android
Thanks Thanks:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 17 nga 17

Lajme nga Shqiperia , Lajme nga Vendi , Lajme nga Kosova , Analizė-Opinion , Zgjedhjet Parlamentare 2009 , Zgjedhjet Vendore 2011 , Zgjedhjet Parlamentare 2013 , Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare , Lajme kulturore , Tė fundit nga Bota e Spektaklit: Cdo gje rreth Negociatave per Shqiperine.

  1. Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    37,200
    Blog Entries
    7
    Forca e Rrespektit
    11639

    Jump to Comments

    Cdo gje rreth Negociatave per Shqiperine.

    16 Comments by NeVertiti Published on 27-05-2018 13:58
    Nė Gjermani, thirrje pėr hapjen e negociatave: Shqipėria e meriton



    Ndėrsa dita vendimtare, nė tė cilėn vendet anėtare tė Bashkimit Europian do tė votojnė pėr hapjen e mundshme tė negociatave me Shqipėrinė po afron, nė Gjermani shtohen thirrjet qė mbėshtesin kandidaturėn e vendit tonė.

    Sė fundmi, Kėshilli Gjerman pėr Politikat e Jashtme, njė “think tank” i pavarur me shumė influencė nė jetėn politike gjermane publikoi njė raport, nė tė cilin vlerėsohet se pavarėsisht sfidave ende tė rėndėsishme me tė cilat pėrballet vendi ynė, “asnjė shtet tjetėr nė rajon nuk ka bėrė aq sa Shqipėria pėr tė merituar hapjen e negociatave”.
    Sipas kėtij raporti, njė ndėr pikat mė tė rėndėsishme nė tė cilėn ka pėrparuar Shqipėria ėshtė reforma nė drejtėsi. “Duhet tė pranojmė se asnjė vend tjetėr nė rajon nuk ka bėrė njė pėrpjekje serioze pėr tė reformuar rrėnjėsisht sistemin e drejtėsisė. Ky ėshtė njė proces i pandalshėm dhe qė krijon themelin pėr sukses nė fusha tė tjera kyēe, siē ėshtė lufta kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar”, theksohet nė dokument.

    Raporti shkon mė tej, kur thotė se dhėnia e njė drite jeshile pėr hapjen e negociatave ėshtė shumė e rėndėsishme edhe pėr vetė interesat e Berlinit Zyrtar.

    “Njė “jo” nga Berlini jo vetėm qė do tė destabilizonte Shqipėrinė, por do tė kishte njė ndikim negativ nė tė gjithė rajonin e Ballkanit Perėndimor – dhe kėshtu do tė kundėrshtonte interesat e sigurisė tė Gjermanisė. Nė tė kundėrt, njė “po” do tė ishte njė sinjal i qartė se Gjermania dhe BE, po shpėrblejnė pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr tė reformuar, edhe pse ende duhet tė kapėrcejnė shumė pengesa pėrpara pranimit”, shkruhet qė nė preambulėn e kėtij dokumenti.

    Nė kėtė drejtim, vlerėsohet gjithashtu vokacioni i qartė pro-perėndimor i vendit tonė, qė sipas kėtij Kėshilli, ėshtė shumė i rėndėsishėm tė shpėrblehet, pėr tė krijuar njė vijė ndarėse nga vendet e Ballkanit qe vazhdojnė tė flirtojnė me Rusinė, siē ndodh vazhdimisht me Serbinė.

    Duke komentuar edhe fenomenin shqetėsues tė azilkėrkuesve, Kėshilli Gjerman pėr Politikan e Jashtme nėnvizon se hapja e negociatave do t’i jepte njė perspektivė tė qartė tė rinjve shqiptarė, duke ndihmuar nė zgjidhjen e kėtij problemi.

    Nga ana tjetėr, raporti flet me tone kritike mbi kulturėn politike nė vendin tonė, duke sulmuar bojkotet parlamentare dhe protestat e organizuar gjatė javėve tė fundit.

    “Ajo qė mungon ėshtė njė kulturė politike qė njeh kompromiset jo si njė dobėsi, por si njė element qendror i demokracisė. Nė tė kaluarėn, kjo ka zvarritur reformat dhe pengoi funksionimin e institucioneve demokratike. Pėr shembull, nė vitin 2017, PD bojkotoi punėn parlamentare pėr disa muaj, njė mekanizėm i pėrbashkėt pėr debatin politik nė Shqipėri”, shkruhet midis tė tjerash.

    Publikimi i kėtij dokumenti vjen vetėm pak javė pėrpara se vendet e Bashkimit Europian tė votojnė pas rekomandimit pa kushte tė Komisionit Europian pėr hapjen e negociatave.

    Pavarėsisht se Komisioni vlerėson se vendi ynė ka pėrmbushur tė gjithė kushtet pėr t’u ulur nė tryezėn e bisedimeve, hapja e negociatave kushtėzohet nga vota pro e 28 vendeve anėtare, pasi sipas statutit tė organizimit tė BE-sė, mjafton qė njė vend i vetėm anėtar tė vendosė veton, qė hapja e negociatave tė shtyhet pėr tė paktėn disa muaj.

    Kėshilli Gjerman pėr Politikat e Jashtme ėshtė njė strukturė qė pėrfshin mbi 2 500 figura tė rėndėsishme tė jetės politike dhe akademike nė Gjermani. Midis anėtarėve mė tė shquar tė kėtij Kėshilli prestigjioz kanė qenė edhe ish-president Richard von Veisaker dhe ish-ministri i Jashtėm, Hans-Dietrich Gensher.

    Nė vijim, dokumenti i plotė i Kėshillit Gjerman tė Politikave tė Jashtme pėr Shqipėrinė

    DGAP – Kėshilli gjerman pėr Politikat e Jashtme mbi Shqipėrinė dhe negociatat
    24 maj 2018.

    Shqipėria ka nevojė pėr dritėn jeshile pėr negociatat e anėtarėsimit nė BE- nga Sarah Wohlfeld

    Pritet qė nė gjysmėn e parė tė qershorit, Bundestagu do tė vendosė pėr hapjen e negociatave tė pranimit nė BE me Shqipėrinė. Njė “jo” nga Berlini jo vetėm qė do tė destabilizonte Shqipėrinė, por do tė kishte njė ndikim negativ nė tė gjithė rajonin e Ballkanit Perėndimor – dhe kėshtu do tė kundėrshtonte interesat e sigurisė tė Gjermanisė. Nė tė kundėrt, njė “po” do tė ishte njė sinjal i qartė se Gjermania dhe BE, po shpėrblejnė pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr tė reformuar – edhe nėse ende duhet tė kapėrcejnė shumė pengesa pėrpara pranimit.

    Samiti i Kėshillit Evropian nė Sofje, nė fund tė qershorit ėshtė thelbėsor, pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. Pasi Kryetaret e Qeverive dhe Shteteve theksuan edhe njėherė, pėrgjithėsisht gjate takimit te BE-BP ne Maj, pastaj do tė vendosin nė mėnyrė tė veēantė nėse do te hapen negociatat e anėtarėsimit me Shqipėrinė. Komisioni Evropian mund tė hapė kapitujt e parė negociues nė muajt e ardhshėm, vetėm me unanimitet. Para votimit nė Kėshill, Bundestagu gjerman duhet tė vendosė pėr kėtė ēėshtje. Duhet tė pasqyrojė pėrpjekjet pėr reforma nė Shqipėri dhe tė jetė e qartė nė favor tė negociatave tė pranimit me Tiranėn.

    Problemet me demokracinė dhe sundimin e ligjit

    Ėshtė e pakontestueshme qė Shqipėria ende ka shumė pengesa pėr tė kapėrcyer rrugėn e saj drejt BE. Jo vetėm fuqia ekonomike e vendit ėshtė shumė mė poshtė mesatares sė BE. Janė mbi tė gjitha mangėsitė nė fushėn e sundimit tė ligjit qė shkaktojnė shqetėsim pėr vendimmarrėsit nė Berlin dhe Bruksel. Ndėrkohė qė ėshtė bėrė progres nė luftėn kundėr korrupsionit, dėnimi dhe arrestimi i zyrtarėve tė lartė nė veēanti, mbetet njė pėrjashtim. E njėjta vlen edhe pėr krimin e organizuar. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar, luftėn kundėr grupeve kriminale, tė cilat financohen kryesisht nga trafikimi i drogės, si njė pėrparėsi kryesore.

    Ne fakt, vitin e kaluar, njė numėr i konsiderueshėm i zonave tė rritjes sė kanabisit munden tė identifikoheshin dhe tė shkatėrroheshin. Sidoqoftė, nuk ka ndodhur akoma ndėrprerja e strukturave themelore tė krimit tė organizuar pėrmes arrestimeve dhe dėnimeve.

    Njė problem tjetėr ėshtė polarizimi i vazhdueshėm politik mes qeverisė socialiste tė Ramės dhe opozitės sė kryesuar nga demokratėt. Ajo qė mungon ėshtė njė kulturė politike qė njeh kompromiset jo si njė dobėsi, por si njė element qendror i demokracisė. Nė tė kaluarėn, kjo ka zvarritur reformat dhe pengoi funksionimin e institucioneve demokratike. Pėr shembull, nė vitin 2017, PD bojkotoi punėn parlamentare pėr disa muaj, njė mekanizėm i pėrbashkėt pėr debatin politik nė Shqipėri. Reforma zgjedhore, e cila mund tė ndihmojė nė kapėrcimin e polarizimit, ėshtė ende nė fillimet e saj.

    Pėrpjekjet e reformės duhet tė shpėrblehen. Pėrkundėr kėtyre tė metave, ėshtė e drejtė tė hapen negociatat e pranimit me Shqipėrinė. Pas ndryshimeve tė thella nė Kushtetutė, qeveria po zbaton njė reformė gjyqėsore qė ėshtė shembull pėr tė gjithė rajonin. Njė element qendror ėshtė i ashtuquajturi “proces verifikimi”: gjithsej rreth 800 gjyqtarė dhe prokurorė shqyrtohen nėn kontrollin e BE nga njė komision pėr integritetin e tyre personal dhe aftėsitė profesionale. Kritikėt ankohen se deri mė tani vetėm njė numėr i procedurave janė pėrfunduar dhe procesi pritet tė zvarritet prej vitesh. Kjo kritikė ėshtė e justifikuar dhe me sa duket do tė kėtė argumente tė ashpra rreth procedurave individuale.

    Megjithatė, duhet tė pranojmė se asnjė vend tjetėr nė rajon nuk ka bėrė njė pėrpjekje serioze pėr tė reformuar rrėnjėsisht sistemin e drejtėsisė. Ky ėshtė njė proces i pandalshėm dhe qė krijon themelin pėr sukses nė fusha tė tjera kyēe, siē ėshtė lufta kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Pikėrisht pėr shkak se ajo ėshtė njė qasje e tillė gjithėpėrfshirėse pėr rinovimin demokratik, duke hapur negociatat e pranimit, BE do tė dėrgojė njė sinjal tė qartė nė rajon, se pėrpjekjet pėr tė arritur sundimin e ligjit, do tė shpėrblehen drejtpėrdrejtė dhe nė mėnyrė tė prekshme. Kjo do tė ishte edhe mė e rėndėsishme nė lidhje me Serbinė dhe Malin e Zi, tė cilat tashmė janė duke negociuar.

    Qeveritė e tė dy vendeve janė pro-evropiane, por ndėrtojnė ne brendėsi te tyre, struktura autokratike. Pavarėsisht nga deficitet nė demokraci dhe sundimin e ligjit, Serbia dhe Mali i Zi, vazhdojnė tė pėrparojnė nė procesin e integrimit evropian. Pėr ta bėrė tė qartė edhe njė herė se reformat nė kėto fusha janė thelbėsore pėr pranimin nė BE, Shqipėria duhet tė pėrfshihet midis vendeve negociuese.

    Pa frikė nga Rusia

    Ky hap ėshtė gjithashtu i rėndėsishėm nė raport me politikėn e pėrbashkėt evropiane tė jashtme dhe tė sigurisė. Shqipėria nuk lė asnjė dyshim sa i pėrket vullnetit tė saj pėr ta zbatuar atė, ndėrsa Serbia nė veēanti, koordinon pozicionet e saj politikisht dhe ushtarakisht me Rusinė. Duke pasur frikė nga njė ndikim rus nė rritje nė Ballkanin Perėndimor, BE-ja dėshiron tė pėrshpejtojė integrimin e Serbisė nė strukturat evropiane. Nė Shqipėri kjo duket mė pak urgjente. Ndėshkimi i njė vendi sepse nuk ka asnjė problem gjeostrategjik, do tė ishte njė mesazh i rėndėsishėm pėr qeveritė e tjera tė Ballkanit Perėndimor.

    T’u jepet tė rinjve njė perspektivė

    Ne rast tė njė vendimi negativ te Kėshillit Evropian, pavarėsisht rekomandimit tė qartė tė Komisionit, do tė mbetet krejtėsisht e hapur se kur Shqipėria do te shpresojė pėr hapjen e negociatave pėr anėtarėsim. Njė votim i tillė vėshtirė se do tė mund t’i komunikohet popullsisė shqiptare, qe ėshtė nė mėnyrė tė qartė pro-evropiane. Rezultati do tė ishte zhgėnjim dhe heqje dore, meqenėse tė rinjtė, tė arsimuar mirė, shohin vetėm perspektivat pėr tė ardhmen nė anėtarėsimin nė BE. Ata do tė ndiheshin edhe mė tė inkurajuar pėr tė kėrkuar fatin e tyre jashtė vendit. Shqipėria ka nevojė pikėrisht pėr kėta profesionistė pėr tė ndėrtuar njė ekonomi konkurruese.

    Pasojat afatgjata do tė ishin njė dobėsim i Shqipėrisė, roli i se cilės ėshtė qendror edhe pėr stabilitetin e tė gjithė rajonit, veēanėrisht nėpėrmjet pakicave tė saj nė vendet fqinje.

    Stabiliteti nė Ballkanin Perėndimor, ėshtė nė interes tė Gjermanisė, Kritika e pėrparimit tė reformės nė Shqipėri ėshtė e justifikuar. Megjithatė, aktualisht nuk behet fjale nėse Shqipėria ėshtė gati pėr BE-nė – pėrgjigja do tė ishte e qartė. Behet fjale per pėrgatitjen e vendit pėr anėtarėsim, pėrmes negociatave dhe hapjes sė derės nė BE.

    Pėr shkak tė afėrsisė gjeografike dhe lidhjeve tė ngushta ekonomike dhe shoqėrore, paqėndrueshmėria nė Ballkanin Perėndimor kėrcėnon drejtpėrsėdrejti interesat e sigurisė gjermane. Konfliktet nė rajon, pėr shembull, rezultojnė drejtpėrdrejt nė lėvizjet e reja tė migracionit drejt Evropės Perėndimore. Vetėm pėr kėtė arsye, Gjermania duhet tė pajtohet me hapjen e negociatave. Sidomos pėrmes bisedimeve tė vazhdueshme dhe tė strukturuara me Tiranėn, reformat nė Shqipėri mund tė promovohen mė tej dhe rajoni nė tėrėsi tė stabilizohet.

    Votimi i Bundestagut ėshtė vendimtar, pasi Angela Merkel – e cila ende nuk e ka pozicionuar veten nė kėtė ēėshtje – do ta ndjekė kėtė nė Kėshillin Evropian. Nė vendimin e saj mbi Traktatin e Lisbonės, Gjykata Kushtetuese 2009 fuqizoi tė drejtat e pjesėmarrjes dhe kontrollit tė Bundestagut nė formėsimin e politikės gjermane evropiane. Qeveria autorizohet pėr tė pėrfaqėsuar njė opinion tė ndryshėm nga Bundestagu vetėm pėr “arsye te rėndėsishme tė politikės sė jashtme apo tė integrimit”. Anėtarėt e parlamentit duhet tė bien dakord pėr bisedime me Shqipėrinė nė mėnyrė tė qartė – dhe ta formulojnė kėtė pa kushte, qė duhet tė plotėsohen para hapjes sė kapitullit tė parė.

    Njė pėrgjigje “po, por” do tė lejojė Merkel, pėr tė dhėnė njė drite jeshile te pėrgjithshme pėr negociatat e anėtarėsimit nė Kėshilli, por nuk do te merrte ne konsiderate sa duhet pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr reforma dhe do tė perceptohet si njė tjetėr taktikė vonuese nė rajon.

    Do tė ishte gjithashtu njė sinjal i vėshtirė brenda BE-sė. Franca dhe Hollanda nė veēanti janė kritike pėr hapjen e negociatave; tė dy vendet ende duhet tė binden. Njė “po” e qarte nga Gjermania, e cila konsiderohet si njė avokat i fortė i kushtėzimit tė anėtarėsimit, do tė ishte njė sinjal i fortė, dhe do tė vėrė qeveritė nė Paris dhe Hagė nėn presion.

    Rezultati ne qershor duhet tė jetė njė miratim i Kėshillit Evropian nė qershor, pėr tė hapur negociatat e pranimit me Shqipėrinė. Kjo ėshtė nė interes tė Gjermanisė dhe BE-sė.

    (gazeta-Shqip.com)
     

  2. Total Comments 16

    Comments

  3. #2
    Kohe & Stine

    User Info Menu

    Rama pret homologun bullgar, Borisov: Tre vende tė BE skeptike pėr negociatat



    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar njė takim me homologun e tij bullgar Bojko Borisov.

    Rama e priti mikun e tij nė njė ceremoni zyrtare para godinės sė Kryeministrisė dhe pas njė orė bisedimesh, dy liderėt dolėn nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp, ku Borisov shprehu qėndrimin e tij lidhur me ēėshtjen e negociatave tė anėtarėsimit.

    Sipas kryeministri bullgar, tė flasėsh pėr Ballkanin Perėndimor ėshtė tema mė e vėshtirė.

    “Ėshtė shumė e vėshtirė. Kemi zgjedhur temėn mė tė vėshtirė. Ballkani Perėndimor ėshtė tema mė e vėshtirė qė mund tė zgjidhjet, por ėshtė me rėndėsi sepse nė Ballkan njėri nga fqinjėt tė jetė keq, tė gjithė janė keq. Sa mė mirė tė lidhur tė jemi me njėri-tjetrin aq mė shumė ka zhvillim dhe prosperitet”, u shpreh Borisov.

    Lidhur me vendimin e vendeve anėtare nė fund tė qershorit, kryeministri bullgar nuk e mohoi qė nė gjirin e BE-sė, janė tre vendet qė kanė shprehur skepticizėm pėr njė “PO” ndaj Shqipėrisė, por nėnvizoi se ka ende kohė pėr t’i bindur qė tė ndryshojnė qėndrim.

    “Kemi dy, tre shtete qė akoma janė skeptike pėr Shqipėrinė, por shumica e anėtarėve mendon se vendit duhet t’i jepet njė datė dhe rrugė pėr negociatat dhe afrimin me BE”, tha ai.

    Mė tej Borisov shtoi: “Do ti bindim vendet qė janė skeptike deri nė fund tė qershorit”.

    Ndėrkohė kryeministri Rama e vlerėsoi udhėheqjen nga Borisov tė Presidencės sė BE, pasi ėshtė investuar pėr tė bėrė avokatin e Ballkanit Perėndimor dhe tė Shqipėrisė e Maqedonisė nė veēanti.

    “Meriton njė falėnderim shumė tė veēantė pėr faktin se nė cilėsinė e Presidentit ka bėrė njė sforco tė jashtėzakonshme jo vetėm duke vendosur axhendėn e Ballkanit Perėndimor si shtyllėn kurrizore tė programit tė presidencės, por edhe duke bėrė avokatin e Shqipėrisė dhe Maqedonisė gjatė gjithė kėsaj periudhe. I dhashė medaljen e mirėnjohjes qė shpresoj tė mbetet pėrgjithmonė nė raftin e kujtimeve tė tij”, tha Rama.

    Kreu i ekzekutivit shtoi se fjalėt s’mjaftojnė pėr tė pėrshkruar intensitetin e bashkėpunimit me Bullgarinė, pasi marrėdhėnia me kėtė vend ėshtė jashtėzakonisht pozitive dhe kėtė e tregoi miratimi i ligjit pėr pakicat kombėtare.

    “Kemi diskutuar pėr organizimin e njė forumi investitorėsh me prioritet turizmin dhe mundėsinė e mbėshtetjes nė kuadėr tė pėrgatitjes sė negociatave nga pikėpamja teknike. E shohim me admirim qė Bullgaria sot ėshtė njė vend qė jep shembull tė shkėlqyer. Na vjen mirė qė dėshirės sonė pėr tė mėsuar nga kjo eksperiencė Bullgaria i pėrgjigjet me dėshirė pėr tė na ndihmuar. Kemi diskutuar pėr reformat qė duhen pėr tė modernizuar vendin dhe rritur mirėqenien. Sė bashku kemi diskutuar lidhur me programin e 100 fshatrave, ku duam tė pėrfshijmė tė gjitha vendet qė kemi marrėdhėnie cilėsore dhe Bullgaria merr pėrsipėr tė marri nė patronazh njėrin nga kėto fshatra pėr zhvillimin e infrastrukturės dhe trashėgimisė kulturore”, deklaroi Rama.
    (gazeta-Shqip.com)
     

  4. #3
    Kohe & Stine

    User Info Menu

    Ēelja e negociatave, tre vende tė BE-sė mbajnė peng “OK” pėr Shqipėrinė

    Franca, Holanda dhe Danimarka qė po e frenojnė aktualisht hapjen e negociatave tė anėtarėsimit. Gjermania ėshtė mė shumė pro hapjes sė tyre.

    Sipas informacioneve tė agjencisė Reuters pėr Gjermaninė janė tri vende momentalisht qė e bėjnė tė pasigurtė hapjen e negociatave tė anėtarėsimit tė BE-sė me Shqipėrinė dhe Maqedoninė. Ato janė Franca, Holanda dhe Danimarka. Prandaj ėshtė e paqartė, nėse Komisioni Europian do tė japė dritėn e gjelbėr nė samitin e BE nė fund tė qershorit, thuhet jo vetėm nga qarqe tė KE, por edhe tė qeverisė gjermane.

    Brenda Berlinit ka zėra kritikė pėr qėndrimin e Macron se nuk po e dallon rėndėsinė gjeostrategjike tė Ballkanit Perėndimor pėr stabilitetin e Europės, vėren Reuters. Pėr Macron nuk ka interes aq zgjerimi, se sa forcimi i bashkėpunimit brenda BE dhe vendeve tė eurozonės. Ndėrsa nė Bruksel thuhet se “Macron ka ndjesinė, se do t’u hapte krahun djathtistėve nė politikė, sepse pėr Shqipėrinė mendohet menjėherė pėr kriminalitetin e organizuar”, shkruan Reuters. Edhe qeveria holandeze e argumenton qėndrimin e saj kundėr menjėherė me frikėrat e brendshme.

    Komisioni Europian kėrkon hapjen e negociatave me Shqipėrinė dhe Maqedoninė, sepse dy vendet i kanė pėrmbushur formalisht kriteret dhe BE duhet t’i qėndrojė fjalės sė saj.

    Por edhe nė Gjermani ka dyshime lidhur me hapjen e negociatave brenda Unionit konservator. Reuters shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtėm, Heiko Mass, socialdemokrat janė megjithatė pėr hapjen e negociatave. Nga qarqet qeveritare thuhet se bėhet fjalė pėr fillimin dhe jo pėrmbylljen e negociatave qė zgjasin me vite.


    (gazeta-Shqip.com)/DW
     

  5. #4
    Moderatorė

    User Info Menu

    Pas Frances,Danimarkes e Hollandes kane harruar te thojne e PD.
    Unė nuk jam njė trashgimtar,por njė paraardhės.
    N B

  6. #5
    Moderatorė

    User Info Menu

    Shqiperia do i marre negociatat pavarsisht problemeve qe ka, por mund te me thoni cfare te mire ka populli nga to.... ? Nje Europe qe po shkon drejt shkermoqjes dhe qe po tregon cdo dite deshtim ekonomik (greqi Itali spanne Portugali )e disa shtete te tjera nuk ka ndonje drite shpresdhenese per Shqiptaret. Mgjth meqe e kemi enderruar le ta marrim vesh deri ne fund se cdo behet.
     

  7. #6
    Moderatorė

    User Info Menu

    Citim Origjinale Postuar nga Drejtori Shfaq Poten
    Shqiperia do i marre negociatat pavarsisht problemeve qe ka, por mund te me thoni cfare te mire ka populli nga to.... ? Nje Europe qe po shkon drejt shkermoqjes dhe qe po tregon cdo dite deshtim ekonomik (greqi Itali spanne Portugali )e disa shtete te tjera nuk ka ndonje drite shpresdhenese per Shqiptaret. Mgjth meqe e kemi enderruar le ta marrim vesh deri ne fund se cdo behet.
    Gjithmone e kam menduar kete e te berit pjese e Evropes,por serish mendoj qe per Shqiperine do ish mjaft pozitive hyrja ne ate,e pse duket e SHKERRMOQ.

    S'kemi rruge tjeter,e ndoshta me hyrjen ne te do kete nje bum investimesh.

    S'gjeti dem Bullgaria e Rumania besoj Drejtori
    Unė nuk jam njė trashgimtar,por njė paraardhės.
    N B

  8. #7
    Administrator

    User Info Menu

    Citim Origjinale Postuar nga Drejtori Shfaq Poten
    Shqiperia do i marre negociatat pavarsisht problemeve qe ka, por mund te me thoni cfare te mire ka populli nga to.... ? Nje Europe qe po shkon drejt shkermoqjes dhe qe po tregon cdo dite deshtim ekonomik (greqi Itali spanne Portugali )e disa shtete te tjera nuk ka ndonje drite shpresdhenese per Shqiptaret. Mgjth meqe e kemi enderruar le ta marrim vesh deri ne fund se cdo behet.
    Pikersiht se po shkon drejt shkerrmoqes , te hyjme ...imagjino sa deprimuese do jete ,sikur edhe me kete europe cope cope, ne na lene prape jashte!

    Te mirat sia di dhe nuk ja shoh gjekundi ne fakt..sidomos per ekonomine tone informale, por mbase nen presionin e EU , do perfundohen ca procese te nisura.
    Ne te kundertet edhe kandaharin do e kemi zili!
     

  9. #8
    Kohe & Stine

    User Info Menu

    Ore ai vihet kesaj temes i sondazh?

    Le te votojme po ose jo,do na pranojne apo jo ,kesaj rradhe?
     

  10. #9
    Administrator

    User Info Menu

    Citim Origjinale Postuar nga NeVertiti Shfaq Poten
    Ore ai vihet kesaj temes i sondazh?

    Le te votojme po ose jo,do na pranojne apo jo ,kesaj rradhe?
    pse ne i vendosim fatet e vendit?? Apo ecco bet ktu hahahahhaha
    qe pastaj ata qe thane nuk hyn (e nuk hyn Shqiperia) ti thone atyre qe pretenduan per te kundrten ja ua thashe
     

  11. #10
    Kohe & Stine

    User Info Menu

    Citim Origjinale Postuar nga Monique Shfaq Poten
    pse ne i vendosim fatet e vendit?? Apo ecco bet ktu hahahahhaha
    qe pastaj ata qe thane nuk hyn (e nuk hyn Shqiperia) ti thone atyre qe pretenduan per te kundrten ja ua thashe
    Nuk ju shtokaaa .
    Jo vertet doja shumeee ,te votonim,e pastaj te shikonim pas asaj date.
     

  12. #11
    Administrator

    User Info Menu

    Citim Origjinale Postuar nga NeVertiti Shfaq Poten
    Nuk ju shtokaaa .
    Jo vertet doja shumeee ,te votonim,e pastaj te shikonim pas asaj date.
    Ti thuaje mendimin tend si mendon, ska vend per sondazh

    ndonje dite do hapim sondazh nese ikim ne banjo a jo pffffffffff
     

  13. #12
    Kohe & Stine

    User Info Menu

    Citim Origjinale Postuar nga Monique Shfaq Poten
    Ti thuaje mendimin tend si mendon, ska vend per sondazh

    ndonje dite do hapim sondazh nese ikim ne banjo a jo pffffffffff
    Une e doja me sondazh per te pare mendimet ene forme te permbledhur si numer po ose jo,shkurtimisht.

    Ckane te bejne sondazhet per ne banjo ketu?!
     

  14. #13
    Moderatorė

    User Info Menu

    Citim Origjinale Postuar nga Passion Shfaq Poten
    Gjithmone e kam menduar kete e te berit pjese e Evropes,por serish mendoj qe per Shqiperine do ish mjaft pozitive hyrja ne ate,e pse duket e SHKERRMOQ.

    S'kemi rruge tjeter,e ndoshta me hyrjen ne te do kete nje bum investimesh.

    S'gjeti dem Bullgaria e Rumania besoj Drejtori
    Jo nuk gjeten gje drejt ne thene por ekonomia e tyre eshte icik ne hall...
     

  15. #14
    Moderatorė

    User Info Menu

    Ne duam qe te na pranojne se mospranimin e kena n’xhept...
     

  16. #15
    Moderatorė

    User Info Menu

    Ish akoma me ne hall
    Unė nuk jam njė trashgimtar,por njė paraardhės.
    N B

  17. #16
    Administrator

    User Info Menu

    Citim Origjinale Postuar nga NeVertiti Shfaq Poten
    Une e doja me sondazh per te pare mendimet ene forme te permbledhur si numer po ose jo,shkurtimisht.

    Ckane te bejne sondazhet per ne banjo ketu?!
    Ishte krahasimore....qe doja te thoja se po hapim sondazhe per cdo gje qe ndodh rreth nesh...
    do thuash pse gjeta ate krahasim? , Sepse eshte nje proces jetesor i domosdoshem , e si i tille edhe kete do e bejme me "PO" "JO" shkruani ne fb tim

    (E kisha ne pergjithesi kete ceshtjen e sondazhe , jo vetem per forumin. E tere jeta qe na rrethon eshte bere si proces bastesh)
     

  18. #17
    plak gjufurrak

    User Info Menu

    E vetmja gje qe me bjen ne mend me pyet eshte se cila ekonomi ne Shqiperi do humbiste o do demtohej nese Shqiperia behet anetare e rregullt??
    - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

    -Kashta noton e diamanti fundoset!


Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •