Stuhi vdekjeprurëse në Halkidiki, humbin jetën 6 turistë, ndër ta 2 fëmijë

Hera

Moderatorë
Staff member
VIDEO/ Stuhi vdekjeprurëse në Halkidiki, humbin jetën 6 turistë, ndër ta 2 fëmijë

Stuhi vdekjeprurëse në Halkidiki, humbin jetën 6 turistë, ndër ta 2 fëmijë

Këto janë imazhet tronditëse të asaj që ndodhi në Halkidiki të Greqisë: katastrofë e shkaktar nga moti i keq që vrau gjashtë persona dhe plagosi njëqind të tjerë.
Të vdekurit janë të gjithë turistë: Dy çekë në një kamping, një rumune 54 vjeçe me djalin e saj 8 vjeçar dhe një rus 39-vjeç me djalin e tij 2-vjeçar.
https://www.syri.net/rajoni/266149/humb-pa-gjurme-shkencetarja-e-njohur-amerikane-kerkime-ne-te-gjithe-ishullin-e-kretes-hellip/
Brenda pak minutash nuk mbeti asgjë më këmbë nga erërat e egërsuara që përfshinë rajonin. Dëshmitarë thanë se u formuan edhe tornado.

Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile dhe Rajoni i Maqedonisë Qendrore kanë ngritur në gatishmëri të gjitha shërbimet.
Në informacionin e dhënë nga Ministri i Mbrojtjes Qytetare, Mihalis Chrisochoidis pas takimit emergjent në zonë, thuhet: "Mjetet e emergjencës civile kanë punuar me vetëmohim që nga momenti i parë që ishin njoftuar për ofrimin e ngjarjeve ekstreme të motit. 150 persona, 55 automjete zjarrfikëse, 40 makina të qarkut dhe 100 persona janë në veprim. "
/SYRI.NET
 
Artin

Anëtar i Respektuar
Më vjen keq, që vajtën për qejf e humbën jetën...
Po kush bredh shumë, edhe rrezikon.
Që të bredhësh si turist gjithandej nëpër botë, në vende të panjohura, merr përsipër edhe rreziqe e gjëra të paparashikueshme.
 
Passion

Super Moderator
Staff member
Lajm.i kobshem. :(
Ngushellime familjeve te ikurve. :(
 
Amara_La_Negra

Well-known member
Më vjen keq, që vajtën për qejf e humbën jetën...
Po kush bredh shumë, edhe rrezikon.
Që të bredhësh si turist gjithandej nëpër botë, në vende të panjohura, merr përsipër edhe rreziqe e gjëra të paparashikueshme.
Ato qe thoni ju ska te boj.E keqja mund te ndodhi kudo edhe ne shtepi te jesh.Only god knows when and where :)
 
Artin

Anëtar i Respektuar
Ato qe thoni ju ska te boj.E keqja mund te ndodhi kudo edhe ne shtepi te jesh.Only god knows when and where :)
Sigurisht, por sa më shumë të bredhësh, shtohen rreziqet.
Mirë ata nga vendet e ftohta që shkojnë për plazh në vende të ngrohta, por rumunët mund ta bëjnë plazhin në detin e tyre.
 
Amara_La_Negra

Well-known member
Sigurisht, por sa më shumë të bredhësh, shtohen rreziqet.
Mirë ata nga vendet e ftohta që shkojnë për plazh në vende të ngrohta, por rumunët mund ta bëjnë plazhin në detin e tyre.
Nqs nuk do ishin ata mund te ishin banoret e asaj zone.Ose mund te kishte ndodhur edhe ne Rumani i njejti fenomen Sic e thash me lart vetem zoti e di ku dhe kur per secilin prej nesh
 
Artin

Anëtar i Respektuar
Qe mes viktimave nuk kishte asnje banor por ishin te gjithe turiste, eshte nje tregues ne mbeshtetje te asaj qe thashe une.
Zoti thote... ruaju te te ruaj!
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Më vjen keq, që vajtën për qejf e humbën jetën...
Po kush bredh shumë, edhe rrezikon.
Që të bredhësh si turist gjithandej nëpër botë, në vende të panjohura, merr përsipër edhe rreziqe e gjëra të paparashikueshme.
Artin neper ishujt greke ne sezion vere te tilla fenomene te nje shkalle te tille, jane te rralla.
Prandaj ku me mendu as turistet as vete vendasit.
Pavarsisht qe nje dite para sinoptika kishte lajmeruar qe do kete stuhi ne ato krahina,mesaduket sic dhe thash me siper,se kane prit tjete ne nje shkall te tille.
 
Nuk e kisha vetëm për ishujt grekë, por në përgjithësi.
Është bukur të bredhësh botën, por kjo ka një çmim, e merr rreziqe persiper.

Turistët janë ata që më së shumti bien pre e vjedhjeve, grabitjeve, perdhunimeve, sëmundjeve e sulmeve terroriste.
Për shembull, në masakrën e fundit në Sri Lanka, ku vdiqën qindra njerëz, kishte shume turiste.

Sot një shok pune me tha qe do te shkonte si turist ne Gambia, nje vend afrikan, pa ndonjë arsye... thjesht nga kurioziteti, per te pare si jetonin. Ki parasysh rreziqet qe merr njeriu andej... ku me e pakta jane semundjet ngjitese nga mushkonjat, e miza cece.

Logjika eshte e thjeshte, sa me pak te bredhesh, aq me pak rrezikon.
 
Top