Gjyshrit-Vetem pak dashuri kerkojne...

Pak me shume dashuri asgje tjeter nuk kerkojne gjysherit e prinderit tane qe enden azileve apo jetojne te vetmuar ditet e pleqerise se tyre..
Djemte e vajzat ikin ne emigrim dhe harrojne cfare kane lene prapa...
I dergoj leke por a mjaftojne vetem leket per te mbushur boshllekun qe le ikja mbrapa...
Ata kane nevoje per pak dashuri per dashurine e niperve e te mbesave per te ndjere njerez afer...
Ndoshta kur kthehen nga emigrimi gjejne vetem pak dhe dhe nje pllake varri..
Harroni qe nje dite do plakeni dhe ju dhe ndoshta do ndjeheni me te vetmuar se ky brez qe po iken...
Bota ju mori dhe dashurine per te afermit o njerez ....
Ata meritojne pak me shume mirenjohje e dashuri sepse kane vuajtur me shume se brezi yne...
Te vjen keq kur sheh pleq qe jetojne vetem e enden te vetmuar neper rruge...
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
fatmiresisht nuk e kam kete problem,gjysherit i kam ketu ne qytetin kur jetoj,i vizitoj shpesh,ja bej qejfin....dhe i jap te gjithe dashurine qe vertet e meritojne sepse jane te shkelqyer...........!
 

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Asnjera pale e gjysherve te mi nuk e kane pasur kete fatkeqesi...Gjithnje kane jetuar mes njerezve,nipave mbesave...Edhe ne momentet e fundit te jetes se tyre e kane pasur shtepine plot...
 
Ka shume raste te tilla qe njoh, por per fatin tim te mire dhe njerzve te aferm dicka e tille nuk ka ndodhur me gjysherit e mij, gjithe femijet niperit mbesat i kan prane dhe i shohin sa kan mundesi.

Por njoh dhe nga ata si ne rastin per te cilin diskuton Ina.
Eshte vertete per te ardhur keq, por njerezit nuk jan me si kan pas qen, jeta ne ditet e sotme i ka ndar njerzit per se gjalli, se per se vdekuri ajo dihet!

Nje dite do behen dhe prinderit e mij do behen gjysher, dhe jetes time nuk i dihet, shume njerez synojne te ikin jashte dhe ata qe jan nuk kan ndermend te kthehen sepse jeta pertej kufijeve i ka ndryshuar rrenjesisht.

Megjithate shpresoj dhe uroj qe gjithmon te jem prane familjes time, edhe pasi te kem krijuar jeten time larg tyre.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
hmmm...gjyshrit:) ku ka me mire se sa tek gjyshrit ne femini?

une pak a sh e kam jetuar kete te mos i kem afer ter jeten, por kjo sdmthn qe i kisha haruar sa nuk isha aty, sa x kisha mundesi flisja ne tel, i shkruaja letra [atere ende shkruheshin letra], dhe ne pushime atje tek dera e tyre isha e postuar:)

gjyshrit kan zene e do zene nje vend sh te rendesishem ne zemren time...:)
 

inushja2

preshevare


....nisur nga fakti se gjysherit sikur e vetmja gje qe kan per te ber eshte ta shijojn ate qe ata kan "investuar" per te gjithe jeten ... te shikojn tek familja e tyre eshte rritur dhe gjithcka shkon mbare ... Ata kan me shume kohe ti llastojn niperit e mbesat se c mund te donin ta kishin per femijet e tyre ...

Prandaj te dhemb ne shpirt kur kujton se ne c kushte te veshtira mund te ken rritur djalin e tyre .. me sa shum sakrifica..dhe pikerisht kur kan nevoje me shume se kurre , nuk e kan aty !
Por, kto jan ato qe ne i quajm kohe te veshtira ... sepse nga njera ane as nuk e dun ta ken fare sikur ta shikonin se si bredh posht e lart si shum shok te tij..pa pune ..pa lek pa te ardhme ...
... gjysherit jan ata qe na kan perkedhel ..na kan llastu e na kan mbrojt sa her kur gabonim dhe meritonim "ndeshkim" une gjithmone ikja fshihesha pas gjyshes dhe skishte rob zoti qe guxonte tme thoshte gje :p

Sa mire ndjehem qe edhe pse mund ti kem nervozuar nganjeher, perseri ia kam then vazhdimisht se sa te rendesishem jan per mua dhe sa shume i dua.. e mbi te gjitha nuk jan ndjer kurre te braktisur!
 

shiHanny!!

psiko pa shpres sherimi
un t'mijt i du shum, si ata nga ana e mamit e si ata nga ana e babit (noshta ata nga ana e mamit pak ma shum se ata t'babit jon pak ma t'ftoht kshtu, nuk shprehin shum ndjenjat e tyne edhe pse e di qe na dojn shum)...i du teper se mi plotsojn kejt deshirat( nuk jon sikur prinderit qe t'rrin gjithmon mi kry) + sa her mami ka dasht me na masakru dajak gjithmon na kan mbrojt mu e vllaun (beh kur u gjendeshin aty kuptohet, kur jo mami na masakrojke dajak po se ka pas rrugen e hapun e nuk kishum ku mu mshefLOL) + i kom llokuma t'omel be, zhemrusha kejt i kom, jon shum njerz t'mir kshtu (si me neve qe na kan diqka si me njerzt e tjer si prsh me kojshi e sene)...vetem nuk rrin kurr se kan gjithmon dikon afer (ata t'mamit kan dajt, beh ata dajt qe kan mbet halo n'Kosove se tjert jon shprenda neper bot, dhe motrat e mamit e ata t'babit kan ata vllezrit e babit qe kan mbet halo n'Kosove dhe motrat e babit)...
 

alfonci

Veri investigatio
shume here fatkeqesisht menyra sesi e kerkojne ate tek niperit/mbesat e tyre eshte e papranueshme per to dhe si rrejdhoje nuk arrijne te marrin, duke mos treguar gishtin per fajtore do e quaja kete si problem te mungeses se mirekuptimit ndermjet tyre dhe si mure "te trashe" te moshes dhe mentalitetit ndermjet brezave.

Une i dua shume dhe shpenzoj kohe shume kur kam me to, kam mesuar shume nga ato dhe e shkuara e tyre pasi jam shume kurioz per te ditur rreth asaj qe ka qene, qe eshte dhe asaj qe do te vije me pas.

Ju dua shume gjysh/gjyshe. :)
 

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Me e bukura eshte se per ate pleq qe nuk e meritojne eshte gjithmone dikush qe kujdeset,per te tjeret (ata te miret )jo sepse jane altruiste e duan vetem te miren e femijeve te tyre.

Sigurisht ka dhe padrejtesi,por ama ndonjehere je dhe i detyruar t'i lesh vetem.
Ina me siguri ke dashuri te vecante per gjysherit ti ,une personalisht jo ne fakt.
Pleq te vetmuar enden gjithandej neper bote ,me nje fjale kjo eshte jeta ,mgjth deri tani ne Shqiperi mire ,po per ne kush do kujdeset nese arrijme te behemi pleq???
 
une i adhuroj gjysherit e mi , dhe ne fakt kam dashuri per moshat e thyera
sepse jane si femije qe kerkojne ngrohtesi
 
Ju i vizitoni gjysherit?

Ju i vizitoni gjysherit?​


Shkencëtarët kanadezë pohojnë se takimi dhe qëndrimi me e gjyshen iu ndihmon fëmijëve që të mos ndërtojnë stereotipa negativë për personat e moshuar.
Studimi i publikuar në revistën “Educational Gerontology” përfaqëson teorinë sipas së cilës mungesa e kontaktit me personat e moshuar mund ta nxisë krijimin e pasqyrës kulturore negative për personat e moshuar, të tilla si ‘i ka lënë mendja’ ose ‘nuk dëgjojnë mirë’.

Autorët e studimit nga Universiteti Alberta në Edmonton, pohojnë se që nga momenti kur fillojnë të flasin dhe sidomos kah mosha trevjeçare, fëmijët kanë besim të madh te personat e moshuar.

Duke analizuar kontaktet dhe reagimet e fëmijëve ndaj të moshuarve, ekspertët kanë vërtetuar se sa më shumë që fëmijët shoqërohen me të moshuar aq më shumë botëkuptime pozitive kanë për ta, dhe e kundërta.

Autorët e këtij studimi pohojnë se ekzistimi i bindjes negative për të moshuarit në fëmijëri, ndikon dëmshëm në kulturën e fëmijës në jetën e mëvonshme.[/I]

Po ju i vizitoni gjysherit e juaj? :)

Cfar mardhenie keni ose nese nuk jetojne me, cfare keni pasur ?
 
Last edited:

Yellow Redhead

angels walk among us
un deri ne moshen 6vjecare jam rritur me gjyshen nga mami dhe shkoj shum mire me te..e vizitoj 1 her ne jave..ndo1here do doja te jetoja me te,e dua fort
kurse me gjysherit nga babi nuk shkoj fare..!
 

Alchohole

Moderator!
Une e vizitoj Gjyshen se vetem ate kam Gjysherit dhe Gjyshja tjeter me kan vdek :(.Kete qe e kam e vizitoj te paskte 1 here ne jave.Ndodh ndonjhere qe nuk shkoj ku me del ndonje pune,ndodh ndonje here qe shkoj me shpesh por zakonisht 1 here ne jave.
Une per vete kenaqem kur rri me te se ka nje muhabet qe ndryshon nga te tjeret.
 

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Po ju i vizitoni gjysherit e juaj?
Natyrisht ato te babait i kam ne nje kate te pallatit. ndersa ato te mamase i kam nja 30 minuta larg e i takoj nje here ne jave.
 
Une nga gjysherit kam gjall vetem nenen e mamit. Eshte e cuditshme se gjithe muhabetet qe mund t'i bej me nje qe eshte e moshes me te re i bej dhe me te qe eshte plake 80 e kusur vjece po qe eshte e forte e e rrujt Zoti cdohere.
Kam mardhenie te shkelqyeshme, mi di te gjitha datat e provimeve kur i kam dhe me rri cdohere gati per te me uruar, mi di emrat e lendeve te provimeve, bisedoj me te per shoqerine time, per familjen, per ndonje hall, shakate me te i bej aq shume saqe najhare mami nervozohet kujton qe une luaj me te, po eshte ajo pastaj qe i bertet mamit dhe thote leje vajzen rehat se po bisedojme :)....
E kam shume xhan gjyshen time dhe urroj te roj sa me gjate. Neser kemi lene ne plan qe ta vizitojme, do i them qe i kam hap nje teme ne FV. :).

P.S. Kerkoj ndjese qe tek tema, titulli nuk eshte mire i shkrujatur, nuk po mundem ta rregulloj. :(
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Babin E Mamin , e Babit nuk i kom pa kurr ( se kan vdek kur babi jem ka qen 8 vjet )
kurse te Mamit i kam pa Mamin , e Mamit ma shum kurse Babin e Mamit me pak sepse ka vdek edhe aj kur un kam qen 4-5 vjet kurse Mamin e Mamit me ka ra me shum me qen dhe me kan desht shum :$ por fatkeqsisht qe nga viti 99 edhe Mami i Mamit ka vdek :( ;)
 

HaRoMsI

<3 WiDe <3
Mbrem e kam pas ftuar tek shpia e ftuar special my gjyshe :D
 

xxl

IT Professional
Une gjyshen e babit nuk e vizitoj sepse jan disa probleme te cilat nk shpjegorhen... Kurse gjyshen e mamit e takoj cdo jave... :D
 

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Kam njohur vetem gjyshen nga babi dhe gjyshin nga mami i adhuroja te dy dhe me mungojne :(
 
Top