Announcement

Collapse
No announcement yet.

Shkrimtari i njohur rrėfen takimin me Geishėn qė e frymėzoi

Collapse
X
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

  • Shkrimtari i njohur rrėfen takimin me Geishėn qė e frymėzoi

    Artur Golden shkrimtari i librit “Kujtimet e njė geishe”, ka treguar se historia e kėtij libri qė edhe ėshtė ekranizuar, ėshtė frymėzuar nga njė histori e vėrtetė e Nita Sajurit. Nė vitin 1956 ajo emigroi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Pėr vitet e fundit tė jetės qė i mbetėn ajo ishte banuese nė kullat “Valdorf” nė qytetin e Nju Jorkut, ku nė katin e tridhjetė e dy ndėrtoi njė suitė elegante tė stilit japonez.



    Edhe atėherė jeta e saj vazhdoi po me atė rrjedhė tė rrėmbyeshme. Suita e saj u shėndrrua nė njė vend takimi pėr artistėt japonezė, intelektualė, biznesmenė tė dėgjuar, madje edhe ministra kabinetesh. Nė vitin 1985 njė miku i tij e njohur Artur Goldenin me tė. Miqėsia e tyre erdhi duke u forcuar. Njė ditė ai e pyeti nėse do tė lejonte ndonjėherė qė historia e saj tė bėhej publike. “Vetėm nėse do tė jeni ju qė do e tregoni”, iu pėrgjigj ajo.

    Kėshtu nisi tė shkruhej historia e kėtij libri tė njohur. Sauri dėshironte ti diktonte vetė kujtimet e saj nė vend qė ti shkruante vetė, sepse sic tregonte ishte kaq e mėsuar tė fliste me njė bashkėbisedues a do ta kishte tė vėshtirė tė mbyllej e tė punonte nė njė dhomė ku askush nuk e dėgjonte. “Kurrė mė parė nuk e kisha vėnė re se Sauri fliste me dialektin e Kiotos, ku geisha quhen geiko dhe kimonove nganjėherė u thonė bebe-po pastaj fillova tė vrisja mendjen se si do ti jepja ato nuanca nė pėrkthimin tim.

    Megjithatė qė nė fillim e ndjeva se kisha humbur nė botėn e saj. Pothuajse tėrė kohėn me pėrjashtim tė pak rasteve ne takoheshim nė mbrėmje sepse si pas njė zakoni shumė tė hershėm kjo ishte koha kur mėndja e Sajurit ishte plot energji. Zakonisht i pėlqente tė punonim nė suitėn e saj, por herė pas here linim tė takoheshim dhe nė dhomat private nė njė restorant japonez nė shėtitoren “Park” ku ajo ishte shumė e njohur.

    Pėrgjithėsisht punonim njė ose dy orė. Megjithatė ne incizonim ēdo fjalė, sekretarja e saj ishte gjithmonė e pranishme pėr tė transkriptuar diktimin e Sajurit, njė punė qė e bėnte me shumė besnikėri. Por Sajuri nuk foli kurrė me digtofonin apo me sekretaren. Ajo foli vetėm me mua”, tregon Golden.

    I vetmi kusht i kėtij rrėfimi ishte qė tė botohej pas vdekjes sė saj. Nė rrėfim ajo ka mundur tė fshehė emrat e shumė burrave pėr shkak tė etikės, por jo ndjesitė qė ata lanė tek ajo. Historia e Sajurit ėshtė e njohur tashmė nė tė gjithė botėn pėrmes ekranizimit tė kėtij libri. Ėshtė historia e njė geishe pėrballė dashurisė pėr njė burrė qė e njohur herėt, qė nė fėmijėrinė e saj.

    Gazeta Shqip

    https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

  • #2
    Kam lexuar librin "kujtimet e nje Geishe", kam pare edhe filmin...por libri eshte nje copez dashuri ,pasi ti punon shume me imagjinate per te piktuar cdo detaj te personazheve. I kuron deri ne detajin me te vogel. Sajurin e pikturon si nje mrekulli mes ujit dhe tokes....
    Nderkohe ne film imagjinata kalon ne stadin OFF.....
    Histori qe do frymezonte cdo kend te shkruante lloj lloj trillesh te nderthurura aq bukur ne letersi......

    Comment

    What's Going On

    Collapse

    There are currently 115 users online. 0 members and 115 guests.

    Most users ever online was 7,146 at 06:56 on 08-03-2018.

    Working...
    X