Zhvirgjërimi i besnikërisë

AnaVie

Undisputed woman
Dashuria në kohërat e kolerës është njëra nga kryeveprat e Marquezit, ku trajtohet dashuria e pashpërblyer me pritje prej gjysmëshekulli. Duke mos u mjaftuar me kaq, autori na rrëfen edhe një mori peripecish me të cilat do të ndeshen kryepersonazhet brenda këtij romani.
4A358CF4-8681-4765-B0F0-6259B534F4E4.jpeg


(G. G. MARQUEZ: Dashuria në kohërat e kolerës, Onufri, Tiranë, Përktheu Mira Meksi)

Shkruan Gentiana Softolli

1. Autori.
Gabriel García Màrquez (1927-2014) shkrimtar kolumbian, vitet e para të jetës së tij i kaloi në gjendje jo të mirë financiare, duke qenë shumë i lidhur me gjyshërit e tij, vdekja e tyre ndikoi rëndë në gjendjen e tij shpirtërore. Në moshën 20 – vjeçare filloi studimet për drejtësi në “Bogotá”, por që nuk i përfundoi, sepse ishte i mahnitur nga letërsia dhe, kështu, braktisi studimet për t’u marrë me letërsi. Kur kishte shkruar romanin “Gjethurinat” nga përgjigja që kishte marrë ndër të tjera shkruhej mund të merreni me çdo gjë përveç se me letërsi. Gjatë jetës së tij bëri punë të ndryshme si: gazetar, redaktor e reporter në gazeta të ndryshme. U martua me Mercedes Barca, me të cilën pati dy fëmijë. Çmimin e parë e fitoi në një konkurs në vitin 1955 me tregimin “Dita pas sështunës”. Më 1967 realizoi kryeveprën e krijimtarisë së tij “Njëqind vjet vetmi”, ndërsa më 1982 u vlerësua me çmimin Nobel për Letërsi. Është njëri ndër shkrimtarët më të përkthyer dhe njihet si rrëfimtar i vetmisë. Marquezi shkroi edhe shumë vepra të cilat padyshim që përbëjnë një pjesë mjaft të rëndësishme të Letërsisë Botërore si: “Dashuri në kohërat e kolerës”, “Vjeshta e patriarkut”, “Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar”, “Të jetosh për të treguar”, “Kujtim kurvash të trishta” etj.

2. Romani

Dashuria në kohërat e kolerës është njëra nga kryeveprat e Marquezit, ku trajtohet dashuria e pashpërblyer me pritje prej gjysmëshekulli. Duke mos u mjaftuar me kaq, autori na rrëfen edhe një mori peripecish me të cilat do të ndeshen kryepersonazhet brenda këtij romani. Me kryqëzimet e fateve të protagonistëve, dramaticitetin dhe tensionin, autori arrin që ta shpie lexuesin brenda skenës ku po zhvillohet ngjarja, duke e bërë atë një lloj protagonisti të heshtur, i cili e përcjell me kureshtje çdo hap të lojës, ndonëse ai vetë nuk është lojtar dhe me padurim e pret hapin e radhës. Rrëfimi fillon me shprehjen “Ishte e pashmangshme”, edhe pse në fillim nuk është se na duket të ketë qenë e pashmangshme, mirëpo gjatë rrjedhës së ngjarjeve fillon të bëhet e pashmangshme shkëputja me romanin pa i dalë në fund leximit të tij.

3. Dashuri platonike.

Narratori brenda këtij romani është i gjithëdijshëm, i cili me përshkrimin e detajuar na rrëfen për dashurinë platonike të Fermina Dazas dhe Florentino Arzias, martesën me Juvenal Urbinon, doktorin më në zë të qytetit, aventurat e Florentinos me femra të ndryshme, pasurinë e paligjshme dhe kumarin e Lorenzo Dazas (babai i Ferminas) dhe shumë storje të ndryshme për personazhe dytësore të cilat na paraqiten si të ndërfutura në roman, mirëpo që plotësojnë dhe i japin ngjyrim artistik rrëfimit.

Në kuadër të këtij rrëfimi arrijmë të vërejmë se si autori edhe lexuesin në periudha kohore, duke dhënë detaje nga më të ndryshmet për personazhe dhe duke e plotësuar gjithnjë e më shumë mozaikun e ngjarjeve. Së këndejmi kuptojmë që, sa i përket strukturës rrëfimore, ky roman është introspektiv dhe retrospektiv në të njëjtën kohë, duke hetuar kështu edhe përdorimet e analeksës dhe proleksës përkrah njëra-tjetrës.

Tradhti dhe besnikëri

Kodi tematik i këtij romani na ofrohet që në titull dhe nuk do shumë mend që të kuptohet se rrëfimi i Marquezit kësaj radhe flet për një dashuri në kohë pandemie. Fraza e cila pohon se “ku ka dashuri ka edhe tradhti” gjen zbatim në romanin e Marquezit ku rrëfehet se herët apo vonë bashkëshortëve do iu duhet të përballen me tundimin për t’i qëndruar besnik martesës. Kur jemi te besnikëria ndër më interesantet na del ajo e Florentinos, i cili betohet se nuk do të martohet me asnjë femër përveç Fermina Dazas, po që nuk rresht së bëri dashuri me femra të tjera derisa i del emri si një i përdalë që bën dashuri në zyrë të punës me çdo lloj femrash. Që nga “zhvirgjërimi” i tij që ndodh në një anije e deri pas pesëdhjetë vjetëve, ku do t’i shpall sërish dashurinë Ferminas, ai do të ketë mbushur rreth njëzet e pesë fletore me gjashtëqind e njëzet e dy regjistrime lidhjesh dashurie që dalin si emblemë e besnikërisë tij.

4. Pesëdhjetë vjet, nëntë muaj e katër ditë

Fabula e këtij romani trajton kryqëzimet e fatit të tre personazheve kryesore. Kemi dashurinë e Ferminas me Florentinon, dashuri kjo e cila na del si një lloj fiksioni adoleshent ku Florentino krijon per Ferminan. Lidhja e tyre zhvillohet në saje të letrave dhe pusullave të dashurisë të shkruara me pasion nga protagonistët. Si pengesë për dashurinë e tyre është Lorenzo (babai i Ferminas), i cili nuk e miraton dashurinë e tyre dhe rrjedhimisht i vetmi opsion për ta ndaluar të bijën e tij kryeneçe është ta largojë nga aty, kështu edhe vepron. Fermina kalon sfida e aventura nga më të ndryshmet në udhëtim, formësohet goxha si personalitet duke i fituar tiparet tipike të një gruaje. Ajo kthehet sërish në qytet, por, jo për t’u bashkuar me Florentinon, por për t’u martuar me doktor Juvenal Urbinon. Martesa e tyre mund të mbështetej në lloj-lloj interesash, përveçse në dashuri, ata të dy bënin një jetë e cila lakmohej nga të gjithë por vetëm ata e ndjenin boshllëkun dhe mungesën e dashurisë që po e kryesonte në jetën e tyre. Gjithsesi, Fermina i qëndroi besnik bashkëshortit të saj deri në frymën e tij të fundit duke mos e tradhtuar asnjëherë dhe duke u kujdesur për çdo detaj brenda shtëpisë në të cilën ishte ndjerë përherë si e huaj. Jeta e saj pëson një kthesë në momentin kur vdes i shoqi dhe në varrimin e tij shfaqet Florentino që t’i shprehë edhe një herë dashurinë e tij, kishte pritur plot pesëdhjetë vjet për ta ndërmarrë këtë vendim. Rrjedha e ngjarjeve shkon në atë anë sa ata pas pak kohësh bëhen miq goxha të mirë duke kaluar pasditet së bashku e pastaj edhe duke u bërë dashnorë, ndonëse me vonesë, por sërish thonë më mirë vonë se kurrë.

Përfundim
Përtej përjetimeve dhe përshkrimeve arrijmë të shohim se në jetë asgjë nuk është e sigurt paralelisht më atë se asgjë nuk është e pamundur. Dashuria është ajo që triumfon gjithmonë dhe me anë të penës së tij magjike Marquezi ka bërë që romani i tij “Dashuria në kohërat e kolerës” të cilësohet si një ndër romanet më të dashura për lexuesit dhe njëkohësisht duke iu dhuruar atyre një perlë nga ato të tij. (Autorja është studente e vitit të dytë në Fakultetin e Filologjisë, dega e Gjuhës shqipe)/ KultPlus.com
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Edhe filmi eshte i realizuar bukur. Meqe ma kujtuat duhet ta rishoh. :)
 
Top