Luiza Gega, shqiptarja e vetme në Botërorin e Atletikës

Vinjol

Po te peshtyva ste lepij me..................
Nis sot evenimenti më i rëndësishëm i atletikës, Kampionati Botëror që këtë vit do të mbahet në Doha të Katarit.






Do të jenë mbi 1900 sportistë nga mbi 200 vende të botës ku padyshim yjet e mbretëreshës së sporteve nuk do të mungojnë. Shqipëria ka vetëm 1 përfaqësusese në Botërorin e Atletikës dhe bëhet fjalë për Luiza Gegën e cila do të garojë në disiplinën e 3000 m me pengesa. Atletja shqiptare do të zbresë në pistën e vrapimit që pasditen e sotme kur do të zhvillohen edhe garat kualifikuese me Gegën që është në Baterinë B të këtyre kualifikueseve. Luiza Gega vjen në këtë eveniment pas disa rezultateve pozitive të shënuara javët e fundit siç është ai i regjistruar në IAAF World Challenge të berlinin në garën e 2000 m me pengesa teksa regjistroi edhe një ndër kohët më të mira të saj.

Përsa i përket Botërorit në përgjithësi, për herë të parë pas 12 vjetësh, tifozët nuk do të kenë mundësi të shohin njeriun më të shpejte të botës, usain Bolt, tashmë të tërhequr, e megjithatë talentet nuk mungojnë dhe tashmë vëmendja më e madhe do të jetë te dy talentet amerikane Noah Lyles dhe Christian Coleman që do të garojnë respektivisht në 200 dhe 100 m. Një nga problemet e Botërorit të Atletikës ishte moti shumë i nxehtë që karakterizon Katarin me temperaturat që arrijnë deri në rreth 40 gradë. por organizatorët i kanë marrë masat në lidhje me këtë problem teksa kanë vendosur kondicionerë në Khalifa Stadium për të siguruar një temperaturë të ambientit nga 22-24 gradë Celcius.

 

Hera

Moderatorë
Staff member
Paraqitje historike në Katar, Luiza Gega bëhet atletja e parë shqiptare që…
Luiza Gega dhuroi një tjetër paraqitje fantastike në arenën ndërkombëtare. Në Kampionatin Botëror të Atletikës që po mbahet në Doha të Katarit, 30-vjeçarja shkëlqeu duke siguruar biletën për në finale në garën e 3000 metrave me pengesa.
luiza gega


Gega regjistroi kohën 9:28:32, dhe kështu bëhet atletja e parë shqiptare që kalon në finalet e një Botërori atletike. Finalja do të mbahet më datë 30 shtator, dhe do të nisë nga ora 20:50.

luiza gegaa


PANORAMASPORT.AL






 

Hera

Moderatorë
Staff member
Finalja historike e 3000 metrave në Botërorin e Atletikës, ja pozicioni që zuri Luiza Gega
Sep 30, 2019 | 21:15

Luiza Gega garoi mbrëmjen e sotme në finalen e garës 3000 metra me pengesa, Botërorin e Atletikës që po mbahet në Doha të Katarit.
bandicam 2019-09-30 20-50-12-106




Finalja e zhvilluar, u dominua nga fillimi e deri në fund, nga atletja keniane, Beatris Çepkoeç, që i mbylli 3 kikolemtrat e para, në kohën 8 minuta, 57 sekonda e 84 të qindtat. E dyta u rendit amerikania Koburn, ndërsa e treta gjermania Krause.
Luiza Gega nuk mundi gjatë garës që të bashkohej me grupin kryesues, dhe garimin e saj e mbylli në vendin e 9-të, me kohën 9 minuta, 19 sekonda e 93 të qindtat. Kjo ishte gjithsesi një arritje e madhe për Gegën, pasi kishte objektiv arritjen e finales, dhe kjo ishte historike, sepse u bë atletja e parë që merr pjesë në garën finale të një Botërori atletike.
bandicam 2019-09-30 21-01-33-372

PANORAMASPORT.AL
 
Top