• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zjarret në Australi/ Ekspertët paralajmërojnë pasoja katastrofike për botën

Zjarret në Australi/ Ekspertët paralajmërojnë pasoja katastrofike për botën
1579009820993.png

Rritja e temperaturës mesatare në Australi është rreth 1.4 gradë celcius mbi nivelet para industriale, para sezonit të zjarreve të këtij viti, çka tregon një ritëm më të shpejtë të ngrohjes se mesatarja globale prej 1.1 gradësh celcius.

Shkencëtarët paralajmërojnë se përtej një rritjeje prej 2 gradësh, pasojat e klimës do të bëhen katastrofike dhe të pakthyeshme ndërkohë që angazhimet globale për reduktimin e emetimit të gazrave që shkaktojnë efektin serë, sipas marrëveshjes së Parisit, vlerësohet se e vendosin botën në trajektoren e një ngrohjeje prej 3 gradësh celcius.

Ngrohja globale ka çuar në një rritje të frekuencës dhe egërsisë së kushteve të motit që favorizojnë zjarret në të gjithë botën, thuhet në një përmbledhje të 57 kërkimeve shkencore të kohëve të fundit por njerëzit e kanë moderuar pakëz mënyrën se si ky rrezik përkthehet në zjarre. Menaxhimi i tokës ka reduktuar rënien e zjarreve në shkallë globale.
©Copyright Gazeta SHQIP
 

Komentet

Top