• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zhgarravina te huaja!

JEHONA

Anëtar i ri
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Ismail Kadresë “Nënpunësi i pallatit të ëndrrave”
Zyra "Pallati i ëndrrave", tmerri i tij fshihet pas një eufemizmi. Më shumë se pallat është kështjellë dhe aty as nuk mund të ëndërrohet. Qindra nëpunës në uniforma blu në të gjelbër mbledhin, përzgjedhin dhe shpjegojnë për hesap të shtetit dhe "zotit të ëndrrave", ëndrrat e shtetasve, ëndrrat e të gjithë qytetarëve. "Asnjë zyrë tjetër nuk është kaq e paarsyeshme, kaq e bindur, kaq e zellshme, d.mth. kaq shtetërore", thotë dikush.

Mark - Alem, Bonvivant nga një familje me emër, do të marrë një vend pune në pallat, të parën në jetën e tij. Ai fillon me "Seleksionimin", kalon shpejt tek "Interpretimi" i ëndrrave, që qëndrojnë të lidhura në dosjen e vënë mbi tavolinë: Tri dhelpra të bardha në minaren e një xhamie. Një maçok i bardhë me hënën në gojë. Një copë vend i rrënuar nën këmbët e një ure… اfarë duan të thonë këto simbole?

Mark-Alem dhe kolegët gërmojnë ngado për puçe, kryengritje, luftëra. Asnjë cep i ëndrrave të fatit nuk duhet t'u ikë atyre, nuk duhet të shpëtojë pa iu ndryshuar fati dhe rrjedha.

Pak javë pas fillimit të shërbimit të tij, Mark-Alem bëhet nëndrejtor, përgjegjës për dhomën kryesore. Si kështu? Deri më tani djaloshi i ri dukej disi i drojtur, i tërhequr, i papërvojë; mbi jetën dhe mendimin e tij nuk mund të raportohej ndonjë gjë. Ngritja në karrierë ndodh falë klanit të tij (dy çati me emrin Kِprülü janë mbajtës ofiqesh të mëdha) dhe një me prejardhje gjaku nga familja Kِprülü, me influencë në pushtetin e oborrit. Mark-Alem ndryshon, dhe ai e vëren këtë gjë. "Atij i duket qesharake, që pikërisht ai, i cili sallën misterioze, kërcënuese të ndërtesave shtetërore e ka konceptuar gjithnjë si shtypëse, të tjerëve iu duket normale". Fillestari ka skrupuj? Shumë vonë. Ai është ndërkohë njëri prej tyre, të cilët ai deri më tash i ka përçmuar, "një funksionar tipik".
Velloja historike

Arkitekti i këtij pallati të errët ka vlerën e një tabele treguese letrare për vendin e tij: Ismail Kadare, lindur më 1936 në Jug të Shqipërisë, ka studiuar në Tiranë dhe Moskë, i shfaqur dhe konfrontuar si romancier qysh në vitet gjashtëdhjetë. Një artist që shfaqet në dy versione, ka qenë Kadare, herë ushtar cinik i partisë, herë kritik i regjimit. Historia e "Pallatit të ëndrrave" lindi nga fundi i viteve shtatëdhjetë; Shqipëria po përjetonte pothuajse një valë të gjerë represioni. Pikërisht për këtë arsye, Kadare i ngre një vello historike tekstit të tij. Vendi dhe koha e ngjarjes: Stamboll rreth 1900.

Por sigurisht që "shokët" e kuptonin kështu librin, ashtu siç ai ishte shkruar, si një parabolë dhe provokacion. Sepse ky Stamboll i ngjan brendësisë së qytetit të Tiranës, dhe "Pallati" vlente deri më asokohe, si një bufe apo klub i nëndheshëm, si një pjesëz nga Komiteti Qendror. Ai ka dashur të projektojë një plan të fe rrit, do të komentonte më vonë Kadare veprën e tij. "Errësira mbizotëronte, çdo gjë ishte e mbushur me trishtim, koha kishte ndaluar…". Detaje mbi skenat dhe ngjarjet do të bëhen të ditura ditën e inaugurimit. Përkthyesi Joachim Rِhm: "Për lexuesit shqiptarë janë të qarta skenat mbi luftën e bërrylave në shtresat e sipërme të udhëheqjes së partisë për pasuesin e diktatorit të mplakur".

Më 1981 doli romani, udhëheqja e ndaloi atë me dekret të veçantë. Ramiz Alia, princi i kurorës së diktatorit, e kërcënoi autorin: "Populli dhe partia të ngritën ty në Olymp, por në qoftë se ti nuk u qëndron atyre besnik, ata do të rrëzojnë pastaj në humnerë".

Kadare e kuptoi gjithë këtë dhe bëri autokritikë. Alia u bë më pas pasues i Hoxhës, dhe më pas presidenti i parë i Shqipërisë "demokratike". Kadare shkoi në vitin 1990, fill pas rrëzimit të diktaturës, në ekzil; ai jeton në Paris.

"Pallati i ثndrrave" është njëri nga tekstet më të rrezikshme të Ismail Kadaresë, thuhet në një tekst të shkurtër prezantues në vëllimin gjermanisht të këtij libri. I rrezikshëm? اfarë kihet parasysh me këtë? Rreziku i një provokacioni të mbetur pas? Por akoma është vetëm një histori. Kadare nuk dëshiron të përcaktohet si "autor politik", sepse ai tërhiqet kur bëhet fjalë për partishmëri, angazhime e qëndrime politike. اfarë mbetet?

Një copëz nga letërsia, e cila duhet të cilësohet vetëm si e tillë: Proza zbavitëse me thyerje plot anarki të këndshme, plot efekte, ngandonjëherë që ngjall madje një ndjenjë të vogël frike (labirinthi i zyrës, radhë pa fund dyersh njëformëshe, thirrje e britma nga dhomat e izoluara, mbajtës arkivolesh në dritën e ngushtë të një shtegu pa fund). Leksione të hidhura, jo të këshillueshme për natën, por proza pa rrezik. Irritimi fillon në një shkallë të dytë, në analizën e materialit dhe stilit. Joachim Rِhm sheh të pasqyrohen në roman "strukturat e përjetshme të regjimeve totalitare". Shikimi shtrihet më tej: Nuk përshkruhen vetëm të pushtetshmit e një klani, jo vetëm "mëshira hyjnore" e një tirani, por e gjithë çmenduria normale, që rrethonte shtetin modern, pretendimin e tij për të gjithëpushtetshmin, dhe nga ana tjetër humbjen e individit në ingranazhin e burokracisë.
 

Tuana

Nada é por acaso!
Staf në FV.AL
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Vrapojne , sikur t'u kene marre zjarr te ndenjurat , ne kerkim te dickaje te pamundur .
Mendoj se ne thelb , kjo ka te beje me friken e perballjes me vetveten .
Sepse kane frike nga vetmia .
Ndersa mua , me tremb turma !

Charles Bukowski


 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Mirë ..., o Zot , le të themi se egziston .
Je ti ai që më ka vendosur në këtë situatë.
Dëshiron të më vësh në provë?
Po sikur të isha unë ai që të vë ty në provë ?
Po nëse do të vendosja që ti nuk ekziston ?
Më ke vënë në një telash të madh , midis prindërve të mij dhe këtyre ...
Unë mendoj me të vërtetë që e kam kaluar provimin .
Jam më i fortë se Ty.
Nëse je i denjë , hajde zbrit poshtë në këtë moment , do të pështyj në njërin sy , nëse ti do të kesh dy sy .
Po prapanicën ? E ke prapanicën ? A shkon ti në banjë ?
Ai prifti nuk deshi ti përgjigjej kësaj pyetjeje .
Më tha që të mos dyshoj .
Të dyshoj për çfarë ?
Unë mendoj se ti e ke ekzagjeruar me mua , dhe prandaj të kërkoj të zbresësh poshtë , të të shikoj , sepse edhe unë dua të të vë në provë.
Pres.
Asgjë.
Po pres Zotin.
Vazhdova ta pres .
Më pas më më kishte zënë gjumi , besoj .

Charles Bukowski
 

Tuana

Nada é por acaso!
Staf në FV.AL
Titulli: Zhgarravina te huaja!



Eshte dashuria. Duhet te fshihem ose t’ia mbath diku.
Lartohen muret e burgut te saj, si ne nje enderr
te lige. Maska e bukur ka ndryshuar,edhe pse gjithmone e njejta mbetet.
E per cfare me duhen hajmalite, ushtrimet letrare, dija e mjegullt,
fjalet qe tha Veriu i rrepte kur u kendoi detrave dhe armeve te tij,
miqesia e embel, galerite e bibliotekave, gjerat e perbashketa, zakonet,
dashuria e hareshme e sime mëje, hija ushtarake
e te vdekurve te mi, nata e pakohe, shija
e endrres?

Te jesh a te mos jesh me ty eshte masa e kohes time.
Tashme shtamba thyhet mbi burim, dhe njeriu ngrihet ne kembe nga kenga
e zogjve,
tashme u mjegulluan ata qe veshtrojne nga dritaret,
por muzgu nuk e solli paqen.

Dhe, e di, eshte dashuria:
ankthi dhe clirimi kur degjoj zerin tend,
pritja dhe kujtimi, tmerri i te jetuarit per cdo cast
Eshte dashuria me mitin e saj, me magjite e saj te vogla
te padobishme.

Eshte nje qoshe rruge ku nuk guxoj te shkel.
Tashme po me rrethojne ushtrite, hordhite.
(Kjo dhome eshte e trilluar, ajo nuk e ka pare)
Emri i nje gruaje me tradheton.
Ne te gjithe trupin nje grua me dhemb

(Jorge Luis Borges)
 

Tuana

Nada é por acaso!
Staf në FV.AL
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Oh, lamtumire, o leter! Ajo me porositi.....
Sa po me dridhet dora tani prej dhembshurise!
Si mund t'i djeg gezimet qe me kish patur shpirti?!
Po mjaft, erdhi ora, digju, o letr' e dashurise!
Jam gati, nuk me tundet me zemera ne gji.
O flake, flak' e etur, cdo flete digje ti...
U ndezen.... flakeruan.....i heshtur tym' i lehte,
Perdridhet e me lutjet e mija larg humbet.
As vuleza mbi zarf tani s'dallohet dot.
Se dylli, ja po shkrin, po zjen....O Zot! O Zot!
U dogj se fundi letra, u nxi ne te çdo flete!
Te shtrenjtat shkronja zbardhin mbi shkrumbezen e lehte.
Dhe zemra me rreh brinjet me vrull. I shtrenjt' o hi,
O ngushellim i vetem i fatit tim te shkrete,
Te pakten ti mos ik prej shpirtit tim te zi.....

Pushkini
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Zhgarravina te huaja!

DASHURI E PERJETSHME

Mund të errësohet përjetësisht dielli;
Mundet dhe deti në të thatë të dal ;
Mund të thyhet deri dhe boshti i tokës
Si një i brishtë kristal.

Gjithçka mund të ndodhi. Mundet vdekja
Të më mbulojë dhe të më bëj të mbyll sy;
Por kurrë tek unë nuk mund të fiket
Flaka e dashurisë për ty.


RIMA I

Unë di një himn gjigant dhe të çuditshëm
që netëve të shpirtit lajmëron një agim,
dhe këto faqe të këtij himni janë
pranga që ajri i sorollat si hije pa clirim.

Do doja të shkruaja, për mua njeriun
Për të butin rebel, me gjuhët meskine të kota,
Me fjalë që ishin një herë e një kohë
Frymëmarrje dhe qeshje, ngjyra dhe nota.

Por e kotë është lufta; që nuk mund
O e ëmbla ime,tutje të burgos trishtimin tënd
E unë me duart e tua në të mijat
Në vesh me ngadalë të të këndoja një këngë.


Gustavo Adolfo Bécquer
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Zhgarravina te huaja!


Per nje shikim, nje boten
per nje buzeqeshje, nje qjell
per nje puthje , une nuk e di
cfare duhet te jepja per nje puthje.


Rima XI


E zjarrte jam, dhe brune,
une jam simbol per cdo pasion
me ankth ngazellimi m’eshte i mbushur shpirti;
Po ti, mua me kerkon?
Jo s’je ti, ty jo.

Balli im eshte i zbehte, gershetat e mia te arta;
per lumturine mund te te ngre pa fund shendet;
une ruaj nje visar embelsish te buta:
Mua me therret?
Jo, jo, nuk je ti.

Enderr jam, jam e pamundshmja,
jam vecse hije me lende nga mjegulla e drita;
jam eterore, jam e paprekshmja;
S’mund te te dua.
Oh eja, eja me mua!


G.A. Bécquer
 

Tuana

Nada é por acaso!
Staf në FV.AL
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Ne, që jemi duke jetuar fillimin e shpartallimit të qytetërimit njerëzor,
bëhemi merak të ndërrojmë letrën e murit
dhe të llakojmë mobiljet
ndërsa shtëpia shembet, ne bëjmë shamatë me rojen
dhe projekte për të përmirësuar (zbukuruar) bravat e dyerve
shtëpitë tona janë duke u shembur dhe ne bëhemi merak t’i zbukurojmë
sepse kafshët shtëpiake kanë nevojë për një mjedis të këndshëm.

© Carlo Bordini
 

Tuana

Nada é por acaso!
Staf në FV.AL
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Vetmia është si një shi
që vjen nga deti në të rënë të mbrëmjes,
nga fushat, që janë të largëta dhe të shpërndara
e shkon deri në qiell që gjithmonë e zotëron
dhe aty, nga qielli bie mbi qytet.
Ai bie në orë të njëjta e të mërzitshme
kur rrugët kthehen kah mëngjesi
dhe kur trupat që nuk janë gjetur mes vetit
shkëputen nga njëri-tjetri të lodhur e të trishtë
dhe kur njerëzit që urrehen
janë të detyruar të flenë bashkë në të njëjtin shtrat :
Atëherë vetmia shkon nëpër lumenj…

Rainer Maria Rilke
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Kur gjen shpirtin binjak, ndjen brenda vetes një ndjenjë paqe dhe mirëqenie... dhe ke përshtypjen se më në fund arrite në shtëpi.
Të duket sikur atë person e ke njohur gjithnjë, ndoshta edhe në një jetë tjetër, dhe ti e kupton se para tij nuk kishte asgjë, vetëm pritje për ta gjetur.
Dhe pasi jeni takuar, mund të mos e shohësh atë për një vit dhe kjo nuk do të ndryshonte asgjë mes jush, sepse e di që mund t'i besosh plotësisht, madje edhe pa unazë dhe pa martesë; e di që ai është njeriu yt, vetëm i yti ... përgjithmonë ...

Federica Bosco
 

Tuana

Nada é por acaso!
Staf në FV.AL
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Ai luante...
Kurse ajo e degjonte, pa ia shqitur syte. Muzika heshti, por ai vazhdoi te qendronte me koken ulur poshte, si te habitej dhe vete qe gjithçka kishte perfunduar. Dhe heshti. Heshtja zgjati dhe per njefare kohe. Ai sikur s'ishte aty dhe asaj ne ato çaste iu duk i paarritshem.

-Do ta tregoje dot kete muzike? - e pyeti ai,duke u kthyer.

-Ti mendon se muzika mund te tregohet?

-Une gjithmone ia tregoj vetes. Madje, edhe ne gjume...

-Vertet kerkon te ta tregoj? - e pyeti ajo. -Ate çka sapo degjova?

-Ajo ndezi cigaren, Mblodhi kembet dhe mbeshteti koken te gjunjet. Dhe nisi te tregonte... -Monolog i pazakonte i ndjenjave, ndoshta, dialog... Tingujt e larte depertojne ne zemer. Vidhen aty dhe e mbeshtjellin si me shall te ngrohte, si me nje gje te bute, dhe derdhen si lot ose si pika shiu. Ose , ndoshta, eshte mjegull... Provon vetmi, kur je me dike, por nuk e veren ate; gjithçka perreth eshte e muget, por ende s'eshte errur, nje lloj lageshtire vjeshte, ora para perendimit, kur ende nuk i ndezin dritat, pine çaj te nxehte dhe mbremja leshon gjume letargjik mbi gjithçka perreth. Pastaj papritur, pas çdo sekonde gjithçka ndryshon, behet krejt tjeter. Ndjenjat e zjarrta futen ne kontradikta, degjohet zhurma e qytetit,, rrapellima e rrotave te trenit. Une e gjej veten ne kete bote. Ndiej te ftohte, por dridhjet me reshtin. Mbetet malli dhe pasioni, gezimi, spontaniteti i deshires, puthjet e lageshta, ndjeshmeria, frymemarrja e nxituar, trokitjet e zemres, e dy zemrave... ja tek jane: ajo dhe ai... erresire, nate e vone, ata vrapojne dhe qeshin, shiu ua ka lagur rrobat dhe floket, ata diku fshihen, degjohen fershellimat e trenave, ata i kane fytyrat e laguar, edhe veshtrimet... papritur ndizet nje shkendije midis tyre, prekje, pasion, puthje, buze te lagura, ngerthim fatesh, mendime te ngaterruara dhe ndjenja edhe me te ngaterruara. Dhe bota, qe pulson me jete, e zgjuar nga pranvera, e dehur nga maji, vazhdon te jetoje, te vrapoje, te nxitoje me tej, teksa ata jane ketu edhe tani. Humbin, pa humbur gje nderkohe. Thjesht, shkrihen plotesisht ne kete çast tejet te shkurter...

(Janusz Wisniewski- Bikini)


 

cent

Banned
Titulli: Zhgarravina te huaja!

E tutto quello che devi fare è metterti le cuffie, sdraiarti e ascoltare il cd della tua vita, traccia dopo traccia, nessuna è andata persa. Tutte sono state vissute e tutte, in un modo o nell'altro, servono ad andare avanti. Non pentirti non giudicarti, sei quello che sei e non c'è niente di meglio al mondo. Pause, rewind, play e ancora, ancora, ancora. Non spegnere mai il tuo campionatore, continua a registrare e a mettere insieme nuovi suoni per riempire il caos che hai dentro, e se scenderà una lacrima quando lo ascolti, beh, non aver paura: è come la lacrima di un fan che ascolta la sua canzone preferita.
 

Tuana

Nada é por acaso!
Staf në FV.AL
Titulli: Zhgarravina te huaja!



Ti s'je Kështjellë e pamposhtur, je femër krenare,
e paaftë për urrejtje, e papërgatitur për dashuri
e lindur për të kryer mrekullira, të japësh jetë, të dhurosh ndjenja
të jesh Sunduese zemrash!
Duke mbetur nene, moter, engjell mbrojtes!
(Henry Cobo)....:)
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Në marrëdhënie me të tjerët, pyet gjithmonë veten a ia vlen.

A ia vlen t'i presësh, t'i kuptosh, të dëshifrosh heshtjet e tyre.
Të justifikosh sjelljet dhe largimet e tyre.
Pyet veten deri në çfarë pike je i gatshëm të durosh këto gjëra. Nuk hyn aspak sa e ke përzemër dikë.
Gjithçka e ka një kufi!

G. P. De Felice.
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Mendoj që jam dashuruar me ty!

Dua të vdes cdo ditë.
Të vdes për ty.
Të vdes nga një overdozë e ëmbelsisë tënde.
Të vdes nga informcioni i shumtë i marrë nga mesazhet e tua.
Të vdes nga i ftohti ndërkohë që qëndroj duke të shkruar deri në orën katër të natës dhe nga i nxehti kur lexoj atë që më shkruan ti.
Të vdes nga lumturia kur sytë e mi takojnë sytë e tu.
Thjesht të vdes.. në ngrohtësinë e frymemarrjes tënde.
Mendoj që jam dashuruar me ty!

Andrea Sparta
 

Tuana

Nada é por acaso!
Staf në FV.AL
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Përqafimi...

Ja, të marrim veten për shembull." Ti je unik "- tha nëna, dhe "Unë jam unike",por në qoftë se unë e ti jemi të përqafuar nuk je më vetëm dhe unë nuk jam më vetëm .
"Pra, më përqafo mua," -tha Ben duke shtrënguar nënën e tij.
Ajo e mbajti atë afër rreth vetes së saj. Ajo ndjeu zemrën e tij . Ben gjithashtu ndjeu zemrën e nënës së tij dhe e përqafoi fort.
"Tani nuk jam më vetëm"- mendoi ai, si nëna e përqafonte . "Tani unë nuk jam vetëm."
"Tani ata nuk janë më vetëm. "
"Shih," pëshpëriti mami,- Për këtë arsye u shpik "Përqafimi".
 

cent

Banned
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Une nuk i besoj rastesive. Nuk mund te jete nje rastesi qe duhet te njihja pikerisht ty, nuk mund te jete nje rastesi qe ti je i vetmi qe me kthen buzeqeshjen me dy fjale, nuk mund te jete nje rastesi qe te kerkoj kur ti zhdukesh, nuk mund te jete nje rastesi qe je gjate gjithe kohes ne koken time te vogel, ne zemer, ne shpirte, ne veshke, stomak, kocka, lekur, je brenda meje. Nuk mund te jete nje rastesi as ai momenti kur une mbyll syte dhe lutem te te shoh ne enderr. Nuk mund te jete nje rastesi as trupi im qe dridhet thjeshte kur te mendoj afer. Nuk mund te jete nje rastesi qe gjithcka e lidh me ty, nje kenge, nje moment romantik ne film, nje poezi, gjithcka. Kjo duhet te jete dashuri, kjo eshte dashuri.

 

Tuana

Nada é por acaso!
Staf në FV.AL
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Jam shumë e lumtur që jam e kuqja! Jam e zjarrtë, e fortë, e ndjej që bie në sy; që nuk mund të më rezistoni.
Nuk fshihem. Sipas meje, hijeshia nuk mund të shprehet me dobësi dhe përulje, por me vendosmëri dhe kemëbngulje. E vë veten në dukje. Nuk trembem nga ngjyrat e tjera, nga hijet, nga turma apo nga vetmia. Nuk ka lumturi më të madhe se sa kur pushtoj me zjarrin tim fitimtar sipërfaqen që po më pret! Aty ku unë lë gjurmë, sytë fitojnë shkëlqim, pasionet forcohen, vetullat ngrihen, të rrahurat e zemrës shtohen. Pa shihni sa bukur është të jetosh! Më vështroni mua; sa bukur është të shohësh. Të jetosh do të thotë të shohësh. Dukem kudo. Jeta fillon tek unë dhe mbaron tek unë, më besoni.


(Orhan Pamuk- Unë jam e kuqja)
 

MasteR

I'm offline
Pe: Zhgarravina te huaja!

Asnje kujtim, sot je pa emer. Ky vend i shkret, pse quhet zemer. Mos prit te qaj, ato qe kam kaluar, Nje ore mjafton, per te t'harruar.. -S"kam besuar se do te vrapoja, i lenduar rruges kur kendoja, Nuk te njoh jo sa shume ke ndryshuar, Te shtrengoj por sot me dhembin duart.. Jo nuk di te them a bem gabim, dua vetem ta kuptoj c'fare ndjej per ty sot, Jo un nuk pres nga ty asnje pendim, Pas nje ore do mesojm c'fare humbem un dhe ti..!!
 

Tuana

Nada é por acaso!
Staf në FV.AL
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Janë të vështira ato gra që kanë më tepër dashuri për të dhënë, por nuk ja dhurojnë gjithkujt.
Ato që flasin kur kanë diçka për të thënë.
Ato që kanë mësuar të mbrojnë veten dhe të tjerët.
Ato që kërkojnë gjithmonë dhe më tepër.
Janë gra të
vështira ato që dallojnë buzëqeshjen e njerëzve të mirë nga ata të këqinj.
Ato që nuk lodhen kurrë së kërkuari dikë që ja vlen, ata që kanë vlerë.
Janë gra të veshtira ato që ndiejnë dhimbjen e të tjerëve.
Ato që kanë shpirtin në afërsi të lëkurës.
Ato që shikojnë me mijëra sy të fshehur.
Ato që ëndërrojnë ngjyrat.
Janë gra të vështira ato që njohin njëra-tjetrën
Janë ato që kur jeta nuk ka asnjë shije, i japin shije vetë jetës!
|Mara Bagatella|
 
Top