Hadithe....

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Nga Ebu Hamza Enes ibn Maliku radijall-llahu anhu transmeton se Profeti Muhammed sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:


"Nuk do të jetë besimtar (mu'min) askush nga ju, deri sa nuk i dëshiron vëllaut të tij atë çka i dëshiron vetes."


Buhariu dhe Muslimi
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Nga Ebu Mes'ud Ukbe Amr el-Ensarij el-Bedrij radijall-llahu anhu transmetohet se Profeti Muhammed sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:


"Vërtet nga fjalët /urtësitë/, që bota i ka mbajtur mend nga ligjërimet e Profetëve të mëparshëm është:

*Kur nuk turpërohesh, atëherë vepro ç'të duash."


Buhariu
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Nga Enesi radijall-llahu anhu transmetohet se ka thënë:

"E kam dëgjuar Resulull-llahun Muhammed sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

All-llahu i madhëruar ka thënë: O biri i Ademit, deri sa të mbështetesh në Mua dhe të kërkosh ndihmë nga Unë, do të falë çka ke vepruar. O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri te vrënësirat në qiell dhe nëse kërkon falje nga Unë, do të fal ty. O biri i Ademit, nëse tek Unë vjen me mëkate të mëdha gati sikur toka, pastaj më drejtohesh, duke mos më përshkruar asgjë, do ta falë po aq."

(Tirmidhiu, hadith hasen-sahih)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
"Mëshironi që të mëshiroheni, falni që t'ju falet. Vaj për ata që i zbukurojnë fjalët dhe vaj për ata që insistojnë në gabimet e tyre edhe pse e dinë".

(Sahih, Ahmedi).
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Muhammedi a.s.thotë:

"Kush e shet lëkurën e kurbanit, për të s'ka kurban."
(Sahih El-Xhami', 6118)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Transmetohet se njeherë kishte ardhur një njeri te Pejgamberi a.s. dhe e kishte pyetur: "O i derguar i Zotit, deri sa herë duhet ta falim sherbëtorin (kur ai gabon)"?

E Pejgamberi a.s. ishte përgjigjur: "Çdo ditë deri në shtatëdhjetë herë"!


Nëse kjo falje dhe tolerancë kërkohet të jetë në raport me gabimet e sherbëtorit që shërben në familje, a thua çfarë falje dhe mëshire duhet të kemi për vetë anëtarët e familjes, për prindrit, bashkëshortet, fëmijët, vllëzërit dhe motrat tona!!!?
Zoti dhashtë mëshirë, butësi e lumturi në çdo familje!
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ka thene Muhammedi a.s:

“Pasha Ate ne doren e te Cilit eshte shpirti im, do te vije koha kur vrasesi nuk do te dije se per cka ka vrare ndersa i vrari per cka eshte vrare”(Muslimi)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
FB_IMG_1566094439777.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nese beson se Meshira e Zotit, ia ka tejkaluar Hidherimit te Tij, atehere a nuk eshte me primare, me e dobishme qe njerezve t'ju flasim me shume rreth Meshires se sa Hidherimit te Zotit ?

Profeti yne i dashur, Muhammedi a.s., nxiti per ne pergezim dhe ndaloj nga te frikesuarit. Ai tha:

“Përgëzoni dhe mos frikësoni, lehtësoni dhe mos vështirësoni”.

Sahabet i urdheroi dhe ju tha:
“Thirrni njerëzit, dhe përgëzoni dhe mos frikësoni, lehtësoni dhe mos vështirësoni”.
P.s.
Mëshira Ime tejkalon hidhërimin Tim (Hadith Kudsij)

tumblr_pjys460Gog1ul63vpo1_1280.jpg
 
Top