Negociatat/ Gjermania vendos dy kushte shtesë për Shqipërinë, ja qendrimi i Merkel

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Negociatat/ Gjermania vendos dy kushte shtesë për Shqipërinë, ja qendrimi i Merkel



Gjermania duket se ka vendosur edhe disa kushte shtesë për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ligjshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe shitblerja e votave janë shqetësim real për ta.


Përveç kushteve të formuluara edhe më parë në lidhje me reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drogës, reformën zgjedhore, pritet të shtohen edhe kushte të tilla si, zqarimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, si edhe sqarimi i akuzave për shitblerjen e votave në disa zona. Vendimin përfundimtar grupi i CDU/CSU-së pritet ta marrë në datën 24 shtator, raporton DW. Qëndrimi i CDU/CSU-së duhet të jetë i njëjtë me atë të qeverisë gjermane dhe të partnerit të koalicionit SPD.

Kjo e fundit, dhe Ministria e Jashtme e drejtuar prej saj, është shprehur qysh më parë për një fillim të menjëhershëm të negociatave me Shqipërinë. Nëse palët arrijnë t’i unifikojnë qendrimet e tyre, pritet që më 27 shtator ky qëndrim të votohet në seancën plenare të Bundestagut.

Gjatë javës së ardhshme do të ketë konsultime në Berlin, ku pritet të shkojë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
g.shqip
 

lovely

Anëtar i ri
AMIN !!!
 
Top