Letraret e rinj!

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Ty te kam humbur aq shume here, saqe rrezikoj te humb edhe veten, e di?
Prandaj mendoj se nuk jemi shume serioz, ne te dy, sepse lamtumirat duhet te jene pergjithmone, por siç i themi ne, ne fakt nuk i thote askush, sepse themi qe nuk do i flasim me kurre njeri tjetrit, por sa kthejme shpatullat, ndjekim hapat e njeri- tjetrit.
Kaloj dite duke te kerkuar, kalon dite duke me kerkuar, pastaj fillojme te flasim, çdo here si hera e pare, dhe çdo here dashurohemi dhe me pas zhdukemi.
Zhdukemi vetem qe te ritakohemi, dhe per tu rihumbur perseri, te humbas, me humbet, dhe nuk e di me se ke humbas dhe kerkoj, ty apo veten, sepse une te kerkoj, tani qe nuk te kerkoj me fare...........
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Zilja e alarmit fillon te bjere ne ate melodine e saj cjerrse dhe acaruese. Zgjas doren dhe e fik, edhe pak, edhe 5 minuta. Ai 5 minuti eshte me I embli moment, me I dashuri teksa perhumbesh ne endrra te bukura, e me mendje aspak koshiente lundron ne boshllek, por 5 minuta kalojne kaq shpejt dhe befas ridegjon serisht zilen acaruese…
Pas nje ore veshur dhe para pasqyres mundohesh ti vjedhesh fytyres se lodhur tashme nga e djeshme, nje buzeqeshje. Cdo dite ka buzeqeshjen e saj magjike!
Shtrengon gjithe muskujt e fytyres dhe ajo qe sheh eshte vetem nje zgerdhirje, buzeqeshja keto kohe ka fluturuar larg. Nje ehh del nga buzet gjysem te hapura dhe sheh keqardhjen ne syte qe as make up nuk e fsheh dot trishtimin.
Del dhe ulesh tek kafja perballe shtepise, kamarieri as te pyet cfare do porositesh pasi per cdo dite ti porosit te njejten gje, ulesh ne te njejtin vend (komoditet I mengjesit te zgjedhesh), dhe teksa pret kafene degjon brenda vetes ate zerin qe kaq shume e ke shtypur se fundmi. Te acaron sepse e verteta keto kohe te vret…jetove kaq gjate ne genjeshter sa tashme e ke te pamundur te pranosh perballjen me te! Se fundmi ke bere kaq shume dialogje sa ndihesh e ezauruar, ndoshta sepse vetem ajo te ka mbetur? Jo jo ti e di qe jo, por ndoshta eshte e vetmja qe di cdo te vertete, edhe ato qe ti si pranon….Vetdija jote!
Vetdija -Mbreme konsumove serisht pak alkol, a thua se shpetimi varet nga dehja, apo harresa.
Une- Oh te lutem mos rifillo, moralin ma kurse.
Vetdija – Ka ca kohe s’te njoh me dhe nuk mendoja asesi qe dikush do arrinte ndonjehere te te erresonte arsyen dhe llogjiken.
Une- Pse duhet te ndodhte e gjitha kjo? Perse duhet te perfshihesha ne nje histori te tille? Pa koke e pa krye, e sigurisht pa fund! Duhet ta dinte qe gjithe kjo do ishte e pakendeshme per mua
Vetdija – Si the??? E qe kur meshkujt kane nisur te dine se cfare I zhyt femrat ne trishtim?
Une- Ti kete nuk arrin ta kuptosh. Ajo cka po me ndodh me te, eshte dicka mistike. Ne zhvillimin tend ti je ndaluar te racionalizmi. Dhe racionalizmi di per mistiken vetem qe ajo eshte joracionale, shih, kontrollo diku aty, brenda vetes: mos bej gabim? A eshte e vertet qe “raport” do te thote “pjese e se teres”? Une jam thuajse e sigurt qe kam te drejte,.Tanime e kam kaluar anash kete thenie te hershme. Racionalizmi (e ke provuar kete?) eshte I manget, jo I plote, eshte I ftohte dhe aspak komod. Si kasolle akulli e braktisur eskimezesh. Ai qe e kalon te gjithe jeten ne te, nuk mund ta kuptoj sesi ne nentor, kur jashte dritares bie shi, njeriu e ndien veten aq mire ulur ne nje qilim te bute prane vatres. E prane TIJ ndodh shpesh te ndihesh si prane vatres se nentorit. Ne nje cast te caktuar te duket vetja aq mire, sa harron qe harrohesh. Vec kesaj, ndihem aq ngrohte nga ky zjarr, sa me kenaqesi do ta urdheroja trupin te zhvishej. Nga kjo ka shume mundesi te biesh ne varesi te plote. E kam vrare mendjen kaq here, pse keshtu. Dhe ……… e di, cfare? Prane tij gjithcka ndricon, shkelqen. Ndjenje te tille prej kohesh nuk kam provuar me njeri tjeter.
Vetdija - S’ka gje me te keqe se vatra ne shtepine e boshatisur, te nesermen. Aty mbetet hiri, I cili do hedhur. Dhe shume shpesh ndodh te mos ndodhet njeri, qe ta beje kete per ty. Po ti, e ke menduar ndonjehere kete? Ne kasollen e eskimezeve eshte gjithmone njesoj. Merzi? Ftohte? Ndoshta…Ama nuk ka hi. Sepse hiri do te thote ….zjarr!
Une- S’kam menduar. Sepse une nuk mendoj. Une ndjej. Je ti qe mendon, vetem mendon, a s’u lodhe valle?
Vetdija - te mos te genjeje mendja. Kujton se, po te me quash misherim te racionalizmit, kjo te thote se ti je vete maja, stadi me I larte I zhvillimit, kurse une vetem nje vrime e humbur provincial? Gabohesh, zemer, gabohesh. Ne te dy jemi vende ku ndodhin reaksione kimike. Po, Zemer, po , keshtu eshte. Ne te dy jemi vetem Kimi. Vetem se reaksioni yt ndryshon pak nga imi. Une jam neuoren, brendi nen suke, truri I mesem, truri I vogel. Ti je kryesisht neurotransmetues, dopamine, adrenaline. Por emertimet nuk kane rendesi. Nje dite mund te na rregjistrojne ne ndonje banke te te dhenave te reaksioneve kimike. Ja, ke per te pare! Reaksioni yt perfundon shume me shpejt se imi. Reaksioni im zgjat deri ne fund. Reaksioni yt harxhon shume me teper nxehtesi. Ti kerkon me tepri dhe merr me tepri. E dicka te tille s’e sheh as furra e shkrirjes. Ti digjesh. Vec kesaj, ti hedh qymyr vetem ne nje furre. Une di c’te duhet ty. Ti ke nevoje per dashuri. Vetem mos harro: nga gjithcka e perjetshme afatin me te shkurter e ka dashuria. Prandaj mos u mprih per perjetesi.
Une - Flet keshtu, sepse e urren dashurine, kete e di mire une , madje te kuptoj. Sepse, kur vjen ajo, ty te stakojne, te dy te stakojne. Te cojne ne bodrum, si skite, pasi mbaron dimri. Dhe do presesh atje deri ne dimrin tjeter. Tani per tani nuk ta kane nevojen. Ti I pengon. Kuptoje kete, ti je Truri, duhet ta kuptosh pa shume veshtiresi. C’u duhesh ti? Ata s’kane kohe te merren me ty. Ata mendojne vetem per njeri tjetrin. Jane te dhene pas njeri-tjetrit. Mandje edhe me mangesite. Truri per ta eshte frika nga mospranimi, pyetjet torturuese, pse pikerisht ai ose ajo. E ata s’i duan pyetje te tilla, prandaj te stakojne. Kurse ty te mbetet te pajtohesh me kete.
Vetdija -Nuk mundem. Ti e ndien zemer qe nuk mundem. Mundohem ti therres jo rralle, por ata nuk degjojne. Ata jane te shurdher per gjithcka tjeter. Pastaj nga I di ti te gjitha keto, zemer? Hemm, me preke me ate krahasimin e bodrumit.
Une- Do te me ndihmosh? Kjo ka shume rendesi per mua. Dije, se kurre nuk do te ta harroj. Do me ndihmosh? A mund te fikesh per njefare kohe Ndergjegjen? Ajo me mundon shume.
Vetdija - Degjo zemer, mos bej kurre here tjeter keshtu. Kurre mos u rrek te merresh vesh me mua. Tregohu e painters. Fakti qe po bisedojme ty te beri pak racionale e mua paksa te ndjeshem, por kjo ste jep te drejten te me besh propozime te dyshimta. Qendro sic je ….e ndershme. Vec kesaj, Ndergjegja nuk lejon ta stakojne. Une nuk e bej dot kete. Sepse kam provuar disa here ta stakoj, se ajo dhe mua me bezdis nganjehere. Dola huq. Ajo mund te, shurdhohet per njefare kohe, por gjithsesi eshte me mire te jetojme ne mirekuptim me te.Sepse me Ndergjegjen nuk mund te flitet. Edhe me e veshtire eshte te takohesh. Ajo qendron diku ne Nenvetedije. Dhe del qe andej me shpesh naten. Ne kete kohe une fle dhe rigjenerohem, kurse ti zemer, ne kete kohe ke ritem te shkelqyer reklasi.
Une- As qe kam ndermend te merrem vesh me ty per dicka te tille. Ti mund ta beje kete thjesht nga miresia e perzemert. Por ke te drejte, Tru. Te besh pazare me ndergjegjen, eshte pune e kote.
Vetdija - Degjo ketu, Zemer, meqe po flasim sy me sy, me thuaj hapur dhe ndershmerisht – cfare kerkon ti? Perse e nis gjithe kete? Une I shoh te gjitha. Sapo njohe ate ,menjehere nisi : here ia merr vrapit si kale I hazdisur, here stepesh, vuan si e marre, me mbulon me dopamine , te merren kembet, mbyllesh ne vetvete,. Here me zgjon ne mes te nates, here nuk le fare te fle. Ja si sot...Pse e ben kete? Per emocione dhe kujtime?
Ke frike se do te vije nje dite kur ta shohesh veten para tortes se ditelindjes, te mbushur tragjikisht me qirinj, te te vije keq qe koha jote kaloi dhe ti nuk arritur te perjetosh sa ke dashur? Asnje aritmi per te qene, asnje takikardi romatike afatgjate ose se paku, vezullime parazemres? Dhe mjaft qave zemer, sepse kur te shoh keshtu e humbas Arsyen.

Une- Me kupton? AI ndodhet larg dhe ka fare pak shanse te rivalizoje me ndonje qe ndodhet prane , qe mund te me bej te rrah fort, megjithate une vetem me te nis te rrah me shpesh. Ne fillim me shqetesonte kjo. Aq me teper qe Ndergjegja vazhdimisht me friksonte, me demek kjo eshte me shume rrezik, mund te behet shkak per infarkt dhe heret a vone do te dale ne EKG. Ne fillim isha ne nje mendje me te. Mendoja se kjo do te kalonte, se ti Tru, bashke me Arsyen, do te me ndihmonit tia dilja ne krye, se keto qene vetem shkelje e perkohshme qe behen si reagim ndaj ftohtesise, zbrazetires ose moskokecarjes se pergjithshme. Mirepo tani dua qe keto “shkelje” te vazhdojne …..Dua pafund
Por ti, nuk mund ta kuptosh kete!!!!

T’u ftoh kafeja – ai ze sikur me rizgjoi….ahhh mos serisht edhe nje mengjes I nisur si mos me keq!
 

Ledia1

Well-known member
Shtrati eshte vendbanimi yne,ai i cili na con drejte enderes,dhe vetem atje jemi te lire e te fluturojm dhe ndoshta ne nje caste te buzqeshemi.

Sa e cuditshme eshte kjo Bote !!!
Sa e sa Nete rri keshtu,nis nje leter dhe nuk di si dhe ku ta dergoj.

Dua te flas me dikende,kam nevoj per kete gje,ndoshta do me largohet kjo kokdhimbje e tmershme qe kam.

Kam nevoj qe te kem perballe vetes dikend qe totalishte ti besoje dhe t'ia nxjere zemren mbi tavolin dhe trurin,ndoshta i pastroj pak,i sheroj dhe pastaj kur ti vendoj ne vendin e tyre...ndoshta...ndoshta do te jete me mire...nuk e di.

Sa e sa Nete kshtu nen Driten e Henes,por tani bene edhe ftohte...dhe yjet nuk jan ...qe ti veshtroj dhe t'u flas e te me fshine keta lote.

Sa e rende me duket ndonjeher kjo Jete,sa bare e rende vec kjo fjale "jete" e dini..apo jo,ju nuk e dini,e si nga ta dini?!
Ju,nuk e patet problem se ku do mare para neser ti jap vellait per ne shkoll,ose per t'ia blejtur librat,ose ose....c'ka do te shtroj ne sofer neser....ose,ose...nuk e keni thene asnjeher.se nuk e dua kete ushqime,ateehr kur e eplqen dhe te hahet,por e sheh se ata e pelqejn dhe nuk ka mjaftueshem.

Gjithsesi,mua s'me eplqen tek disa nejez kur me thuan,behu e forte...po perse a nuk dukem a? A s'me shifni se akoma mare fryme,pas gjithckaje.
Ndonjeher i them vetes,po sikur te ishin nen lekuren time per nej caste,ne castin tjeter a do me thonin te tilla fjale,si shembull,jeta eshte e bukur- e di,e di,s'ka nevoj askush te ma thote.

Keshtu eshte pra: Shtrati yne eshte sikur nje qilim qe na dergon ne qiell,atje larte mes reve dhe yjeve,drejt enderes tone...atje ...tek nje Jete me te bukur-ne nje Perall...
???
 

Iva1

Well-known member
Fund qershori.Vap dhe cicerima!Cdo dite e njejta.I njejti mendim,e njejta lutje,por shpresa mban gjalle shpirtin.Dhe si e tille me udhehiqte per te thene me zell miremengjes dhe Faleminderit Zot qe edhe nje dite e re agoi.Nata sketerr,ora 2 am,te kam perballe dhe me dhimje ne zemer te shoh e inspektoj cdo tipar, fjale e levizje tenden.Adhuroj zerin,adhuroj levizjet e dores tende.Dashuroja tmerresisht shume forcen qe ti kishe ne shpirt dhe guximin e nje heroi.
Me luteshe te flija per te qene e kthjellet ne mengjes.Duke mos menduar per veten qe dicka e keqe po te merrte ngadale perdite.Por te doja aq shume dhe smundja te ikja ose me sakte kisha frike mos te humbisja pergjithmone.Kisha kohe qe veten pyesja;ku e gjeje forcen dhe energjine ti flisje cdo kujt me mencuri dhe durim per jeten.Te keshilloje te madh e te vogel cdo kend qe erdhi prane teje.Ku e gjeje ate miresi qe percillje ne cdo fjale qe dilte nga goja jote.Zot sa i paarritshem je!Te admiroja une,te admironte cdo person qe te njihte dhe te ndeshte qofte edhe nje here te vetme ne jete.
Mundohesha te te kopjoja,por jo,mencuria eshte aset i rralle qe vec njerezit e rralle e zoterojne.
Akrepat leviznin me nje tik-tak te rende dhe une zvarritur u dorezova.Hyra ne dhomen tjeter per te fjet pak.Por ajo dremitje me derrmoi me shume.Nuk e kisha degjuar me pare ,as kisha lexuar per oren gri.Ku nata takohet me diten per tu pershendet e per ti lene vendin njera tjetres.Dikush ma shpjegoi ne enderr,dikush i pameshirshem me tha se njerezit dorezohen ne kete piketakimi gri.Por sdesha te mendohesha se cparalajmerim ishte.U perpelita dy tre here dhe ngasherimat e te qarit me mberthyen.E tek shihja tavanin e bardhe e bllokur nga gumezhitja e mendimeve,dera trokiti .Gjithcka u thye brenda meje.Shpresa ne ate moment me braktisi.Por Zoti me dha force dhe hyra ne dhomen ky ti mbaje syte nga dera .Ku ate shikim nuk mund ta hedh tutje deri sa te frymoj.Ate shikim qe me thoshte shume,qe ish vec dhimbje dhe mijra keshilla.Zot cfare dhimbje!Sa e pakuptimte jeta!E kuptova se isha therrmuar brenda qenies sime,por nuk mund te harroja porosite e tua.Tash qe po shkruaj kam aq shume lot,kam aq shume kujtime qe vertiten ne cdo pjese te trurit time.Po forcen qe te mora ne krahe,qe te putha syte,qe te mbeshteta ne gjoks,qe te vesha,qe mundohesha te vija rregull ne ate kuje te zeze ku e gjeta?!
Ah ndihem krenare ne fakt,se te pakten kete gje ma kishe trasheguar ti me siguri.
Te humba!Te humba per te te gdhendur ne kujtesen time pergjithmone!
Vitet ikin dhe une ta ndjej nevojen me shume.Ta ndjej mungesen me shume.E ndjej shtepine e akullt kur ti sje ne divanin temd duke pare programet e tua te preferuara e duke mi treguar pa pertim cdo gje interesante dhe te rendesishme.Sa shume e deshe jeten!Sa shume na doje ne!
Sa shume te deshnim ne !Sa shume ju nevojite botes tjeter!........
24/06/10
19pm
Iva
???
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Mban mend?!
8eea23d0-7afd-4e87-aa60-d1a7bdbc3182.jpg


Mban mend?!

E mban mend kur syte tane u ndeshen per here te pare? Por kur doren time nder doren tende more, e mban mend?
A i ndjeve e ti djerset e ftohta dhe pse fytyra ime perpiqej te fshihte cdo ndjesi , cdo emocion, cdo paqartesi?
Gjithcka ndodh per nje arsye - thone, por ende sot , ende sot pyes veten kush ishte arsyeja qe ti ktheve syte nga une?
E sot pyes , kush ishte arsyeja te kthesh edhe shpatullat?

Ti e di qe asnjehere une s'do jem ajo qe do kthehet, sepse ti e di .....Une jam ajo qe per pak krenari humbas edhe ate qe shpirti fort ma kerkon.
Por , edhe pse sot jam ende nen vrukun e asaj qe ndodhi....neser te premtoj se do te kujtoj si nje episod te bukur.
Ke parasysh ato filmat qe shfaqen e qe ti bie me ta ne dashuri sa here i rishikon....sepse gjithnje gjen ne to dicka qe me pare se kishe verejtur...e kshu je e ti per mua, nje film qe edhe pse me metrazh te shkurter , une e shijova ne cdo detaj....dhe cdo detaj ia desha aq fort!

Ke lene kaq shume kujtime ne mua , sa me mjaftojne per te riprodhuar secilin per cdo dite....cdo fjale, cdo germe eshte thelle brenda meje, ashtu sic edhe ti gjete rrugen te ishe!
Nuk kerkova asgje, nuk pretendova asgje, thjesht ti me dhe gjithcka ne nje grusht te vetem....
Faleminderit qe ishe pjese e udhetimit tim , edhe pse per kaq pak ne kohe, edhe pse per kaq gjate ne memorien time, ku tashme ke bere fole!

Te dua i dashur.....
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member



Nuk ekziston nje vend tjeter ,ku do doja te rikthehesha hera –heres , nese nuk eshte ajo hapesira qe vetem ti e di dhe qe eshte vetem jotja.
Ajo hapesira midis qafes dhe shpatulles ku ne cdo here prane njeri tjetrit ti perkulesh, dhe koha ndalon nga frymemarrja e crregullt e te dyve.
Nuk ka krahe te tjere ku ndihem aq e vogel, e mbrojtur, ngrohte, e perqafuar fort dhe ai perqafim “bertet” kaq vrullshem dhe heshtjen e thyen - (Me ke munguar shume), ne cdo takim tonin...
Nuk ka sy si te tute qe shohin cdo shprehi, cdo mimike , cdo gjest dhe brendesine ma zhveshin dhe nuk mjafton kurre , deri sa portat e shpirtit hapen per te ngritur strehen tende.
Nuk ka ndjesi kur lekura jote prek timen, e me jep aq dashuri, pasion, vertetesi e mbrojtje ne te njejten kohe….

Diku kam lexuar “ Lumturia nuk ekziston , por jane momentet e shkurter qe na bejne te lumtur” dhe po….prane teje cdo moment eshte i tille…..lumturi qe quhet NE!
 
Last edited:

Monique

Shine like a Moon!
Staff member



Eja sot!


Eja sot , nese do te vish, vetem ti mungon e portreti yne do marr pamjen serisht.
Eja sot , nese do te vish, ne nje kohe tjeter nuk te pres.
Eja sot, te ndjesh serisht ate perqafim , e te kuptosh se te kam falur edhe pse nuk kam harruar sesi ditet mi veshe gri, e naivja e genjeshtrave te tua me nuk ekziston.

Ketu jam serisht , deshirat si dikur ndezur per ty kam, ne te njejtin vend ulem serisht, me zemren plot te mbushur per ty.
Ende dua te te shoh si dikur me adhurim, sepse ti e di, une s’di te dua ashtu kot…kur dua , dua me shpirtin plot.
Mungesen tende sot s’dua ta ndjej, tkurrur jam nga mosprania jote e veten plot here hidheruar kam mjaftueshem …
E nese sot do te vish, do te dhuroj nje perqafim te forte , e te kuptosh se ajo cka ndjej per ty eshte me e forte se nje perqafim.

Mos lejo te mbetesh nje mesazh i copetuar ne telefon, as nje thirrje e deshtuar, genjeshtrat leri menjane e kujto sa me ke dashur vertet.
E le ti kthejme ato qe ditet tona mbushen , kur gjerat ishin me te thjeshta , te zhveshura nga kotesite e panevojshme e bukurine e ndjenjes kishim catine tone.
Dhe nese do te vish, eja sot ….neser eshte vone!
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
In-Love-With-Aviation.jpg


Zemren beje te fluturoj!

Pjesen me te dashur te besova, ate qe nuk di as vete t’a mbaj e keshtu sigurohem se do jete ne duart me te sigurta ..ne te tuat.
Pjesen me te dobet te vetes te dhurova , ate qe mes deshirash griset e serish gjen forcat te rikthehet ne gjendjen e meparshme e veten bind se asnje pale duar te tjera s’mund te kete si ti t'a miklojne.
Zemren i dashur , zemren qe ti e ben te fluturoj…
Ruaje ate copez qe pulpon brenda kesaj keshtjelle te ftohte , te akullt e te erresuar nga gjykimi kur perballe teje qendron.
Ruaje e kur tkurret , torturohet , fiket , shuhet e brenda saj si budallaqe fillon e fantazon dhe bie nen dominimin e pasigurive, frikerave, deshtimeve…
Po po atehere ruaje me fort , e mos u merzit nga jo perfeksioni i saj ,sepse ne joperfekten te ka perqafuar , e ne deshtimet e saja vetem saje teje ka rifilluar te pulsoj, eshte motivuar e ka triumfuar.
Zemra saj nuk ka limite per te dhuruar driten e saj , shkelqimin e saj, qiellin ku fluturon dhe me grimcat qe i ke dhuruar te dashurohet e me shume , e me tepri…
Andaj i dashur , zemren ma ruaj, sepse me te qiejt prek e te prek e ty!
 

Vajza

Moderator
Staff member
Nuse
( E gjat per ta lexuar , por 1-realitet ) fatëkeqesisht ende ne disa familje ndodh kjo !

Çka domethënë me qenë nuse?! (Një qasje jetës patriarkale shqiptare, 60% dialekt gegë)

Me qenë nuse, domethënë me qenë anëtare e rendit të dytë në shtëpi. Me qenë nuse, domethanë mos me pas të drejtë me dhanë mendim për çështjet e shpisë, edhe pse ti mundesh me qenë ma e mençur se krejt të tjerët bashkë. Me qenë nuse, domethanë me i ba 100 punë të mira, për me t’u llogarit nji. E për nji gabim me t’u harru 100 të mira. Me qenë nuse, domethanë me ba çka të thuhet, përndryshe nuk je e mirë. Nusja e mirë vesh çka t’i thuhet, shkon ku t’i thuhet, jeton qysh t’i thuhet. Nusja e mirë është e buzëqeshur gjithë kohën, edhe kur e ka shpirtin e vrarë. Sepse, me qenë nuse domethanë m’i varros në heshtje krejt fjalët që të vërshojnë prej brenda. Me vujt pa e ditë kërkush. Me u gëzu në heshtje. Me qajt në heshtje.

Me qenë nuse domethanë mos me guxu me u ul shlirë në dhomën e ditës. Mos me guxu me marrë libër në dorë, se kur të shohin me libër, menjiherë lind nevoja për me fshi najsend. Se ty ma t’ka kalu koha e msimit. “Eeeh, ke lexu kur ke lexu. S’ka ma.”
Me qenë nuse domethanë me dal me i prit mysafirët, qoftë edhe duke u zvarrit, se nuk ka rëndësi nëse ti je e smurë. Këtë të drejtë munden me e pas anëtarët e tjerë të shpisë, ama ti jo. Ti saherë duhesh me qenë e gatshme me prit mysafirë. Edhe, mos me guxu me hangër bukë para se me hangër mysafirët. Edhe kur je në muajin e dytë shtatzënë. Edhe kur të mirren mendët prej urisë. Domethanë mos me u korit.

Me qenë nuse domethanë me u ba kijameti nëse një gotë e ke servu me një pikë pa fshi mirë n’ta. Ose nëse gjellës i ke hedh pak ma shumë krip. Kjo nuk është punë e madhe nëse e ban dikush tjetër, ama nëse e ban ti, është fundi i botës. Nëse ti e then një gotë, mozomakeq, u fik shpija! Tjerët kur ta thejnë, ti i ke fajet se e ke lan në vend të keq.
Me qenë nuse domethanë krejt fajet e botës me qenë tuat. Kur të rrëzohet fëmija, kur të harrohet frigoriferi çelë, kur dikush i gjun çorapet nëpër sallon, kur ka naj fije pe në tokë, kur ka naj grimcë buke mbi tavolinë. Për krejt këto fajtore je ti. Mos u çudit, nëse kur të bahet kijameti të thonë se fajin e ke ti.
Me qenë nuse, domethanë krejt shpia me e marrë vesh kur ti shkon diku. Edhe me u desht me ju tregu edhe sa hapa ke me i ba deri atje, edhe me GPS dhe jua tregu pikën e sakt ku ke me shku, edhe me orë atomike me jua kallxu kohën e saktë kur ke me u kthy.

Me qenë nuse domethanë spjegimet e tua mos me i dëgju kërkush. Me të vet për diçka, edhe me u përgjigj vet çashtu qysh kanë qejf me mendu se ka ndodh, a ti pse fol tu u sqaru, nuk të ngon kërkush.
Me qenë nuse domethanë ti me ik në dhomë me qajt, ata me thanë se veç në dhomën tande po rri. Domethanë ti me e rregullu krejt shpinë edhe me u shtri në dhomën tënde me pushu se në dhomën e ditës nuk guxon me u shtri, ata me thanë se menjiherë në dhomë po ik. Me qenë nuse domethanë kur të merr malli me lexu, me u mbyll në dhomën tënde, se me të pa me libër ta nxjerrin për hunde.

Me qenë nuse, domethanë ata me shpif për ty para mysafirëve, e ti me hesht. Domethanë me ardh në dhomë me ta marrë fëmijën prej dore. Me qenë nuse e mirë, ti nuk reagon as ndaj kësaj.
Me qenë nuse domethanë me të thanë që nuk ke vlerë nëse nuk lyhesh e ngjyhesh për çdo ditë, e në atë gjendje me la, me pastru, me fshi, me drejtu. Domethanë me të nënçmu nëse ti nuk di me u shminku. Me qesh me ty pse nuk di me u shminku, me të pa si të paaftë, si inferiore. Domethanë me i përbuzë sendet që ti i do. Me t’thanë hiqmi këto libra, e keni mbush dhomën krejt libra, sikur me pas fut në shpi naj virus vdekjeprurës. Domethanë me të nënçmu para mysafirëve pse ti nuk po gatun ëmbëlsira për çdo ditë, pse në ndejen me 40 gra, ku secila është ma e pispillosun se tjetra, ftyra jote nuk mundet me e mbajt 3.5 kg pudër, pse ti nuk organizon zijafete me kifle me i dëshmu aftësitë para Komisionit të Haxhuzeve. E kjo domethanë se diçka nuk është në rregull me ty. Ti nuk je qysh duhet.

Mos t’harroj. Si nuse, ti duhesh patjetër me qenë e bukur. Nëse nuk je, ke me e pas shumë të vështirë në dasma e ndeja të grave, ku secila e merr nusen e vet për reklamë. Nëse nuk je e bukur, vjehrra ka me të pa me përçmim, se nuk ka me çka me u mburrë para grave tjera.
Me qenë nuse, domethanë ti mos me ditë me u kujdesë për fëmijën tënd. Për çdo virus që ai e kap, ti ia ke pru me tepsi virusin te hunda. Ti e ke lanë me u ftoh natën. Ti nuk ke ditë me ushqy. Domethanë me t’i thy rregullat që ti ia vendos fëmijës tënd. Me i dhanë ushqime që ti nuk do, me e leju me lujt me telefon edhe pse ti ia ke ndalu. Me shumë gjasa, me qenë nuse domethanë me pas rrezik me tu ndal qumështi i gjirit prej presionit se nuk ke qumësht, se tu ka prish qumështi, se fëmija nuk po bahet rehat.
Mbi të gjitha, me qenë nuse domethanë me qenë e kalume, dhe fatkeqësisht edhe e tashme. Kurrë mos qoftë e ardhme!

Autore: Autorja është një nuse që i ka përjetu krejt këto.
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member


Nuk di nese me urren ti mua apo une ty? Por urrej menyren si me bere te ndihem , si u shua brenda teje njerezorja dhe dole ti , i verteti ne siperfaqe.
Per menyrat qe perdore per te mberritur tek une , deshirat qe me bere te ushqehem, per mendimet qe kalova neper mend.
Per ato hapa qe frike kisha ti hidhja, menyra si doren me shtrengoje per te me treguar se nuk isha vetem , per ato endrra qe mi bere aq te thjeshta , si lule mbi duar mbi dhurove, per fjalet qe une ndonjehere nguroj edhe vetes tia pohoj , ti i vodhe nje nga nje….
Si me bere te harroj ditet e merzitshme e plot trishtim, perden hapur per te pare diellin plot shkelqim.
Kenget qe u kthyen ne te shtrenjtat kolona zanore ,puthjet e vjedhura e mbremjet ku fshehurazi ne endrra te prisja…
Ndoshta do te urrej sepse me bere te mendoj se duhet te kem besim tek njerezit, kur nderkohe duhet te me lije te pandreqshme, helm sic ti me konsideroje….
Ndoshta do te urrej sepse shemba gjithe muret e ngritura me aq mund , e ku sot fajesoj veten e jo ty…
Te te urrej per pasigurite qe perftova ne rrugen e pakthim qe po shkon, per cdo ore apo minute te cuar dem ne emer te ndjenjes, per diellin qe more e erresiren e le ketu ne harrim.

Per cfare erdhe tek une?

Per te shperbere edhe ate pak pafajsi qe brenda meje flinte? Te sillje puhize perpara stuhise qe le? Te me jepje grimca te zemres e me pas te merrje te ploten time ne largim?
Nese sdi te mbash diellin brenda vetes , mos sill tek une rrebeshin !
Nese sdi te qeshesh me shpirt, prane meje mos u ul!
Te shoh tashme duke shkuar me egoizmin tend si kurore mbi krye , e une e tera ne zhgenjim….

Te lutem sot , mos u kthe sepse perralla jote mbaroi , po aq edhe emocionet … tashme vendin e ka trishtimi !
Per ate emocion qe dikur dhe…mos u kthe me!
Sepse nga sot , ti nuk jeton me!
 

Vajza

Moderator
Staff member
Do vije dita kur qielli do erresohet.Dita ku nuk do mundesh te degjosh, te shohesh,dhe te ndjesh.Do vije dhe dita ku sdo mundesh te shohesh bukurin qe e ke len pas, kur nuk do e degjosh zerin e te dashurve ,dhe kur nuk do e prekesh as nuk do e ndjesh at qe ka pasur vlere dhe at qe e ke dashuruar. Po! Dhe ajo dite do te vie.. cdo gje do jete erresire ,shurdhe dhe memece...Ateher cdo gje do jete e fshire, e kaluara ,sikur asnjeher nuk ke egzistuar. Per ate j'i i lumtur qe je gjalle! Kendo ,luaj, duaj,dashuro... Vetem te gjallet e kane ate kenaqesi .Per at jeto dhe je i lumtur.
 

Jetmira

Well-known member
-Naten e mire!
-C'fare naten e mire??
Kthehu ktu!
Kam deshire te te perqafoj,nuk dua te me kthesh shpinen.
Boll me puthe se dua te fle,jam shume e lodhur.
Po fli ne krahet e mi,dua te te shtrengoj prane vetes.
E mbeshteta koken ne kraharorin e tij,zemra po i rrihte forte me shum se zakonisht.
Ndjehem shum e lumtur,edhe nese vdes nuk ka problem.
Sa e lumtur jam.
Sikur te ndalja kohen ne kete cast.
"Te dua shume,:-i pershperita ne vesh"
Mbylla syte.
Eshte nata e vetme qe une ndjej kaq po kaq shum lumturi.
Lumturi:D
 
  • Like
Reactions: iva

land

Anëtar i ri
Poll is closed, megjithate nja dy rrjeshta te bazuar ne nje true story, kot sa per zbavitje.

Shtepia e endrrave


E ndertuam shpejt
me shume ndjenje
por brenda
harruam çimento.
shembet poshte kembeve tona
pllaka qe çahen
trare qe bien,
ne çdo levizje tonen
shkaterrohet me dhune,
se fundmi digjen
perdet e tejdukshme,
dhe do te linde,ngrihet
shtepia e pendimit
tone!
 
Last edited:
Top