Shqiptar te Bashkuar
android
Duke shikuar rezultatet 1 ne 5 nga 5

Lajme nga Shqiperia , Lajme nga Vendi , Lajme nga Kosova , Analizė-Opinion , Zgjedhjet Parlamentare 2009 , Zgjedhjet Vendore 2011 , Zgjedhjet Parlamentare 2013 , Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare , Lajme kulturore , Tė fundit nga Bota e Spektaklit: Sa mirė ke bėr o Zot, qė nuk e kufizove budallallėkun!

  1. Antarėsuar nė
    May 2011
    Postime
    7,372
    Forca e Rrespektit
    1514

    Jump to Comments

    Sa mirė ke bėr o Zot, qė nuk e kufizove budallallėkun!

    4 Comments fv by Violetta Published on 07-07-2018 12:29
    Sa mirė ke bėr o Zot, qė nuk e kufizove budallallėkun!


    Injoranca.jpg


    Kiēo Blushi


    Jo vetėm se pa budallenj jeta do tė kishte pas qenė tepėr e mėrzitshme, por rrezik edhe vėshtirėsisht e jetueshme. Monotone, pa yndyrė, pa variacion, pa surpriza e pa tė papritura, me siguri, pėr kėtė shkak – tė mėrzisė dhe monotonisė – njė jetesė e, nė daē, edhe njė bashkėjetesė e kėsollojtė – nė kotani e nė shkreti njėtrajtshmėrie – do tė na kishte ofruar mė shumė vetmi, mė pak befasi, humor e gėzim, interesa e konkurrencė, pėrpjekje dhe ambicie pėr pėrparim. Pse jo, edhe njė botė me mė shumė vetėvrasje se lindje.


    Guri i famshėm qė pat hedhur dikur nė lumė njė budalla, bėri qė dyzet tė menēurit e katundit tė mblidhen e tė kėrkojnė jo gurin nė lumė, por tė zbulojnė formulėn H2O, gjallesat, ligjet e florės e tė faunės, si mund tė ngjitet uji pėrpjetė, si mund tė shndėrrohet rrjedha e lumenjve nė energji, madje tė parakuptojmė pastėrtinė apo ndotjen e ujit qė pimė, para se tė jetė vonė e tė helmohemi… Sepse, pa budallallėk nuk do tė kishim as politikanė, as shkrimtarė, as analistė, as art, as humor, as dramė, as komedi, as televizione e gazeta, rrjedhimisht as regjisorė e aktorė, qė tė luanin me sukses rolet qė i patėn bėr tė shquar, aq sa adoleshentėt, nėpėr kudo, tė vdesin pėr tė pasur njė selfie me ta…


    Raporti i vlerave me antivlerat nuk do tė ishte ky qė ėshtė sot, nė favor tė budallallėkut. Po tė ishin tė gjithė tė menēur, nuk do tė kishte asnjė mundėsi qė derrat, si nė “Fermėn e kafshėve” tė Orwellit, tė merrnin pushtetin e tė vinin pėrfund shoqėrinė njerėzore.


    Njeriu normal nuk do tė kishte asnjė mundėsi tė kuptonte e tė zbulonte, pa shumė mundim, tė vėrtetėn, po qe se Zoti do tė na e kishte kufizuar budallallėkun, si bėri me inteligjencėn… Njerėzimi nuk do tė kishte shpikur shkollat, universitetet, librin, akademinė, filmin… Shoqėria nuk do tė kishte nevojė pėr qeveri, parlament, polici, gjykata, veting… Kujtesa dhe trashėgimia nuk do tė kishin kėtė kuptim e vlerė universale qė kanė nė shoqėritė demokratike e pėrnjimend tė civilizuara, qė pėrparojnė edhe pėr shkak se shumica di pėr kė voton e pėrse voton…


    Po tė kufizonte budallallėkun, Zoti do tė na e kishte hequr mundėsinė tė dallonim kufirin qė ndan tė menēurin me budallanė, faqeziun me tė ndershmin, horrin me tė drejtin, diktatorin me autokratin. Po tė kishte kufizim budallėllaku, sikurse inteligjenca, ne nuk do tė zgjidhnim historikisht e ciklikisht kėsi sojsėzėsh e delirantėsh, tanimė edhe “me vota tė lira dhe demokratike”…


    E jo vetėm njė, por disa herė…
    E jo vetėm me dhunė, por edhe me duartrokitje e gėzim.
    Jo, jo, nuk ka faj Zoti qė budallallėku tanimė ėshtė bėr gjithėpėrfshirės, njė epidemi mbarėkombėtare, model i vetėm i suksesit dhe pėrparimit, karrierės dhe karizmės, fatit dhe shansit, aq sa njė mediokėr e njė hiē, tė cilit i lexohet injoranca, pa e hapur gojėn, tė bėhet pa vėshtirėsi jo vetėm pasunar, biznesmen, por edhe i shquar, VIP, udhėheqės, sundues, arbitrar, pushtetar, kryeministėr, ministėr, deputet, madje edhe akademik.


    Nuk paska gjė mė tė shpifur e mė tė dėmshme se njė budalla i vetėgopur, i dehur me vetveten qė kujton veten sipėror e kompetent pėr gjithēka. Ky tip, kur merr edhe pushtet, fillimisht humbet veshėt, pastaj sytė e mė nė fund edhe atė pak arsye qė i ka falur Zoti sa pėr tė lidhur ushkurėt… Njė udhėheqės i tillė nuk ka rrugė tjetėr veēse tė shtojė zullumet, tė bėhet i rrezikshėm, i papėrballueshėm, i pakonkurrueshėm, mjaft qė tė hyjė e tė mbetet nė histori. Sepse me sa ka provuar historia njerėzore, pra jo vetėm tek ne nė Shqipėri e mė gjerė, nė trojet tona etnike, ku ne ndjehemi aq krenarė e fodullė, por edhe nė botė, edhe nė SHBA dhe nė BE, nuk paska ndihmės mė tė madh e mė tė kollajtė pėr t’iu afruar sė vėrtetės se sa kur dėgjohen me vėmendje e madje edhe me respekt budallenjtė.


    Duan nuk duan intelektualėt e shquar tė njė kombi, janė kėta, pra budallenjtė, shtytėsit dhe eksploratorėt e sė vėrtetės, lakmuesit e saktė qė vėrtetojnė “shkencėrisht” e lehtėsisht nivelin dhe rrezikun e sėmundjeve morale tė ēdo shoqėrie normale.


    Aq mė tepėr tani qė kemi aq shumė podiume, tribuna, demagogji diarretike, gėnjeshtra e mashtrime, dėgjesa publike, debate, seanca kuvendore tė enjteve, kanale televizive dhe portale gjirizore nėpėr internet, nevoja pėr tė pasur e pėr tė dėgjuar budallenjtė ėshtė bėr, duam nuk duam, buka jonė e pėrditshme, njė domosdoshmėri ose, thėnė me gjuhėn e kohės, njė nevojė “institucionale”, qė fatkeqėsisht po i jep shije dhe, pse jo, edhe kuptim pėrditshmėrisė. Sepse budallallėku ėshtė pėrherė njė hap mė para, dmth. nė avantazh ndaj inteligjencės, ndoshta ngaqė ka mė shumė guxim t’i thotė derrit dajė e tė hajė jo vetėm turpin, por edhe tė pėgėrat e tė vjellat e veta me bukė. Ca mė tepėr tė shefave...… Njė sherrbudalla nuk e ka pėr turp e pėr marre tė shkelė edhe mbi emrin e vet, siē druhet e matet njė njeri i menēur qė e ka ngritur emrin e vet me sakrificė, me dije, me dinjitet dhe djersė.

    Por kush shkel mbi emrin e vet, pa u skuqur e pa u zverdhur, duke thėnė edhe para kamerave, edhe para popullit tė kundėrtėn e asaj qė kanė pas mbrojtur njė ditė mė parė, nuk ka ngurrim, as cipė nė ballė, as ndėrgjegje tė bėjė tė pabėrn. Pėrkundrazi, ai qė shkel edhe mbi emrin e vet ofrohet me entuziazėm tė shkelė e tė shesė pėr hiēmosgjė dinjitetin vetjak, kurrsesi nuk mund tė mbrojė interesin publik, njė kauzė tė drejtė, aq mė pak njė ideal, apo ca mė pak, njė pronė publike, siē ėshtė Teatri Kombėtar pėr tė cilin po flitet aq shumė…


    Ja pra pėrse malli qė kushton mė pak dhe vlen mė shumė sot ėshtė budallallėku.

    Prandaj nuk duhet bėr me faj Zoti qė nuk e ka kufizuar budallallėkun.
    Sepse ai na ka dalė borxhit, dmth na ka krijuar mundėsinė e kollajllėkun tė kuptojmė mė mirė e mė drejt veten, njėri-tjetrin, shoqėrinė ku jetojmė…




    >> Mė pelqejnė njerėzit e bukur….... Pamja e tyre mė ėshtė komplet e parėndėsishme. <<



    Mos ndrysho pėr tiu pelqyer tė tjerėve,
    ngase kush stė pėlqen kėshtu, nuk tė meriton as ashtu.
    Mua s`mė trondit fuqia-shkatėrruese e njė bombe,
    sa mė habit fuqia-eksplozuese e zemrave njerėzore pėr keq. //





    Bashkimi i Shqipėrisė Etnike gjindet duke ecur.... dhe JO duke pritur.
    Maybe it's not happy end? Maybe it's about the Story....

  2. Total Comments 4

    Comments

  3. #2
    Freedom fv Avatari i Natta
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    13,040
    Forca e Rrespektit
    903
    Pas ksaj qe lexova ii bie qe budallenjt qeverisin boten.
     

  4. #3
    >> KS- AL. etnike << fv Avatari i Violetta
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Postime
    7,372
    Forca e Rrespektit
    1514

    mua mu qesh me temen faktikisht, edhepse Kiqo Blushi perher ne femijeri me ka pelqyer ne shkrime. Ashtu e shoh edhe tani.



    edhe nuk qendron ideja e Kiqos komplet gabim, ka diqka realitet aty ….




    ketrushit nese nuk i pelqen tema fare, sorry is`nt my prb.
    Heren e fundit u redaktua nga Violetta; 07-07-2018 ne 16:58.

    >> Mė pelqejnė njerėzit e bukur….... Pamja e tyre mė ėshtė komplet e parėndėsishme. <<



    Mos ndrysho pėr tiu pelqyer tė tjerėve,
    ngase kush stė pėlqen kėshtu, nuk tė meriton as ashtu.
    Mua s`mė trondit fuqia-shkatėrruese e njė bombe,
    sa mė habit fuqia-eksplozuese e zemrave njerėzore pėr keq. //





    Bashkimi i Shqipėrisė Etnike gjindet duke ecur.... dhe JO duke pritur.
    Maybe it's not happy end? Maybe it's about the Story....

  5. #4
    Braveheart fv Avatari i Zana1
    Antarėsuar nė
    Feb 2013
    Postime
    17,766
    Forca e Rrespektit
    2293
    Po tė kufizonte budallallėkun, Zoti do tė na e kishte hequr mundėsinė tė dallonim kufirin qė ndan tė menēurin me budallanė, faqeziun me tė ndershmin, horrin me tė drejtin, diktatorin me autokratin. Po tė kishte kufizim budallėllaku, sikurse inteligjenca, ne nuk do tė zgjidhnim historikisht e ciklikisht kėsi sojsėzėsh e delirantėsh, tanimė edhe “me vota tė lira dhe demokratike”…

    Ja paska leshuar ne koke gomarllekun.. Zoti k'tij. loool

    Kalojeni tek tema fetare... aty ku diskutimi arsyetohet ne baze te fese, e vertete qe budalleku nuk ka brire. lool
    Some people feel the Rain, others just get Wet,

    All i wanna be is a , Dj .

  6. #5
    >> KS- AL. etnike << fv Avatari i Violetta
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Postime
    7,372
    Forca e Rrespektit
    1514

    as autori, as tema nuk eshte fetare, por opinioni i tij eshte univerzal....

    keshtu pra.

    >> Mė pelqejnė njerėzit e bukur….... Pamja e tyre mė ėshtė komplet e parėndėsishme. <<



    Mos ndrysho pėr tiu pelqyer tė tjerėve,
    ngase kush stė pėlqen kėshtu, nuk tė meriton as ashtu.
    Mua s`mė trondit fuqia-shkatėrruese e njė bombe,
    sa mė habit fuqia-eksplozuese e zemrave njerėzore pėr keq. //





    Bashkimi i Shqipėrisė Etnike gjindet duke ecur.... dhe JO duke pritur.
    Maybe it's not happy end? Maybe it's about the Story....

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •