund t'i besosh plotësisht, madje edhe pa unazë dhe pa martesë; e di që ai është njeriu yt, vetëm i yti ... përgjithmonë ...

Federica Bosco
 
Top