Fondacionet

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Mënyra e krijimit
Neni 54(Ndryshuar me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001)[/B]

Fondacioni është person juridik pa anëtarësi që ka për objekt arritjen e një qëllimi të ligjshëm me anë të destinimit të pasurisë në të mirë dhe interes të publikut.

Neni 55(Ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001)

Fondacionet krijohen nga persona fizikë ose juridikë me aktnotetial ose me testament. Akti për krijimin e fondacionit, mekërkesë të themeluesve të tij, regjistrohet në gjykatë.Në aktin e krijimit përcaktohen sidomos emrat e themeluesve,qëllimi i fondacionit, përbërësit e pasurisë (para, letra me vlerë, ose sende të luajtshme dhe të paluajtshme), burimet dhe mënyra efinancimit, organet drejtuese, kompetencat e tyre, si dhe emrat e anëtarëve të administratës.

Neni 56(Ndryshuar me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001)

Fondacioni fiton cilësinë e personit juridik që nga dita e regjistrimit në gjykatë. Deri në ditën e regjistrimit, themeluesit e fondacionit ose ekzekutori i testamentit mund të kryejnë veprimet që janë të nevojshme për themelimin dhe përmbushjen e kushteve për regjistrimin e tij.

Neni 56/1(Shtuar me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001)

Fondacioni ka të drejtë të ketë në pronësi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të realizojë të ardhura nëpërmjet administrimit të këtyre pasurive, si dhe ushtrimit të veprimtarive të tjera, në përputhje me ligjin dhe qëllimin e objektin e veprimtarive të parashikuara në statutin e fondacionit.Të ardhurat e realizuara nga fondacioni duhet të përdoren vetëm për realizimin e veprimtarive që parashikohen në qëllimin dhe objektin e veprimtarisë së parashikuar në statutin e tij.Nuk lejohet që fondacioni të kryejë veprimtari fitimprurëse.

Neni 57

Akti për krijimin e fondacionit mund të shfuqizohet nga themeluesit para regjistrimit ose kur ende nuk ka filluar veprimtarinë përkatëse.Akti i krijimit të fondacionit mund të kundërshtohet nga trashëgimtarët ose nga kreditorët e themeluesit.

Logo Fondazione Reale.jpg
 
Last edited:
Top