Diskriminimi racor – drejtat tuaja ligjore

WxP

.
Askush nuk ka të drejtë të ju diskriminojë apo ngacmoj për shkak të ngjyrës së lekurës tuaj apo etnicitetit. Ka ligje të fuqishme që e ndalon këtë të ndodh. Kjo fletushkë ju spjegon të drejtat tuaja ligjore dhe çka duhet të bëni nëse ju diskriminoheni.

  • Kur mund të ndodh diskriminimi
  • اka thotë ligji
  • Ngacmimi në vend të punës
  • Diskriminimi kur merrni shtëpi/banesë me qirra apo bleni
  • Diskriminimi në shkollë apo kolegj
  • Diskriminimi kur bleni apo përdorni shërbime apo pajisje
  • Diskriminimi nga autoritetet publike
  • اka mund të bëni për diskriminim
  • Tribunali për punësim
  • Gjyqi
  • Ligji i të drejtave të njeriut
Kjo fletushkë do të ju spjegojë të drejtat tuaja ligjore por nuk ju jap udhëzime të plota të ligjit, dhe nuk ka qëllim të jetë udhëzim ligjor për raste specifike. Nëse keni problem ju duhet të merrni më shumë informata dhe këshilla personale për ta gjetë mënyrën më të mirë për ta zgjedh problemin.
Kur mund të ndodh diskriminimi

Diskriminimi ndodh kur dikush trajtohet më keq (në terme ligjore quhet ‘më me pak favor’) se një person tjeter në situatë të njejtë apo të ngjajshme. Kjo fletushkë ju tregon të drejtat tuaja nëse ju diskriminoheni për shkak të:

  • racës
  • ngjyrës
  • nacionalitetit
  • origjinës etnike apo nacionale.
Në këtë fletushkë ne i përdorim fjalët ‘racë’ dhe ‘racore’ për t’i mbuluar racën, ngjyrën, nacionalitetin, origjinën etnike apo nacionale.
Njerëzit mund të vuajnë nga diskriminimi:

  • në vend të punës
  • kur blejnë apo përdorin pajisje apo shërbime
  • kur marrin me qirra apo blejnë shtëpi
  • në shkollë apo kolegj
  • me autoritetet publike (p.sh. me policinë).
Ligji ju mbrron nga diskriminimi dhe ju jap të drejtën që ju mund të shkoni në tribunalin për punësim apo gjyq nëse ju besoni që jeni trajtuar në mënyrë paligjore.
Ju mund të gjeni se jeni të diskriminuar për më shumë se një arsye. Nëse kjo ndodh ju keni nevojë për këshilla se çka të ndërmerni. Ju mund të kërkoni këshilla nga:

  • sindikati
  • qendrën ligjore lokale
  • në qendrën për këshilla (Citizens Advice Bureau) apo
  • nga avokati
Diskriminimi racor nuk është e njejtë si dhuna racore ( p.sh. nëse dikush ju sulmon). Dhuna racore është krim dhe nëse ju jeni viktim nga ky krim, ju duhet ta lajmroni policinë.
اka thotë ligji


  • Ligji për relacione racore vitit 1976 ju mbrron nga diskriminimi racore dhe ngacmimet dhe ju jap të drejtën për ta sfiduar diskriminimin negativ në gjyq apo në tribunalin për punësim. Nëse e dërgoni dikend në tribunal apo gjyq mund të ndryshojë mënyrën se si një organizatë sillet dhe në të ardhmen nuk do të diskriminojë kundër njerëzve të tjerë.
  • Ligji poashtu e bënë të mundur diskriminimin racor joligjore nga autoritetet publike siq është policia dhe kërkon nga departamentet e shtetit dhe organizatat publike që të kenë rregullore që nxit barazi racore.
  • Ligji i mbron të gjitha grupet racore nga diskriminimi – jo vetëm zezakët dhe grupet nga minoritet etnike.
Diskriminimi


  • Ligji për barazi flet për tri lloje të diskriminimit:
  • Diskriminimi Direkt – është kur ju trajtoheni më me pak favor në baza racore. Kjo mbulon trajtimin më me pak favor përshkak të racës tuaj dhe trajtimi më me pak favor përshkak të racës e ndonjë personi tjetër. Për shembull, nëse ju refuzoni ti vijoni urdhërat e punëdhënsit për ta diskriminuar dikend nga një racë tjetër dhe përshkak tl kësaj ju përjashtoheni nga puna, ju mund të bëni ankim për diskriminim racial.
  • Diskriminimi Indirekt – kur rregullat dhe kushtet aplikohen pa arsye të vlefshme dhe kanë efekt të keq në personat nga racat e tjera. Për shembull nëse në një vend të punës kërkohet një ‘person me gjuhë amëtare angleze’, kjo do të thotë se nuk i përfshin personat nga grupet tjera racore, të të cileve gjuha amëtare nuk është gjuha angleze por ata flasin gjuhën angleze rrjedhshëm.
  • Viktimizimi – kur ju trajtoheni më me pak favor sepse ju jeni ankuar për diskriminim racor apo i keni ndihmuar një koleg që është ankuar për diskriminim racor.
Ngacmimi

Ngacmimi është një sjellje e padashur që e lëndon dinjitetin apo krijon atmosferë frikësuese, armiqësi apo turpërim për ju.
Kjo fletushkë i mbulon gjashtë vende kryesore ku mund të ndodh diskriminimi apo ngacmimi:

  • Në vend të punës
  • Kur e keni lëshuar punën
  • Kur bleni apo merrni me qirra shtëpi
  • Në shkollë apo kolegj
  • Kur bleni apo përdorni pajisje apo shërbime
  • Kur keni punë me autoritetet publike
Diskriminimi në vend të punës

ثshtë kundër ligjit nëse një punëdhënës ju diskriminon në baza racore në raste kur ata zgjedhin punëtor për punësim dhe kur vendosin se cilët punëtor do të:

  • promovohen
  • jipen përfitime në vend të punës, p.sh. trajnime
  • diciplinohen
  • përjashtohen nga vendi punës
  • shpallen punëtorë të panevojshëm
Aplikimi për punësim

ثshtë kundër ligjit për një punëdhënës të diskriminoj në rastet që vijojnë:

  • Kur vendosin se cilit personi do ti ofrohet puna. Kjo përfshin përshkrimin e punës, specifikimet personale, (përshkrimi i aftësive, përvojave dhe kualifikimeve të nevojshme për punësim), formularin e aplikimit, procesin e zgjedhjes, intervistat dhe seleksionimi i fundit.
  • Për kushtet e kontratës së punësimit, siq janë pagesa, pushimi vjetor apo kushtet e punësimit.
  • Duke mos e konsideruar aplikiminin tuaj.
Ligji për realcione racore i mbron punëtorët edhe ata që punojnë përkohësisht dhe punëtorët me kontrata. Kjo vlen edhe për agjencionet për punësim, sindikatin dhe partnerët për të diskriminuar.
Ngacmimi në vend të punës

ثshtë kundërligjore për një punësues dhe koleg të ju ngacmojnë në mënyrë racore. Nëse personi që ju ngacmon nuk ndalet pasi që ju e keni kërkuar nga ata, ju duhet të ankoheni te punëdhënsi.
Shumica e punëdhënsve i trajtojnë ngacmimet racore nga punëtorët e tyre si kundërvajtje diciplinore, dhe ata duhet ta diciplinojnë personin që ju ngacmon. Nëse punëdhënsi juaj nuk bënë asgjë apo nuk bëjnë sa duhet për ta ndaluar ju mund të bëni ankesë kundër atyre në tribunalin e punësimit.
Në shumë raste, ju poashtu mund të:

  • të veproni në mënyrë ligjore në gjyq kundër personit që ju ngacmon juve apo kundër punëdhënsit nën ligjin e vitit 1977 për mbrojtjen nga ngacmimi; apo
  • bërë ankesë për pakujdesi apo thyerjen e kontratës kundër punëdhënsit.
Nëse ju jeni sulmuar, ju duhet ta lajmroni policin. Nën ligjin e vitit 1998 për krim dhe çrregullim, ngacmimi apo sulmi mund të shkaktojë denim më të madh për personin që ju ka sulmuar me motiv racist.
Diskriminimi apo ngacmimi pasi që e keni lëshuar punën

Punëdhënsit nuk duhen të diskriminojnë apo ngacmojnë juve pasi që e keni lëshuar punën. Shembull i kësaj mund të jetë nëse punëdhënsi refuzon të ju jap karakteristikat tuaja, kur punëtorëve tjerë nga një grup tjeter racor ju jipen këto karakteristika.
Përgjegjësitë e punëdhënsve

Ligji për relacione racore thotë që punëdhënësit janë përgjegjës për aktet e diskriminimit racor apo ngacmimeve nga punëtorët e tyre apo agjencionet që i përdorin, përveq nëse punëdhënsit kanë marra masa të duhura për ta ndaluar diskriminimin.
Ju mund ta dërgoni rastin tuaj në tribunalin për punësim nëse jeni duke vuajtur nga diskriminimi apo ngacmimi.
Kur mund punëdhënsi të diskriminojë

Janë disa raste kur punëdhënsit lejohen të diskriminojnë:

  • Nëse raca, ngjyra, kombësia apo origjina etnike ose kombëtare janë kërkesa apo kualifikimet e një personi për një vend pune dhe personat vetëm nga ky grup i përcaktuar mund ta bëjnë punën.
  • Nëse rregulla është që e kufizon punësimin për njerëzit e një nacionaliteti të posaqm apo origjine kombëtare. Kjo aplikohet vetëm në punësimet nga autoritetet shtetërore apo organizatat publike.
  • Nëse kjo nuk mbulohet nga ligji për relacione racore.
Diskriminimi kur merrni me qirra apo bleni shtëpi apo banesë

ثshtë joligjore të diskriminoni kundër dikujt për shkak të gjinisë kur shitni apo lëshoni me qirra shtëpinë apo banesën. Për shembull, nëse një agjent për banesa nuk mund të ju refuzojë të ju tregojë pronën përshkak të ngjyrës tuaj, poashtu pronarët të refuzojë të ia lëshojnë pronën me qirra një familje të zezë për arsye të njejta. Poashtu është kundërligjore për pronarët të diskriminojnë në mënyrë racore në mënyrën se si i trajtojnë qirragjinjët. Ky ligj aplikohet edhe për pronat e bisniseve. Nëse ju banoni në banesë nga këshilli apo shoqatat për strehim dhe ju jeni të diskriminuar në mënyrë racore nga banuesit e tjerë, ju duhet të lajmëroni këshillin apo shoqatën e strehimit. Shumëorganizata kanë rregullore për t’i mbrojtur banuesit nga ngacmimet racore. Ata mund të marrin urdhër nga gjyqi për ‘ndalim me gjyq’ nga gjyqi për t’i ndaluar njerëzit të ngacmojnë juve ose ata mund të përjashtojnë nga banesa.
Diskriminimi në shkollë apo kolegj

ثshtë kundërligjore për shkolla dhe kolegje të diskriminojnë apo ngacmojnë ju apo fëmijën tuaj:

  • në kushtet të cilat ofrohen për ta pranuar fëmijën tuaj
  • kur vendosin nëse do ta përjashtojnë fëmijën nga shkolla; apo
  • mënyrën se si fëmija juaj arsimohet
Shkolla apo kolegji duhen të ndërmarrin masa për çfardo ngacmimi racor apo dhunës nga punëtorët.
Poashtu është kundërligjore për autoritetet lokale të arsimit të diskriminojnë kur i vlerësojnë nevojat speciale arsimore të fëmijës tuaj.
Nëse mendoni që fëmija juaj ballafaqohet me diskriminim racor, më së pari ju duhet të bisedoni për problemin me mësuesit apo drejtorin e shkollës. Departamenti për arsim dhe aftësi përmban informata se si ta tejkaloni këtë.
Nëse kjo nuk bënë punë, bëni ankesën te qeveritarët e shkollës apo autoritetet lokale për arsim. Ju mund të merrni këshilla nëse ju nevojiten nga:

  • komisioni për barazi racore (Commission for Racial Equality)
  • këshilli lokal për barazi racore
  • qendra për këshilla për edukim
Nëse ju jeni student, kolegji apo fakulteti duhet të ketë rregullore për të drejta të barabarta për studentët poashtu edhe punëtorët.
Diskriminimi kur bleni apo përdorni pajisje dhe shërbimet

ثshtë kundërligjore për bisnise apo shërbime të diskriminojë në mënyrë racore apo ngacmojë juve duke:

  • ju refuzuar apo me qëllim të ju furnizojnë me pajisje apo shërbime
  • mos ju furnizuar me pajisje apo shërbime të të njejtit kualitet, në të njejta kushte si personat tjerë.
I përfshinë gjërat që janë falas por edhe atë që duhet të paguani. Kjo i mbulon shumë bisnise dhe shërbime, duke përfshirë:

  • dyqanet
  • vendet publike si hotelet, restoranet, klubet e natës dhe qendrat sportive
  • xhirrollogaritë e bankës, kreditë, kartat kreditore dhe sigurimi
  • udhëtimet dhe shërbimet transportuese që janë publike apo të ofruara nga kompanitë private apo agjentët e udhëtimit
  • shërbimet e furnizuara nga autoritetet lokale siq janë qendrat sportive
Kur lejohen bisniset apo shërbimet të diskriminojnë

Bisniset apo shërbimet mund të diskriminojnë në disa raste nëse:

  • organizata është joqeveritare në të cilat qëllimi është të furnizojnë me shërbime një grup të posaqëm racor (mirëpo nuk mund të diskriminojë në baza të ngjyrës së personave)
  • nëse diskriminimi nuk mbulohet nga ligji për relacione racore
  • ka disa përjashtime nën ligjin për relacione racore. Shembull i kësaj mund të jetë nëse një klub me më shumë se 25 anëtarë i të cilëve qëllimi kryesor është të furnizojnë shërbime një grup të posaqëm racor (mirëpo nuk mund të diskriminojë në baza të ngjyrës së personave).
Diskriminimi nga autoritet publike

ثshtë kundërligjore për organizatat publike të diskriminojnë në baza racore në mënyrën se si i kryejnë funksionet e tyre. Shembuj të organitazave dhe funksioneve të cilat përfshihen janë:

  • policia (ndalesat nga policia dhe kontrollimet)
  • autoritetet lokale (inspektorët për ambient shëndetsor)
  • shërbimet në burgje (diciplina në burg)
  • zyret e tatimeve (inspektimet e tatimeve dhe kontrollimet)
Poashtu organizatat publike e kanë për detyrë kur kryejnë këto funksione të konsiderojnë se si mund të:

  • eliminojnë diskriminimet racore
  • nxisin barazi të rasteve dhe relacione të mira racore.
Ju mund të ndërmerrni aksion ligjor kundër organizatave publike që nuk i përmbahen me këtë detyrë. Disa autoritete publike duhen të kenë skemë për barazi racore që quhet rregullorja për barazi racore në institucionet arsimore, e cila vendos se si rregulloret i përmbushin këto kriterie apo çka bëjnë për ti përmbushur këto kriterie. Nëse ata nuk kanë skemë apo rregullore për barazi racore, komisioni për barazi racore mund të ndërmerr masa kundër tyre.
 

AUSTRALIANI_VIP

Anëtar Aktiv
kom shum ankesa wxp se bohen shume dallavere kohet e funit :p
 

redi-

Anëtar i Respektuar
AUSTRALIANI_VIP

Cdo here kan qene bere edhe do behen, se keshtu e kane iden keto pseodo intelektuale
 

iLirjam

Banned
Titulli: Diskriminimi racor – drejtat tuaja ligjore

ne nje firm te nje moderatori,,pash te shkruar qe kur padrejtsia shndrrohet ne ligj,,at´her rezistenca duhet te jet detyr!!!!

c´far i bjen kur nje njeri vjen ne nje tem,,,shkruan diqka,,,dhe ndeshkohet per mendimin e tij..ne te njejten koh,,merr edhe 4--5 minusa nga antar te cilet ndihen te ofenduar edhe pse askush nuk i citon,,,

c´far i bjen te jet,,,,kur tema mbyllet perfundimisht,,,dhe postat per te cilat esht ndeshkuar,,,shlyhen nga tema,por ndeshkimet dhe minuset mbesin tek antari i ndeshkuar,,

kjo mynyr per mendimin tim,,jo vetem qe esht PADREJTSI,,,por i merr dhe jeten forumit,,

kjo i bjen sikur ne nje film,,,te jen dy binjak te cilet gjat gjith kohes zihen me njeri tjetrin,,dhe ne perfundim te filmit,,,egzistenca e njerit ne film shlyhet figurativisht,,por edhe teksti,

ju mendoni se duke shlyer mua apo dike tjeter,,,do e pastroni temen,,,por ne te vertet,,ju po shtremberoni jeten reale te forumit,,duke e kthyer ate ne nje figurativ pa vler,,,

per fat te keq,,,keshtu ndodhi edhe me historin e shqiperis dhe shqiptarve per nje koh te gjat,,

un e konsideroj si GABIM TE MADH,,,dhe padrejtesi,,,e konsideroj mohim i se drejtes se njeriut per te marr pjes,,pa mar parasysh se sa i fuqishem esht argumenti i tij,,nese rrjedha e jetes do te vazhdonte ashtu sic vazhdon moderimi i temave ne kte forum,,
i bjen qe neser,,te mos dini se me c´far jeni perball dje,,dhe si pasoj sdo te dini te perballeni as me veshtirsit qe do tju dalin pasneser.

gjithsesi forumi dhe administrimi i tij,,,nuk ka arritur akoma te mbroj te drejtat e njeriut,,,nuk esht demokratizuar akoma,,perkundrazi ne shum raste demokracia keqkuptohet dhe mirret neperkemb,,,nga moderator qe as nuk e kuptojn dhe as qe e kan kuptuar ndonjeher jeten,,dhe qe si din as te drejtat e te tjerve,,por shkelin neper to dit per dit,,me dashje e pa dashje.
 
Top