Ndryshimet kushtetuese nė fazėn pėrfundimtare u mbėshtetėn nga 81 deputetė, aq edhe sa ishin tė pranishėm nė sallė.
(E plotėsuar) - Kuvendi i Maqedonisė ka votuar sonte ndryshimet kushtetuese, ku pro ndryshimeve kanė votuar 81 deputetė, me kėtė emri i ri i Maqedonisė, do tė jetė Republika e Maqedonisė sė Veriut.

Ndryshimet kushtetuese janė kundėrshtuar nė vazhdimėsi nga partia opozitare, VMRO-DPMNE, por qė nuk ka arritur t’i ndalė.

Deputetėt e opozitės maqedonase VMRO – DPMNE, nuk ishin tė pranishėm nė seancė, qė sepse sipas tyre nuk duan t’i japin legjitimitet ndryshimit tė Kushtetutės sė vendit, qoftė edhe vetėm me prezencė.

Mediat nga Maqedonia raportojnė se janė pranuar edhe amendamentet e partive opozitare shqiptare tė Lėvizjes Besa dhe Aleancės pėr Shqiptarėt.

“Ne Ligjin kushtetues nuk do tė radhiten pėrcaktimet e shtetėsisė. Pėr maqedonasit do te vlejė ‘makedonsko’, ndėrsa pėr shqiptaret /e Maqedonisė.

Me Ligj do tė rregullohet qė nė letėrnjoftime te shtohet grafa e pėrkatėsisė etnike. Pėr diasporėn pranohet amendamenti qė tė radhiten bashkėsitė etnike”.

***

Deputetėt e Kuvendit tė Maqedonisė sot me shumicė prej dy tė tretave kanė miratuar ndryshimet kushtetuese, tė cilat kanė dalur sipas marrėveshjes me Greqinė.

Ndryshimet kushtetuese nė fazėn pėrfundimtare u mbėshtetėn nga 81 deputetė, aq edhe sa ishin tė pranishėm nė sallė.

Deputetėt e opozitės maqedonase OBRM-PDUKM, nuk ishin tė pranishėm nė seancėn e sotme pėr ndryshimet kushtetuese, tė cilėt kanė thėnė se nuk duan t’i japin legjitimitet ndryshimit tė Kushtetutės sė vendit.

Ndryshe, pas miratimit tė nevojės pėr ndryshimin e Kushtetutės, amendamente kanė dorėzuar edhe partitė opozitare shqiptare Lėvizja Besa dhe Aleanca pėr Shqiptarėt, propozimet e tė cilave u pranuan nga qeveria.https://www.botasot.info