Duke shikuar rezultatet 1 ne 13 nga 13

Teme: Pershkrim per vendlindjen.

  1. #1
    plak gjufurrak Avatari i kitrra 123
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    jam tu nxe i kusi me uje se du mej nrru teshat
    Mosha
    35
    Postime
    12,972
    Forca e Rrespektit
    5712

    Default Vendlindja juaj, nje histori e pashkruar..........

    Duke pasur parasysh se jemi virtualist ne nje fare menyre munde ta quajme njeri - tjetrin edhe kolege. Duke u nisur nga kjo mua me intereson te dije dic me shume per vendlindjen tuaj. Si rezultat i kesaj mendoj se do njehim me mire viset tona. Pra,
    - Kush eshte vendlindja juaj?
    - Nje histori mbi vendlidnjen tuaj perfshi traditat ( qoft ajo edhe gojedhene),
    - Ndonje karakteristik e vecant qe e vecon nga rajonet tjera,
    - Vendlindja juaj ne kohen e sotme dhe kahet e saj zhvillimore
    - Nese nuk jatoni aty a e vizitoni shpeshe, sa kontriboni per te dhe si ndjeheni gjate vizitave.

    Diskutime te embla.......:gjujpeshk:

    Heren e fundit u redaktua nga kitrra 123; 19-01-09 ne 10:23. Arsyja: Vendlindja juaj, nje histori e pashkruar..........
    - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

    -Kashta noton e diamanti fundoset!


  2. #2
    VIP Avatari i Bianca SK
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Al calduccio nel cuore della mia famiglia....:)
    Postime
    3,994
    Forca e Rrespektit
    122

    Default Titulli: Pershkrim per vendlindjen.

    Kam hapur nje teme per vendlindjen time: http://www.forumivirtual.com/histori...-mirditen.html

    Une e adhuroj vendin ku kam lindur e jam rritur dhe nuk do e ndryshoja me asnje qytet tjeter.
    Ka disa vite qe nuk jetoj fikse aty,por shkoj te pakten nje here ne vit.
    Per momentin nuk po me vjen ndermend ndonje histori e veēante,sdq sapo te kem me shume kohe do shkruaj.


    Non c'č un amica migliore di una sorella , e non c'č una sorella migliore di te.

  3. #3
    plak gjufurrak Avatari i kitrra 123
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    jam tu nxe i kusi me uje se du mej nrru teshat
    Mosha
    35
    Postime
    12,972
    Forca e Rrespektit
    5712

    Default Titulli: Pershkrim per vendlindjen.

    Nje pershkrim i vogel per vendlindjen time te madhe......

    Dardhishta e Ulėt ose Krushica e Ulėt ( nga serbishtja Krushka – Dardhė)
    Ky vendbanim ėshtė i ndarė nė dy vendbanime tė cilat janė mjaft larg njėra prej tjetrės. Dardhishta e Epėrme qė gjendet nė veri tė Budakovės dhe Dardhishta e Ulet nė perėndim tė Budakovės, pėrkatėsisht qė tė dy kėto vendbanime nė lindje te qendrės komunale tė Therandės. Guri i Madh e ndan lagjen Buēaj tė fshatit Budakovė nga Dardhishta e Epėrme.
    Dardhishta e Ulet sipas tė gjitha gjasave duhet tė jetė mė e vjetėr. Ndėrsa, Dardhishta e Epėrme ėshtė themeluar me vonė( thuhet gjatė kohės sė sundimit osman). Kėtu jeton kryesisht familja Kadriaj (e ndarė nė vėllazėri Demaj, Shabanaj dhe Zeqiraj). Kjo familje nė fillim quhet Kodraj, nė bazė tė kodrės ku ishin vendosur sė pari.
    Nė Dardhishtėn e Ulet, thuhet se vendbanimi i vjetėr ka qenė nė lagjen e sotme tė Maliqėve. Nė njė livadh (nė mes tė Reēanit e Dardhishtės mund tė gjendėn mbeturina tė tjegullave, tullave, gurėve etj., qė dėshmon se mund tė ketė qenė i banuar ( mungojne kerkimet ne to).
    Lashtesin e ketij vendbanimi e argumentojne toponimet dhe germadhat qe egzistojne edhe sot e kesaj dite. Akoma i ka rezistuar kohes Udha (rruga) e Latinėve qė lidhė Dardhishten e Ulet me fshatin Bukosh. Nė jug tė fshatit, nė anėn e epėrme tė Udhės sė Latinėve ndodhet i ashtuquajtur Guri i Shkruar por nė e tij qe shihet nuk ka asnjė gjurmė tė shkrimit. Pjesa ku gjendet Guri i Shkruar perbehet nga nje koder qe ne shikim te pare shihet se eshte nje vend nga ku munde te veresh teritor shume te gjere dhe qe ne te kaluaren eshte perdorur per ndertimin e Kalave. Poashtu ne kete hapesire kemi germadha te gureve te shperndara, burime uji, si dhe gjate punimeve te tokes jane gjetur tjegulla , tulla dhe puse uji te murosura. Nje lendin afer Udhes se Latineve per cudi ka formen e nje amfiteatri mjafte te madhe. Nuk ka kerkime qe do deshmonin se a kishte diqka ne kete drejtim apo eshte forme natyrore vetem se rreth tij ka germadha. Nė kėtė kėtė vendbanim - Dardhishta e Ulet - janė ruajtur edhe mikrotoponimet: Livadhi i Demė Nikės, Ara e Stakės, Mali Shubot, Vreshta, Ara e Metės, Ara e Gegės, Ara e Zanit etj.
    Ne mes te lagjeve Gashi dhe Kabashi gjendet nje fushe e quajtur VINICA ( si vend ku zakonisht eshte perpunuar VERA).

    Perkunder te gjitha toponimeve ne fshat akoma nuk eshte bere asnje gjurmim arkeologjik.
    Nė dokumentet e shkruara pėrmendet nė vitin 1348 nė kartėn e Car Dushanit dhe nė defterin kadastral osman tė Sanxhakut tė Shkodrės, i varur nga Prizreni tė vitit 1485 ku kishte 14 shtėpi, 8 beqarė e 3 tė veja.
    Me emrin Kroshiēe, pėrkatėsisht Krushevicė ėshtė i regjistruar si vendbanim nė sallnamet e Vilajetit tė Kosovės tė vitit 1893 (1311 h), tė vitit 1896 (1314) dhe tė vitit 1900 (1318 h).
    Ky vendbanim (Dardhishta e Ulet) si rezultat i pozites se saj gjeografike ( afer rruges se Cerrnaleves apo rruges qe lidhe Prizrenin me Shkupin e Prishtinen) ka pesuar mjafte shume gjate histories si rezultat i lufterave te vazhdimshme perfshi edhe lufterat kunder Perandorise Osmane gje qe ka quar deri aty sa fshati eshte djegur disa here deri me themel. Rasti i djegjes me drastike ka ndodhur ne Luftėn e Parė Botėrore, ku gjate sundimit Bullgar fshati eshte djegur deri me themel nga ushtria Bullgare pas vrasjes dhe rezistences se fshatareve ndaj Bullgareve. Si rezultat i ketyre djegjeve fshtaret dhe fshtrat zakonisht tallen nga rrethi duke u thirrur me fjalen SHKRUMB ( shkruma)


    Shenime statistikore:
    Ne vitin 1879 kishte 25 shtepi shqiptar
    Ne vitin 1913 kishte 236 banor shqiptar
    Ne vitin 1918 kishte 30 shtepi me 174 banor shqiptar
    Ne vitin 1921 kishte 29 shtepi me 208 banor shqiptar
    Ne vitin 1945 kishte 43 shtepi me 332 banor shqiptar
    Ne vitin 1953 kishte 18 shtepi me 134 banor shqiptar
    Ne vitin 1961 kishte 31 shtepi me 250 banor shqiptar dhe tre te huaj
    Ne vitin 1971 kishte 40 shtepi me 344 banor shqiptar
    Ne vitin 1981 kishte 50 shtepi me 436 banor shqiptar
    Nga shenimet statistikore shifet se ne vitet problematike si viti 1913-1918 dhe vitet 1945-1953 kemi renje te ndjeshme ne numer te banoreve si rezultat I presioneve te medha ndaj fshatit.
    Edhe pas luftes se dyte boterore fshati ishte ne shenjester te okupatorit serb qe rezulton me detyrimin me shperngulje te disa familjeve dhe djegjen e shtepive me themel. Gjate kesaj kohe ne rrethinat e fshatit vepronin edhe grupe te patriote qe nuk pajtoheshin me sundimin serb ku ne mesin e tyre kishte te perfshir edhe fshatar nga vet fshati.
    Dardhishta e Ulet: Shtrihet rreth 8 km nė lindje tė qendrės komunale tė Suharekės. Ėshtė vendbanim i tipit tė shpėrndarė. Perbehet nga disa lagje: Gashi, Rekali, Maliqi, Jasharaj, Selmanukaj. Para agresionit serb nė vitet 1998/99 fshati kishte 112 shtėpi me 742 banorė shqiptarė. Me 4 korrik 1998 fshati eshte sulmuar nga ushtria serbe me qrast ka hasur ne rezistenc nga forcat e UĒK-se. Ishte kjo beteja e pare frontale ne rrethinen e Suharekės. Gjate tere viteve te luftes fshati ka qene ne shenjester por edhe fortese e luftetareve te UĒK-se. Ne kete fshat gjate kesaj kohe jane zhvilluar beteja te pergjakshme. Si rezulat i kesaj ne fshat gjate luftes nuk kishte shpetuar asgje. Gjate luftimeve jand djegur dhe shkaterruar 109 shtėpi tė banimit dhe objektet tjera ndihmėse dhe ekonomike. Nga ky vendbanim janė vrare 3 banorė (1 dėshmor e 2 civilė). Popullata ishte larguar nga fshati nė korrik tė vitit 1998, disa ishin strehuar nė fshatrat tjera e shumica ishin larguar nė Shqipėri.
    Sot, fshati numeron diku rreth 200 shtepi dhe afer 1000 banor ( nuk ka regjstrim populate). Karakterizohet me familje kryesisht te vogla. Si teritor eshte mjafte i njohur per rritjen e pemeve: molla, dardha, qershit, kumbulla, pjeshka, etj. Fshati qendron mjafte mire ekonomikisht ne pergjithesi. Kjo fale edhe shume mergimtareve por edhe vete fshatareve te cilet njihen si shume punetor. Ne fshat sot egzistojn disa biznese te vogla qe po zgjerohen dita dites. Njerezit cdo dite e me shume po punojne token dhe po kirijojne nje lloj pamvaresie personale. Niveli i shkollimit ne fshat munde te themi se eshte ne nje nivel te kenaqshem. Kemi njerez te shkolluar pothuajse nga te gjitha profilet te cilet ushtrojne aktivitetin e tyre ne fshat por edhe me gjere.
    Fshati eshte vend kodrinore – malor dhe deri diku i pasur me flore dhe faun. Nga shtazet e egra qe munde ti takoni permendim: ariun, ujkun,dhelpren, derrin e eger , ketrin ( qe une e dua shume), lepurin dhe shume rralle munde te takohet dreri.
    Veti negative ne fshat eshte gjuetia e pakontrolluar.
    Une nuk jetoj ne fshatin time te lindjes por jam shume i lidhur me te. Pothuajse cdo fundjave e vizitoj dhe cmallem me familjen dhe fshatin tim. Me mundesit e mia marre pjese ne cdo kontribut per avancimin e jetes ne fshatin tim. Cdo dite mednoj se nje dite do kthehem atje per te vahzduar me tutje………………………………


    Heren e fundit u redaktua nga kitrra 123; 19-01-09 ne 14:53.
    - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

    -Kashta noton e diamanti fundoset!


  4. #4
    plak gjufurrak Avatari i kitrra 123
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    jam tu nxe i kusi me uje se du mej nrru teshat
    Mosha
    35
    Postime
    12,972
    Forca e Rrespektit
    5712

    Default Titulli: Pershkrim per vendlindjen.

    He mo ju ku ju mbeti tere ajo dashuri per vendlindjen :boss: apo nuk gjeni fjale te pershkruani bukurit e saj une mendoja se ketu do behej nje permbledhje historike dhe gjeografike e viseve shqiptare

    - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

    -Kashta noton e diamanti fundoset!


  5. #5
    VIP Avatari i Nostra_22
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Loading...
    Mosha
    31
    Postime
    3,429
    Forca e Rrespektit
    102

    Default Titulli: Pershkrim per vendlindjen.

    [B]Une kam lindur ne Fier dhe kam jetuar atje deri ne moshen 4-vjec, megjithate vendrritjen e kam diku tjeter dhe ate qe jam ia dedikoj atij vendi dhe atyre njerezve qe kam patur prane.

    Ndoshta nje pershkrim me te mirefillte mund ta sjell njehere tjeter, por doja fillimisht te ndaja me ju nje video te realizuar me vellane time, dedikuar qytetit ku u rritem.

    Librazhdi - Albania


    Heren e fundit u redaktua nga E3; 18-07-10 ne 01:58.
    Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.:kokes:

    Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė:syze:

    Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!

  6. #6
    Moderatorė Avatari i Lauri
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Postime
    4,534
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    2377

    Default Titulli: Pershkrim per vendlindjen.

    http://www.forumivirtual.com/histori...-e-dashur.html

    Mos harroni. Per cdo date 15 Gusht eshte festa e emigrantit, koncert me kengetare nga gjith Shqipria. QEFI I GARANTUAR





    Heren e fundit u redaktua nga E3; 18-07-10 ne 01:52.
    Askush nuk eshte me i skllaveruar se ai qe gabimisht mendon se eshte i lire.

  7. #7
    Themelues i Forumit Avatari i Angel_Devil
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Braila Romania
    Mosha
    30
    Postime
    15,411
    Forca e Rrespektit
    25

    Default Titulli: Pershkrim per vendlindjen.

    Ue cfar teme e bukur po fls dhe un per vendlindjen time
    DURRESI
    Durrėsi ėshtė qytet bregdetar nė Shqipėrinė e mesme. Porti i Durrėsit ėshtė kryesori nė vend, gjithashtu njė port i rėndėsishėm detar i Mesdheut. Qyteti ka mbi 200,000 banorė dhe njėherit ėshtė qendra e prefekturės dhe qarkut tė Durrėsit.

    Historia

    Durrėsi mund te krahasohet me qytetet me te medhenj te Mesdheut antik dhe Mesdhetar. Qyteti Epidamn Dyrak u ndertua nga Iliret Taulane, dallendyshasit ne shekuj XIII-XI p.K Banoret e pare te Dyrrahut, para ilireve te quajtur protoiler, pellazge, ngriten ne rrethinat e ketij qyteti, vendbanimet e para prehistorike. Ne kushtet e nje klime mesdhetare, zona me e pershtateshme per banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultesira Perendimore perreth saj. Ne bregdetin e Gjirit te Durresit u vendos qendra e pare apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autoreve antik, ky qytet u themelua nga dy mbreter me origjine ilire te quajtur Dyrah dhe Epidamn.

    Mbreti Epidamn, ndertoi pjesen e fortifikuar te qytetit ne juglindje te Malit te Durresit, kurse nipi i tij Dyrrak, ndertoi Portin qe per shume e shume shekuj mban emrin e tij. Nga keto dy emra mbijetoi deri ne ditet tona, emri Dyrrah-Durresi, per vete rolin e tij si liman-Port. Emri i vertet i mbretit vendas Dyrrah, indentifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor te relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), qe duken kur hyn ne Gjirin e Durresit.


    Qyteti u zhvillua me shpejtesi per te mundesuar zevendesimin e rolit te Troies, duke u bere pika me e pershtateshme nderlidhese midis Pelegi-Europe dhe Hesperise te populluar nga Tuske e Dardane. Ne shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulane: Shtete me Kryeqender Dyrrahun. Ne shekujt VII-III p.K Federata Taulane e shendrroi Taulanine ne shtetin kryesor Ilire te Ultesires Perendimore Panadriatike, duke e bere kryeqendren Dyrrah, qytet me zhvillim te gjithanshem "Dere e dritare" te Europes. Ne shekujt II p.K deri X era e re , Europa Perendimore njihej me emrin Durres, qe ishte Shtet i Pavarur brenda Perandorise Romake-Bizantine.

    Gjate periudhes Bizantine vazhdoi te mbetej qyteti me i rendesishem ne brigjet perendimore te Gadishullit te Ballkanit. Ai ishte kryeqendra e Provinces "Epiri i Ri", ku perfshiheshin krahinat nga lumi Mat deri tek lumi Vjosa. Ne kohen e Perandorit te Anastasit I (491-519) dhe Justianani I (527-565), qyteti pesoi transformime te ndjeshme ne strukturen urbane duke marre tiparet e nje qyteti tipik bizantino-kristian.


    Ne shekujt VIII u formua ne Durres, Njesia Administrative "Ahrondia e Dyrrahut", forme vetqeverisje e qytetit me krahinat perreth. Ne vitet e para te shek. IX u themelua "Thema e Dyrrahut", qe kishte per qellim mbrojtjen nga rreziku i sulmeve te Arabeve dhe Frengeve si dhe per te perballuar presionet tregtare te Venedikut. Kjo njesi ushtarake-administrative, perfshinte trojet nga Tivari ne veri e deri ne Gjirin e Vlores ne jug, ndersa ne lindje kufizohej me lumin Drin. Me Durresin, si kryeqender te saj, u krijua dhe u perhap Qyteterimi Mesjetar, kultura arbnore, u kalua ne sistemin feudal dhe ne krijimin gradual te nje shtrese fisnikesh te rinj. Gjithe ky proces, coi nga formalizimi deri tek shkeputja e plote e lidhjeve te zones Durres nga Bizanti.

    Ne shek. XI-XV, Shteti Shqipetar njihet me emrin Shteti i Arberit. Ky shtet, kulmin e tij e arriti ne periudhen e mbreterimit te Gjergj Kastriotit. Sipas kronikeve Osman te shek. XVI, Durresi apo sic e cilesojne ata "Kostandinopoja e Dyte", u pushtua nga turqit me 13 Gusht 1501. Pushtimi Osman pati pasoja te renda per Durresin. Qyteti me i madh dhe hijerende, u shendrrua ne nje qyteze me 100-120 shtepi, duke mbetur i tille per nje periudhe relativisht te gjate. Vetem ne shek XVII, qyteti filloi te rimare veten duke u bere qender e tregetise tranzite dhe skela kryesore e Shqiperise se Mesme. Ne reformen administrative te vitit 1888, Durresi ishte Sanxhak i vilajetit te Shkodres. Ne fillim te vitit 1912 qyteti me rreth 4700 banore, ishte nyje kryesore nderlidhjeje midis qendrave te levizjes kombetare.

    Me 21 Nentor 1912, ne Portin e Durresit, zbriten nje grup patriotesh te kryesuar nga atdhetari I.Qemali, te cilet vinin me misionin historik qe te shpallnin mevetesine e shtetit Shqiptar dhe me 26 Nentor ne Durres ngrihet flamuri i Pavaresise. Sundimit turk i kishte ardhur fundi, por duket se qytetin e lakmonin invazione te tjera: pushtimi serbe(1913), ai austro-hungareze (1916) dhe pushtimi italian (1918).

    Gjate viteve te monarkise shqiptare (1924-1939) Durresi fitoi nje frymarrje te re dhe qytetaria fisnike durrsake e beri qytetin e vet model te zhvillimit ekonomik kapitalist. Me 7 Prill 1939 qyteti dhe rrethinat e tij u pushtuan nga trupat e ushtrise italiane dhe gjermane dhe me 14 Nentor 1944, Durresi u clirua.

    Periudhes se sistemit socialist (1945-1990), i perkasin investimet ne disa dege te industrise, kolektivizimi i bujqesise, masivizimi i arsimit, ngritja e nje seri objektesh social kulturore etjer. Ne fillim te viteve '90 zune fill normat e para te sistemit demokratik me shume probleme per fazen e tranzicionit, por me perspektive per te ardhmen. Sistemi i ri dhe reformat ekonomike qe u zbatuan ne Shqiperi dhe ne Durres pas vitit 1990, sollen transformime te ndjeshme ne jeten ekonomike.


    Ne rrethin e Durresit jane aktualisht ne aktivitet 3511 subjekte ekonomike, midis te cilave 64 shoqeri te perbashketa (Filanto, Floryhen, Trumph, Eurotech), etjer qe merren me rieksportin e konfeksioneve te kepuceve, peshkut etjer. Ne Durres operojne aktualisht 9 banka, pjesa me e madhe e te cilave jane te huaja.

    Porti i Durresit, eshte nje nga portet me te vjetra te Europes ne detin Adriatik dhe nje nga kryeurat ballkanike te komunikimit te perendimit me lindjen dhe anasjelltas. Ai eshte percaktuar si nje pike hyrje per Korridorin e 8-te te transportit qe fillon nga Shqiperia, kalon nepermjet Maqedonise dhe Bullgarise per te mbrritur ne portin e Varnas dhe Burgasit ne Detin e Zi. Objektivi kryesor i projektit eshte krijimi i nje transporti te sigurt, sipas standarteve te projektimit europian dhe nderkombetare. Gjithashtu eshte porti me i madh i vendit, i cili mbulon rreth 85% te import-eksporteve shqiptare te mallrave dhe me i rendesishem ne transportin detar te udhetareve.

    Porti i Durresit ka nje siperfaqe te pergjithshme prej 1.4 km2 dhe nje akuatorium prej 0.67 km2. Kanali i hyrjes eshte 9.5m i thelle, 40 ml i gjere dhe 1.2 milje i gjate. Ne port funksionojne 11 kalata operues nga 6.60 -11m te thella me nje gjatesi rreth 2.200m. Siperfaqja totale per depozitimin e mallrave eshte 270.000m2 nga te cilat 27.000m2 jane te mbuluara.

    Ne portin e Durresit ngarkohen dhe shkarkohen te gjitha llojet e mallrave minerale, karburante, cimento dhe artikuj te kategorive te ndryshme. Ne port gjendet dhe terminali i trageteve, i cili ka ne dispozicion nje kalate me gjatesi 186ml dhe zhytje qe varion nga 7.40-7.90 ml. Ne kete terminal, gjate vitit 2002, u perpunuan 1.683 tragete me 600.500 pasagjere, 138.000 automjete dhe 368.000 ton mallra.

    Terminali i konteniereve eshte ne fazen ndertimore. Pervec kalates dhe sheshit qe ka ne dispozicion, ne ndihme te terminalit te konteniereve ne portin e Durresit ndodhen edhe nje sere pajisjesh qe ndihmojne ne ngarkim-shkarkimin e tyre. Aktualisht ne portin e Durresit jane futur ne perdorim fondet e Bankes Boterore prej 23 milion USD, Programi PHARE me 11 milion USD, TDA me 1.9 milion USD investime keto qe kane si destinacion rehabilitimin e kalatave, shtrimin e shesheve, blerjen e elektrovincave dhe makinerive per perpunimin e konteinereve etjer. Porti i Durresit ka perfituar gjithashtu nje kredi prej 17 milion Euro nga Banka Europiane e Zhvillimit. Projekti perfshin ndertimin e teminalit te ri te trageteve dhe rikonstruksionin e tij ekzistues. 90% e vellimit te transportit detar ne Shqiperi kryhet nepermjet Portit te Durresit dhe kapaciteti vjetor i perpunimit te mallrave eshte rreth 3 miljon ton. Me krijimin e zones fiskale, kapaciteti i Portit do te arrije ne 5 milion ton mallra te perpunuara ne vit.

    Ne port funksionojne rreth 75 agjensi detare spedicionere, nga te cilat 6 agjensi detare qe trajtojne 14 tragete udhetaresh dhe automjetesh. Me e madhja eshte agjensia publike “Taulantja sh.a”. Aktualisht, ne portin e Durresit eshte dyfishuar numri i trageteve krahasuar me nje vit me pare. Cdo jave ne kete port akostohen rreth 40 tragete dhe katamarane qe lidhin Durresin me portet e tjera te Mesdheut.


    Durresi eshte nyje e te gjitha llojeve te transportit. Nese do t’i referohemi shprehjes se vjeter qe ne kohen e Perandorise Romake se “Te gjithe rruget te cojne ne Rome”, ne Shqiperi, do te ishte: “Te gjithe rruget te cojne ne Durres”. Durresi, qytet 3000-vjecar ne zemer te Europes. Ne qender te tij ndodhet Amfiteatri me 20.000 vende, unik ne te gjithe Ballkanin.

    Trashegimia arkeologjike e qytetit e ben te natyrshme qe cdo durrsak te ndjehet krenar per qytetin e tij. Durresi i cilesuar si Taverna e Adriatikut, mirepret ne kohet moderne, turist dhe vizitor nga e gjithe bota. Tashme Durresi eshte perfshire ne projekte te fuqishme te Bankes Boterore dhe Agjensive te rendesishme Nderkombetare. Ai ka hyre ne nje faze te rendesishme te zhvillimit ekonomik lokal. Turizmi dhe vlerat arkeologjike, presin cdo turist dhe vizitor per te shijuar bukurite natyrore dhe per te prekur dhe pare nga afer lashtesine.

    Zhvillimi ekonomik dhe interesi i madh per te sjelle ne Durres eksperiencat me te mira te vendeve te zhvilluara, i ofrojne investitoreve dhe biznesmeneve mundesi dhe terren per te arritur sukses ne aktivitetet e tyre. Mjedisi shume i favorshem, mundeson krijimin e zonave industriale, krijimin e plazheve elitare ne zona te virgjera, studime e master plane, zbulime arkeologjike, ndertime te rrugeve te reja dhe permiresimin e infrastruktures. Politikat ekonomike financiare lokale, lehtesojne investitoret ne sipermarrjet e tyre. Nisur nga keto: Vizioni i strategjise se Bashkise per zhvillimin e qytetit te Durresit eshte: “Nyje kryesore e vendit per transportin detar, rrugor, hekurudhor, zona me e rendesishme e vendit ne fushen e turizmit masiv dhe ate elitar, qe ofron histori dhe arkeologji unike, qender kryesore per tregetine me jashte dhe industrine eksportuese, qytet i bankave dhe i shoqerive te sigurimit, me nje komunitet qe gezon nje cilesi jete te avancuar”.
    Durresi qytet 3000 vjecar.


    Albania - Durres


    I Love Durres 2 Summer 2007 (Movie+Album)


    Heren e fundit u redaktua nga E3; 18-07-10 ne 01:55.
    Si mund te thuash qe ke jetuar , kur nuk ke nje histori per te treguar!!!

  8. #8
    plak gjufurrak Avatari i kitrra 123
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    jam tu nxe i kusi me uje se du mej nrru teshat
    Mosha
    35
    Postime
    12,972
    Forca e Rrespektit
    5712

    Default Titulli: Vendlindja juaj, nje histori e pashkruar..........

    Sa shume emrgimtare kemi kendej e sa pak pershkrime te vendlinjdes ka? A thua ta keni harruar historine e vendlindjes? :gjujpeshk:

    - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

    -Kashta noton e diamanti fundoset!


  9. #9
    Avatari i Milka-h
    Antarėsuar nė
    Jul 2010
    Postime
    73
    Forca e Rrespektit
    38

    Default Titulli: Pershkrim per vendlindjen.

    Prishtina

    Ndonese nje vend ku ne vend te parqeve sheh berllogjet te cilat i bejne vete qytetaret me vetedije te plote, mirepo te themi se ketu nese do te kenaqesh ia vlen ta provosh, qendra e ketij qyteti, (Sheshi i Skenderbeut) te ben te mahnitesh na turmat e njerezve qe sillen rreth tij ( edhe pse jo ndonje vend aq i bukur ), zhurmat spektakulare jo vetem te njerezve te rritur por edhe te femijeve, i ben ta ndiejn kete kenaqesi ata te cilet duan ta shijojne nje vend plot me atmosfere te bukur, te cilen e zbukuron edhe me shume dashuria e cdo Kosovari qe ndien per vendin e vet ( nuk eshte se te gjithe jane qytetar por... )... Ia vlen te flasim edhe per "Hotel Grand-in" i cili eshte nje nder hotelet me te vizituara ne Kosove, i cili te jep ndjenjen se nuk ka ndonje bukuri te vecante por thesarin mund ta gjesh ne brendesi te tij[( te pakten eshte nder hotelet me te mira ne Kosove ] ... Edhe nder bukurite natyrore mos ta harrojme parkun e 'Germise' , ku njerzit shkojne per te pushuar pak nga ajo monotonia qe krijohet cdo dite neper pune nga mungesa e ajrit te paster, e pastaj kemi edhe bazenet te cilat shpesh perkrahin nevojat e qytetarit, dhe nuk i anashkalojne ato, ndonese eshte mungesa e detit por per ata te cilet nuk dalin jashte shtetit per pushime ka zgjedhje edhe ketu, ajo qe e karakterizon Prishtinen eshte se cdo qytetar vie me nderin per atdhe dhe dashurin ndaj tij, e le te mos flasim per ata te cilet i kaplon malli te cilet jane ne gurbet e vine vetem nje here ne vit (apo edhe dy) per ta vizituar... Pas te gjitha ketyre qendron edhe vendi ku gjenden ato shkronjat e arta te NEWBORN ( afer bororamizit ) te cilat na sjellin nje ndjenje, apo thuajse na tregojne qe jetojme ne nje vend te arte ku dashuria eshte me e shtrenjta gje qe mund te jepet .... E cte thmi per Kosoven ?! Kosova shteti ku une u linda e u rrita, vendi ku pash se edhe sikur te kesh pasurine me te madhe ne bote, thesaret me te cmuara te gjetura ndonjehere, nuk duhet ta harrojme miresine dhe tolerancen mes vete... ku mesova qe Dashuria qe i dhurojme njeri tjetrit si vellerzer kosovar eshte e vetmja gje qe mund te na mbaje te bashkuar.

    Prandaj: vleresojeni vendin ku jetoni dhe mos harroni se sikur te jeni me te varferit ne ate vend miresine do ta kesh gjithmone me vete si nje thesar qe pret te shkoj ne duart e te tjereve

    Good bye ... ju kam xhan <3

    No water can wash away the destiny written on a man's forehead.!

  10. #10
    Interist Forever Avatari i ReNdEx
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Rrugve
    Mosha
    26
    Postime
    11,879
    Forca e Rrespektit
    1910

    Default Pe: Pershkrim per vendlindjen.

    Km nderin tju bej nje pershkrim per vendlindjen time vlore dhe ebej me kenaqsin me te madhe



    Vlora shtrihet nė pjesėn jug-perėndimore tė Shqipėrise, gjatė fundit jugor tė detit Adriatik, dhe pjesės veriore tė detit Jon. Ndodhet 135 km larg kryeqytetit tė vendit, Tirana, vetėm 72 km nė perėndim, e ndajnė nga Italia (Kanali i Otrantos), dhe 123 km, nė jug me Greqinė (Ishulli i Korfuz

    Njė mrekulli e veēantė! Gjiri i Vlorės, laguna e Nartės, mali i Llogorasė, gryka e lumit Vjosė, gadishulli i Karaburunit, ishulli i Sazanit dhe i Zvėrnecit. Rrallė ndodh qė nė bregdetin e njė qyteti tė takohen dy dete krejt tė ndryshėm; Ishulli SazaniDeti Adriatik,

    me plazhet e gjata me rėrė dhe pyjet e pishave, dhe Deti Jon me brezaret e agrumeve, ujėra kristali blu, shkėmbinj dhe plazhe ekzotike. Kjo ndodh vetėm nė Vlorė.

    Vlora ėshtė njė qendėr e rėndėsishme tregtare dhe detare nė Shqipėri. E zhvilluar ėshtė industria e peshkimit. Vlora prodhon naftė, gaz naturor, bitum dhe kripė. E zhvilluar nė qytet ėshtė industria tekstile si dhe ajo e ndėrtimit.

    Vitet e fundit ka patur njė zhvillim tė madh turizmi, duke u shoqėruar ky zhvillim me ndėrtimin e shumė hoteleve, restoranteve, plazheve. Sot, Vlora ėshtė njė qėndėr e rėndėsishme turistike, kjo fal edhe mjedisit tė kėndshėm bregdetar.




    Pushimet nė Vlorė janė dinamike, pasi Vlora ofron tė gjitha kushtet dhe pasuritė e saja tė pafundme, nga plazhet e mrekullueshme, relievin e thyer dhe peisazhet mahnitėse, tek kafetė dhe restorantet moderne.

    Nė Vlorė ndodhet i vetmi gadishull i Shqiperisė, Karaburuni, me gjatesi 16 km, gjeresi 3-5 km, me siperfaqe 62 km². Gadishulli i Karaburunit njihet qė nė lashtėsi pėr pasuritė natyrore (mermeri i famshėm), pasuritė pyjore (valanidhi), pasuritė historiko arkeologjike si dhe rezervatin e pasur me derra tė egėr.

    Gjithashtu, 17 km larg portit tė Skelės, Vlorė, dhe 9 km nga Treporti, Vlorė, ndodhet ishulli i Sazanit. Maja e tij mė e lartė ėshtė 342 metra. Ishulli i Sazanit ka siperfaqe 5,7 km² dhe vijė bregdetare me gjatėsi 12 km, me pėrbėrje shkėmbore monolitike.

    Vlora njihet si vendi i ullirit, duke pasur tė regjistruar rreth 280.000 rrėnjė ulliri. Ulliri i markės "Vlonjak", ėshtė njė nga markat mė tė vjetra nė Evropė dhe njihet pėr prodhueshmeri te lar te vait te ullirit )

    Read more: http://ForumiVirtual.Com/viset-shqip...#ixzz1NrRAwkUE










    Disa vidio per vloren e bukur dhe hijeshia e saj bukuria e bregtetit nje bukuri qe te le mbresa dhe nuk te ndahet shpirti nga vlora e bukur nga vlora ime Ndihem krenar qe jam vlonjat dhe per vloren

    Interist Forever Vlonjat Me Zemer

  11. #11
    Interist Forever Avatari i ReNdEx
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Rrugve
    Mosha
    26
    Postime
    11,879
    Forca e Rrespektit
    1910

    Default Pe: Pershkrim per vendlindjen.



    Me falni kisha deshir ta postoja dhe kte vidio

    Interist Forever Vlonjat Me Zemer

  12. #12
    Marakli Krapit Avatari i Quku
    Antarėsuar nė
    Mar 2009
    Postime
    4,287
    Blog Entries
    3
    Forca e Rrespektit
    1888

    Default Titulli: Pershkrim per vendlindjen.

    (Æ`*•.ø♥La Ilahe Ilallah Muhammeden ReesulAllah ♥ø.•*“Æ)
    Mendume se barku mbushet,
    Me mish e makarona,
    Kjo ishte lumtunia.!
    Dikur, andrrave tona...

  13. #13
    Anėtar Aktiv Avatari i C3nI
    Antarėsuar nė
    Jun 2013
    Postime
    654
    Forca e Rrespektit
    599

    Default Titulli: Pershkrim per vendlindjen.

    Fshati im :



    Fshati gjindet afer aeroportit te Prishtines , eshte fshat i komunes se Lipjanit .

    Heren e fundit u redaktua nga C3nI; 14-01-14 ne 09:59.
    Bėj qė jeta jote tė jetė njė ėndėrr, por mos lejo qė ėndrra tė bėhet jeta jote!

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Nje pershkrim i shkurter mbi bukurite e Egjiptit
    Nga sweetzzinna ne forum Turizmi
    Pergjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-06-12, 08:38
  2. A duhet tė dėrgohet Skėnderbeu nė vendlindjen e tij?
    Nga Love ne forum Historia Shqiptare dhe Kosovare
    Pergjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-04-12, 14:30
  3. Joga - Nje pershkrim i shkurter i kesaj disipline
    Nga E3 ne forum Mirėmbajtja e Trupit
    Pergjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-02-10, 22:19
  4. Nje pershkrim dhe shpjegim per fete e ndryshme.
    Nga prodigious ne forum Bindje idesh lidhur mbi besimin
    Pergjigje: 27
    Postimi i Fundit: 26-10-09, 14:07
  5. Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-01-09, 14:21

Etiketa per kete Teme

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •  

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181