Shqiptar te Bashkuar
android
Thanks Thanks:  0
Likes Likes:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 4 nga 4
  1. #1
    Anėtar i Respektuar fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i fcbesia
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Prishtinė-Shqipėri Etnike
    Mosha
    33
    Postime
    1,416
    Forca e Rrespektit
    51

    Vlerat thelbesore te BE-se

    Themelet e Evropės sė bashkuar u vunė mbi idetė dhe vlerat fundamentale,tė cilave shtetet anėtare u pėrmbahen dhe tė cilat i kanė jetėsuar institucionet operative tė Komunitetit. Kėto vlera tė pranuara fundamentale pėrfshijnė sigurimin e paqes sė pėrhershme, unitetit, barazisė, lirisė, sigurisė dhe solidaritetit.Qėllimet e deklaruara tė UE-sė janė mbrojtja e parimeve tė lirisė, demokracisė dhe zbatimit tė ligjit, tė cilat i ndajnė tė gjitha shtetet anėtare (neni 6(1) UE). Sė bashku me mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe lirive themelore, kėto parime janė pėrforcuar nė Traktatin e UE-sė. Nėse bėhet shkelja e kėtyre parimeve, pėr herė tė parė janė parashikuar klauzola pėr masat qė duhen marrė (nenet 7 dhe 8 UE). Praktikisht, kjo do tė thotė se, nėse kryetarėt e shteteve dhe qeverive qė veprojnė sipas propozimit tė njė tė tretės sė shteteve anėtare ose sipas propozimit tė Komisionit, dhe pas marrjes sė pėlqimit nga Parlamenti Evropian, deklarojnė se ka ndodhur shkelje e vazhdueshme e parimeve themelore tė UE-sė, atėherė Kėshilli, me anė tė mazhorancės sė kualifikuar, mund tė pezullojė disa nga tė drejtat qė pasojnė si rezultat i zbatimit tė Traktatit tė UE-sė dhe Traktatit tė KE-sė nė shtetin anėtar nė fjalė, duke pėrfshirė tė drejtat votuese nė Kėshill. Megjithatė, Kėshilli doemos duhet tė ketė konsideratė tė veēantė pėr pasojat e mundshme tė njė vendimi tė tillė pėr tė drejtat dhe detyrimet e personave fizikė dhe juridikė. Nga ana tjetėr, obligimet ndaj shtetit anėtar nė fjalė – sipas Traktatit tė UE-sė dhe Traktatit tė KE-sė – vazhdojnė tė jenė tė detyrueshme.

    • UNIONI EVROPIAN - GARANTUES I PAQES

    Nuk ekziston forcė shtytėse mė e madhe pėr unifikimin Evropian se dėshira pėr
    paqe. Kėtė shekull, nė Evropė janė zhvillur dy luftėra botėrore mes vendeve, tė cilat tani janė shtetet anėtare tė Komunitetit Evropian. Prandaj, politika pėr Evropėn, njėkohėsisht nėnkupton politikė pėr paqe, dhe themelimi i Komunitetit, paralelisht krijoi bėrthamėn e kornizės paqesore nė Evropė, gjė qė e bėn tė pamundur luftėn midis shteteve anėtare tė Komunitetit. Fakti qė vėrteton kėtė ėshtė paqeja qė mė tepėr se 40 vjet mbizotėron nė Evropė.

    • UNITETI DHE BARAZIA - TEMA QĖ PĖRSĖRITEN

    Uniteti ėshtė temė qė pėrsėritet. Problemet e ditėve tė sotme mund tė kapėrcehen vetėm nėse shtetet Evropiane lėvizin pėrpara, drejt rrugės qė i shpie nė unitetin e tyre. Qėndrimi i shumė njerėzve ėshtė se pa integrimin Evropian, pa Unionin Evropian, nuk do tė ishte e mundur tė sigurohet paqa (as nė Evropė e as nė tėrė botėn), demokracia, ligji dhe drejtėsia, prosperiteti
    ekonomik dhe siguria sociale, dhe ato nuk do tė mund tė garantoheshin pėr ardhmėri. Papunėsia, zhvillimi joadekuat dhe ndotja e mjedisit, qė moti nuk janė vetėm probleme nacionale; as qė mund tė zgjidhen nė nivel nacional. Sistemi stabil ekonomik mund tė krijohet vetėm nė kontekst tė komunitetit, kurse politika ndėrkombėtare ekonomike e cila pėrmirėson performancėn e ekonomisė Evropiane dhe kontribuon nė drejtėsinė sociale, mund tė garantohet vetėm me anė tė pėrpjekjeve tė pėrbashkėta Evropiane. Pa kohezion tė brendshėm, Evropa nuk mund tė kėrkojė pavarėsinė e vet politike dhe ekonomike nga pjesa tjetėr e botės, nuk mund tė fitojė ndikimin e vet nė botė dhe as tė rikthejnė rolin e vet nė politikėn botėrore. Uniteti mund tė mbijetojė vetėm aty ku barazia ėshtė ligj. Asnjė banor i Komunitetit,nuk duhet tė trajtohet me padrejtėsi dhe nuk guxon tė diskriminohet pėr shkak tė nacionalitetit qė i pėrket. Duhet doemos tė ndalohet trajtimi diskriminues nė bazė tė gjinisė, racės, origjinės etnike, fesė ose besimit, paaftėsisė, moshės ose orientimit seksual. Tė gjithė banorėt e Komunitetit janė tė barabartė para ligjit. Kur bėhet fjalė pėr shtetet anėtare, parimi i barazisė do tė thotė se asnjė shtet nuk ka epėrsi mbi ndonjė shtet tjetėr, kurse diferencat natyrale siē janė madhėsia, popullsia dhe strukturat e ndryshueshme duhet tė trajtohen vetėm nė pajtim me parimin e barazisė.

    • LIRITĖ FUNDAMENTALE


    Liria ėshtė rezultat i drejtpėrdrejtė i paqes, unitetit dhe barazisė. Formimi i njė entiteti mė tė madh i cili i lidh 15 shtete, menjėherė mundėson lirinė e lėvizjes
    pėrtej kufijve shtetėrorė. Kjo nėnkupton lirinė e lėvizjes sė forcės punėtore, lirinė e krijimit, lirinė e ofrimit tė shėrbimeve, levizjen e lirė tė mallėrave dhe levizjet e lira tė kapitalit. Kėto liri fundamentale tė Traktateve themeluese, garantojnė lirinė e marrjes sė vendimeve tė biznesmenėve, lirinė e puntorėve pėr tė zgjedhur vendin ku do tė punojnė dhe lirinė e konsumatorėve nė zgjedhjen e llojeve mė tė ndryshme tė prodhimeve. Konkurrenca e lirė u mundėson biznesmenėve t’ia ofrojnė mallėrat dhe shėrbimet e tyre njė qarku shumė mė tė gjerė tė konsumatorėve potencialė. Punėtorėt mund tė kėrkojnė punė nė tėrė territorin e UE-sė dhe tė ndėrrojnė vendin e punės sipas dėshirės dhe interesave. Nga oferta shumė e madhe e mallėrave, qė vjen si rezultat i konkurrencės sė shtuar, konsumatorėt mund tė zgjedhin prodhimet mė tė lira dhe mė tė mira.

    • PARIMI I SOLIDARITETIT

    Solidariteti ėshtė liria e domosdoshme neutralizuese, pasi qė zbatimi i nxituar i
    lirisė ėshtė gjithnjė nė shpinė tė tė tjerėve. Prandaj, nėse korniza e Komunitetit duhet tė qėndrojė, ajo duhet gjithnjė ta pranojė solidaritetin e anėtarėve tė vet si parim fundamental, dhe tė ndajė nė mėnyrė tė barabartė dhe tė drejtė midis anėtarėve tė vet, edhe pėrparėsitė, d.m.th. prosperitetin,
    edhe pėrgjegjėsitė.

    • RESPEKTIMI I IDENTITETIT NACIONAL

    Identitetet nacionale tė shteteve anėtare respektohen (neni 6(3) UE). Qėllimi nuk ėshtė qė shtetet anėtare tė ‘shkrihen’ nė BE, por mė tepėr tė kontribuojnė
    me veēoritė e tyre kualitative. Pikėrisht kjo llojllojshmėri e karakteristikave dhe
    identiteteve nacionale ia huazon UE-sė autoritetin e vet moral, i cili shėrben pėr beneficionet e tėrė Komunitetit.

    • NEVOJA PĖR SIGURI

    Sė fundi, tė gjitha kėto vlera fundamentale varen nga siguria. Nė tė kaluarėn e afėrt, nė njė periudhė tė lėvizjeve dhe ndryshimeve — dhe njė periudhė nė tė cilėn duhej ballafaquar me shumė sfida tė panjohura — siguria ėshtė bėrė nevojė elementare, tė cilėn Komuniteti duhet domosdo ta realizojė. Tė gjitha veprimet e institucioneve tė Komunitetit, duhet tė kenė parasysh se njerėzit dhe kompanitė kėrkojnė qėndrueshmėri, vijueshmėri dhe besueshmėri, kur bėhet fjalė pėr sigurinė e vendit tė punės, kushtet e pėrgjithshme ekonomike
    dhe pėr sigurinė sociale.
    Heren e fundit u redaktua nga Loyalty; 10-06-2018 ne 12:53.


    Unė dua tė rroj deri sa tė shohė tė bukurėn,tė dashurėn Shqipėrinė tonė, tė lirė, tė bashkuar, dhe pastaj me gėzim le tė mė vijė vdekja!


  2. #2
    Anėtar i Respektuar fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i diku diku
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Postime
    1,813
    Forca e Rrespektit
    608

    Pe: Vlerat fundamentale te BE-se

    Ne fakt desha e hedh disa mendime ne lidhje me BE.
    Ajo qe ka bere pershtypje ne lidhje me aspektet e organizmit dhe funksionimit te organeve te BE, qe mungon struktura kryesore e udheheqjes ose me mire mungon organi i cili do te legjitimohej nga popujt e evropes per te vendosur per fatet e tyre. Ne fakt sipas ligjeve te BE organi me i larte dmth ai qe peshon me shume nga ana juridike dhe istitucionale eshte Komisioni evropian dhe ne aspektin politik organi me i rendesishem eshte PE, po ta shikojme me kujdes ket organizem se si funksionon do shohim se veton per te gjitha ligjet ne BE e ka KE, cka nga ana e rendesise objektive te gjitha deget e organeve te tjera do i bente te pavlefshme. Ne fakt ke edhe nje fakt tjeter qe eshte i rendesishme qe flitet per demokratizimin e BE, ne fakt kjo eshte nje fars totale pasi vetem demokraci nuk mund te quhet funksionimi dhe menyra e ndarjes se "pushteteve" qe i kane bere evropianet, pasi, demokrazia vepron mbi bazen e perfaqesueve dhe keta te fundit percaktojne dhe miratojne ligje per te perfaqesuarit qe ne rastin e BE kjo e drejta i eshte dhene PE por KE evropian po te doje hedh poshte te gjitha amendamentet, direktivat, rakomandimet, dhe ligjet ne pergjithesi. Fakt tjeter eshte edhe kultura qe ne aspektin teknik eshte me pak i rendesishem por jeton akoma shume e gjalle ne aspektin folklorik dhe ndjenja eshte e larte per cdo evropian dmth ndjenja e perkatesise fetare, dhe kombetare.
     

  3. #3
    Alis Volat Propriis fv Avatari i Legally_Sweet
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Postime
    12,592
    Forca e Rrespektit
    8340

    Pe: Vlerat fundamentale te BE-se

    Organi me i rendesishem duhet te jete Parliamenti pasi ai zgjidhet drejtperdrejte nga qytetaret Evropiane dhe jo Komisioni. Ne fillim parliamenti nuk ka pasur shume pushtet por ama nepermjet Traktatit te Berlinit nje rritje ne pushtet vihet re. Per shembull nga Traktati u shtua procedura e bashke-vendimit ku Parliamenti ka te drejten te bashkepunoje me Keshillin Evropian mbi ceshtje te ndryshme politike, si mbi agrikulturen dhe buxhetin Evropian. Nga funksione konsultative qe ka pasur ne te shkuaren, tani i jane shtuar funksione legjislative kshu qe mund te ngjasoj pak me Kongresin e US pasi mund te ngadalsoj dhe parandaloj ligje qe propozon Komisioni kshu qe dhe ky eshte pushtet me vete.
    Sa per deklarimin qe EU s'esht institucion demokratik varet per cfar lloj demokracie flitet dhe mund te hidhet si argument qe EU vepron si nje demokraci consosiationale.
    Be so beautiful, they can't take their hearts off you!

  4. #4
    Anėtar i Nderuar fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Loyalty
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Milano
    Postime
    3,745
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    1433
    Pare nga pikepamja e Traktatit te Lisbones, Parlamenti ka aq vlera ligjore sa ē'i lejojne traktatet kushtetuese perkatese dhe agenda midis istitucioneve.

    Gure gure behet mure... me tutje Kala!

    "Dignity consists not in possessing honors, but in the consciousness that we deserve them."

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2015, 01:19
  2. Vlerat e pėrbashkėta
    Nga Deuid ne forum Besimtarėt musliman
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-04-2013, 00:06
  3. Vlerat konstante qė e bashkojnė Umetin
    Nga Deuid ne forum Besimtarėt musliman
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2013, 12:58
  4. Vlerat e pazėvendėsueshme tė mollės
    Nga ReNdEx ne forum Keshilla Mjeksore
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-07-2012, 22:05
  5. Vlerat e agjėrimit
    Nga Ado ne forum Besimtarėt musliman
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2011, 03:19

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •