Pelegrinazhi i madh botëror në malin e Tomorrit. Fluks i paparë nga data 18-25 gusht, parashikohet mbi 700 mijë pelegrinë

Hera

Moderatorë
Staff member
Pelegrinazhi i madh botëror në malin e Tomorrit. Fluks i paparë nga data 18-25 gusht, parashikohet mbi 700 mijë pelegrinë

Ferdinand Samarxhi, Mjeshtër i Madh.

Sa herë që vijnë ngjarje, kulme të tyre, historia thërret në eposin e saj, në gurrat e lashta, thellësitë e honeve, mjegullnajave të kohës, për të laureuar historinë, gjenezën e kombit, trojeve tona. Sa më tepër dhe thellë të gjurmosh historinë, të kërkosh gjenet e kombit, para syve të shfaqet një tokë e lashtë, me tempullin e saj më të parin mbi dhe, një popull hyjnor, më i hershëm sesa populli i zgjedhur në Bibël, i Zotit. Historia befason me kulmet, rrjedhën e saj.





11096627_1572810582976460_5510028663395431503_n-300x300

Një tokë e lashtë sa historia, shkrimet e para të saj i mëson nga gurra mitologjike, ku dhe vështrimet e studiuesve ende nuk e kanë arrirë dot.

Historia më e lashtë e kombit tonë vërtitet dhe rrotullohet rreth Tomorrit hyjnor, rreth Malit Zot, aty ku gjenden kulmet e saj, shkëlqimi i lavdisë, shenjtërisë, madhështisë dhe krenarisë së gjenezës shqiptare. Tempulli më i lashtë, i pari mbi Dhe dhe i gjithë botës, historinë e tij mund ta shohësh larg dhe thellë, të çash mjegullnajat e kohëve, tisin e hapësirës, të fluturosh me krahët e shqiponjës Deodoninane, Zeusiane. Edhe pse kohët me largësinë e thellë të shekujve kërkojnë ta shpërfytyrojnë, ta zvenitin këtë madhështi, historia ndriçon më shumë, konturet e tempullit rriten dhe dimensionohen. Gjeneza e kombit shkëlqen dhe rrezaton pa mbarim historinë.

Tyrbe-e-Abaz-Aliut-2-1

Historishkronjësi i vjetër grek, P. Aravantioti, në librin e tij të botuar në Janinë, në vitin 1859, pohon: “Dodona është qendër pellazge, parahelenike, shumë më e vjetër se gjuha, perënditë dhe mitologjia greke”. Si e tillë, ky truall i të parëve tanë u njoh në krejt botën dhe dheun e lashtë. Këtë realitet e kanë pranuar vetë autorët më të moçëm helenë.

DODONA, AGIM I SHKRIMEVE TË PARA HOMERIKE, VIJIM I GJENEZËS

Homeri në poemën “Ilida” shkruan:

Mali-i-tomorrit

“O Mbret, Zeus, Dodonës Pellazgjike që banon larg, duke sunduar Dodonën, (Tomorrin e Sotëm), që e rrahin dimra, të rëndë e të egër”. Këtu, Zeusi, deshi të ndërtohet, Faltorja, më e vjetër, për njerëzinë, Orakullin e Tij, Dodonën Pellazgjike”.

Eskili, shekulli V p.e.s., te “Prometeu i lidhur”, 800, thotë “… Kur ju të keni arritur në tokën e molosëve të Dodonës së sipërme, ka një Orakull të Jupiterit Thesprot …”

Në librin VI, VII, ai shprehet se tempulli i Dodonës gjendet në majë të një mali të lartë, që është Tomorri i sotëm.

Abaz-Aliu-zu-Tomorrë

Herodoti nënvizon një detaj të veçantë, me interes të madh shkencor për gjenezën tonë. … Dodona është ndërtuar nga banorët vendës të Epirit, nga më të moçmit, pellazgët, arkadhët dhe tirrejtë. Herodoti, që e ka vizituar këtë kryetempull, kur flet për profecitë e Dodonës, priftëreshat e kryetempullit, në librin e tij thotë: “Dodona, faltorja e saj ka qenë më e vjetra nga gjitha të tjerat dhe më e para, kryetempulli më i lashtë mbi dhe”.

Dodona është ndërtuar në epokën më të hershme mitologjike. Lidhja argë – pellazgë – dodonë – likaonë – aijakas – pirej – hyllej – heklaidë – epirotë (Thesprot, Molos), është vertikale e drejtpërdrejtë e gjenezës sonë. Pindari pohon: “Prej Dodonës nisin fushat dodiane, sipas të gjithë gjasave janë fushat përpara Tomorrit, Myzeqeja, Fusha e Shqipërisë Perëndimore, Fusha e Elbasanit”.

mali i tomorrit4

HOMERI- PELLAZGËT, PARAARDHËSIT E GJENEZËS SONË

Hesiodi, libri i shtatë, fq.16, përmend si vend të faltores së Dodonës qytetin Sella të Sellopisë. Hellopia është një vend me plot ara pjellore dhe plot tufa të mëdha dhensh, lopësh, qesh. Të parët e këtij vendi ishin dhenarë, loparë ose siç thuhet ndryshe, vuvote.

Dëshmitë mitologjike dhe gjetjet historike dëshmojnë se banorët e lashtë të këtij vendi quheshin arë, argë, arkadhë dhe më pas pellazgë, likaonë, dorë, kadmej, hieraklidë, hylejë dhe në antikitet, ilirë. Në kohët homerike, banorët e këtyre vendeve quheshin pellazgë, në antikitet epirotë dhe ilirë, sinonimet e emrave të përgjithshëm etnikë kombëtarë të gjenezës sonë.

Homeri te “Iliada” thotë: “Pas enianëve vijnë perrebetë, që banojnë rreth Dodonës dimërkeqe”. Këto dy fise, sipas Homerit, ishin pjesëmarrëse në luftën e Trojës dhe banues pranë Dodonës pellazge.

mali i tomorrit3

Hesiodi, në shek. VIII-VII p.e.s. pohon se “Dodona dhe Lisi ishin qendra e pellazgëve”; se hyjnori Lykaon ishte i biri i Pellazgut, duke përforcuar kështu thënien e Homerit shekuj më parë, se pellazgët, paraardhësit e gjenezës sonë, ishin hyjnorë.

Prandaj, Zeusi deshi që këtu të ndërtohej faltorja më e vyer për njerëzinë, në Dodona, në këtë majë të lartë, Tomorr, dhe ajo të ishte Orakulli i saj.

Autori tjetër, Stefan Bizantini, për të lidhur më mirë vijimësinë dhe ardhjen e gjenezës pohon se Hellopia, me të cilën lidhet emri i krahinës, është gurra mitologjike e emrit ku pozicionohet tempulli. Hellopi ishte i biri i Jonit, emri etnik i Hellopies, krahinë përreth Dodonës. Joni është i biri i Durrahut. Joni është edhe i biri i mbretit ilir Adria, nga mori emrin deti Adriatik. Gjiri jonian është gjiri ku lindi Zeusi. Deti i Kronit dhe i Reas, sipas Pierre Grimanit, vendi ku shtegtoi nimfa arkage, Ioja, e ndjekur nga Zeusi. Sipas Eskilit dhe Ovidit, deti Jon, në hershmëri të thellë përfshin edhe detin Adriatik. Pseudo Skylasi, Tuqididi, Klod Ptolemeu, Tit Livi etj., pohojnë se paraardhësit “elejtë”, fis epirot, përkatësisht ilir, u përhapën në Italinë e Jugut. Në lashtësi figurohen disa qytete epirote me këtë emër, por edhe gjiri Elatea në Efyrë. Herodoti fillimisht besonte se emrat e hyjnive vinin nga Egjipti, por duke kërkuar, zbuloi se ata kishin ardhur nga barbarët. Origjina e fesë vjen nga barbarët, nga pellazgët dhe nga shenjtorja ilire epirote e Dodonës.

Priftërinjtë që shërbenin në tempull, edhe popullsia në viset përreth, fliste gjuhën e pellazgëve. Vizitorët që vinin nga krahinat greke, ishin të detyruar të merreshin vesh me përkthyes. Popullsia e Atamanisë (Aspropotam, nahijet e Xhumrekës e të Kalaritës) ishte pellazge, paraardhëse e gjenezës sonë. Qendra shpirtërore e tyre ishte tempulli i famshëm i Dodonës. Priftëreshat e faltores së Dodonës, Orakullit të Zeusit, Tomorrit të sotëm, nuk flisnin helenisht, por gugatnin si barbarë, një lloj gjuhe të veçantë, që me dëshmitë mitologjike, historike, që në shkrimet e para homerike dokumentohet dhe përcillet si gjuha jonë paraardhëse.

mali i tomorrit2

Sipas mitologjisë, në Orakullin e Dodonës, të gjithë njerëzit që vinin përtej viseve të Ilirisë Veriore, Jugore e gjithkund, nga të katra anët e botës, vinin të mësonin për fatin e tyre, parashikimin e tij. Tri plakat e Orakullit të Dodonës, që përmend Straboni, lidhen me emrin e fisit “Graik” – “Gratë”, që lokalizoheshin pikërisht në Epir. Fjala gra është vendëse, pellazge, thesprote, shqipe.

FEJA HELENE E ATHINËS BURON NGA ATDHEU I DODONËS, ARKADIA

Sipas babait të historisë, Herodotit, feja helene e Athinës buron nga atdheu ku ndodhet Dodona, nga Arkadia, nga “pleqtë”, d.m.th. nga pellazgë, nga Epiri, gjeneza e kombit tonë. Mendohet se ka disa orakuj të Zeusit, jo vetëm në trojet tona, por në Egjipt, Libi, Itali, Greqi; ka disa Orakuj të Zeusit edhe jashtë epirote, toske. Dionis Halikarnasi, në librin e tij të parë thotë se: “Pellazgu ishte i biri i Zeusit dhe i biri i Niobës së Foronit”. Dimë dhe mendohet se Zeusi ka lindur në Arkadia, në viset e Shqipërisë së sotme, se Foronidha në mitologji përfaqëson Jonin, Europën, një nga gratë e Zeusit, se dhe emri i nimfës lidhet me detin Jon. Në librin e dytë, ai pohon se Enea arriti në Dodonë me ushtarët më të zgjedhur, për t’i kërkuar mendimin Perëndisë, ku gjetën edhe ata trojanë që kishin ikur bashkë me Helenën. Enea mbërriti në vendin e enianëve, me të cilin e lidh jo vetëm emri i përbashkët, por siç duket, edhe origjina.

Halikarnasi fakton se pjesa më e madhe e pellazgëve shkuan tek aleatët, vëllezërit e tyre në Dodonë, kundër të cilëve askush nuk mendonte të bënte luftë, sepse ishin të shenjtë. Meqenëse vendi nuk i ushqente dot të gjithë, me porosi të Orakullit të Dodonës u hodhën në Itali, në Ombri, në lumin Pad ose Spine. Pas kësaj vatre, tradita e shenjtërisë, Dodonës, Zeusit, është përhapur në drejtim të Greqisë së sotme.

KURBANI FLI, SIMBOL ADHURIMI PËR PERËNDINË

mali i tomorrit1

Në lashtësi, diku mes Gjirokastrës dhe Sarandës së sotme, figurojnë dy qytete, Helanon dhe Helakranon, fjalë ku në rrënjë të tyre gjendet helliopia, helloi, selloi, ahello, hellan me rrënjët “hell”, duke faktuar se mishi i therur për nder të Zeusit dhe Dodonës pellazgjike piqej në hell, si blatim për perënditë. Këtu e ka prejardhjen edhe kurbani që bëhet sot në Tomorr, Dodonën pellazgjike, që nga thellësitë e lashtësisë së kohëve, që kanë ardhur dhe vijojnë edhe në ditët e sotme. Gjithë Epiri është “helli”, “selleis”, vendi i shkuarjes në hell të mishrave të pjekur, si flijim dhe blatim për perëndinë.

KRYETEMPULLI I LASHTË I DODONËS PELLAZGJIKE – HEROI I QERBELASË, ABAZ ALIU, VAZHDË E SHENJTËRISË DHE E PELEGRINAZHIT TË SOTËM

Në kohën kur në Qerbela po zhvillohej një luftë e pabesë, e pabarabartë midis 72 heronjve të saj, me në krye imam Hysenin dhe ushtrive të mëdha famëkeqe të Jezitit, të Mavisë, diktatorit famëkeq të kohës, ku po derdhej gjaku dhe shkruhej historia për liri, demokraci dhe emancipim njerëzor, Abaz Aliu, kur pa që armiku kishte helmuar lumin Eufrat dhe foshnjat me buzë të thara po vajtonin, siç thotë poeti ynë i madh i Rilindjes, Naim Frashëri, në poemën e tij historike “Qerbelaja”: …Ç’është ai që shkon kaluar Ikën si veriu me dy tre foshnja në duar është Abaz Aliu… Siç thotë legjenda, Abaz Aliu erdhi pikërisht në tempullin më të lashtë dhe më të shenjtë të botës, në Tomorr, siç do ta quanin më vonë rilindësit tanë, “Fron i Perëndive”, për të mëkuar foshnjat dhe luftëtarët e Qerbelasë, që vazhdonin si heronj të derdhin gjak për liri, emancipim njerëzor dhe për të bekuar si shenjtor që ish, këtë vend. Prej këtej, shkoi në Olimp dhe përsëri në Qerbela për të vazhduar luftën. Abaz Ali zu Tomorrë Erdhi afër nesh Shqipëris s’mbet e gjorë Se Zoti atë e desh. Sheh Hysejn Tusiu, që ishte studiues dhe kishte njohuri të mëdha për “Ujdhesën emëvonshme të Rumelisë”, për trojet tona, nisur nga stërgjyshi i tij i familjes profetike, erdhi si misionar dhe kishte sjellë me vete dokumente të ngarkimit të tij me misionin e përhapjes së fesë dhe Kuranit të atëhershëm të shkruar me dorë, shpatën, simbol të islamit dhe një torbë me dhe, të marrë nga vendi ku u zhvillua lufta e Qerbelasë dhe ranë dëshmorët, luftëtarët e saj, me në krye imam Hysenin dhe Abaz Aliun. Duke qenë se në këto troje gjendej tempulli më i lashtë në dhe, siç pohon Homeri, populli më hyjnor vendosi dhe erdhi pikërisht në këtë tempull, në majën e tij më të lartë, Çuka e Tomorrit, sot Abaz Ali, varrosi torbën me Dhe, duke krijuar kështu mekanim, Abaz Ali, varrin Kanotaf të tij.

Nisur nga vetë jeta e heronjve mitikë, që jeta e tyre është përkushtim për perënditë, që nga shek. XIV besimtarët bektashinj u përkujdesën, veçanërisht në shërbim të shenjtërimit, të këtij tempulli të lashtë, si vazhdë e devizë e urdhrit të tyre, bektashian, islam, “atdhe, komb, fe”.

Tradita, që nga fillesat e gjenezës, përkushtimet, adhurimet, blatimet, aferomat, në këtë tempull të lashtë sa historik, sa të shenjtë, Dodonës pellazgjike, Orakullit të Zeusit, Tomorrit të sotëm, legjendë dhe krenari e gjenezës sonë, i njohur sot dhe si tempulli i Abaz Aliut, vazhdon si atëherë ardhja e pelegrinëve nga e gjithë bota, siç vinin dikur nga viset e Ilirisë Veriore, Jugore e nga të gjitha skajet e botës së lashtë. Të gjithë pelegrinët vijnë për të mësuar dhe marrë fatin për jetën e tyre, si dikur nga priftëreshat e Orakullit të këtij tempulli të lashtë, të shenjtë, historik.

Tomorri sot, i gjithë mali, është një tempull i madh, që pret qindra e mijëra pelegrinë, një qytezë e tërë, e ngritur me të gjithë infrastrukturën e duhur, organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryegjyshit Botëror, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, dhe Gjyshatës së Skraparit, të drejtuar nga sekretari i saj, z. Zalo Qato.

pagjumë, njerëz që hedhin si dikur valle në logun dhe prehrin e tokës së tempullit, qytet i skenografuar me ndriçim, ekrane gjigante televizive, LED WAll, programe, ansamble, artistë nga të gjitha trojet, të organizuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, dekoruar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, laurat i medaljes “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me president z. Azgan Haklaj, Mjeshtë i Madh dhe sekretare të përgjithshme, znj. Enida Çami, Mjeshtër i Madh; njerëz që bëjnë kurban, fli për perëndinë, tempullin e tyre, Dodonën pellazgjike, Abaz Aliun – Baba Tomorrin.

Njerëz që blatojnë, bëjnë aferoma, luten dhe marrin fat nga ky tempull i lashtë, si ngazëllim i madh, si dikur për Apollonin.
 
Last edited by a moderator:

Hera

Moderatorë
Staff member
Festë madhështore me 600 mijë pelegrinë në Malin e Tomorrit, i pranishëm edhe kreu i opozitës turke

Mali i Tomorrit gjatë datave 18-25 gusht shndërrohet në pelegrinazhin më të madh të besimeve fetare në Shqipëri.

fest1


Pelegrinët udhëtojnë drejt malit të Tomorrit, një mal i konsideruar “i shenjtë”, pasi në të, sipas bektashinjve, prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu. Mali i Tomorrit ‘pushtohet’ gjatë 7- ditëve të peligrinazhit nga mijëra pelegrinë nga Shqipëria, diaspora dhe mbarë bota, të cilët udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit nën ritmet fetare të bektashinjve, pavarësisht besimeve fetare që i përkasin.

festa

Si asnjë vit tjetër, pelegrinazhi këtë vit parashikohet të kapë shifrën rekord të rreth 600 mijë njerëzve. Kryegjyshi Botëror, Baba Mondi, tha dje për News24 se vetëm në 4 ditët e para të këtij pelegrinazhi në Malin e Tomorrit kanë mbërritur rreth 400 mijë pelegrinë nga të katër anët e botës, madje edhe nga Australia, për të gëzuar këto ditë të bukura të Malit të Tomorrit dhe të Abaz Aliut.

URIMI

Ceremonia zyrtare e hapjes së këtij pelegrinazhi u bë me praninë e Presidentit të vendit, personaliteteve të tjera por edhe atyre ndërkombëtare. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, pasi uroi besimtarët, apeloi për më shumë paqe dhe forcim të harmonisë mes shqiptarëve. “Shoqëria njerëzore përballet me sfida, ku lakmia dhe smira po lufton paqen, aktet e dhunës dhe përgjakjet nga qarqe të caktuara duke i veshur ato me besime fetare, deviza bektashiane, pa atdhe nuk ka fe, kërkon mbështetje të besimtarëve e politikanëve që kjo devizë të jetë në të gjitha kohërat”, tha Kryegjyshi Botëror Baba Mondi.

tomor

Sipas tij, vepra e Abaz Aliut i dha shenjtërinë malit të Tomorrit. “Në lartësinë e këtij mali, ne kemi gjithashtu shenjtorin tonë, Abaz Aliun. Pavarësisht legjendave shumë shekullore që tregohen e transmetohen për .’Të nga brezi në brez, Ai vetë është një realitet i mbrekullueshëm i burrërisë përpara frikës, i jetës përpara vdekjes, i dashurisë para urrejtjes, i pastërtisë shqiprtërore përballë shpurës së Jezidëve. Ai ka qenë dhe do të mbetet modeli i burrit dhe i trimit që u identifikua deri në fund me vetë ndërgjegjen e shkëlqyer të Imam Hysejnit, paqja e Zotit qoftë me ‘Të! Emri dhe vepra e Abaz Aliut i kanë falur këtij kryemali të shqiptarëve, jo vetëm shenjtërinë e historisë, por edhe vlera të jetës që kemi jetuar dhe jetojmë. Ato kanë qenë dhe do të mbeten burime të kristalta të mendimeve dhe qëndrimeve tona, përballë realiteteve aq problematik që po kalon Shqipëria, Ballkani e më gjerë sot, duke na bërë të reflektojmë që të gjithë, për më shumë shpresë e dashuri, paqe e mirësi, besim e adhurim për Krijuesin”, u shpreh Kryegjyshi.

Të parët që vendosën në malin e shenjtë të bektashinjve janë barinjtë e fshatrave të Skraparit, të cilët ofrojnë për pelegrinët kurbanët e festës, qengjat, që janë dhe personifikimi i kësaj feste të veçantë. Gjatë 7- ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet e festës. Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.

Në festën e djeshme, ra në sy një numër shumë i madh të ftuarish, mes të cilëve dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Telat Xhaferri, të cilit iu dha Dekorata e Mirënjohjes nga Kryegjyshi Botërori Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj.

“Për kontributin e shquar në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, zyrtarizimin e gjuhës shqipe, konsolidimin e demokracisë dhe integrimin në strukturat euro- atlantike, bashkëjetesës nderfetare nderetnike”, ishte motivacioni i Dekoratës së Mirënjohjes për Kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut. Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, kërkoi më shumë respekt ndaj të ndryshmëve në fe dhe mendim për të jetuar në paqe.

Kreu i opozitës turke,Kemal Kilicdaroglu, nga mali i Tomorrit kërkoi bashkim në paqe të besimtarëve bektashinj nga Anadolli deri në Ballkan. Kilicdaroglu mori Dekoratën e Mirënjohjes nga Kryegjyshi Botërori Bektashinjve me motivacionin “Për kontributin e demokracisë dhe paqes ndërnjerëzore në Republikën e Turqisë”. Në fund të ceremonisë, Presidenti Meta dhe Kryegjyshi botëror i bektashinjve zbuluan statujën e Baba Ali Tomorrit të vendosur rishtaz në këtë vend të shenjtë.
 

Didi

C'est la vie.
A nuk u’a vret syrin ajo “p” e vogel ne fillim te fjalise?
 

Monique

Shine like a Moon!
Staff member
ja e rregulluam...
 

Artin

Anëtar i Respektuar
Dodona/Tomori është pellazgjik, ka pasur kulturën dhe fenë e tij, jo këto fete monotoiste që mundohen t'i veshin keta...
 

Imp4cT

Not Serious Member
Dodona/Tomori është pellazgjik, ka pasur kulturën dhe fenë e tij, jo këto fete monotoiste që mundohen t'i veshin keta...
Ciles fe i perkasin, me sa di une i faleshin gureve, zjarrit etc.
Koncepti i fetar ka ardhur shume me pas.
 

Artin

Anëtar i Respektuar
Ciles fe i perkasin, me sa di une i faleshin gureve, zjarrit etc.
Koncepti i fetar ka ardhur shume me pas.
Quhet fe pagane dhe u faleshin diellit dhe hënës.
Ka qenë një forum shqip, që kishte informacione interesante për fenë e vjetër nga të gjitha viset shqiptare, por nuk di në ekziston më.
 

Passion

Super Moderator
Staff member
Quhet fe pagane dhe u faleshin diellit dhe hënës.
Ka qenë një forum shqip, që kishte informacione interesante për fenë e vjetër nga të gjitha viset shqiptare, por nuk di në ekziston më.
Duhej te ish Zet-Land-Baptist etj per ta shtjelluar,por ka nga ata qe u'a vjedhin gjithe dijen e tyre,kerkimet e tyre,edhe botojne libra me pak modifikime. :)
 

Frank

No Love Lost, No Love Found!
Quhet fe pagane dhe u faleshin diellit dhe hënës.
Ka qenë një forum shqip, që kishte informacione interesante për fenë e vjetër nga të gjitha viset shqiptare, por nuk di në ekziston më.
Cila ka qene besimi i pellazgeve e me pas Ilireve?
 
Top