Cfare simbolizon liria per secilin prej jush dhe si e manifestoni ju ate ?

lovely

Anëtar i ri
te thyesh rregullat , kur je ne gjendje te respektosh pa veshtiresi , eshte nje nga format me liberale ne bote .

pyetjet duhet te gjenerojne ide te reja ndaj ju ftoj te shprehni kendveshtrimin tuaj filozofik duke pasur parasysh qe truri mund te ndjek nje mendim te vetem ne kohe.

ndaj mos u djersini te zbrazni thaset e babagjyshit te vitit te ri por te jini sa me modest ...

kjo per aryen e thjeshte qe te dish te qendrosh ne statusin " heshtje" , kahera asi eshte formuluar nje pyetje , eshte thelbesore .
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Liria per mua eshte,te jetoj vete e lire dhe te respektoj tjetrin te jetoj ne lirin e konceptet e veta,por pa cenuar timen.
Si e perkufizoj lirin?
Se di sakte, kush eshte liria e individit,apo liria sociale apo shoqerore?!
Shpesh me ngjan nje mal me ujitje nervore qe po s`dite ti seleksionosh pak,te mbysin.
Mendoj qe nje nder parametrat e lirise se brendshme tonen,eshte seleksionimi se me ke,si dhe me cfare e mbushim kohen tone.
Do thoni ju ku lidhet liria me kete?
Lidhet, se duke mbushur kohen tone shendetshem,ndihemi te lire dhe plot energji.
 

lovely

Anëtar i ri
Liria ime mbaron aty ku fillon liria jote !!!
 

lovely

Anëtar i ri
Ndonjehere kur leme te transportohemi nga endrrat
Eshte liria me e bukur !!!
 

Soulmind

oNcE...
Ti po na fton te flasim per lirine dhe na vendos kushtet qe ne fillim te temes se si te komentojme: Jo pa djerse e jo me modesti 😅 :p
Nejse,

Liria eshte qe njeriu ta frymoje jeten ashtu sic ai deshiron,
sic e ndjen cdo gje, pa ndjere friken e njerezve apo rregullave!
A mundet njeriu te jete 100% i lire ne kete jete?! Kurre! Njeriu eshte i lire per aq sa koncepti i lirise i vendosur nga ne njerezit ja lejon. Pra ti sado te duash te ndezesh muziken ne kupe te qiellit nuk e ben dot ne rruge apo ne pallat ku shqeteson tjetrin.
Nga ana tjeter ti je serish 100% i lire te thyesh rregullat pa asnje problem dhe ne fund merr dhe kusurin e atij veprimi. Pra a mund te jesh plotesisht i lire?!
Patjeter qe po!
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Nje njeri i lire...eshte edhe i lumtur...

Liria ka menyra te ndryshme per tu pershkruar ..por une e quaj thjesht te qenit me prane vetes...te berit te gjerave qe do...pa u kushtezuar...
 
Top