Ndihme nje keshille ligjore

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
Titulli: Ndihme nje keshille ligjore

Ne rast se kontrata eshte e hapur pra pa afat kohezgjatje duhet te te njoftojne 30 dite para , te njejten duhet te besh e ti ne rast se do te shkeputesh kontraten.
Ne rast se punodhenesi veren shkelje apo mos realizim te detyrave , harku kohor 30 dite nuk merret parasysh .
Fakti qe ata perdorin pikerisht kete teze mbi ty , (performancen) ath nuk kane arsye te te njoftojne 30 dite para, thjesht shkeputjen do e bejne 30 dite pas.

Me 8 muaj pune qe ke nuk pefiton asnje gjysem page , por tregohu i zgjuar dhe perfito te pakten 3 pagat qe mund te te takojne ne rast shkurtimi vendi pune.
Perfitimi eshte ne baze te arsyes qe ata vendosin, nese firmos doreheqje nuk perfiton asgje, nese firmosin shkurtim vendimi pune perfiton 3 rroga, dhe nese firmosin heqje per performance te dobet serisht nuk pefiton asgje.

ceshtjen ligjore nese nuk ke argumenta te forta se Objektivat e kompanise i ke arritur (pra hedh poshte pretendimin e tyre per performance te dobet),pasi ti duhet ti dish kush jane objektivat vs KPI, ath mos ju fut fare gjyqeve sepse e ke ceshtjen te humbur. Nese ke argumenta mund te perfitosh edhe deri ne 12 paga.

kete ta them duke u nisur nga eksperienca te ngjashme ne kompani te medha..ku punonjesit te hequr ne menyre te padrejte kane perfituar kete qe po them.

shnet e fat
 
Top