Shpirti...ekziston ?

ricky_ch

******
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Po e fike kompjuterin "ti" si perdorues (shpirti) prap mbetesh, dhe "ti" nuk ke me si ti thuash dikujt matane oqeanit UNE JAM sepse te jane nderprere lidhjet e komunikimit. Edhe truri eshte nje hardware si cdo gjymtyre tjeter. Nuk eshte truri ai qe thot UNE JAM sepse tru ka edhe i vdekuri por i mungon ajo energjia apo personi qe ta perdori. Tru ka edhe foshnja por nuk ka mesuar si ta perdore akoma. Njejt si me kompjuterin kur e kemi perdorur per here te pare dhe nuk kemi pasur ide per cka sherbejne shume funksione deri sa kemi mesuar t'i perdorim. Shembull me i mire jane realitetet virtuale ku secili njeri eshte i humbur (si foshnje) ne fillim deri sa te mesohet.
Po ndalem këtu ku ke thënë se tru ka edhe foshnja por nuk ka mësuar
ta përdorë atë. Vetë me këtë tregove se duhet së pari HD të mbushet
me informata! Si mundet një Computer më i përsosur në botë të
funksionojë pa sistem operues? Shpirt ka edhe foshnja po prap ende
nuk thot UNث! Dmth, prap mbetet UNI tek truri! Edhe truri si çdo
medium duhet së pari të mbushet me INFORMATA! I zbrazët nuk punon!

Po në rregull! Po e zëmë se transplantacioni i kokës teoritikisht
është i mundur! Nëse dy persona i ndërrojnë kokat, sikurse që po bëhet
edhe ndërrimi i organeve të të tjera, çka do të ndodhte në këtë rast?
Tash shtrohet pyetja: për kend është i lidhur shpirti? Me trupin
apo me kokën? Sipas mendimit tim secili prej këtyre personave prap do
të fliste sipas kokës, pamarrë parasysh cilit trup i takonte më parë!

Unë për vete besoj në një krijues me inteligjencë të fortë, por jo kësi
soji, në fakt se shpirti është diçka imateriele dhe i është vetëm huazuar
trupit tonë!
 
Titulli: Shpirti...ekziston ?

ne si njerez DASHUROJME, URREJME, GEZOHEMI, TRISHTOHEMI dhe keto te gjitha i ndjejme me SHPIRT...
nqs nuk do kishim shpirt...sdo kishim as sentimente...
dhe njeriu pa sentimente sdo kishte jete....do ishte si nje njeri "i gjall po ne kome...."
Skam cfare ti shtoj ketij postimi....
 

albgrl

GIRLICIOUS
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Kjo teme me kujton nje ore te historire ne gjimnaz kur po studjonim per revolucionin francez dhe se njerezit filluan te mendonin se çfare ndodh me shpirtin e njeriut pasi i pritet koka. Disa thonin qe njeriu nuk jep shpirt menjehere pasi i pritet koka, por se ndjen akoma. Nje person vendosi te vdiste ne ate menyre qe ta bente prove dhe pasi vdiq thonin qe kur e moren koken e saj ne dore (me duket se ka qene femer) ajo e peshtyu ne fytyre. Nuk mund te thuhet me siguri se e beri me qellim apo se ishte diçka tjeter ndaj dhe le dyshime ky mendim.
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Interesant ky kendveshtrim ?

Ku ndodhet "shpirti", qafe e poshte apo qafe e lart ? Apo cdo pjese e gjalle e trupit tone ka "shpirtin" e vet ?

Atehere c'qenka shpirti ? Dicka qe lind me ne dhe nuk vdes kurre ???
 

HacKer-CraCker

Beast Boy
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Patjeter qe Egziston shpirti edhe kur te vdesim shpirti do te shkoj ose ne Ferr ose ne Parajse kurse kur te vij Dita e gjykimit krejt shpirtat kan me u kthy ne trupin e tyre
 

albgrl

GIRLICIOUS
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Kur njeriu ndjen diçka, zakonisht e shpreh me ane te fytyres, buzeqeshim kur jemi te gezuar, varim turinjte kur jemi me nerva apo te merzitur, etj etj. Shpirti (nese ekziston) duhet te jete ne te gjithe trupin, te pakten duhet ta ndjeje ne te gjithe trupin se fundja kur njeriu ka emocione truri çon sinjalet me ane te nervave dhe ne sillemi ne ate menyre te komanduar.
Mendoj qe kur te vdesim do e marim pergjigjen nese me verte shpirti ekziston apo jo. Deri tani s'ka arrit njeri qe ka kalu ne anen tjeter dhe eshte kthyer prap.
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Patjeter qe Egziston shpirti edhe kur te vdesim shpirti do te shkoj ose ne Ferr ose ne Parajse kurse kur te vij Dita e gjykimit krejt shpirtat kan me u kthy ne trupin e tyre
Hacker, nese ti vdes 116-vjec, do jesh krenar qe shpirti yt 116-vjecar do ti rikthehet trupit tend per te jetuar ne ate menyre ne pafundesi ??? :flutur:
 

Зngjεll

___________
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Njeriu ka kerkuar gjithmone te shpjegoje thellesine dhe dimensionin imaterial te ekzistences se tij. Ka menduar qe ekziston brenda tij nje gje superiore nga materia, dicka shpirterore qe mund ti jape secilit nje identitet. Qe ne ndryshe e quajme SHPIRT.
-Po ju cfare mendoni ? Ekziston ? Vazhdon te mbijetoje edhe pas vdekjes sone ?
Nese po, ju si do ta pershkruanit.
Nuk besoj ne kete gje , mendoj se kur nje person vdes , vdes dhe kaq asgje me teper , i treten eshtrat , harrohet dhe kaq .
Kam degjuar neper emisione ne Tv qe shpirtrat ekzistojne apo me the te thashe por asnje gje konkrete qe te mbushte mendjen .
Mgjt kjo puna e besimit ne shpirt ka te bej shume me besimin ne Zot dhe dikush qe nuk beson ne Zot atehere nuk beson ne gjera te tilla .
 

sepse

Anëtar i ri
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Tash, i lexova postimet, e po keqyr se te gjithe ne nuk e respektojme mendimin e tjetrit, dhe nuk e leme tjetrin te thote deri ne fund ate cka mendon se eshte e vertete, por do ju lutesha qe te mos harrojme se cdo mendim sado i varfer apo i ceket qofte, e ka ne brendesi te tij thelbin, nese dikush prej nesh flet dicka te gabuar, ne nuk duhet ta gjykojme, por tia respektojme gabimin duke i servirur shume menyra pike pamjesh, qe ai te zgjedhe me te mire prej tyre, dhe kete ta beje me vullnetin e tij, pa u gjykuar nga askush, se nese vazhdojme keshtu duke gjykuar e mos respektuar pa e kuptuar mire mendimin e tjetrit, nuk do shkojme asgjekundi, vecse do perfundojme tek gjeja me e keqe qe i ndodh njeriut, uni/, sa per shpirtin ka shume fakte qe thote dhe vertetojne se egziston, dhe keta fakte jane ndjenjat, fantazmat, shume njerez qe kane arritur te bejne mrekulli duke besuar me paanshmeri ne ate qe donin se shumti, dhe i kane bere keto mrekulli perpara te gjitheve, dhe mes ketyre fakteve qendron shpirti, qe eshte nje qenie e larte, por dhe ato qe nuk e besojne egzistencen e shpirtit, kane te drejten dhe vullnetin e tyre te lire ta bejne dhe thone dicka te tille.

Ju pershendes!
 
Titulli: Shpirti...ekziston ?

Shpirti egziston... kur e kemi personin gjalle!
e keni degju ate shprehjen Te ka lali shpirt?
kur vdes robi,i thone ate e kam pas si shpirt :(
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Po sigurisht qe ekziston.
Ne jemi nje lloj perberje energjie universi.
Te meshiruar per momentin ne nje trup njerzor.
por pas trupit s"di sakte si do jete udhtimi i kesaj energjie,ajo qe me frikson eshte se nuk do kete kujtesen e duhur per te bere nje zexhir kujtese dhe racionel te "jetes,kohes se saj neper stade te ndryshme te universit.
Por qe ne do jemi perseri e perseri e perseri ne ndonje forme apo tjeter,kete e besoj.
Asgje nuk zhduket thjesht tjetersohet.
 

Empire

Well-known member
Shpirti eshte thjesht nje krijim i krijuar nga njeriu qe e ka te nevojshme si nje mbeshtetje psiqike nga mos pranimi qe nje dit nuk do egzistoj me , Ajo qe njeriu quan ndjenja si daahuri inat urrejtje etj etj eshte thjesht nje reagim i trurit te njeriut dhe asgje me teper e mbinatyrshme , derisa dicka eshte e pa vertetuar shkencerisht nuk mund te jet e vertet , normal teorira qe egziston etj etj mund te ket nga me te ndryshmet por jan thjesht teorira dhe imagjinata asgje me shum .
 
Top