Filip Shiroka

CoNNecT

Administrator
Lindi në Shkodër më 1859. Aty kreu edhe shkollën italiane të qytetit. Më vonë punoi si libralidhës. Në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit ishte një ndër pjesëmarrësit e saj. Për t'u shpëtuar ndjekjeve të qeverisë osmane më 1880 u largua nga Shqipëriadhe u vendos në Egjipt. Aty kaloi pjesën më të madhe të jetës, u lidh me lëvizjen e emigrantëve shqiptarë dhe filloi të shkruante vjersha. Disa vjet punoi në Bejrut të Libanit, me përkrahjen e Pashko Vasës. Me اajupin e lidhte një miqësi e ngushtë. Vdiq në Bejrut të Libanit më 1935. Vjershat e tij, të shkruara në vitet 1896-1903, i përmblodhi në vëllimin me titullin "Zani i zemrës". Në vjershat e tij më të mira që i kushtohen mallit për atdhe ose misionit të poetit, gjejmë çiltërsi e rrjedhshmëri vargu. Melankonia dhe humori i hollë i përshtaten tepër Shirokës, që me vjershat e këtij lloji sjell një notë vetjake në poezinë tonë te Rilindjes. Vjershat "Shko dallëndyshe" dhe "Dallëndyshe eja" janë më të njohurat e tij.
 

CoNNecT

Administrator
poezi

Shko Dallëndyshe

Udha e mbarë se erdh pranvera,
shko, dallëndyshe tue fluturue,
prej Misirit n'dhena tjera,
fusha e male tue kërkue;
n'Shqipni shko, pra, fluturim,
shko në Shkodër, n'qytetin tim.

Shëndet prej meje të m'i falësh
saj shpisë vjetër ku kam le,
me ato vende rreth t'përfalesh,
ku kam shkue kohën e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet qytetit tim.

Me ato male, me ato kodra,
me ato prroje rreth t'përfalesh
n'ato fusha që m'ka Shkodra
të lulzueme, aty t'ndalesh;
tue kndue me ambëlcim,
fal me shndet qytetit tim.

T'mujsha dhe un' me fluturue
dojsha dhe un' me u nisë me ty,
dojsha n'Shkodër me kalue,
m'e pa prap at'vend me sy!
Por... ti shko atje... fluturim
e ti qajma fatin tim.
 

alfonci

Veri investigatio
Filip Shiroka (1859-1935)

Filip Shiroka (1859 – 1935) Lindi ne Shkoder dhe u rrit ne nje mjedis te kulturuar. Qe i vogel ndoqi mesimet ne shkollen e franceskaneve, ku ka patur mesues poetin arberesh Leonardo De Martino, i cili do ti ushqente dashurine per artin poetik. Ashtu si miku i tij nga i njejti qytet Pashko Vasa, ai do te shkonte per per te ndjekur studimet e larta ne Itali. Ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, kur fuqite e medha, pasi deshtuan t'i jepnin Malit te Zi, Hotin e Gruden, vendosen t'ia kompensojne me Ulqinin e Tivarin, Filip Shiroka shkruan ne italisht vjershen kushtrim "Shqiptare, tek armet, tek armet" botuar ne 1878 ne Milano, ne te cilen ben thirrje per mbrojtjen e dy qyteteve bregdetare shqiptare. Ai do te emigronte ne Egjypt e me pas ne Liban, ku e kaloi gjithe jeten e tij e ku punoi si inxhinjer per ndertimin e rrugeve hekurudhore. Shiroka ka botuar vjersha dhe artikuj te ndryshem, me pseudonimin Geg Postriba. Vellimin me vjersha “Zani i zemres” e botoi ne Tirane kur erdhi per here te fundit ne Atdhe. Vjershen “Shko dallendyshe” dhe “Dallendyshe eja” jane nga krijimet me te bukura dhe me te njohura te Rilindjes Kombetare. Pervec poezive, ku trajtoi temen e mallit per atdhe, vecanerisht vendlindjen e tij Shkodren; te natyres se bukur shqiptare…etj ai i kendoi edhe te kaluares heroike, sic jane poezite: “Burri”, “Gjergj Kastrioti”, “Shqypnija” etj Vdiq ne Liban ne 1935, dhe vetem pas 25 vjetesh eshtrat e tij u percollen ne qytetin e tij te lindjes.

Nji lules se vyshkun

Lulja e bukur – keput kush te ka,
Prej shoqesh tueja – kush te paska nda?…
M’je vyshke e thamun – lulja e shkrete
Qysh se te kane tret

Se ti dhe une – nda prej shoqenise
Larg prej qytetit – tim, prej Shqiperise
Si ti u dogja – lulja e shkrete
Ne dhe t’huejin tret

Ti, ne kopsht tandin – ku ke lulzue
T’ka ushqye vesa – dielli t’ka gzue
Por tash je veshkun – lulja e shkrete
Tash q* t’ka trete!

Edh’ un, n’dhe timin – gjith i gazmue
Prindet me knaqshin – isha i lumnue
Por tash po digjem lulja e shkrete
N’dhe t’huejin trete


Shko dallendyshe


Udha e mbarë se erdh pranvera,
shko, dallëndyshe tue fluturue,
prej Misirit n'dhena tjera,
fusha e male tue kërkue;
n'Shqipni shko, pra, fluturim,
shko në Shkodër, n'qytetin tim

Shëndet prej meje të m'i falësh
saj shpisë vjetër ku kam le,
me ato vende rreth t'përfalesh,
ku kam shkue kohën e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet qytetit tim

Me ato male, me ato kodra
me ato prroje rreth t'përfalesh
n'ato fusha që m'ka Shkodra
të lulzueme, aty t'ndalesh;
tue kndue me ambëlcim,
fal me shndet qytetit tim.

T'mujsha dhe un' me fluturue
dojsha dhe un' me u nisë me ty,
dojsha n'Shkodër me kalue,
m'e pa prap at'vend me sy!
Por... ti shko atje... fluturim
ti qajma fatin tim.







për Kolegjën Françeskane të Shkodrës


Veshë me zhgun, me litلr ngjeshun,
U thaçë prindve: lamtumirë!
Sot prej gëzimesh s’botës i zdeshun,
Te Sh’Françesku gjeta hirë;
Dhe po shkoj në shkollë t’vorfnيs
Me u bâ Frati i Shqiptarيs;
Dhe atje mbasi t’kemë mësue,
Dhe kur t’bâhem Meshatلr,
Do t’dal Shqip me predikue
Gjithkah janë Vëllazënt Shqiptarë:
Me u mësue Ligjin e Dashtnيs.
Se jam Frati i Shqiptarيs.





Si po prishet gjuha shqype?...


Gjyshat tonë, eh paçin dritë!
Njerz koktrashë, kurgja s'kanë dijtë:
..........Jan kenë t'hutuemun!...
Ata t'mjerët s'kan dijtë athera,
as buon giorno,1) as kali spera,2)
as sabah sherif teheir-ollsun!3)
Na sot jem për t'u lavdue,
dijmë me folë, me bisedue
..........nga mendja jem holluemun!
اojmë n'dhe t'huej djalin m'u msue,
kombin tonë m'e përparue,
..........dhen tonë m'e nderuemun;
rri n'shkollë djali pesë - gjashtë vjet,
kur vjen n'Shkodër, shqyp nuk flet,
..........Shqypen ka harruemun!!!!
Kur flet shqyp, asht çud m'e ndi
Gjys-për-gjys tue e përzi
..........me fjalt t'gjuhve t'hueja!...
Thotë: me thanë la verita4)
ktu në Shkodër sot diçka
..........jan civilizuemun...
La gioventu5) ka studiue
di me folë, me ragionue6)
..........po m'vjen mirë: bravissimo!
Veramente,7) n'shkolla t'hueja
me kenë me studiue dhe grueja,
..........kish me u ndritë il popolo,8)
Se n'dhe t'huej asht rispettata,9)
grueja asht emancipata,10)
..........nuk asht schiava11) e burrave!...
Dhe kah ana e Toskenis
ku janë shkollat e Greqis,
..........çud asht me i ndigjuemun;
atje Toskat t'thotë gjithehera:
mirëmbrëma, kali mera12)
..........si ta kam, kalla mu ise?!13)
Thuej: ç'po bahet nga Greqija?
T'thotë: atje është elefterija,14)
..........bota është e gëzuarë!!!
Nga Jakova e nga Pesrendi,15)
n'Stara Serbia(?!) ku i kishteni
..........msohet n'shkolla t'serbëve,
tue folë shqyp t'thotë me pahir:
si ja brate16), nadja e mirë,
..........dobro itro, kakoti?...17)
E kshtu gjuha po shëmtohet,
dhe kshtu kombi po mjerohet
..........nga shkollat e hueja!...

1898




______
1) Mirëmëngjes (italisht)
2) Mirëmbrëma (greqisht)
3) Në kuptimin: Mirëmëngjes, të vaftë mbarë (arabisht)
4) E vërteta (it.)
5) Rinia (it.)
6) Në kuptimin: të arsyetojë (it.)
7) Vërtetë (it.)
8) Populli (it.)
9) E nderuar (it.)
10) E emancipuar (it.)
11) Skllave (it.)
12) Mirëmëngjes (greq.)
13) Mirë më je (greq.)
14) Liria (greq.)
15) Prizreni
16) Vëlla (serbisht)
17) Mirëmëngjes, si je (serb.)

veriu
 
Top