Gomonet me drogë të nisura nga Shqipëria”, Policia e Shtetit jep sqarime për operacionin e homologëve grekë me tre të arrestuar

Hera

Moderatorë
Staff member





“Gomonet me drogë të nisura nga Shqipëria”, Policia e Shtetit jep sqarime për operacionin e homologëve grekë me tre të arrestuar



Mediat greke kanë njoftuar ditën e sotme se pas një operacioni disa ditor, kanë mundur të arrestojnë tre persona, dy shqiptar dhe një italian, pasi janë kapur me dy gomone me lëndë narkotike, të destinuara për në Turqi.
“Kathimerini”, raporton se gomonia po vëzhgohej prej disa ditësh, e cila dyshoje se fillimisht ka lëvizur në bregdetin shqiptar me destinacion Turqinë, është mundur të ndalohet nga autoritetet greke, në afërsi të bregdetit turk, përballë Lesvos.



kathimerini

Shkrimi ne median greke
Sakaq Policia e Shtetit ka bërë me dije se pas komunikimit me homologët grekë, nuk ka asnjë të dhënë që mjetet lundruese të jenë nisur nga Shqipëria.
“Operacioni zhvillohet në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë dhe jo në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe nga komunikimi i deritanishëm dhe shkëmbimi i informacionit nuk ka asnjë të dhënë që mjetet lundruese të jenë nisur nga Shqipëria.
Policia Greke gjatë operacionit ka kapur një prej mjeteve lundruese, brenda të cilit nuk është gjetur lëndë narkotike dhe ka ndaluar dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian që ndodheshin në bordin e skafit”, thuhet në komunikatë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në lidhje me një lajm të bërë publik në disa media, të cilat i janë referuar burimeve mediatike greke se dyshohet që dy gomone janë nisur nga Shqipëria dhe se Policia Greke është duke zhvilluar operacion, sqarojmë opinionin publik se:
Nga komunikimi paraprak me homologët grekë, lajmi i dhënë në media është tërësisht i pavërtetë.
Operacioni zhvillohet në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë dhe jo në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe nga komunikimi i deritanishëm dhe shkëmbimi i informacionit nuk ka asnjë të dhënë që mjetet lundruese të jenë nisur nga Shqipëria.
Policia Greke gjatë operacionit ka kapur një prej mjeteve lundruese, brenda të cilit nuk është gjetur lëndë narkotike dhe ka ndaluar dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian që ndodheshin në bordin e skafit.
Policia e Shtetit vijon shkëmbimin e informacionit me homologët për dy shtetasit shqiptarë dhe është në ndjekje të operacionit nga homologët grekë.

Dy gomone me drogë të nisura nga Shqipëria tentojnë të futen në Turqi, policia greke në aksion, në pranga dy shqiptarë
 

Tiku

Fire on Ice...
Staff member
Sa malaga keta greket, harrojne qe jena i nivel me lart, perdorim greket si transportues.. :p
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Me habit fakti qe kur vjen puna tek krimi ne shqipeve ne gjene ne cdo celul.
Fakt eshte qe te drejtosh rrjete trafikimi e kriminaliteti nuk eshte e lehte,vetem te marre nuk jane njerez te tille.
Si ka mundesi qe s`kemi disa mendje idealiste,te forta politikisht ku te rizgjojne masen e popullit ta cojne nje hap me para Shqiperine tone te perenduar dhe pa diell ne kete sens.
 
Top