Shteti i veēantė.... apo e veēanta e njė shteti?



Dhjetėvjetori i shpalljes sė Pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės tė gjithėve na ndalė pėr njė ēast nga dinamika e jetės, na kthen nė njė tė kaluar e cila ndėrlidhet me tė tashmen e qė duhet tė paraqitet po nė kėtė formė edhe mė tė ardhmen e kėtij vendi.

Duke e kujtuar kėtė histori, mu kujtua edhe njė anekdotė e lexuar kaherė: “Njė natė Nastradini, ndėrsa flinte, shtyu me nxitim tė shoqen dhe thirri, aman o grua, shpejt mė jep syzet. Pėr ēka i do nė kėtė orė o lum? – ia pret gruaja. Po e shoh njė ėndėrr tė mirė, mirėpo janė disa gjėra qė nuk i dallojė mirė, prandaj i dua syzet qė ėndrrėn ta shikoj siē ėshtė”.

Anekdota tregon thelbin e politikės dalluese nė Kosovė, pasi disa aktorė tė saj veprimin politik e nxjerrin nėpėrmjet kujtesės dhe parashikimit siē do tė dėshironin duke harruar realen e mėnyrės sė veēantė tė bėrjes sė shtetit tė Kosovės. Ky fokusim tė bėnė ta humbasėsh tė sotmen. Po harrojnė se petku pėr Kosovėn qepej mė herėt, qepej tek numri i pamjaftueshėm i ushtarėve tė lirisė dhe hyzmeti i saktė qė i bėmė si popull. Petku sot pėr Kosovėn ėshtė i veēantė, kolorit, pasi ky ishte hyzmeti ynė gjatė bisedimeve tė Vjenės e i pasqyruar mjeshtėrisht nė dokumentin e ish-presidentit Ahtisaari. Shikuar historikisht Kosova nė vitet e fundit tė perandorisė osmane ishte njėsi e veēantė administrative dhe se ky fakt pėrkundėr pėrpjekjeve nuk ishte i mjaftueshėm pėr tė arritur dhe bėrė shtet ashtu siē bėnė tė tjerėt. Vitet mė pas njihen si vite ku jetonte njė popull i shtypur nė njė territor tė kontestuar. Nė kėtė gjendje Kosovėn e gjeti edhe pėrfundimi i Luftės sė Dytė Botėrore e qė ish-Jugosllavia ia bashkoi territorit tė vet.

Vite mė vonė, hegjemonizmi serb nė tė tendencė pėr krijimin e Serbisė sė madhe, solli shpėrbėrjen e krijesės artificiale tė quajtur Jugosllavi. Shqiptarėt nė Kosovė e shihnin si mundėsi pėr tė ecur drejt realizimit tė ėndrrės sė tyre. Kriza e kėsaj krijese pėr herė tė parė u shfaq nė demonstratat e vitit 1981 dhe reagimi serb karshi kėrkesave tė shqiptarėve.


Orientimi pro-perėndimor i rezistencės civile dhe ushtarake nė Kosovė krijoi kushte pėr shtetin e Kosovės

Kriza e Kosovės u rishfaq nė vitet 1988 – 89, kur dhe u shfuqizua statusi juridik i saj nga hegjemonizmi serb. Shqiptarėt nė kėtė kohė fuqishėm u pėrcaktuan nė orientimin perėndimor pėr liri, demokraci dhe shtet tė pavarur. Nė aspektin e gjeo-politikės kishte lėvizje pozitive nė realizimin tė kėtij synimi. Fundi i Luftės sė Ftohtė dhe shfaqja e Amerikės si superfuqi e vetme botėrore, ishin rast i mirė nė realizimin e aspiratave tė shqiptarėve. Synimi i diplomacisė amerikane, pėr mbėshtetje tė popujve qė jetojnė nė institucione tė lira dhe demokratike pėrputheshin me kėrkesat e shqiptarėve nė Kosovė.

Mė parė kemi parasysh vitet e dėshtimit tė politikės parandaluese tė konflikteve nga diplomacia europiane dhe amerikane nė Ballkan pėrgjithėsisht, e nė Kosovė veēanėrisht karshi synimit tė qartė tė hegjemonizmit serb. Nė kėto vite, Serbia pėr ti arritur objektivat e saja pėrdori aparteidin dhe gjenocidin ndaj popullit nė Kosovė, gjė qė rezultoi me luftėn e armatosur. Drejtuesit e luftės nga shqiptarėt arritėn qartė ta drejtonin kėtė rezistencė nė vlerat pro-perėndimore. Tendenca e Serbisė qė nė Kosovė tė bėjė spastrim etnik solli ndėrhyrjen humanitare ndėrkombėtare nga NATO dhe pėrzėnien e trupave militare tė Serbisė nga Kosova.

Mė 9 qershor tė vitit 1999, u arrit marrėveshja ushtarake – teknike nė mes tė NATO-sė dhe Serbisė pėr largimin e tė gjitha forcave serbe. Kjo luftė mori fund pas 78 ditė bombardimi. Njė ditė mė pas, Kėshilli i Sigurimi i OKB-sė miratoi rezolutėn 1244, qė precizonte shumė kufizime pėr statusin e ardhshėm juridik tė Kosovės. Kapitulli i veēantė nė rrugėtimin e shtetit tė Kosovės shėnohet me fillimin e administrimit ndėrkombėtar nga OKB-ja e mė pas procesi i pavarėsisė sė mbikėqyrur dhe pavarėsia e Kosovės si projekt i realizuar i politikės vendore dhe ndėrkombėtare.



Nė dhjetėvjetorin e pavarėsisė kujtojmė kontribuesit e saj

Orientimi pro-perėndimor i rezistencės civile nė Kosovė shėnon njė kthesė historike pėr tė arritur mbėshtetjen e duhur politike nga drejtuesit e saj, dhe ky fakt konsiderohet tė jetė kontribues nė krijimin e shtetit tė Kosovės. I tillė ishte edhe pėrkushtimi i rezistencės sė armatosur, andaj lufta, dėshmorėt e saj, konsiderohen kontribuuesit kryesorė tė lirisė. Rol tė veēantė tė arritjes sė mbėshtetjes nė kėrkesat politike tė shqiptarėve tė Kosovės pati shteti i shqiptarė e pastaj edhe mėrgata e jonė. Nė kėtė dhjetėvjetor tė pavarėsisė s’ka se si tė mos e kujtojmė kontributin e kongresmenėve amerikanė si: Tom Lantos, Bob Dole, Eliot Engel, Joe Biden, John MeCain pastaj John Kerry William Walker etj.

Kujtojmė diplomatin amerikan Holbrook e veēanėrisht sekretaren Albright dhe rolin aktiv tė saj nė Konferencėn pėr Kosovėn nė Rambuillet. Kujtojmė politikanin e rryer qė konsiderohet se e rrumbullakėsoi tėrė kėtė proces – Marti Ahtisaarin. Kosova duke kaluar nėpėr kėto procese ka kufizimi tė shtetėsisė sė saj, e tė cilat mund tė tejkalohen me politikė aktive vendore dhe nė bashkėpunim me ata qė ndihmuan nė krijimin e kėtij shteti.


Bahri Bivolaku




Eko, Prishtine