Pashko Vasa

CoNNecT

Administrator
Pashko Vasa, i njohur sidomos me emrin Vaso Pasha, është një ndër udhëheqësit më të hershëm e më të njohur të lëvizjes sonë kombëtare. Ai ka hyrë në historinë e Rilindjes si ideolog dhe si poet i saj. Lindi në Shkodër më 1825. Mësoi disa gjuhë të huaja si autodidakt dhe fitoi një kulturë shumë të gjerë për kohën. Rreth vitit 1847 shkoi në Itali dhe mori pjesë me armë në dorë në revolucionin e Venedikut kundër pushtimit austriak. U tregua trim dhe me aftësi ushtarake. Pas dështimit të kësaj lëvizjeje, P.Vasa u vendos në Stamboll. Në Turqi P.Vasa u ngrit në shkallën e lartë të hiearkisë shtetërore. Nga viti 1883 e deri sa vdiq, më 1892 në Bejrut, ishte guvernatori i përgjithshëm i Libanit. Gjatë gjithë jetës së tij P.Vasa s'ka rreshtur së menduari për Shqipërinë dhe ka dëshiruar ta shohë të lirë, të pavarur, e të kulturuar. Veprimtaria e tij politike fillon në vitet `60 në Stamboll, ku bashkpunoi me K.Kristoforidhin, Ismail Qemalin, Hoxha Tasinin. Mori pjesë në përpjekjet për oragnizimin e shoqërive patriotike e kulturore, për krijimin e një alfabeti të shqipes dhe bashkë me Samiun ishte ndër themeluesit e Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip. P.Vasa qe një nga frymëzuesit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit dhe mbrojti me forcë çështjen kombëtare në Stamboll dhe në qarqet diplomatike jashtë perandorisë.
Veprimtarinë letrare P.Vasa e zhvilloi kryesisht në vitet `50-`60 të shekullit XIX. Gjithë krijimtaria e tij lidhet ngushtë me atdheun, me historinë dhe lashtësinë e popullit shqiptar, me mbrojtjen e të drejtave të tij si komb. "A mos është krim ta duash vendin tënd? - shkruante ai. - Ajo që është një cilësi, një virtyt për të tjerët, nuk mund të jetë tjetër gjë për ne„. Shkroi poezi, prozë artistike, publiçistikë dhe libra gjuhe.
Veprat më të rëndësishme të P.Vasës janë: përmbledhja me vjersha "Trëndafila dhe gjemba„(1873), ku flet me zjarr e mall për vendlindjen dhe dëshiron lirinë e Shqipërisë. Më 1879 botoi frëngjisht trajtesën: "E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët„, në të cilën argumenton lashtësinë e popullit shqiptar, tregon vetitë e tij dhe mbron të drejtat kombëtare. Botoi më 1890 romanin "Bardha e Temalit„ të shkruar frëngjisht, ku përshkruan zakone e doke të jetës shqiptare në sfondin e luftës për çlirim kombëtar. Shkroi edhe një "Gramatikë të shqipes për të huajt„(1887). Por kryet e vendit në krijimtarinë e tij e zë vjersha "O moj Shqypni„
Kjo vjershë lindi në ditët e stuhishme të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit dhe qarkulloi gojë më gojë, ngandonjëherë edhe si këngë. Në të ndihet jehona e ngjarjeve dramatike që kalonte vendi ynë, kur shqiptarët mbronin me gjak trojet e tyre nga lakmitë e shovinistëve fqinjë dhe nga vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit. Vjersha sintetizon në mënyrë poetike gjithë idetë e mëdha të lëvizjes kombëtare dhe me patosin kushtues, shërben si një manifest poetik i saj.
Vjersha është ndërtuar mbi bazën e antitezës. Për nga brendia ajo përmban dy pjesë, dy tablo të Shqipërisë. Në të parën, si gjithë rilindësit, me nota romantike e idealizuese autori prezanton të kaluarën, kurse në pjesën e dytë përshkruhet me ngjyra rrëngjethëse gjendja e mjerë e atdheut të robëruar.
Vjersha fillon me ton elegjiak, me një pyetje plot dhembje sdrejtuar Shqipërisë, që e kanë "qit me krye n'hi„, që s'e ka më forcën dhe lavdinë e mëparshme.
Me një ndjenjë krenarie, poeti na jep përfytyrimin e dikurshëm, të Shqipërisë si një zonjë e rëndë, plot begati, trimëri e dinjitet e, mbi të gjitha, plot vlera njerëzore:

me armë të bardha, me pushkë ltina,
me burra trima, me gra të dlira,
ti ndër gjithë shoqet ke kenë ma e mira.

Poeti evokon me pak vargje edhe traditat luftarake e lavdinë e së kaluarës, ato vite kur besa dhe lufta e trimave shqiptarë bënin të dridhej qiell e dhè, të dridhej armiku otoman gjer thellë në strofkullën e tij. Këto vlera frymëzonin respekt të pakufijshëm të të gjithë burrave ndaj Shqipërisë, duke pasur për nder ta quanin "nënë„. Poeti, si mjaft rilindës të tjerë, krijon raportin nënë-bir dhe e përdor si mjet themelor simbolin e figurës së nënës. Edhe më pas, thirrjet që u drejton bashkatdhetarëve, ua drejton në emër të kësaj lidhjeje, në emër të detyrës që ka çdo bir ndaj nënës, ndaj atdheut.
Toni elegjiak rishfaqet në fillim të pjesës së dytë, përzier me mllef të papërmbajtur, kur i drejtohet zemërcoptuar Shqipërisë:

Po sot, Shqypni, po m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrzuem përdhe!

Poeti zbulon edhe shkaqet e kësaj gjendjeje: shqiptarët kanë harruar "besën e të parëve„ dhe janë përçarë në Fè të ndryshme. Dhe si ideolog dhe militant i lëvizjes kombëtare, autori u drejtohet bashkatdhetarëve:

Po jeni vllazën t'gjithë, more t'mjerë

Megjithëse toni elegjiak ndihet edhe në vargje të tjera të pjesës së dytë, poeti nuk bie në dëshpërim, madje me këtë mënyrë ai kërkon të prekë në sedër gjithë shqipëtarët. Kujt i bën zemra të shohë të poshtëruar, të coptuar e të dobët nënën e dashur. Me besim të patundur në forcën dhe shpirtin patriotik dhe luftarak të tyre, poeti i jep tone burrërore vargut dhe ngre zërin për luftë të armatosur, si e vetmja rrugë për ta shpëtuar atdheun nga shtypja e mjerimi. ثshtë nder që jetën t'ia falësh Shqipërisë.
Vjersha që nis me një pasthirrme tronditëse, elegjiake, mbyllet me një apostrofë kushtruese:

Coniu, shqiptarë, prej gjumit, çoniu,
të gjithë si vllazën n'një besë shtrëngoniu,
e mos shikjoni kisha e xhamia,
feja e shqiptarit asht shqiptaria!

Vetëm një atdhetarizëm i flaktë mund te krijonte vargje me një forcë të tillë, vargje që shpallën parrullën e madhe rilindase se kombi është mbi çdo fè, se shqiptaria, atdheu, e ardhmja e tij janë gjithçka. P.Vasa është një nga të parët që lëshoi kushtrimin për t'u bashkuar pa dallim feje.
Vërtet në pikpamje të kompozicionit vjersha përbëhet prej dy pjesësh dhe theksi vihet më tepër tek e dyta, por patosi i saj i drejtohet edhe së ardhmes. Ajo u shkrua e frymëzuar nga aspiratat për ta parë Shqipërinë të lirë, të përparuar e plot dinjitet. Vjersha "O moj Shqypni„ është një nga krijimet më të frymëzuara të poezisë shqiptare. Figuracioni i pasur e shprehës, epitetet, krahasimet, pyetjet retorike plot ngarkesë emocionale, shkodranishtja e kuptueshme dhe e ëmbël e bënë atë aq ndikues tek masat. Vargu dhjetërrokësh (pesërrokësh i dyzuar) i jep poezisë një ritëm marshi, në përputhje me përmbajtjen, duke sintetizuar thuajse gjithë idetë e lëvizjes kombëtare: krenarinë për të kaluarën, dashurinë për vendin, urrejtjen për robërinë, thirrjen për bashkim, vjersha "O moj Shqypni„ u bë një nga kryeveprat poetike të Rilindjes.
 

CoNNecT

Administrator
O Moj Shqypni

O Moj Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n'luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht da.


Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t'zezë.
Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s'e do
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.
 

ymer

Antarë
Bardha e Pashës në vitet 2000

Vepra 120-vjeçare e rilindasit Pashko Vasa. “Bardha e Temalit”, ribotohet i pari roman i shkruar nga një shqiptar. Rilexohet me çelësat dogmatikë


Nuk ka shqiptar që të mos i dijë dy vargje nga poema “O moj Shqypni” e Pashko Vasës (1825-1892). Janë si melhem i zi edhe për gjendjen e sotme shpirtërore, morale apo fetare të shqiptarëve. “O moj Shqypni, e mjera Shqypni/ Kush të ka qitë me krye n’hi” përdoren shpesh si retorikë për klasën e sotme politike; “edhe mos shikoni kisha e xhamia/ fe e shqyptarit asht Shqyptaria” sillet si mentalitet dëshmitar në debatet për identitetin fetar të shqiptarit. Aktivistin e Rilindjes ia kujtojmë sot lexuesit si prozator, pavarësisht se të vetmin roman të tijin dhe i pari në letërsinë shqipe e shkroi në gjuhën frënge, nëntë vjet para themelimit të alfabetit të shqiptarëve, pra më 1890. “Bardha e Temalit” është botimi i fundit i “Naim Frashërit”, sipas përkthimit nga frëngjishtja të Sotir Cacit me parathënien e Dhimitër Shuteriqit, vepër që nuk është shpërndarë akoma si duhet në treg. Po nuk është vetëm kjo. Për “Bardhën” e Vasës thuhet se është libër i piratuar në gjithë këto vite. ثshtë e vërtetë? Pyetëm drejtorin prej dy vitesh e gjysmë të shtëpisë botuese “Naim Frashëri” që nuk i ka mbeturgjë nga lavdia e dikurshme. “As që diskutohet dhe ka të njëjtin fat që kanë dhjetëra e dhjetëra tituj të marra nga “Naim Frashëri”. E kanë botuar 2-3 shtëpi botuese emrat e të cilave nuk mund t’i them tani, por që botimet kanë qenë pa etiketën e “Naim Frashërit”,” na tha Bahri Myftari. “Faktikisht, - do thoshte ai, - botimet pirate nuk ma merr mendja se gjenden në qarkullim, duke tatuar pulsin e tregut dhe kërkesat, veç kësaj ai botim që më ka rënë mua në dorë nuk është absolutisht i krahasueshëm me tonin.”

Në të vërtetë as vetë ky “Naim Frashër” që drejton Myftari nuk tregohet i sinqertë deri në fund me botimin. Në faqen e të dhënave jepet edhe numri i celularit të drejtorit, por jo të dhënat për ribotimet që i janë bërë “Bardhës” në vite.

Libri në fjalë ka një fjalë hyrëse të Dhimitër Shuteriqit. A nuk do ishte mirë që botimi i rrallë të kishte edhe një vështrim studiuesi të kohës sonë, për t’i bërë një lexim “tjetër” veprës së vitit 1890? “Po, po, e kam pasur parasysh edhe këtë që thua ti, po studiuesit e përkthyesit ku t’i gjesh” përgjigjet Myftari.

Parafjala e Shuteriqit na çon në vitet e regjimit kur feja, një element që ai e merr për diskutim nga romani “Bardha e Temalit” shihet si një “kufizim i autorit”, i cili “nuk e ka kuptuar se sa false dhe e paaftë është për të sjellë emancipimin shoqëror, për të siguruar një të ardhme më të mirë”.

Në prezantimin që i bën Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve shtëpisë botuese “Naim Frashëri” thotë se pas viteve 90-të, kjo shtëpi duke larguar njëherë e mirë parimet dogmatike të trashëguara nga realizmi socialist, u përpoq dhe mundi të kapë kohën, të shfrytëzojë traditën e mirë, të shfrytëzojë hapësirat e reja, dhe të vërë për kryefjalë: cilësinë, vlerën e veprave apo të autorit.

Pikërisht për fotokopjimin e leximit të traditës ishte fjala, kur drejtori Myftari që është vetë shkrimtar, e ktheu: “Edhe sikur të kenë bërë ndonjë gabim të vogël ata “të vjetrit”, janë shumë të falshëm në krahasim me gabimet dhe ato që ndodhin sot në letërsi. Kështu që nuk mund t’i heqësh dot asgjë këtij botimi. Këtë jua them jo vetëm si nostalgji, jo vetëm si elbasanas, por realisht parathënia e Shuteriqit është shumë ndihmuese për lexuesin. Veç kësaj përkthimi është bërë nga një kryemjeshtër i frëngjishtes si Sotir Caci”.

Ashtu siç nuk kishte arsye dikur t’ia priste mendja njeriu, as vetë Sotir Cacit, “Naim Frashëri” i paguan të drejtë autori, e në mos qoftë, gjallë paguan trashëgimtarët.

Kështu vajzës së Cacit i ka takuar të marrë 30 mijë lekë të cilat familja e saj me dashamirësi nuk i ka tërhequr fare.

“Naim Frashëri”, pasi është mjelë sa është tharë, sot mbahet nga tre njerëz: drejtori, ekonomisti dhe menaxheri. Ajo boton letërsinë shqiptare të traditës dhe autori kryesor është Naim Frashëri. Po sot nuk është gjë e re ribotimi i Frashërit, Asdrenit, اajupit, sepse janë autorë të programeve shkollore. Në të kundërt, është i kuptueshëm edhe ky pak shërbim që i është bërë “Bardhës së Temalit”. Shkurt: pasuria e “Naim Frashërit” thënë nga goja e drejtorit Myftari, “janë veprat që kanë mbetur, ato pak që kanë mbetur, kryesisht të Naim Frashërit. ثshtë në interes të shtetit që ta mbajë këtë shtëpi botuese për të zbatuar politikat e veta”.

Le t’i kthehemi “Bardhës” jeta në të ardhmen e të cilës është e lidhur me këtëpanoramë të viteve dymijë. “Barda de Témal”, në origjinal ose “Scenes de la vie albanaise” u botua Paris më 1890 nga Albeert Savine, me pseudonimin Albanus Albano. ثshtë quajtur një roman shoqëror, një roman dokesh e zakonesh që për kohën kur është shkruar ngre probleme të rëndësishme si emancipimi i gruas. Bardha nga Temali përballet me kodet më të ashpra me të cilat një grua e kohës së saj dhe më vonë e kish lidhur jetën: martesë me një burrë të panjohur. Dhe në horizonte, aq e rrallë, shfaqet si shpëtim një dashuri me “një njeri qytetar”. “Pashko Vasa është mjeshtër në dhënien e nuancës dialektore. Nëse ka ndonjë naivitet në hartimin e konfliktit, është normale”, thotë botuesi Myftari. Ai e quan një peizazhist të jetës shkodrane, vend ku Vasa u lind, “një rilindas i madh edhe në letërsi”.
 

alfonci

Veri investigatio
Shqiperia, Pashko Vasa (ENGLISH-Albanian)

Oh, poor Albania, bruised from lashes
Who dared push your face in ashes?
Hailed once as a woman of noble birth,
Mother you were called by men of this Earth.
Rich you were, to tell the truth.
With lovely girls and handsome youth,
With lots of cattle, gardens, farms
With Latin rifles and other arms
With men of courage and women of cheer
In all the world you had no peer.
***
When guns boomed like the crack of thunder
Albania’s men rushed out of yonder,
And always fought well, till the end came,
And never soiled their name with shame.
When men of Albania pledged to fight,
All of Rumelia shivered with fright,
In fierce battles they fought and died,
With honor is their memory inscribed.
***
But now, Albania, you’re a sight of woe
Just like an oak tree brought down low!
All step on you as if you were dead,
And not one kind word to you is said.
Once you dressed well, like a woman high-born,
Today, your fine robes are badly torn,
You’ve lost your name, your faith, too,
And none is to blame for it but you.
***
Albanians, you are slaying one another,
In a hundred groups you're split with each other,
Some shout for country, some against sin,
One says I’m Turk, another Latin,
Others Greeks or Slavs profess to be,
Fools! You are all brothers can’t you see?
***
Priests and mullahs have made you mute
To keep you split and destitute.
Foreigners sit by your fireplace,
Your wives and sisters they disgrace,
And if money comes knocking on your door
The faith of your fathers you ignore,
You become slaves of alien boors,
Whose race and tongue differ from yours.
***
Weep, oh you rifles and you who care
Albanians, like birds, are caught in a snare,
Weep with us, you warriors all around,
For Mother Albania, lying on the ground;
She has no bread or meat to eat,
Nor fire in the hearth, nor light or heat,
Pale of cheek and unrespected,
She lies broken and neglected!
Gather you women, so pretty and spry,
Who know so well to weep and cry.
Come, for poor Albania let us mourn,
For she’s shorn of honor and forlorn,
She’s like a widow whose man is gone,
She’s like a mother without a son!
***
Who has the heart to let cruel death,
Take this brave women, panting for breath?
Can we allow aliens to smother
And trample on our cherished Mother?
No, no! Such shame no one can bear,
Such vile conduct all men forswear!
Let warriors die carrying the banner
Before Albania is lost in this manner
***
Awake, Albanians, it’s time to rise
And bind yourselves with brotherly ties;
Look not to church or mosque for pietism,
The faith of Albanians is Albanianism!
***
From Tivar all the way to Preveze
The sun sends down its light and rays;
It’s our land, the land of our ancestors,
To the death we’ll defend it from predators
Better to die for it like the men of old,
Than to live in shame before the Lord!

The poem "Albania" was written by Pashko Vasa in Albanian (1878) and is beautifuly translated into English by Professor Peter Prifti, USA!
 

alfonci

Veri investigatio
[video=youtube;0OGurlrz_qI]http://www.youtube.com/watch?v=0OGurlrz_qI]YouTube - Shqiperia e madhe[/video]
 
Last edited by a moderator:

orakulli

Anëtar i Respektuar
Pashko vasa ka qene madheshtor.Vargjet e tij,kane pas,kan dhe do te ken vlere per kombin tone perejetesisht.Asnjehere nuk esht zberthyer filozofia e tij.Ajo sot perfaqesohet nga nivelet me te larta te filozofise boterore.Ajo perfaqeson njekohesisht globalizmin,antidogmen sisdomos kunder kishave dhe xhamive nje prej armiqve me fshehte te brendshem te ketij kombi te cilat e kane shkaterruar ate psikologjikisht sidomos 5 shekujt e fundit.Shtetet moren zhvillim shume here me te shpejt kur u treguan vendin atyre.kete te paren e filloi te cilen e nisen Gjermanet dhe e perfunduan Anglezet.Keto dite papa i romes pas 500 vjetesh reabilitoi qendrimin ndaj Kalorsve templare.Shpresoj qe ndonje dite te nxjere nga arshivat sekrete te vatikanit Librat e shkruajtura ne shqip me te vjetrat ne bote dhe tja tregoi njerezimit.Ka ardhur koha per kete.
Pashko Vasa i njihte mire fete qe ka arritur ne nje konkluzion shume te avancuar per kohen kur e thote.Ato kane vlere universale per cdo komb te Europes edhe sot ku shume prej tyre akoma nuk jane shkeputur nga politizimi fetar i shoqerise,historise,gjuhesise etj.Shembuj jane Greqia,Serbia,Rusia,Italia e disa te tjere qe jane kryekeput ne pozicionin e qendrimit diktatorial dogmatik ne shume drejtime.Kja ka qene esht arsyeja kryesore qe keto kombe nuk krijojne me,nuk jane japin jane degraduar dhe jane burim negativiteti ne Europe dhe ne bote.Boten negative te sotme esht fatekeqesia jone qe ne i kemi fqinj.Mund te thuhet shume mire me plot gojen per Greqine,serbine dhe Rusine qe keto dogma te injektuara artficialisht tek njerezit ne shekuj ka krijuar kombe me plot gojen psikopatike.
Cdo thenie e Pashko Vases do analizuar sepse ai ska qene nen ndikim e Komunizmit ndonnjehere.Ai vetem perfaqeson polin me demokratik pozitiv te njerezve qe sot drejtojne pjesen me te madhe te botes.
 

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Pashko Vasa

Sa te dua o Shqiperi

Sa te dua, o Shqiperi,
sa me mall ndiej e sa deshire,
per ty gaz e dashuri
mu ne zemer me ka mbire!

Se per mua, o Atdhe,
je nje lule aq e vyer,
sa nuk gjendet permbi dhe
shpirtin tim per te ushqyer!
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pashko Vasa

[h=1]PASHKO VASA Ideologu i madh i Rilindjes[/h]
E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët » - manifesti madhor ideo-politik i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare është dokumenti, që tregoi së ndërgjegjja ideore e shqiptarëve kishte avancuar dhe ishte gati për pavarësinë...

Më 29 qershor u mbushën 120 vjet nga vdekja e rilindasit të madh Pashko Vasë Shkodranit. Nuk është vetëm ky përvjetor që na shtyn në 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë ta përkujtojmë këtë rilindas të madh, i cili vuri një gur jo të zakonshëm në themelet e shtetit shqiptar të pavarur. Ai nuk ishte vetëm poet i madh që hyri në historinë e Letërsisë Shqipe me poezinë e tij « O, moj shqipni ».

Duhet pranuar se P. Vasa qe i pari, i cili argumentoi me veprën e tij madhore « E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët » aspiratat kombëtare të shqiptarëve dhe rrugën që duhej të ndiqnin ata për sendërtimin e synimit final të Rilindjes. Analizën dhe përfytyrimin e tij shkencor mbi të ardhmen e Shqipërisë ai e vuri në bazën e Programit autonomist të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizatën, të cilën sapo e kishte themeluar me Iljaz pashë Dibrën dhe pesëdhjetë e sa delegatët e Kuvendit historik të Prizrenit, pak para botimit të veprës së tij. Përkrah tyre u radhitën pa lëkundje përfaqësuesit e viseve të tjera që nga Omer Prizreni e Daut Boriçi e deri te Abdyl Frashëri e plot të tjerë të cilët nuk u ndodhën në Prizren, më 15 qershor 1878.

اështja kombëtare

Pashko Vasa diti ta shfrytëzonte me mençuri për të mirën e çështjes kombëtare, qoftë edhe kur ishte i shtrënguar t’i maste fjalët, interesimin që kishte atëherë Porta për t’i qetësuar shqiptarët. Të revoltuar nga kapitullimi i saj para Rusisë në Shën Stefan dhe pafuqishmërisë përballë vendimeve të Fuqive europiane në Berlin ata po ngriheshin të revoltuar për t’i bërë ballë rrezikut.

Pjesa historike e veprës « E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët » e P. Vasës riprodhon përmbajtjen e studimit të tij të mëparshëm në gjuhën shqipe « Shqypnija e Shqyptart », duke i bërë disa shtesa. Më e rëndësishmja midis tyre është padyshim, ajo mbi pashallëqet e mëdha shqiptare të shekullit XVIII dhe të fillimit të shekullit XIX. Autori i miraton veprimet e Mustafa Bushatit dhe të Ali Tepelenës: « Që të dy kishin ditur të bashkonin elementin mysliman e të krishterë në të njëjtën ide atdhetare dhe në të njëjtin vrull lavdie ushtarake »

Gjendja ekonomike-shoqërore dhe kulturore-arsimore e Shqipërisë nën sundimin osman, sipas Pashkos, përjashtonte në të ardhmen e afërt, ndarjen e saj nga Turqia. Në një zgjidhje të tillë shqiptarët do gjendeshin, sipas tij, para rezikut të binin nën një sundim tjetër po të huaj dhe të shkombëtarizoheshin, duke humbur midis diskutimeve të pafund. Edhe qeveria perandorake, sipas autorit të veprës, kishte interes ta lidhte pas vetes Shqipërinë, duke e bërë të aftë « me reforma radikale, në gjendje të zhvillojë inteligjencien e vet, pasuritë e veta dhe fuqinë e vet ushtarake ». Më tepër se me një konstatim kemi të bëjmë me rekomandimin e argumentuar, të cilin P. Vasa ia parashtronte me këmbëngulje Portës së Lartë. Për vijimin e bashkëjetesës së shqiptarëve me osmanët atë si shume të tjerë e kishin bindur punimet e Kongresit të Berlinit.

Autori i manifestit ideologjik të Lidhjes dhe mbarë Rilindjes arrinte në përfundimin : « Shqipëria të bashkohet në një vilajet të vetëm, t’i jepet asaj një organizim i thjeshtë, kompakt dhe i fortë për t’i bërë vend gjerësisht në të elementit vendas dhe për të nisur, nën Skeptrin e Madhërisë së tij Sulltanit, një erë bashkimi, mirëkuptimi dhe vëllazërimi për të gjitha besimet ». ثshtë e nevojshme, thekson më tej autori, « një administratë e vetme, me ligje të barabarta për të gjithë ». Në këtë mënyrë, përfundonte ai, do t’i hapej rruga zhvillimit të gjithanshëm të vendit.

Porse idetë programore të Rilindjes të argumentuara nga P. Vasa nuk kanë arritur të vlerësohen dhe të vihen në pah plotësisht nga historiografia shqiptare.

Punimet

Në punimet kushtuar këtij rilindasi pranohet, here pas here, se ai si një ndër përfaqësuesit më të parë dhe kryesorë të asaj plejade atdhetarësh të shquar, e cila me veprat dhe idetë e saj frymëzoi dhe udhëhoqi Rilindjen Kombëtare Shqiptare, u bë shtyllë e fuqishme e gjithë kësaj lëvizjeje mbarëpopullore për bashkim dhe çlirim kombëtar.

Sipas Mehdi Frashërit, P. Vasa me veprën « E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët » bëhet interpret i qëllimeve që përfshinte parashtresa e Lidhjes së Prizrenit e datës 15 qershor 1878 me kërkesën për bashkimin e vilajeteve shqiptare në formë autonomije. Përkthyesi dhe botuesi më i parë i kryeveprës së Vasës në gjuhën shqipe, më 1935, arrin të vlerësojë se Shqipëria e bashkuar me këtë mënyrë «do të peshonte me rëndësinë e saj në çështjet ballkanike ».

Vlerësime objektive të figurës së P. Vasës janë realizuar kryesisht në punimet kushtuar jetës dhe veprës së tij, krijimtarisë së tij letrare dhe mendimit të tij politik-shoqëror, kryesisht në studimet biografike dhe historiko-letrare. Midis tyre dallojnë monografia e prof. V. Balës, studimet e prof. Zija Xholit dhe prof. Jorgo Bulos.

Ndërsa në trajtesat e mirëfillta historike kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mungojnë vlerësime të tilla që ta përfshinin veprën e Pashkos në rrjedhat e kohës. Aty, në të vërtetë, është dhe vendi që ndihmesa e tij kryesore ideologjike, politike dhe organizative të shihet në kontekstin e zhvillimeve të atyre viteve e për pasojë të zinte vendin e merituar. Madje, në këto punime arrihet deri, siç do ta shohim, në mospërfilljen e plotë ndaj veprës madhore « E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët ».

Në botimin e parë të “Historisë së Shqipërisë” (1965) Pashko Vasa vlerësohet si figura kryesore e lëvizjes mendore e letrare shqiptare në periudhën 1878-1881. Me veprën letrare dhe publicistike-historike dhe si hartues i një vargu promemoriesh që i shërbyen drejtpërsëdrejti luftës që po bënte Lidhja e Prizrenit, u bë shprehës konsekuent i kërkesave dhe pikëpamjeve më të përparuara dhe realiste të lëvizjes patriotike shqiptare të kohës. Megjithëse nuk vihet në pah kryevepra e Pashkos kemi të bëjmë me një vlerësim objektiv të ndihmesës së tij gjatë Rilindjes.

Pranohet se autori i veprës « E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët » shprehet se rrugëdalja nga gjendja që ishte krijuar në vend pas zbatimit të Tanzimatit, ishin « reformat rrënjësore ». Ai konsiderohet shprehës i mendimeve të qarqeve përparimtare që kishin marrë pjesë në Lidhjen e Prizrenit. Në përfundim të analizës së tij prof. A. Buda konkludon, se kërkesat politike kombëtare të Pashko Vasës përmblidhnin, në të vërtetë, kërkesën për autonominë territoriale-administrative të Shqipërisë.

Porse vlerësimet realiste të veprës së Pashko Vasës, në botime si « Historia e Shqipërisë » parashtrohen në paragrafët kushtuar zhvillimit të letërsisë dhe lëvizjes mendore dhe kulturore shqiptare e përkatësisht mendimit, politik, filozofik dhe shoqëror dhe letërsisë politike gjatë viteve të Lidhjes së Prizrenit. Në këtë mënyrë ato janë dhënë të shkëputura nga shtrati i natyrshëm ku lindën dhe të cilit i shërbyen fuqimisht, të shkëputura nga veprimtaria e udhëhequr nga kjo organizatë kombëtare mbarëshqiptare, për themelimin e së cilës Vasa luajti një rol parësor.

Ndryshe nga ky inkuadrim jo me vend i ndihmesës së P. Vasës në vitet e Lidhjes së Prizrenit, programi politik i Sami Frashërit dhe ai i Ismail Qemalit të parashtruar në kapërcyell të shekujve XIX-XX, janë analizuar, me të drejtë, në periudhën kur ato u hodhën në qarkullim. Ato jepen të lidhur ngushtë jo vetëm me veprimtarinë e autorëve të tyre por dhe me zhvillimet e vrullshme në vend. Për shembull, vepra e Sami Frashërit « Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe çdo të bëhetë? » trajtohet krahas veprimtarisë së Lidhjes së Pejës, në funksion të detyrave dhe të synimeve të Lëvzjes Kombëtare në fund të shek. XIX. Ky qëndrim injorues ndaj platformës ideore dhe ndaj programit politik të Lidhjes së Prizrenit të parashtruar nga P. Vasa në studimet kushtuar Lidhjes nuk mund të mos çonte në nënvleftësimin e personalitetit të tij në tërësi si ideolog i saj dhe i mbarë Rilindjes. Një prirje e tillë minimizuese e vlerësimit të P. Vasës vjen dhe thellohet më tej.

Vepra « E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët » u bëhet e njohur lexuesve të vëllimit të dytë të « Historisë së popullit Shqiptar » pasi është trajtuar e gjithë ecuria e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare deri në vitin 1908, afro 30 vjet pas daljes në qarkullim të veprës në fjalë (!) Për këtë vepër lexuesi merr njohuri pasi atij i është folur gjerë e gjatë për veprën madhore të Samiut « Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhetë ? », e cila ka dalë njëzet vjet pas saj. Në këtë kronologji të përmbysur mendimi politik e shoqëror i Vasës nuk mund të merrte përmasat që i takon. Në botim nuk mungojnë vlerësimet objektive të autorit, prof. Jorgo Bulos, të paragrafit përkatës kushtuar këtij personaliteti madhor të Rillindjes sonë jo vetëm në rrafsh letrar artistik, duke pranuar se kemi të bëjmë me një reformator dhe një statist vizionar. Në veprën e P. Vasës janë shkrirë argumenti shkencor i historianit, shpirti i poetit dhe forca, në radhë të parë do të thonim ne, e formuluesit më të pare dhe, jo vetëm, siç pranohet, e propagandistit të ideve madhore të Rilindjes.

Ndihmesa e Pashko Vasës

Porse, ndryshe nga ky vlerësim, po në këtë botim, ndihmesa e P. Vasës në jetën mendore dhe politike të kohës së vet jepet, në të vërtetë, jashtë kuadrit historik të saj. Ajo nuk mund të trajtohet 30 vjet me vonesë e për më tepër veçmas parashtresave që ai, i vetëm apo dhe me të tjerë, u dërgoi në vitin 1878 përfaqësuesve diplomatikë evropianë në Stamboll. Janë këto parashtresa që i paraprinë manifestit të Rilindjes « E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët ».

Për veprën e P. Vasës nëpër faqet e Historisë së Shqipërisë qoftë në botimin e parë të vitit 1965 qoftë në atë të dytë të vitit 1984 flitet krahas punimeve të tjera që dolën aso kohe, të cilat nuk kanë rëndësinë dhe peshën e veprës madhore të Vasës. Të tilla qenë «Apologjia» e Jani Vretos e botuar greqisht në Stamboll më 1878, « Bisedime të ditës që meritojnë vëmendje » e Jusuf Ali beut botuar bullgarisht në Sofje në po atë vit. Më pas dolën në dritë «Ankime të shqiptarëve» e Eftim Brandit botuar greqisht në Athinë më 1880 dhe botimi anonim «Shqiptarët dhe demostrata navale përpara zhurisë eprore të shtypit » botuar frengjisht po atë vit.

Vlerësimet që i bëhen P. Vasës nga autorë të veçantë si figura kryesore e lëvizjes mendore e letrare shqiptare në periudhën e viteve 1878-1881 mbeten të pamjaftueshme për t’i dhënë atij vendin që meriton në Lëvizjen Kombëtare të shqiptarëve gjatë viteve 1878-1881 e më pas deri në fund të shekullit XIX.

Nga njera anë, pranohet se me veprat e tij letrare dhe publicistike-historike dhe si hartues i një vargu përkujtesash që i shërbyen drejtëpërdrejtë krijimit dhe veprimtarisë së Lidhjes së Prizrenit, Pashko Vasa u bë shprehës konsekuent i kërkesave dhe i pikëpamjeve të lëvizjes atdhetare shqiptare të periudhës.

Nga ana tjetër, këto vlerësime të vendosura përkrah veprash të cilat, pa dashur të mohojmë rëndësinë dhe rolin që ato luajtën në atë kohë, nuk patën peshën, forcën dhe rrezatimin e veprës së P. Vasës. Një trajtim i tillë e relativizoi në shkallë të madhe deri në zbehje rëndësinë e kryeveprës së tij. Kjo prirje ndjehet edhe në karakterizimin e përgjithshëm që i bëhet autorit të saj në vepra të tjera me karakter përgjithësues. Autori i zërit kushtuar Pashko Vasës në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (1985), Prof. V. Bala, sikur tërhiqet nga vlerësimet objektive të bëra më parë prej tij rreth kësaj figure, në shkrime të shumta e sidomos në biografinë kushtuar atij Në ndonjë rast vepra e Pashko Vasës as nuk zihet në gojë. (Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Prizren, 2001).

Relativizimi, mund ta quajmë paradoksal, i rëndësisë së ndihmesës së Pashko Vasës në rrafsh ideologjik, politik dhe organizativ gjatë viteve të Lidhjes së Prizrenit shprehet në mënyrë të theksuar dhe në punimet monografike kushtuar që më parë kësaj periudhe. Autorë si Xhafer Belegu, edhe pse u referohen përkujtesave të Pashko Vasës drejtuar kancelarive evropiane as nuk e përmendin veprën madhore të tij « E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët ». Në këto rrethana nuk mund të pritet ndonjë vlerësim qoftë edhe me dy fjalë i manifestit të parë idoepolitik të Rilindjes sonë Kombëtare. Edhe atë herë kur ndonjë prej tyre, qoftë ky një njohës shumë i mire i kësaj vepre si Mehdi Frashëri i cili edhe kur përqëndrohet kryesisht në anën diplomatike të veprimtarisë së Lidhjes nuk e përmend fare veprën, të cilën ai vetë e ka përkthyer dhe pajisur me shënime në gjuhën e P. Vasës.

Ky qëndrim thellësisht nënvlerësues dhe, madje, dhe injorues vijoi edhe në monografitë që u përgatitën dhe u botuan pas 100-vjetorit të Lidhjes edhe kur në ndonjërën prej tyre vihen në pah kontaktet e tij të rëndësishme me diplomatët e huaj, sidomos me ato britanikë.

Edhe në ndonjë trajtesë kushtuar përpjekjeve të Lidhjes së Prizrenit për mbrojtjen e të drejtave të kombit shqiptar në arenën diplomatike evropiane injorohet plotësisht Pashko Vasa. Për këtë temë nuk mund të lihet m’anësh kontributi që solli në këtë fushë me memorandumet e sidomos me kryeveprën e tij të botuar në disa gjuhë.

Në mjaft punime më shumë vlerësohet poeti se sa ideologu dhe diplomati i L.K.Sh. Edhe kur pranohet se P. Vasa argumenton me mençuri dhe urtësi mëvetësinë dhe identitetin etnik të shqiptarëve si në Veri edhe në Jug të trojeve të tyre, ai vlerësohet thjesht si publicist dhe jo si ideolog i Rilindjes. Deri në këtë shkallë vlerësohet Pashkoja edhe kur përgënjeshtron « Megaliidenë » shoviniste greke në atë kohë, e cila, sipas prof, A. Putos, përpiqej t’i mbështeste pretendimet territoriale mbi Shqipërinë Jugore në ngatërrimin e qëllimshëm të besimit fetar me kombësinë. Siç shihet edhe pas konstatimesh plotësisht të goditura nuk arrihet në vlerësime dhe përgjithësime adekuate përsa i takon karakterizimit të përgjithshëm të ndihmesës së veprës madhore të P. Vasës në mbrojtje të çështjes kombëtare në arenën evropiane.

Përkundrejt këtij injorimi apo dhe vlerësimi me shumë kursim të veprës dhe të figurës së P. Vasës dhe të rolit të tij në vitet e vrullshme të Lidhjes së Prizrenit në fushën diplomatike, shohim që të vlerësohet lart dhe me të drejtë nga të gjithë autorët që janë marrë me këtë temë, misioni diplomatik i Abdyl Frashërit dhe i Mehmet Ali Vrionit nëpër kancelaritë kryesore diplomatike të Evropës të asaj kohe. Krahas tyre e ndoshta dhe më parë se ata, sikurse në takimet me përfaqësuesit diplomatikë të Fuqive të Mëdha në Stamboll, në dyertë e këtyre kancelarive ka trokitur personalisht dhe sidomos me veprën e tij Pashko Vasa. Pra, roli që luajti ai me veprën e tij në rrafsh diplomatik nuk mund të injorohet, siç ka ndodhur në veprat e veçanta monografike kushtuar Lidhjes së Prizrenit si dhe në studimet kushtuar veprimtarisë diplomatike të saj. Nuk ta do mendja që A. Frashëri nuk ka paska qenë, sipas të birit, Mid’hatit, në dijeni të veprës së P. Vasës, kur atij Bismarku i qenka drejtuar: “Shkoni dhe shpenzoni disa kg ngjyrë duke shkruar vepra mbi historinë tuaj dhe mbi të drejtat tuaja kombëtare, pastaj trokisni në dyert e Europës.” (?!)/Prof.Gazmend Shpuza, Revista Java
 
Top