Horoskopi : Parashikimi per sot

Frank

Shine like a star ne forme dielli!
Ehaaaaaa, ne mbremje jam bizi :p Horoskop leshi.
 

NGU

HG
Peshorja
Lini mënjanë druajtjen dhe kërkoni dashuri. Mos harroni të jeni i sjellshëm. Është koha e duhur për të provuar një stil të ri veshjesh apo një model të ri flokësh. Në mbrëmje mund të takoni një person të panjohur, i cili do të mbesë gjatë në mendjen tuaj.

Ueee mahnitese:p
 

Ai_Tipi

C’era una volta
Ka dite plot mer horoskop


Bricjapi
Nuk do të ndiheni mjaft komod gjatë ditës së sotme. Kjo do të vijë për shkak të disa bisedave paksa të sikletshme. Edhe sa i përket aspektit financiar, nuk do të jetë dita juaj me fat. Megjithatë, ka shumë mundësi që kjo të jetë vetëm një fazë kalimtare.
 

Frank

Shine like a star ne forme dielli!
Horoskopi për ditën e sotme, 5 korrik 2019
HOROSKOPI-foto.png
Dashi
Përpiquni të shmangni grupet e mëdha me njerëz në favor të shëndetit dhe sigurisë. Qëndroni më shumë në shtëpi gjatë këtyre ditëve të nxehta. Nëse jeni të shqetësuar për një detyrë të rëndësishme gjatë ditës së sotme, rekomandohet të kërkoni ndihmë nga kolegët tuaj.

Demi
Sot do të keni mundësi të përfundoni vetëm detyrat kryesore, pasi pjesën më të madhe të kohës ka gjasa t’ia kushtoni relaksit. Mund të merrni një telefonatë që mund t’ju japë një lajm fantastik, i cili mund të ndikojë në fatin tuaj në dashuri. Ekziston mundësi të vendosni të merrni në shtëpi një kafshë shtëpiake.

Binjakët
Këshillohet që gjatë ditës së sotme ti besoni më shumë intuitës suaj. Nëse e ndjeni të nevojshme të qëndroni në shtëpi, zbatojeni atë. Megjithatë, mbrëmja do të jetë krejtësisht ndryshe për ju, pasi do të jeni të fokusuar tek lidhja juaj romantike.
Gaforrja
Kjo ditë mund të kalojë krejtësisht pozitivisht, mbi të gjitha nëse do të gjeni aleatë të rinj. Do të ndiheni sharmantë, çfarë do t’ju rrisë besim në vetvete për t’i shprehur ndjenjat ndaj personit që dashuroni. Nuk rekomandohet të bëni blerje sot, pasi nuk është dita e duhur.

Luani
Të lindurit kësaj shenje ka gjasa të anulojnë një event argëtues në mbrëmje, por kjo nuk do të thotë që të gjithë kohën e lirë do ta shfrytëzoni për çështje emergjente. Nuk është ditë e përshtatshme për të bërë ndryshime në look. Nëse dëshironi që të tërhiqni vëmendjen e personit që pëlqeni, bëni kujdes gjatë komunikimit me të.

Virgjëresha
Gjatë kësaj dite ekziston mundësia të zbuloni aksidentalisht sekretin e dikujt afër jush. Megjithatë mund ta shmangni këtë nëse tregoheni të kujdesshme dhe mendoheni para se të flisni. Përpiquni të përmbaheni nëse dilni për blerje, pasi artikuj të panevojshëm mund t’ju shkatërrojnë kursimet.

Peshorja
Sot mund të bëni miq të rinj, me të cilët do të kaloni momente mjaft të këndshme. Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë kujdes ndaj tundimit. Përgjithësisht, dita e sotme premton t’ju sjellë pozitivitet. E njëjta gjë parashikohet edhe për financat, të cilat mund të pësojnë rritje.

Akrepi
Mund të befasoheni nga disa surpriza të pakëndshme. Ndoshta, mund të përjetoni disa situata të sikletshme në punë. Megjithatë, gjithçka do të jetë kalimtare dhe në mbrëmje gjendja juaj do të jetë si më parë. Në kohën tuaj të lirë do të jeni pranë miqve tuaj të ngushtë.

Shigjetari
Qendrojini planeve që keni menduar për sot. Kini besim në vetvete dhe shmangni mendimet negative. Vetëm në këtë mënyrë mund të ecni përpara gjatë kësaj të premte. Në mbrëmje do të keni kohën e duhur për një takim romantike. Beqarët e kësaj shenje që janë në kërkim të një partneri të mos përqendrohen vetëm në ambientet e brendshme të punës.

Bricjapi
Ekziston mundësia të përfshiheni nëpër biseda, të cilat nuk do të ndikojnë aspak mirë në humorin tuaj. Kërkoni këshilla nga miqtë e ngushtë dhe merrini në konsideratë ato. Kushtojini më shuam vëmendje vetes dhe partnerit/partneres suaj.

Ujori
Mund të keni fat në aspektin profesional. Ndoshta do t’ju jepet mundësia të shkoni në një udhëtim punë me premisa mjaft të mira për ju. Është e rëndësishme të përfshiheni edhe në aktivitete fizike, të cilat do t’ju ndikojnë mirë si në gjendjen tuaj fizike ashtu edhe në atë mendore.

Peshqit
Mund të acaroheni me dikë të afërt me ju. Kjo situatë mund t’ju ndodhë në shtëpi, por nuk përjashtohet mundësia për debat në punë. Por çfarëdo që të ndodhë mos humbni besimin tek e mira. Ekziston mundësia e një historie spontane dashurie.
 

Senseo

Have you ever!?
Me marc pleshtat e kenzos bektash se ke filluar me rendu doren me germat aspak te mira. :p
 

Ledia

✋✋✋✋
Binjakët
Këshillohet që gjatë ditës së sotme ti besoni më shumë intuitës suaj. Nëse e ndjeni të nevojshme të qëndroni në shtëpi, zbatojeni atë. Megjithatë, mbrëmja do të jetë krejtësisht ndryshe për ju, pasi do të jeni të fokusuar tek lidhja juaj romantike... ashtu tu befsha do dali drini nga shtrati ujiii vuuu
 

Artin

Anëtar i Respektuar
Akrepi
Mund të befasoheni nga disa surpriza të pakëndshme. Ndoshta, mund të përjetoni disa situata të sikletshme në punë. Megjithatë, gjithçka do të jetë kalimtare dhe në mbrëmje gjendja juaj do të jetë si më parë. Në kohën tuaj të lirë do të jeni pranë miqve tuaj të ngushtë.


Deri tani i ka parashikuar saktë... të shohim si do të shkojë mbrëmja....
 

Ai_Tipi

C’era una volta
Edhe kshu nodhi edhe i dhash drejtim o horoskopo se ke vazhdu duke perparu @Ozge ca shenje je ti :p
Bricjapi
Ekziston mundësia të përfshiheni nëpër biseda, të cilat nuk do të ndikojnë aspak mirë në humorin tuaj. Kërkoni këshilla nga miqtë e ngushtë dhe merrini në konsideratë ato. Kushtojini më shuam vëmendje vetes dhe partnerit/partneres suaj.
 

Ultraviolet

One day or day one. You decide 🍻
Tani qe pagova estetisten po lexoj qe sduhet te bej ndryshme ne look
Leket tja marr mbrapsh?!
 

Frank

Shine like a star ne forme dielli!
Horoskopi për ditën e sotme, 6 korrik 2019
HOROSKOPI-foto.png
Dashi
Të lindurit e kësaj shenje duhet të evitojnë të menduarit e tepërt, pasi mund të përfshiheni nga pesimizmi. Mësoni të respektoni denjat e personave, të cilët aktualisht nuk janë të qëndrueshëm emocionalisht. Beqarët nuk heqin dorë nga personi që dashurojnë.

Demi
Demat duhet në çdo mënyrë të shmangin irritimin dhe të mërzisin njerëzit përreth. Gjithçka do të shkojë mirë, nëse përpiqeni të kontrolloni veten. Udhëtimet, festat apo aktivitete të ndryshme janë të mirëpritura.

Binjakët
Do të shpresoni të realizoni ëndrrat tuaja ambicioze. Do të keni kohë mjaftueshëm gjithashtu për të realizuar hobin tuaj. Mos lejoni që partneri/partnerja juaj të mërzitet dhe jepuni atyre kohën e duhur, përndryshe mund të përballeni me probleme.

Gaforrja
Mendoni fillimisht për veten tuaj dhe nuk përbën aspak problem, nëse i thoni ‘jo’ një ftese të caktuar, pasi është e drejta juaj. Përpiquni të qëndroni larg teknologjisë për disa orë. Kalojeni mbrëmjen me persona që ju bëjnë të ndiheni të qetë dhe të mendoni pozitivisht.

Luani
Përpiquni të koordinoni planet sa më mirë. Përdorni idetë tuaja të reja për të fituar më shumë para. Sot do të ndiheni shumë të dashuruar. Do të kaloni një ditë plot rezultat në punë dhe do të bashkëpunoni frytshëm me kolegët tuaj.

Virgjëresha
Rekomandohet të zgjeroni horizontin në çdo mënyrë të mundshme. Mund të organizoni një tur në vende ku nuk keni qenë më parë. Shëtitjet e gjata do t’ju ndikojnë mjaft mirë për gjendjen fizike. Mos i zbatoni të gjitha kërkesat e partnerit/partneres suaj.

Peshorja
Përdorni qetësinë për t’u përballur me çështje të ndryshme në punë. Ekziston mundësia të përfshiheni në një debat me partnerin/partneren tuaj, por do të kalojë shpejt. Ka gjasa që të keni rritje të shpenzimeve, për shkak të disa kontrolleve mjekësore.

Akrepi
Nuk rekomandohet që sot ta shpenzoni pjesën më të madhe të kohës duke zgjidhur problemet e dikujt. Kjo këshillë vlen sidomos për ata që janë të prirur të ndihmojnë edhe ata persona që i shohin për herë të parë. Ekziston mundësia që gjatë ditës t’ju vijë një ofertë tunduese.

Shigjetari
Do të kaloni një ditë të këndshme në të gjitha aspektet. Do të jeni të rrethuar vetëm nga persona që ju dëshironi. E vetmja gjë që mund t’ju shqetësojë është gjendja emocionale e një prej miqve të ngushtë. Nuk ka arsye për t’u shqetësuar për shëndetin tuaj, pasi problemet që keni janë kalimtare.

Bricjapi
Bëni kujdes me buxhetin tuaj për të shmangur problemet financiare në të ardhmen. Do të ndiheni të zhgënjyer kur të zbuloni se dikush që i keni besuar gjithmonë, nuk është shumë i sinqertë me ju. Mos u nxitoni teksa merrni vendime të rëndësishme gjatë ditës së sotme.

Ujori
Ka gjasa që një çështje e caktuar të kërkojë vëmendje të veçantë nga ana juaj. Ndoshta mund të ketë lidhje me një prej familjarëve. Mos flisni hapur me këdo, pasi mund të ketë persona që mund t’ju bëjnë dëm.

Peshqit
Mund të keni dëshirë të ndryshoni tërësisht kursin e jetës. Përpara se të ndërmerrni aventura, mendoni për pasojat. Do të përfitoni nga disa ndryshime që do të ndodhin në punë. Ata që janë në kërkim të dashurisë, duhet të jenë të hapur ndaj takimeve.
 
  • Like
Reactions: iva

Frank

Shine like a star ne forme dielli!
Horoskopi për ditën e sotme, 7 korrik 2019

HOROSKOPI-foto.png
Dashi
Më në fund do të gjeni kohën e duhur për t’u relaksuar. Rekomandohet që të shtyni planet për ndryshime në shtëpi, pasi është mjaft e nevojshme që këtë ditë t’ia kushtoni vetes. Mos u ndikoni nga kritikat e të tjerëve.

Demi
Përpiquni të ruani qetësinë dhe të mos përfshiheni nga frika. Duhet të kuptoni se frika është produkt i mendimeve tona dhe imagjinatës. Armiqtë e fshehtë do të jenë të etur për të përhapur thashethemet rreth jush. Shmangini ato dhe kushtojani këtë ditë familjes dhe partnerit/partneres suaj.

Binjakët
Gjithçka do të shkojë ashtu sikurse e kishit planifikuar sot. Do të keni kohë mjaftueshëm për veten tuaj këtë të diel. Rekomandohet të dilni për një shëtitje të gjatë buzë detit dhe ushqejeni trupin me oksigjen. Pas një kohe të gjatë, do të keni kohë aq sa dëshironi për të qëndruar pranë partnerit/partneres suaj.

Gaforrja
Sot refuzoni të merrni pjesë tek planet në grup, pasi nuk do të bini në një marrëveshje me miqtë. Prioritet për ju duhet të jetë familja. Rekomandohet të takoni një të afërmin tuaj në moshë dhe ta ndihmoni për punët e shtëpisë apo për të kaluar pak kohë me të.

Luani
Merrni kohën e duhur për t’u relaksuar si fizikisht ashtu edhe psikologjiksht. Përfshihuni nëpër aktivitete të ndryshme. Eksperimentet në gatim apo në stilin e veshjes janë të mirëpritura. Kjo e diel nuk është e përshtatshme për të udhëtuar.

Virgjëresha
Mund të trishtoheni sot për shkak të refuzimit të partnerit/partneres suaj për të shkuar së bashku me pushime. Personat e kësaj shenje që vuajnë nga tensioni duhet të bëjnë shumë kujdes për shëndetin, mbi të gjitha nëpër hapësirat e shumë populluara. Nuk do të keni shumë durim sot, kështu që bëni kujdes gjatë bisedave.

Peshorja
Emocionimi i tepërt dhe pasioni i zjarrtë mund të ndikojnë negativisht në gjendjen tuaj emocionale. Përpiquni t’iu përshtateni nevojave familjare. Partneri/partnerja juaj mund të ndihen të parëndësishëm krah jush sot, për shkak të axhendës suaj të ngarkuar.

Akrepi
Nuk rekomandohet të jepni këshilla gjatë ditës së sotme, pasi një prej miqve tuaj mund ta zbatojë atë dhe mund të mos i rezultojë ashtu sikurse priste. Nuk është ditë e përshtatshme për të bërë plane për të ardhmen. Romanca do t’ju udhëheqë zemrën. Bashkë me partnerin/partneren do të kujtoni kohët e vjetra.

Shigjetari
Gjatë ditës së sotme do të eksperimentoni kënaqësinë e vërtetë dhe shumë pak zhgënjim. Arsyeja kryesore e kënaqësisë do të jetë vizita e një personi të rëndësishëm për ju. Ndërsa zhgënjimi mund t’ju vijë nga një prej miqve tuaj.

Bricjapi
Do të jetë një e diel e mbushur plot humor. Shfrytëzojeni këtë ditë për t’u çliruar nga stresi. Ka gjasa të anuloni një prej planeve tuaja për shkak të një ndryshimi momentin e fundit. Sa i përket jetës martesore, do të kaloni disa çaste për t’u mos harruar.

Ujori
Sot do të jeni të gatshëm për tu argëtuar dhe nuk do të refuzoni asnjë nga ftesat për aktivitete të ndryshme. Mos bëni më shumë blerje seç mundeni, pasi do të pendoheni shumë shpejt. Ka gjasa të përjetoni diçka të pazakontë në marrëdhënien tuaj romantike.

Peshqit
Ekziston rreziku të humbisni mbështetjen e një prej miqve tuaj të afërt. Kështu që para se të veproni apo të bëni kërkesa të ndryshme, mendohuni nëse ia vlen vërtet ta bëni një gjë të tillë. Tregohuni më shumë i arsyeshëm dhe më pak emotiv.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Horoskopi ditor për ditene hene - 8. korrik 2019

DASHI21. mars - 20. prill
Do pajtoheni me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni shume me te qete. Do jeni me te qarte tashme dhe do kërkoni falje për fjalët dhe gjestet qe keni bere. Beqaret duhet te dine si ta joshin dike sepse kurrsesi nuk mund ta bëjnë për vete vetëm duke i dërguar vetëm ndonjë mesazh. Buxheti nuk do jete i keq, por për shkak te disa shpenzimeve te papritura qe do iu duhet te bëni gjendja mund te pësojë tronditje.

DEMI21. prill - 21. maj
Ka rrezik qe tensioni te shtohet edhe me shume sot për juve qe jeni ne një lidhje. Do debatoni për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe nuk do i pranoni gabimet tuaja. Beqaret nga ana tjetër do kenë disa takime dhe nuk përjashtohet as ndonjë dashuri me shikim te pare. Për financat do jete dite delikate. Kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni ne mënyrë qe mos ngeleni keq.

BINJAKET22. maj - 21. qershor
Nëse jeni ne një lidhje duhet te bëni shume kujdes me partnerin tuaj. Po i kërkuat gjera te pamundura do e dekurajoni dhe do e mërzitni tej mase atë. Beqaret do e gjejnë me shpejt nga sa kishin menduar shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë një lidhje fantastike. Ne planin financiar do bëni mire te jene ende te kujdesshëm sepse situata mund t'iu dale jashtë kontrollit.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik
Lidhja juaj me partnerin do përmirësohet tej mase gjate kësaj dite. Do e keni me te lehte për te folur lirshëm me atë qe keni ne krah dhe nuk do ju dalin aspak mosmarrëveshje. Beqaret për fat te keq nuk do jene me fat, prandaj duhet te presin ende disa kohe për te ndryshuar statusin. Ne planin financiar do vazhdoje te mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Do jeni te qete kur te shpenzoni.

LUANI23. korrik - 22. gusht
Klima yjore do jete tejet e ngrohte sot dhe ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite te mrekullueshme. Secili do mendoje ta beje çdo moment fantastik. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa kështu qe me mire te mos i pranojnë ftesat qe do ju bëhen ose t'i shtyjnë takimet për me vone. Ne planin financiar nuk do keni probleme.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator
Kujdes me ato qe do thoni gjate kësaj dite sepse partneri nuk do jete ne humor shume te mire dhe mund te lindin debate e mosmarrëveshje te forta. Beqaret duhet te bëjnë atë qe do ndiejnë pa menduar për fjalët e te tjerëve. Ne fund te fundit është jeta e tyre. Buxheti nuk do jete shume i mire dhe vetëm duke marre hua do mund t'ia dilni mbanë sot.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor
Duhet t'i shprehni sa me shume ndjenjat gjate kësaj dite sepse vetëm ne këtë mënyrë do e mbani pas vetes atë qe keni ne krah. Po e late pas dore dikush tjetër mund t'ua rrëmbejë nga duart. Beqaret nuk do dine çfarë te bëjnë për ta tërhequr pas vetes atë qe pëlqejnë dhe do mbeten me te njëjtin status. Financat do jene goxha te mira kështu qe duhet te përfitoni për te bere ndonjë investim.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor
Jeta juaj ne çift do vazhdoje te mbetet e mire edhe sot. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe bashkëpunimin tuaj do e kenë zili te gjithë. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë pafund, por pa pasur ndonjë gjë reale. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni asnjë lloj rreziku sepse shume shpejt do keni nevoje për me shume para.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor
Sot duhet te bashkëpunoni sa me shume me partnerin tuaj ne mënyrë qe t'iu gjeni sa me pare zgjidhje problemeve qe keni pasur. Po i late pas dore ato mund te zmadhohen edhe me shume. Beqaret do kenë një dite normale dhe te qete. Për ndryshime duhet te presin edhe pak kohe. Buxheti nuk do përmirësohet aq shpejt sa ju mendonit prandaj duhet te bëni durim dhe duhet t'i menaxhoni me kujdes te ardhurat.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar
Nuk duhet ta kundërshtoni për çdo gjë partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse mes jush mund te lindin probleme dhe debate te zjarrta. Beqaret do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do fillojnë një lidhje fantastike me te. Çdo gjë për ta do jete ndryshe tashme. Buxheti do jete goxha i mire. Shfrytëzojeni rastin për te lare borxhet ose për te hequr ndonjë para mënjanë.

UJORI21. janar - 19. shkurt
Pranojini edhe kritikat qe do ju beje partneri juaj sot sepse ai do ketë plotësisht te drejte. Mbrëmja mes jush do jete fantastike. Beqaret nga ana tjetër nuk do ja dalin dot ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë, por miqtë nuk do i lënë te mërziten për asnjë çast. Buxhetin do dini si ta menaxhoni. Gjendja financiare do jete edhe me e mire nga disa dite me pare.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars
Dite e mbushur me probleme te njëpasnjëshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini dakord për asgjë me atë qe keni ne krah dhe mosmarrëveshjet do jene te forta. Beqaret sado qe te mundohen nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin e ëndrrave. Ne planin financiar do mbizotërojë qëndrueshmëria dhe nuk do keni asnjë problem.
 
Top