Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Ditet ecin si zakonisht…me ritmin e zhurmshem te nje dite dimri…
Shpesh nuk te ofrohet asgje…shpesh te ofrohet gjithcka…e ti me zbrazetine tende…nuk ndjen deshiren per te marr asgje…
E pastaj ne dite si keto…ku era e mengjesit perplaset dhunshem ne fytyren tende…sheh se si te gjithe rendin drejte nje dite te sapo nisur…
Fytyrat e tyre ndonse te skuqura prej te ftohtit…duket sikur I ngjasojne rrezes se pare te mengjesit…
E hapat e tu te vrullshem…kalojne perpara c’do ambjenti…tek te cilet shqisat e tua nuhasin aromen dehese te nje kafeje…te nje caji…
Pak me tutje nje furr buke e cila duket se zgjon Brenda teje deshiren per te shijuar dicka te ngrohte…te cilen do doje ta merrje me vehte pergjithmone…
Mengjeset e mi I ngjajne nje filmi me sekuenza te shkurtra….ku c’do hap me dergon drejt gjerave qe dua…
Kjo dite e fundit e Nentorit…me zgjon deshiren per te dashuruar jeten…sepse eshte e vetmja gje qe na perket…jeta jone…
Por nuk po bie shi…ndonse e adhuroj…ky shi I pa ndalshem…nuk beri gje tjeter vecse me trishtoi disi…
Une adhuroj ditet e dimrit…por me diell…e ku c’do rreze e tij…duket sikur pervec fytyres te ngroh dhe shpirtin…
E pastaj do te vesh re fytyrat e tyre..tek shohin se si ti perkedhelesh si nje femije…me muziken…diellin dhe hapat e tu…
Do te qeshesh me fytyrat e tyre te cuditshme…e do te te duket sikur je njeriu me normal ne bote…sepse nuk ke frik te besh gjerat qe do…as te buzeqesheh…te kercesh kur degjon muziken tende te preferuar…e te shtrengosh diellin ne krahet e tu…
Ndoshta per kete e kam adhuruar dimrin…ndonse ftohte…ai te dhuron ngrohtesine e nje caji..e nje xhupi…te nje shalli te bute…te dhuron ngrohtesine e nje dielli…qe te perndjek ne c’do hap tendin…
Kjo e premte duket positive…qyteti im I ngjane nje picture te arte…bota mund te jete shume e bukur…por une e dashuroj qytetin tim mbuluar nga dielli dhe deti…
Nuk ka panoram me te bukur se ajo qe syt e mi shohin c’do dite…edhe te me dhurojne mrekullit e botes…nuk e zevendesoj me asgje pozitivitetin qe me ofron nje dite si kjo!..
 
jana80

Super Moderator
Staff member
Sot isha vizite tek nje kolege, vajza e saj ka adoptuar dy femije ne afrike ne fakt burri tha i kemi blere....
Me cuditi !!
Me cuditi edhe e sapo bera gjyshe ..
E kam vene re ne cdo prind ne cdo gjysh si ju ngjajne femijet, niperit dhe mbesat nen veshtrimin e tyre..
Ama dicka te tille se kisha vene re me pare.
Njeri yao( keshtu quhej) ishte nje rremuje e madhe ...femije kurjoz prishte cdo gje e hapte cdo gje skishte pace ku ishte ai (5 vjecar) dhe ne syte e koleges sime ishte krijues, dashamires i artit, ishte genial
Femijes tjeter sja fiksova emrin por ishte me i madh , ky qe te terhiqte vemendjen perplaste gjerat, i bibte tavolines... e sipas koleges sime ishte muzikat ishte shume i mrehte e ritmik e me siguri babonatale do i sillte nje tambur....
Pas gjithe kesaj degjohet i jati adoptiv... ai qe kishte paguar ...
Dhe thote as njeri as tjetri skane te bejne me artin thjeshte jane dy majmune pa xhunglen e tyre..
Nene e bije buzeqeshen....
Ndersa une mbarova vizten time dhe rruges se kthimit per ne mbreterine time te ngurte po mendoja cfare ben egoizmi??
Sarrij ta kuptoj ne do kishin qene me mire ku ishin, apo ku jane e si do ndihen nese ndonje dite do degjojne batuta te tilla..
Njerez te blere per te permbushur mangesite , apo mundesi dypalshe per tu realizuar dhe per tu permiresuar..
Gjithmone kam qene e idese qe biresimi eshte nje mision, eshte nje bekim, eshte nje shpetim... tashme asgje nuk di... gjithcka ne keto kohe festash me ngjan komerciale, me jep ndjesine ku cdo gje ka nje cmim, e cdo cmim vihet ne baze te kerkesave te bleresve..
Gjithcka po trasformohet ne imazhe, ne mode, ne perciptesi...
Ku jane vlerat e verteta!!???
Ku jane idealet???
Ku jane ndjenjat???
Po njerezit qe meritojne denjesisht termin njeri ku jane??
Ku kemi humbur.... Ku???
 
Last edited:

Jetmira

Jetmira

E dua dimrin.
Disa e urrejnë të ftohtin,por un jo.
Dimri është më i butë se disa zemra.
Sa herë vjen dimri ndjej shpirtin të zgjohet nga melankolia e vjeshtës.
E ndjej veten të fortë.
Dimri më jep një shenjë,sikur më thotë jam me ty.
Të jetë për mua le të jete gjithmonë dimër:D.
 
Vvetoni

Anëtar
Më duhet me e postu prapë, jo për diçka, ama asht sendi ma i mirë që kam shkru për luftën.

Ato ditë fjalëve u kishte humbur kuptimi, ishin tretur në humbjet e mëdha që kishim përjetuar. Albanin e kanë vra, Betimin rand e kishin plagos. Neve kishin vendos me na thanë që duhet me ik prej vendit, e qysh me ik? A duhet tash me e lanë edhe shpinë, rrugët ku jam rit, fjalët që me shokë i kemi thanë? E pse nuk po vjen edhe Rrezja, pse edhe familja e saj nuk po ik sikur na. A janë ata ma shumë trima se na? E pse neve nuk po na trimëron diçka, nuk po na jep zemër? A po ndoshta atyre askush nuk ia ka drejtuar pushkën, askush nuk i ka thanë me e lanë shpinë. Veç le të shpëtojnë, le të kryhet kjo dreq lufte, le të merr fund çdo gja. Sa ma shpejtë.
A ka me u kry apo? Kemi me qenë mirë apo? Kemi me u kthy dikur prapë në shpi, prapë me shokë me qenë bashkë, prapë me dalë me vrapu, unë e marrë topin, veç le të kryhet.
Daja tha që veç Zoti mundet me na shpetu, po mundohen me e fsheh prej meje çdo gja që po ndodhë për luftën e rreth luftës, po ama unë e di që jemi në luftë, e di që na largun prej shpisë, ama veç mos të na vrasin, shumë i ri për me vdekë. Gjyshja ka thanë që e kemi jetën përpara, kemi me e pas apo?
Mu po më mungon shkolla, janë ba 3 muaj që nuk po mundem me shku në shkollë. Mësuesi na ka incizu edhe ka thanë që ky ka me qenë kujtim i mirë për to, sa mirë jemi vesh atë ditë. Unë pata recitu për "Kosovën Republikë, ja me hater ja me thikë...". Në dreq të mallkum sa shumë po kushtojka kjo republikë.

Bazue në çaste të vërteta...

Kohë lufte, Prizren, Kosovë.
 
Jetmira

Jetmira

E kam dëgjuar shpesh frazën,:-“ Koha shëron gjithshka”.
Por,nuk e besoja.
Nuk e kam besuar se mund të përballoja sfidat e jetës.
Më dukej vetja e dobët pa pikën e forcës dhe guximit.
Ndonjëherë më dukej jeta si fushëbeteja e xhunglës.
Unë isha lepuri dhe të tjerët.....prane.....meje hiena e luanesha.
E,kisha gabim.
Unë nuk isha lepuri,por vetë luanesha.
E dashur kohë,faleminderit.
Faleminderit për durimin,dhe vullnetin që më dhe.
 
vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Sot isha vizite tek nje kolege, vajza e saj ka adoptuar dy femije ne afrike ne fakt burri tha i kemi blere....
Me cuditi !!
Me cuditi edhe e sapo bera gjyshe ..
E kam vene re ne cdo prind ne cdo gjysh si ju ngjajne femijet, niperit dhe mbesat nen veshtrimin e tyre..
Ama dicka te tille se kisha vene re me pare.
Njeri yao( keshtu quhej) ishte nje rremuje e madhe ...femije kurjoz prishte cdo gje e hapte cdo gje skishte pace ku ishte ai (5 vjecar) dhe ne syte e koleges sime ishte krijues, dashamires i artit, ishte genial
Femijes tjeter sja fiksova emrin por ishte me i madh , ky qe te terhiqte vemendjen perplaste gjerat, i bibte tavolines... e sipas koleges sime ishte muzikat ishte shume i mrehte e ritmik e me siguri babonatale do i sillte nje tambur....
Pas gjithe kesaj degjohet i jati adoptiv... ai qe kishte paguar ...
Dhe thote as njeri as tjetri skane te bejne me artin thjeshte jane dy majmune pa xhunglen e tyre..
Nene e bije buzeqeshen....
Ndersa une mbarova vizten time dhe rruges se kthimit per ne mbreterine time te ngurte po mendoja cfare ben egoizmi??
Sarrij ta kuptoj ne do kishin qene me mire ku ishin, apo ku jane e si do ndihen nese ndonje dite do degjojne batuta te tilla..
Njerez te blere per te permbushur mangesite , apo mundesi dypalshe per tu realizuar dhe per tu permiresuar..
Gjithmone kam qene e idese qe biresimi eshte nje mision, eshte nje bekim, eshte nje shpetim... tashme asgje nuk di... gjithcka ne keto kohe festash me ngjan komerciale, me jep ndjesine ku cdo gje ka nje cmim, e cdo cmim vihet ne baze te kerkesave te bleresve..
Gjithcka po trasformohet ne imazhe, ne mode, ne perciptesi...
Ku jane vlerat e verteta!!???
Ku jane idealet???
Ku jane ndjenjat???
Po njerezit qe meritojne denjesisht termin njeri ku jane??
Ku kemi humbur.... Ku???
sa me pelqeu
 
vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Ditet ecin serisht…e ja ku jemi ne prag krishtlindjesh…
E arratisur mes turmes se njerezve…perpiqem te ndihem gjalle si dritat dhe ngjyrat qe kane pushtuar qytetin…
E kam kerkuar gjate nje arsye te buzeqesh…nje shkendij prej qiejve…nje krah te jete me mua….nje hap qe me ndjek pas…por u gjenda mes zhurmes qe cmendete rruget…dhe heshtjes qe me kishte mberthyer mua…
Festat gjithmone me kane dhuruar gezim…sidomos kur paketoja dhuratat per te gjithe…nese shume prej njerezve preferojne te marrin dhurata me shume se sa te bejne…une I perkas asaj kategorie njerezish…qe kenaqem se tepermi kur beje dhurtata…
Gezimi ne syt e tyre…eshte shperblimi me I madhe qe mund te marr…
Jam nga ata njerez qe dhe vetes I beje dhurata ndonjehere…disa thone se kjo eshte nje lloj form lumturie…terapie…e une zhytem e tera ne arom parfumesh magjepses…dhe c’do sprucim I tyre…me kujton dicka…nje kohe nje moment nje detaj ne jeten time…
Ndaj dhe kam preferuar se nje parfum eshte dhurata me e mire qe mund ti besh dikujt…sic ndodhe te jete nje liber…nje Cd me kenge te preferuara…por nje parfum eshte dicka ndryshe…
Gjithmone do kujtohen per ty…gjithmone do te te ndjejne ne lekure….e do te te kene pas vetes perhere…
Me kujtohet nje parfum qe ma ka dhuarar mikja ime e gjimnazit…e perdorja shpesh…ishte I preferuari im…dhe sa here qe e perdorja me kujtonte miqesine dhe perzemresine qe kisha ndaj saj…
Xhaxhai im e di gjithashtu marrosjen time pas parfumeve…dhe me dhuron shpesh…e une sigurisht…sa here kam ne duar njerin prej tyre…kujtoj shpesh njeriun qe ma ka dhuruar…
E ku ka dhurat me te bukur se sa te te kujtojne nje detaj ne jeten tende?...nje arom ka aftesine te te kujtoj dhe grimca te largeta te femijerise…
Dhe sic ndodhe me nje buke te sapo dal nga furra…aroma e saj perhere do te te magjeps dhe do te te kujtoj kohen kur gatuhej nga nena jote…
E kujtova kete detajin e parfumit…sepse dje….motra ime…me dergoi nje parfum…qe e kam preferuar shume ne kohen kur isha mesuese…ne kohen kur ishte koha qe doja…kur rrethohesha nga femije…qe me donin perzemersisht….
Motra ime sigurisht me gezoi shume…por me ktheu pas…e nje arom te kthen ne pas kohe me shume se sa nje fotografi…
Nuk ka rendesi nese do te qeshim a do te qajme…pas asaj qe ndjejme…por perhere do te na dergoj ne nje pjese te jetes sone...te cilen e tashmja e ka harruar…
Mjafton nje sprucim…te mbyllim syt…dhe te humbasim per pak…atje ne boten tone te brendeshme e te harruar…qe zemra s’do mundet ta harroj kurrsesi…

Dorina

Zikaltër
Ti je shume e cuditshme....
-e cuditshme?...pse?...
-Ke gjithcka qe nje femer enderron dhe serisht e pa kenaqur mbetesh...pfff
-E cfare qenka ajo qe nje femer enderron sipas teje?...eee?
-oh,mos me beje te acarohem te lutem...nje femer do lux...do te jete e bukur...do te jete e pa varuar...dhe ti i ke keto...cfare te duhet tjeter qe te buzeqeshesh me thuaj?
-harrove dicka te rendesishme...teper te rendesishme madje...nje femer nuk ka nevoj per para...per nje mashkull...per vemendje...nje femer ka nevoj per shume me teper se kaq...qe ti mashkull qe ju meshkujt nuk i njihni....
Ju krijesat e ftohta nuk dini asgje...nje femer ka nevoj te jete e lumtur....te jete e lire....te dashuroj pa komplekse....pa krijesa absurde rreth tyre....qe nuk dijne asgje tjeter vec te berit seks...dhe kaq...
As kete nuk e beni mire e dini?...as kete....sepse nuk ofroni shpirtin por lekuren...shpirtin nuk e njihni....
nje femer ka nevoj te jete e lumtur....dhe tek une s'ka asnje cudi...e cuditshme eshte jeta qe te ofron keshtu kirjesash rreth teje....
Ne djall ti dhe perceptimet e tua per natyren e femres...ti nuk di asgje...per te lexuar dhe njohur nje femer meshkujt jane analfabet te pa shok...keshtu qe hesht me mire....dukesh me i bukur!!!..

ps: nuk eshte krjimi im.
 
jam kurioze...i kujt eshte ky shkrim?...
 
Jetmira

Jetmira
U ula për të fjetur,por gjumi smë merrte.
Lëvizja sa majtas e sa djathtas.
Më mundon diçka.
Mendimet e shumta më kanë vjedhur gjumin.
Uffff,cçështë kjo punë kështu ?
Njerëzit normal flejnë gjumë në ktë orë,kurse unë qëndroj me syy hap.
Po marr kufjet më mire të dëgjoj muzikë.
Ndoshta muzika më jep dorë.
Moss muzika më trishton më shumë.
Po më vjen për të qarë.
Epo mirë qaj :(:(.
Nesër do të qeshësh përsëri :D.
 
jana80

Super Moderator
Staff member
Sot ne oren 6 u ngrita te beja ecjen time te perditeshme... bota ishte ne heshtje.
Aty ku eshte ndalesa ime e pare per te pire kafen ishte mbyllur, si ai shume te tjere ne rradhe.
Nje qetesi e embel mbulonte si me jorgan kete qytet...
Nje dite dimri qe i ngjan nje dite pranvere sidomos kur lindja nisi te skuqej.
Qiell i qarte me nje copez te ngjyrosur e te shperbere pikerisht ne ngjyre nga shigjeta te shumta.
Hidhja hapat me shume endje deri sa ndjeva mungesen e kafese se mengjesit.. Hapa deren dhe aroma e saj me mbushi cdo qelize..
oh mami, gjithmone di cfare e kur ta beje per te qene e pazevendesueshme nga cdo xhest...
Duke zbrazur moken ne filxhan per te treten here rradhazi mendoja ss e cuditeshme jam edhe une ...
" ne pranvere ndjej gjethet te bien nga pemet, e ne mes te dimrit nga nje cep i ngjyrosur ndjej te rilind gjithcka si ne pranvere" ..
e me vjen nder mend mitiku im proff i psikologjise tek buzeqeshte nder dhembe kur nje pyetjes se tij i isha pergjigjur qe gjithcka qe shikonim jashte sishte asgje tjeter asaj qe shikonim ne ne brendesi...
mu buzeqesh jo per pergjigjen time te asaj here por me pafajesine e asaj ndjesie prej gjeniu ...gjithesesi iku edhe ky mengjes e tani qe po e pershkruaj eshte pothuajse perendim.. ama perendim i skuqur, por perendim!
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Ne 2019 mos harroni frutat ato na japin vitamina, gjalleri, freski dhe jete!

PJESHKEZ MOJ PUSHMBULUAR

Pjeshkez, pjeshkez moj pushmbuluar
Nxehtesia vale t’paska perveluar
Ke fillu dhe n’dysh me u qa
Berthameza n’toke sa s’tpaska ra

Pjeshkez, pjeshkez moj pushmbuluar
Sa shume ndjeje per te t’kafshuar
Te t’thithe lengun kristalor
Qe me ngjan ne uje hyjnor

Dhe kur lengu curg te shkon
Them per mua ti vajton
Them me mua ke ra n’sevda
N’duar t’mia viktime me ra

Pjeshkez, pjeshkez moj e bekuar
Ah sa shpesh te kam enderruar
N’dysh me gishterinje per te ndare
E n’mishra tua te lengezuara
Te ngjesh fort buzen e thare
 
Jetmira

Jetmira

Sot ra dëborë.
Mu kujtove ti teksa po shihja rrugët e qytetit te mbuloheshin nga manteli ii bardhë.
U çudita se nuk u bëra melankolike,por të përfytyrova.
U vesha dhe dola për tu lagur nga pikat e dëborës.
Qielli ii gri/zhurmat e fëmijët më qetësuan.
Ma plotësoi,Zoti dëshirën.
Janari më kujtoi ditët kur ziheshim bashkë.
Jam shëruar nga mungesa jote:D.
 
Të përgëzoj për mënyrën se si po shkruan kohët e fundit :)
 
Jetmira

Jetmira

U njohëm në universitet.
Ishim në të njëjtën godinë,por në auditore të ndryshme.
Në pamje të parë ishim të ndryshëm,por në shpirt të njëjtë.
Impulsiv kur na ngacmonin.
Të ndjeshëm kur na ledhatonin.
E dashnor kur shtratin na tregonin.
Sapo ndeza youtuben me doli një këngë.
Ajo këngë më solli kujtimet që përjetova me ty.
Mu kujtuan të qeshurat,sidomos kur na nxirrnin nga lokali se bezdisnim të tjerët me të qeshurat tona.
Mu kujtua çasti kur na ndali policia pasi mendoi se ishe i pirëLOL.
Ti ishe esëll,por bëje si budalla sa herë ishe me mua.
Mu kujtua sa herë vija tek ti dhe shihja sa majtas/djathtas nëse më shihte njeri.
Mirëpo bërtisja me të madhe se qeni yt më sulej sa herë më shihte.
Mu kujtua kur më the,:-‘’ A të bëjmë aksident të jetojmë të dy në botën tjetër‘’?
Eh kujtimet;);):D
 
Soulmind

oNcE...
Mos thuaj te dua
ti qe dashurine nuk frymon
Buzeqeshjet fallco lexohen
lehtas tek syte e pajete
Mos perqafo rrejshem
kur krahet e tua largesi mbajne
Fjalet sado te embla te thuren
shpirtin pse nuk e ngrohin valle?!
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Momentet e ikura nuk kthehen me.
E shpesh ne kete teme gjeje melankoli.
U iku rrjeshtave te saj,sic iku nga ty.
kur ne mendimet e mia , me vjen plot furi. :))
 
Top