Horoskopi : Parashikimi per sot

Ledia

✋✋✋✋
Binjakët

Si fundjavë që është keni nevojë për një periudhë pushimi për tu rigjeneruar, e keni vërtetë nevojë pas ngarkesës që keni kaluar dhe për të kuptuar se cilat janë gjërat më të mira që duhet të bëni. Ndoshta do ju duhet një ndryshim jo për fajin tuaj, por për shkak të situatave që ju rrethojnë.
(y)(y)
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Horoskopi ditor për ditene diel - 21. korrik 2019
DASHI21. mars - 20. prill
Jeta juaj ne çift do jete tej mase e qëndrueshme sot dhe ka mundësi te merrni edhe vendime te mëdha. Ju dhe partneri do jeni si një ekip i forte dhe askush nuk do mund t'ua prishe harmoninë. Për beqaret do ketë edhe ndonjë surprize, kështu qe duhet te jene gati për çdo gjë. Ne planin financiar mire është te mos rrezikoni shume duke kryer shpenzime sepse mund te mbeteni keq me pas.
DEMI21. prill - 21. maj
Jeta juaj ne çift do ketë përmirësime te jashtëzakonshme sot. Do jeni me te hapur, me te afërt dhe me te kuptueshëm me atë qe keni ne krah. Beqaret duhet te jene sa me realiste dhe nuk duhet kurrsesi te kërkojnë gjera te pamundura. Buxheti nuk do jete i keq, megjithate po bëtë disa kursime sot do keni përfitime me vone. Para hua mos jepni për asnjë lloj arsyeje.
BINJAKET22. maj - 21. qershor
Nëse keni disa pengje për jetën tuaj ne çift, sot është momenti i përshtatshëm për te marre kurajën e për te folur hapur. Po nuk i zgjidhet gjerat sot, nesër ka për te qene tepër vone. Beqaret do kenë veçse takime, por nuk i dihet nëse ndonjëra do përfundoje ne një histori dashurie te vërtetë. Për menaxhimin e financave duhet te kërkoni këshilla nga te afërmit.
GAFORRJA22. qershor - 22. korrik
Klima yjore do beje qe jeta sentimentale e çifteve te jete me e bukur dhe me pasionante sot. Ne shume momente ata do dashurohen si te çmendur dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret nuk do e kenë pikësynim krijimin e një lidhjeje, por papritur do ju ndodhe diçka e paimagjinueshme. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës me ju dhe do mund t'i kryeni te gjitha investimet e planifikuara.
LUANI23. korrik - 22. gusht
Marrëdhënia juaj ne çift ka për te qene me e ngrohte se me pare. Do i lini pas krahëve mosmarrëveshjet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm si ta bëni te ardhmen sa me te veçante. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe do takojnë personat ideale qe ne orët e para te mëngjesit. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe situata do mbetet e qëndrueshme.
VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator
Çiftet mund te kenë disa probleme te vogla gjate kësaj dite, por ne tërësi gjerat do ecin mire. Me tolerance dhe optimizëm çdo gjë do kaloje shpejt. Beqaret do jene një dite intensive edhe pse jo te gjithë do ndryshojnë status. Për ta me e rëndësishmja është te mos bëjnë një jete monotone. Buxheti do jete tej mase i mire, kështu qe pa frike mund te kryeni disa investime afatgjata.
PESHORJA24. shtator - 23. tetor
Duhet te bëni te gjitha përpjekjet e mundshme gjate kësaj dite qe te ruani qëndrueshmërinë e jetës tuaj ne çift. Te shumte do jene personat qe do mundohen t'ua prishin harmoninë. Beqaret ka mundësi te kenë vetëm raste për lidhje kalimtare. Buxheti do ketë goxha përmirësim për shkak te disa shpërblimeve qe do merrni nga puna. Shfrytëzojeni rastin për te bere edhe investime.
AKREPI24. tetor - 22. nëntor
Sot ju te dashuruarit do i shtoni dozat e fantazisë dhe do përjetoni emocione te jashtëzakonshme. Asgjë nuk do jete me si me pare dhe do ju duket sikur keni rilindur. Beqaret serish do jene te pafat ne dashuri dhe do e vuajnë këtë gjë. Buxhetin duhet ta lini ne dorën e specialisteve sepse vetëm ata do mund ta stabilizojnë situatën aq sa duhet.
SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor
Marrëdhënia juaj ne çift ka rrezik te ftohet shume sot. Asnjeri nuk do hape rruge dhe do kërkojë gjithë kohës te dale e veta. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare pa asnjë te ardhme. Për dashuritë e mëdha e te qëndrueshme do ju duhet ende te presin. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë po u treguat te matur me shpenzimet do bëni gjene me te mire.
BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar
Dite shume delikate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mosmarrëveshjet do jene te njëpasnjëshme madje edhe për gjera ne dukje pa rëndësi. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm ndryshimin e statusit, por do kenë dashuri me shikim te pare. Me shpenzimet duhet te jeni gjithmonë te kujdesshëm dhe keni për ta pare qe gjendja do mbetet e stabilizuar.
UJORI21. janar - 19. shkurt
Ambienti yjor do e favorizoje tej mase jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do keni një marrëdhënie te ngrohte dhe do nuk do mungojnë surprizat nga te dyja palët. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë sot sepse do behet fjale për te ardhmen e tyre. Me shpenzimet duhet sa me shume maturi. Vetëm kështu do mund ta mbani situatën nen kontroll dhe nuk do keni probleme.
PESHQIT20. shkurt - 20. mars
Saturni do jete planeti qe do ju përkëdhelë ne çdo moment gjate kësaj dite dhe do ju beje te përjetoni kënaqësi akoma me te forta. Beqaret po nuk u treguan shume kërkues mund ta gjejnë princin e tyre ta kaltër, ne te kundërt do duhet te presin ende. Me financat nuk keni për te pasur probleme te mëdha, megjithatë mire është qe te kujdeseni për shpenzimet dhe te mos jepni para hua.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Horoskopi ditor për ditene hene - 22. korrik 2019
DASHI21. mars - 20. prill
Dite e mbushur me bashkëpunim, hare dhe alegri do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Pranë partnerit do përjetoni ndjenja te forta si asnjëherë me pare. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura interesante te cilat mire është te mos i refuzojnë. Saturni do jete pozicionuar shume keq ne sektorin e financave kështu qe bëni kujdes para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.
DEMI21. prill - 21. maj
Jeta juaj ne çift nuk do jete gjithë kohës e mbrojtur sot. Here pas here do keni edhe disa debate me partnerin, por për fatin e mire do i kuptoni shpejt gabimet qe do bëni dhe do dini te kërkoni edhe falje. Beqaret me mire te mos hedhin asnjë lloj hapi sot sepse nuk është dite e përshtatshme. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin ne mënyrë qe mos keni vështirësi.
BINJAKET22. maj - 21. qershor
Marsi do nxite debate dhe vështirësi gjate gjithë kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje. Do i vini ne pah njeri-tjetrit te gjitha defektet dhe do ju duket sikur vete jeni perfektë. Beqaret ka mundësi te jene impulsive dhe do bëjnë gabime te pafalshme. Ne planin financiar, po nuk u treguat vigjilente, problemet do ju shumëfishohen dhe nuk do dini çfarë te bëni me pas.
GAFORRJA22. qershor - 22. korrik
Për fat te mire jeta juaj ne çift ka për te qene e qete sot. Te dy palët do jene te logjikshëm dhe nuk do cenojnë lirinë e pavarësinë e tjetrit. Beqaret mund te hedhin papritur hapa te cilat do ua ndryshojnë jetën dhe do i bëjnë t'iu rrahe zemra shume fort. Me shpenzimet do jeni goxha impulsive dhe kjo mund ta përkeqësoje ndjeshëm situatën. Do gjendeni ne vështirësi ne disa çaste.
LUANI23. korrik - 22. gusht
Dite shume e zakonshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Emocionet do jene gjithë kohës te këndshme, por nuk do ketë ndonjë pasion te zjarrte. Beqaret do ndihen për mrekulli ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm ta ndryshojnë statusin e tyre. buxheti nuk do jete aspak i favorshëm. Mundohuni te jeni sa me te logjikshëm me çdo shpenzim sepse përndryshe do vuani pasojat.
VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator
Jeta juaj ne çift do ece me se miri sot. Do jeni bashkëpunues, tolerante dhe do dashuroheni pa dorashka me njeri-tjetrin. Beqaret do jene diskrete dhe nuk do i tregojnë askujt për pëlqimet qe mund te kenë. Edhe joshjen do e bëjnë me shume maturi. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri dhe do i lejoni vetes disa investime te vogla, por qe do e ndryshojnë tej mase te ardhmen.
PESHORJA24. shtator - 23. tetor
Planetët dhe veçanërisht Merkuri do e favorizojnë jetën tuaj ne çift sot dhe do e bëjnë atë shume me te bukur. Do ndiheni vërtet me fat qe keni dike si partneri ne krah. Beqaret mire është qe te mos nxitohen edhe sikur dikush t'iu pëlqejë jashtëzakonisht. Buxhetin do e keni gjithë kohës ne vëmendje. Me menaxhimin qe do i bëni atij nuk keni për te pasur vështirësi.
AKREPI24. tetor - 22. nëntor
Sot do keni shume dyshime për ndjenjat e partnerit tuaj dhe ne disa momente do bini ne mendime për hapat qe do hidhni me tej. E mira është qe para se te veproni te flisni hapur me partnerin. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por do fillojnë edhe lidhje afatgjata. Ne planin financiar gjendja do ketë përmirësime te konsiderueshme kështu qe mund te përfitoni për te ndihmuar edhe familjaret me probleme.
SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor
Nëse jeta juaj ne çift ka qene delikate kohet e fundit, edhe sot gjendja do mbetet e njëjtë. Partneri do ndikohet shume nga personat qe e rrethojnë dhe mund t'iu thotë gjera te gabuara. Beqaret do fillojnë një romance te bukur dhe te veçante. Ne planin financiar yjet do ju bëjnë te pamatur dhe mund te kryeni shpenzime te tepruara. Po nuk morët masa keni për te pasur probleme akoma me serioze.
BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar
Sot, për juve qe jeni ne një lidhje, do zgjidhen shume probleme e mosmarrëveshje. Me ne fund do merrni fryme lirisht dhe nuk do keni asnjë tronditje. Beqaret nuk do e kenë shume mendjen për te filluar një lidhje, por papritur do ju ndodhe diçka e paimagjinueshme dhe e jashtëzakonshme. Buxheti do jete i kënaqshëm kështu qe mund te përfitoni për t'i kryer shpenzimet për shtëpinë.
UJORI21. janar - 19. shkurt
Mos kërkoni te jeni dominues ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse do përballeni me probleme e debate te forta. Mundohuni te bashkëpunoni sa me shume dhe t'i merrni gjerat qetësisht. Beqaret ka mundësi te realizojnë takimet e ëndërruara, por nuk duhet te nxitojnë për asgjë. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe është sikur gjendja te jete e shkëlqyer.
PESHQIT20. shkurt - 20. mars
Sido qe te vijnë punët ju duhet t'i kushtoni shume rëndësi jete ne çift. Partneri do ketë nevoje jetike për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Beqaret do tërhiqen fizikisht nga një person dhe ka gjasa qe te fillojnë ta joshin atë. E mira është qe para se te hedhin hapa te mëdha ta njohin edhe me mire atë. Ne planin financiar, te gjitha sakrificat e bëra do japin rezultat.
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Horoskopi ditor për ditene marte - 23. korrik 2019
DASHI21. mars - 20. prill
Marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene mjaft dinamike sot. Do jeni edhe me te ndërgjegjshëm për hapat qe do hidhni dhe do tregoheni te kujdesshëm. Beqaret do kenë shume fat dhe do arrijnë ta gjejnë një person qe do ju përshtatet plotësisht. Për financat do jete një dite goxha pozitive. Përfitoni sot për te kryer investimet e mëdha sepse me vone mbase nuk do mundeni dot.
DEMI21. prill - 21. maj
Pozicionimi i mire i planetëve do beje qe jeta juaj ne çift te jete shume e kënaqshme sot. Nuk do debatoni për asgjë me atë qe keni ne krah dhe do toleroni me shume se zakonisht. Beqaret gjithashtu kenë një dite te bukur dhe te mbushur me takime emocionuese. Gjithçka për ta ka për te qene fantastike. Buxheti mundet edhe te tronditet paksa nëse kryeni shpenzime te tepruara.
BINJAKET22. maj - 21. qershor
Gjate kësaj dite do jeni ne humor te shkëlqyer dhe me te gatshëm për te bere ndonjë çmenduri me partnerin. Shume persona rreth jush do ju kenë zili kështu qe duhet te tregoni kujdes. Beqaret nuk duhet t’i mbyllin sytë dhe te ecin drejt një te panjohure sepse e nesërmja mund te jete e trishte. Ne planin financiar do luftoni fort dhe do i rregulloni problemet qe keni pasur.
GAFORRJA22. qershor - 22. korrik
Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri do bëni gjithçka qe marrëdhënia te jete emocionuese ne çdo moment. Beqaret duhet te bëjnë përpjekje për t’u treguar me te afruar me personat e rinj sepse vetëm kështu ata mund te fillojnë një lidhje emocionuese. Buxheti do ketë vështirësi. Do tregoheni te pakujdesshëm me shpenzimet dhe do përballeni me pasoja.
LUANI23. korrik - 22. gusht
Do e thelloni dhe me tepër marrëdhënien tuaj sot dhe gjithçka për ju ka për te qene me ndryshe. Ndjenjat do i shprehni edhe me shume. Për beqaret ka për te qene një dite e veçantë. Ata do marrin deklarata te forta qe do ua ngrenë zemrën peshe. Gjendja financiare do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni te ardhurat. Po u treguat te pakujdesshëm do keni probleme.
VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator
Dita e sotme ka për te qene shume e mire se me pare. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe nuk do hidhni hapa te pamenduara. Beqaret mund te afrohen me disa kolege te vjetër. Sot ata do i shohin me një sy tjetër dhe mund te ndiejnë diçka ndryshe. Sektori i financave do mbetet i kënaqshëm për aq kohe sa ju te tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet.
PESHORJA24. shtator - 23. tetor
Dëgjojeni me shume partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe mundohuni te mos i dilni kundër për asgjë. Ai nuk do jete ne humorin e duhur dhe atëherë kur nuk do e prisni mund te keni debate te forta. Beqaret do kenë disa takime, por asnjë nga personat nuk do ua mbushe mendjen plotësisht. Ne planin financiar do i rregulloni problemet qe keni pasur dhe do jeni me te qete.
AKREPI24. tetor - 22. nëntor
Dite pozitive dhe e mbushur me harmoni do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Edhe nëse keni pasur debate ne çift kohet e fundit, sot çdo gjë do zgjidhet menjëherë dhe do jeni plotësisht te qete. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë ta sakrifikojnë lirinë e tyre vetëm për te pasur pranë një person. Te ardhurat do përmirësohen tej mase, por gjithsesi duhet te vazhdoni te shpenzoni me maturi.
SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor
Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Partneri do iu mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe çdo moment ka për te qene fantastik. Edhe beqaret do kenë shume fat ne dashuri dhe jeta ka për t'iu ndryshuar rrënjësisht për mire. Shpenzimet duhet t'i mbani me tepër nen kontroll pasi nëse fillojnë problemet serioze zor se do dini pa u dëmtuar.
BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar
Çiftet qe kane shume kohe bashke do kalojnë një dite te jashtëzakonshme sot. Kënaqësitë do jene me te forta se kurrë dhe surprizat nuk do mungojnë asnjë çast. Beqaret me ne fund, ne mënyrë shume te papritur do preken nga shigjeta e Kupidit dhe do futen ne një etape te re. Buxhetin do dini si ta organizoni gjithë kohës dhe gjendja nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje.
UJORI21. janar - 19. shkurt
Edhe ata qe janë ne një lidhje do joshen mjaft nga mundësitë për aventura gjate kësaj dite. Kjo gjë ka rrezik ta tensionoje edhe me tepër atmosferën ne çift dhe mund te merren edhe vendime përfundimtare. Beqaret ka mundësi qe sot te takojnë me ne fund shpirtin e tyre binjak. Shpenzimet kryejini me sa ma shume maturi pasi nesër do keni nevoje për me shume para neper duar.
PESHQIT20. shkurt - 20. mars
Jeta juaj ne çift nuk do jete e keqe sot, por për një klime edhe me te ngrohte do ju duhet te prisni edhe pak kohe. Mundohuni qe para se te kërkoni diçka te mendoheni e te reflektoni disa here. Beqaret me ne fund do jene gati te hedhin hapa te rëndësishme dhe jeta do ju marre rrjedhën e duhur. Ne planin financiar do jeni me fat dhe gjendja ka për te qene e kënaqshme.
 

Senseo

Have you ever!?

UJORI21. janar - 19. shkurt
Edhe ata qe janë ne një lidhje do joshen mjaft nga mundësitë për aventura gjate kësaj dite. Kjo gjë ka rrezik ta tensionoje edhe me tepër atmosferën ne çift dhe mund te merren edhe vendime përfundimtare. Beqaret ka mundësi qe sot te takojnë me ne fund shpirtin e tyre binjak. Shpenzimet kryejini me sa ma shume maturi pasi nesër do keni nevoje për me shume para neper duar.


Bereqatives :p
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Horoskopi ditor për ditene merkure - 24. korrik 2019

DASHI21. mars - 20. prill
Gjate kësaj dite do dini t’i përçoni partnerit energji pozitive dhe marrëdhënia me te ka për te qene e jashtëzakonshme. Nuk do e mbani mendjen tek mosmarrëveshjet e se shkuarës, përkundrazi do iu vini njëherë e mire kapak atyre. Situata financiare do jete goxha e mire ne përgjithësi. Gjithsesi ju duhet te vazhdoni te tregoheni te kujdesshëm për ta mbajtur sa me gjate këtë gjendje.

DEMI21. prill - 21. maj
Dite mjaft harmonike ka për te qene kjo e sotmja për ju te dashuruarit. Do dini ta mahnitni partnerin dhe marrëdhënien tuaj kane për ta pasur zili te gjithë. Beqaret do tërhiqen shume nga dikush, por nuk do arrijnë dot t’ia shprehin ndjenjat. Me mire te reflektojnë dhe pak e te binden plotësisht. Sektori i financave nuk do ndikohet nga asnjë planet dhe çdo gjë do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni te ardhurat.

BINJAKET22. maj - 21. qershor
Venusi do e privilegjoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet jashtëzakonisht. Mund te ndani se bashku edhe disa sekrete te vjetra. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe as vete nuk e kishin imagjinuar ndonjëherë se sa mire mund t’iu ecnin gjerat. Edhe sektori i financave do jete i privilegjuar dhe nuk do gjendeni aspak ne vështirësi.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik
Dite e favorshme për dashurinë dhe projektet ne çift. Mes jush dhe partnerit do kenë një kimi për t’u pasur zili, madje do harrohen edhe shume hatër mbetje. Beqaret me mire le te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa sepse sot nuk është dita e duhur. Ne planin financiar mos u tregoni te pamatur sepse problemet do ju shumëfishohen. Do ndiheni vërtet keq me pas.

LUANI23. korrik - 22. gusht
Nuk është nevoja te qaheni aspak gjate kësaj dite sepse partneri do dije t’iu përkëdhelë dhe t’iu mbaje ne pëllëmbë te dorës. Te tille dashuri nuk keni përjetuar deri me sot. Beqaret duhet te joshin me mase dhe ne momentin e duhur. Vetëm ashtu kane për te filluar lidhjen e ëndërruar. Ne planin financiar do ju dalin probleme te vogla, por te menaxhueshme.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator
Lumturia dhe begatia do mbizotërojë gjate gjithë kohës për ju qe jeni ne një lidhje. Partneri do dije t’iu beje te qeshni ne çdo çast dhe zemra do ju rrahe fort. Beqaret me ne fund mund te ndeshen me personat e duhur dhe mund te fillojnë lidhjen e ëndrrave. Plutoni do jete planeti qe do ju ndihmoje ne planin financiar dhe do ju beje te ruani gjithë kohës qëndrueshmërinë.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor
Here pas here do jeni ne tension ju te dashuruarit dhe mund te thoni gjera te gabuara. Mundohuni qe gjithmonë te vini arsyen para ne mënyrë qe te mos e prishni atmosferën e ngrohte. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë sepse edhe ashtu si janë ndihen mire. Buxheti do jete i kënaqshëm kështu qe mund te kryeni pa frike edhe ndonjë investim me tepër nga zakonisht.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor
Marrëdhënia me partnerin do jete tej mase delikate sot. Do i besoni verbërisht miqtë dhe fjalët e këqija qe ata do thonë për partnerin. Beqaret nuk do arrijnë dot te fillojnë një lidhje afatgjate, megjithatë do pranojnë te shoqërohen me dike qe i bën te ndihen te qete. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm nëse nuk doni qe situata te marre tatëpjetën.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor
Marrëdhënia juaj ne çift do vihet para provave te vështira sot. Po i kaluat te gjitha problemet qe do ju dalin keni për te pasur një jete te begate. Beqaret duhet t'i shprehin ndjenjat ashtu si t'i kenë ne zemër, por kurrsesi nuk duhet te cenojnë disa parime vetëm për te filluar një lidhje. Buxheti me ne fund do ekuilibrohet goxha dhe do ndiheni me te qete kur te kryeni shpenzimet e domosdoshme.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar
Klima yjore do jete shume e ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Ata do kalojnë momente te mrekullueshme pranë personit qe duan dhe do i falënderojnë gjithë kohës yjet. Beqaret duhet te marrin kohen e duhur për t'u njohur me disa persona para se te vendosin te hedhin hapa te mëdha. Ne planin financiar vështirë se gjendja mund te jete e qëndrueshme pas gjithë shpenzimeve te pamatura qe keni kryer se fundmi.

UJORI21. janar - 19. shkurt
Po u treguat te sinqerte dhe po ia shprehet sa duhet dashurinë partnerit, marrëdhënia me te ka për te qene e jashtëzakonshme dhe askush nuk do arrije t'ua prishe harmoninë. Beqaret do favorizohen nga te gjithë planetët dhe me shume mundësi do e fillojnë lidhjen qe kishin ëndërruar prej kohesh. Buxheti do jete problematik dhe vetëm me mbështetjen e familjareve do mund t'ia dilni mbanë.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars
Do jeni xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk e lini asnjë moment te lire. Kujdes sepse kjo gjë mund ta mërzitë atë dhe mund ta largoje akoma me tepër. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen për asgjë sepse mundësitë me te mira do iu jepen pas disa ditëve. Buxhetin për fat do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe gjendja ka për te mbetur e kënaqshme.
 

Ai_Tipi

C’era una volta
BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar
Klima yjore do jete shume e ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Ata do kalojnë momente te mrekullueshme pranë personit qe duan dhe do i falënderojnë gjithë kohës yjet. Beqaret duhet te marrin kohen e duhur për t'u njohur me disa persona para se te vendosin te hedhin hapa te mëdha. Ne planin financiar vështirë se gjendja mund te jete e qëndrueshme pas gjithë shpenzimeve te pamatura qe keni kryer se fundmi.
 

Monsieur_Mogli

Antarë i Respektuar
PESHQIT20. shkurt - 20. mars
Do jeni xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk e lini asnjë moment te lire. Kujdes sepse kjo gjë mund ta mërzitë atë dhe mund ta largoje akoma me tepër. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen për asgjë sepse mundësitë me te mira do iu jepen pas disa ditëve. Buxhetin për fat do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe gjendja ka për te mbetur e kënaqshme.

P.s po pres deri te hanen....diele te hane ka shi ka lezet hahaha
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Ky është horoskopi për ditën e enjte, 25 korrik 2019
Dashi

Dashuria: Dita fillon e mirë, perspektiva të mira, ju do të jeni të pasionuar dhe të gëzuar. Judo të jeni në gjendje të sillni qartësi në një situatë komplekse në çift. Beqarët në sajë të Mërkurit do të kenë shanse të mëdha të rimëkëmbjes.


Puna: Mundësi të reja në sektorin profesional, ju do të keni një rol prestigjioz, mos e nënvlerësoni atë.

Demi

Dashuria: E ardhmja buzëqesh tek ju dhe ju jeni plot energji. Marrëdhëniet me partnerët gjithashtu përmirësohen, edhe nëse duhet të përpiqeni të përshtateni me nevojat e tyre. Do të ketë takime të reja për beqarët, por këto do të jenë njohje të thjeshta.

Puna: Puna garanton siguri ekonomike, dhe edhe nëse jeni personalisht të kënaqur, është në rregull.

Binjakët

Dashuria: Ju do të filloni ditën tuaj të lumtur dhe të kënaqur, jeni të relaksuar me shoqërinë e duhur, edhe nëse në disa momente konfuzioni dhe nervozizmi mund të vijnë nga ndërhyrjet e jashtme. Për beqarët ka takime interesante, por që duhen analizuar me kujdes.

Puna: Puna ju bën të mendoni dhe do t’ju duhet të kujdeseni për një çështje që ju nuk mund ta lini, por ju duhet ta zgjidhni sa më shpejt që të jetë e mundur.

Gaforrja

Dashuria: Për fat të mirë tensioni bëhet më i lehtë dhe diçka në dashuri do të përmirësohet, por mos prisni ndryshime të mëdha. Për beqarët, fantazia mund të arrihet tek një mik, por do të jetë vetëm një zjarr kalimtar.

Puna: Lajme profesionale në horizont, Marsi ju shtyn të luftoni për një stabilitet që duket i afërt.

Luani

Dashuria: Edhe sot për çiftet e qëndrueshme, pasioni do të jetë në nivele të kënaqshme, por shumë njerëz do të duhet të marrin në konsideratë atë që ata do të hasin. Beqarët do të jenë të favorizuar në takime, mund të ketë marrëdhënie të reja, por shumë do të jenë vetëm zjarr si fije kashte.

Puna: Marsi do të rrisë prestigjin dhe famën tuaj, ata që praktikojnë aktivitete artistike do të tregojnë gjithë talentet e tyre.

Virgjëresha

Dashuria: Për gjithë ditën qielli do të jetë në favor të atyre që jetojnë një marrëdhënie romantike të lindur kohët e fundit. Shumë nga shenjat do të jenë në gjendje të krijojnë një themel të fortë për të ardhmen. Për beqarët do të ketë dashuri të reja, takime, pasione dhe atraksione me perspektiva të mira për gjetjen e dashurisë.

Puna: Sot ju do të jeni në gjendje të gjeni mënyrën më të shkurtër për të arritur sukses, ndiqni atë, por pa kompromentuar.

Peshorja

Dashuria: Hëna rezervon shumë surpriza në dashuri për ty. Edhe nëse ke pak kohë për t’u kushtuar ndjenjave, gjithçka do të vazhdojë të jetë mirë. Beqarët tani do të jenë në gjendje për të kërkuar për lajme dhe emocione të reja.

Puna: Do të jeni të kënaqur me atë që keni arritur, do të keni edhe njohje dhe do të jeni të kënaqur.

Akrepi

Dashuria: Jini të gatshëm të reagoni edhe në historitë e paqarta të dashurisë dhe të gëzoni këtë ditë pa menduar për të kaluarën. Beqarët do të duhet të përpiqen për të zbutur situata të paqarta që mund të dëmtojnë imazhin e tyre.

Puna: Edhe nëse do të ketë shpenzime të papritura, nga ana tjetër puna rezervon shumë kënaqësi dhe gjithashtu fitime të reja.

Shigjetari

Dashuria: Përdorni favorin e yjeve për të zgjidhur problemet e dashurisë, sot ju do të jeni në gjendje të bindni partnerin tuaj për ndjenjat tuaja. Beqarët do të duhet të mbledhin mendjen për të marrë një vendim, nuk do të jetë shumë e vështirë në qoftë se ju nuk doni që një person të largohet nga ju.

Puna: Një moment vendimtar për të zgjidhur çështjet praktike dhe të biznesit, disa pengesa nuk duhet të bëjnë që ju të alarmoheni.

Bricjapi

Dashuria: Gjërat e dashurisë përmirësohen, do të shihni gjithçka me më pak dyshim dhe mbi të gjitha nuk do të ndaleni në keqkuptimet e para ose vështirësitë në çift. Zemrat e vetmuara që duan të bien në dashuri do të duhet të dëgjojnë zemrën dhe jo atë që mendojnë të tjerët.

Puna: Mos e humbisni energjinë në zona që nuk ju interesojnë, kujdesuni për zonat në të cilat jeni tashmë të angazhuar.

Ujori

Dashuria: Dashuria mban surpriza për ju sot dhe ju do të ndjeni zemrën tuaj duke rrahur shpejt për të dashurit tuaj. Tërheqja ju shtyn të jetoni këtë verë tashmë pa frena. Beqarët do të duhet të kapin të gjitha aspektet pozitive të një njohje që ata po kryejnë me ulje dhe ngritje.

Puna: Pasi keni luftuar kundër një mijë pengesave, më në fund keni gjithçka nën kontroll.

Peshqit

Dashuria: Yjet janë dashamirës dhe shpallin projekte të rëndësishme në dashuri. Megjithatë, pasioni do t’ju bëjë të pambrojtur! Beqarët do të merren nga mania e protagonizmit dhe do të shkëlqejnë kudo me hijeshinë e tyre misterioze.

Puna: Do të keni një energji të madhe që do t’ju bëjë të ndiheni të fortë dhe të gatshëm të përballeni me çfarëdo që ju ndodhë./b.l/noa.al/
 

Tiku

Fire on Ice...
Staff member
Rabt ktij Roskopit qi vetm m'genje. :) :(
 

Monsieur_Mogli

Antarë i Respektuar
Peshqit

Dashuria: Yjet janë dashamirës dhe shpallin projekte të rëndësishme në dashuri. Megjithatë, pasioni do t’ju bëjë të pambrojtur! Beqarët do të merren nga mania e protagonizmit dhe do të shkëlqejnë kudo me hijeshinë e tyre misterioze.

Puna: Do të keni një energji të madhe që do t’ju bëjë të ndiheni të fortë dhe të gatshëm të përballeni me çfarëdo që ju ndodhë./b.l/noa.al/

Gra bani kujdes se mos verboheni nga shkelqimi jem hahaha
 

Hera

Moderatorë
Staff member
Peshqit

Dashuria: Yjet janë dashamirës dhe shpallin projekte të rëndësishme në dashuri. Megjithatë, pasioni do t’ju bëjë të pambrojtur! Beqarët do të merren nga mania e protagonizmit dhe do të shkëlqejnë kudo me hijeshinë e tyre misterioze.

Puna: Do të keni një energji të madhe që do t’ju bëjë të ndiheni të fortë dhe të gatshëm të përballeni me çfarëdo që ju ndodhë./b.l/noa.al/

Gra bani kujdes se mos verboheni nga shkelqimi jem hahaha

Te marte e mira o lugat
 

Tiku

Fire on Ice...
Staff member
Cili je ti more qune?
Gjarpri i shartume me dragoin dhe anoj pak majtas ke kali. :D

Mo me thuj se e kemi njesoj se e lashe roskopin pa lexu ne te ardhmen. :p
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Gjarpri i shartume me dragoin dhe anoj pak majtas ke kali. :D

Mo me thuj se e kemi njesoj se e lashe roskopin pa lexu ne te ardhmen. :p
Ca i bie?
 
Top