Kelmendi, medalje ari në Minsk/ Xhudistja kosovare fiton në lojërat europiane

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
[h=1]Kelmendi, medalje ari në Minsk/ Xhudistja kosovare fiton në lojërat europiane[/h]
Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.

Kelmendi sfidoi zviceranen, Fabienne Kocher. Pas fitores ndaj Kocher, radha i erdhi xhudistes Karolina Pienkowska nga Polonia, e cila u mposht në çerekfinale.

Në gjysmëfinale, Majlinda u takua me xhudisten numër 1 të botës, francezen Amandine Buchard, të cilën e mposhti gjithashtu për të shkuar në finale në një përballje të fortë me rusen Natalia Kuziutina.

Por Majlinda arriti të fitojë me pikën e artë edhe në fund mori medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Top Channel


 
Top