Zyrtare/ Anulohet takimi i 27 qershorit në Uashington

ɒlɿɒM

ƨiɿɘnɘǫ iuƨ
Themelues
Dështon takimi i Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë e me ndërmjetësimin e të ngarkuarit amerikan për dialogun, Richard Grenell. Ky i fundit ka deklaruar se do të caktohet një datë tjetër për mbajtjen e takimit në Uashington.

Avdullah Hoti anulon vizitën
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin me palën serbe, që ishte planifikuar të mbahet në Shtëpinë e Bardhë këtë të shtunë me 27 qershor, duke bërë që të dështojë takimi.

Ky takim ishte organizuar nga i ngarkuari amerikan për dialogun Kosovë-Serbisë, Richard Grenell. Sipas kryeministrit Hoti, arsyeja e anulimit të vizitës së tij në SHBA, është situata e krijuar pas njoftimit për aktakuzë nga Prokuroria e Specializuar me seli në Hagë, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë, si rezultat i aktakuzës së paraqitur nga Prokuroria e Specializuar, unë duhet të kthehem në vendin tim për t’u marrë me situatën. E njoftova ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi kryeministri Hoti në profilin e tij social. Sot kryeministri Hoti para së të udhëtonte për në SHBA-së, kishte planifikuar të takohej në Bruksel me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, dhe zyrtarë të tjerë evropianë.

Thaçi ndërpreu udhëtimin
Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërpreu udhëtimin e tij për në SHBA-së, menjëherë pasi Prokuroria Speciale njoftoi për paraqitjen e aktakuzave ndaj tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Vetë Grenell me 24 qershor, pas anulimit të udhëtimit të Thaçit për në SHBA, tha se ai e respekton vendimin e presidentit. Por theksoi se takimi do të mbahet dhe se në Uashington e mirëpret kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Vendimin e kryeministrit Hoti që të anulojë vizitën e tij për në SHBA, ku do të takohej me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë, e mbështeti kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, partia e të cilit udhëheq me qeverinë. “Për në Uashington u nis delegacioni shtetëror i Kosovës me vullnetin më të mirë. Por u nda përgjysmë sa ishte në aeroplan”, shkruan Mustafa në Facebook.

“Në Uashington shkohet me përkrahje të partive të koalicionit dhe të opozitës, sikurse edhe të të gjitha institucioneve shtetërore, jo vetëm me bindjen se kush duhet t’i prijë delegacionit. Është e mjerueshme të mendohet e të shkruhet se z. Hoti si kryeministër e ka tani shansin të shkojë e t’i prijë delegacionit, pasi tani nuk është Thaçi për shkak të Gjykatës Speciale. Nuk kemi të bëjmë me z. Thaçi dhe z. Hoti, por kemi të bëjmë me shtetin e Kosovës”, shkruan Mustafa.

Sipast tij, “Bashkëpunimi ynë me SHBA-të dhe BE nuk mund dhe nuk duhet të lidhet me proceset dhe procedurat e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale”. Mustafa pohon se pala kosovare në situatën e krijuar duhet të ulet së bashku dhe të koordinohet mes vete.

Ky vendim bën që takimi i të shtunës tashmë të konsiderohet i dështuar. Richard Grenell ka deklaruar këtë të enjte se do të caktohet një datë tjetër takimi mes palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Pala kosovare duhet të koordinohet
“Para se të takohemi me Vuçiqin, nevojitet të takohemi edhe një herë mes veti, të ulemi të gjithë bashkë e të bisedojmë, të gjejmë rrugë dhe zgjidhje të qëndrueshme. Të sigurojmë funksionimin e të gjitha institucioneve shtetërore, sepse pa funksionimin normal te tyre, është iluzore se mund të ecet me marrëveshje”, pohon Isa Mustafa.

Të merkurën me (24.06), Zyra e Prokurorit të Specializuar, u dërgoi Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat edhe vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Akuzat e Prokurorisë ende nuk janë konfirmuar
Mirëpo kjo aktakuzë duhet të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake, i cili ka afat deri në muajin tetor, ta konfirmojë apo ta hedhë poshtë atë. Kryetari i PDK-se Kadri Veseli, gjatë një konference për medie, i ka quajtur “politike dhe të pabazuara pretendimet e prokurorit të Prokurorisë Speciale, ndërsa, e ka cilësuar “veprim të paprecedent, pse prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon”.

“Në këtë deklaratë, prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara. Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Një tjetër shqetësim është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike. Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi”, tha Kadri Veseli.

Qeveria e Republikës që udhëhiqet nga kryeministri Avdullah Hoti, konsideron se “askush nuk mund cilësohet fajtor pa vendim përfundimtar të gjykatës”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët të tregojnë qetësi. Qeveria beson se lufta e popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare dhe, si e tillë, do të mbetet si një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së vendit”, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës./ DW
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Themelues
Edhe pse nuk kam ase me te voglen simpati per Thaqin e Veselin.kjo eshte nje politik e europes kunder Amerikes.te gjykohet ushtari qe mbrojti pragun e shpis..e jo ai se beri masaker kjo eshte kulmi.
 
Baboon

FALEMINDERIT!
Po normal ne kurrë s'kemi ditur me u sjellë si fitimtarë, (edhe ktu në Shqipni) ndaj ndodhin kshu gjonash. Vihet në dyshim kush vrau kë, edhe të imagjinosh sa pak kohë ka që ndodhi e gjitha....
 
ForumiVirtualJR

Anëtar i ri
Karma is a bitch.

Ja ngule thiken Albinit mbas shpine, ta ngulen dhe ty o Thac.
Jep doreheqjen tani dhe ik pirdhu bashke me at lopcarin tjeter Ramushin se sjeni per politike ju, dhe as per marreveshje qe mbron interesat e shqiptarve te Kosoves.

Ps. Nje zot e di se cfare marreveshje ka qene kurdis ne Amerike qe BE t'fuse gjykaten speciale si preteks per ta anullu ket takim ?.
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Themelues
Karma is a bitch.

Ja ngule thiken Albinit mbas shpine, ta ngulen dhe ty o Thac.
Jep doreheqjen tani dhe ik pirdhu bashke me at lopcarin tjeter Ramushin se sjeni per politike ju, dhe as marreveshje qe mbron interesat e shqiptarve te Kosoves.

Ps. Nje zot e di se cfare marreveshje ka qene kurdis ne Amerike qe BE t'fuse gjykaten speciale si preteks per ta anullu ket takim ?.
Populli eshte me Albinin..po problem edhte qe mos te njolloset Uck-a sepse ftesa eshta per si ushtar te Uck-s e jo si lider politik..
Ps..Ramushi eshte vegel ne dore te thaqit.
 
ɒlɿɒM

ƨiɿɘnɘǫ iuƨ
Themelues
Karma is a bitch.

Ja ngule thiken Albinit mbas shpine, ta ngulen dhe ty o Thac.
Jep doreheqjen tani dhe ik pirdhu bashke me at lopcarin tjeter Ramushin se sjeni per politike ju, dhe as per marreveshje qe mbron interesat e shqiptarve te Kosoves.

Ps. Nje zot e di se cfare marreveshje ka qene kurdis ne Amerike qe BE t'fuse gjykaten speciale si preteks per ta anullu ket takim ?.
My supersmart bro ?

Ath si e shoh une ket ngjarje sigurisht dhe me avujt e veres ne koke lool

Mua marveshja e dates 27.6 me kujton ate te Londres ne 1913 por ndryshimi eshte qe ndodhin ne kohe tjeter ne kushte te tjera por qellimi mbetet i njejte.Pra fati i territorit shqiptar mbetet serish ne udhekryq fatkeqsisht, padrejtesi tjeter nga BE ndaj shqiptareve.

Kjo ndodh gkithmone kur shtetet e medha(USA BE RUSI alias Serbi) lozin poker spiunash me fatet e shqiptareve per hegjemoni, pikerisht tani del Asi ai i presionit te Hages. F*ck them!
 
Tashi ke fol Tamon si

Screenshot_20200625-213622~2.png

Hajt Gëzuar.
 
ForumiVirtualJR

Anëtar i ri
Populli eshte me Albinin..po problem edhte qe mos te njolloset Uck-a sepse ftesa eshta per si ushtar te Uck-s e jo si lider politik..
Ps..Ramushi eshte vegel ne dore te thaqit.

UÇK ska pse njolloset sepse eshte e provuar boterisht qe ka bere lufte difensive per te mbrojt trojet e veta nga nje agresor qe ka bere genocid duke vrare 13 mije shqiptar kur nder to kane qene 1800 e kusur fmije, te filmuara dhe dokumentuara.

Faji i Shqiptarve te Kosoves ishte qe marreveshjen e rambujese e bene me bythe (i themi ne te Shqiperise) dhe priten 10 vjet per t'shpall pavarsine me nje flamur dhe kushtetute te sajume nga nderkombetaret dhe me privilegje pa fund per shkijet e Kosoves, kur ne fakt hekuri duhej te rrihej sa ishte i nxehte.

Paaftesia jone ne te berit politike eshte shume e qarte dhe reflekton ne arritjet e dy shteteve tona. Turp me t'madh nuk ka.
 
Po pse ju be ftes pra!sa komandanti serb akoma shetit i lir..se i ka duart me gjak shqiptari..e gjykata i ngrit aktakuze Thaqit gjoja per vrasje te serbve te pa fajshem!!po kjo nuk do koment se po luhet loj politike mes shteteve te medha.e viktima duhet te jet uck.me patjeter...
Nje gje eshte e qart..se aqe dobi sa beri europa per kosoven ne luften e fundit po aqe shtrejt po i kushton.
.kosova eshte vegel ne doren europes..eshte ber shtet kukull.

ps..flamuri nuk eshte veshtir te ndryshohet..pastaj ne kemi shqipen .kujt i behet von per tjeter.
 
ForumiVirtualJR

Anëtar i ri
My supersmart bro ?

Ath si e shoh une ket ngjarje sigurisht dhe me avujt e veres ne koke lool

Mua marveshja e dates 27.6 me kujton ate te Londres ne 1913 por ndryshimi eshte qe ndodhin ne kohe tjeter ne kushte te tjera por qellimi mbetet i njejte.Pra fati i territorit shqiptar mbetet serish ne udhekryq fatkeqsisht, padrejtesi tjeter nga BE ndaj shqiptareve.

Kjo ndodh gkithmone kur shtetet e medha(USA BE RUSI alias Serbi) lozin poker spiunash me fatet e shqiptareve per hegjemoni, pikerisht tani del Asi ai i presionit te Hages. F*ck them!

Kjo levizja e fundit me gjykaten speciale te Hages ishte skandaloze i her. Nderhyrje e paster e BE ne nje organ qe supozohet te jete i pavarur.

Dhe ne presim qe kta evropianet dhe amerikanet te na bejne reformen ne drejtesi ?‍♂️
Kto t'bejne diktim lol

Apo si kane dhe dosjet e gjithe politikanve tane ku nepermjet gjygjsorit ne te ardhmen i komandojne si tu doje qefi per axhendat e tyre personale.
 
E thashe dhe mesiper eshte serish padrejtesi e kurves Europe.

Amerika ka investu shume tek shqiptaret ska interes hapa mbrapa.

Si dhe po bro ti e di me mire se une ate punen e dosjeve meqe ke me shume info ;)
 
ForumiVirtualJR

Anëtar i ri
E thashe dhe mesiper eshte serish padrejtesi e kurves Europe.

Amerika ka investu shume tek shqiptaret ska interes hapa mbrapa.

Si dhe po bro ti e di me mire se une ate punen e dosjeve meqe ke me shume info ;)

Amerika ka investu, por Trumpin e shoh out fare per Kosoven, rrezik sa here qe ja permendin duhet tja tregojne me gisht n'harte se ku ndodhet Kosova lol

Trump do pranonte cdo lloj deali qe do knaqte dhe Ruset, dhe kjo eshte problem per ne.

Te ishin Klintonet kam pershtypjen e kishin zgjidh me kohe kte pune (edhe pse sjam fans i tyre).
 
Darius

DENY IGNORANCE
Nuk mund te them qe eshte nje politikan i mirefillte. Nen drejtimin e tij nuk ka shkelqyer ne sferen ekonomike por ne arenen nderkombetare dhe mbi te gjitha, kurre nuk ka bere pazar mbi interesat e Kosoves, gje qe e paguajti me doreheqje apo akuza filoserbe Hagiste.
 
Hey Darius ti je mo ca e ke ket user se ste shko fare

Ishe me mire me keto nicknames latine ?

Trump eshte 1 idiot profesionist ne gjithe historine e presidences amerikane. Shyqyr e pak muaj eshte dhe do thyej qafen.
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nje tjeter loje nga lojerat e shumta qe jane bere cdo here me popullin shqiptar. E ne si zakonisht qeveri kukull, sjemi te zot ta ngrehim zerin por ca thone te tjeret, Amin.
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Mbreme po ndjekja ca analista.ne lidhje me kete ceshtje.
Ah shqiperi e mjere,per disaten here ta coptuan shpirtin padrejtesisht.
 
Top