Vdekja misterioze e njeriut të parë që shkeli Hënën, 6 mln $ dëmshpërblim për familjen e Armstrong

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
hahahahahhaha.jpg

Familja e astronatit Neil Armstrong u pagua me 6 milionë dollarë nga një spital, si pjesë e një dëmshpërblimi pas gabimit që shkaktoi vdekjen e austronautit të parë që shkeli në Hënë.
Spitali thuhet se ka paguar këtë shifër në mënyrë të fshehtë në vitin 2014, dy vjet pas vdekjes së Armstrong në 2012. Dokumentet provuese konfirmojnë se fondet janë shpërndarë si pjesë e një kërkese pas vdekjes nga një pakujdesi e spitalit.
Lajmi i dëmbshpërblimit vjen vetëm disa ditë pas 50 vjetorit të ecjes historike të Armstrong në hënë, si pjesë e misionit Apollo 11.
Familja e tij ia atribuoi vdekjen e tij komplikimeve nga kirurgjia anashkaluese koronare duke thënë në atë kohë: “Ne jemi të mërzitur teksa ndajmë lajmin se Neil Armstrong ka vdekur pas komplikimeve që rezultojnë nga procedurat kardiovaskulare”.
//mesazhi
 
Top