Krimet kunder kushtetutes, rendit, llojet & dallimet midis tyre

Legally_Sweet

The Donna to your Harvey
Staff member
Krimet kunder kushtetutes, rendit, llojet & dallimet midis tyre​

Me krime kunder rendit kushtetues kuptohen ato vepra, veprime te kundraligjshme, te drejtuara per te permbysur rendin kushtetues, me ane te vrasjeve, rrembimeve, torturave apo akteve te tjera te dhunshme, etj, te kryera me faj dhe te denueshme nga legjislacioni penal.

Objekti, marrdheniet juridike te vendosura me kushtetute e me ligj per te siguruar rendin kushtetues ne shqiperi dhe te mbrojtura nga legjislacioni penal. Nga ana objektive, krimet kryhen me veprime aktive e te kundeligjshme qe shprehen ne atentat, komplote, kryengritje, marrje pa te drejte e komandes, thirrje publike per veprime te dhunshme, etj.

Subjekti, cdo person qe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale dhe eshte I pergjegjshem.
Nga ana subjektive, kryhen me dashje dhe me qellim per te permbysur rendin kushtetues te vendosur ne Shqiperi.

Llojet e krimeve kunder rendit kushtetues;

- Atentati: kryerjet e vrasjeve, rrembimeve, torturave apo akteve te tjera te dhunes kunder perfaqesuesve me te larte te shtetit, me qellim per te permbysur rendin kushtetues.

- Komploti: marrja e vendimeve dhe krijimi I kushteve nga nje grup njerzish per te kryer atentat.

- Kryengritja: pjesmarrja ne veprime masive te dhunshme, si vendosje pengesash apo barrikadash per te ndaluar forcat e rendit, apo carmatosje e tyre, pushtimi me force I ndertesave, kryerja e plackitjeve, grumbullimi ose venia ne dispozicion e armeve, municioneve dhe njerzve, krijimi I lehtesirave ne favor te kryengritjes se aramtosur eshte se ajo organizohet e drejtohet sipas nje plani te parapergatitur nga udheheqesit ose organiztoret e saj, ku parashikohen forcat pjesmarrese, veprimet masive te dhunshme, koha kur do te kryhen, objektet qe do te sulmohen, zhvillimi I veprimeve & qellimet qe do te arrihen. Nenkupton nje veprimtari te organizuar e te drejtes sipas nje plani te caktuar per permbysjen e rendit kushtetues me ane te veprimeve te dhunshme duke perfshire luften e armatosur.

Thirrje per armatosje ose marrja pa te drejte e komandes.

- Thirrjet publike per veprime te dhunshme.

- Krijimi i partive dhe shoqatave antikushtetuese: me krijimin e nje partie, organizate apo shoqate kuptohet gjetja e anetareve, perpunimi I programit te statutit, ndersa pjesmarrje ne aprti kuptohet dhenia e pelqimit & pjesmarrja aktive, duke u bere anetare apo kandidat I saj duke pranuar statutin, programin, planin e veprimtarise duke marre persiper detyrat e caktuara.

- Shperndarja e shkrimeve antikushtetutese.

Me vepra penale kunder rendit & sigurise publike kuptohen ato veprime ose mosveprime kriminale qe drejtohen kunder rendit juridik te vendosur dhe sigurise publike, te kryera nga subjekte te pergjithshme me dashje.

- Pengimi ne ushtrimin e te drejtes per tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar.

- Organizimi ose pjesmarrja ne grumbullime apo ne manifestime te paligjshme.

- Organizimi I grumbullimeve & manifestimeve te paligjshme me pjesmarrje te personave te armatosur.

- Detyrimi per te marre pjese ose jo ne greve.

- Nxitja e urrejtjes ose ngritjet ndermjet kombesive, racave dhe fese.

- Thirrje per urrejtje nacionale.

- Perhapja e informatave te rreme qe ngjallin panik.

- Poshterimi I republikes she I simboleve shtetrore.

- Pengimi me dhune I veprimtarise me dhune.

- Rebelimi I te burgosurve.

- Disinformim I ekipeve te urgjences.

- Njoftim I rreme ne organet e rendit.

- Largimi nga vendi I aksidentit.

- Prishja e qetesise publike.

- Perdorimi me keqdashje I thirrjeve telefonike.

- Perdorimi pa te drejte I emblemes se kryqit te kuq.

- Vetegjyqesia.

- Prodhimi & mbajtja pa leje te armeve luftarake dhe municionit.

/DrejtesiaShqiptare/
 
Top