Horoskopi Mujor.

Jetmira

🎧🎵💙
Horoskopi mujor/ Muaji prill 2018
auto_cift-horoskopi1514284476-696x379.jpg
#Dashi
Gjate këtij muaji do keni nevoje për me shume siguri dhe gjakftohtësi. Nëse jeni ne një lidhje mund te ndiheni keq ne disa momente për shkak te ëndrrave te copëtuara. Gjithsesi mire eshte te mblidhni copat e mbetura dhe te rindertoni gjithçka nga e para. Saturni do ju ndihmoje te gjeni zgjidhje. Beqaret do e kenë te vështirë t’i besojnë dikujt, por pas datës 25 mund t’iu shfaqen persona mjaft interesante qe nuk duhen lënë te ikin. Shëndeti nuk do jete shume i mire. Mund te vuani nga migrena ose nga pagjumësia. Morali gjithashtu do jete i rene deri ne datën 20. Ne planin financiar periudha me e begate do jete java e fundit e muajit. Ne pune, Merkuri do ju nxite te verifikoni çdo gjë para se te veproni. Javët e para do jene te mbushura me sfida, por nuk duhet asnjëherë ta lëshoni veten.

#Demi
Gjate këtij muaji do keni me patjetër nevoje për mbështetje dhe përkrahje, pasi do kaloni edhe vështirësi. Nëse keni një lidhje, duhet t’i besoni me tepër atij qe keni ne krah. Deri ne datën 17, mund te merrni edhe vendime te rëndësishme për te ardhmen, ndërkohë javën e trete mund te ndodhin disa keqkuptime te vogla. Beqaret do jene me praktike dhe do i marrin gjerat me shume qetësi. Ka mundësi qe këtë muaj te kenë vetëm piketime dhe jo hedhje hapash. Shëndeti do jete shume me i mire se me pare. Do ndiheni me energjike dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Financat deri nga mesi i muajit mund te kenë disa tronditje, kështu qe shpenzoni me kursim. Ne pune do jeni shume te kujdesshëm dhe nuk do hidhni asnjë hap pa qene plotësisht te bindur. Ne tërësi ka për te qene muaj i begate pasi do keni edhe mbështetjen e kolegeve.

Binjakët
Merkuri do jete planeti qe do sjelle harmoni dhe alegri këtë muaj. Rutina do shteroje dhe emocionet do jene shume me te forta. Nëse jeni ne një lidhje, dy javët e para mund te jeni paksa te shpërqendruar, por me pas gjerat do konkretizohen dhe do përmirësohen për te gjithë. Beqaret do kalojnë nga teoria ne praktike pas datës 16 dhe ka mundësi qe ne datën 25 për shume persona te ketë dashuri me shikim te pare. Gjendja shëndetësore do rikuperohet pak nga pak. Nuk do keni shqetësime serioze. Me financat duhet te jeni me te kujdesshëm ne mënyrë qe mos përballeni me vështirësi as me vone. Për punën do jete muaj me shume fat. Nga data 1 deri me 15 do mundoheni te arrini atë qe doni, ndërkohë qe ne datat 16-30 do nënshkruani kontrata dhe do bëni ndryshimet e duhura.

#Gaforrja
Do i jepni me shume prioritet se kurrë jetës suaj ne çift gjate këtij muaji. Si ju ashtu edhe partneri do i kuptoni nevojat e njeri-tjetrit dhe do mundoheni te krijoni një ambient te ngrohte. Yjet do i keni gjithë kohës pranë. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim te princit te kaltër, por fatkeqësisht ai nuk do shfaqet atëherë kur ata duan. Kaloni edhe pak kohe me familjaret apo miqtë sepse do kenë me te vërtetë nevoje për ju. Shëndeti nuk do jete i mire. Stresi do ju sjelle pagjumësi, migrene, dhimbje koke, etj. Financat do jene goxha delikate ditët e para te muajit. Do ju duhet shume kujdes dhe maturi me shpenzimet qe te mos keni probleme serioze. Dy javët e fundit situata do stabilizohet. Ne pune do lodheni goxha, por rezultatet qe do arrini do jene te paimagjinueshme. Edhe vete do ju duket çudi.

#Luani
Këtë muaj nuk duhet te prisni momente te jashtëzakonshme, por ne përgjithësi duhet t’i merrni gjerat shtruar. Te dashuruarit do kenë një jete te qete, por ka ndonjë emocion te veçantë. Për fatin e mire nuk do ndodhin debate te forta asnjë çast. Beqaret mund te pëlqejnë një person te afërt te mive, por do e kenë paksa te vështirë t’ia shprehin simpatinë.Gjendja shëndetësore do ketë probleme te vogla, por nuk do e lëshoni veten lehtësisht. Beni masazhe dhe merruni me sport për t’u ndier me mire. Sektori i financave do kaloje goxha sfida te vështira dhe nuk do arrije Ne pune duhet t’i dëgjoni me shume kujdes këshillat e shefave dhe nuk duhen te bëni asgjë kundër atyre qe ai ju thotë. Me pak me shume përpjekje do arrini suksesin qe keni pritur ne çdo moment.

#Virgjëresha
Muaj përgjithësisht i mire do jete ky sidomos 3 javët e para. Humori nuk do ju ike asnjë çast. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë momente pasionante dhe do ndiheni sikur janë neper ëndrra. Duhet ta shfrytëzojnë sa te mundin çdo moment. Beqaret nuk duhet te refuzojnë asnjë ftese qe do ju behet sepse ndërmjet atyre personave është dhe ai me te cilin do kalojnë jetën. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla here pas here, por asgjë për t’u alarmuar. Kujdesuni pak me tepër për ushqimet dhe mbrohuni nga i ftohti. Ne planin financiar ndonjëherë do e humbisni arsyen dhe mund te shpenzoni me shume nga sa duhet, megjithatë nuk priten vështirësi te vazhdueshme. Ne pune do jeni te logjikshëm dhe do e dini gjithmonë si te veproni ne çdo moment.

#Peshorja
Muaj i mbushur plot sfida. Mundohuni te jeni çdo moment te duruar ne mënyrë qe te kaloni çdo problem. Nëse jeni ne një lidhje do ndiheni shpesh nen presion dhe nuk do dini çfarë te bëni. Beqaret nëse nuk arrijnë dot t’i shprehin ndjenjat as këtë muaj nuk do mund ta bëjnë kurrë me. Gjendja shëndetësore here pas here do lere për te dëshiruar. Nuk do i keni nervat e qeta dhe here pas here do ndieni dhimbje koke.Mundohuni te qetësoheni, te çlodheni dhe te merrni ajër te pastër. Edhe barkun do e keni te fryre dhe do ndieni shqetësime, Merkuri do jete planeti qe do ua mbroje gjithë kohës financat dhe madje do e beje këtë sektor akoma me te mire se me pare. Do keni mundësi te bëni edhe disa investime me tepër. Ne pune mendoni me shume për veten sesa për te tjerët sepse përndryshe vetëm do humbni.

#Akrepi
Ka mundësi qe gjate këtij muaji te përballeni me te shkuarën dhe do reflektoni me shume nga me pare. Do vendosen disa pika mbi “i” dhe do gjenden disa zgjidhje interesante për problemet e mbetura pezull. Ata qe janë ne një lidhje duhet ta mbrojnë me çdo kusht marrëdhënien qe kane dhe nuk duhet te flasin keq për atë qe kane ne krah. Beqaret do ndihmohen nga Jupiteri dhe do arrijnë te gjejnë personin e tyre te ëndrrave. Javët e fundit do jene vërtet pasionante. Shëndeti nuk ka për te qene shume i mire. Here pas here mund te keni shqetësime nga gjumi, nga kockat dhe gjithashtu mund te shfaqen probleme me lëkurën. Buxheti do jete here i mire e here me probleme te vogla. Ne pune duhet te prisni para se te veproni. Binduni plotësisht ne mënyrë qe te mos përballeni me te papritura te pakëndshme.

#Shigjetari
Bëni mire t’i dëgjoni me më shume vëmendje te afërmit tuaj. Ata vërtet do ju kërkojnë mbështetje, por ama do ju japin edhe këshilla te vyera. Nëse jeni ne një lidhje, e mira do jete te tregoheni me te hapur ndaj dialogut dhe te mos tregoheni aspak kokëfortë. Kjo e fundit përveç konflikteve nuk do mund te sjelle asgjë te mire. Beqaret do jene me te kujdesshëm dhe do dine cilin person te bëjnë për vete. Për shëndet me te mire bëni mire te kujdeseni për ushqimin, te mos e teproni me fast-food dhe te praktikoni ndonjë lloj sporti. Ne planin financiar nëse vazhdoni te ndiqni ato strategji qe keni ndjekur kohet e fundit keni për te pasur plot përftime. Ne pune, pasi keni kohe qe keni vendosur piketat, do e keni shume me te lehte ta arrini atë qe dëshironi.

#Bricjapi
Ky do jete një muaj i mahnitshëm për te gjithë ju. Do provoni emocione te reja dhe ndonjëherë do ju duket sikur do jeni neper ëndrra. Gjithçka do shkoje ashtu si e keni dëshiruar. Ne jetën tuaj ne çift harmonia do mbizotërojë gjithë kohës. Do jepni gjithçka nga vetja dhe do e dashuroni pa dorashka partnerin tuaj. Beqaret do kenë një muaj te paqëndrueshëm. Javët e para do ketë vetëm flirtime, ndërsa me pas gjithçka do ndryshoje për mire.Nga data 20 deri ne datën 26 mund te ndodhe një takim impresionues. Gjendja shëndetësore do ketë tronditje here pas here. Kujdes me lodhjen dhe ushqehuni ne mënyrë sa me te ekuilibruar. Ne planin financiar do keni vështirësi gjysmën e pare te muajit dhe do ju duhet te kërkoni ndihme nga familjaret. Ne pune duhet te mos nxitoheni qe te mos bëni gabime.

#Ujori
Gjate këtij muaji mund te bëni çdo gjë qe do dëshironi dhe do ndiheni përherë mire. Nëse keni ne një lidhje shprehini sa te mundeni ndjenjat dhe mos u ndryshmi. Përballje te forta nuk ka për te pasur aspak dhe me ne fund do zgjidhen njëherë e mire edhe disa hatermbetje se te shkuarës. Beqaret mund ta kenë paksa me te ndërlikuar situatën megjithatë edhe ata do e mbyllin muajit me gëzim. Shëndet me te mire do kenë ata qe do praktikojnë aktivitete fizike dhe qe do ushqehen ne mënyrë te ekuilibruar.Kujdes me shume duhet te tregojnë personat qe vuajnë nga migrena. ne planin financiar do përballeni me goxha vështirësi, por për fatin e mire familjaret nuk do ju lënë ne balte. Ne pune javët e para do ju dalin pengesa te njëpasnjëshme, kështu qe do ju duhet te luftoni fort për te arritur atë qe dëshironi.

#Peshqit
Jave përgjithësisht pozitive dhe pa probleme serioze do jete kjo për te gjitha fushat. Te dashuruarit do jetojnë ne një ambient shume romantik gjate këtij muaji dhe do përjetojnë vetëm emocione pozitive. Ndërmjet datës 9 dhe 17 mund te ndodhin edhe gjera qe nuk i kane pritur, por qe do i bëjnë te ndihen si neper ëndrra. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment sepse nga mesi i muajit do shfaqen persona interesante me te cilët do ja vleje te fillohen lidhje.Shëndeti nuk do jete aspak ashtu si ju e keni dashur. Do keni shqetësime nga barku, shpina dhe gryka. Mos e lini asnjë moment veten pas dore. Gjendja financiare fatmirësisht nuk do ketë lëkundje te forta. Kjo do beje qe ju te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër. Ne pune do jete muaj i begate. Deri ne datën 24 arritjet do jene te njëpasnjëshme.
 

Jetmira

🎧🎵💙
DASHI.
Në përgjithësi këtë muaj do jeni shumë intuitivë, do keni një aftësi më të madhe për të kuptuar se çfarë duhet të bëni, se çfarë duhet të thoni, se si ndjehen të tjerët, se si ndjeheni ju, se çfarë ju shërben, dhe do jeni më të drejtuar shpirtërisht. Në çfarëdo lloj gjëje ku besoni, do e ndjeni ndikimin e asaj force në jetën tuaj. besojini intutitës dhe instiktit tuaj këtë muaj. Jepini vetes pak kohë dhe mos u ngusni që të veproni. Kini besim në proçesin e universit.

Në dashuri ata prej jush që kanë qënë duke luajtur me partnerin, nuk do luajnë më. Ndoshta nuk ju duket kështu por mund të keni përballë një person i cili është shumë i fortë, shumë i vendosur dhe shumë i qartë mbi atë që ndjen për ju, por ju mund të doni që t’i ktheni shpinën. Ndoshta disa prej jush ndjehen si të zënë në kurth në lidhjen ku janë, ose jeni ndjerë kështu në të shkuarën dhe në Maj do përpiqeni që të dilni prej hekurave. Kjo luftë e juaja nuk do i pëlqejë fare këtij personi, i cili është i fuqishëm dhe ka pushtet , dhe është i papjekur në disa anë, por tani mund të dojë që ta mbrojë veten prej reagimit tuaj. Partneri që disa prej jush kanë pranë, e di që është i rëndësishëm dhe ka pushtet dhe kjo situatë e lodhshme, është rraskapitëse dhe për ju. Disa prej jush do luftojnë në dashuri, sidomos në fillim të muajit, dhe për tani dashurinë po e komentoj vetëm për fillimin e muajit. Partneri për të cilin po shkruaj për shumë prej jush, është njeriu i zemrës, por tani prezenca e tij po ju detyron që të ëndërroni të largoheni, të distancoheni. Ndoshta duhet vetëm t’i jepni vetes pak kohë.

Në javën e parë të muajit mund të dalloni që dikush përreth jush nuk po tregohet i sinqertë apo i vërtetë. Gjithashtu mund të jeni ju ai që nuk po tregohet i tillë, prandaj përpiquni që ta ruani etikën, ta mbani veten nën kontroll. Bëni kujdes se mos nuk bëni një gjë në mënyrën e duhur, apo nëse nuk zgjidhni rrugën e duhur për të vepruar, dhe të sabotoni veten. Nuk po them se do e sabotoni veten por duhet të përpiqeni që të ruani pozicionin tuaj të ndershëm dhe të vërtetë. Përpiquni që të mos llastoheni, t’i thoni gjërat ashtu siç janë dhe jo siç do dëshironit ju që të ishin. Përpiquni që të gërmoni brenda vetes në javën e parë të muajit.

Në javën e dytë të muajit mund të shijoni një surprizë të mirë që ju vjen papritmas. Ndoshta do jetë një ofertë pune, ndoshta është një ofertë dashurore, dhe në javën e dytë të muajit do ndjeheni shumë të kënaqur. Për ata prej jush që kanë pritur që të promovohen në punë ose që të marrin lajme të mira lidhur me përpjekjet për shtatzani ose lidhur me ecurinë e shtatzanisë, mund të merrni lajme të mira. Ndoshta nuk do duket kështu javën e parë, por në javën e dytë do ndjeheni shumë mirë sepse një ose disa dëshira të rëndësishme për ju, do progresojnë ose do realizohen.

Ndoshta pas këtij momenti do ndjeni lodhje dhe do doni që të pushoni shumë gjatë javës së tretë të muajit. Dikujt do i duhet që të tregojë shumë më shumë kujdes me shëndetin, me ushqimet, me barnat që pini. Ndoshta do stërviteni shumë, do vraponi shumë, do punoni shumë, dhe do ndjeni një nevojë të madhe për të pushuar. Nëse keni mundësinë që të merrni ndonjë ditë pushim ose të gjithë fundjavën pushim, shfrytëzojeni këtë mundësi dhe jepini vetes mundësinë për tu ripërtërirë. Më duhet t’ju “paralajmëroj” që në këtë javë të tregoheni shumë të kujdesshëm. Nëse mbaroni punën vonë dhe ju ftojnë për të dalë, refuzojeni ftesën dhe thjesht pushoni.

Në javën e katërt të muajit do ia kaloni jashtëzakonisht shumë mirë dhe kjo do jetë edhe java që do kujtoni më shumë prej këtij muaji. Java e fundit e muajit Maj thekson në përgjithësi një ndjenjë kënaqësie dhe përmbushjeje. Mund të ndjeheni të kënaqur mbi gjërat që keni. Mund të dalloni rikthim të investimeve tuaja, më shumë fitime, më shumë vlerësime mbi punën tuaj. Statusi, pozicioni dhe reputacioni juaj do jënë në nivele maksimalisht të kënaqshme. Qiell të mbarë.
 

Jetmira

🎧🎵💙
DEMI.
Ka kaq shumë energji të mirë për ju këtë muaj, e cila edhe pse mund të sfidohet nga disa pozicionime të caktuara, prap ju favorizon si fitimtarë, sidomos në aspektin financiar. Fjalët kyçe për ju janë: sukses dhe shpërblim. Keni arritur dhe do arrini shumë në sferën profesionale dhe kjo ndjenjë suksesi theksohet tani në muajin tuaj, në muajin e Demit, sepse Maji i përket Demit në pjesën e tij më të madhe pasi është periudha e ditëlindjeve tuaja meqënëse Dielli është në shenjën tuaj. Mund të ndjeheni shumë më afër asaj që e shikoni si qëllim të jetës suaj. Mund të jeni duke investuar më shumë në biznesin tuaj ose duke i dhënë më shumë punës suaj në pritje të një shpërblimi të madh i cili nuk do vonojë shumë.

Në dashuri, ata prej jush që po dalin me dikë dhe nuk kanë një lidhje të qëndrueshme, kanë pranë dikë i cili do shumë që të rrijë me ju dhe do që t’jua thotë dëshirat dhe planet që ka për marrëdhnëien tuaj. Ndoshta jeni të lidhur me dikë por nuk ka patur dashuri në mes, të paktën jo nga ana juaj por ka patur dashuri nga ana e personit tjetër. Nëse jeni femër, mund të merrni propozime për fejesë apo martesë tani (se zakonisht meshkujt propozojnë), ndërsa për meshkujt Dem, do dëgjoni dëshirën e partneres për diçka më të përkushtuar.

Ndoshta (për disa prej jush gjithmonë) do merrni një mesazh por nuk do e kuptoni dhe ndërkohë personi tjetër do zgjohet, do e kuptojë më në fund se si duhet të jenë gjërat, se si ishin në të vërtetë dhe se si mund të shkojnë, prandaj një lidhje që ka filluar (ndoshta që në dimër), mund të përfundojë. Dikujt mund t’i vijë në majë të hundës me mjegullën në kokë apo me mungesën e përkushtimit të tjetrit. Pastaj njëri prej jush do habitet në momentin kur kupton se ka ndjenja për këtë person në fakt, por mund të jetë tepër vonë. Edhe nëse ndjenjat nuk janë dashuri, mund të jenë më shumë krenari dhe dëshirë për të rregulluar diçka vetëm prej nevojës për të treguar që unë mund ta rregulloj këtë gjë, mund ta kthej në favorin tim. Mund të komunikoni me mesazhe ose me telefon, dhe me telefon mund të flisni për fundin e kësaj gjëje. Ndoshta universi do donte që ju të mos e bllokonit këtë lidhje apo komunikimin tuaj me këtë person por mund të jetë e vështirë kjo gjë në këtë moment kur ju me vullnetin tuaj të lirë nuk doni ta “lironi” veten, nuk doni të jeni bashkë.

Në javën e parë të muajit mund të merrni pak kohë për tu relaksuar dhe për të shijuar gjëra të thjeshta por të këndshme si qëndrimi pranë familjes, pranë fëmijëve, pranë kafshëve, pranë shtëpisë. Mund të ndjeheni shumë mirë mbi jetën në përgjithësi në fillim të muajit Maj, është një ndjesi e cila do ju bëjë të mendoni atë shprehjen “na lër kështu siç jemi se jemi mirë”.

Në javën e dytë të muajit do merrni lajme vërtetë shumë të mira lidhur me një mundëids për të bërë para, me një mundësi pune. Mund të fitoni para ose do ju ndihmojë dikush me para të cilat nuk do i shpenzoni vetë por do ua kursejnë të tjerët sepse do i investojnë ata këta para për ju. Këta “ata” mund të jenë një organizatë, ose një i afërm. Java e dytë e muajit lidhet shumë me sukseisn tuaj material dhe është vërtetë javë e suksesshme.

Në javën e tretë të muajit do merrni vendime shumë të arsyeshme, do zgjidhni një rrugë shumë të logjikshme për të zgjidhur situata të caktuara. Nuk do drejtoheni prej emocioneve këtë javë, por prej mendjes. Do tregoni më së miri natyrën praktike që ju karakterizon. Pjesërisht edhe sepse Dielli do aktivizojë shenjën e Binajkëve, shenjë e cila për ju përfaqëson kursime dhe gjithashtu aktivizon fushën e dytë astrologjike të jetës suaj, fushë të cilën e drejtoni vetë dhe që lidhet me zotërimet materiale. Dhe mbi këto zotërime, do merrni vendime shumë të mira, kështu që besojini vetes.

Edhe fundi i muajit apo java e katërt, përfundon me një energji shumë të mirë, shumë të bukur. Do dalloni shumë mudnëis që vijnë në rrugën tuaj. Ndoshta do zbuloni se po shpërbleheni sic duhet për punën tuaj, që do e merrni atë gjë për të cilën keni punuar dhe të cilën e keni ëndërruar, dhe kjo s’është gjë e vogël. Mund t’ju vijë një mundësi për të bashkëpunuar me dikë ose mundet që të dalloni suksesin e bashkëpunimit që keni ndërtuar me dikë. Do ndjeheni shumë gati për të pushtuar botën dhe për të kapërcyer çdo pengesë të mundshme në jetën tuaj. Do ndjeheni shumë të fuqishëm këtë muaj dhe urime. Shpresoj ta shfrytëzoni maksimalisht këtë energji të bukur.

Qiell të mbarë.
 

Jetmira

🎧🎵💙
BINJAKثT
Në përgjithësi këtë muaj, jeni shumë të kënaqur me zhvillimet në jetën tuaj , me poziconin që keni zënë tani. Mund të ndjeni shumë kënaqësi, të ndjeni se keni arritur shumë. Për ata prej jush që janë lodhur shumë në një fushë të caktuar të jetës, qoftë kjo shkolla, qoftë një lidhje e përkushtuar dashurore, qoftë puna, një çeshtje e zgjatur që është lidhur me financat ose nëse jeni përpjekur për të shitur një shtëpi, këtij cikli të gjatë do i vijë fundi këtë muaj. Do e keni të qartë poziconin tuaj, do e kuptoni më mirë veten, rolin dhe shpirtin tuaj dhe do ndjeheni si njeri tjetër, një njeri që është pjekuruar shumë dhe që ndjehet shumë krenar për vendin në të cilin ndodhet, për gjërat që ka arritur. Mund të keni bërë një aplikim i cili do rezultojë i suksesshëm dhe do ju lejojë që të udhëtoni ndoshta, që të bëni diçka që s’e keni bërë më parë, të shkoni diku ku s’keni qënë më parë, dhe sido që të jetë, si përfundim do zgjeroni horizontin tuaj. ndjeheni shumë të realizuar në përgjithësi këtë Maj dhe kjo është fantastike.

Disa prej jush të cilët po dalin me dikë, po dallojnë një ofertë dashurore shumë pasionante prej personit tjetër. Mund të ndjeheni shumë konfuzë mbi dashurinë tani sepse keni shumë oferta dhe doni që të ecni drejt një rruge të qëndrueshme, doni që të zgjidhni atë që ju ofron gjëra të vërteta, një përkushtim real. Mubd të jetë një njeri që ka shenja toke në hartën e tij, mund të jetë një njeri i cili ka fituar më shumë stabilitet në jetën e vet dhe prej kësaj arsyeje, është frymëzuar që t’ju falë dhe ju atë që doni tani, sepse tani doni një qëndrueshmëri për të cilën nuk e keni vrarë mendjen më parë. Edhe nëse personaliteti juaj është shumë i ndryshëm, do ju rezultojë se doni të njëjtën gjë, dhe asgjë s’i bashkon dy njerëz më shumë se dëshirat e përbashkëta. Sigurisht që ka dhe gjëra të tjera, por kjo është baza dhe kjo është gjëja për të cilën duhet të kërkoni gjithmonë, çfarëdo qoftë dëshira juaj. Me këtë person do zhvulloni biseda shumë interesante, shumë të kënaqshme, dhe kjo ka qënë pjesë e dëshirës suaj gjithashtu. Do ndjeni se ka ardhur koha për të bërë ca hapa para dhe do ndjeheni të mbështetur sepse edhe personi që doni, është shumë i besueshëm dhe praktik gjithashtu, është shumë “tokë”. Edhe nëse nuk është shenjë toke, ka sjelljen si i tillë, pra si një Dem, Virgjëreshë ose Bricjap. mund të ndjeni frikë se mos kjo gjë përfundon në dhimbje dhe trishtim, mund stabiliteti dhe afeksioni i këtij personi, mund t’ju shtyjë që të keni kurajo dhe të mendoni se kësaj rradhe, fundi s’do jetë dëshpërues. Gjthsesi edhe ai ose ajo është një njeri, kështu që mos prisni që ky njeri t’ju japë të gjithë lumturinë që ju nevojitet, por ama mund të mbështeteni tek ai ose ajo sepse është në një pozicon të mirë, i/e kënaqur me veten dhe i gatshëm që ta ndajë me ju këtë pozitivitet të jetës së vet.

Në javën e parë të muajit do punoni fort mbi një gjë të re ose të punoni fort mbi një projekt me të cilin jeni marrë prej kohësh, po në përgjithësi keni shumë energji këtë javë të parë. Do mendoni shpejt, në mënyrë të mprehtë, do jeni shumë “Mërkur”, shumë të logjikshëm, të shkathët dhe praktikë në gjykimet tuaja.

Në javën e dytë të muajit mund të keni një moment shkurajues në fakt, dhe shkurajues prej financave. Pra, mund t’ju vijë një faturë shumë e madhe për të paguar, mundet që të keni kërkuar për mbështetje financiare prej dikujt i cili nuk ju mbështet ashtu siç shpresonit, mund edhe të mos keni aq fitime sa mendonit mbi një gjë të ckatuar dhe të kuptoni se nuk jeni në atë pozicion financiar sa për t’i lejuar vetes disa shpenzime të caktuara. Ndoshta nuk do jetë java e dytë java më e mirë për tu ndjerë të shpërblyer fiancniarisht, apo nëse keni fantazuar se gjërat janë në një mënyrë të caktuar, do kuptoni se gjërat nuk janë seç i keni fantazuar, dhe se duhet të tregoheni më realistë në vendimarrjet tuaja.

Në javën e tretë të muajit do doni t’i jepni vetes kohë për të reflektuar, për të menduar dhe pushuar. Në njëfarë mënyrëe, do merrni veten nga puna dhe nga lodhja mendore. Do doni që të bëni pushim, të bëni meditim, të shkoni në plazh, në një vend të izoluar ku mund të rrini vetëm ose vetëm me ata pak njerëz që ju relaksojnë dhe kaq.

Në javën e katërt të muajit do ngriheni fuqishëm në këmbë, do ndjeheni shumë entuziastë dhe shumë të lumtur mbi mundësitë që dalloni në jetën tuaj. Në fillim apo në fund të ditës, Dielli shkëlqen gjithmonë për ju, sepse jeni optimistë dhe do kuptoni se në përgjithësi punët tuaja po shkojnë mirë dhe keni arsye për tu ndjerë shumë entuziastë. Qiell të mbarë.
 

Jetmira

🎧🎵💙
GAFORRJA
Në përgjithësi këtë muaj, shenja e Gaforres do punojë shumë fort për të arritur aty ku doni, në një punë, në një projekt mbi shtëpinë, në një përpjekje për të ndihmuar dikë, në një lidhje personale, dhe mund t’ju duket se nuk keni arritur pritshmëritë tuaja ende. Pak a shumë kjo është dhe energjia e Majit për ju. Duhet të përpiqeni që të vazhdoni të ecni para sepse jeni në drejtimin e duhur.

Përsa i përket dashurisë në javën e parë të muajit, ashtu siç e kam shkruar në fillim të këtij parashikimi dhe të të gjithëve që kjo është për disa prej jush do ndodhin transformime shumë të mëdha. Mund të keni të bëni me një njeri të shenjës së zjarrit si Shigjetari, Luani ose Dashi, ose një shenjë uji si Akrepi, Gaforrja dhe Peshqit. Universi do që të balancojë marrëdhënien mes jush, do që ju të bashkoheni. Mund të jetë dikush i cili është më i ri se ju, një njeri që ka zjarr në hartën e vet dhe që fillon diçka të re në jetën tuaj. Mund ta bëni shumë të lumtur këtë person. Nëse njëri prej jush po merrej me dikë tjetër, ajo situata tjetër do përfundojë dhe vëmendja do vendoset mbi ju, ose ju do vendosni në këtë moment, vëmendjen mbi këtë person. Shumë shpejt mund të mësoni më shumë mbi vlerën e këtij personi dhe mbi vlerën e kësaj lidhjeje në jetën tuaj. disa prej jush mund të jenë duke përfunduar një divorc dhe të takojnë dikë të ri brenda javës së parë të muajit. Mund të ngrini duart lart dhe t’i dorëzoheni sharmit të këtij personi të ri i cili mund të ketë shenja zjarri në hartën e tij apo të saj, megjithatë fillimisht duhet të mbyllni derën e kësaj lidhjes apo marrëdhënies së vjetër (ju ose personi tjetër) që të kaloni pastaj në këtë fazë më të bukur dhe të merituar të jetës suaj dashurore. Megjithatë mund të keni njerëz përreth të cilët j’ua vështirësojnë përkushtimin tuaj ndaj këtij personi. Njerëzit duan që të reflektoni dhe të pyesni veten nëse kjo lidhje është e bazuar në pasion, apo e bazuar në një tërheqje të vërtetë, dhe në fakt qëllimet tuaja janë shumë të mira, ju vërtetë që keni ndjenja të vërteta për këtë person që po mendoni këtë fillim Maji (fund Prilli gjithashtu).

Çfarë do bëjë personi tjetër? Do ju pranojë, por nuk do bëjë asgjë derisa ju t’i flisni, prandaj mund të jetë duke ju pritur. Ky njeri është i ndërgjegjshëm mbi faktin që juve ju duhet që të mundoheni pak në mënyrë që të përpiqeni për një gjë të re të bukur bashkë e cila mund t’ju frymëzojë për të bërë plane për të ardhmen gjithashtu. Me këtë pasion nuk ju bashkon vetëm pasioni por edhe ndjenjat e vërteta. Do fillojnë t’ju plotësohen dëshirat romantike këtë periudhë, këtë fillim Maji. Bashkë do krijoni shumë qëndrueshmëri dhe lidhja do jetë shumë e kënaqshme dhe edhe pse dikush mund të ngrejë vetullën prej kësaj situate, ju nuk do doni t’ia dini, dhe duhet të vazhdoni rrugën përpara këtij personi që po ju pret. Energjia e Gaforres është shumë e ekuilibruar, dhe edhe pse mund të ndjeheni të lënë mënjanë prej disa personave, kjo ndjenjë është iluzionare dhe e përkohshme. Ndoshta do lini pas një lidhje apo marrëdhënie që filloi si një gjë pa përkushtim, dhe do vazhdoni në një lidhje të re të përkushtuar, të vërtetë. Mund edhe që ta bëni këtë transformim brenda të njejtës lidhje, pra ta ktheni nga zbavitje në një lidhje të cilës i përkushtoheni, se fjala serioze është pak e çuditshme për mua. Drejtimin e keni shumë të qartë kur e dini se cfarë doni dhe ky njeri mund të jetë i duhuri për ju, edhe pse mund t’ju duhet që të kaloni disa peripeci derisa të arrini ta shijoni këtë lidhje, dhe luftoni sepse ia vlen.

Java e parë e muajit mund t’ju udket si javë që kalon shumë ngadalë, sikur keni ngecur në një vend. Duhet të tregoni durim dhe të prisni sepse nuk keni shumë ç’të bëni mbi atë çeshtje e cila ju shqetëson, e cila mund të jetë çfarëdo sepse ky është një parashikim i përgjithshëm, por për të gjithë Gaforret, e përgjithshmja është që duhet ende të prisni mbi zgjidhjen apo marrjen e një përgjigjeje mbi situatën që keni në mendje.

Në javën e dytë ose të tretë do merrni lajme të mira lidhur me këtë çeshtje dhe ndoshta çeshtja do zgjidhet. Në javën e dytë të muajit për shembull, do jeni shumë të favorizuar në lajme që lidhet me paratë apo me pasuritë materiale. Ndoshta kërkesa juaj për hua do miratohet, ndoshta do keni një favorizim në kredi ose në huamarrje. Do ndjeni se punët tuaja po shkojnë mirë dhe se investimet tuaja ecin shumë mirë.

Në javën e tretë të muajit do merrni një përgjigje mbi një punë të ckatuar, do merrni një përgjgije mbi aplikimin që mund të keni bërë, varur nga ajo ku jeni në jetën tuaj. Mund të takoni dikë gjatë kësaj jave, një njeri i cili ka një natyrë shumë rinore, është shumë energjik dhe i arsyeshëm.

Në javën e fundit të muajit do ketë pak tension në lidhjen tuaj me dikë, i cili mund të jetë partneri, një njeri i familjes, një mik, një shok, ose një i njohur nga ana e familjes së partnerit ose një koleg i punës. Pra në javën e fundit të muajit do keni një ballafaqim, i cili nuk do jetë shumë serioz, por do jetë një mundësi për t’i dalë ballë për ballë një pakënaqësie. Qiell të mbarë.
 

Jetmira

🎧🎵💙
LUANI.
Energjia e përgjithshme e këtij muaji është harmonike për Luanin. Ky mund të jetë një prej muajve më fantastikë të vitit për ju. Do ndjeheni mirë, disa prej jush do shijojnë një lidhje të kënaqshme dhe të gëzueshme, disa të tjerë mund të njohin dikë të ri. Do ndjeheni shumë të lidhur me të tjerët, bashkëpunimet do shkojnë shumë mirë. Komunikimi juaj me njerëzit do ju relaksojë dhe ato marrëdhënie që më parë kanë patur fërkime, do përmirësohen. Bisedat me të tjerët do jenë shumë të kënaqshme. Karriera juaj do marrë një hov të jashtëzakonshëm, një hov që mund t’ju ndryshojë jetën. Do vlerësoheni shumë financiarisht këtë muaj. Urani do vijë në shenjën e Demit këtë muaj, dhe edhe pse nuk do jetë në pozicion të mirë me Marsin gjë që mund t’ju bëjë shumë impulsivë, ju bën edhe shumë dinamikë, dhe shumë sfidues në punë. Do shpërbleheni këtë muaj, do e shijoni suksesin e shumë merituar.

Përsa i përket dashurisë në përgjithësi në këtë muaj, për ata prej jush që janë duke dalë me dikë, ose janë beqarë, nëse keni patur përshtypjen se dikush ju ka bërë keq, do vihet drejtësi dhe do merrni atë që meritonit apo atë që dëshironit. Gabimin apo borxhin do j’ua shlyejnë brenda mesit të parë të muajit. Ndoshta dikush ju bën rezistencë dhe vazhdon të ju lëjë në pritje. E keni pritur dhe keni dashur që të veproni, por keni preferuar që të ndjeheni në kontroll duke u treguar të zmbrapsur, por dhe personi tjetër mund të largohet, t’ju lëjë jashtë në të ftohtë. Ose mund të jeni ju ai që e bën këtë gjë, pra dikush t’ju ketë pritur dhe ju ta lini të kuptojë se ju ka pritur kot. Sido që të jetë, njëri prej jush nuk i thotë cdo gjë tjetrit. Ndoshta ai që do të largohet e ndjen se kjo lidhje është e mirë dhe se keni ndjenja për njëri-tjetrin, por prap frikësohet dhe largohet prej kësaj lidhjeje. Ose mund të jeni ju ai që është dashuruar me dikë i cili do që të largohet prej lidhjes që ka me dikë tjetër dhe të vijë drejt jush ose jeni të dashuruar me dikë i cili po i bën rezistencë marrëdhënies suaj, mundësisë suaj për tu lidhur. Gjithsesi në fund të ditës e vërteta do dalë në shesh. Njëri prej jush mund të dojë që të zhduket dhe tjetri i cili ndjehet zemërthyer, mund të dojë që të shkruajë. Gjithsesi nuk ekzsiton asnjëherë një situatë ku njeri partner është i lumtur dhe tjetri ndjehet përtokë. Gjithmonë ndjehet dhimbja e partnerit, dhe askush nuk mund të jetë i lumtur nëse partneri yt është i lënduar, prandaj ose personi tjetër e di këtë gjë për ju, ose ju e dini këtë gjë mbi personin tjetër. Njëri prej jush mund të largohet sepse tjetri (i cili mund të jeni ju), është përpjekur shumë për ta mbajtur situatën nën kontroll. Nëse njëri gëzon dhe tjetri vuan, herët a vonë do vihet një lloj ekuilibri, do vihet drejtësi. Mund të jetë thyer zemra e njeriut tjetër, ndoshta sepse ju nuk e ndjeni njësoj, dhe do ua shprehin këtë gjë, që kjo gjë nuk funksionon për të dhe se do largohet. Ajo që do ju lehtësojë që të dyve është e vërteta, është një rrëfim. Shpresoj që të keni kurajon ta bëni ose ta dëgjoni dhe të merrni një vendim të mirë për të dyja palët. Mund të refuzoni shumë oferta këtë muaj, dhe pjesërisht sepse keni shumë frikë, duke patur parasysh të shkuarën tuaj, e cila që prej verës së vitit 2017, me atë eklipsin e famshëm të Diellit në shenjën tuaj, mund t’ju ketë trazuar shumë në dashuri. Megjithatë nëse jeni ose ju ofron dashurinë e vet dikush i cili nuk ju ka bërë keq dhe ju jep energji të mirë, merreni njëherë në konsideratë. Nëse ju bën ofertë dikush duke thënë që ka shumë halle të tjera në kokë dhe nuk ju përkushtohet dot, do e refuzoni, pastaj do ju vijë pas dhe mund t’ju duhet ta analizoni njëherë si mundësi përpara se të merrni një vendim. Njëra prej ofertave që ju bëhet këtë muaj, mund të jetë një ofertë prej dikujt të cilin duhet ta mendoni njëherë mirë, sepse këto justifikimet mund të jenë vetëm justifikime, dhe një përpjekje për tu manipuluar meqënëse ju ka qejf. Pra, keni vendime dhe zgjedhje për të bërë këtë muaj në dashuri.

Javën e parë të muajit e filloni me shumë punë, me një ngarkesë shumë të madhe. Mund të punoni më shumë orë se zakonisht, ose do punoni jashtë orarit. Mund t’ju duhet që të vrisni mendjen se si do gjeni vijën e mesme mes kohës që ju kërkon puna dhe vëmendjes që ju kërkojnë njerëzit e afërt. Mund t’ju duket se keni jashtëzakonisht shumë gjëra për të bërë dhe se është e vështire që t’i përfundoni në kohë këto punë apo projekte. Kjo është një gjë që mund të ketë filluar tashmë prej kohësh prej shumë prej jush, pra të jeni duke u marrë me shumë gjëra në të njëjtën kohë, dhe java e parë e Majit j’ua vështirëson pak gjetjen e kohës për veten. Mund të pyesni veten nëse kjo situatë do zgjasë gjatë, por në fakt tani do arrini në një kulmim të një suksesi të caktuar, dhe jeni në fund të kësaj rruge, pasi Dielli tani po shnëdrrin fort mbi fushën e karrierës suaj dhe do që t’ju vijë shpejt në ndihmë. Punoni fart gjatë javës së parë që të mirëprisni një energji më të qetë dhe romantike (edhe nëse nuk jeni të lidhur, sepse ndoshta jo vetëm lidhja dashurore ka romanticizëm) të javës së dytë.

Në javën e dytë të muajit dita do ketë një ritëm më të ngadaltë. Do ju jepet mundësia që të shikoni dhe kërkoni më shumë brenda vetes. Mund të ndodhë ose të ketë ndodhur tashmë diçka e cila ju lejon që të mos e vrisni shumë mendjen mbi punët apo detyrat e përditshme. Java e dytë e muajit është shumë shpirtërore apo më reflektive. Ndoshta prej një suksesi të caktuar, do gjeni hapësirën për të zbuluar më shumë mbi veten dhe mbi botën. Mund të zbuloni që personaliteti juaj është kaq i fuqishëm dhe shkëlqyes, si shenja që drejtohet prej Diellit, sa zakonisht njerëzve mund t’ju duhet të vendosin syze kur ju shohin sepse shkëlqimi juaj është shumë prezent. Nëpërmjet kësaj energjie që ju karakterizon, arrini të reflektoni si një pasqyrë karakterin e vërtetë të të tjerëve, pra njerëzit e kuptojnë më mirë se kush janë kur qëndrojnë pranë jush. Mund të jetë e vështirë për Luanin që të kuptojë se kush është vetë, pavarësisht se vlerat dhe dëshirat e veta i ka të qarta, por ndoshta mund të gjeni një përcaktim më të thellë mbi veten duke kuptuar ndikimin që keni tek njerëzit. Ndoshta do pyesni veten se çfarë doni nga jeta, se çfarë ju lumturon vërtetë dhe nëse qëllimet që keni vendosur prej kohësh, ju shërbejnë vërtetë ende apo ka ardhur koha për t’i rishikuar dhe përshtatur me njeriun e ri që po njihni brenda vetes.

Në javën e tretë të muajit do ketë një finalizim për ju, një fund. Ndoshta është fundi i një situate të dhimbshme ose finalizim i një projekti shumë të rëndësishëm. Sido që të jetë, është një javë gjatë të cilës do ndjeni një peshë të rëndë të lehtësohet prej gjoksit tuaj. Gjërat që ju kanë sfiduar, ju kanë bërë më të fortë dhe tani thjesht do përfundojnë. Maji më shumë sjell përfundime dhe jo fillime të reja, por përfundime në sensin e përfundimit të një projekti apo fundit të një situate apo gjendjeje të vështirë, gjë që është shumë e mirë gjithashtu. Do mbyllni shumë kapituj këtë muaj, dhe këtë gjë do e ndjeni në javën e tretë. Ndoshta nuk do e kuptoni ndërkohë por në fund të muajit, do e dalloni se java e tretë ishte java e konkludimeve, një konkludim të cilin mund edhe ta keni planifikuar tashmë.

Java e katërt e muajit është java e cila ju kërkon që të përqafoni një ndryshim. Ndoshta do lëvizni në një qytet tjetër, ndoshta do ndryshoni punë, por sido që të jetë, sepse shembujt janë të shumtë dhe është pothuajse rastësi që të jap shëmbullin që ju përket në mënyrë konkrete, por ideja është që ambjenti juaj përreth do ndryshojë shumë. Do ndryshojë mënyra se si njerëzit ju shohin. Nëse do ketë situata konfliktuale, do i shmangni. Ka mundësi që në javën e katërt të dalloni se një gjë e cila mund të kishte shpërthyer, nuk shpërtheu dhe në vend të konfliktit, do fitoni më shumë qartësi mbi situatën. Nëse komunikoni me dikë me të cilin keni patur fërkime siç e shkruajta më lart, do flisni në mënyrë të kontrolluar, të drejtpërdrejtë, do e sqaroni njëri-tjetrin dhe do ndjeheni më mirë. Duhet të përpiqeni që të dëgjoni atë që ka tjetri për të thënë, apo dy palët që kanë qënë në kundërshti me nëjra-tjetrin, në mënyrë që të merrni vendimin tuaj dhe të bëni paqe. Qiell të mbarë!
 

Jetmira

🎧🎵💙
Virgjeresha
Sa muaj i mirë është ky për ju. Ndoshta për ju është muaj më i mirë se i të tjerëve nga njëra anë, edhe pse ju gjeni gjithmonë ndonjë arsye për tu ankuar, për tu llastuar, por për fatin tuaj të mirë, do e keni të vështirë ta bëni këtë gjë këtë muaj

Në dashuri, fillimin e muajit nuk e kanë patur të mirë ata që kanë qënë duke dalë apo janë duke u njohur me dikë. Ndoshta keni kuptuar se jeni marrë me një person i cili nuk e ka patur mendjen vetëm tek ju dhe për këtë arsye mund ta keni përfunduar muajin Prill me pak mërzi dhe të jeni duke ecur drejt diçkaje apo dikujt tjetër i cili mund t’ju japë gëzim, ose mundet që ky person që më parë ju ka mërzitur, të jetë duke ndryshuar nga një njeri që s’ju jepte vëmendjen e dëshiruar, në një njeri që ju vlerëson dhe ju përkushtohet… dmth, këto janë mundësitë. Nuk e toleroni më ndjesië e keqe që ju transmeton ky person dhe ndërkohë që doni që të merrni vendime bazuar në atë që ju bën të lumtur, personi tjetër do që të marrë vendime që janë praktike, vendime me bazë më pak emocionale. Ndoshta njeriu që ju intereson e bazon jetën tek nevojat që ka për karrierën e vet dhe do që veprimet e tij t’i shërbejnë jetës së tij profesionale apo pasioneve që ka, ndërsa ju shpresoni që ai të marrë vendime për që të dy ju bashkë, ju si çift. Megjithatë ka gjëra të mira që ju lidhin me këtë njeri, sepse mund të jetë një lidhje për të cilën është vendosur që të jetë me ju, dhe herët a vonë dhe ai ose ajo do fokusohet tek ndjenjat, sepse edhe ai do që të lumturohet dhe do që të shohë brenda vetes, dhe kur sheh brenda vetes, kupton se ju jeni guida për të, ju i jepni lumturi. Shkëlqimi juaj është shumë i qartë dhe i pamohueshëm, prandaj do duan që t’ju kenë pranë.

Në javën e parë të muajit mund t’ju vijë një njeri i ri në jetën tuaj, një njeri që është shumë i rëndësishëm dhe me të cilin do kaloni shumë kohë bashkë. Mund të jetë një mik, jo domosdoshmërisht një njeri me të cilin do keni të bëni në mënyrë romantike por sido që të jetë marrëdhënia juaj, do ia kaloni mirë. Në javën e parë dhe të dytë të muajit do ndjeheni jashtëzakonisht shumë me fat dhe mirënjohës. Mund të merrni një informacion të caktuar dhe të kuptoni se jeni në rrugën e duhur dhe se çdo gjë po ecën sipas dëshirave tuaja.

Në javën e dytë të muajit do ndjeheni shumë të lumtur mbi mundësinë e re që ju vjen në jetën tuaj e cila mund të jetë romantike por mund të jetë dhe profesionale. Do ndjeheni aq të lumtur sa do kuptoni shijen e vërtetë të një jete të mirë, të shëndetshme dhe të kënaqshme. Energjia e javëve të para të muajit Maj është thjesht dshumë fantastike.

Pjesa e dytë e muajit është më praktike. Në javën e tretë të muajit do filloni që të vini gjërat në lëvizje, pas planifikimit të bërë në javët e para. Për shembull nëse keni njohur dikë dhe keni planifikuar që të filloni të lëvizni apo të udhëtoni bashkë, do gjeni vendin dhe do blini biletat. Nëse është kthyer partneri juaj nga një udhëtim dhe tani do jetojë me ju, do kërkoni për shtëpinë, ose nëse keni vendosur që të bashkoheni edhe pse jetoni në vende të ndryshme, do vendosni se kush do lëvizë, ku do jetojë e çfarë do punojë. Nëse keni planfikuar një investim të caktuar me një bahskëpunëtor, do hidhni hapat e parë të rëndësishëm. Pra gjërat do lëvizin në javën e tretë nga plane në veprime. Nëse do merrni një ofertë punë në javët e para, në javën e tretë do e keni të qartë se çfarë duhet të mësoni që të realizoni punën tuaj, apo çfarë kapitujsh duhet të mësoni për provimet, nëse dikush ka sezon provimesh tani.

Në javën e katërt të Majit ata prej jush që po merren me çeshtje gjygjësore, janë të favorizuar për të patur sukses, për të dëgjuar një vendim të drejtë. Tani mund edhe të mos dëgjoni atë që donit të dëgjonit, por do merret vendimi më i drejtë për që të gjithë palët e përfshirë. Mund të martoheni ju, ose të ftoheni në një dasëm apo në një celebrim romantik. Urani në shenjën e Demit, nga ky muaj e për shtatë vite të tjera, do ju fokusojë më shumë tek gjërat që kanë më shumë rëndësi, tek një zgjerim horizonti. ثshtë një muaj që fillon një periudhë shumë të mirë në jetën tuaj. Qiell të mbarë.
 

Jetmira

🎧🎵💙
Peshorja
Të gjithë mund të kemi më hsumë nevojë për të qëndruar pranë njerëzve që duam më shumë,m me të cilët ia kalojmë mirë, edhe juve kjo gjë nuk do ju mungojë fare këtë muaj… më në fund pas kaq kohësh lodhjeje dhe përkushtimi profesional. Do e shijoni shumë jetën dhe do kënaqeni me këtë periudhë pa shumë komplikime.

Jeni gati për të lëvizur përpara në dashuri, ata prej jush që janë beqarë ose që kanë qënë ose janë duke u marrë me dikë me të cilin lidhja nuk është vërtetë e konsoliduar apo drejtimi nuk është ende i caktuar prej jush. Në mendjen tuaj tani mund të ndjeheni shumë më të ekuilibruar dhe gati për të lënë pas një situatë të pakënaqshme. Nëse nuk e merrni atë që doni prej personit tjetër, largohuni. Personi tjetër mund të dojë vëmendje prej të tjerëve, të cilët mund të jenë dhe njerëz prej të cilëve pret vlerësim, ndërkohë që ju doni dikë që ju sheh vetëm ju në dashuri, dhe jo që ju detyron të dilni prej natyrës suaj dhe të ngacmojë situata konfliktuale. Ndoshta jeni marrë me një njeri shumë narcist, një njeri që do të mburret prej vëmendjes që merr me të tjerët, dhe nuk mendon se një njeri mjafton për egon e tij të pashëndetshme. Tani nuk doni që të merreni më me një energji të tillë. Ju e keni yllin në ballë, dhe ky personi mund të ndjehet ziliqar për ju, do që ta ketë ai pozicionin tuaj, dhe tani që mund ta keni ndjerë këtë gjë, doni ta lini pas dhe do bëni mirë ta bëni këtë gjë. Do ju jepet mundësia për tu marrë me dikë të ri, një njeri tjetër ju pret, një njeri që nuk do ta kontrollojë situatën në mënyrë të shëmtuar si paraardhësi. Ju meritoni më mirë, më të mirën e mundshme. Ka mudnësi që personi me të cilin të jeni marrë të mos ju ketë dhënë dashurinë që doni dhe të ketë shenjën e Dashit ose Akrepit në hartën e vet, ndërsa tani keni mundësinë ose që të shëroni zemrën në mënyrë të pavarur dhe të prisni për dikë më të mirë, ose thjesht më mirë vetëm se në shoqëri të keqe, dhe me besimin se ai ose ajo që ju meriton, nuk është shumë larg.

Në javën e parë të muajit ka më shumë emocionalitet se në javët e tjera në fakt, por nuk dallohet për dhimbje. Thjesht ka më shumë fokus tek ndjenjat në krahasim me javët e tjera. Do i shprehni qartë emocionet tuaja dhe do jeni shumë të pjekur emocionalisht. Nëse ju duhet që të zhvilloni një bisedë mbi një çeshtje emocionale, do jeni shumë të ekuilibruar dhe të matur në fjalët tuaja. Duket se e keni menduar mirë këtë situatë dhe keni patur kohë për të vendosur mbi pozicionin që doni të ruani në këtë situatë. Nëse keni një gjë që keni dashur ta thoni, thuajeni sepse nuk do dukeni të ashpër por të dhembshur. Nuk do bëni askënd të ndjehet keq por thjesht do zhvilloni biseda të thella dhe të vërteta me një njeri që ndoshta ka nevojë t’i dëgjojë këto fjalë apo këto mendime prej jush.

Në javën e dytë të muajit do merrni një lajm të mirë. Mund të ketë të bëjë me shkollën, me karrierën, me punën; mund të jetë një rritje në detyrë, një përmirësim në fitime, një ofertë pune, etj.

Në javën e tretë të muajit do ju duhet qët ë kërkonidhe gërmoni brenda vetes për të gjetur atë forcën që keni brenda vetes dhe ta nxirrni në pah. Nuk mendoj se domosdoshmërisht këtë forcë duhet ta përdorni për të mborjtur një situatë të jetës suaj, por mund ta përdorni në shërbim të dikujt tjetër. Mund të ndihmoni dikë dhe gjatë këtij momenti, të tregoni veten gjithashtu. Njerëzit duan të vijnë tek ju sepse jeni njeri që di të dëgjojë, që jep këshilla shumë të mira dhe që është shumë i fortë. Do ju duhet që të tregoni forcën tuaj duke ndihmuar dhe duke treguar dhembshuri.

Në javën e fundit të muajit Maj mund të përjetoni një lloj lodhjeje, mundet që të shikoni se si shumë gjëra ju marrin më shumë kohë seç keni menduar dhe për këtë arsye mund të zhgënjeheni apo të shkurajoheni. Duhet të tregoni pak durim nëse gjërat nuk ecin siç keni dëshiruar. Gjërat që preken në javën e fundit kanë të bëjnë me paratë në fakt, me investimet, me pronat… ndoshta në javën e dytë do bëni një aplikim dhe do prisni për një përgjigje e cila do vonojë, ose mundet që në javën e dytë t’ju thonë se do ju japin një përgjigje së shpejti, dhe në javën e katërt do e gjeni veten duke vrarë mendjen mbi se kur do vijë ajo përgjigjia e shumëpritur. Ju keni punuar shumë fort në mënyrë që të shijoni disa suksese të prekshme këto kohë kështu që përpiquni që t’i lini gjërat të rrjedhin tani dhe të relaksoheni. Përpiquni që të siguroheni se keni pranë njerëzit e duhur, njerëzit që mbrojnë interesat tuaja, sepse punën tuaj ju e bëni më së miri dhe jeni energji që tërheq shumë të mira pas vetes, sepse jeni pika e dobët e planetit tuaj drejtues, Afërditës; planetit të të mirave materiale dhe të dashurisë. Qiell të mbarë.
 

Jetmira

🎧🎵💙
AKREPi.
Keni një energji të përgjithshme të shkëlqyer këtë muaj, energji për t’ia nisur nga e para. Keni mundësi dhe fillime të reja. Mundet që këtë fillim të ri ta shikoni në biznes, në karrierën tuaj dhe gjithashtu të ndryshoni thellësisht mënyrën se si e shikoni jetën. Do mësoni shumë dhe do ndryshoni shumë këndvështrimin tuaj këtë muaj. Transformimet që do jetoni do ju ndihmojnë që të kuptoni se kush jeni vërtëtë në shpirt. Do ishte mirë që të mbanit një lloj ditari të vogël ose një bllok shënimesh për të mbajtur shënim disa ngjarje apo mendime të këtij muaji.

Në dashuri do bënit mirë që të mos këmbëngulni më shumë seç duhet dhe në vend të kësaj të mbani kokën lart. Kur fjals për dashurinë, e kam fjalën për ata që janë beqarë ose janë duke dalë me dikë, sepse në përgjithësi muaji Maj (ashtu si rreth 10ditët e fundit të Prillit) i përket dashurisë dhe bashkëpunimeve në jetën tuaj duke qënë se është periudha e shenjës suaj të kundërt, e Demit, dhe “it’s all about love” dmth. Ndoshta po merreni më dikë që ka shenjën e Luanit, shenjën e Gaforres në hartën e vet, ose ka shenja zjarri ose shenja uji në hartë, dhe ky person është shumë joshës. Lidhja juaj me këtë person ka nisur në mënyrë të menjëhershme dhe keni kaluar në një transformim shumë të madh personal prej tij. Komunikimi dhe njohja me këtë person ka qënë disi e papjekur, shumë e shpejtë. Mund të keni njohur dikë, t’ju ketë bërë të ndjeheni shumë pasionantë, gjërat të ketë lëvizur shumë shpejt sikur të mos ketë të nesërme, dhe pastaj situata të jetë vështirësuar shumë, komunikimi të jetë kufizuar apo bllokuar. Ose ju ose personi tjetër doni që të marrni një vendim mbi se si do vazhdojë lidhja juaj, nëse do vazhdojë apo jo në fakt. Mund të përpiqeni që të keni fitore në këtë situatë, dhe doni që të fitoni se s’bën. Ndërkohë jeta juaj shoqërore ju ndihmon që ta hiqni mendjen, që të zbaviteni, por të zbaviteni si beqarë, jo si të lidhur. Ndoshta personi tjetër ka mundësi të tjera, ose mund të jeni ju ai me mundësitë e tjera, por gjithsesi njëri prej jush do që ta lëjë pas tjetrin, ose ta lëjë në pritje. Njëri prej jush e ka mundësinë që ta lejë në pritje tjetrin dhe e bën këtë gjë. Njeriu që ju intereson është shumë ëndërrimtar dhe i paqëndrueshëm. Ndoshta nuk ju ka bërë premtime por ju ka bërë të ndjeheni sikur nuk është aspak serioz apo i përgjegjshëm. Mund të ketë ngecur në botën e vet, në mendimet e veta, të përpiqet që të gjëjë mënyra apo rrugë për të patur sukses me ju, por nuk tregohet aktiv, nuk komunikon apo vepron për ta mbrojtur lidhjen tuaj. Megjithatë njëri prej jush do që kjo lidhje të mbijetojë me çdo kusht. Mund të jetë personi tjetër, mund të jeni ju, por pavendosmëria e njërit është e padurueshme për tjetrin. Nëse njeriu që ju intereson po llastohet, po ju lodh shumë, prandaj ju thashë që duhet të ruani kokën lart. Nuk e ka mendjen shumë prezente, nuk ju kushton vëmendje, ndaj mund t’ju duket se po merreni me një person të papjekur.

Në javën e parë të muajit disa prej jush do ndjejnë një lloj zhgënjimi i cili mund të ketë të bëjë me dashurinë por mund edhe të ketë të bëjë me punën apo me gjëra të tjera të jetës. Gjërat nuk janë vërtetë aq keq sa ju duken në këtë javë të parë. Ndoshta po të ndryshoni pak drejtimin nga shikoni, do dalloni gjërat për të cilat mund të jeni mirënjohës dhe të ndjeheni më pak zemërthyer apo të trishtuar. Hëna e plotë në shenjën tuaj këtë fund të muajit Prill, (e cila vazhdon ndikon javën e parë të Majit) është e dhimbshme emocionalisht dhe e parehatshme, por është një proçes që duhet jetuar përderisa është vendosur mbi ju dhe mbi ne të gjithë. Të gjitha për njerëzit janë, në fund të ditës (dhe këtë ma ka thënë vetë një mikeshë Akrepe). Çfarëdo lloj gjëje që të ketë ndodhur që t’ju ketë dhënë këtë ndjesinë e zhgënjimit, është një gjë për të cilën që në fillim keni patur prtishmëri tepër të larta, dhe me këtë nuk dua të them se është faji juaj por është një gjë prej të cilës mund të mësoni shumë, dhe më vonë mund të kuptoni se e gjithë kjo situatë ka qënë një bekim dhe një gjë që duhet të ndodhë në mënyrë që ju të përmbushni qëllimin e jetës suaj, si njeri, si shpirt.

Në javën e dytë të muajit duket se do e merrni veten në këmbë dhe se do e gjeni motivimin apo frymëzimin brenda vetes për të ecur përpara. Do e merrni veten më shpejt seç mendoni dhe do e ndjeni se jeni në drejtimin eduhur për të filluar një gjë të re, për të lëvizur, për tu transferuar, për të udhëtuar, për të kërcyer, për të jetuar jetën tuaj me intensitet dhe pasionin që kërkoni.

Në javën e tretë të muajit do merrni një lajm të mirë lidhur me paratë. Ndoshta bëhet fjalë për një mundësi për të bërë më shumë para, mund të jetë një bonus apo shpërblim në punë, mund të filloni ndërtimin apo mobilimine shtëpisë, dhe në përgjithësi do merrni informacione që lidhen me planin material, me zotërimet dhe me paratë, i cili do ju vëjë buzën në gaz. Gjërat në Maj do përmirësohen hap pas hapi.

Në javën e katërt të muajit do punoni shumë fort mbi atë plan apo mbi atë lajm që keni mësuar apo mbi atë plan që keni përpiluar më parë. Mund të bëni një punë në grup ose mund të them që për ata që janë në një bashkëpunim biznesi, do realizoni në mënyrë të suksesshme detyrat tuaja dhe ky do jetë një fund shumë dinamik muaji. Qiell të mbarë.
 

Jetmira

🎧🎵💙
Shigjetari.
Ky Maj për Shigjetarin është një muaj që ka të bëjë shumë me punën, është muaj disi i zakonshëm në shqëtësimet tuaja për para dhe për veprime me to. Ndoshta do tregoni interes për tu marrë me një investim si për shembull blerja e një shtëpie, blerja e mobiljeve për shtëpinë ose dalja me qera. Pra aktivitetin kryesor këtë muaj e kanë financat, edhe në gjëra shumë të theksuara pra, jo në gjëra të vogla.

Në dashuri këtë muaj ata që po dalin me dikë me të cilin nuk kanë një lidhje të përkushtuar prej kohësh, kanë probleme me komunikimin, sidomos në pjesën apo gjysmën e parë të muajit. Ndoshta njëri prej jush e ka kufizuar komunikimin ndërsa tjetri po përpiqet që ta kapërcejë këtë bllokim. Për ata prej jush të cilët janë të lidhur ose duke dalë më dikë, me këtë njeri me të cilin po dilni, keni një komunikim shumë shpirtëror, por ndërkohë që ju ose njëri prej jush lodhet që kjo lidhje të funksionojë, tjetri e bllokon dhe vepron sikur do që të largohet, sepse ndoshta do që të largohet. Njëri prej jush ka nevojë për kohë, ndërkohë që tjetri do ta shtyjë partnerin që të rrijë. Nëse jeni ju ai që do ta lejë partnerin të rrijë me ju, jepini pak kohë sepse keni shpresa, dhe mos e shtyni. Ndoshta partneri juaj po bën një punë krijuese, ndjen shumë pasion mbi punën dhe karrierën e vet dhe i pëlqen që të fokusohet aty tani, dhe jo tek dashuria. Nuk do që të ngarkohet emocionalisht dhe prandaj nëse e sheh që ka një mundësi për tu ngarkuar, e injoron, i kthen shpinën. Ka shumë mundësi që t’ju realizohet dëshira që keni mbi këtë person por duhet t’i jepni kohë, t’i lini mundësinë që ta lejë pas të shkuarën apo disa mendime të errëta le të themi, apo të vështira që nuk do t’i ketë më. Megjithatë edhe nëse jeni disi në distancë me atë që doni të keni përkrah, mbeteni të lidhur shpirtërisht kështu që keni shpresa dhe mbetet vetëm të prisni për dashurinë, nëse mundeni.

Në javën e parë të muajit mund të silleni në një mënyrë që nuk është plotësisht e drejtë apo etike në punë ndoshta, ose dikush tjetër, i cili mund të jetë kolegu juaj, nuk do sillet në mënyrë të drejtë apo të sinqertë me të tjerët. Mund ta keni të vështirë këtë muaj që të ndani prioritetet tuaja dhe të tregoheni produktivë në punë. Mos dëgjoni mendime shkurajuese në kokën tuaj, as mendimet tuaja dhe as të të tjerëve. Përpiquni që të qëndroni pranë njerëzve që ju frymëzojnë dhe që ju motivojnë, edhe nëse shtyheni për të qëndruar veten dhe për të dëgjuar kritika. Mos e sabotoni veten duke shfrytëzuar një mundësi të cilës as nuk duhet t’i kushtoni vëmendje. Ruani fokusin.

Në javën e dytë do bëni një zbulim për veten apo mbi jetën, një zbulim shpirtëror apo psikologjik, varet se si e shikoni ju dhe kjo është e ndryshme për të gjithë… ata që përpiqen për një shtatzani të suksesshme, do kenë sukses. Ata prej jush që janë beqarë, ka shumë mudnësi që t’i vijë një ofertë apo një mundësi e mirë gjatë kësaj jave, ose të njihni një shok ose shoqe të re dhe të rëndësishme për ju, një njeri që do ju mbështesë për një kohë shumë të gjatë.

Në javën e tretë do jeni të shqetësuar mbi humbjen e parave ose mbi faktin që ndoshta nuk keni buxhetin që doni për të realizuar një gjë të caktuar. Ose mund të shisni dicka dhe të zbuloni se mund ta kishit shitur me cmim më të lartë ose se dicka kushton më shumë sec mendonit… pra ideja është që ka një lloj pakënaqësie në momenti ne parë, por në fakt keni më shumë sec mendoni… keni mëse mjaftueshëm për aq kohë sa nuk kërkoni tepër tani. Ndoshta jeni ju ai që mendoni se në përgjithësi nuk keni aq sa doni por i keni të gjitha gjërat materiale që ju nevojiten, dhe më shumë. Shigjetari zakonisht përqafon një jetë të thjeshtë dhe nuk duhet të zgjasë shumë kjo pakënaqësia e javës së tretë. Ju mjaftojnë më pak gjëra sec mendoni.

Në muajin Maj ka disa ulje ngritje, sigurisht, por në javën e katërt është java kur do e gjeni veten shumë të lidhur me dikë. Në përgjithësi do keni shumë harmoni në lidhjen tuaj me të tjerët, do forconi një miqësi, do forconi një partneritet dhe do e përfundoni muajin në mënyrë të shkëlqyer, me një energji miqësore dhe me një frymë bashkëpunuese. Qiell të mbarë.
 

Jetmira

🎧🎵💙
BRICJAPI.
Ky është muaj shumë i fuqishëm për ju. Sigurisht që kjo ndodh sepse jemi në muajin e Demit, një shenjë toke si ju, por kam vendosur që këtë muaj të mos ndalem tek poziconimet planetare gjatë shpjegimit të situatës së këtij muaji, por tek efektet. Aftësia juaj për të tërhequr atë që doni në jetën tuaj, është e theksuar këtë muaj. Pra, nëse i keni vënë qëllim vetes që të fitoni një gjë të caktuar, do e fitoni. Nëse keni vendosur që të qeshni më shumë dhe të tërhiqni pozitivitet në jetën tuaj, do e tërhiqni dhe do e shijoni. ثshtë ndjesi shumë e fuqishme kjo që të jesh i ndërgjegjshëm mbi pushtetin që ke në jetën tënde, mbi ndikimin transformues që kanë mendimet në kokën tuaj mbi jetën tuaj. përpiquni që ta ruani fokusin dhe të tërhiqni gjërat e mira dhe pozitive që doni të keni pranë. Mendoni për gjërat e mira që mund t’ju ndodhin dhe jo për gjërat që do donit të kishit por që nuk i keni.

Ata prej jush që janë në ujëra të trazuar në dashuri, janë beqarë ose duke dalë me dikë, kanë pritur shumë por po prisni sepse keni një arsye, ka një qëllim shpirtëror për ju. Qëllimi është që ju të zhvilloheni, të bëheni më të mirë (jo se ka diçka që nuk shkon tek ju, por jemi qenie në ndryshim dhe kemi momente ku fokusi është tek rritja). Nuk keni pse të ndjeheni si të bllokuar por ta përqafoni këtë moment si një mundësi për tu zhvilluar. Ndoshta personi që ju intereson është shumë ëndërrimtar, mund të jetë një njeri që ka shenja uji në hartën e vet, pra Gaforre, Akrep ose Peshqit. Mundet që ky person të jetë dke ju menduar por të mos ju shkruajë, ta lejë, shumë pasive jetën tuaj dashurore për momentin, të paktën në pamje të parë. Ndoshta jeni që të dy të mahnitur prej njëri-tjetrit në njëfarë mënyre, por vetëm mendoni dhe nuk veproni, kështu që mbeteni të varur prej mendimeve tuaja. Ndoshta duhet të mendoheni në mënyrë që të kuptoni se çfarë duhet të prisni prej këtij personi, se çfarë lidhjeje doni. Ndoshta universi po ju jep që të dyve kohën për të ndryshuar mendimin që keni për lidhjet, të ndryshoni mënyrën se si prisni të ndikoheni nga një marrëdhënie… mendojeni njëherë.

Në javën e parë të muajit mund të dalloni se sa mirë që po ia dilni në karrierën tuaj. Do ndjeheni shumë të kënaqur me veten, do ia dilni më mirë financiarisht dhe do ndjeheni shumë të suksesshëm. Gjërat do i bëni në ritmin tuaj të ngadaltë por të planifikuar. Gjatë kësaj jave do ju duhet që të gjeni një lloj ekuilibri mes kohës që ju kërkon puna dhe kohës që ju kërkon familja.

Në javën e dytë do keni edhe më shumë mundësi për të shfrytëzuar paratë që keni, por edhe pse do keni shpenzime apo mund të bëni transferta parash për të mbështetur dikë ose për të paguar dikë, prap gjendja financiare do ruhet e ekuilibruar.

Në javën e tretë të muajit nuk do ketë shumë aksion, nuk do veproni në mënyrë aktive por do planifikoni. Kjo është java që duhet shfrytëzuar për të planifikuar dhe për të shkruar at objektivat që keni, dëshirat gjithashtu, që ligjin e tërheqjes ta shfrytëzoni maksimalisht. Do vrisni mendjen mbi hapin tjetër që doni të hidhni dhe mbi mënyrën se si duhet ta hidhni këtë hap.

Në javën e katërt të muajit, ditët do jenë shumë aktive ashtu si në javën e parë të muajit, por thjesht do keni disa ballafaqime me njerëzit. Ndoshta do ju duhet që të ngirni zërin në lidhjen tuaj, në punë, në familje… të shoprehni mendimin tuaj për të mbrojtur veten. përpiquni që ta kaloni këtë sfidë duke respektuar kufinjtë që i vendosni njerëzve. Mund të jetë pak javë e bezdisshme, mund të merreni me një klient të lodhshëm për shembull, por do ia dilni më së miri sepse ndjenja e kontrollit në jetën tuaj është shumë e lartë këtë muaj, dhe motivimi është shumë prezent gjithashtu. Qiell të mbarë.
 

Jetmira

🎧🎵💙
UJORI.
Në këtë muaj nuk jeni në më të mirën tuaj në fakt, sepse jeni ose ndjeheni më të “zakonshëm” seç doni që të jeni dhe jeni më të prirur për tu marrë me gjëra që ju largojnë prej gjërave që në fakt e karakterizojnë shpirtin tuaj. Gjërat që po ju largojnë prej personit që jeni në të vërtetë, janë varësitë, obsesionet me njerëz apo me informacione të caktuara, frikërat, pasiguritë… nuk ka asgjë të keqe sepse të gjithë jemi njerëz dhe kemi momente më “të larta” apo më të mira se të tjerët, por thjesht mos e zgjasni këtë moment. Nëse po ushqeheni tepër, po pini më shumë seç mundeni, po dini me më shumë njerëz seç ju shërbejnë apo seç duhet, hidhni një hap mbrapa dhe merrni kontrollin e vetes.

Ujori do tregohet shumë kurajoz në dashur këtë muaj. Sigurisht që kur flas për dashurinë, ashtu siç e kam shkruar në pjesën e parë të parashikimit, nuk e kam fjalën për që të gjithë, por për ata prej jush që janë në kërkim ose në ujëra të trazuar me personin që kanë pranë. Jeni shumë në kontroll të vetes ndërkohë që ngacmoheni nga situata të ndryshme, situata që ju vbëjnë në lëvizje. Tani jeni në një moment ku korrni atë që keni mbjellur dhe në dashuri, ndjenja e dashurisë është pjesa e fillimit dhe pastaj është më shumë çeshtje durimi. Durimi që keni treguar do ju shpërblehet. Mos e ngusni një gjë sepse do bëhet. ثshtë si të kesh mbjellë një pemë dhe të presësh që të rritet, dhe nuk mund ta shtysh këtë gjë që të ndodhë më shpejt seç duhet të ndodhë. Mund të jeni duke u marrë ose në jetën tuaj do vijë një njeri i shenjës së Luanit, Dashit, ose një Dem, dhe këto shenja mund të mos i ketë vetëm si shenja Dielli por edhe si shenjë Hëne, ashendente ose Afërdite, meqë po flasim për dashurinë. Mund të komunikoni shumë me këtë person, të shkëmbeni selfie, t’i tregoni se sa jeni përmirësuar apo se sa keni arritur, e kështu me rradhë. Do kaloni kohë bashkë por ndoshta jo shumë shpesh, megjithatë do tregoheni të vëmendshëm ndaj këtij personi dhe ai ndaj ju, edhe pse mund të jeni shumë të ngarkuar ndërkohë. Nuk keni pse të mundoheni shumë për të rritur apo pjekur këtë lidhje, vetëm prisni.

Java e parë e muajit fillon shumë mirë, me një energji shumë të mirë. të gjithë kemi energji femërore dhe mashkullore brenda vetes, dhe java e parë është energji femërore. Do jeni më krijues dhe më intuitivë. Do ndjeheni të frymëzuar për të filluar një gjë të re, për të shfrytëzuar një ide origjinale që keni. Java e parë do rrjedhë në mënyrë shumë të bukur. Mund të mësoni se dikush është shtatzanë, mund të ngeleni ju ose partnerja juaj shtatzanë, ose të merreni me fëmijët e një të afërmi ose të një miku apo mikeshe.

Java e dytë është java kur daloheni për pak mungesë durimi dhe rraskapitje sepse do dalloni se nuk po realizohen pritshmëritë tuaja, jo ende. Thjesht do ju duhet që të prisni që gjërat të rrjedhin në mënyrën e tyre të natyrshme, që universi të sjellë atë që ka për ta sjellë në fund të fundit, në jetën tuaj.

Në javën e tretë do rrethoheni me më shumë njerëz, do bashkëpunoni me shumë vetë dhe do kërkoni për më shumë këshilla prej të tjerëve. Nuk do doni që t’i bëni gjërat vetëm, në mënyrë të pavarur siç bëni gjithmonë por do dalloni një lloj nevojë për të shfrytëzuar ndihmën e të tjerëve. Ndoshta ata prej jush që kanë një ves, do kërkojnë për këshilla se si ta lejnë pas.

Në javën e katërt të muajit do ndjeni nevojën për vlerësim prej të tjerëve, vlerësim mbi punën dhe përpjekt tuaja, por nuk do e shikoni këtë gjë. Në fakt mjafton të bëni edhe një përpjekje të fundit, dhe do e fitoni atë që doni. ثshtë moment si ajo fotoja e atij personit që po ta provojë edhe njëherë të gërmojë, do e gjejë thesarin që kërkon. Kështu që, sigurisht që duhet ta shtyni veten për të bërë edhe një përpjekje të fundit, për të bërë 1001 përpjekje, edhe pse 1000 janë gjithashtu shumë por më shumë rëndësi ka që të përpiqeni mjaftueshëm. Edhe nëj sfidë të fundit, edhe më në fund do arrini në suksesin dhe fitoren e ëndërruar. Në përgjithësi është muaj shumë interesant ky Maj për ju dhe shpresoj që t’ju shijojë. Qiell të mbarë.
 

Jetmira

🎧🎵💙
Peshqit.
Këtë muaj Peshqit ndjehen shumë të ekuilibruar, të aftë për ta shprehur veten pa dramë, pa trazira. Ndjeheni shumë të qetë dhe të ekuilibruar me emocionalitetin tuaj. Shëndeti është i favorizuar ashtu si dhe harmonia mendore, një mungesë stresi dhe një mundësi për të jetuar momente shumë të bukura, shumë festive.

Kur përfshij dashurinë në parashikimin mujor, e shikoj duke patur parasysh ato çifte që nuk janë tamam të konsoliduar, çifte që nuk i janë përkushtuar ende vërtetë lidhjes së tyre dhe ndoshta janë ende duke analizuar mundësinë që kanë për të patur një pozicion të qëndrueshëm në jetën e personit që i intereson. Dashuria është pak sfiduese për shenjën e Peshqëve, megjithëse duket shumë magjike, duket si Aladini dhe Jasmin që fluturonin mbi tapet nëpër qytet natën. Ka mundësi që të keni të bëni me një njeri që ka shenja toke në hartën e vet (Bricjap, Virgjëreshë, Dem) dhe ka mundësi që të keni një varësi ndaj tij ose ai/ajo ndaj jush, dhe kjo mund t’ju shtrydhë apo lodhë shumë. Ndoshta tani këtë muaj Peshqit do dallojnë se sa e lodhshme është të qënurit i fiksuar me dikë, më shumë se sa i dashuruar. Personi mund të ketë edhe shenjën e Luanit në hartën e vet, ose një tjetër shenjë zjarri, pra Dash ose Shigjetar. Ndoshta keni kaluar një moment që ju ka bërë shumë konfuzë, për shembull keni kaluar një natë shumë të mirë me dikë, dhe papritmas ndjeheni të zënë në kurth nga pasioni dhe kënaqësia që ndjeni kur jeni pranë tij. Megjithatë duhet të përpiqeni që ta mbroni veten orej energjisë obsesive e cila ju ç’ekuilibron. Nëse i jepni energjinë tuaj dikujt dhe ndjeheni të shteruar, dhe ai apo ajo nuk tregon më interes për ju por ju doni që të vazhdoni t’ia jepni, mos bini në kurthin e obsesionit por ktheni kokën pas. Ndoshta që të dy ju jeni shumë të varur prej njëri-tjetrit, dhe e keni ë vështirë që t’i rezistoni njëri-tjetrit, por kjo nuk është gjë e mirë kur bëhet varësi, kur ndjeheni të konsumuar dhe doni ta takoni prap për tu konsumuar prap, dhe jo për tu relaksuar dhe fituar më shumë energji. Ne (të gjithë njerëzit) duhet ta lartësojmë njëri-tjetrin, jo ta shterojmë, por kur krijojmë varësi prej faktit që konsumohemi, duhet të mësojmë të dalim jashtë prej asaj situate e cila na rrit nëse e kuptojmë siç duhet. Duhet të lidheni me shpirtin e dikujt ashtu siç dini ju, dhe të mos fokusoheni vetëm tek pasioni apo kënaqësia. Mos e teproni me elementët se është si të shpenzosh të gjithë paratë që ke brenda ditës, ndërkohë që shpenzimet duhen bërë në mënyrë të ekuilibruar duke patur parasysh kufijtë që kemi.

Java e parë e muajit është një javë gjatë të cilës e gjeni veten në kërkim të një ekuilibri, mes punës dhe jetës sociale, mes kohës që i kushtoni vetes për tu marrë me fizikun, me shëndetin, me ushqimin, dhe kohës që i kushtoni partnerit. Disa prej jush mund të kërkojnë mënyra popullore për tu marrë me një çeshtje shëndetësore, çeshtje e cila mund të jetë e juaja ose e një të afërmi. Ata prej jush që janë në një moment reflektimi dhe zbulimi shpirtëror, mund të gjeni një ekuilibër mes egos dhe njeriut që jeni në të vërtetë. Diçka do ekuilibrohet në javën e parë dhe është javë shumë e mirë.

Në javën e dytë të muajit do ketë më shumë lodhje dhe do e kuptoni këtë gjë, që po punoni fort për të mbajtur vendin ku jeni apo për të arritur aty ku doni të shkoni. Suksesi juaj është i shumë merituar por duket se duhet të bëni dhe një përpjekje tjetër, ndoshta të fundit, për ta shijuar dhe për ta bërë të dukshëm edhe për të tjerët. Rraskapitja është prezente në javën e dytë dhe ndoshta mund t’ju duket se keni pritur një kohë tepër të gjatë për të korrur të mbjellurat tuaja. Gjithsesi një lloj ndjenjë vetë-realizimi, e keni në javën e dytë. Sfida e kësaj jave do jetë thjesht lëvizja apo faza e fundit përpara se të vazhdoni përpara në një moment suksesi.

Java e tretë është javë tepër e bukur. Pas asaj përpjekjes së javës së dytë, në javën e tretë të muajit do ndjeheni shumë të lumtur dhe të suksesshëm financiarisht, të suksesshëm pas disa përpjekjeve për të përfunduar një projekt të caktuar. Shumë prej jush do shpërblehen financiarisht në javën e tretë të muajit, dhe për ata që nuk do shpërblehen në mënyrë të drejtpërdrejtë, do hedhin hapat drejt kësaj rruge suksesi. Keni vërtetë arsye për tu lumturuar.

Java e katërt e muajit është gjithashtu javë e ëmbël. ثshtë sheqer ky muaj. Do fitoni një sjellje shumë të pjekur lidhur me paratë, ose do merrni një vendim lidhur me financat tuaja i cili është hsumë i pjekur, shumë i mirë-menduar. Nuk do tregoheni impulsivë dhe kjo gjë do ju shpërblehet. E dini se çfarë duhet të bëni për të arritur aty ku doni në karrierën apo në qëllimet tuaja financiare. Për të siguruar qëndrueshmërinë financiare që doni të fitoni, do nxirrni në pah liderin që jeni dhe muajin do e përfundoni në mënyrë fantastike. Qiell të mbarë.
(Ky ishte horoskopi i muajit maj 2018 per te gjitha shenjat ).
 

Jetmira

🎧🎵💙
Horoskopi i muajit gusht 2018-të

Dashi
Të lindurit nën shenjën e Dashit, këtë muaj do të keni rritje të të ardhurave tuaja ose do të merrni një shumë shtesë parash. Mund të vijë përmes punës suaj, marrëdhënieve familjare ose nga një burim tjetër. Jeta juaj e dashurisë mund të jetë shumë interesante, veçanërisht nëse keni ose nëse po kërkoni partner në vendbanimin ku jetoni. Këtë muaj, ju mund të merrni një dhuratë ose ju mund të jepni një dhuratë për ta bërë marrëdhënien tuaj më emocionale. Në përgjithësi, gushti do të jetë një muaj i rëndësishëm dhe produktiv për ju. Përdorni shanset dhe mundësitë për të bërë gjëra më të dobishme dhe të rëndësishme për ju. Surpriza tani do të jetë në favorin dhe interesin tuaj. Në gusht, ngjarjet në familje, në vendin e origjinës ku jetoni ose në botë, do t’ju provokojnë një reflektim më serioz mbi tema të caktuara të jetës. Tani mund të bëheni më shoqërisht ose politikisht aktiv, ose të lëvizni drejt një ndryshimi të rëndësishëm në jetën tuaj. Gushti do t’ju sjellë më shumë mundësi për të ardhura më të mira ose për zhvillimin e planeve profesionale (biznesi) që do t’ju sjellin fitim të mirë. Tani do të jeni në gjendje të zgjidhni ose të zhvilloni çështje të rëndësishme financiare në një drejtim të favorshëm. Marrëdhëniet tuaja familjare gjithashtu do të jenë të rëndësishme dhe ju do të merrni kohë për të përmbushur angazhimet ose detyrimet tuaja. Gushti do të mbahet mend për një ngjarje të rëndësishme me rrethin tuaj të të afërmve ose në shtëpinë tuaj.

Demi
Të lindurit nën shenjën e Demit, gushti do të jetë koha e mbushur me angazhime, takime apo ngjarje të rëndësishme që lidhen me fëmijët dhe nipërit. Tani mund të habiteni ose të kënaqeni me lajmet për lindjen e një fëmije ose një shtatzënie të shumëpritur. Ky nuk do të jetë muaji juaj më i fortë, por patjetër që do të jetë koha për të pastruar gjërat ose marrëdhëniet e panevojshme në jetën tuaj. Ju nuk jeni të siguruar ndaj vjedhjes ose një përpjekje për të hequr produktin tuaj intelektual ose një projekt në dobi të dikujt tjetër. Mbani informacionin tuaj personal ose të punës të mbrojtur mirë. Në gusht, shumë do të udhëtojnë dhe në shumicën e rasteve do të jenë të parapërcaktuara. Jo të gjithë udhëtimet do të jetë për pushime. Shumë do të udhëtojnë për punë ose për arsye familjare. Tani prisni shumë informata interesante dhe të dobishme për punët tuaja personale. Komunikimi juaj me njerëz nga pjesë të ndryshme të planetit do të jetë shumë më dinamik. Ju do të diskutoni për ngjarje të rëndësishme personale ose të biznesit, takime të ardhshme ose veprime të tjera të përbashkëta. Ky do të jetë një muaj që përmes momenteve të ndryshme në të, do t’ju tregojë horizontet e zhvillimit tuaj deri në fund të këtij viti dhe ndoshta edhe më tej. Gushti do të lë pas disa kujtime të paharrueshme për përvojat personale, ngjarje të veçanta në punën tuaj ose në familjen tuaj. Ky muaj do të mbahet mend për një ngjarje të rëndësishme në jetën e një burri mbi 35 vjeç, i cili ka të ngjarë të jetë nga rrethi i familjes suaj.

Binjakët
Të lindurit nën shenjën e Binjakëve, këtë muaj vëmendja juaj do të përfshihet në ngjarje apo takime të lidhura me një njeri mbi 35 vjeç. Tani shumë prej sukseseve tuaja do të varen nga veprimet ose vendimet e një burri në familjen ose rrethin profesional. Ky muaj do t’ju kënaqë me një rritje të vogël në të ardhurat tuaja, të cilat mund të jenë falë veprimit tuaj dhe atyre të dikujt tjetër në familjen tuaj. Gushti do të jetë një muaj unik për ju, sepse papritmas shance ose mundësi të reja do të shfaqen për të treguar aftësitë tuaja, për të kuptuar idenë ose planin tuaj dhe më shumë. Fati do të jetë brenda jush, sepse pa aktivitetin tuaj, vullnetin dhe durimin, asgjë nuk do të ndodhë. Gushti do të jetë një kohë kur veprimet tuaja do të duhet të matet mirë. Mos nxitoni apo nxisni ngjarje apo njerëz. اdo gjë ka kohën dhe vendin e vet. Shumë probleme ose gjëra të paqarta tani do të fillojnë një nga një do të mbeten në të kaluarën. Ju do të shihni më qartë se çfarë është vendosur në të ardhmen tuaj (të paktën deri në fund të këtij viti). Gushti sjell shumë ngjarje të mira, takime me shumë njerëz të këndshëm dhe përvoja të veçanta. Shumica prej jush do ta vendosin dashurinë si një prioritet për përvojat e verës. Do të varet gjithçka nga qëllimi juaj: aventura ose krijimi i një marrëdhënieje të qëndrueshme.

Gaforrja
Të lindurit nën shenjën e Gaforres, para jush është një muaj në të cilin punët tuaja financiare do të jenë përparësia juaj për shkak të ngjarjeve të ndryshme të rëndësishme. Ju tani do të jeni në gjendje të merrni një pagë më të mirë, të bëni një kontratë financiare më fitimprurëse, të gjeni një punë të paguar mirë dhe më shumë. Në gusht, angazhimet më të rënda me fëmijët ose nipërit mund të testojnë nervat tuaja dhe të krijojnë konflikte të padëshirueshme. Tani do të jetë mirë të kërkoni ndihmë ose këshillë nga të tjerët kur të nevojitet. Emocionalisht, ky do të jetë një muaj delikat për ju, pikërisht për shkak të mungesës së durimit me dëshirat, kërkesat ose pretendimet e të tjerëve. Ju tani do të jeni më të ofenduar ose më shumë gjasa të keni keqkuptime që mund të çojnë në një ftohje të marrëdhënieve tuaja. Në shumë mënyra ju tani do të jeni të prirur për të shkatërruar ura në vend të ndërtimit të atyre të reja …. Ky muaj do të mbahet mend për një ngjarje të rëndësishme që lidhet me një vajzë apo një grua të re. Ju nuk mund të merrni pjesë në të, ose zhvillimi i tij nuk varet nga ju. Disi, megjithatë, do të ndikojë tek ju dhe do të jetë me rëndësi të veçantë. Gushti, edhe pse është muaji i pushimeve verore, tregon suksese dhe mundësi shumë të mira profesionale për zhvillimin e biznesit tuaj (nëse keni). Tani do të keni edhe rastin të filloni një karrierë të re, një diplomë të re në arsim ose një biznes të ri. Gratë mbi 35 vjeç do të jenë mendërisht shumë më të zëna, por kjo është për shkak të rëndësisë së muajit si një kohë e fundit midis dy fazave të rëndësishme të jetës suaj.

Luani
Të lindurit nën shenjën e Luanit, këtë muaj ka gjasa që të udhëtoni për shkak të një ngjarjeje të papritur që përfshin të afërmit tuaj. Disa përfaqësues të rinj të shenjës do të largohen nga shtëpia e tyre amtare dhe do të fillojnë një jetë të re ose do të martohen për një person nga një qytet tjetër. Tani, për shumë prej jush, do të ketë angazhime që lidhen me pasurinë trashëgimore, kujdesin për të (nëse ka një fermë atje) etj. Gushti do të jetë një muaj produktiv sa i përket punës, arsimit apo karrierës suaj. Do të shfaqen mundësi të reja, ose do të angazhoheni me realizimin e një ideje të re. Profesionalisht, do të keni kontakte të mira ose do të jeni të suksesshëm në sajë të njerëzve të lindur nën shenjën e Binjakëve, Peshores ose Ujorit. Njerëzit e shenjave të ujit (Peshqit, Gaforrja ose Akrepi) gjithashtu do të kenë një ndikim të dobishëm në zhvillimin tuaj profesional ose të biznesit. Ju tani do të duhet të angazhoni një njeri që keni shtyrë deri më tani për arsye të ndryshme. Gushti përgjithësisht do të ketë një ndikim të dobishëm në qëllimet dhe planet tuaja të rëndësishme. Vëmendja më serioze do të kërkojë para, sidomos kur e shpenzoni atë në gjëra me origjinë të pasigurtë ose me risqe. Do të ketë shqetësime të papritura lidhur me paratë që do t’ju duhet të merrni ose të përpunoni nëpërmjet një dokumenti. Shëndeti juaj ose shëndeti i një të afërmi do të kërkojë edhe shpenzimin e parave. Shmangni mosmarrëveshjet me një vajzë apo një grua të re që ka marrë në të vërtetë një vendim që askush nuk mund të ndryshojë. Këtë muaj meshkujt do të duhet të shmangin marrjen e vendimeve të rëndësishme. اështjet gjyqësore ose ligjore gjithashtu nuk do të realizohen në mënyrën që ju prisni. Teksa femrat do të kenë vështirësi emocionale në dashuri që lidhen me xhelozinë, mashtrimin, mungesën e ndjenjave reale në një nga partnerët, etj.

Virgjëresha
Të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës, këtë muaj do t’ju duhet të zgjidhni probleme ose detyra më serioze në lidhje me një fëmijë ose një të ri të familjes suaj. Planet tuaja për njerëz të tillë nuk do të rriten siç prisni dhe kjo do të krijojë tensione të padëshirueshme. Tani mund të prisni mysafirë në shtëpinë tuaj ose të planifikoni vizitën tuaj në shtëpinë e miqve ose të afërmve. Këto gjëra do t’i nënshtrohen vonesës ose shtyrjes për një sërë arsyesh. Në gusht, do të merrni një lajm të pakëndshëm për humbjen ose vjedhjen në shtëpinë e njerëzve që njihni. Ngjarjet e mira këtë muaj në një mënyrë apo tjetër do të lidhen me paratë. Shumë do të shijojnë paratë që do të marrin nëpërmjet një personi të lindur nën shenjën e Bricjapit, Virgjëreshës ose Demit. Këta njerëz patjetër do të luajnë një rol pozitiv në punët tuaja financiare. Ky muaj do të sjell të ardhura ose fitime të papritura, por nuk do të kënaqin të gjithë përfaqësuesit e Virgjëreshës. Në gusht do të përjetoni një ngjarje të rëndësishme që lidhet me një grua nga familja juaj: ditëlindje, dita e emrit, martesë etj. Tani ju mund të jeni me fat ose do të merrni një dhuratë që do të vijë përmes një djali, nipi apo të riu të familjes suaj. Një ngjarja e pakëndshme në jetën e shokëve do të jetë shkaku i telefonatave dinamike ose shkëmbimi mesazheve dhe emaileve. Disa prej jush do të përjetojnë një zhgënjim të pakëndshëm nga dikush që do të përpiqet t’ju sjellë në një situatë të rrezikshme. Femrat mbi 35 vjeç do të kenë një muaj të mirë në cështjet romantike, veçanërisht nëse jeni vetëm. Meshkujt nën moshën 35 vjeç do të kenë një muaj të fortë dhe të suksesshëm (sidomos sa i përket përfitimeve materiale). Ju mund të bini diçka me një çmim të mirë, me një zbritje ose me një promovim.

Peshorja
Te lindurit nën shenjën e Peshores, një njeri që ishte anëtar i familjes suaj ose një miku juaj do të shfaqet papritmas në jetën tuaj përsëri. Në këtë muaj, kujdesuni për marrëdhënien tuaj me një grua që do të përpiqet t’ju gënjejë, t’ju mashtrojë ose t’ju manipulojë për dobi të dikujt tjetër. Në gusht do të habiteni nga dështimi i një burri ose ndarje në jetën e tij. Nëse jeni të përfshirë në një padi ose në ndonjë çështje tjetër ligjore, tregohuni të kujdesshëm në lidhje me veprimet ose premtimet e bëra nga një grua. Ngjarjet dhe përvojat e mira gjatë këtij muaji do të lidhen me jetën tuaj të dashurisë. Tani do të kuptoni se partneri juaj (nëse keni) ka ende diçka për t’ju befasuar. Nëse nuk jeni të angazhuar me një partner romantik, Gushti do të jetë një muaj i mirë për njohje të reja me njerëz nga distanca të ndryshme. Tani shumë do të duhet të kujdesen për shëndetin e një djali apo të një të riu. Në gusht, ju do t’i jepni fund problemeve të ndryshme ose marrëdhënieve të paqarta përmes kontakteve dhe bisedave të ndryshme (shumica e paplanifikuara). Natyrisht, si gjithmonë do të ketë njerëz që do të përpiqen të angazhojnë vëmendjen tuaj me problemet dhe ankesat e tyre. Në këtë muaj, mos u zemëroni me fëmijët që do të thyejnë ose dëmtojnë sende të rëndësishme për ju. Gjërat e vlefshme për ju, fshihini mirë më parë. Meshkujt mbi moshën 35 vjeç do të përjetojnë një refuzim të papritur të premtimit, ofertës ose ndonjë marrëveshje tjetër. Teksa femrat mbi 35 vjeç nuk duhet të bëjnë ndryshime të mëdha këtë muaj, sepse tani ata janë duke humbur në detaje ose duke bërë gabime për të cilat më vonë do të pendohen. Meshkujt nën moshën 35 vjeçare do të jenë shumë të shqetësuar për zbatimin e ngjarjeve specifike për të cilat do të jenë në pritje të tensionuara.

Akrepi
Të lindurit nën shenjën e Akrepit, gushti do të jetë koha për të zgjidhur problemet familjare që lidhen me të afërmit që nuk jetojnë në vendbanimin tuaj. Në disa raste, veprime të tilla do të kërkojnë një udhëtim. Ky muaj, mund të lindë nevoja për një udhëtim të papritur në lidhje me një të afërm. Gushti tregon ndarjet e dëshirueshme ose të papritura me njerëzit në rrethin tuaj të miqve. Në shumicën e rasteve ata do të lindin nën shenjën e Bricjapit, Demit ose Virgjëreshës. Këtë muaj, tregohuni të kujdesshëm në gjithçka rreth parave. Mos jini entuziastë për ndonjë propozim që premton t’ju sjellë të ardhura ose fitime më të larta. Ekziston një problem ose një situatë tjetër e pakëndshme që lidhet me një dokument ose një kontratë financiare. Tani një mosmarrëveshje me një vajzë ose një grua të re do të kthehet në një konflikt, derisa një nga dy palët të vendosë të tërhiqet. Ju do të keni marrëdhënie të komplikuara me gratë e lindura nën shenjën e Binjakëve, Peshores ose Ujorit. Ngjarjet e mira ose ndikimet e dobishme në këtë muaj do të prekin kontaktet tuaja profesionale dhe planet që do të vendosni vetë për të realizuar. Ju do të jeni në gjendje të arrini shitjet më të larta ose më shumë konsumatorë. Gushti gjithashtu do të jetë i favorshëm për ata që janë të papunë dhe që kërkojnë punë. Mos prisni shumë sepse ajo që ju ofroni si aftësi dhe punë nuk është shumë. Ngjarjet e ndryshme në shtëpinë tuaj do të kërkojnë shqyrtim para se të vendosni për ndryshimet, përmirësimet, blerjet më të shtrenjta ose zhvendosjen në një shtëpi të re. Mos nxitoni me zgjidhje të tilla. Femrat duhet të shmangin xhelozinë, e cila është padyshim e pabazë.

Shigjetari
Të lindurit nën shenjën e Shigjetarit, Gushti do të jetë një kohë e mrekullueshme për udhëtime dhe takime me njerëz nga qytete ose vende të ndryshme. Udhëtimi me njerëz të lindur nën shenjën e Peshqve, Gaforres ose Akrepit po vjen, ose do të keni kontakte me njerëz të Binjakëve, Peshores dhe Ujorit nga vende të ndryshme. Megjithatë, në gusht, mbani fëmijët dhe nipërit nga aksidentet ose incidentet për shkak të mungesës së kontrollit ose për shkak të pakënaqësisë. Përpiquni të reduktoni kostot e fëmijëve që janë ende të varur financiarisht nga ju. Këtë muaj, do të keni disa raste të papritura për gëzim (kryesisht në plane personale dhe dashuri). Konfliktet e xhelozisë, gatishmëria për të kontrolluar veprimet e partnerit dhe të tjerëve, mund të dështojnë planet tuaja. Gushti do të jetë një muaj i mirë për zhvillimin e planeve profesionale. Tani do të keni një mirëkuptim apo mbështetje më të madhe nga kolegët ose menaxherët. Nëse keni biznesin tuaj, veprimet e pritshme të një personi që keni një marrëdhënie miqësore do të punojnë në dobi tuaj. Gjatë këtij muaji ju do të keni mbledhje në shtëpi ose do të mirëprisni mysafirët me ose pa arsye. Gushti do të jetë një kohë e mirë për të filluar një jetë së bashku ose për të shkuar në një shtëpi të re. Në terma financiarë do të keni përparësi ose do të merrni para përmes një burri. Meshkujt mbi moshën 35 vjeç do të marrin në konsideratë një ide apo propozim që do të sjellë të ardhura të mira financiare.

Bricjapi
Të lindurit nën shenjën e Bricjapi, gushti mund t’ju habisë me probleme familjare të papritura që lidhen me marrëdhëniet familjare ose me një problem shëndetësor të një të afërmi. Nëse jeni në procesin e organizimit të një fejese ose martese, tensioni do të rritet shumë me rrezikun e dështimit të kësaj ngjarjeje. Këtë muaj, do të hasni vështirësi në përfshirjen tuaj në një pronë të të afërmit tuaj (gjyshja, nëna etj). Në gusht do të ketë përpjekje nga një i ri që t’ju gënjejë ose manipulojë për diçka në mirën e tij. Edhe nëse kjo tingëllon e çuditshme, këto veprime do t’ju ndihmojnë gjithashtu në një farë mënyre. ثshtë krejtësisht e mundur që ju të fitoni dhe në anën tjetër të humbni nga truket e tij. Në gusht, koha më e vështirë për ju do të jetë e lidhur me paratë që prisni të merrni ose i keni borxh. Problemet e paplanifikuara ose marrëdhëniet komplekse me të afërmit, miqtë apo përfaqësuesit e ndonjë institucioni mund të ndodhin në këtë plan. Ju tani do të merrni lajme të rëndësishme ose informacion rreth një gruaje të lindur nën shenjën e Bricjapit, Demit ose Virgjëreshës. Gushti do të jetë një muaj i pafavorshëm për një padi apo një person juridik. Femrat mbi moshën 35 vjeçare do të duhet të zgjidhin problemet e papritura.

Ujori
Të lindurit nën shenjën e Ujorit, këtë muaj do të jeni tepër të ndjeshëm, të prirur për të hyrë në një mosmarrëveshje ose konflikt për gjëra të parëndësishme. Kjo gjendje do të jetë e papritur edhe për ju dhe do të përpiqeni të gjeni shkaqe para se të keni krijuar probleme të panevojshme ose armiq. Në muajin gusht, do të keni shpenzime më të larta për fëmijët, të cilat do të jenë të rëndësishme për zhvillimin ose edukimin e tyre aktual ose të ardhshëm. Disa prej jush do të duhet të marrin një vendim për një investim më të madh në planet e fëmijës së tyre: një shtëpi të re, një makinë ose një udhëtim. Në gusht, do të ketë përfaqësues të shenjës të Ujorit, të cilët do të angazhohen për zgjidhjen e mbështetjes së fëmijëve ose marrëdhënieve të tjera financiare të ngjashme. Udhëtimi këtë muaj do të përfshijë një numër pengesash ose vështirësish. ثshtë madje e mundur të shtyhet, për shkak të premtimit të papërmbushur të dikujt prej të cilit do të varet ose një veprimi të pandershëm nga të tjerët. Momentet e mira në gusht do të lidhen me zhvillimin e marrëdhënieve tuaja personale (kryesisht me njerëz të lindur nën shenjën e Peshqve, Gaforres ose Akrepit). Tani ju mund të merrni një dhuratë ose një blerje, të fitoni disa çmime dhe më shumë. Zhvillimi i favorshëm do të përfshijë angazhimet tuaja pronësore ose planet që lidhen me shtëpinë tuaj. Në nivel profesional, ju do të keni mundësi të favorshme për zhvillim dhe kënaqësi për një punë të mirë. Marrëdhënia juaj e mirë me kolegët tani do të jetë një parakusht i rëndësishëm për suksesin e vendit tuaj të punës. Përparimi i karrierës ose suksesi tjetër i rëndësishëm në biznesin e miqve tuaj do të jetë rast për një festë të vogël. Këtë muaj, presni një ngjarje të rëndësishme që lidhet me një njeri të lindur nën shenjën e Peshores ose Binjakëve. Të rinjtë do të përjetojnë gëzime që lidhen me zhvillimin e pritshëm (të suksesshëm) të një plani ose projekti.

Peshqit
Të lindurit nën shenjën e Peshqve, këtë muaj do të keni shqetësime për një burrë të moshuar në familjen tuaj. Ngjarje ose situata të papritura do të shkaktojnë nevojën për kosto më të larta (kryesisht për në shtëpi ose për të afërmit), të cilat mund të rëndojnë rëndë buxhetin e familjes suaj. Disa prej jush do të kërkojnë edhe një hua nga miqtë ose nga një institucion. Në gusht, me ndihmën e një këshille ose veprimi të një gruaje, mund të zgjidhni problemet tuaja serioze dhe madje ta ktheni situatën specifike në avantazhin tuaj dhe të përfitoni. Gjatë kësaj periudhe, do t’ju kërkohet ose vizitoni personat e ngarkuar me problemet e tyre personale, të cilat në një farë mase mund të ndikojnë edhe te ju. Mund të jetë e nevojshme që të organizohen dokumentet për të cilat ata do të kenë nevojë për ndihmën ose këshillën tuaj. Nëse partneri juaj i përket shenjës së Bricjapit, Virgjëreshës ose Demit, në gusht, ai / ajo mund t’ju befasojë me një sërë sugjerimesh ose ngjarjesh. Tani ata do të jenë më bujarë ose të prirur për aventura të ndryshme me ju. Gushti do të shqetësojë shumë prej jush me lajme të pakëndshme për një vajzë apo një grua të re. Femrat mbi 35 vjeç do të kenë sukses, mësojnë nga gabimet apo problemet e kaluara. Tani, fati do të jetë në anën tuaj dhe do të dalin mundësi të reja për zhvillim. Meshkujt mbi moshën 35 vjeçare do të kenë shqetësime të ndryshme rreth martesës ose familjes së tyre. Femrat nuk duhet të bien në gjendje depresive për shkak të zhvillimit të ngadalshëm të ngjarjeve këtë muaj.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Horoskopi mujor për muajinshkurt 2019
DASHI21. mars – 20. prill

Do jeni shumë të kërkuar gjatë këtij muaji dhe të gjithë do duan t’iu kenë pranë. Mundohuni vetëm të jeni pak më shumë mbrojtës ndaj vetes dhe të mos merreni me problemet e te tjerëve. Shëndeti nuk do jetë perfekt. Mund të ndiheni herë pas here pa fuqi dhe mund te pësoni ndonjë aksident të vogël. Dashuria Nëse keni një lidhje mos harroni kurrë se keni një person për te cilin duhet te përkujdeseni dhe mos e lini asnjëherë shumë kohë vetëm. Distanca mund të jetë shkatërruese. Beqaret do bëjnë çdo gjë që ta afrojnë pas vetes personin qe pëlqejnë madje me gjeste dhe vështrime. Puna Financat nuk do jenë të përkryera kështu që shmangni marrjen e vendimeve të mëdha. Investimet lërini për më vonë. Për te parandaluar zënkat me koleget në punë më mirë mos jepni shumë detaje dhe tregohuni të fshehtë. Në përgjithësi gjërat do ecin qetësisht këtë muaj.
DEMI21. prill – 21. maj

Ky muaj nuk do jetë gjatë gjithë kohës i qëndrueshëm, përkundrazi në shumë momente do ndiheni të papërqendruar dhe nuk do veproni me diplomaci. Gjendja shëndetësore do jete herë e mirë e herë më delikate kështu që mundohuni të jeni sa më të kujdesshëm. Mos neglizhoni asnjë lloj shqetësimi dhe mundohuni të largoni stresin. Dashuria Në dashuri, harmonia do mbizotërojë shumicën e kohës, megjithatë si për të gjithë as për ju nuk do mungojnë në ndonjë moment edhe debatet e vogla. Kujdes duhet të bëni me xhelozinë dhe tekat e tepërta. Beqaret ka shume gjasë që të fillojnë një romancë këtë muaj. Për çdo hap duhet te tregohen sa me te kujdesshëm. Puna Gjendja e financave do vazhdojë të mbetet po ashtu si ka qenë. Në punë ka shumë mundësi që mungesa e komunikimit dhe e diplomacisë t’iu sjellë disa vështirësi. Nuk do merreni vesh si duhet me ata që keni mbi krye.
BINJAKET22. maj – 21. qershor

Ndonjëherë do i përkushtoheni aq shumë jetës profesionale saqë nuk do i kushtoni rëndësi personave që keni pranë këtë muaj. Ata mundet të mërziten dhe t’iu shohin me dyshim. Në planin shëndetësor parashikohet që çdo gjë të shkojë mirë. Do dini të pushoni herë pas here dhe do ndiheni të çlodhur. Dashuria Nëse keni një lidhje duhet të bëni më shumë përpjekje për ta përmirësuar situatën dhe për të forcuar marrëdhënien. Shmangni konfliktet për gjëra banale dhe shprehini ndjenjat pa dorashka. Beqarët nuk do dinë të tregohen përherë të komunikueshëm dhe mund t’iu ikin nga duart mundësi të mira. Puna Financat do jene shumë herë më të kënaqshme kështu që përfitoni për të bërë disa investime të nevojshme. Në punë ky do jetë muaji i aksionit. Do dini të ecni me plane dhe nuk do t’ju ndodhin aspak probleme. Do reflektoni me kujdes përherë.
GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Qielli nuk do jetë shumë i kthjellët për ju gjatë këtij muaji. Nëse nuk doni të keni probleme në asnjë plan duhet të tregoheni të matur dhe t’i dëgjoni të tjerët. Për shëndet më të mirë duhet të mësoni të ushqeheni shëndetshëm dhe të mos bëni gjëra që do ju lodhin shumë. Dilni në ajër të pastër dhe merruni edhe me pak sport. Dashuria Në çift atmosfera do jetë e ngrohtë, megjithatë nuk do përjetoni dot emocionet që keni dashur. Partneri do mundohet më shumë se ju t’iu mbajë larg konflikteve. Beqarët do kujdesen më shumë për pamjen, në mënyrë që të bien më shumë në sy. Ftesa do marrin, por nuk do binden plotësisht. Puna Gjendja financiare do stabilizohet më shumë nga sa mendonit. Nuk do keni probleme për të kryer shpenzimet e nevojshme. Në punë do jeni shumë më të vendosur. Pasi të kalojnë 10 ditët e para për ju çdo gjë ka për të qenë shumë më e thjeshtë. Ka mundësi që të ftoni edhe disa miq t’iu bëhen kolegë dhe do ndiheni më të sigurt.
LUANI23. korrik – 22. gusht

Ka mundësi që gjatë këtij muaji ta humbisni mbështetjen e të afërmve dhe çdo gjë ka për të qenë shumë më e vështirë nga më parë. Shëndeti nuk ka për të qenë i keq edhe pse nuk do jeni shumë dinamikë. Dashuria اiftet në përgjithësi nuk do kalojnë një periudhë të kënaqshme. Partneri nuk do e ketë idenë se çfarë do keni ju në mendje dhe nuk do dijë si t’iu kënaqë. Ekuilibri që ka ekzistuar në lidhjen tuaj do të prishet. Beqarët mund të kenë reflekse të mira dhe mund të afrohen me persona interesantë. Gjithsesi për të mos gabuar më mirë të mos nxitohen. Puna Në planin financiar do i keni të gjitha aftësitë për ta mbajtur situatën nën kontroll, por ndonjëherë do e lëshoni dorën dhe do shpenzoni për qejf. Për punën do jetë muaj disi më i mirë, sepse do keni goxha arritje. Do dini si t’i ktheni gjërat në favorin tuaj dhe mundet të përparoni me projektet e nisura.
VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Ky nuk do jetë muaji ideal sidomos për familjen dhe dashurinë. Nuk do bini shumë dakord me të afërmit tuaj dhe në disa momente mund të debatoni. As nuk do doni t’i dëgjoni ata sepse do ju duket sikur vetë dini gjithçka. Shëndeti nuk do jetë i keq megjithatë nuk duhet të tregoheni të pakujdesshëm asnjë moment. Dashuria اiftet do kenë here pas here debate e konflikte të cilat nuk kanë për t’u zgjidhur shumë shpejt. Gjithsesi sido që të vijnë punët nuk duhet të merrni vendime për ndarje. As për beqaret nuk pritet ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Bëhuni të duruar dhe mos dëgjoni mendimet e të tjerëve. Puna Sektori i financave do ketë disa ndryshime pozitive, megjithatë kjo nuk do të thotë të shpenzoni shumë. Në punë duhet të reflektoni gjatë para se te hidhni çdo hap në mënyrë që edhe projektet t’iu ecin mirë. Po ju propozua puna në ekip, mos ngurroni të pranoni, sepse kolegët do ju frymëzojnë dhe do iu japin goxha mbështetje.
PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Nëse gjate këtij muaji nuk tregoheni te matur ne çdo fushe do e acaroni edhe me shume situatën. Nuk do jete as periudha e duhur për te hedhur hapa te mëdha. Ne familje do kenë një problem paksa delikat. Gjendja shëndetësore do jete e mire javën e pare, por nga pakujdesia juaj mund te fillojnë problemet. Kujdesuni edhe për ushqimin përveçse për shqetësimet kronike. Dashuria Ata qe janë ne çift duhet te përgatiten për një muaj delikat dhe te mbushur me debate. Partneri do tregohet i duruar dhe do ju hape rruge, por ju do jeni te pandreqshëm. Ta dini se po vazhduat kështu keni për te arritur shpejt ne ndarjen përfundimtare. Beqareve do iu jepen me shume mundësi se me pare për te realizuar takime, por ata do i shmangin me arsyen se nuk duan ta ndërlikojnë me shume jetën. Puna Ne planin financiar do jeni me fat dhe gjendja nuk do përkeqësohet pavarësisht mos kujdesit tuaj. Në pune as këtë muaj nuk ka për te ndryshuar situata. Nuk do keni durimin dhe dëshirën e mire për ta ndryshuar dhe nuk duhet as te prisni nga te tjerët.
AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Tre javët e para te këtij muaji do jete shume me te mira. Do reflektoni gjere e gjate dhe do ndiheni gati për te ndrequr çdo gabim. Gjendja shëndetësore nuk do jete gjithmonë e mire. Stresi do ju krijoje here pas here probleme. Dashuria Ata qe janë ne një lidhje vetëm ditët e para do jene konfuze me pas do i shprehin ndjenjat dhe do dashurohen si kurrë me pare. Pas datës 20 mund te prisni edhe disa propozime interesante nga partneri. Beqaret nuk do jene me shume fat javët e para. Java e fundit do jete me e begata, por duhet t’i bëni sytë katër qe te mos ju shpëtojë asnjë mundësi. Puna Me financat do jeni me te matur prandaj edhe situata nuk do jete problematike aspak. Ne pune do jeni shume me te suksesshëm se me pare. Do merrni jo vetëm përgëzime dhe shpërblime, por edhe propozime për ngritje ne detyre.
SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Mos mendoni se jeni ju përgjegjës për gjithçka te keqe qe ndodh rreth e rrotull sepse do lëndoni veten. Me shëndetin do keni shqetësime nëse nuk kujdeseni sa duhet për veten dhe nëse bëni një jete monotone. Dashuria Nëse jeni ne një lidhje, atmosfera atje do jete tejet e ngrohte. Do qëndroni gjithmonë krah partnerit dhe do bashkëpunoni për çdo gjë. Beqaret do kenë veçse disa aventura kalimtare dhe asgjë me shume sesa aq, megjithatë nëse vërtet emocionohen dhe ndihen mire nuk ka asgjë te keqe te përfitojnë. Puna Për financat do jeni mjaft te shqetësuar. Do mundoheni, por problemet do jene me te renda nga sa kishit menduar. Ne pune duhet te jeni me te përqendruar dhe me objektive. Vetëm ne këtë mënyrë do arrini gjithçka qe keni dashur. Mundësitë dhe talentin e keni.
BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Këtë muaj priten ndryshime rrënjësore ne jetën tuaj. Përgatituni te merrni propozime dhe surpriza qe do iu lënë me goje hapur. Gjendja shëndetësore fatmirësisht nuk do jete e keqe. Edhe ata qe vuajnë nga artriti, sponteliatroza apo reumatizma do jene me te qete. Dashuria Ata qe janë ne një lidhje do ndihen paksa konfuze ditët e para, por me pas çdo gjë do jete ndryshe. Besimi tek partneri do jete edhe me i madh gjate këtij muaji. Beqaret nga ana tjetër nuk do kenë sukses ne dashuri dhe pjesën me te madhe te kohës do e kalojnë vetëm. Miqtë do jene te zënë me pune. Puna Me financat do merreni me shume se me pare dhe do mundoheni qe ta ndryshoni shpejt situatën. Ne pune do filloni disa projekte te reja te cilat do ju bëjnë me te njohur ne rrethin profesional. Do ndiheni mire.
UJORI21. janar – 19. shkurt

Ky do jetë pa diskutim një nga muajt me te mire te këtij viti. Do dini t’i mbani larg situatat e ndërlikuara dhe do jeni shume me optimiste për te ardhmen. Harmonia do mbizotërojë shumicën e kohës. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe përveç ndonjë momenti kur mund te ndiheni te lodhur dhe mund t’iu dhembe pak koka. Dashuria Nëse jeni ne çift do bini përherë dakord me atë qe keni ne krah dhe do mendoni për me te mirën e te dy palëve. Edhe miqtë do ju inkurajojnë e do ju përgëzojnë për atmosferën qe do krijoni. Beqaret do jene akoma me fat. Papritur e pakujtuar ata do realizojnë takimin e ëndrrave dhe do mendojnë te fillojnë shpejt një lidhje. Puna Gjendja financiare do vazhdoje te mbetet e mire sidomos nëse dini të tregoheni të matur me shpenzimet. Ne pune, 10 ditët e para reflektoni dhe bëni plane, me pas vendosni se nga do ja filloni me detyrat qe do iu jepen. Ne fakt do jeni te zgjuar dhe do arrini te arrini ku te doni.
PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Gjatë këtij muaji shumica e te afërmve nuk do arrije t’iu kuptoje dot. Do jeni te ftohte dhe do e mbani gjithçka për vete. Për shëndet me te mire duhet te tregoheni pak me te kujdesshëm nëse punoni para kompjuterit dhe bëni një jete sedentare. Dashuria Ju qe keni një lidhje mundet te mos përjetoni ndjesitë e shumëpritura. Partneri do ju akuzoje për ftohtësi dhe mungese vëmendjeje. Mendohuni dhe ndryshoni mënyrën e te sjellit nëse nuk doni qe ai t’iu largohet. Beqareve ka shume mundësi t’iu ndodhe një takim i bukur nga mesi i muajit. Ne fakt personi ne fjale do jete një shok fëmijërie, por qe prej vitesh nuk e kishin takuar me. Puna Sektori financiar nuk do ketë asnjë lloj rreziku për probleme. Ne pune duhet t’i analizoni gjerat me shume kujdes para se te veproni sepse kështu keni për ta pasur gjithçka shume me te lehte.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
[h=1]Horoskopi mujor[/h]
Horoskopi mujor për muajin mars 2019
Dashi21. mars – 20. prill

Ky nuk do jetë aspak muaj i favorshëm për ju, madje shpesh do gjendeni përballë sfidave ekstreme. Në disa momente do ju mungojë besimi tek vetja. Për ju të dashuruarit marrëdhënia do jete pak e turbullt. Do përballeni me rivalë shumë të fortë të cilët do bëjnë çmos t’ua marrin atë që keni në krah. Kujdes me skenat e xhelozisë dhe gjeni mënyrën e duhur për ta mbajtur atë të lidhur pas vetes. Komunikimi dhe toleranca do jenë armë të forta. Ju beqarët do keni mundësi për të krijuar lidhje, por do tregohen shumë kërkues dhe të pavendosur. Shëndeti nga ana tjetër do jetë problematik. Do vuani nga pagjumësia dhe stresi do ketë pasoje në gjithë organizmin. Konsultohuni sa me pare me një mjek. Financat do jene kryesisht te qëndrueshme. Ne pune do jeni me te motivuar dhe me te vendosur për ta arritur atë qe doni. Energjia nuk do iu mungoje. Disa do ngrihen ne detyre, por duhet te kenë parasysh qe përgjegjësitë do jene me te mëdha.
Demi21. prill – 21. maj

Pavarësisht sfidave që do kaloni këtë muaj do keni dëshirën e mirë për t’i ndryshuar gjerat dhe për ta ulur kokën. Ne jetën ne çift do keni disa probleme te vogla. Partneri do ju kërkojë llogari dhe kjo do iu bezdise se tepërmi. Thojani atij ato qe nuk iu pëlqejnë, mos i mbani për vete. Nëse jeni beqare, do keni shume takime por ka pak mundësi te gjeni atë qe kërkoni. Mos u dëshpëroni nga kjo, bëhuni optimiste. Shëndeti do jeni me pak dinamik por me i qete. Kujdesuni pak për dhembet dhe tensionin. Për sa ju përket financave gjerat do jene normale. Do paguani faturat e muajit dhe përsëri do ju ngelen para. Ne pune do jeni shume te ngarkuar. Koleget do mundohen t’iu kritikojnë, por mos e vrisni shume mendjen. Tregohuni me diplomate dhe do i bëni te tjerët t’iu dëgjojnë. Jeta familjare do haset me disa vështirësi kështu qe ju duhet te jepni ndihmën tuaj
Binjaket22. maj – 21. qershor

Jeta par ju nuk ka për të qenë shumë e thjeshtë këtë muaj. Mund të keni debate edhe në familje, por edhe me miqtë. Ju çiftet do jeni shume nostalgjike këtë muaj. Do mendoni me shume sesa duhet për ato qe keni kaluar dhe kjo do iu shtoje mërzitjen. Largohuni nga disa persona qe iu kujtojnë diçka jo te këndshme. Ju beqarët do keni goxha takime, por duhet ta dini qe edhe po krijuat një lidhje, ato nuk do shkojnë shume gjate. Mund te përfitoni nga mundësitë vetëm për pak me shume eksperience. Për shëndetin kujdesuni pak me tepër. Nuk do keni shqetësime te mëdha, por as shume te qete nuk do ndiheni. Aktiviteti fizik do ju beje mire. Me sektorin e financave do merreni me tepër. Do bëni një riorganizim te gjithë buxhetit dhe do i vini vetes disa fre për sa iu përket shpenzimeve. Puna ne përgjithësi do ece mbare. Nëse duhet te ktheni ndonjë përgjigje apo te merrni vendime bëjeni pas datës 20.
Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Ky muaj do jete kryesisht i favorshëm për dashurinë dhe një pjese e dëshirave tuaja do te plotësohen. Nëse jeni ne çift do kaloni një periudhe mjaft te qëndrueshme edhe pse here pas here mund te debatoni me partnerin. Asgjë nuk do e prishe ambientin qe do krijohet. Beqaret do jene tepër te veçante. Një person interesant mund te ndeze edhe tek ju zjarrin e pasionit. Shëndeti nuk do jete problematik, por yjet këshillojnë te çlodheni e te relaksoheni me shpesh. Kujdes me punët e tepërta. Ne planin financiar mos u tregoni shume te sigurte ne vetvete sepse do bënit gabimin me te madh. Kontrolloni çdo shpenzim qe do bëni. ne pune do i shihni gjerat me qarte dhe do afroheni shume me qëllimet qe i kishit vene vetes. Mos i braktisni projektet qe keni nisur.
Luani23. korrik – 22. gusht

Ka mundësi që gjatë këtij muaji ta humbisni mbështetjen e të afërmve dhe çdo gjë ka për të qenë shumë më e vështirë nga më parë. اiftet në përgjithësi nuk do kalojnë një periudhe te kënaqshme. Partneri nuk do e ketë idenë se çfarë do keni ju ne mendje dhe nuk do dije si t’iu kënaqë. Ekuilibri qe ka ekzistuar ne lidhjen tuaj do te prishet. Beqaret mund te kenë reflekse te mira dhe mund te afrohen me persona interesante. Gjithsesi për te mos gabuar me mire te mos nxitohen. Shëndeti nuk ka për te qene i keq edhe pse nuk do jeni shume dinamike. Ne planin financiar do i keni te gjitha aftësitë për ta mbajtur situatën nen kontroll, por ndonjëherë do e lëshoni dorën dhe do shpenzoni për qejf. Për punën do jete muaj disi me i mire sepse do keni goxha arritje. Do dini si t’i ktheni gjerat ne favorin tuaj dhe mundet te përparoni me projektet e nisura.
Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Gjatë këtij muaji komunikimi juaj nuk do ua lehtësojë gjerat, përkundrazi mund t’ua përkeqësojë ato. Bëni shume kujdes me sjelljen. Ju te dashuruarit mos bëni asgjë sipas mendjes suaj duke mos e pyetur fare atë qe keni ne krah. Nga ana tjetër dëgjojini me kujdes këshillat qe ai do iu japë sepse gjithçka e bën nga dashuria qe ka për ju. Tregohuni pak me tolerante. Për sa iu përket beqareve, ata nuk do e gjejnë as këtë muaj personin qe po kërkojnë. Mundohuni te dilnin me shpesh me miqtë qe te mos ndiheni vetëm. Shëndeti do filloje te përmirësohet ndjeshëm. Do i rifitoni energjitë dhe do jeni me dinamike. Ne planin financiar duhet te hidhni çdo hap me maturi. Edhe pse financat do jene përgjithësisht te qëndrueshme nuk duhet te shpenzoni pa mase. Ne pune do jete një muaj i ngarkuar dhe i lodhshëm. Mos e lëshoni veten sepse mund t’ia dilni mbanë me pak përpjekje.
Peshorja24. shtator – 23. tetor

E mira është qe gjate këtij muaji ti merrni gjerat ngadalë dhe te mos nxitoheni te thoni fjale te pamenduara. Jeta sentimentale nuk do jete shume e qete. Javët e para do jene me te vështirat dhe mund t’iu mungoje kthjelltësia e mendimit. Beni shume kujdes dhe mos merrni asnjë vendim te rëndësishëm. Tregohuni sa me te duruar dhe diplomate. Ne fund te muajit ambienti do te ngrohet ndjeshëm. Nëse ju beqare jeni ne kërkim te dashurisë, gjithçka do te varet nga mënyra juaj e te vepruarit dhe nga sjellja. Tregohuni me te hapur. Shëndeti do jete kryesisht pa probleme. Nëse merreni me pak aktivitet fizik do ndiheni edhe me mire. Financat nuk do jene shume te qëndrueshme. Tregohuni pak te kursyer nëse nuk doni te keni vështirësi me vone. Ne pune do keni do përballeni me pengesa dy javët e para, por me vone situata do ndryshoje tërësisht.
Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Ka mundësi qe këtë muaj te ndodhin ndryshime te mëdha ne jetën tuaj madje qe as nuk i keni pritur. Për disa ndjenjat do fillojnë te shuhen dhe marrëdhënia ne çift do te ftohet. Flisni me partnerin për gjithçka qe iu shqetëson dhe merrini vendimet se bashku. Thjeshtësia e beqareve do tërheqë vëmendjen e shume personave. Mos u mundoni te tregoheni personi qe nuk jeni sepse do i humbni piket vetes. Jetojeni jetën si t’iu vije sepse ajo është e shkurtër. Shëndeti nuk do ketë probleme por mire do ishte nëse do bënit pak me tepër kujdes me ato qe do konsumoni. Shmangni pijet me gaz dhe kripërat. Situata financiare do jete ne dorën tuaj. Nëse nuk shpenzoni pa limit edhe gjendja do jete me e mire. Ne pune nuk do iu mungoje energjia. Do bëni gjithçka te mundeni për te arritur atje ku doni dhe ka shume mundësi t’ia arrini. Edhe familja do kaloje një muaj te qete.
Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Muaj i këndshëm dhe i mbushur me çaste te bukura. Ju qe jeni ne çift do kaloni një periudhe harmonike. Do bëni me shume lëshime ndaj partnerit tuaj dhe do e toleroni me shume atë. Beqaret do e kenë shume te lehte te joshin dhe te bëjnë për vete cilindo qe do pëlqejnë. Do keni takime me shumice, por duhet te jeni ju qe te zgjidhni personin e duhur. Shëndeti do jete goxha i mire. Do jeni plot gjallëri dhe dinamizëm. Konsumoni sa te mundni lëngje duke qene se edhe ky muaj do jete i ngrohte. Ne planin financiar do iu jepen mundësi te mira për ta përmirësuar buxhetin. Shpenzoni fillimisht për gjerat me te rëndësishme duke lënë për me vone ato dytësoret. Ne pune duhet te reflektoni mire para se te merrni vendime te rëndësishme. Disa te afërm do iu bëjnë edhe disa propozime interesante. Mendojini!
Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Po u treguat strikte dhe te mbyllur nuk do fitoni asgjë këtë muaj. Nëse keni një lidhje është mire te flisni sa me shume dhe sa me hapur me partnerin tuaj për gjithçka qe iu shqetëson. Vetëm ne këtë mënyrë ai do ketë mundësi t’iu ndihmoje dhe te ndiheni me te qete. Beqaret do joshin pa pushim por do tregohen edhe mjaft misterioze. Do bëni shume persona për vete dhe do keni mundësi te zgjidhni atë qe iu përshtatet me tepër. Shëndeti ne përgjithësi do jete i mire dhe nuk do keni shqetësime te mëdha. Do jeni plot energji dhe dinamizëm. Financat nuk do jene aspak problematike kështu qe përfitoni te blini atë qe keni menduar prej disa kohesh. Ne pune do te mbizotërojë qetësia. Vazhdoni atë qe keni nisur por mos u nxitoni sepse do keni gjithë kohen e nevojshme. Mundohuni te rregulloni pak marrëdhënien me koleget e zyrës.
Ujori21. janar – 19. shkurt

Ka mundësi te jeni te palogjikshëm dhe te bëni gabime te vazhdueshme këtë muaj., e keqja është se nuk do pranoni se do gaboni dhe do vazhdoni me kokën tuaj. Nese keni nje lidhje do kërkoni te kontrolloni gjithçka ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do i lini hapësirë partnerit te shprehet lirisht. Ndryshoni taktike! Nëse keni për t’i thënë diçka përdorni edhe pak humorin sepse ai do e ketë me te lehte t’iu kuptoje. Beqaret do jene te nxituar dhe te paduruar. Nëse do përfitonit nga mundësitë qe do iu jepen do ndiheshit me mire, por ju gjithmonë doni te bëni sipas kokës suaj. Mund te keni ndonjë problem me mushkëritë nëse jeni duhanpirës. Pjesa tjetër do kenë shëndet te mire nëse do bëjnë pak me shume kujdes me ushqimin. Planetët do iu japin mbështetjen e tyre ne planin financiar dhe situata pritet te mos jete problematike. Ne pune duhet te jeni me te vëmendshëm dhe strikte. Merrni guximin te provoni gjera te reja de nuk do dilni te humbur.
Peshqit20. shkurt – 20. mars

Ardhja e pranverës do ua ngrohte zemrat dhe do ju beje disi me te logjikshëm këtë muaj. Jeta ne çift do shkoje me se miri. Do ndani me partnerin tuaj gjithçka qe ndjeni. Do kaloni dite e jave te mrekullueshme e te lumtura. Familja do iu mbështesë ne disa vendime qe do merrni. Beqaret edhe pse nuk do kenë takimin e shumëpritur do kenë pretendente me shumice. Përfitoni sa te mundni dhe filloni ndonjë aventure. Ta ardhmes asnjëherë nuk i dihet. Nese jeni treguar te kujdesshëm me shëndetin gjate muajit qe kaloi, këtë muaj nuk do keni asnjë problem dhe do jeni ne forme. Mundohuni vetëm te ruani një ekuilibër ushqimor. Sektori i financave do jete pak delikat. Merrni masa dhe ulni sa me pare shpenzimet. Ne pune do tregoheni te vendosur dhe te guximshëm. Nëse keni për te firmosur ndonjë kontrate keni parasysh datat 18 dhe 25 sepse do iu sjellin fat.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
horoskopi Mujor prill 2019
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/dashi.png"}[/IMG2]DASHI21. mars – 20. prill

Gjatë këtij muaji nuk do jeni ne humor shume te mire dhe here pas here tensioni nuk do ju lejoje te veproni si duhet. Do e humbi durimin dhe mund te hidhni hapa te gabuara. Ne dashuri duhet te jeni dëgjues me te mire dhe asnjëherë nuk duhet te veproni sipas mendjes tuaj/. Po nuk bashkëpunuat dhe po nuk toleruat asgjë nuk do ju ece si keni dashur. Beqaret nuk do e kenë shume te lehte te afrohen me personin qe kane pëlqyer dhe miqtë ne fakt nuk do ju gjenden shume pranë. As gjendja shëndetësore nuk ka për te qene fort e mire. Përveçse do ndiheni shpesh te lidhur mund te jeni edhe nervoze. Mund te keni probleme me gjumin. Gjendja e financave do jete e qëndrueshme, por duhet te luftoni pak me veten për te mos e përkeqësuar. Ne pune nuk do jeni te duruar dhe kjo do jete pika juaj e dobët. Mungesa e përqendrimit ne disa raste do ju sjelle edhe pengesa. Nëse doni qe karriera juaj te ece para nuk duhet te qëndroni e te prisni, por duhet te veproni.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/demi.png"}[/IMG2]DEMI21. prill – 21. maj

Do jeni kreative gjate gjithë këtij muaji dhe do e ndryshoni rutinën e jetës suaj. Ata qe janë ne një lidhje do i përkushtohen me tepër partnerit te tyre dhe do ia shprehin pa fund ndjenjat. Ne fund te muajit do jeni me te zënë me pune dhe nuk do keni shume kohe për partnerin, megjithatë ai do ju kuptoje. Beqaret do flirtojnë gjate gjithë kohës derisa ta gjejnë personin e përshtatshëm. Java e dyte do jete me e begata. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Nuk do prekeni nga viruset e stinës, por stresi do ju beje te ndiheni gjithë kohës nen tension. Ne plani financuar do keni ide te mira dhe do dilni shpejt nga situata delikate. Ne pune do jeni te vëmendshëm dhe te guximshëm. Gjithçka qe do dëshironi do mund t’iu plotësohet dhe do ndiheni mjaft krenare për veten.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/binjaket.png"}[/IMG2]BINJAKET22. maj – 21. qershor

Gjatë këtij muaji do keni shumë ego dhe do kërkoni me ngulm te arrini çdo qellim qe i keni vene vetes. اiftet do kenë energjinë e duhur për ta bere çdo moment me partnerin emocionues dhe te lumtur. ثmbëlsia ne komunikim dhe qetësia do jete ne favor te tyre. Beqaret do jene energjike dhe ne humor te mire gjate gjithë kohës. Ata do dine ku dhe si ta kërkojnë personin qe kane ëndërruar deri me sot. Shëndeti nuk do jete i keq, megjithatë nuk do mungojnë shqetësime te vogla te stinës. Disa dite nga mesi i muajit do ndiheni me te lodhur. Për buxhetin nuk do kujdeseni shume sepse gjendja do jete goxha e kënaqshme. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë udhëtim apo dhurate. Ne pune Marsi do ju japë ide te reja sesi te veproni dhe si te përfitoni sa me shume nga mundësitë qe do iu dalin. Mund te filloni edhe ndonjë aventure te re.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/gaforrja.png"}[/IMG2]GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Këtë muaj do jeni pozitive dhe do e merrni gjithçka me optimizëm. Nëse do ju dalin sfida do mundoheni t’i zgjidhni dhe nuk do e lëshoni veten aspak. Ata qe janë ne një lidhje nuk do jene me posesive përkundrazi do e trajtojnë me delikatese partnerin dhe do dashurohen pa mbarim. Beqaret do mahniten nga një person qe do takojnë papritur dhe do bien koke e këmbë ne dashuri me te. Mos prisni shume kohe për t’ia shprehur ndjenjat. Shëndeti do jete shume me i mire se disa kohe me pare. Nuk do keni me asnjë lloj shqetësimi. Financat do jene te paqëndrueshme ne javën e pare. Duhet te ulni njëherë shpenzimet e me pas te merrni me riorganizimin e tyre. Ne pune do realizoni një projekt te cilin e keni pasur për zemër qe prej shume kohës. Do ecni ne baze te planeve dhe nuk do keni te papritura te pakëndshme.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/luani.png"}[/IMG2]LUANI23. korrik – 22. gusht

Gjate këtij muaji do keni luhatje te forta humori dhe here pas here do ndiheni te pakënaqur nga jeta. Sido qe te jete mos merrni vendime te nxituara. اiftet do futen ne mendime te thella, por nuk do gjejnë dot zgjidhje për problemet qe ju kane dale. Me mire do jete t’iu vesojnë familjareve te tyre. Beqaret nga ana tjetër do kenë me shume fat te zbulojnë dashurinë, megjithatë e ardhmja do varet nga mënyra sesi ata do veprojnë. Jave e trete do jete ajo me interesantja. Shëndeti do jete i mire. Energjia do ju shoqërojë gjithë kohës dhe nuk do ndieni ndonjë shqetësim. Me shpenzimet do jeni paksa impulsive dhe ne ndonjë moment do keni tronditje te vogla. Ne pune do e zgjeroni fushën e veprimit dhe nuk do keni frike te bëni gjera te reja. Nuk do jeni te shpërqendruar, por ne disa momente koleget do ju vene ne dyshim për hapat. Mos ua vini veshin.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/virgjeresha.png"}[/IMG2]VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Këtë muaj do jeni me te motivuar, me shprehës dhe me autonome. Mund te merrni edhe disa vendime me rëndësi pasi te dëgjoni me kujdes këshillat e te afërmve. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një periudhe mjaft harmonike e te këndshme. Për çdo problem do flisni hapur me partnerin dhe nuk do lejoni qe gjendja te përkeqësohet me tepër. Beqaret ka shume mundësi te bien ne dashuri me dike qe me pare e kane tallur dhe e kane ulur. Shëndeti fizik nuk do jete i keq, ndërkohë qe ai moral do lere goxha për te dëshiruar. Ne planin financiar java e dyte do jete shume e ndërlikuar dhe delikate. Kërkoni ndihme pa qene vone. 10 ditët e fundit gjerat do ecin si duhet. Ne pune here pas here do ndiheni si te përhumbur dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Tregohuni shume te kujdesshëm.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/peshorja.png"}[/IMG2]PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Ky muaj nuk do jete shume i qete sot për ju. Tregohuni te vëmendshëm ne çdo moment. Ata qe janë ne një lidhje, dy javët e para do jene disi me te qëndrueshme, por me pas do fillojnë grindjet dhe mosmarrëveshjet e njëpasnjëshme. Tregohuni te matur me çdo gjë dhe mos merrni vendime te pamenduara. Beqaret do kenë mundësi te shkëlqyera për te realizuar takime mbresëlënëse. Ata do jene realiste dhe nuk do kërkojnë gjera te pamundura. Shëndeti do jete here pas here delikat. Flisni me mjeket për çdo lloj shqetësimi pa qene shume vone. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë do mundoheni qe t’i përmirësoni me çdo kusht ato. Ne pune do keni besim ne vetvete dhe do arrini shume me shpejt atje ku keni dashur. Ne fakt do jene disa kolege qe do ju mbështesin gjithnjë e me tepër.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/akrepi.png"}[/IMG2]AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Ky muaj nuk do jete tërësisht i qete. Mund te ndodheni here pas here edhe neper udhëkryqe dhe nuk do dini çfarë rruge te zgjidhni. Ata qe janë ne një lidhje do jene me te hapur me partnerin dhe do kalojnë me shume kohe me te. Kështu ata do flasin edhe për tema delikate qe i kane munduar ne te shkuarën. Beqaret do jene më me fat tre javët e para kështu qe duhet te përfitojnë nga çdo ftese qe do ju behet. Gjendja shëndetësore nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Me shume probleme do keni me gjendjen psikologjike. Flisni me psikologe dhe praktikoni me shume yoga. Financat do mbeten te stabilizuara nëse vazhdoni te kujdeseni me shpenzimet. Ne pune do përfundoni një projekt te hershem dhe do ndiheni te çliruar. Ne datën 15 do merrni edhe një lajm me shume rëndësi.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/shigjetari.png"}[/IMG2]SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Jeta profesionale do jete mbi te gjitha gjate këtij muaji kështu qe duhet t’ua shpjegoni familjareve dhe atij qe keni ne krah. Jeta me te nuk do ketë momente te veçanta, megjithatë as probleme nuk priten. Beqaret duhet te mos ju besojnë shume fjalëve te bukura te disa personave sepse ka rrezik te pësojnë zhgënjime te mëdha. Merrini gjerat sa me shtruar sepse keni kohe. Gjendja shëndetësore do jete delikate. Kujdes nga viruset qe po qarkullojnë sepse pasojat tek ju mund te jene te renda. Kujdes edhe me higjienën. Financat do kenë here pas here disa tronditje te vogla. Mundohuni te mos e teproni me shpenzimet ne asnjë moment. Java e fundit do jete me delikatja. Ne pune do bëni çfarë te keni mundësi për te arritur objektivat. Vërtet do lodheni, por rezultatet do jene te shkëlqyera.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/bricjapi.png"}[/IMG2]BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Këtë muaj do ketë edhe trazira ne jetën tuaj, mirëpo me pak kujdes dhe ndihme nga te afërmit do ja dilni mbanë. Ata qe janë ne një lidhje do kenë vështirësi javët e para dhe nuk do merren vesh me partneret. Këshilla e yjeve është te analizoni me kujdes çfarë doni te bëni si dhe te respektoni mendimin e tjetrit. Beqaret do jene te gatshëm edhe për aventura kalimtare vetëm qe te mos qëndrojnë vetëm. Gjendja shëndetësore do jete delikate. Mbrohuni nga i vendet ku ben korrent dhe kujdes me ushqimet qe do konsumoni. Perimet, frutat dhe lëngjet e ngrohta duhen privilegjuar. Financat nuk do jene shume te mire sidomos dy javët e para. Duhen marre masa sa me pare. Ne pune nga ana tjetër do ju dalin pengesa e vështirësi pa fund, por nëse nuk dorëzoheni mund t’i kaloni te gjitha sfidat. Qetësia është pika juaj e forte.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/ujori.png"}[/IMG2]UJORI21. janar – 19. shkurt

Tre javët e para te muajit do jene intensive dhe paksa te vështira për ju. Mundohuni te mos nxitoheni dhe te dëgjoni këshillat e te afërmve. Ne asnjë mënyrë mos u qani dhe mos e lëshoni veten sepse bëheni me te dobët. Ata qe janë ne një lidhje nuk do ja kalojnë mire javët e para. Partneri do jete i zënë me angazhime dhe do i lere disi pas dore. Tregohuni me te kuptueshëm sepse ne te vërtetë ai ju do pa fund. Beqaret duhet te joshin me maturi. Periudha më me fat do jete java e dyte. Gjendja shëndetësore here pas here do ketë vështirësi e probleme. Dhjete ditët e para do ndiheni pa energji dhe si te trullosur. Financat do i mbani nen kujdes dhe do mundoheni qe ta përmirësoni nga pak gjendjen. Ne pune nuk do ju dalin shume vështirësi, prandaj do arrini me pare objektivin qe i kishit vene vetes.
[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/horoskopishqip.net\/wp-content\/themes\/horoskopi\/images\/peshqit.png"}[/IMG2]PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Këtë muaj miqtë apo familjaret do kenë shume nevoje për mbështetjen tuaj. Edhe pse mund te jeni te ngarkuar duhet te gjeni pak kohe për ta. Jeta ne çift do pushtohet kryesisht nga rutina. Nuk pritet asgjë e veçante apo e jashtëzakonshme. Kujdes sepse po vazhduat kështu do mërziteni shpejt. Beqaret do marrin propozime qe ditët e para te muajit. Nëse vërtet ju interesojnë mos u ndalni, nëse jo prisni edhe pak kohe. Shëndeti do jete i qete javët e para, por me pas mund te keni disa shqetësime te vogla si pasoje e pagjumësisë dhe dietave strikte. Financat here pas here mund te kenë edhe tronditje te vogla. Kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni. Ne pune do ju duhet te ruani qetësinë sepse keni për te realizuar projekte te mëdha. Disa kolege do ju japin mbështetjen e tyre.
 
Last edited:

Hera

Moderatorë
Staff member
Horoskopi mujor për muajinmaj 2019
DASHI21. mars – 20. prill

Gjate këtij muaji duhet t’i kushtoni me shume vëmendje personit qe keni ne krah sepse përndryshe ka për t’iu ikur nga duart. Java e pare do jete e qete, por aspak emocionuese. Vetëm pas datës 15 gjerat mund te fillojnë disi te ndryshojnë. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak e presin. As vete nuk e kishin imagjinuar ndonjëherë se gjerat mund t’iu ndodhnin ne atë mënyrë. Shëndeti do lere për te dëshiruar, jo nga ndonjë virus i stinës, por ankthi dhe stresi i përditshëm. Gjendja e financave do jete e mire, por jo aq sa për te kryer shpenzime ekstravagante apo për te hequr para mënjanë. Ne pune do keni konkurrence te forte, por kjo nuk do ju frikësojë për te hedhur ha[at e menduara. Ata qe janë te punësuar ne marrëdhëniet me jashtë do jene më me fat se te tjerët.
DEMI21. prill – 21. maj

Shume te reja pritet te ndodhin gjate gjithë këtij muaji. Ata qe janë prej vitesh ne çift do mendojnë te bëjnë disa ndryshime rrënjësore te cilat do i emocionojnë pa mase. Nëse partneri ju propozon ndonjë çmenduri te vogël, mos u mendoni dy here, por pranoni. Ndjenjat shprehini me çfarëdo lloj mënyrë. Beqaret do njihen me disa persona te cilët shume shpejt mund t’iu bëhen me te afërt. Gjendja shëndetësore do vije dalëngadalë duke u përmirësuar fale masave qe do merrni. Do kujdeseni edhe me tepër për ushqimin. Ne planin financiar gjerat nuk do jene shume te lehta, megjithatë me përpjekje dhe sakrifica do ja dilni. Ne pune mos kërkoni te impononi mendimet tuaja dhe merrini gjerat me sa me shume qetësi. Vetëm ne këtë mënyrë do ja dilni te arrini atje ku keni planifikuar.
BINJAKET22. maj – 21. qershor

Gjate këtij muaji jo çdo gjë do shkoje ashtu si ju e keni dëshiruar. Te papriturat do jene te shumta. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë vështirësi te mëdha dy javët e para, ndërkohë qe me pas qielli i dashurisë do behet me i kaltër. E rëndësishme është te mos nxitoheni për asgjë. Beqaret do jene më me fat gjate javëve te fundit. Shume persona do mundohet t’i bëjnë për vete dhe nuk do ndalen se surprizuari. Shëndeti here pas here do ketë probleme te vogla. Mundohuni te ecni sa me shume ne këmbë dhe te hani ne mënyrë te shëndetshme. Financat do mbeten problematike nëse nuk merrni masa. Ne pune ambienti do jete elektrizues ditët e para. Disa kolege do mundohen t’ua prishin te gjitha planet qe keni bere. Vetëm pas javës se trete gjerat do fillojnë te stabilizohet dhe ju do ecni ne rrugën e duhur.
GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Do bëni mire qe gjate këtij muaji te merreni me punët tuaja dhe te mos bëni thashetheme për te tjerët. Nëse jeni ne një lidhje java e pare do jete disi harmonike dhe e qete, por me vone mund te fillojnë disa mosmarrëveshje te forta. Nëse keni faj ju pranojini sa me pare gabimet dhe ndreqeni situatën. Beqaret do mundohen shume, por me kot. Vetëm disa do mund te gjejnë një person te përshtatshëm, te tjerëve do ju duhet te presin. Për shëndetin nuk do jete një muaj shume i qete. Do keni probleme te vogla, por qe do ju acarojnë mjaft. Gjendja e financave fatmirësisht nuk do jete e keqe. Do e dini mire sa te shpenzoni e sa te hiqni mënjanë. Ne pune do jeni shume te ngarkuar dhe here pas here do ndiheni pa fuqi. Organizohuni me kujdes qe t’ia dilni.
LUANI23. korrik – 22. gusht

Këtë muaj, jo vetëm qe duhet te diskutoni gjere e gjate, por duhet te merrni edhe disa vendime te rëndësishme. Po i shtytë gjerat keni për ta pasur gjithçka me te vështirë. Ata qe janë ne një lidhje ka rrezik ka kalojnë partnerin ne plan te dyte duke u marre fillimisht me disa probleme familjare. Flisni hapur me te dhe shpjegojani me kujdes situatën. Beqaret do kenë disa probleme dhe nuk do e kenë shume mendjen për te flirtuar me disa persona. Shëndeti nuk do jete i mire për shkak te stresit dhe ankthit qe do ju pushtoje gjithë kohës. Financat do mbeten te mira deri ne momentin qe ju do shpenzoni kuturu dhe shuma ekstravagante. Fatmirësisht jete profesionale nuk do jete e keqe dhe gjerat do ju ecin mire. Disa madje mund edhe te ndryshojnë profesion dhe te fitojnë me tepër.
VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Do bëni mire ta harroni te shkuarën gjate këtij muaji dhe te mendoni vetëm për te ardhmen. Ata qe janë ne një lidhje do afrohen edhe me tepër me partnerin e tyre dhe do i shprehin ne mënyra te veçanta ndjenjat. Për gjithçka duhet te flisni hapur me partnerin ne mënyrë qe te mos krijohen keqkuptime. Beqaret do jene me te hapur ndaj takimeve dhe do pranoje te bëjnë edhe çmenduri vetëm për te ndryshuar statusin. Gjendja shëndetësore do vije duke u përmirësuar pas te enjtes se pare te muajit. Do e gjeni kurën për t’u qetësuar. Ne planin financiar do jete Marsi ai qe do ju mbështesë fort dhe do ju drejtoje ne rrugën e duhur. Nuk do ketë vështirësi. Ne pune do jeni kreative dhe plot ide te mira. Do hidhni hapa galopante dhe do i mahisni qe te gjithë ata qe ju ndodhen pranë.
PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Ky muaj do jete i qete, por jo shume i mire për te gjithë. Nga mesi i muajit mund te ketë disa probleme ne fusha te ndryshme. Ata qe janë ne një lidhje nuk do i kushtojnë vëmendjen e duhur partnerit dhe për pasoje mund te kenë ndonjë mosmarrëveshje te vogël. Sqarojeni arsyen pa arritur qe gjendja te përkeqësohet. Beqaret nuk do e gjejnë dot princin e tyre te kaltër, megjithatë do ja kalojnë mire pranë personave te familjes dhe pranë miqve. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Pini lëngje te ndryshme dhe shmangni ushqimet e yndyrshme. Për planin financiar do jete një muaj i rëndësishëm sepse do merrni një trashëgimi te majme fale se cilët do i zgjidhni problemet. Ne pune dëgjojini gjithmonë këshillat e kolegeve me te vjetër, por vendimet merrini vete pasi te keni reflektuar me kujdes.
AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Ky do jete një muaj shume i vështirë për te gjithë ju. Ata qe janë ne një lidhje, do ndihen te përhumbur dhe nuk do dine çfarë te bëjnë gjate tre javëve te para. Debatet do jene pa mbarim. Beqaret do realizojnë takime me shumice, por do fiksohen pas një personi qe nuk vlen për ta. Kujdes sepse nga kjo do varet gjithë e ardhmja. Gjendja shëndetësore here do jete e mire e here me disa probleme te vogla. Mundohuni te mos e teproni me lodhjen dhe te konsumoni ushqime te shëndetshme. Financat do jene te vështira dhe delikate javët e para. Mos kryeni shpenzime te pamenduara. Ne pune duhet patjetër te bashkëpunoni me koleget sepse përndryshe vete nuk mund te arrini asgjëkund. Merrini gjithmonë gjerat seriozisht dhe mos u ndalni për asnjë moment.
SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Ky muaj do jete here pas here i trazuar për ju qe jeni ne një lidhje. Do keni edhe debate me njerëzit qe ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje do ju duhet t’i mendoni me kujdes gjerat qe do thoni sepse përndryshe lidhja mund te marre tatëpjetën. Beqaret do njihen me persona te shume, por nuk do arrijnë dot te fillojnë një lidhje ashtu si e kishin ëndërruar. Shëndeti do jete problematik dy javët e para për shkak te mungesës se gjumit dhe lodhjes ne pune. Kujdesuni pak me tepër për veten tuaj. Gjendja e financave do jete disi me e qëndrueshme, çka mund t’iu lejoje edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht. Ne pune fillimi i muajit do jete goxha pozitiv, ndërkohë qe javën e trete ka rrezik qe situata t’iu dale jashtë kontrollit. Beni mire te mos ju besoni shume kolegeve qe keni pranë sepse do zhgënjeheni.
BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Ky muaj do jete i mbushur me entuziazëm për te gjithë ju qe jeni ne një lidhje. Ne pune do ju realizohen te gjitha projektet. Për ata qe janë ne një lidhje, pjesa me e madhe e kohës do jete e qete dhe pa te papritura. Here pas here pasioni do jete i zjarrte dhe emocionet me te forta. Edhe për beqaret do ketë periudha te favorshme. Shoqërohuni për disa kohe me pretendentet përpara se te merrni vendime. Gjendja shëndetësore jo gjithmonë do jete e mire. Mund te prekeni nga ndonjë virus dhe do ndiheni te lodhur. Ne asnjë moment nuk duhet te ndërprisni ushqimin sepse do ndiheni me te dobët. Gjendja e financave do mbetet delikate për aq kohe sa ju nuk merrni masa strikte. Gjithsesi java e fundit pritet te jete e qëndrueshme. Për punën do jete një muaj i favorizuar dhe i mbushur me surpriza. Do jeni me te organizuar se kurrë.
UJORI21. janar – 19. shkurt

Do jeni shume te ndjeshëm këtë muaj dhe mund te mërziteni edhe me disa fjale te të afërmve. Jeta ne çift do jete e turbullt dhe here pas here nuk do dini nga t’ia mbani. Tregohuni me te hapur me partnerin dhe shprehini ndjenjat lirisht. Beqaret do jene me shume fat nga mesi i muajit dhe ka shume mundësi te takojnë princin e tyre te kaltër. Gjendja shëndetësore fatmirësisht do jete goxha e mire. Do keni energjinë e duhur dhe do ndiheni ne forme te shkëlqyer. Ne pune mendohuni mire para se te kryeni transaksione. Po shpenzuat shuma ekstravagante do keni probleme serioze. Ne pune do i habisni te gjithë me arritjet, por vete nuk do jeni plotësisht te kënaqur. Ata qe janë ne kërkim te një pune do kenë me shume fat javën e trete. Mbajeni mend këtë.
PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do jeni mjaft entuziaste dhe dinamike gjate gjithë këtij muaji dhe gjerat do ju ecin përgjithësisht mire. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë çaste fantastike gjate javëve te para dhe here pas here do ju duket sikur janë ne një ëndërr. Shfrytëzoni sa te mundni çdo çast. Beqaret do fillojnë lidhje ose aventura emocionuese qe javën e pare. Jo vetëm qe nuk do ndiejnë vetmie, por do mund te shijojnë çdo çast deri ne maksimum. Shëndeti do jete i mire, megjithatë nuk do mungoje ndonjëherë pak dhimbje koke apo dhimbje muskujsh. Gjendja e financave do lere për te dëshiruar. Do merrni borxhe për te shpenzuar për gjerat e domosdoshme. Ne pune do jeni shume te shpërqendruar dhe ne ajër. Ka rrezik qe gjerat te marrin tatëpjetën për disa kohe, deri ne momentin qe disa miq do ju ndihmojnë.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Horoskopi mujor për muajingusht 2019
DASHI21. mars – 20. prill
Gjatë këtij muaji ambienti do jetë here i qete e here i trazuar. Ndonjëherë do tregoheni te paduruar dhe kjo do ju sjelle goxha probleme. Çiftet do nxitohen me fjalët dhe do pendohen shpejt për ato qe kane thënë. Mire është qe ata t’i dëgjojnë me kujdes personat qe kane ne krah dhe te mundohen te krijojnë një marrëdhënie sa me te ngrohte. Beqaret, ne fillim te muajit do kenë përshtypjen sikur dashuria i ka harruar, por pas javës se dyte do mund te realizojnë takime mbresëlënëse. Shëndeti do jete përgjithësisht i mire dhe do ndiheni plot gjallëri. Pas javës se pare edhe nervozizmi do pushoje. Me financat do jeni realiste dhe nuk do nxitoheni te shpenzoni kuturu. Do keni edhe aftësi te mira menaxhuese. Ne pune do arrini me shpejt sesa keni menduar ne objektivat finale. Përqendrimi dhe këmbëngulja do ju çojnë atje ku keni ëndërruar. Do ju behën komplimente dhe propozime te reja.
DEMI21. prill – 21. maj
Këtë muaj nuk do kënaqeni lehtësisht. Ata qe ju rrethojnë do ju përkushtohen tej mase, por jo gjithmonë do ja dalin. Te dashuruarit, vetëm pas datës 15 do mund te ndihen te plotësuar dhe do buzëqeshin. Javët e para mund te kenë edhe konflikte te forta me partnerin. Beqaret duhet t’i bëjnë me kujdes llogarite para se te hedhin hapa, pasi ne te kundërt situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe do lëndohen. Shëndeti here pas here do ketë shqetësime te vogla, por qe do kalojnë shpejt. Për financat duhet t’ua vini veshin miqve dhe familjareve. Po i late pas dore problemet dhe menaxhimin e te ardhurave, gjendja do përkeqësohet me tepër. Ne pune do filloni projekte gjigande te cilat do ju bëjnë edhe me te njohur, por do ju sjellin edhe përfitime te majme. Do jeni me krenare për veten tuaj.
BINJAKET22. maj – 21. qershor
Këtë muaj do ju duhet te përkujdeseni me tepër për familjen. Pavarësisht angazhimeve duhet te gjeni kohe për ata. Te dashuruarit duhet te zgjidhin sa me shpejt disa probleme qe kane pasur dhe nuk duhet te shtyjnë asgjë për me vone. Shpjegojani partnerit si duhet gjerat dhe keni për t’u pajtuar shpejt. Beqaret duhet te bëjnë vete hapat e para sepse po priten gjate dikush tjetër do ua rrëmbejë atë qe pëlqejnë. Shëndeti do jete i mire. Do ushqeheni si duhet dhe aktiviteti do ju mbaje ne forme. Financat mund te kalojnë edhe periudha te vështira, megjithatë nuk duhet te alarmoheni, përkundrazi duhet te merrni masa dhe te zgjidhni çdo problem. Ne pune do bëni mire t’i dëgjoni me kujdes këshillat qe do iu japin te tjerët sepse ne shume raste ato do ju çojnë ne rrugën e duhur. Nga ana tjetër duhet te tregoheni edhe me diplomate.
GAFORRJA22. qershor – 22. korrik
Ky nuk do jete një muaj shume i qëndrueshëm. Ne vazhdimësi te muajit me pare, klima me partnerin dhe familjaret do vazhdoje te mbetet e tendosur. Mundohuni sa te mundni ta stabilizoni situatën pa qene vone. Çiftet duhet te dalin e te argëtohen, pse jo edhe me miq te mire. E rëndësishme është qe ata te kalojnë me tepër kohe bashke. Beqaret do realizojnë me shume takime interesante, por nuk do e kenë te lehte te marrin vendime te mëdha. Shëndeti here pas here do jete delikat, por nuk do jete nevoja për vizita mjekësore apo alarme. Buxhetin nuk do dini aspak si ta menaxhoni dhe ne disa momente mund te gjendeni edhe ne vështirësi. Ne pune do ju duhet te kaloni sfida te vështirë për te arritur se fundmi atje ku keni ëndërruar. Fundi i muajit do jete me i begati.
LUANI23. korrik – 22. gusht
Humori do ju ndryshoje shume shpesh gjate këtij muaji. Here do jeni euforike e here do mbylleni ne vetvete. Ju çiftet me mire flisni hapur me partnerin për çdo gjë dhe bëhuni te duruar. Keni për te dale me te fituar nëse veproni kështu. Kritikat qe do ju beje partneri dëgjojini me kujdes dhe mos u alarmoni. Ai ju do te mirën dhe nuk dëshiron qe ju te gaboni. Beqaret do jene me te hapur dhe me te gatshëm për te njohur persona te rinj. Shëndeti do kaloje edhe dite delikate. Lodhja dhe stresi mund t’iu shkaktoje disa shqetësime. Nëse keni mundësi shkoni neper vene te qeta larg zhurmave. Sektori i financave nuk do jete i keq, megjithatë mos e teproni me shpenzimet nëse nuk doni t’iu fillojnë shpejt probleme. Ne pune mos lejoni qe jeta private te ketë ndikim sepse do ju lindin probleme. Tregohuni profesioniste dhe diplomate.
VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator
Ky do jete një muaj me i bukur dhe gjerat kane për t’iu ecur me mire se kurdoherë. Vetëm java e fundit mund te ketë disa tronditje te vogla. Nëse jeni ne një lidhje do i keni te qarta idetë dhe mendimet dhe do hidhni hapat e duhura. Marrëdhënia me partnerin do jete e kënaqshme. Javën e trete nuk do mungojnë as surprizat e mëdha nga te dy palët. Beqaret qe e kane vuajtur pafund vetminë, këtë muaj kane për te kaluar eksperienca interesante. Shume gjera do ndryshojnë për ta. Gjendja fizike do jete delikate vetëm ditët e para, por me pas do rikthehet energjia. Nuk do vuani. Ne planin financiar mos i lini pas dore disa probleme qe ju kane dale sepse me kalimin e kohës situata mund te marre tatëpjetën. Ne pune do arrini shume me tepër nga sa kishit menduar, fale këmbënguljes dhe guximit.
PESHORJA24. shtator – 23. tetor
Ky muaj nuk do filloje shume mire, por me kalimin e kohës gjerat do fillojnë te përmirësohen. Ata qe janë ne një lidhje do ndihen me mire pas javës se pare. Do arrijnë te vendosin komunikimin ne çift dhe marrëdhënia do jete e qëndrueshme. Te sapomartuarit mund te mendojnë edhe për një fëmijë. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te nxitohen te marrin vendime. Çdo gjë do ndodhe ne momentin e duhur, prandaj duhet thjeshte te bëhen gati për ndryshime. Për shëndet edhe me te mire duhet te ushqeheni me perimet e stinës dhe nuk duhet te neglizhoni aktivitetin fizik. Kujdes me kripen dhe yndyrën. Për financat do ju duhet mund dhe sakrifica qe t’i mbani sa me te stabilizuara. Ne pune do keni vështirësi 10 ditët e para, por me pas gjithçka do ndryshoje si me magji.
AKREPI24. tetor – 22. nëntor
Këtë muaj do ketë mosmarrëveshje, debate, pakënaqësi dhe lot megjithatë me pak durim dhe diplomaci do mund ta kaloni periudhën e vështirë. Ata qe janë ne një lidhje duhet t’i kushtojnë me tepër kohe dhe vëmendje njeri-tjetrit sepse ne te kundërt persona te trete do futen mes tyre dhe do ju shkaktojnë probleme. Muaji nuk do jete shume i lehte. Beqaret do jene më me fat dy javët e para kështu qe duhet t’i shfrytëzojnë ato ne maksimum. Personat interesante mund te jene edhe te rrethit familjar te miqve tuaj. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Do lodheni tej mase dhe nuk do kujdeseni si duhet për veten. Financat do fillojnë te stabilizohen pas datës 10. Ne pune vështirësitë do jene te mëdha dhe vetëm pas datës 22 do mund t’i zgjidhni te gjitha problemet. Nuk do ju mungoje forca dhe ambicia, por durimi nuk do jete aq sa duhet.
SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor
Gjate këtij muaji do i mendoni me mire gjerat ju qe jeni ne një lidhje dhe do filloni projekte për te ardhmen. Do ketë ndryshime te rëndësishme te cilat do ju mbushin me gëzim dhe optimizëm. Te shkuarën e hidhur do lini përgjithmonë pas krahëve. Beqaret do jene me te shoqërueshëm dhe do bëjnë miqësi te reja. Pas mesit te muajit pritet te fillojnë dhe histori dashurie afatgjate dhe mjaft emocionuese. Gjendja shëndetësore do jete me e mire se me pare. Do ndiheni me energjike dhe nuk do ndieni lodhje nga punët qe do kryeni. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni dhe do shmangni kështu çdo te papritur. Ne pune do ju duhet te dilni jashtë kornizave ne mënyrë qe te arrini me pare atje ku keni dëshiruar. Po u treguar strikte mund te gaboni ose mund te qëndroni ne vendin ku keni qene.
BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar
Ky muaj nuk do filloje shume mire, megjithatë me kalimin e kohës gjithçka do vendoset ne vijën e duhur. Personat qe kane një lidhje do mundohet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet dhe do kërkojnë edhe falje për gabimet qe kane bere vete. Java e fundit e muajit do jete mjaft emocionuese. Beqaret duhet ta hapin zemrën dhe te bëjnë atë qe do ndiejnë pa menduar për te nesërmen. Mundësitë do jene goxha te mira. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Lodhja do beje punën e vet dhe here pas here do ndiheni si pa fuqi. Me financat do tregoheni tejet te logjikshëm dhe do e detyroni veten te mos kryeni shpenzime te pamenduara. Ne pune duhet te luftoni fort dhe here pas here te përballeni edhe me sfida, ne mënyrë qe te arrini atje ku keni dëshiruar. Rruga do jete e vështirë, por jo e pamundur.
UJORI21. janar – 19. shkurt
Jeta juaj ne çift do marre një tjetër drejtim këtë muaj. Ata qe kane pasur probleme serioze do i japin fund gjithckaje dhe do rinisin një tjetër jete, ndërsa ata qe kane pasur periudhe te qëndrueshme do marrin vendime. Dhjete ditët e para do mendohen dhe do bëjnë plane te cilat do i realizojnë ne javët e fundit. Beqaret do realizojnë plot takime, por nuk do jene te sigurte se personat qe do kenë pranë do jene te duhurit. Do e kenë te vështirë te ndërmarrin rreziqe. Gjendja shëndetësore nuk do jete gjithë kohës e mire. Java e para madje do jete goxha delikate. Financat do varen nga sjellja juaj. Mendoni edhe për te ardhmen dhe shpenzoni me kursim. Ne pune mbrojini te gjitha idetë qe keni nëse jeni te sigurte se janë me te mirat. Mos u trembni nga asnjë presion qe mund t’iu behet.
PESHQIT20. shkurt – 20. mars
Këtë muaj do mbani me shume përgjegjësi për veprimet qe do kryeni dhe do mateni disa here para se te veproni. Ndonjëherë do tregoheni me autoritare sesa duhet dhe disa persona mund t’iu shkojnë kundër. Nëse keni një lidhje, dy javët e para do i kushtoni me tepër vëmendje partnerin, ndërkohë qe me pas ka rrezik ta lini atë pas dore duke u marre me çështje jetike. Për gjithçka duhet t’i flisni hapur atij. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe ka rrezik qe realiteti t’i zhgënjejë. Gjendja shëndetësore here pas here mund te ketë shqetësime. Dhimbja e kokës dhe ajo e stomakut mund te jene me te shpeshtat. Gjendja e financave do vije dalëngadalë duke u përmirësuar fale masave strikte qe do merrni. Ne pune do keni dite pozitive ashtu si edhe dite delikate kur do ju duhet te mbani përgjegjësi për çdo veprim.
 

Senseo

Have you ever!?
Kush paska ndermend me mbo presion iher? I ngelt presioni mu ne maj te thorit jarebi :p
 
Top