Albin Kurti Kryeminister

Soulmind

oNcE...
Tung njeri!

Meqe nuk pashe asnje teme per zgjedhjet e Kosoves dhe jam me cel, pra nuk sjell dot ndonje lajm e hapa si teme modeste per te dhene mendimin tone mbi zgjedhjet, ecurine, sa e i ndjekim dhe ke kishim te preferuar.
:)
Po sjell ca gjera qe me kane mbet ne mendje lart e poshte sa per ngacmim debati:

1. Momentalisht mu kujtua Endri Shabani ku nder te tjera thoshte: Para 30 vitesh donim ta benim Shqiperine si Europa, sot pas 30 vitesh nuk jemi dot as si Kosova!😅
2. Nje figure e Kosoves(s'ja maj men emrin): "Sot eshte Shqiperia qe do me ju bashkangjit Kosoves" 😅
3. Albini ne pyetje nese do kemi 1 shtet thote: "se do vazhdoje bashkepunimi me Shqiperine. Ne jemi 2 shtete te ndryshme dhe secili ne rruge te vet." A di gje njeri a ka pas ne axhende Albini per bashkim trojesh para zgjedhjeve?!

Shoh 1 fryme pozitive tek miqt e mi nga Kosova. A thoni se VV eshte forca e duhur politike per ta cuar para Kosoven??

etj etj..
ika bye :)
 
Barnaba

Antarë i Respektuar
@Soulmind, perqendroje biseden ne nje ceshtje/aspekt te caktuar. Me siper ke tema te ndryshme... Bisedat politike - si ato shkencore - kerkojn disipline ne drejtim.

Per mendimin tim, Levizja Vetevendosje eshte pertej cdo dyshimi forca politike me premtuese ne Kosove. Ajo mori diku reth 26% te votave - cdo gje varet nga LDK-ja... Por prisni, sepse ende nuk eshte formuar koalicioni qeverises... eshte mjaft e nderlikuar situata. Deri tani tendencat e partive politike ne Kosove kane qene te formojn CDO LLOJ aleance perpos me VV-ne, dhe frikesohem se mund te ndodhi perseri.
 
JordanBelfort11

I am watching you!
Ne kendveshtrimin tim ishin zgjedhje te mira ne pergjithesi,por kam frike nga prapaskenat...
Besoj se fitoj forca politike qe e meritonte dje qe duhej ta fitonte...
Por dicka nuk me pelqeu,nxitimi i liderve politik per te pranu rezultatin pa mbaru numerimi (per tu duk si lider perendimor dhe demokrarik) ,ndersa tani si kerpurdha pas shiut po nxjerrin koken dhe po kontestojne...
Gjithsesi,kam besim se Albin Kurti eshte personi qe mund te coje para Kosoven. 😊
 
Tiku

Fire on Ice...
Staff member
Zgjedhjet ishin vertet pozitive per Kosoven dhe treguan pjekuri politike. Albini ka luftuar fort ne opozite dhe kjo i solli edhe rezultatin.
Mos harrojme se tezat e tij ne kete fushate kane qene nje komb dhe bashkim kombetar, dhe kjo i dha edhe terren ne fushate, njekohesisht premtoi se nuk do pranonte asnje marreveshje te arritur ne kurriz te Kosoves dhe do i c'bente ato.
Premtoi edhe pergjegjesi penale per cdo individ qe ka demtuar Kosoven duke firmosur keto marreveshje, vlen te thekson Marreveshjen e Associmit te Komunave dhe Kufirit me Malin e Zi.
Te shohim se cdo beje me keto dy pika sepse kam opinion ndryshe.
Kendveshtrimi im, Albini nuk do munde te beje asgje nga c'ka premtuar sepse e ka te pamundur ne rradhe te pare, dhe ne radhe te dyte partia VV per mendimin tim ka nje pekt fetar te veshur dhe mund te forcoje ndikimet fetare edhe me shume ne Kosove.
Gjithsesi me pelqen ta shoh me syrin e ndryshimit dhe mbase do beje me te miren per ate vend.
Kosova nuk mun dte ece para pa Shqiperine dhe kjo duhet te jete beteja kryesore e cdo politikani ngate dyja vendet shqiptare qe keto vende te bashkohen formalisht duke u bere fuqi rajonale, te tjerat s'pijne uje.
 
Barnaba

Antarë i Respektuar
Ky proces zgjedhor la nje pershtypje te mire ne gjithe hapesiren Shqiptare thjesht per faktin se votat u numeruan shpejt, dhe u shoqerua me nje qetesi te admirueshme. Poashtu pranimi i shpejt i humbjes nga partia ne pushtet, pra nga PDK, u duk si gjest i adhurueshem. Me kete te fundit ekzagjerohet shume sepse PDK s'kishte cfar te kontestonte - ishte vite drite larg fitores!

Patjeter qe keto gjera me gezojn. Per mua Kosova eshte thjesht Shqiperia Verilindore... arritjet e saj jane arritje qe duhet te gezojn gjithe kombin.

Tani, kjo ceshtja e krahasimeve me zgjedhjet ne Shqiperi eshte SHUME e nxituar, ne shume aspekte. Qetesia nuk eshte ndonje arritje kolosale! Ende s'kemi nje fitore te mirefillte. Me kete dua te them qe LVV nuk ka fituar bindshem! Nese LDK nuk pranon koalicion, atehere s'mund te quhet fitore sepse LVV nuk krijon dote qeveri me 26%.

Nese LDK pranon koalicion, atehere LVV do detyrohet t'i vij mbas qejfit gardes se vjeter te LDK-se (Isa Mustafa me shoke) ashtu sic detyrohej Rama te bente me Ilir Meten kur bashkeqeverisnin. Nese arrihet, do jete padyshim nje qeveri me e afte se te gjitha qeverite para-ardhese, por gjithsesi eshte koalicion me partine e dikujt qe ka rreth 70 dosje ne prokurori (Isa)... Reformen ne drejtesi do e kete pak te veshtire me aleat te atille!

Ndersa Tirana mund te kete pasur probleme zgjedhore, por PS e Rames ka arritur me shume se LVV. Une cuditem me kedo qe nenvlereson arritjet e reformes ne drejtesi, ashtu sic nenvleresojn sfidat gjigande me te cilat eshte perballur PS (Saliu e la te ne buze te humneres Shqiperine ne 2013).
 
Last edited:

Barnaba

Antarë i Respektuar
Edhe dicka tjeter: kush eshte ky Endri Shabani qe e citoni sikur te ishte ndonje mendje e ndritur?!

Sot i'a degjova emrin per here te pare. Sapo i hodha nje sy nje interviste te tij nga ky vit. S'pata durim t'a degjoja per me shume se 2 minuta se filloi te shfajsonte PD-ne, dhe te fajsonte PS-ne, per huliganizmin e protestave qe ndodhen para disa muajsh...
 
Tiku

Fire on Ice...
Staff member
Ndersa Tirana mund te kete pasur probleme zgjedhore, por PS e Rames ka arritur me shume se LVV. Une cuditem me kedo qe nenvlereson arritjet e reformes ne drejtesi, ashtu sic nenvleresojn sfidat gjigande me te cilat eshte perballur PS (Saliu e la te ne buze te humneres Shqiperine ne 2013).
Nuk e di se cfare arritjesh quan ti me reformen ne drejtesi sepse une e quaj te deshtuar qe ne fillimet e saj. Reforma per drejtesi u perdor si sebep per te pastruar ca persona qe nuk i donin dhe per te lene personat me te implikuar ne skandale e rryshfete ne pushtet dhe ne poste drejtuese bilemi.
Kjo reforme sherbeu per nje gje, thjesht u forcua pushteti i Ramazaonit dhe kaq.

Kosova aq sa ka bere ka bere shume perparime por ama edhe aspekti i ligjit me duket se atje eshte me i forte se ne Shqiperi. Isa mund te kete dosje por ato dosje ndoshta nuk kane provuar implikim e tij perderisa nuk kane shkuar ne gjykim keshtu qe sic eshte dhe parimi baze i drejtesise,: "cdo dyshim i arsyeshem shkon ne favor te te dyshuarit". :)
 
Reforma ne drejtesi eshte reforma me e madhe qe ka bere Shqiperia ne 30 vitet e fundit (me ndikimin e madh te nderkombetareve,pa diskutim) dhe sapo te formohen institucionet e reja te drejtesise do te shifen edhe frytet e saj..
Shteti ne Shqiperi po ngrihet,ndoshta me ritme te avashta por po ngrihet...
Sa per krahasimin me sistemin politik ne kosove une mendoj se lider te mirfillte politik Kosova vetem Albin Kurtin ka,te tjeret jane ish ushtarak qe moren ne dore fatet e vendit (per hir te vertetes nuk kan lidhje fare me politiken) edhe nuk mund te besh krahasime....
 
Jordan ku jane ndryshimet a mi rendit pak?
Per ke po me flet per Dvoranin apo per kryeprokurorucen qe e nxorri Fiksi duke marre 500.000 mije lek te vjetra nje hallexhiu dhe qe nuk ka asnje merite profesionale askund, por e vetmja merite eshte se ka qene shoqja e Ukes prij Dibre. :p
Mos ze me rradhe emra te tjere se me peshtiroset kur i mendoj e jo me ti shkruaj. ;)
SPARK e Byroja e Hetimit duheshin krijuar me kohe, por as kane per tu krijuar sepse e para nuk ka staf per te qene pjesmarres ne to dhe e dyta nuk i permbushin kualifikimet qe ka percaktuar ligji.
Do hyja edhe te ta pershkruaja edhe paketen e 7 ligjeve qe miratoi PS dhe te te tregoja se si cdo qe eshte e lidhur me interesat oartiake ne pushtet por drejt me thene skam nerva.

Sa per Kosoven qe ti qendrojme temes, uroj qe te gjeje rrugen e humbur sepse politika e saj e jashtme po deshton dita dites duke ju revokuar njohjet ne rang boteror dhe njekohesisht nuk po antaresohet dot ne organizatat nderkombetare. Ne vend qe te bejne te fortin me taksa duhet te gjejne rrugen se si te dalin nga ngerci ku jane futur dhe te bejne marreveshje vertet te zgjuara ne te ardhmen dhe jo ne kurriz te popullit dhe atyre qe derdhen gjak per ate vend.
Albini nuk me duket se i gezon keto pozita sepse eshte oportunist.
 
Last edited:

JordanBelfort11

I am watching you!
Jordan ku jane ndryshimet a mi rendit pak?
Per ke po me flet per Dvoranin apo per kryeprokurorucen qe e nxorri Fiksi duke marre 500.000 mije lek te vjetra nje hallexhiu dhe qe nuk ka asnje merite profesionale askund, por e vetmja merite eshte se ka qene shoqja e Ukes prij Dibre. :p
Mos ze me rradhe emra te tjere se me peshtiroset kur i mendoj e jo me ti shkruaj. ;)
SPARK e Byroja e Hetimit duheshin krijuar me kohe, por as kane per tu krijuar sepse e para nuk ka staf per te qene pjesmarres ne to dhe e dyta nuk i permbushin kualifikimet qe ka percaktuar ligji.
Do hyja edhe te ta pershkruaja edhe paketen e 7 ligjeve qe miratoi PS dhe te te tregoja se si cdo qe eshte e lidhur me interesat oartiake ne pushtet por drejt me thene skam nerva.
Une nuk po mbroj PS,edhe thashe qe reforma u be me ndikim e madh te SHBA&BE. Por ne kendveshtrimin tim penguesit me te medhenj jane dyshja Meta&Berisha. Rama la merite per inisiativen...
Opozita qe ka per detyre te kontrolloj qeverine dhe ta luftoje ate ne parlament (jo vetem per reformen ne drejtesi) ne interes te Shqiperise e braktisi punen,atehere,meqe qeveria qenka aq e keqe,kush do e ndaloje?
 
E ke gabim, penguesi me i madh eshte Rama sepse Meta e Berisha skane asgje ne dore, bilemi skane as deputete dhe perfaqesues ne kuvend dhe ne qeverine lokale.

Ti dhe populli sepse po shohin qe po vidhen perdite, qe nga PPP e famshme me miliona euro per rruget , mungese uji dhe infrastrukture e deri ne pagesa kursesh per anglisht per 10 veta me vlere 500.000.00 euro. Ju duhet te levizni se ju jetoni aty.
 
JordanBelfort11

I am watching you!
E ke gabim, penguesi me i madh eshte Rama sepse Meta e Berisha skane asgje ne dore, bilemi skane as deputete dhe perfaqesues ne kuvend dhe ne qeverine lokale.
Ehh,po duhet te jesh ketu per ta kuptu,po bejne c”eshte e mundur per ta pengu,njeri me ane te postit si President e tjetri me ande te partise .. 😉
 
Tiku

Fire on Ice...
Staff member
Ehh,po duhet te jesh ketu per ta kuptu,po bejne c”eshte e mundur per ta pengu,njeri me ane te postit si President e tjetri me ande te partise .. 😉
Une isha dhe ika qe aty sepse nuk isha i kenaqur me jeten aty kur vertet kisha te gjitha benefitet qe desha.
Edhe njehere nuk e pengon njeri Ramen, e pengojne ata qe e kane marre peng dhe qe i promovon perdite me pushtet ata qe e bene Shqiperine Kolumbi.
 
Barnaba

Antarë i Respektuar
Nuk e di se cfare arritjesh quan ti me reformen ne drejtesi sepse une e quaj te deshtuar qe ne fillimet e saj. Reforma per drejtesi u perdor si sebep per te pastruar ca persona qe nuk i donin dhe per te lene personat me te implikuar ne skandale e rryshfete ne pushtet dhe ne poste drejtuese bilemi.
Kjo reforme sherbeu per nje gje, thjesht u forcua pushteti i Ramazaonit dhe kaq.

Kosova aq sa ka bere ka bere shume perparime por ama edhe aspekti i ligjit me duket se atje eshte me i forte se ne Shqiperi. Isa mund te kete dosje por ato dosje ndoshta nuk kane provuar implikim e tij perderisa nuk kane shkuar ne gjykim keshtu qe sic eshte dhe parimi baze i drejtesise,: "cdo dyshim i arsyeshem shkon ne favor te te dyshuarit". :)
Do arritjet per reformen ne drejtesi? Ja disa qe mbaj mend:

1. Doreheqja e nje pjese te gjyqtareve dhe prokuroreve qysh ne fillim te reformes, per t'iu shmangur vetting-ut.
2. Eliminimi nga sistemi i dhjetra te tjereve. Me duket se mbi 1/3 e atyre qe jane gjykuar nga vetting-u jane perjashtuar nga sistemi.
3. Perfshirja perendimore, vecanerisht OPDAT dhe EURALIUS, ne pergatitjen e ndryshimeve ligjore, per garanci te shtuar asnjeanese. Shto ketu edhe konsultimin me Komisionin e Venecias, per te njejten arsye.
4. Mbikqyrja e vetting-ut nga nderkombetaret me ane te ONM-se. Kjo strukture nuk eshte thjesht vezhguese, por eshte aktive ne seancat degjimore dhe ka te drejt te apeloj vendimet fillestare te vetting-ut.
5. Rritja e lart e autonomise se sistemit nga politika. Per shembull, poste te rendesishme te sistemit do kene mandate me te gjate se mandatet qeveritare.
6. Perfshirja e perendimoreve ne pergatitjen e profesionisteve te se nesermes. Per shembull, hetuesit e Byrose Kombetare te Hetimit do sterviten ne SHBA, sic sterviten koleget e FBI-se.
7. Harmonia mjaft e lart e vendimeve te vetting-ut (qe natyrisht dominohet nga struktura shqiptare) me vezhguesit nderkombetar, pra me ONM-ne. Mosdakortesite midis ketyre dy paleve kane qene relativisht te vogla, dhe vendimet e marra pasi ONM ka kundershtuar vendime fillestare e kane kenaqur kete te fundit. Shembull: nje nga njerezit me te pushtetshem te sistemit te vjeter: Zaganjori. Ne fillim e kaloi vetting-un, cka i habiti te gjithe... ONM apeloi, dhe apeli e ndryshoi vendimin duke i futur shkelmin Zagarit te epokes se Saliut.

Eshte e vertet se zbatimi i reformes ka perparuar me ritme te ngadalta. Per arsyet mund te spekulojm per jave te tera... Por ritmi i ngadalte, si edhe ndonje rast i rralle qe le shije te keqe, s'do te thote se nuk ka perparim te konsiderueshem.

Sikur mangesitete do ishin aq te medha, a thua do kishte zyrtar te lart perendimor qe jane shprehur me superlativa per ate?! Urdhero nje nga shembujt me te fundit:

Permende edhe Dvoranin si shembull deshtimi... Ai ka qene nje nga njerezit me te sulmuar nga opozita dhe mediat e saj. Une nuk kam pare fakte bindese per kete gje. Por motivi i sulmit eshte SHUME transparent! Vellai i Dvoranit u vra nga aksidenti i Gerdecit, dmth nga fabrika e vdekjes qe perfshin familjaret e Berishes... Ajo qe e tremb jashte mase opoziten, dmth Saliun dhe zagaret e tij, eshte fakti se shteti shqiptar ka vendosur pikerisht kete armik personal te familjes vrastare Berisha ne nje nga postet me te rendesishme te sistemit! :)

Nese keto qe permenda nuk i konsideroni arritje, dhe nese vleresimet e qeverive me integritet te shkelqyer si ajo e Gjermanise nuk merren parasysh, atehere kote qe te vazhdojm biseden...

Dhe keto ishin vetem per reformen ne drejtesi. Rama eshte perballur me nje oqean me sfida, por ato s'po i permend fare.
 
Last edited:

Tiku

Fire on Ice...
Staff member
Do arritjet per reformen ne drejtesi? Ja disa qe mbaj mend:
Po te pergjigjem persecilen kok me kok .
1. Doreheqja e nje pjese te gjyqtareve dhe prokuroreve qysh ne fillim te reformes, per t'iu shmangur vetting-ut.
Ata qe iken nuk eshte se i mbroj por iken edhe ata qe ishin shume te afte profesionalisht per akuza qesharake dhe lane qesharake ne sistemin e drejtesise si Prela etj. Pra ku tyransparenca kur u dogj i thati me te njoomin duke qene se disa syresh ishin vertet kandidate ideale per ti bere balle cdopushteti sepse ishin te afte profesionalisht.
2. Eliminimi nga sistemi i dhjetra te tjereve. Me duket se mbi 1/3 e atyre qe jane gjykuar nga vetting-u jane perjashtuar nga sistemi.
Jo eleminim por largim pa pasoja, ti ke vjedh me mire ik se ste gjen gje , kush vjedh 30 mije lek drita vdes ne burg.
3. Perfshirja perendimore, vecanerisht OPDAT dhe EURALIUS, ne pergatitjen e ndryshimeve ligjore, per garanci te shtuar asnjeanese. Shto ketu edhe konsultimin me Komisionin e Venecias, per te njejten arsye.
Deshe te thuash OJF e Sorrosit se ato organizata qe permende jane eleminuar dhe jane fasada ne cdo aspekt ose jane te paafta per te pare lojen qe po behet per tambytur kete reforme pa lindur akoma.
4. Mbikqyrja e vetting-ut nga nderkombetaret me ane te ONM-se. Kjo strukture nuk eshte thjesht vezhguese, por eshte aktive ne seancat degjimore dhe ka te drejt te apeloj vendimet fillestare te vetting-ut.
Sa here eshte sfiduar ONM-ja nga pseudo gjyqtaret e vetingut qe kane dhene vendime te turpshme per nje pjese te te larguarve duke permendur Antolena Prendin e cila ishte nje nder prokuroret me te afta te sistemit mos permend edhe emra te tjere.
5. Rritja e lart e autonomise se sistemit nga politika. Per shembull, poste te rendesishme te sistemit do kene mandate me te gjate se mandatet qeveritare.

Ku e shikon ti se une nuk shoh asnje autonomi te asnje institucioni ndaj ekzekutivit.

6. Perfshirja e perendimoreve ne pergatitjen e profesionisteve te se nesermes. Per shembull, hetuesit e Byrose Kombetare te Hetimit do sterviten ne SHBA, sic sterviten koleget e FBI-se.
Ku i sheh nje qe erdhi nga USA qe ishte edhe shqiptar me origjine eshte shprehur i skandalizuar ne lidhje me cfar epo behet aty per reformen.

7. Harmonia mjaft e lart e vendimeve te vetting-ut (qe natyrisht dominohet nga struktura shqiptare) me vezhguesit nderkombetar, pra me ONM-ne. Mosdakortesite midis ketyre dy paleve kane qene relativisht te vogla, dhe vendimet e marra pasi ONM ka kundershtuar vendime fillestare e kane kenaqur kete te fundit. Shembull: nje nga njerezit me te pushtetshem te sistemit te vjeter: Zaganjori. Ne fillim e kaloi vetting-un, cka i habiti te gjithe... ONM apeloi, dhe apeli e ndryshoi vendimin duke i futur shkelmin Zagarit te epokes se Saliut.
Zaganjori ka qene i pasur qe ne kohe sepse ka patur nje karriere brilante si ambasador, si minister, si pedagog dhe si kryetar i gjykates se larte, largimi i tij se nuk justifikonte dot nje garazhd ishte qesharak dhe i paster politikisht.

Eshte e vertet se zbatimi i reformes ka perparuar me ritme te ngadalta. Per arsyet mund te spekulojm per jave te tera... Por ritmi i ngadalte, si edhe ndonje rast i rralle qe le shije te keqe, s'do te thote se nuk ka perparim te konsiderueshem.

Ku ke pare ndonej perparim ti qe nga 2016, apo emerimi i disa syresh me lidhje familjare me rilindasit eshte perparim i reformes, por edhe keta nuk jan ete afte te ecin para pa ju diktuar Rama rrugen.

Sikur mangesitete do ishin aq te medha, a thua do kishte zyrtar te lart perendimor qe jane shprehur me superlativa per ate?! Urdhero nje nga shembujt me te fundit:
Prandaj po deshtojme te hapim negociatat per vitin tret erresht sepse kemi pak mangesi? :p
Permende edhe Dvoranin si shembull deshtimi... Ai ka qene nje nga njerezit me te sulmuar nga opozita dhe mediat e saj. Une nuk kam pare fakte bindese per kete gje. Por motivi i sulmit eshte SHUME transparent! Vellai i Dvoranit u vra nga aksidenti i Gerdecit, dmth nga fabrika e vdekjes qe perfshin familjaret e Berishes... Ajo qe e tremb jashte mase opoziten, dmth Saliun dhe zagaret e tij, eshte fakti se shteti shqiptar ka vendosur pikerisht kete armik personal te familjes vrastare Berisha ne nje nga postet me te rendesishme te sistemit! :)
Leri keto se nuk te shkojme me mua, tregoja ndonje qe lexon gazetat keto brockullat e jo mua qe kam qene ne sa e sa seanca perballe tij dhe legeneve te tjere.
Nese keto qe permenda nuk i konsideroni arritje, dhe nese vleresimet e qeverive me integritet te shkelqyer si ajo e Gjermanise nuk merren parasysh, atehere kote qe te vazhdojm biseden...
Ja te presim hapjen e negociatave dhe pastaj edhe mund ta vazhdojme edhe mund ta leme biseden. ;)
Dhe keto ishin vetem per reformen ne drejtesi. Rama eshte perballur me nje oqean me sfida, por apo s'po i permend fare.
hahahahha nje i paafte medioker si rama qe ska bere asnjegje vec propagandes gjate ketyre viteve, e kam zili vetem se e beri kete popull leshko per 6 vjet kur Enverit ju deshen 40 e ca vjet.

I bera me bold sepse do ishte me mire ti lexoje reagimet per cdo paragraf arritjesh ne leter. ;)
Besoj se nuk ke kundeshtim per menyren e kundeshtimeve duke ju vene bold shkronjave.[/QUOTE]
 
Barnaba

Antarë i Respektuar
Disa pergjigje shume te shpejta se s'me lejon koha per debat te gjate:

1. Historikun e Preles nuk e njoh. Por me sa di une ONM-ja nuk e ka kundershtuar vendimin e vetting-ut. Dakortesia e ONM-se ka shume me shume vlera se sherbetoret mediatik te opozites!
Edhe SIKUR opozita te kishte te drejte, dhe ONM te ishte e gabuar, perseri Prela eshte vetem 1 nga qindra antaret e sistemit (800 ne total?)... Dmth nje deshtim pothuajse mosperfilles. Perseris, sikur...

2. Mosndershkimi i deritanishem i te perjashtuarve s'do te thote qe s'do ndershkohen ne te ardhmen. Dhe sigurisht qe ky veprim do i lihet te ardhmes, se po u be tani i bje qe nje hajdut te gjykohet nga nje koleg hajdut qe s'ka kaluar ne filtrat e vetting-ut. Kur te pastrohet sistemi atehere u vjen radha te perjashtuarve... Shteti eshte shprehur mbi kete ceshtje dhe nuk ka ndermend t'i fali te perjashtuarit. Per ata qe jane dorehequr ka pikepyetje sepse duke mos u futur fare ne vetting i jane shmangur precesit te hetimit. Por ku i dihet, ndoshta edhe atyre do u vij dita. Por mos te harrojm kryesoren: perjashtimi eshte super-fitore per shoqerine.

3. Te kjo pike je totalisht ne thellesine e teorive konspirative. Te qendrojm brenda disa kufijve, miku im, se me akuza te atilla nuk ka shanc te bisedohet per keto ceshtje ;)

4. Sa jane gjithsej perplasjet midis ONM-se dhe shkalles se apelit te vetting-ut? Une nuk e mbaj mend shifren, por me kujtohet vetem fakti qe eshte shume i vogel.

5. Une thashe qe eshte rritur autonomia fale reformes, si pjese e pergjigjes ndaj pyetjes qe ngrite: "Nuk e di se cfare arritjesh quan ti me reformen ne drejtesi sepse une e quaj te deshtuar qe ne fillimet e saj." Pyetja kuptohet si retorike, cka linte te kuptohet se nuk ka permiresim ne kete drejtim (dmth ne lidhje me autonomine).

6. Pergjigjen e kesaj pike s'e kuptova mire. Pergatitja e BKH-se nga FBI eshte fakt, s'eshte spekulim. S'ka lidhje fare kjo me opinionin e ndonje shqiptari nga Amerika. Pastaj, edhe une ne perendim banoj... kam takuar mjaft shqiptar qe banojn ketej dhe flasin percart.

7.Me fal po ai ishte njeri kyc i sistemit. Dhe jo vetem aq, por ne kohen e Saliut ai ishte fokusi i nje skandali te madh - me sa mbaj mend u filmua sekseri i tij. Une nuk e njoh ne detaj historikun e tij. Por midis opinioneve te opozites dhe asaj te ONM-se, une jam me kete te fundit, deri sa te shikoj fakte bindese per te kunderten.

Tani per pjesen tjeter:

"Ku ke pare ndonej perparim ti qe nga 2016, apo emerimi i disa syresh me lidhje familjare me rilindasit eshte perparim i reformes, por edhe keta nuk jan ete afte te ecin para pa ju diktuar Rama rrugen."

Si s'paska pasur perparim nga 2016?! Ka pasur gjithe ato shkarkime nga vetting-u. Pa harruar edhe ngritjen e strukturave te reja si KLD dhe KLGJ, nga te cilat do zgjidhen struktura te reja si SPAK...

Me ceshtjen e negociatave po behet nje super abuzim, por retorika politike fatkeqesisht ne shumicen e kohes eshte simoter me mashtrimin! Ju e dini shume mire qe vleresimin teknik e bejn specialistet e Komisionit Europian. Ata jane ekspertet qe vezhgojn ne detaj perparimet. Pastaj, pjesa e vendim-marrjes eshte politike. Cfar t'u besh kurvave si puna Makronit qe e ka hallin te ekstremi i djathte, dhe sakrifikon Shqiperine se nuk perballet dote me retoriken e fashistes Le Pen... Ashtu edhe hollandezet.

"Leri keto se nuk te shkojme me mua, tregoja ndonje qe lexon gazetat keto brockullat e jo mua qe kam qene ne sa e sa seanca perballe tij dhe legeneve te tjere."

Mos harro se barra e pergjegjesise per fakte eshte mbi ate qe hedh akuzen. Ti sulmove Dvoranin, dhe une s'pash fakte mbeshtetese. Jep fakte, dhe nese duken bindese atehere s'e kam fare problem te ndryshoj qendrim. Mua s'me intereson fare Dvorani si individ. Madje te inkurajoj te besh me shume - t'i shkruaje leter te hapur shoqerise shqiptare, ose leter ONM-se, po ke fakte.

"Ja te presim hapjen e negociatave dhe pastaj edhe mund ta vazhdojme edhe mund ta leme biseden. ;)"

(Mos)vullneti politik i Makronit per zgjerim te BE-se qenka barometri i suksesit te Shqiperise?!

"hahahahha nje i paafte medioker si rama qe ska bere asnjegje vec propagandes gjate ketyre viteve, e kam zili vetem se e beri kete popull leshko per 6 vjet kur Enverit ju deshen 40 e ca vjet."

Ai i paafti ndermori nje reform qe nuk ishte bere ndonjehere ne bote (te pakten jo ne kohet moderne), qe po merr lavderime nga ministrat e Merkelit. Ai i paafti e nxori Shqiperine nga recesioni ku e la Saliu, dhe e coi ne 4% rritjen ekonomike. Ai i paafti beri qe njerezit mos t'a shikojn energjine elektrike si sherbim falas, por si dicka per te cilen duhet te paguash, si ne cdo vend te zhvilluar. Ai i paafti i'a nxiu jeten qeverise greke per ceshtje madhore si Marreveshja e Detit, etj., deri sa ministri grek n'a kercenoi ushtarakisht. Dhe keshtu me radhe...
 
Top