Zhurma, jo vetëm bezdi por edhe një kërcënim i padukshëm për shëndetin!

tinnitis_750.jpg
Zhurmat nuk janë vetëm të bezdisshme, por ato edhe të dëmshme për shëndetin dhe ekosistemet. Zhurmat që perceptohen si shqetësuese, si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë natës, janë një faktor stresi. Nëse je vazhdimisht në një ambient të zhurmshëm, qoftë nga trafiku, nga treni që kalon, nga njerëzit e ulur në lokalin poshtë apartamentit, apo nga avioni që ngrihet, trupi është nën stres të vazhdueshëm. Vetëm në Evropë, të paktën 20 për qind e popullsisë aktualisht është e ekspozuar ndaj zhurmës së rrugës që mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre, thote DË. Zhurma e tepërt mund të çojë në sëmundje metabolike, presion të lartë të gjakut, diabet apo edhe atak në zemër. 48 000 raste të sëmundjeve të zemrës dhe 12 000
vdekje të parakohshme i atribuohen niveleve të larta të vazhdueshme të zhurmës çdo vit.



Zhurmat ekstreme janë të pranishme në të gjitha qytetet kryesore, nga Londra e deri në Dhaka, Algjer, Barcelonë ose Berlin. Në Nju Jork, për shembull, 90 për qind e përdoruesve të transportit publik janë të ekspozuar ndaj niveleve të zhurmës që tejkalojnë kufijtë e ekspozimit, gjë që mund të rezultojë në dëmtime të pakthyeshme të dëgjimit.

Dhe të varfërit janë ata që jetojnë me më shumë zhurmë. Në Hong Kong dhe në qytetet kryesore anembanë botës, grupet e margjinalizuara në veçanti janë më të rrezikuar ndaj ekspozimit të zhurmës ekstreme.

Për Thomas Myck-un, ekspert i zhurmës në Agjencinë Federale të Mjedisit (UBA) në Gjermani, ndotja akustike është ekzemplar i padrejtësisë mjedisore. “Nëse një apartament ose shtëpi është në një rrugë kryesore, qiraja është më e ulët. Kjo do të thotë se njerëzit që nuk kanë shumë të ardhura, jetojnë në rrugë të zhurmshme.” Sipas një raporti të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNEP), problemi mund të frenohet me më shumë pemë, shkurre dhe gjelbërim në qytete. Ato shpërndajnë dhe mbysin zhurmën duke kontribuar në një klimë dhe peizazh më të mirë të qytetit.

bordo.al
 
Fiks. E urrej zhurmën, edhe ato të lehtat si ventilatori i kuzhinës, ajo e freskut, zhurma e frigoriferit 🤷
Imagjino ato më të rëndat 🤷
 
Top