Sëmundja e Alzheimerit

braziljania

Anëtar i Nderuar
Vitamina B3 mbron nga sëmundja Alzheimer

Një studim i realizuar në SHBA tregon se vitamina B3 (e pranishme në mish, peshk, fasule, drithëra dhe patate) mund ta mbrojë trurin nga sëmundja Alzheimer.

Eksperimentet e realizuara te minjtë sugjerojnë se vitamina B3 sjell deri te zvogëlimi i pranisë së proteinave ‘tau’, të cilat paraqiten si pasojë e dëmtimeve nga sëmundja Alzheimer.

Krahas mbrojtjes nga sëmundja Alzheimer, studimi ka treguar se ushqimi i pasur me këtë vitaminë ndikon në ruajtjen e kujtesës.

Megjithatë duhet të kihet parasysh se niveli i lartë i vitaminës B3 mund të jetë toksik.


Telegrafi
 

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Eshte shume e keqe dhe e frigshme kjo semundja.......kam pas nje komshi qe ka pas sklerozen dhe qe dilte pa vetedije nga shtepi se e humbte kujtesen dhe bridhte rrugeve, qe ishte nje problem i madhe edhe per familjaret se nuk e din nga shkonte :(
Skleroza ne mos gaboj une eshte tjeter dhe alzaimer eshte tjeter...Eshte shume e frikshme si semundje dhe njerezit qe preken nga kjo semundje duan nje perkujdes te madh.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kur sklerozohesh sman me mend gje....
kurse Alzheimer eshte e reprezantuar nga humbje te kujteses te perkohshme por qe rivine...kjo ne fazen iniciale,,,,se deri ne fund arrihet ne nje gjendje ku pacienti humb kontakt me realitetin, sdi me kush eshte ca emri ka....biles nuk eshte me ne gjendje as te kryhej nevojat personale
 

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Kur sklerozohesh sman me mend gje....
kurse Alzheimer eshte e reprezantuar nga humbje te kujteses te perkohshme por qe rivine...kjo ne fazen iniciale,,,,se deri ne fund arrihet ne nje gjendje ku pacienti humb kontakt me realitetin, sdi me kush eshte ca emri ka....biles nuk eshte me ne gjendje as te kryhej nevojat personale
Nuk e di nese sclerosi multipla(keshtu quhet ne italisht) eshte e njejte me sklerozen.Nese eshte e njejte me kete atehere alzaimer dhe skleroza jane dy gjera krejtesisht te kunderta.Une kam parasysh konceptet ne italisht ç'eshte e verteta dhe nuk e di cila u perket ne shqip.
 

ssokoll

Release Yourself
une di se nese e ushtron trurin me llogari matematike apo ben dicka per ta lodhur trurin dhe nuk e len te vishket, mund qe kjo semundje te mos te bjer.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nuk e di nese sclerosi multipla(keshtu quhet ne italisht) eshte e njejte me sklerozen.Nese eshte e njejte me kete atehere alzaimer dhe skleroza jane dy gjera krejtesisht te kunderta.Une kam parasysh konceptet ne italisht ç'eshte e verteta dhe nuk e di cila u perket ne shqip.
Alzheimer edhe skleroze multiple....jan forma te sklerozes sipas dhe emrit, por kan ndryshim nga forma e shfaqjes dhe te simptomave

[me fal bianca jam pergjumesh e po shkruaja budalleqe]
 
Last edited:

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Sweety mos po ngaterron termat..Pasi sclerosi multipla te kap edhe ne moshe te re fare,ndersa alzaimer jo.
Do informohem cik me mire se me bere te dyshoj tani.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Skleroza multiple eshte nje afeksion neurollogjik kronik i cili afekton trurin, palcen dhe nervet optike.
Kurse Alzheimeri eshte nje afeksion degjenerativ [dmthn degradohet truri] i trurit qe shfaqet ne pergjithsi ne moshat madhore...
 

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
"La sclerosi multipla, chiamata anche sclerosi a placche, è una malattia infiammatoria cronica demielinizzante che colpisce il sistema nervoso centrale (cervello e midollo spinale) a patogenesi autoimmune."

"Il morbo di Alzheimer è una demenza progressiva invalidante ad esordio prevalentemente senile (oltre i 60 anni, ma puٍ manifestarsi anche in epoca presenile - prima dei 60 anni) e prognosi infausta. Prende il nome dal suo scopritore, Alois Alzheimer."

Sweety ja ku i ke perkufizimet e ketyre qe them une.Ti solla ne italisht se keshtu kupton ndryshimin e ca dua te them une.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Po bianca....flm ta kisha shkruar dhe une me siper perkufizimin....
sme ka dal akoma gjumi
 

inushja2

preshevare
nuk eshte e then qe kjo semundje medoemos eshte e moshes pas 60-tave , ndodh qe edhe shum me te rinje te preken ...plus qe mund te dihet kur zbulohet po ajo mund te ket fillu shume kohe me perpara...
Kta persona ka fundi fillojn e "flasin" me njerez qe kan vdekur prej kohesh... me nje fjal ne fund e humbin fare me jeten reale
Thuhet se mund te jetojne nga 5-10 vjet personat kte semundje, po seshte definitive...numri i pacientave te prekur nga sindroma ne fjal eshte rritur dhe pritet qe ne vitet e ardhshme te jet ne rritje akoma me te madhe

E mira eshte qe te vizitohet psikisatri sa me shpejt kur te verehen shenjat e para, dhe ne baz te dy llojeve te testeve ai mund ti vi sado pak ne ndihme pacientit.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Me sa di une ska shpetim per kete smundje, mbase mund te ngadalsohet...por nuk zhduket fare...
Po ashtu pacientat e afektuar ne fazen finale jo vetem flasin me te vdekurit, por nuk jan me konshtient as te vene ne banjo per te bere nevojat fiziollogjik te njeriut
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Sëmundja e Alzheimerit

"Fast Food" dhe sëmundja Alzheimer

Një studim i realizuar te minjtë sugjeron se 'ushqimi i shpejtë' ndërlidhet me ndryshimet në tru të cilat janë karakteristike për sëmundjen Alzheimer.
Shkencëtarët suedezë nga Instituti Karolinska kanë vërtetuar se ushqimi i pasur me yndyra, sheqer dhe kolesterol mund ta rrit prirjen e zhvillimit të ndonjë forme të demencës.

Analiza e trurit të minjve laboratorikë ka treguar se “Fast Food” nxit formimin e substancave toksike, të quajtura tau-proteina.

Sëmundja Alzheimer ose demenca senile është sëmundje neuropsikiatrike, e cila karakterizohet me rënien e proceseve psikike, në radhë të parë atyre të kujtesës dhe intelektit.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Një bimë e lashtë mjekësore premton shërimin e Alcajmerit

Ekspertët thonë se në botë ka të paktën 30 milionë vetë që jetojnë me Dementia, simptomë e Alcajmerit që shkakton humbje kujtese.

Në vitin 2050 ky numër mund të arrijë në 100 milionë. Deri tani kërkimet për gjetjen e një kure kanë qënë të pasuksesshme, ndërsa një studim tregon se një bimë e lashtë mjekësore është premtuese.

Tre mijë persona të moshuar morën pjesë në një studim për të provuar nëse bima mjekësore Ginko Biloba mund të ndihmojë përmirësimin e kujtesës. Të moshuarve në studim, të moshës mbi 75 vjeç, iu dha tablet 120 miligramësh ginko biloba, dy herë në ditë.

Rezultatet ishin zhgënjyese për shkencëtarët, sepse ginko biloba nuk ndikoi në përmirësimin e kujtesës. Madje shoqata amerikane e mjekësisë paralajmëron se kjo bimë mund të jetë e dëmshme. Shumë pjesmarës në studim përjetuan goditje në tru, ndërsa tek ata me sëmundje kardio-vaskulare rreziku për t’u prekur nga dementia u shtua.

Doktor DeKosky, një nga autorët e studimit, thotë se ai dhe shkencëtarë të tjerë do të vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një trajtimi që do të ndalte keqësimin e humbjes së kujtesës tek të moshuarit. Ndërkohë një studim tjetër mbi Ginko Bilobçn po kryehet nga shkencëtarët në Francë. Shkencëtarët amerikanë besojnë se studimi në Evropë do të japë prova të tjera se Ginko Biloba nuk është në gjendje t’i ndihmojë pacientët me Alcajmer. /voa/
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Sëmundja e Alzheimerit

Mposhtni sëmundjen Alzheimer me ushtrime

Ushtrimet trupore të cilat përfshijnë nxehjen dhe zgjatjen, dhe të cilat kryhen së paku tri herë në javë me nga 75 minuta mund të përmirësojë gjendjen e pacientëve me demencë.
Ushtrimet e organizuara të cilat janë të dizajnuara për përmirësimin e forcës, fleksibilitetit, lëvizshmërisë dhe koordinimit, mund ta përmirësojnë gjendjen e përgjithshme të pacientët me sëmundjen Alzheimer (demencën senile).

Personat me këtë sëmundje të cilët i kanë të kufizuara mundësitë fizike, janë shumë pak të aftë për kryerjen e aktiviteteve të përditshme, gjë që ndikon në kualitetin e tyre jetësor.
Shkencëtarët nga Universiteti i Madridit (“Universidad Europa de Madrid”) kanë analizuar ndikimin e ushtrimeve fizike te pacientët me sëmundjen Alzheimer, femra dhe meshkuj me moshë mbi 70 vjeç, brenda 12 javësh. Ushtrimet kanë qenë të thjeshta: nxehje, zgjatje, ecje, lëvizje të nyjave, trajnime me gomë elastike, si edhe trajnime të koordinimit me anë të topit.

Rezultatet kanë treguar përmirësim të dukshim të fuqisë dhe fleksibilitetit, edhe të pjesës së sipërme edhe të pjesës së poshtme të trupit; aftësi të mbajtjes së baraspeshës, aftësi të ecjes më të lehtë dhe qëndrimit në një pozitë. Në këtë mënyrë këta pacientë ka krijuar aftësi për të kryer aktivitetet e përditshme, shkuarjen në tualet, çuarjen nga krevati, mbajtjen e higjienës personale etj.
 

Amoksiklavia

FiReFly^babe
Titulli: Sëmundja e Alzheimerit

nuk eshte e thene te filloj vetem ne moshen 65 vj mund te filloj dhe me vone dhe me heret
po mire ajo sdiskutohet qe mund te filloj dhe shume shpejt dhe shume vone, po statistikat tregojn afersisht pas moshes 65 vjec po flasim per perqindjen e madhe jo per raste te vecanta.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Sëmundja e Alzheimerit

Sjan raste te vecanta, jane raste qe egzistojne...dhe aq kohe sa egzistojne duhen marre ne konsiderate
 

Amoksiklavia

FiReFly^babe
Titulli: Sëmundja e Alzheimerit

po cdo gje mund te ndodh mund te lindesh dhe vet ashtu ca nuk ben vaki po them qe me shume shikohet mbi moshen 65
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Shkence, zbulohen dy gene te Alzhaimerit

Semundja e Alzhaimerit mund te kurohet ne te ardhmen, pasi shkencetaret kane hedhur nje tjeter hap te rendesishem ne zbulimin e mistereve qe mbulojne kete sindrome.

Dy gene te reja te lidhura me semundjen jane zbuluar nga shkencetaret. Genet Clu dhe Picalm vene ne dukje mekanizmat qe aktivizojne semundjen.

Zbulimi eshte publikuar ne revisten “Nature Genetics” pasi eshte kryer nga Shkolla e Mjekesise ne Kardif. Clu lidhet me mbrojtjen e trurit, ndersa Picalm eshte i rendesishem per lidhjen e qelizave te trurit.


nga top-channel.tv*
 

fragolina

Anëtar Aktiv
Nuk e di nese sclerosi multipla(keshtu quhet ne italisht) eshte e njejte me sklerozen.Nese eshte e njejte me kete atehere alzaimer dhe skleroza jane dy gjera krejtesisht te kunderta.Une kam parasysh konceptet ne italisht ç'eshte e verteta dhe nuk e di cila u perket ne shqip.
skleroza multiple ska te beje me kujtesen
alzheimer eshte ajo qe ne popull i thone skleroze:)))
 
Top