Sëmundja e Alzheimerit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Sëmundja e Alzheimerit

Alzhejmer nuk është harresë nga pleqëria
Aktiviteti i rregullt trupor, dukshëm mbron funksionin trunor, vonon Alzhejmerin
Shpesh kur pyesim njerëzit, nëse e dini se çfarë është SIDA ose KANCERI të gjithë thonë PO, por kur pyesim se çfarë është sëmundja e ALZHEIMER, nuk dinë të përgjigjen me siguri E pra, kjo sëmundje ka kohë që është zbuluar dhe kohet e fundit po flitet shumë për të. Kjo sëmundjë është indentifikuar në 1907 nga një mjek gjerman që quhej Alois Alzheimer. Sot njihet si sëmundja e pleqërisë ose më saktë, që vjen nga pleqëria. Në fakt, është një gabim të quhet e tillë. Kjo sëmundje shfaqet me rritjen e moshës, por kjo është një sëmundje e vërtetë.
اfarë është sëmundja e Alzheimer? Alzheimer është një sëmundje që prek trurin, (neurodegjenerative) mosfonksionim normal i disa qelizave nervoze, që shkakton në mënyrë progresive dhe të pariparueshme humbjen e memorjes, duke shkaktuar kështu edhe vështirësi në gjestet e jetës së përditshme…

Shkaqet e sëmundjes

Origjina e kësaj sëmundjeje është akoma e pashpjegueshme, e mjekët nuk e dinë akoma si të ndalojnë progresin e saj. Kërkuesit dinë që kjo sëmundje prek moshat mbas 65 vjeç, por ka raste që kjo prek edhe mosha më të reja se 50 vjeç. Dinë po ashtu, që kjo sëmundje prek po aq meshkuj sa dhe femra dhe se nuk është sëmundje ngjitëse, nuk ka lidhje me problemet arterial cerebral e nuk vjen nga stresi. Por kërkuesit nuk shpjegojnë asnjë shkak të kësaj sëmundjeje.


Simptomat e sëmundjes

Sëmundja e Alzheimer shfaqet me humbjen e memorjes, por me një humbje që nuk i ngjason humbjes së memorjes që vjen nga mosha, por një humbje e memorjes në mënyrë consideruse, sigurisht kjo humbje e memorjes nuk vjen nga sot, nesër, por në mënyrë progresive. I sëmuri nuk do të jetë në gjendje të kujtojë ngjarje që i ka jetuar para pak kohësh, nuk do jetë në gjendje të memorizojë asgjë të re.ë Fatkeqësisht, gjendja ose situata, vjen e keqësohet deni në atë shkallë, ku i sëmuri duhet të spitalizohet ose dikush të kujdeset për të në jetën e përditshme, sepse ai bëhet dependant (i varur).

Diagnostika

Për të identifikur këtë sëmundje, nuk ekzistojnë teste ose ekzamime të thjeshta e të sigurta. Kështu që për mjekun nuk është e thjeshtë të vendosë diagnozën. Mjeku shqyrton me hollësi të gjitha mundësitë që mund të jenë origjina e humbjes së memorjes, para se të vendosë diagnostikimin.
I vetmi diagnostikim i sigurt për momentin, është autopsia (sigurisht pas vdekjes së pacientit), ku vërtetohen dy dëmtimet e trurit që karakterizojnë këtë sëmundje. Ato janë « pllakat stenile » e « degjenerim të neurofibrillevë »

Trajtimi i sëmundjes

Fatkeqësisht, nuk ka akoma një medikament, që mund të shërojë sëmundjen e Alzheimer ose të ulë progresin e saj.. Ekzistojnë medikamente, që ndihmojnë ose lehtësojnë simptomat dytësore, që janë depresioni, akthi, pagjumësia e paranoja. Sigurisht, është shumë e rëndësishme, që marrja e këtyre medikamenteve të jetë e kontrolluar në mënyrë sistematike nga mjeku. Përhapja e sëmundjes është pak a shumë e njëjtë në gjithë botën dhe lëviz 5% - 10% në moshën 65- vjeçare. اdo vit përqindja e të sëmurëve pas kësaj moshe rritet me 2% për të arritur sipas disa statistikave jo shumë optimiste në 50% në moshën 85- vjeçare. Pra, në çdo dy pleq në atë moshë, njëri ka Alzheimer.
Problemi i mjekësisë shqiptare qëndron se sot akoma vazhdon të thuhet për pleqtë se kanë "sklerozë" ose vdesin "nga pleqëria". Kur ka probleme memorieje, gjyshi apo gjyshja juaj kujtohuni se mund të jetë Alzheimer.
Përsa i përket shkaqeve, është e vërtetë që shkaqet nuk janë zbuluar plotësisht, por kërkuesit nuk janë krejt në errësirë. Ka disa hipoteza që bazohen në njohuritë e deritanishme. Shumica nuk verifikohen dot kollaj prandaj mbeten vetëm hipoteza. Duhet kuptuar që hipoteza në mjekësi (dhe shkencë) nuk janë ide spekulative artistike, por argumentohen me fakte. Psh. pllakat senile përmbajnë derivate të një proteine që prodhohet nga kromozoma 21. Ky kromozom është ai që shkakton dhe sëmundjen e Doën (kanë tre kromozome 21). Ata që janë Doën, nëse arrijnë të rrojnë deri 40-50 vjeç zhvillojnë të shumtën e herëve dhe Alzherimer. Pra, ka diçka në sekretin kromozomik. Ata që preken nga sëmundja e Alzheimer në moshë të re (40 - 50 vjeç) qëllon që kanë patur në familje dikë tjetër që ka vdekur me Alzheimer. Në këtë rast ekziston një komponent i fortë gjenetik dhe prognoza e sëmundjes është pesimiste pasi e vdes pacientin në 2-3 vite (Alzheimeri normal e vdes pacientin në 5-15 vjet). Për këtë sëmundje nuk ekzistojnë medikamente shëruese, por ekzistojne rregulla të caktuara që mund të ndiqen në shtëpi për ti vonuar sëmundjen dhe kollajtësuar jetën e çoroditur pacientit.

Ushtrimet fizike mbrojnë trurin

Një studim i ri te personat me simptoma të hershme të sëmundjes Alzheimer ka vërejtur dëmtim më të vogël të pjesëve të trurit (të cilat janë përgjegjëse për kujtesën) nëse personi është fizikisht aktiv.
Në studim kanë marrë pjesë 60 persona të sëmurë me sëmundjen Alzheimer në stadet fillestare dhe numër ekuivalent i personave të shëndoshë, me moshë mesatare 60-vjeçare. Personat të cilët ishin në formë më të mirë trupore kishin shumë më pak atrofi të indit trunor. Në bazë të kësaj, autorët e studimit mendojnë se aktiviteti i rregullt trupor, siç janë ecjet dhe shëtitjet, në mënyrë të dukshme mund të mbrojë funksionin trunor.


Një shembull dallues
Një profesor e shpjegoi diferencën mes harresave normale dhe harresave patologjike të dikujt me Alzherimer kështu: Ai tha: "Eshtë normale të harrosh ku ke lënë makinën kur shkon në pazar, por është anormale të harrosh që ke ardhur me makinë dhe të kthehesh në shtëpi në këmbë”.


Vitamina B ndikon mbi Alzhejmerin, por jo e dyfishuar
Ka kohë që shkencëtarët po përpiqen të gjejnë mënyra për të ngadalësuar zhvillimin e sëmundjes së Alzhejmerit, nga e cila preken gjithnjë e më shumë njerëz në mbarë botën. Jeta e Geri dhe Meri Paunitit ndryshoi rrënjësisht 3 vjet më parë, kur tek Meri u shfaqën simptomat e para të Alzhejmerit. Geri thotë se kjo afektoi rrënjësisht jetën e tyre deri atëherë normale. Por, sëmundja i afroi ata edhe më shumë me njëri-tjetrin. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve me Alzhejmer dyfishohet çdo 5 vjet për persona nga mosha 65 deri 85 vjeç. Por, nëse kjo sëmundje vonohet për 5 vjet, numri i rasteve në mbarë botën do të përgjysmohej. Deri kohët e fundit, mjekët kishin shpresuar se doza të larta me vitamine B mund të ulnin ritmin e vdekjes së qelizave të trurit dhe si rrjedhojë të ngadalësonin keqësimin e sëmundjes. Por, një studim i ri tregoi se vitamina B në doza të larta nuk ishte e efektshme, përkundrazi ajo duket se i shtoi rastet e depresionit tek pacientët që e marrin atë. Doktor Paul Ejsin, një prej autorëve të studimit, thotë se rezultatet ishin zhgënjyese, pasi marrja e vitaminës B në doza të larta nuk pati ndonjë ndikim pozitiv ndaj Alzhejmerit. Pacientët me Alzhejmer kanë nivele të larta të një substance kimike të quajtur homocystein. Vitamina B ndihmon për shpërbërjen e kësaj substance në gjak, prandaj shkencëtarët donin të vërtetonin nëse shtimi i vitaminës B tek pacientët me Alzhejmer do të ndihmonte në ngadalësimin e humbjes së kujtesës. 240 pacientë morën çdo ditë vitamina B, ndërkohë që 170 të tjerët morën placebo. Tek ata që morën vitamina B niveli i homocystinës u pakësua rreth 25 për qind, megjithëse të dy grupet e pacientëve patën të njëjtën shkallë humbjeje kujtese.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Sëmundja e Alzheimerit

Sëmundja e Alzhaimerit, e lidhur me hormonin e oreksit
Rreziku nga sëmundja e Alzhaimerit varet nga përqendrimi i leptinës, hormonit për kontroll të oreksit në trup, thuhet në një studim të ri amerikan, i cili hap rrugën për veprime të reja në kurimin e kësaj sëmundjeje. “Ky zbulim mbështet të dhënat eksperimentale të para ca kohe, që tregojnë se leptina e përmirëson kujtesën tek kafshët dhe çon në përfundimin se bëhet fjalë për hormonin i cili nxit një varg procesesh në sistemin e mesëm nervor”, shkruajnë autorët e studimit në numrin e ri të revistës “JAMA”. Leptina, e cila pas ngrënies prodhon qeliza të indeve yndyrore, i dërgon trurit sinjal se kemi ngrënë mjaft.
Studimi i cili më shumë se 12 vjet është kryer në mesin e qindra personave, tregon se personat me nivel të ulët të leptinës, janë më të dhënë pas sëmundjes nga sëmundjet neurologjike, se sa personat me nivel më të lartë. Një e katërta e të anketuarve me përqendrim të ulët të leptinës, janë sëmurë nga sëmundja e Alzhaimerit, ndërsa vetëm 6 për qind nga grupi me nivel më të lartë. Për këtë arsye, ekspertët mendojnë se niveli i leptinës mund të ndihmoj në diagnostikimin e sëmundjes, ndërsa gjithashtu ky zbulim do të mundësojë përparim në gjetjen e mënyrave të reja për kurimin e saj.KS
 

Alchohole

Moderator!
Titulli: Sëmundja e Alzheimerit

OSht smuj shume e keqe,kete sklerozen e ka pas edhe Gjyshi jam po per qudi tabelen e shumezimit e dike perfekt,si ta vetshe per numra met bo llogari fill te tregojke edhe pse 82 vjeqar e me Skleroz.Harrojke shume por me at smuj u boke shum shakagji bojke hajgare shume.Ishalla sosht trasheguese kjo smuj :).
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Sëmundja e Alzheimerit

Sëmundja Alzheimer, rrezik më i paktë për kancer

Një hulumtim i zhvilluar në SHBA ka treguar se personat të cilët vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit kanë rrezik më të paktë për t’u prekur nga kanceri, derisa personat që vuajnë nga kanceri kanë po ashtu gjasa më të pakta për të vuajtur edhe nga sëmundja e Alzheimerit.Të dhënat e mbledhura nga 3020 persona të moshuar me një mesatare prej 65 vitesh, të botuara në revistën shkencore Neurology, kanë treguar se kur personat vuajnë nga Alzheimeri gjasat për t’u prekur nga kanceri janë 69% më të pakta.
Te personat të cilat kanë pasur kancer është vërejtur 43% rrezik më i vogël për t’u prekur nga sëmundja Alzheimer, bëjnë të ditur hulumtuesit nga Washington University.
Për të kuptuar lidhshmërinë në mes këtyre dy sëmundjeve shkencëtarët thonë se ka nevojë edhe për hulumtime shtesë të cilat do të fokusohen në mekanizmat molekular të lidhura me to, rezultatet e të cilave do të ndihmojnë edhe në gjetjen e metodave për shërim nga këto sëmundje./Telegrafi/
 

E3

Anëtar i Nderuar
Alzheimer mund te shihet nga syte


Semundja e Alzheimer, mund te diagnostikohet drejtperdrejt. Nese syte jane pasqyra e shpirtit, atehere permes tyre tyre mund te njihet edhe gjendja e organizimit.

Okulistet e Universitetit te Londres fale nje teleskopi optik me lazer dhe nje substance fluoreshente kane gjetur qeliza te vdekura ne koken e nervit optik te kavieve te laboratorit.

Semundja e Alzheimer eshte e pasherueshme, megjithate me kete teknike te imazhit te pakten mund te ngadalesohet ecuria e saj.
•tch•
 

fragolina

Anëtar Aktiv
Titulli: Sëmundja e Alzheimerit

nuk eshte e vertete qe ska teste per kete semundje. patjeter qe ekzaminohet . nje metode eshte me skaner, dhenje metode eshte thjesht me pyetesor ose me ate qe quhet MMSE score.
 

JoJo

.....
Titulli: Sëmundja e Alzheimerit

Zbulimi me i fundit per te ngadalsuar progresin e semundjes Alzheimer eshte bere mbi nje nga substancat qe pebejn duhanin, NICOTINA !Studimi i bere nga King's College di Londra ka zbuluar se nikotina ndihmon trurin te jete me aktiv, permirson memorien dhe perqendrimin! Bazuar ne kete fakt, studiuesit po kerkojne te formojne nje lloj pilole ne gjendje te shfrytezoj vetem efektet pozitive te nikotines e ne te njejten kohe te ngadalsoje pasojat negative :)
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Sëmundja e Alzheimerit

Interesante kjo me nikotinen....
 

JoJo

.....
Titulli: Sëmundja e Alzheimerit

Interesante kjo me nikotinen....
Para pak ditesh lexova dhe nje artikull tjeter ku nje grup studiuesish amerikan e brazilian presin konfermen e zbulimit te tyre, permes te cilit pretendohet se kurimi i alzheimerit mund te behet permes insulines :) .Kjo per faktin se insulina eshte ne gjendje te mbeshtjell qelizat cerebrale te shkaterruar nga alzheimeri duke penguar degradimin e tyre shkaktuar nga proteina Addl .... perdit nga nje teori e re , por akoma asgje e sakte :(
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Sëmundja e Alzheimerit

Patjeter do gjendet nje zgjidhje dhe per kete semundje...
 

fragolina

Anëtar Aktiv
Titulli: Sëmundja e Alzheimerit

kjo eshte nje cike kontradiktore. e vetmja pasoje negative e nikotines eshte varesia prej saj kur merret ne doza te vogla dhe per kohe te gjate, kur merret me doza te madhe mund t ecoje ne vdekje. e vertete eshte qe nikotina permireson memorien dhe perqendrimin, po kete efekt e ka dhe kofeina, e ka dhe LSD, e ka dhe kokaina, e ka dhe amfetamina.:))))
nga ana tjeter pirja e duhanit ndikon shume qe te zhvillohet semundja e alzheimerit.
ka medikamnete per kete semundje te cilet e ngadalesojne progresionin e saj ama nukme sherojne semundjen.
 

JoJo

.....
Titulli: Sëmundja e Alzheimerit

kjo eshte nje cike kontradiktore. e vetmja pasoje negative e nikotines eshte varesia prej saj kur merret ne doza te vogla dhe per kohe te gjate, kur merret me doza te madhe mund t ecoje ne vdekje. e vertete eshte qe nikotina permireson memorien dhe perqendrimin, po kete efekt e ka dhe kofeina, e ka dhe LSD, e ka dhe kokaina, e ka dhe amfetamina.:))))
nga ana tjeter pirja e duhanit ndikon shume qe te zhvillohet semundja e alzheimerit.
ka medikamnete per kete semundje te cilet e ngadalesojne progresionin e saj ama nukme sherojne semundjen[/COLOR

pikerisht ketu qendron risia... mes substancave qe kane efektet pozitive ne uljen e progresivitetit te semundjet qenka dhe nicotina ... reaksioni qe ajo ka me substancat kimike te trurit (mes se cilave noradrenalins dhe dopamins) pretendohet se eleminon deri ne nje fare mase shkaterrimi e qelizave nervore
 

fragolina

Anëtar Aktiv
Titulli: Sëmundja e Alzheimerit

po kjo ska lidhje me alzheimerin e dashur,, pasi alzheimeri eshte degjenerim i neuroneve te acetilkolines, dmth i neuroneve qe kane si transmetues acetilkolinen, dhe pikerisht i atyre neuroneve qe dalin nga nucleus basalis Meynert. Alzheimeri ska lidhje me dopaminen noradrenalinen, serotoninen, substanzen P apo nodnje neurotransmetues tjeter.
Nikotina ska reaksion me ato qe permende ti. ka tjeter mekanizem veprimi.
 

3R1

rremujaxhije:P
Titulli: Sëmundja e Alzheimerit

Patjeter do gjendet nje zgjidhje dhe per kete semundje...
do gjendet......po kur??? boh,semundje e keqe boll...nuk ka gje me te keqe se te fillosh te harrosh dhe te afermit e tu,familjart e tu...:(:(:(
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Sëmundja e Alzheimerit

Omega 3 lufton Alzheimerin

Shkencëtarët kanadez dhe ata tajlandez i kanë bashkuar fuqitë për të zbuluar mekanizmin me të cilin acidet yndyrore omega-3 përmirësojnë aftësitë njohëse, memorien dhe kapacitetin për të mësuar.Sipas rezultateve të tyre, acidi etil – eikosapentaenoik ngrit nivelin e neurotrasmetuesit acetilkolinë, të patjetërsueshëm për ruajtjen e funksioneve të përmendura.
Ky efekt arrihet përmes nxitjes së faktorëve të cilët nxitin zhvillimin e nervave në hipokamp (pjesë e trurit), që pengon uljen e nivelin të acetilkolinës, respektivisht nxit lirimin e tij në sistemin nervor qendror.
Duke marrë parasysh se sëmundja e Alzheimerit është forma më e shpeshtë e demencës në moshë të shtyrë, e cila aktualisht prek rreth 13 milionë njerëz rreth e qark botës, fakti se omega 3 mund të çojë te parandalimi i kësaj shton shpresat dhe nxit hulumtimet e mëtejme./Telegrafi/
 

ShkodranNe

Dwell in possibility
Veprimtaria mendore vonon Alzheimerin



Një studim nga shkencëtarë të universitetit të Kalifornisë në Berkeley zbulon dëshmi fizike se njerëzit që sfidojnë veten intelektualisht, ulin ndjeshëm rrezikun e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit.

Me pak fjalë, kjo sëmundje e trurit mund të luftohet nga vetë truri. Kolegu Astrit Lulushi sjell hollësi

Zgjidhja e një fjalëkryqi të thjeshtë mund të jetë e vështirë kur Alzheimeri ka zënë vend. Por prej kohësh shkencëtarët kanë menduar se kryerja e veprimtarive të ngjashme mendore gjatë gjithë jetës mund të ndihmojë për t’a mbajtur larg këtë sëmundje. Tani një grup shkencëtarësh në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley e ka zhvilluar këtë ide një hap më tej - duke studiuar depozitat e pllakëzave amyloide në tru, të cilat lidhen me Alzheimerin.

Dr. William Jagust, një nga autorët e studimit thotë; ” se nuk është vetëm çështja për t’u mbrojtur nga efektet e pllakëzave amyloid, por edhe si të arrijmë të depozitojmë sa më pak prej tyre.”
Ekipi i shkencëtarëve studioi historinë e sjelljeve të të moshuarve të shëndetshëm, duke u përqëndruar në çështjen se sa shumë sfida mendore ata kishin patur gjatë dekadave, në çdo fushë – nga leximi rregullisht deri në zgjidhje fjalëkryqesh. Pasi mbodhën këto të dhëna, shkencëtarët filluan të hetojnë trurin e pjesmarrësve në studim.

Rezultati që doli ishte se sa më shumë veprimtari intelektuale a mendore, aq më pak amyloid ata kishin në trurin e tyre.

Doktor Jerome Goldstein në klinikën kërkimore të Alzheimerit, në San Francisko, thotë se nuk ka dyshim që depozitat amyloide janë shenjat më dalluese në trurin e prekur nga Alzheimeri dhe sa më shumë këto depozita shtohen aq më shumë rëndohet gjendja e pacientit.
Megjithëse shkaku i saktë i humbjes së kujtesës (veçori e Alzheimerit) nuk është i qartë – vonimi i shfaqjes së sëmundjes mund të jetë kyç nëse kihen parasysh karakteristikat e veçanta të Alzheimerit.

Një aspekt tjetër ende i paqartë për shkencëtarët është “pse gjendja e personave që preken herët në moshë nga Alzheimeri, keqësohet me ritme më të shpejta sesa gjendja e personave që preken më vonë.”
Studimi në Berkeley nuk konfirmon se, shtimi i veprimtarisë mendore në moshë të vonë do të kishte efekt të ngjashëm në ngadalësimin e akumulimit të pllakëzave amyloide. Shkencëtarët thonë se kanë në plan të kryejnë një tjetër studim të ngjashëm duke përdorur Imazhe me Rezonancë Magnetike (MRI), në përpjekje për të zbuluar lidhjen midis veprimtarisë mendore dhe zhvillimit të pllakëzave amyloide në tru.

Gratë më të ndjeshme ndaj dhimbjes

Pyetja shtrohet; A ndjejnë gratë më shumë dhimbje sesa meshkujt? Kjo varet se kush pyetet. Por studimet e reja thonë se gratë janë, vërtetë, më të ndjeshme ndaj dhimbjes.

Disa kushte të caktuara mjekësore janë më të shpeshta tek gratë. Studimet kanë treguar se gratë vuajnë më shumë nga migraina, fibromyalgia dhe sindromi i acarimit të zorrëve. Madje disa gra janë në dhimbje deri në një vit pas lindjes së fëmijës.

Por një studim i ri i botuar këtë javë në “Journal of Pain” zbulon se kur burrat dhe gratë vuajnë nga sëmundje të njëjta – të tilla si problemet të shtyllës kurrizore infeksione sinusi, artriti ose diabeti – gratë ndjejnë më shumë dhimbje.

Shkencëtarë nga Universiteti i Stanfordit studiuan të dhënat mjekësore elektronike të 11 mijë pacientëve, që ishin pyetur të vlerësonin shkallën e dhimbjes, pyetje rutinë e vizitës tek mjeku.

Gjatë shqyrtimit u pa se gratë kishin raportuar nivele shumë më të larta të dhimbjes sesa burrat për 21 nga 22 sëmundjet.

Pse ndodh kjo? A kanë meshkujt kufij të ndryshëm dhimbjesh në krahasim me femrat? A reagojnë ndryshe ndaj barnave? Janë ata më tolerantë ndaj dhimbjeve, apo ankohen më pak se femrat?

Këtyre pyetjeve, studimi nuk u përgjigjet, por autorët theksojnë nevojën për më shumë kërkime pse burrat dhe gratë i përjetojnë dhimbjet ndryshe dhe nëse trajtimi i tyre duhet të jetë i veçantë a ndryshe për secilën gjini.//voa//
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Alzheimeri

اFARث ثSHTث SثMUNDJA E ALZHEIMERIT?

Sëmundja e Alzheimerit është lloji më i shpeshtë i demencës dhe problemeve mendore. Simptomat e Alzheimerit, përfshirë ato fillestare, janë problemet me memorien, me të vlerësuarit dhe të menduarit, që e bën të vështirë për personin të punojë ose të jetojë normalisht ditë pas dite. Me përkeqësimin e kësaj sëmundje, humbet kujtesa dhe shenjat tjera të sëmundjes bëhen më të theksuara. Te shumë njerëz këto simptoma përmirësohem me ndihmën e barnave, por nuk ka shërim të plotë për këtë lloj demence.

Sëmundja e Alzheimerit është një gjendje në të cilët qelizat nervore të trurit vdesin, duke e bërë më të vështirë për sinjalet e trurit të transmetohen në mënyrë të rregullt. Simptomat e Alzheimerit mund të jetë vështirë të dallohen në fillim të sëmundjes. Një person me sëmundjen e Alzheimerit ka probleme me kujtesën, vlerësimin dhe të menduarit, që e bën të vështirë për personin të punojë ose të jetojë normalisht ditë pas dite. Vdekja e qelizave nervore ndodh gradualisht gjatë një periudhe prej disa vitesh.

Cili është parashikimi i sëmundjes Alzheimer?

Zhvillimi i sëmundjes së Alzheimerit ndryshon gjerësisht nga njëri person te tjetri. Kohëzgjatja e sëmundjes mund të jetë e shkurtër (2 deri në tre vjet), ose e gjatë (deri në 20 vjet). Zakonisht pjesët e trurit të cilat kontrollojnë kujdesën (memorien) dhe të menduarit preken të parat, por me kalimin e kohës vdesin edhe qelizat nervore të zonave të tjera të trurit.

Personat me sëmundje Alzheimer do të kenë nevojë për një kujdes të plotë. Nëse personi ka sëmundje të tjera serioze, humbja e funksionit të trurit mund të shkaktojë vdekje.


SIMPTOMAT

Simptomat e sëmundjes së Alzheimerit te shumica e pacientëve zhvillohen ngadalë gjatë disa viteve. Simptomat mund të mos vërehen në stadet e hershme të sëmundjes. Ndonjëherë, anëtarët e familjes fillojnë t’i kuptojnë ndryshimet vetëm kur shikojnë në të kaluarën.

Simptomat më të shpeshta të sëmundjes Alzheimer përfshijnë:

~ Dëmtim i kujtesës dhe të menduarit. Personat e kanë vështirë të mbajnë mend gjërat ose të mësojnë informata të reja. Në fazat e mëvonshme të sëmundjes ndodh humbja afat-gjate e kujtesës, që do të thotë se personi nuk mund t’i mbajë mend informatat personale, si vendin e tij/saj të lindjes ose profesionin, ose emrat e anëtarëve të ngushtë të familjes.
~ Dezorientim dhe konfuzion. Njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit mund të humben kur dalin vetëm dhe mund të mos jenë në gjendje të mbajnë mend ku janë ose si të shkojnë diku. Ata mund të mos i njohin vendet dhe situatat e mëhershme familjare. Ata po ashtu mund të mos i njohin fytyrat e familjarëve ose të dinë se çfarë dite e javës është, ose madje edhe cili vit është.
~ Vendosja e gjërave gabimisht. Personi mund të harrojë se ku i vendos gjërat që i përdor çdo ditë, si gotën, çelësat, telefonin, etj. Personi mund po ashtu t’i vendosë gjërat në vende të gabuara, si për shembull gotat në frigorifer.
~ Mendime abstrakte. Njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit mund ta ketë më të vështirë se zakonisht t’i bëjnë disa gjëra, si llogaritjet e pagesave. Për shembull, ata mund të harrojnë se çfarë nënkuptojnë numrat dhe çfarë duhet bërë me ta.
~ Probleme në realizimin e detyrave familjare. Personat fillojnë ta kenë të vështirë të kryejnë obligimet ditore si të ushqyerit, veshja ose pastrimi. Edhe planifikimi i detyrave ditore po ashtu është i dëmtuar.
~ Ndryshime në personalitet dhe në sjellje. Personi bëhet i zemëruar, i irrituar, nervoz ose i qetë në mënyrë të pazakonshme. Me kalimin e kohës, njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit mund të bëhen të hutuar, paranoid ose me frikë.
~ Vlerësim i dobët ose i ulur. Njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit mund të largohen nga shtëpia në një ditë të ftohtë pa gëzof ose këpucë, ose mund të shkojnë në shitore të veshur me pizhame.
~ Paaftësi për të ndjekur udhëzimet. Personat me këtë sëmundje e kanë të vështirë të kuptojnë komandat ose udhëzimet e thjeshta. Personi mund të humbet me lehtësi dhe të fillojë të endet.
~ Probleme me gjuhën dhe komunikimin. Personat nuk mund t’i thonë fjalët, emrat e objekteve (edhe ata të cilët janë shumë të njohur për ta, si për shembull lapsi), ose të marrin vesh kuptimin e fjalëve të zakonshme.
~ Aftësi të dëmtuara vizuale dhe hapësinore. Personat humbin aftësinë hapësinore (aftësinë për të vlerësuar format dhe madhësitë, dhe raportin e objekteve në hapësirë), dhe nuk mund t’i rendisin gjërat në një formë të caktuar ose të njohin format.
~ Humbje e motivimit ose iniciativës. Njerëzit me këtë sëmundje mund të bëhen shumë pasiv dhe kanë nevojë për shtytje për t’u përfshirë dhe ndërvepruar me të tjerët.
~ Humbje e orarit normal të gjumit. Personat mund të flenë gjatë ditës dhe të qëndrojnë zgjuar gjatë natës.


DIAGNOSTIKIMI dhe PARANDALIMI

Nëse ju ose ndonjë i afërm i juaj ka ndonjërën nga simptomat e mësipërme të sëmundjes së Alzheimerit, është e rëndësishme të vizitoni mjekun, me qëllim që të mund të bëni një vlerësim dhe diagnostikim të hershëm. Ka edhe sëmundje të tjera, si depresioni, lëndimet në kokë, substanca të caktuara ose mungesa e vitaminave, ose edhe efektet anësore të disa barnave, të cilat mund të prodhojnë simptoma të cilat janë të ngjashme me atë të sëmundjes së Alzheimerit. Shumica e këtyre çrregullimeve janë të mjekueshme.

Mjeku juaj mund të përcaktojë nëse simptomat janë si pasojë e sëmundjes së Alzheimerit vetëm përmes disa vlerësimeve mjekësore, psikiatrike dhe neurologjike. Meqë ekzistojnë barna të cilat mund t’i lehtësojnë simptomat e kësaj sëmundje, mjeku do të vlerësojë shkaktarët tjerë të mundshëm të demencës, për të përjashtuar mundësitë tjera dhe për të caktuar sëmundjen Alzheimer si diagnozë.

Aktualisht nuk ka asgjë test përfundimtar për sëmundjen e Alzheimerit. Diagnoza përfundimtare e sëmundjes është e mundshme vetëm pas vdekjes, kur patologu mund ta ekzaminojë nga afër trurin e pacientit duke parë ndryshimet që tregojnë lidhje me këtë sëmundje.

A mund të parandalohet sëmundja e Alzheimerit?

Për shkak se shkaktari i saktë i sëmundjes së Alzheimerit nuk është i njohur, aktualisht nuk ka asgjë që mund të bëhet për një parandalim të sigurt të sëmundjes. Disa ndërhyje në mënyrën e të jetuarit mund të ndihmojnë deri në një shkallë për të mbajtur nën kontroll faktorët e rrezikut. Të qenit aktiv mentalisht dhe fizikisht, ruajtja e tensionit normal të gjakut dhe shmangja e lëndimeve në kokë duke vënë rripin e sigurisë dhe helmetat, mund të ulë shanset tuaja për të zhvilluar këtë sëmundje.

ثshtë e rëndësishme të mbani mend se ka edhe shkaktarë të tjerë të demencës përveç sëmundjes së Alzheimerit, të cilat mund të jenë të parandaluara, si të ushqyerit në mënyrë të rregullt, ushtrimet fizike, mospirja e duhanit, dhe kufizimi i pirjes së alkoolit. Mjeku tuaj mund t’ju këshillojë të ndryshoni edhe veti të tjera në mënyrën tuaj të jetesës, me qëllim që të parandaloni demencën.

/mjeku.net/
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Alzheimeri

Alzheimer, është forma më e zakonshme e dementias. Kjo sëmundje e pakurueshme dhe degjenerative u përshkrua për herë të parë nga psikiatri dhe neuropatologu gjerman Alois Alzheimer më 1906 dhe kësisoj sëmundja u emërtua sipas tij. Zakonisht diagnostikohet te personat mbi moshën 65 vjeç, ndonëse shenjat e para të tij mund të shfaqen shumë përpara. Më 2006, kishte 26,6 milionë persona të prekur në tërë botën. Parashikohet që në 2050-n 1 në 85 veta të jenë të prekur nga kjo sëmundje.

Ndonëse secili rast i Alzheimerit është unik për secilin individ, ka shumë simptoma të përbashkëta. Simptomat më të hershme të vëzhguara shpesh ngatërrohen si probleme të lidhura me moshën, ose manifestime të stresit. Në periudhat e hershme, simptoma më e njohur është paaftësia për të mbajtur mend kujtime të reja, si p.sh vështirësia për të mbajtur mend fakte të vëzhguara në kohët e fundit. Kur mjeku ose infermieri lajmërohen, dhe sëmundja dyshohet, diagnoza shpesh konfirmohet me teste konjitive dhe vlerësime të sjelljes dhe pastaj kryhet një skanim i trurit.B LAJMI
 
Top