Adhuroni macet? Ja çfarë race të mbani sipas shenjës tuaj astrologjike

Jetmira

🎧🎵💙

Keni menduar përherë të ringjalleni si mace që gjithë ditën të shtriheni, të gërhisni e të përkëdheleni? Zbuloni cila racë ju përshtatet me shenjën tuaj astrologjike.

Dashi: Sphynx. Macja pa qime është padyshim një nga më të çuditshmet. Ajo është e thjeshtë e pavarësisht pamjes është e afërt dhe adhuron përkëdheljet.

Demi: Chartreux. Më sytë e artë, kjo mace nuk lë asnjë indiferent. Mjafte rafinuar me sjelljen, ajo do shumë përkujdes dhe vëmendje. Një tjetër veçanti e saj është pavarësia.

Binjakët: Ragdoll. Një topth i vërtetë me qime, kjo mace është shumë e përshtatshme për ambiente të brendshme dhe kalon gjithë kohën duke fjetur ne divan. Ajo është shumë e dashur dhe nuk ju ndahet asnjë cast të zotëve.

Gaforrja: Main Coon. Kjo padiskutim që është macja më kryelartë. Madhësia që ka imponon respekt dhe prezenca jep siguri.


Luani: Siamez. I quajtur ndryshe dhe Princi i maceve, ai është elegant dhe plot klas. Gjithsesi duhet bërë kujdes se[se prapa pamjes së bukur fsheh inteligjencën dhe ka karakter të fortë.

Virgjëresha: Macja orientale. Ajo ngjan me Siamezin, por ka më shumë ngjyra. Sjelljen e kanë të njëjtë, por është here e adhurueshme e herë pak më kapricoze. Humori ju ndryshon shpesh.

Peshorja: Persiane. Sa e bukur aq edhe ledhatuese, kjo mace është idealja pasi nuk sjell asnjëherë probleme.

Akrepi: E shenjta e Birmanisë. Gjysmë Persiane e gjysmë Siameze, kjo mace është hibridja e vërtetë. E qetë dhe e butë, ajo është edhe besnikë dhe e dashur. Pika e dobët? Turpi.


Shigjetari: Savannah. E krijuar nga kryqëzimi me një mace të egër nga Savana, kjo mace ka një qime të veçantë. Pavarësisht origjinës ajo është mjaft sociale dhe e përshtatshme me çdo ambient.

Bricjapi: Bengal. Kjo mace është shoqëruese shume e mirë dhe adhuron të luajë dhe të kalojë kohë me familjarët.

Ujori: British Shorthair. Me origjinë nga Mbretëria e Madhe, kjo mace qimeshkurtër është rrumbullake, e butë dhe adhuron të përkëdhelet.

Peshqit: Siberiane. Kjo mace është serioze dhe për t’u përkujdesur për të duhet pak durim.
 
Top