Shqiptar te Bashkuar
android
Duke shikuar rezultatet 1 ne 29 nga 29
  1. #1

    Shenjtoret Katolik

    Duke shfletuar kalendarin, Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Andreun Korsini

    Data e lindjes sė Shenjtit ėshtė e paqartė. Mendohet tė ketė lindur nė fillimet e 1300-tės. Sipas gojėdhėnės, deri nė moshėn pesėmbėdhjetė vjeēe kaloi njė jetė tė ērregullt. Por mė pas, si hyri nė Karmel, hoqi dorė nga ēdo gjė, veē Zotit, me tė cilin u lidh gjithnjė mė ngusht, duke bėrė tė vetat vlerat e jetės rregulltare. U dallua kėshtu si rregulltar shembullor, gjė qė e tregon fakti i vlerėsimit tė tij si njeri i denjė pėr tė qenė epror i karmelitanėve tė provincės sė Toskanės.

    Urtia dhe zemra e tij e madhe ranė menjėherė nė sy nė vitet 1348-49, kur nė Firence shpėrtheu epidemia e tmerrshme e murtajės. Epidemia e llahtarėshme vuri edhe mė tepėr nė dukje madhėshtinė e Shenjtit, qė ndodhej ditė-natė te koka e tė sėmurėve, gjithnjė i gatshėm pėr t’u dhėnė ndihmė njerėzore e shpirtėrore, pa menduar fare se po vinte nė rrezik jetėn e vet. Papa Klementi VI e emėroi, mė 13 tetor 1349, ipeshkėv tė Fiezoles.

    Shumė shpejt Shenjti e tregoi me vepra se nuk e shikonte ipeshkvninė si pushtet, as si nderim personal: kishte treguar me kohė se nuk interesohej pėr pushtet, as pėr nderime. U vendos nė Firence, ndonėse pallati ipeshkvnor ishte gjysėm i rrėnuar. Deshi tė jetonte pranė popullit, pėr tė njohur nga afėr nevojat njerėzore e shpirtėrore tė grigjės qė i qe besuar.

    Populli ishte i varfėr e ipeshkvi, plot dhimbje e mėshirė. Pėr tė shkruhet: ‘Nuk mund t’i mbante lotėt, kur fliste pėr tė varfėrit, tė cilėve ua ndante pėr ditė bukėn me duart e veta’. E pikėrisht nga qė njerėzit ishin tė varfėr e kishin nevojė pėr ndihmė, ai nuk mund tė duronte qė meshtarėt e dioqezės tė jepnin shembull tė keq, tė rrinin larg famullive e tė ishin tė paditur. Ndėrtoi, prandaj, njė lloj seminari, qė tė formonte meshtarė tė denjė pėr detyrėn e tyre.Fitoi kėshu famė e meritoi simpatinė e tė gjithėve.Tė pasur e tė papasur vinin tek ai pėr tė gjetur paqen, pas viteve tė gjata tė luftėrave e tė urrejtjeve, qė shkatėrronin familje e qytete. E ai vijonte tė predikonte, duke shrrėnjosur urrejtjen e duke mbjellur farėn e dashurisė sė krishterė e tė harmonisė, i rrethuar gjithnjė nga turmat e pafundme, qė vinin edhe nga larg pėr tė dėgjuar fjalėt e ngarkuara me shpresė. Vdiq mė 6 janar 1370; u shpall shenjt mė 29 prill 1629.
     

  2. #2

    10 Janar: Shen Agatoni

    Shėn Agatoni, Papė

    U ul nė fronin e papnisė mė 26 qershor tė vitit 678, pikėrisht kur kishte mbushur 103 vjet, nė sa ishte krejtėsisht i kthjelltė. Mė 12 gusht mori nga perandori Kostantin Pagonati njė letėr, pėrmes sė cilės deklaronte se ishte gati tė rifillonte pėrpjekjet pėr tė realizuar planin e ribashkimit kishtar tė Romės me Bizantin. Mendonte, prandaj, tė mblidhte njė konferencė ipeshkvnore, nė tė cilėn tė diskutoheshin problemet mė urgjente, qė do tė ēonin nė zhdukjen e kundėrvėnieve, duke i hapur pėrfundimisht rrugėn bashkimit. Pėr kėtė qėllim perandori i kėrkonte papės tė dėrgonte disa pėrfaqėsues tė tij nė Kostandinopojė. Pėr tė pėrgatitur delegacionin, Agatoni mblodhi mė 27 mars tė vitit 680 nė Lateran njė koncil italian, i cili zgjodhi pėrfaqėsuesit ipeshkvnorė qė do tė niseshin pėr nė Bizant sė bashku me tė dėguarit e papės dhe miratoi tekstin sinodal, qė do tė paraqitej nė konferencė. Nė kėtė tekst pasqyrohej doktrina e dy vullneteve dhe e dy mėnyrave tė veprimit tė Krishtit, duke kujtuar atė qė ishte vendosur nė Koncilin Lateranens nga Martini I.

    Delegacioni perėndimor arriti nė Bizant mė 10 shtator tė vitit 680 dhe u prit nga patriku Gjergj, qė mori masat pėr tė mbledhur metropolitėt dhe ipeshkvijtė Bizantinė. Ajo qė u thirr thjeshtė si konferencė, mori pamjen e njė Koncili tė vėrtetė, i gjashti nė Lindje. Mbledhja u hap mė 17 nėntor tė vitit 680 nė sallėn e madhe tė pallatit perandorak. Kryetar i saj ishte vetė perandori, qė kishte pėrkrah dy priftėrinj e njė diakon romak, si pėrfaqėsues tė papės. Ndėrsa nė Itali shpėrtheu epidemia e murtajės, qė shkaktoi vdekjen e njė numri tė madh njerėzish, nė Kostantinopojė koncili vijonte.

    Pas 18 seancash u arrit nė hartimin e njė dekreti qė u shpall mė 16 shtator tė vitit 681. Nė tė ripohohej besojma e fesė, e vendour nga pesė koncilet e mėparshme dhe miratohej njėzėri doktrina e dy vullneteve dhe dy energjive tė Krishtit, qė nuk ishin nė kundėshtim me ta, duke konfirmuar edhe tekstin sinodal tė Lateranit. U dėnua edhe herezia monoteistike.

    Koncili u mbyll me kėrkesėn drejtuar papės pėr tė miratuar vendimet e marra. Por Agatoni kishte vdekur mė 10 janar tė vitit 681 dhe ishte varrosur nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit. Gojėdhėna tregon se kur i mbylli sytė, ishte 107 vjeē. Agatoni nėnshtroi edhe kryeipeshkvin e Ravenės, Teodorin, i cili i dha fund autoqefalisė sė dėnuar nga Roma. U interesua shumė edhe pėr fatet e Kishės anglosaksone. Magjisteri i tij shquhet pėr thellėsinė e doktrinės dhe bamirėsinė nė ndihmė tė tė varfėrve. Ėshtė pajtori i Palermos
     

  3. #3

    11 Janar: Shėn Igjini

    Me 11 Janar Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Igjinin, Papė

    Pak dihet pėr tė. Mendohet se qe me origjinė athiniote e se u zgjodh papė rreth vitit 138. U shlye nga Kalendari i ri i Kishės katolike, sepse emri i tij qe shtuar vonė, pikėrisht nė shekullin XII. Nuk kemi tė dhėna qė vėrtetojnė se vdiq martir. Madje nuk e dimė as datėn e vdekjes.

    Megjithatė Kisha vijon ta kujtojė mė 11 janar pėr shkak tė traditės dhe tė devocionit qė kanė besimtarėt prej shekujsh pėr kėtė figurė. Rreth shekullit XI, Shėn Ireneu, duke u kthyer nga njė shtegtim nė Romė, shėnoi nė njė listė emrat e 12 ipeshkvijve qė ishin ulur nė selinė romane, qė nga Shėn Pjetri, deri nė kohėn e tij: Igjini ishte i nėnti nė listė, i vetmi qė mbante kėtė emėr, pasardhės i Telesforit ‘i cili dha njė dėshmi tė lumnueshme’, dmth pėsoi martirizimin nėn perandorin Adrian.

    Libri i Papėve dhe Martiriologu Romak pohojnė se edhe Igjini pėsoi martirizimin mė 11 janar tė vitit 140, gjatė persekutimit tė Antonio Pios dhe se u varros pranė trupit tė tė lumit Pjetėr nė Vatikan. Megjithatė, kjo dėshmi nuk na bind qė Papa Igjini tė ketė vdekur martir, ndėrsa bindemi plotėsisht se qe njeri plot me merita tė tjera. Gjatė papnisė sė tij tė shkurtėr (136-140) u pakėsuan nė mėnyrė tė ndjeshme sulmet e paganėve kundėr “racės sė re pa atdhe”, siē thirreshin tė krishterėt, por u shtuan kėrcėnimet e sekteve heretike nė vetė gjirin e Kishės. Nė Romė arritėn Valentini e Ēedroni, tė cilėt nisėn tė pėrhapnin herezinė njostike, njė pėrzjerje doktrinash e praktikash fetare me karakter filozofik e mistagogjik, bazuar mbi kėtė parim themelor: ekziston njė fe e rėndomtė, qė i mjafton popullit tė thjeshtė, por edhe njė shkencė fetare, me tė cilėn merren vetėm njerėzit e ditur, tė cilėt ua shpjegojnė fenė njerėzve tė thjeshtė. Tė dy heretikėt u ēkishėruan nga Papa Igjini, tė cilin Libri i Papėve e quan “filozofi” me origjinė athiniote. Ishte pra njė filozof nė timonin e varkės sė Shėn Pjetrit pikėrisht nė ēastin e duhur, kur herezia njostike pėrpiqej ta pėrvetėsonte Zbulimin hyjnor pėr ta bėrė thjeshtė filozofi fetare.Papa Igjini mbrojti kėshtu integritetin e mėsimit tė vėrtetė ungjillor. Sipas shembullit tė Perandorit Adrian, qė kishte krijuar njė aparat tė fuqishėm burokratik pėr tė siguruar administrimin e urtė tė perandorisė romake, ndėrhyu nė strukturėn hjerarkike, duke themeluar urdhėra tė vegjėl. Krijoi, kėshtu, kushte pėr pėrmirėsimin e shėrbimit nė Kishė dhe pėr pėrgatitjen e kandidatėve pėr meshtari pėrmes afrimit nė rritje tek misteret shenjte. Nga koha e tij nis edhe prania e nunit tė pagėzimit nė dhėnien e sakramentit tė parė tė jetės sė krishterė.
     

  4. #4

    12 Janar: Shen Arkadi

    Shenjti i ditės: Shėn Arkadi martir

    Duke shfletuar kalendarin e sotėm kishtar, na kujtohen menjėherė fjalėt e Benediktit XVI nė audiencėn e pėrgjithshme tė sė mėrkurės sė kaluar, kushtuar persekutimit e misionit. Mbytja e Shėn Shtjefnit me gurė – kujtoi Papa - shėnon fillimin e salvimit kundėr ndjekėsve tė Krishtit, tė cilėt asokohe nisėn tė dalin nga Jeruzalemi pėr t’u kumtuar, pėr herė tė parė, Ungjillin paganėve.

    Nė historinė e Kishės nuk do tė mungojė asnjėherė persekutimi, por pikėrisht ky persekutim bėhet burim i misionit. Fjalėt e Papės i vėrtetojnė plotėsisht dy martirėt qė po pėrkujtojmė sot: njėri, Shėn Arkadi, martir i persekutimit tė fundit pagan nė Afrikė, nė vitet 304; tjetri, Dom Pjetėr Gruda, martir i persekutimit komunist nė Shqipėri, vetėm pak vjet mė parė:

    “Kryqi mbetet gjithnjė nė qendėr tė jetės sė Kishės”- tha Benedikti XVI nė audiencėn e dytė tė vitit 2007, por ai lidhet ngusht me misionin. Mbytja e Shėn Shtjefnit me gurė, na kujton frazėn e famshme tė Tertulianit: ‘Ne, tė krishterėt shumfishohemi, sa herė qė ju na korrni: ėshtė farė e hedhur gjaku i tė krishterėve!”.

    Po shfletojmė, pra, kalendarin, pėr tė kujtuar Shėn Arkadin. Sipas pėrshkrimit tė martirizimit tė tij, Arkadi mbylli sytė nė Akajė, por tė gjitha dėshmitė tjera, qė pėrkojnė plotėsisht me njėra-tjetrėn, vėrtetojnė se duhet tė jetė martirizuar nė Ēezaré tė Mauritanisė, nė Afrikė. Nė se mund tė arrihet nė njė pėrfundim tė saktė pėr vendin ku u martirizua, nuk ėshtė aq e lehtė tė pėrcaktojmė edhe kohėn kur e dėshmoi me gjak fenė nė Krishtin. Mendohet tė ketė vdekur rreth vitit 304, gjatė persekutimit tė fundit pagan. Tėrbimi i persekutuesve ishte ndezur aq, sa mjaftonte vetėm njė dyshim pėr tė pėrligjur vrasjet masive tė tė dyshuarve.

    Procesionet dhe flijimet e pėrditshme idhujtare, shoqėroheshin me martirizimin e tė krishterėve, prandaj Arkadi, njeri tepėr i njohur, i neveritur nga krimet barbare qė kryheshin para syve tė tij, iku nė Ēezare. Por mungesa e tij ra shpejt nė sy. Atėherė ushtarėt arrestuan njė nga pjesėtarėt e familjes, duke e pėrdorur si peng, pėr ta detyruar tė kthehej. Arkadi u kthye menjėherė. U paraqit para gjykatėsit, i cili e ftoi tė flijonte pėr nder tė idhujve. Po ai nuk pranoi. Atėherė u dėnua me vdekje tė ngadalshme, tė shkaktuar nga torturat mė tė tmerrshme qė njiheshin nė atė kohė.Sipas martiriologėve latinė, festa e Shėn Arkadit kremtohet mė 12 janar, ndėrsa nė martiriologėt lindorė emri i tij nuk pėrmendet. Dokumenti mė i ēmuar i kultit tė Shėn Arkadit ėshtė predikimi qė i kushton Shėn Xenoni, ipeshkėv i Veronės, i cili ka mundėsi tė ketė qenė me origjinė afrikane. Duket qartė se Shėn Xenoni pati njė devocion tė madh pėr Arkadin e besohet se ishte ai vetė qė i solli Aktet e martirizimit tė Shenjtit nė Veronė, gjė qė kujtohet qė nė fillim tė panegjirikut tė ipeshkvit kushtuar Shenjtit.
     

  5. #5

    15 Janar: Shen Pali (vetmitar)

    15 Janar: Shen Pali (vetmitar)

    Shėn Pali, themelues i vetmitarėve, lindi nė Tebaidėn e poshtėr rreth vitit 234. Nė moshėn 15 vjeēare iku nė shkretėtirė, si Jezu Krishti, pėr tė jetuar nė varfėri tė plotė, larg ēdo pasurie e lakmie njerėzore. Zgjodhi njė shpellė pėr banesė, njė palmė, pėr ushqim e veshmathje, njė gurrė uji pėr tė shuar etjen, njė copė bukė qė ia sillte njė korb ēdo ditė nga qielli, pėr tė zgjatur jetėn e tij tė mrekullueshme.

    E kėshtu Shėn Pali vetmitar i shėrbeu pėr shumė vjet, krejtėsisht larg botės e i panjohur pėr tė, atij qė s’gjeti vend ndėrmjet njerėzve e u shtrėngua tė shkonte pėr tė lindur nė njė shpellė.

    Po Pali nuk ishte vetėm: nė shpellėn e tij banonte edhe Zoti. Kėshtu me tė filloi jeta e eremitėve apo vetmitarėve tė cilėt, pėr folur me Zotin, hoqėn dorė nga shoqėria, madje edhe nga ēdo lloj takimi me njerėzit. Ishin engjėj tokėsorė, ndėr tė cilėt u duk, pėr t’u dhėnė mėsim shekujve tė ardhshėm, pushteti e pasuria e Zotit, qė i mjafton, edhe e vetme, ēdo krijese. Mrekullohemi para figurave si ajo e Shėn Palit vetmitar, pėrmes tė cilave shikojmė sesi misteri i Zotit tė mishėruar mundi ta lartojė natyrėn njerėzore tė rėnė nėn skllavėrinė e ndjenjave, tė dehur nga etja e pashuar pėr tė mira tokėsore.

    E megjithė jetėn thellėsisht tė vetmuar, me gjithė kundrimin mbinjerėzor, njerėzit si Shėn Pali nuk u shkėputėn kurrė nga Kisha dhe nga betejat e saj tė lavdishme. Nga thellėsia e shpellės sė tij, i ndriēuar nga njė dritė e mbinatyrshme ndiqte luftėrat e Kishės kundėr arianizmit, bashkohej me mbrojtėsit e Fjalės sė Mishėruar tė Hyjit, i kundėrvihej ēdo sulmi tė pabesė kundėr Zotit.

    Emri i Palit, atė i vetmitarėve, lidhet ngusht me atė tė Shėn Andout Abat, atit tė Ēenobitėve apo tė njerėzve qė mbylleshin gjithė jetėn nė kuvende. Qė tė dy mėnyrat e jetesės burojnė nga e njėjta gurrė, nga Grazhdi i Betlehemit. Shėn Pali vetmitar jetoi nė shkretėtirė 113 vjet. Trupi i tij i vdekur u mbart nė Kostandinopojė nėn perandorinė e Manuel Komnenit, mė pas nė Venedik e nė bashkėsinė e vetmitarėve tė Budės nė Hungari. Jetėn e tij e shkroi Shėn Jeronimi nė vitin 376
     

  6. #6

    16 Janar: Shėn Marēeli I (papė)

    Kalendari Kishtar mė 16 janar pėrkujton Shėn Marēelin I papė


    Shėn Marēeli e drejtoi Kishėn universale nga 27 maji i vitit 308 deri mė 16 janar 309. Pak gjėra dihen pėr tė, sepse burimet janė tė paqarta, ndėrsa Shenjti pėr njė kohė tė gjatė u ngatėrrua me Shėn Marēelinin papė, vdekur martir gjatė persekutimit tė Dioklecianit. Kėshtu emri i Shėn Marēelit papė, paraqet njė sėrė problemesh pėr t’u zgjidhur. Martiriologu Romak, ai Jeronimian, Katalogu Liberian dhe Liber pontificalis shėnonjė tė dhėna qė i bien ndesh njėra-tjetrės, gjė qė ėshtė plotėsisht e kuptueshme nė njė kohė kur Kisha tronditej nė themele nė Romė e kudo jetonin tė krishterė, nga pėrndjekjet e pėrditshme nėn perandorin Dioklecian e mė pas, nėn pasardhėsin e tij, Galerin, vdekur nė vitin 311. Sipas historianit tė shquar gjerman, Teodor Momsen dhe studiuesve tė tjerė, Marēeli nuk ka qenė fare papė, por prift i thjeshtė romak, i cili e drejtoi Kishėn pas vdekjes sė Papės Marēelini, nė pritje tė zgjedhjes tė papės sė ri.

    Sidoqoftė, pas viteve tė errta tė historisė sė Kishės, emri i Marēelit I doli pėrsėri nė dritė pėrmes studimit tė burimeve tė lashta, nė tė cilat theksohet qėndrimi i tij ndaj besimtarėve qė njiheshin me emrin ‘lapsi’, dmth njerėz qė kishin rrėshqitur, siē quheshin asokohe tė krishterėt qė mohonin fenė nga frika e persekutimeve. Nė disa vende, nė Afrikė pėr shembull, mendohej se njerėz tė tillė duheshin shlyer pėrgjithnjė nga radhėt e Kishės. Ndėrsa Papa Marēeli nuk u tregua kaq i ashpėr: e mirėpriti rikthimin e tyre nė Kishė, por pasi tė ishin penduar. Papa Damasi (366-384), duke lavdėruar kėtė qėndrim tė Marēelit, shkruan: “Ata qė kishin mohuar, por dėshironin tė ktheheshin pėrsėri, Papa Marēeli vijoi t’i mbronte dhe t’i pranonte, pasi e lanin me lot pendese fajin e mohimit dhe betoheshin tė mos e pėrsėrisnin kurrė mė, pėrballė ēdo rreziku. Punoi shumė edhe pėr rindėrtimin e famullive tė shkatėrruara pas persekutimit tė Dioklecianit”. Kėshtu shkruan Papa Damasi, por femohuesit e shikonin Marēelin si armik tė tmerrshėm, sepse pasi kishin mohuar, donin t’i rimerrnin sakramentet pa bėrė kurrfarė pendese. Nė njė nga burimet qė flet pėr papėn Marēeli shkruhet se pėr faj tė njerit prej tyre, Shenjti u internua nga tirani. Kėtė tė dhėnė e gjejmė nė Liber Pontificalis, ndėrsa nga Martiriologun Romak mėsojmė se u persekutua dhe u detyrua tė punonte si stallier nė stallat e postės perandorake, ndėrsa shėnohet edhe se u internua, tė dhėna kėto qė nuk konsiderohen tė besueshme. Nė burimet e lashta gjejmė edhe data tė ndryshme tė papnisė e tė vdekjes sė tij, por Kisha, duke ndjekur Martiriologun Romak, e kremton mė 16 janar Shėn Marēelin, reliket e tė cilit pushojnė nė paqe nė varrezėn romake tė Prishilės.
     

  7. #7

    17 Janar: Shėn Andou Abat

    Shėn Andou Abat


    17 janar
    Shenjti, njė nga vetmitarėt mė tė njohur nė historinė e Kishės, lindi nė Koma, nė zemėr tė Egjiptit, nė vitin 250, vdiq nė Tebaide, nė Egjiptin e Epėr, mė 17 janar tė vitit 356 mė se njėqind vjeē. Nė moshėn njėzet vjeēare braktisi gjithēka e shkoi tė banonte nė njė vend tė shkretė e pastaj nė brigjet e Detit tė Kuq, ku jetoi nė vetmi tė plotė pėr mė se 80 vjet. U bė i njohur nė tė gjithė lindjen. Nė vetmitoren e tij nisėn tė dynden shtegtarė nga tė katėr anėt pėr tė kėrkuar njė kėshill, njė lutje, njė ndėrmjetėsi. Edhe Kostandini perandor me bijtė e tij shkuan disa here t’i kėrkonin kėshilla e lutje. Jetėn e tij e tregoi njė nga nxėnėsit e Shenjtit, Shėn Athanasi, qė e bėri Ndoun vetmitar tė njohur nė mbarė Kishėn. Shenjti u largua nga vetmitorja e tij vetėm dy herė. Herėn e parė pėr tė ngushėluar tė krishterėt e Aleksandrisė, tė persekutuar nga Maksimin Daja, ndėrsa tė dytėn, me ftesėn e Athanasit, pėr t’i nxitur t’i qėndronin besnikė Koncilit tė Nikesė. Nė ikonografi paraqitet i rrethuar nga gra provokuese (simbol i tundimeve) ose nga kafshė shtėpijake (si derri, pulat, delet etj.). E kjo, sepse Shenjti ėshtė pajtor i kafshėve shtėpijake.
    Nuk e pati tė lehtė Shenjti i madh tė arrinte pėrsosurinė shpirtėrore, duke kaluar njė jetė kaq tė ashpėr, kaq tė mėnjanuar. Iu desh tė kapėrcente prova tė vėshtira. Nisi tė tronditej nga mendime tė neveritshme, tė dyshonte mbi dobinė e njė jete kaq tė vetmuar, qė pak nga njerėzit e Kishės e ndiqnin, tė joshej nga kėnaqėsitė e mishit, tė tundohej nga dėshira pėr tė grumbulluar pasuri, aq e pėrhapur nė kohėn e tij e nė tė gjitha kohėrat.
    Kėrkoi atėhere ndihmėn e vetmitarėve tė tjerė qė e kėshilluan tė mos trembej, por tė ecte para me besim, sepse Zoti ishte me tė e, si t’i shkėpuste tė gjitha lidhjet me tė mirat tokėsore, tė tėrhiqej nė njė vend edhe mė tė vetmuar.
    E ai, i mbuluar vetėm me njė copė leckė, u strehua nė njė varr tė lashtė, hapur nė shkėmb tė gjallė, pranė fshatit Koma. Njė mik i sillte kur e kur pak bukė; pėr tė tjerat duhet tė mendonte vetė, duke e shuar urinė me fryte pylli e bar fushe.
    Kėtu pati tundime edhe mė tė tmerrshme: shihte vegime tė llahtarėshme e zėra tė ējerra i flisnin nga shkretėtira. U krodh nė errėsirė tė dendur shpirtėrore, por megjithatė, nuk e humbi kurrė shpresėn nė ndihmėn e Zotit, duke bėrė ditė pėr ditė vullnetin e tij, ashtu si e kishin kėshilluar mėsuesit vetmitarė.
    Kur, mė nė fund, iu duk Krishti, duke e ndriēuar, ai e pyeti: “Ku ishe, o Zot? Pse nuk m’u duke qė nė fillim, pėr t’i dhėnė fund vuajtjeve tė mia?”. E menjėherė dėgjoi pėrgjigjen: “Anton, unė isha kėtu, me ty e tė ndihmoja pėr ta fituar betejėn”.
    Sigurisht qė vetėm njerėz tepėr tė shėndoshė mendėrisht mund ta pėrballonin njė asketizėm tė tillė, kaq tė rreptė. Disa kalonin nė ēmenduri e pastaj nisnin t’i merrnin fantazitė e tyre si ndriēime hyjnore ose si tundime djallėzore.Po Antoni, me ndihmėn e Zotit, i pėrballoi tė gjitha tundimet e shejtanit, qė e zgjonte nė zemėr tė natės e u bė pikė referimi pėr shumė njerėz, qė dėshironin t’i kushtoheshin jetės vetmitare. Nisi atėherė tė ngushėllonte tė mjerėt, tė shėronte tė sėmurėt, tė mėsonte nxėnėsit e rinj, qė shtuan radhėt e vetmitarėve, duke krijuar dy grupe tė mėdha, mbi bazėn e tė cilave u themeluan dy manastire, njė nė lindje tė Nilit e tjetri nė bregun e mėngjėr tė lumit, ku ēdo murg kishte shpellėn e tij vetmitare, por edhe ndihmėn e njėrit nga vėllezėrit mė tė pėrgatitur pėr kėtė lloj jete shpirtėrore. E tė gjithė kishin pranė Shėn Anduen, qė u jepte kėshilla pėr t’u pėrsosur shpirtėrisht, tė bashkuar me Zotin.
     

  8. #8

    18 Janar: Shen Priska

    Pėrkujtojmė sot Shėn Priskėn, Martire


    Nuk ėshtė e lehtė tė flitet pėr jetėn e martires romake, ndonėse pėr tė kemi njė mori dokumentesh tė lashta. E kjo, sepse ka shumė mundėsi qė njoftimet, tė cilat duken sikur flasin pėr tė, t’i pėrkasin tri martireve tė ndryshme: asaj vetė, Priskės gruas sė Akuilės, tė cilėn e kujton Shėn Pali Apostull dhe njė shenjtoreje tjetėr me tė njėjtin emėr, qė nuk pėrmendet mė nė kalendaret kishtare.

    Nga Aktet e martirizimit tė Shėn Prsikės, mėsojmė se ajo duhet ta ketė derdhur gjakun pėr Krishtin nėn perandorin Klaudi (268-270) e se duhet tė jetė varrosur nė Rrugėn Ostiense. Mė pas reliket e saj u mbartėn nė Aventin.

    Sipas gojėdhėnės ajo qe nxėnsja e parė e Shėn Pjetrit apostull qė e dėshmoi fenė e vet me martirizim. Sidoqoftė sot Kisha e nderon Priskėn martire si ‘fryt i parė i apostullimit tė Peshkatarit tė Galilesė’ dhe si themeluesen e Kishės romake me tė njėjtin emėr, pėr tė cilėn na flet epitafi i shkruar mbi njė rrasė varri tė shekullit V, qė ruhet nė kiostrin e Bazilikės sė Shėn Palit jashtė mureve tė Romės. Kisha e lashtė e Shėn Priskės nė Aventin, njė stoli e vėrtetė ndėrmjet antikiteteve tė shumta romake, lartohet mbi themelet e njė shtėpie tė madhe tė shekullit II, gjė qė ėshtė provuar edhe nga gėrmimet arkeologjike. Duhe tė ketė qenė shtėpia e vashės romake, qė dha jetėn nė lule tė moshės pėr Krishtin.
     

  9. #9

    19 Janar: Shen Mario, Marta, Abako

    Sot Kisha katolike pėrkujtoi Shenjtorėt Mario, Marta, Abako e Audifaēe


    Emri ‘Mario’ vjen nga keltishtja e do tė thotė ‘burrė’, por populli beson se ėshtė gjinia mashkullore e emrit femėror ‘Maria’. Dėgjohet edhe nė Shqipėri e nė Kosovė si nė trajtėn e parė, Mario, ashtu edhe nė trajtėn Marian. E kjo, sepse kulti qė lidhet me Virgjėrėn Mari, njihet edhe si kult marian.

    Shenjti legjendar, Mario, arriti nė Romė sė bashku me grua, Martėn, e me fėmijėt: Abakon e Audifaēen nga Pesria e largėt pėr tė nderuar reliket e martirėve, siē bėnin shumė tė krishterė nė atė kohė. Duhet tė jetė nisur pėr shtegtim rreth viteve 268-270, nė kohėn e sundimit tė perandorit Klaudi II, kur kishte pushuar pėrkohėsisht persekutimi kundėr tė krishterėve. Me sa mėsojmė nga data e martirizimit, duhet tė jetė vendosur nė Romė, ku po pėrhapej me shpejtėsi tė jashtzakonshme feja e re, krishtėrimi. E aty ishte edhe nė kohėn kur Diokleciani, i shtyrė nga konsulli Galerio, shpalli tre edikte, pas tė cilave rinisi njė nga persekutimet mė tė tmerrshme kundėr nxėnėsve tė Krishtit. Atėherė Mario e familjarėt e tij u akuzuan se kishin varrosur gjatė rrugės romake Salaria trupat e 260 martirėve, qė kishin mbetur mbi dhe me koka tė prera. U dėnuan me vdekje. Pėsuan tė njėjtin fat tė njerėzve qė kishin varrosur, duke u martirizuar nėn prefektin Flaviani. Reliket e Shėn Marios nderohen nė kishat romake tė Shėn Adrianit e tė Shėn Prasedes.
     

  10. #10

    21 Janar: Shėn Anjeza

    Dje, nė pėrkujtimin liturgjik tė Shėn Anjezes, Papa bekoi dy qengja


    Dje (me 20 Janar), natėn e festės sė Shėn Anjezes, sipas njė tradite tė lashtė, Papa bekoi dy qengja, qė iu paraqiten nė dy shporta tė veshura me kadife tė verdhė, stolisur me lule tė bardha, ngjyrat e Vatikanit. Leshi i tyre do tė pėrdoret pėr endjen e paliove tė shenjta, tė cilat si tė jenė bekuar nga Papa, vendosen mė pas nė njė arkė tė vogėl prej argjendi tė praruar pranė Varrit tė Shėn Pjetrit e, qė aty, mė 29 qershor, mbi shpatullat e kryeipeshkvijve tė rinj metropolitė, gjė qė shpreh lidhjen e ngushtė tė ipeshkvijve me Selinė e Shėn Pjetrit.

    Shumė e pasur ėshtė simbolika e palios - njė fashė leshi e bardhė, e gjėrė 4-6 centimetra, mbi tė cilėn spikasin pesė kryqe tė qindisur me mėndafsh tė zi, simbol i pesė plagėve tė Krishtit nė kryq. Ajo vendoset mbi shpatulla duke u mbėrthyer nė kraharor, nė shpinė e nė shpatullėn e majtė me tri karfica tė stolisura me gurė, qė njihen me emrin aciculae.
    Palio, qė simbolizon delen e humbur, tė kėrkuar, tė shpėtuar e tė vėnė pėrmbi shpatullat e Bariut tė Mirė, ėshtė shprehje liturgjike e nderimit dhe e detyrės qė papa u ngarkon ipeshkvijve metropolitė. Tre muaj pas shugurimit ose emėrimit, ipeshkvi metropolit duhet tė marrė nga papa palion.

    Kjo traditė nisi qė nga gjysma e shekullit IX. Dorėzimi i palios bėhet nė Romė nga kardinali i parė diakon ose jashtė Rome, nė selinė metropolitane, nga ipeshkvi i ngarkuar me kėtė detyrė, pas meshės solemne e pasi kryeipeshkvi metropolit ka bėrė betimin pėr besnikėri.
    Metropoliti e vė palion vetėm nė meshėt pontifikale tė kishės sė tij ose tė krahinės sė tij nė ditėt e pėrcaktuara nga Pontifikali Romak, nė festėn e Zojės sė Papėrlyer e tė Shėn Jozefit, shtuar nga papa Leoni XIII, nė rastet e shugurimeve meshtarake ose ipeshkvnore etj. Ka karakter personal e nuk mund t’i dorėzohet asnjė njeriu tjetėr. Nėse kryeipeshkvi transferohet nė njė seli tjetėr metropolitane, duhet tė kėrkojė njė palio tė re. Vetėm Papa ka tė drejtė ta mbajė gjatė meshėve solemne e kudo. Pėr herė tė parė palio nisi tė pėrdorej aty nga gjysma e shekullit V. E shohim kėtė nė fildishin e famshėm tė Trevirit, nė njė procesion me relike, e edhe mė qartė nė figurėn e Ipeshkvit Masimiani, nė mozaikun e Shėn Vitales tė Ravenės (Itali), realizuar aty nga gjysma e shekullit VI.
     

  11. #11

    22 Janar: Shėn Vinēenc Paloti

    Shenjti i ditės: Shėn Vinēenc Paloti Meshtar


    “Ėshtė meshtar i mirė. I pėrgatitur, rrėfyes nė Seminarin romak dhe nė Kolegjin Urbanian tė Propaganda Fides. Aktivizohet nė shumė vepra bamirėsie. Po pse dashka tė themelojė njė shoqėri pėr apostullimin katolik? Sikur pėr kėtė tė mos ishin prej kohe strukturat e Kishės?

    Vinēenc Paloti, romak, i lindur nė vitin 1795, meshtar qė nga viti 1818, u ndesh me mosbesim e pengesa tė shumta nė botėn kishtare kur, ashtu si pak kush, (dom Nikollė Maca nė Veronė pėr shembull) kuptoi ē’kėrkonte koha nga katolikėt.

    Pas stuhisė sė Revolucionit francez e tė Napoleonit, ipeshkvij, priftėrinj, rregulltarė e studiues u vunė me gjithė shpirt nė mbrojtje tė fesė. E Vinēenci e shikonte kėtė dhe e vlerėsonte. Por ai mendonte se kjo ishte e pamjaftueshme: problemi i vėrtetė nuk ishte tė mbrohej gardhi, brėnda tė cilit ndodheshin besimtarėt. Jo, duheshin fituar besimtarė tė tjerė, kudo, duke i shembur gjerdhet. E shtonte: kjo ėshtė detyrė e tė gjithėve; ēdo i krishterė e ka pėr detyrė ta ruajė fenė e ta pėrhapė atje ku nuk ka arritur akoma ose ku nuk ėshtė mė. Ky ishte njė program sulmi. Vinēenci respektonte mandatin e veēantė tė Papės, tė ipeshkvijve, tė klerit, por fliste edhe pėr ‘apostullimin katolik” si detyrė dhe e drejtė e ēdo besimtari, sepse Zoti i urdhėron tė gjithė tė kujdesen pėr shėndetin e shpirtit tė tė afėrmit. Mbi kėtė bazė lindi nė vitin 1835 Vepra e Apostullimit Katolik, shoqatė laikėsh, qė do tė kishte si pjesė tė brėndshme e si forcė lėvizėse njė bashkėsi meshtarėsh, e ndjekur nga Kongregata e Motrave tė Apostullimit katolik (qė njihen me emrin Palotine). Qėllimi: ta bėnte Krishtin tė njohur me fjalė, me mėsim, me vepra materiale e shpirtėrore bamirėsie Gregori XVI e miratoi veprėn, e atėherė nė Romė tė gjithė nisėn ta shikojnė me nderim don Vinēencin. Por shoqėria e tij e apostullimit, pas fillimit tė mbarė, nisi tė haste pengesė pas pengese, duke filluar nga shtyrja e vazhdueshme e miratimit tė rregullės (deri nė vitin 1904). Vinēenci vdiq me famėn e njeriut shenjt, por qė ama e kishte bėrė njė gabim. Gjithsesi ai qė quhej ‘gabimi i tij’, vijonte tė pėrparonte, duke bėrė qė, nė fund tė shekullit XX, palotinėt tė luanin njė rol gjithnjė mė tė rėndėsishėm. E megjithatė ky i ashtuquajtur ‘gabim’, qė solli frymė tė re nė Kishė, e ngadalėsoi ēėshtjen e shenjtėrimit tė Tij, gjithnjė pėrmes keqkuptimesh e dritėshkurtėsie. U desh Papa Piu XI pėr t’i dhėnė fund mosbesimit e pėr ta shpallur Vinēencin punėtor tė vėrtetė’ e ‘bashkėpunėtor tė ēmuar tė misionit katolik’, ndėrsa shenjt u shpall nga Gjoni XXIII nė vitin 1963. Dy vjet mė pas, dekreti Apostolicam actuositatem i Koncilit II tė Vatikanit do tė shpallte solemnisht: “Laikėt kanė tė drejtėn dhe detyrėn e apostullimit, qė buron nga bashkimi i tyre me Krishtin, Kryet e Kishės”. Kėshtu jehuan fjalėt e Vinēenc Palotit, 130 vjet pas vdekjes sė tij nė Kishėn universale, me zėrin e Papės Pali VI dhe tė ipeshkvijve tė mbarė botės.
     

  12. #12

    23 Janar: Shėn Emerenciana

    Duke shfletuar kalendarin kishtar, pėrkujtojmė Shėn Emerencianėn


    Njė autor i panjohur i shekullit V i shtoi pėrshkrimit mbi martirizimin e Shėn Anjezes, njė kapitull tė tretė, nė tė cilin tregon si u kremtuan salikimet e shenjtores, si iu duk prindėrve tetė ditė pas vdekjes e si u themelua bazilika pėr nder tė saj nga Kostanca, bija e Kostandinit.
    Ndėrmjet besimtarėve qė morėn pjesė nė salikimet e Shėn Anjezes, kujtohet edhe Emerenciana, virgjėr e katekumene. Nė sa vijonin salikimet, njė sulm i papritur i paganėve fanatikė i shpėrndau tė krishterėt. Po Emerenciana jo vetėm qė nuk iku, por nisi t’u bėnte thirrje sulmuesve tė hiqnin dorė nga urrejtja pėr tė krishterėt, duke pėrfunduar e mbytur me gurė. Prindėrit e Shėn Anjezes e varrosėn trupin e saj nė njė nga pronat e tyre, fare pranė trupit tė bijės sė martirizuar. Kėshtu Shėn Emerenciana, qė ende nuk e kishte marrė Pagėzimin shenjt, u pagėzua me gjakun e vet, duke i hapur kėshtu udhėn doktrinės sė Pagėzimit tė gjakut, sepse vdiq pėr mbrojtjen e drejtėsisė e duke dėshmuar Zotin.

    Nė Martiriologun Jeronimian shkruhet se Emerenciana u varros nė Varrezėn e madhe tė rrugės romake Nomentana, sė bashku me njė grup martirėsh tė tjerė, nė krye tė tė cilit ishte Viktori. Duke qenė i lidhur ngusht me Shėn Anjezen, emri i saj fitoi popullaritet tė madh. Shenjė e qartė e kėtij popullariteti ėshtė caktimi i pėrkujtimit tė saj liturgjik mė 23 janar, dy ditė pas festės sė Shėn Anjezes. Festa e saj u caktua qė nė shekullin VIII e u regjistrua menjėherė nė Martiriologun e Bedės, nė kodikėt e vonė Jeronimianė dhe nė Sakramentarin e Gjelazios, prej nga kaloi pastaj nė Mesharin dhe nė Martiriologun Romak.

    Edhe nė ikonografinė e Varrezės sė madhe, Emerenciana paraqitet mė shumė nė mes tė grupit tė martirėve, pranė tė cilėve ishte varrosur, por nuk mungojnė edhe ikonat e lashta nė tė cilat paraqitet vetėm ose ndėrmjet Shėn Paolinės dhe Shėn Daries, virgjėra.

    Mbi varrin e martires, menjėherė pas pėrfundimit tė martirizimit tė tė krishterėve, u ngrit njė kishė, qė sipas Liber Pontificalis, u ndreq nga Adriani rreth viteve 772- 795.

    Nė shekullin IX reliket e Shėn Emerencianės u mbartėn nė bazilikėn e Shėn Anjezes. Papa Pali V porositi njė arkėz artistike argjendi, nė tė cilėn u mblodhėn reliket e tė dyja shenjtoreve, pėr t’u vendosur pastaj nė elterin e madh.

    Por kujtimi i martires ėshtė i gjallė edhe nė kisha e bazilika tė tjera, posaēėrisht nė Romė, duke nisur nga bazilika e Shėn Anjezes nė Sheshin romak Navona, ku nė vitin 1123 iu kushtua njė elter, pėr tė kaluar mė pas nė bazilikėn e Shėn Pjetrit in Vinkoli, ku ruhet koka e saj, nė Kishėn e Shėn Anjezes nė Kampitel, ku ruhet njė gisht e sė fundi, tek famullia e madhe nė zonėn Nomentana, me emrin e Shėn Emerencianės. Shenjtorja nderohet nė tė gjithė Evropėn, posaēėrisht nė Spanjė, nė Gjermani e nė Belgjikė, ku ruhen edhe sot shumė kapela ngritur qė nė lashtėsi pėr nder tė Virgjėrės qė u pagėzua me gjakun e vet.
     

  13. #13

    24 Janar: Shėn Franēesku

    Duke shfletuar kalendarin, pėrkujtojmė Shėn Franēeskun e Sales



    Shėn Franēesku, Ipeshkėv e Dijetar i Kishės, lindi nė Thorens tė Savojės mė 21 gusht tė vitit 1567. Si u doktorua nė Padovė, u shugurua meshtar e mė pas u emėrua ipeshkėv i Gjenevės. Ėshtė njė ndėr mėsuesėt e mėdhenj tė jetės shpirtėrore.

    Shkroi shumė vepra asketike e qe ndėr tė parėt qė jetėn shpirtėrore e shenjtėrinė i paraqiti tė mundshme nė tė gjitha gjendjet e jetės: nė familje, nė shoqėri, nė zyrė, nė punė, nė ushtrķ, nė katedra universitetesh e edhe nė parmendė e nė kosė.

    Theksoi se vetėm dashuria e Zotit bėn Shenjtorė. Nė bashkėpunim me Gjovanė Franēeskėn Fremiņ de Shantal themeloi murgeshat klaustrale tė Vizitacionit. U shqua pėr dituri tė thellė e butėsi tė jashzakonshme, aq sa u quajt Shenjti i butėsisė.

    Me urtinė e tij baritore dhe ėmbėlsinė proverbiale, tėrhoqi shumė kalvinistė nė radhėt e Kishės katolike. Vdiq nė Lion me 28 dhjetor 1622.
     

  14. #14

    25 Janar: Kthimi i Shėn Palit Apostull

    Kalendari Kishtar i 25 janarit kremtoi “Kthimin e Shėn Palit Apostull"


    Kthimi i Shėn Palit, qė nė rrugėn e Damaskut shitohet prej dritės tė Krygjėzuemit, tė cilin ai, farizé i bindur, e persekuton nė korpin mistik, vė nė dukje nė mėnyrė tė bindshme fuqinė e hirit qė rrėzon pėrdhé Saulin dhe ngjall Palin, qė derdhet me bujarķ, ku mėkati ėshtė me teprķ, qė armikun e pėrbetuar tė Shėlbuesit e shndėrron nė misionarin e Ungjillit, nė Apostullin e popujve, nė Dishmitarin e fesė me fjalė e me vepra, me jetė e me vdekje.

    Nė katekizmin e audiencės sė pėrgjithshme tė 21 nėntorit tė kaluar, Benedikti XVI mori simbolikisht udhėn e Damaskut, ku ndodhi kthimi i Shėn Palit, me rėndėsi tė dorės sė parė pėr tė kuptuar lidhjen mistike qė bashkon Krishtin me Kishėn. Shpjegoi se Apostulli i ardhshėm nuk u kthye, ashtu si tė tjerėt, nė takim me bashkėsinė e krishterė, tė cilėn madje e persekutoi. U kthye me nismėn e vetė Krishtit, qė iu duk si i persekutuar. Shėn Pali u kthye njėkohėsisht tek Krishti e tek Kisha.

    Kėshtu arriti tek pėrkufizimi origjinal i Kishės si Korpi i Krishtit, tė cilin nuk e gjejmė tek autorėt e tjerė tė krishterė tė shekullit tė parė. Rrėnjėn mė tė thellė tė kėtij pėrkufizimi mahnitės tė Kishės e gjejmė tek sakramenti i Korpit tė Krishtit. Thotė Shėn Pali: “Duke qenė njė bukė e vetme, ne, megjithėse shumė, jemi njė trup i vetėm”.

    Prandaj Apostulli i Popujve nuk i deshi kishat qė themeloi, tė ftohta e burokratike, por plot ndjenjė e pasion, sepse i konsideronte si shtrirje tė pranisė personale tė Krishtit nė botė. Themelonte, kėshtu, njė Kishė tė pėrbėrė nga gjymtyrė tė bashkuara e njėkohėsisht tė dalluara, tė cilave u printe fryma e Shpirtit Shenjt.

    Natyrisht tė nėnvizosh kėrkesėn e unitetit nuk do tė thotė se duhet rrafshuar ose sheshuar jeta kishtare sipas njė mėnyre tė vetme veprimi.

    Gjetiu Pali mėson tė mos shuhet Shpirti, domethėnė tė krijohet hapėsira pėr gjallėrinė e pabesueshme tė shfaqjeve karizmatike tė Shpirtit Shenjt, qė ėshtė burim energjie e gjallėrie pėrherė tė re. Kemi tė bėjmė, pra, me njė bashkim si vertikal, ndėrmjet Jezusit e besimtarėve, ashtu edhe horizontal, ndėrmjet tė gjithė atyre qė luten nė emėr tė Zotit tonė Jezu Krishtit. Mbledhjet tona liturgjike – porosiste Apostulli - duhet tė jenė tė tilla, sa ta shtyjnė njeriun qė, pa qenė i krishterė, merr pjesė ndėr to, tė thotė nė fund me bindje: “Zoti ėshtė me ju!”. Kuptohet lehtė prandaj sa e madhe ėshtė dėshira e Kishės katolike pėr ta realizuar atė qė uron Shėn Pali.
     

  15. #15

    26 Janar Shėn Timoteu e Shėn Titi

    Pėrkujtojmė sot Shenjtorėt Timoteu e Titi, Ipeshkvij

    Shenjtorėt Timoteu e Titi, tė dy dishepuj e bashkėpunėtorė tė Shėn Palit, u caktuan prej tij porsi barinj: i pari i Kishės sė Efezit e i dyti, i Kretės.

    Timoteu ishte bir i njė babe pagan e i njė nėne hebreo-kristiane me emėn Euriēe, dishepulle e Shėn Palit e bashkėpunėtore e tij.

    Titi lindi prej prindėrve paganė. U pagėzua nga Apostulli, i cili e pėrcolli nė Konēilin e Jeruzalemit. Mė vonė e gjejmė nė Kretė, nė Maqedonķ, nė Romė e Dalmacķ.

    Pas martirizimit tė Shėn Palit, Timoteu vijoi tė kryesonte Kishėn e Efezit deri nė vitin 97 kur, sipas traditės, vdiq nė kulmin e veprimtarisė baritore. Njoftimin e fundit pėr tė na e jep Shėn Pali pak para se tė martirizohej: “Titi ėshtė nė Dalmaci”. Nuk kemi mė asnjė njoftim tjetėr. Kujtojmė se kėtyre dy dishepujve, Shėn Pali u drejtoi tri letra me pėrmbajtje baritore.
     

  16. #16

    29 Janar: Shėn Kostanci

    Sot Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Kostancin, ipeshkėv i Perugjės


    Martiriologu Jeronimian e kujton mė 29 janar. Sipas gojėdhėnės, nga e cila kemi katėr variante, Kostanci u arrestua dhe u hoq zvarrė para konsullit Luēio gjatė persekutimit tė Antoninit. Pasi u rrah mizorisht me kamzhik, u mbyll sė bashku me disa shokė nė njė stufė tė madhe tė ndezur, prej nga doli mrekullisht i paprekur. U flak rishtas nė burg, ku me sjelljen e tij shembullore, ia doli t’i kthejė nė fenė e Krishtit rojet, qė e ndihmuan tė ikte. U strehua nė shtėpinė e njė farė Anastasi, edhe ky i krishterė, por u arrestua pėrsėri. U martirizua pranė Kishės sė Trivios, nė zonėn e Folinjos, ku shėrbente. Kisha u shemb rreth vitit 1527, po fusha ku derdhi gjakun pėr Krishtin vijon t’ia ruajė emrin. Quhet edhe sot e kėsaj dite ‘Fusha e Shėn Kostancit’.Pas martirizmit, reliket e shenjtit u mbartėn nė Perugja e u varrosėn nė vendin mbi tė cilėn mė pas u ngrit katedralja e qytetit italian.
     

  17. #17

    30 Janar: Shėn Martina

    Me 30 Janar Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Martinėn


    Historia e kėsaj vajze tė re fillon nga fundi i jetės sė saj, nga varri. Mėsojmė se 1. 440 vjet pas martirizimit, nė vitin 1534, i zellshmi papa Urbani VIII, i impenjuar nė frontin shpirtėror nė kundrareformėn katolike e nė atė material, nė rindėrtimin e kishave romake, zbuloi nė nji kishė tė Forit romak sarkofagun me reliket e Shenjtores, gjė qė e dėshmonte njė epigraf i shkruar mbi kapakun e arkivolit. Ringjalli, kėshtu, nė shpirtin e romakėve devocionin pėr Shėn Martinėn, duke caktuar 30 janarin si datė tė festės sė saj, festė qė kishte nisur tė kremtohej qė nė shekullin VIII.

    Po kush ishte Martina, qė pas disa shekuj harrese, u bė pėrsėri njė nga Pajtoret e Romės?

    Historia flet pak pėr tė. Lajmi mė i lashtė qė kemi pėr martiren, ėshtė se papa Onori I i kushtoi njė Kishė nė Forin romak. Pesėqind vjet mė pas, gjatė gėrmimeve nė kėtė Kishė, u gjetėn varret e tre martirėve. Kaq na tregon historia.

    Pėr tė ditur diēka mė shumė, na duhet t’i drejtohemi gojėdhėnės. Sipas traditės, Martina qe diakoneshė, bijė e njėrit nga konsujt mė tė shquar romakė tė kohės. U martirizua nėn Aleksandėr Severin (222-235). Sipas tregimit mbi martirizimin e saj, Martina u zvarit para njė shtatoreje tė Apolit, tė cilėn jo vetėm qė nuk pranoi ta adhuronte, por e rrėzoi nga piedestali dhe e bėri copė-copė. Rrėzimi i shtatores – gjithnjė sipas gojėdhėnės - shkaktoi njė tėrmet tė fuqishėm qė rrenoi krejt tempullin. E nėn rrėnoja gjetėn vdekjen edhe priftėrinjtė e perendisė pagane.Mrekullia u pėrsėrit me shtatoren e Artemidės. Kjo duhet t’i kishte shtyrė persekutorėt e saj tė reflektonin sadopak; por ata pėrkundrazi, tė tėrbuar edhe mė keq, vijuan tė provonin tortura edhe mė mizore mbi gjymtyrėt e saj tė njoma. Po ajo i pėrballoi. Atėherė ia prenė kokėn me shpatė e gjaku i saj vaditi truallin mbi tė cilin do tė lulėzonte Kisha romake.
     

  18. #18

    1 Shkurt: E Lumja Ludovika

    Sot Kisha katolike pėrkujtoi tė Lumen Ludovikė, terciare franēeskane



    E Lumja Ludovikė lindi nė vitin 1474 nė Romė nė familjen fisnike tė Albertonėve. Si mbeti jetime nė moshė tė njomė, u edukua nga e gjyshja e nga disa teze, sepse e ėma u martua rishtas.

    Nė moshėn 20 vjeēare, kundėr dėshirės sė saj, shkoi nuse nė derėn fisnike tė Gjakomo della Ēetera, i cili e desh shumė. Pati me tė tri vajza. Nė vitin 1506, nė moshėn 32 vjeēare, mbeti e vejė. Atėherė hyri nė tė Tretin Urdhėr tė Shėn Franēeskut dhe ia kushtoi jetėn lutjes, meditimit, veprave tė bamirėsisė, pendesės e mėshirės. Nisi tė kujdesej pėr vajzat e varfėra nė prag tė martesės, duke u siguruar pajėn e pėr tė sėmurėt, qė i vizitonte ēdo ditė nė kasollet e tyre tė mjera.Me bujarinė e saj, shpenzoi gjithė pasurinė e trashėguar, pa pyetur fare pėr kundėrshtimet e tė afėrmve. Zoti i fali dhuratėn e ekstazave, qė nė kohėn e saj u bėnė shumė tė njohura, e kėtė e tregon fakti se pas vdekjes sė Ludovikės, mė 31 janar 1533, skulptori i famshėm Gjan Lorenco Bernini realizoi shtatoren e saj, tė njohur nė mbarė botėn, duke e paraqitur romaken e bukur pikėrisht nė ekstazė. Sot shtatorja e sė Lumes, qė ndodhet nė Kishėn San Franēesko a Ripa, nė Romė, vizitohet prej mijėra dashamirėsh tė artit nga e gjithė bota. Nė kėtė Kishė franēeskane ėshtė edhe varri me reliket e sė Lumes, e cila menjėherė pas vdekjes pati njė kult publik, tė konfirmuar pėrfundimisht nga papa Klementi X mė 28 janar 1671.
     

  19. #19

    6 Shkurt: Shėn Pal Miki

    Sot Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Pal Mikin dhe shokėt e tij martirė


    Pajtor i bashkėsisė katolike japoneze, Pal Miki lindi nė Kioto tė Japonisė rreth vitit 1564. Ėshtė japonezi i parė qė u pranua nė njė urdhėr rregulltar katolik, pra jezuiti i parė japonez. I lindur nė njė familje tė kamur e i pagėzuar nė moshėn 5 vjeēe, Pal Miki hyri mė pas nė njė kolegj tė Shoqėrisė sė Jezuitėve. 22 vjeē ishte novic. Arriti rezultate tė shkėlqyera nė tė gjitha lėndėt. E mundoi pakėz vetėm latinishtja, shumė larg nga mėnyra e tij e tė folurit dhe e tė menduarit. Ndėrkaq u bė specialist i pėrshpirtėrisė lindore aq, sa u caktua tė predikojė e tė dialogojė me budistėt. E kreu me sukses detyrėn e ia doli mbanesh t’i kthejė shumė prej tyre nė fenė e krishterė, e cila kishte nisur tė depėrtonte nė Japoni qė nė vitin 1549, me Shėn Franēesk Saverin, qė kaloi atje dy vjet, duke ia hapur rrugėn misionarėve tė tjerė, tė mirėpritur nga popullata. Pal Miki qe katekist jezuit shumė i zellshėm. Punoi me gjithė shpirt pėr ta pėrhapur mė tej lajmin e mirė tė Ungjillit ndėrmjet vėllezėrve japonezė. E nė sa kryente kėtė veprimtari, nė Japoni tė krishterėt nisėn tė akuzoheshin se kėrcėnonin unitetin kombėtar, tė arrestoheshin dhe tė martirizoheshin.

    Pali u arrestua nė dhjetor tė vitit 1596 nė Osaka. Nė burg gjeti tre jezuitė e gjashtė franēeskanė misionarė si dhe 17 terciarė japonezė tė Shėn Franēeskut. Mė 5 shkurt 1597 i gjithė grupi i etėrve misionarė u dėnua me vdekje. Pal Miki i priu drejt kryqave, qė qenė ngritur pėr ta nė njėrėn nga kodrinat e Nagasakit. Aty edhe i kryqėzuan, si Mėsuesin Hyjnor. E nė sa jepte shpirt i kryqėzuar, bėri predikimin e fundit, duke pėrsėritur fjalėt e Krishtit nė kryq: “In manus tuas, Domine, comendo spiritum meum”, nė atė latinishte qė e pat munduar aq shumė kur qe i ri.

    Ishte koha e persekutimit tė rreptė qė shpėrtheu kundėr tė krishterėve japonezė nėn Perandorin Toitomi Hideioshi.265 vjet mė pas e pikėrisht nė vitin 1862, i Kryqėzuari i Nagasakit do tė shpallej shenjt nga Papa Piu IX, ndėrsa nė vitin 1846, nė Veronė tė Italisė, njė seminarist pesėmbėdhjetė vjeēar, si pati lexuar tregimin mbi kėtė kryqėzim, ndjeu fuqimisht shtytjen pėr jetė misionare: ishte Daniel Komboni, apostulli i ardhshėm i Nigricisė, apo Afrikės, sė cilės do t’i kushtonte jetėn e vdekjen, tre shekuj pas Shėn Pal Mikit.

    Sot Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Pal Mikin dhe shokėt e tij martirė


    Pajtor i bashkėsisė katolike japoneze, Pal Miki lindi nė Kioto tė Japonisė rreth vitit 1564. Ėshtė japonezi i parė qė u pranua nė njė urdhėr rregulltar katolik, pra jezuiti i parė japonez. I lindur nė njė familje tė kamur e i pagėzuar nė moshėn 5 vjeēe, Pal Miki hyri mė pas nė njė kolegj tė Shoqėrisė sė Jezuitėve. 22 vjeē ishte novic. Arriti rezultate tė shkėlqyera nė tė gjitha lėndėt. E mundoi pakėz vetėm latinishtja, shumė larg nga mėnyra e tij e tė folurit dhe e tė menduarit. Ndėrkaq u bė specialist i pėrshpirtėrisė lindore aq, sa u caktua tė predikojė e tė dialogojė me budistėt. E kreu me sukses detyrėn e ia doli mbanesh t’i kthejė shumė prej tyre nė fenė e krishterė, e cila kishte nisur tė depėrtonte nė Japoni qė nė vitin 1549, me Shėn Franēesk Saverin, qė kaloi atje dy vjet, duke ia hapur rrugėn misionarėve tė tjerė, tė mirėpritur nga popullata. Pal Miki qe katekist jezuit shumė i zellshėm. Punoi me gjithė shpirt pėr ta pėrhapur mė tej lajmin e mirė tė Ungjillit ndėrmjet vėllezėrve japonezė. E nė sa kryente kėtė veprimtari, nė Japoni tė krishterėt nisėn tė akuzoheshin se kėrcėnonin unitetin kombėtar, tė arrestoheshin dhe tė martirizoheshin.

    Pali u arrestua nė dhjetor tė vitit 1596 nė Osaka. Nė burg gjeti tre jezuitė e gjashtė franēeskanė misionarė si dhe 17 terciarė japonezė tė Shėn Franēeskut. Mė 5 shkurt 1597 i gjithė grupi i etėrve misionarė u dėnua me vdekje. Pal Miki i priu drejt kryqave, qė qenė ngritur pėr ta nė njėrėn nga kodrinat e Nagasakit. Aty edhe i kryqėzuan, si Mėsuesin Hyjnor. E nė sa jepte shpirt i kryqėzuar, bėri predikimin e fundit, duke pėrsėritur fjalėt e Krishtit nė kryq: “In manus tuas, Domine, comendo spiritum meum”, nė atė latinishte qė e pat munduar aq shumė kur qe i ri.

    Ishte koha e persekutimit tė rreptė qė shpėrtheu kundėr tė krishterėve japonezė nėn Perandorin Toitomi Hideioshi.265 vjet mė pas e pikėrisht nė vitin 1862, i Kryqėzuari i Nagasakit do tė shpallej shenjt nga Papa Piu IX, ndėrsa nė vitin 1846, nė Veronė tė Italisė, njė seminarist pesėmbėdhjetė vjeēar, si pati lexuar tregimin mbi kėtė kryqėzim, ndjeu fuqimisht shtytjen pėr jetė misionare: ishte Daniel Komboni, apostulli i ardhshėm i Nigricisė, apo Afrikės, sė cilės do t’i kushtonte jetėn e vdekjen, tre shekuj pas Shėn Pal Mikit.
     

  20. #20

    7 Shkurt: Shėn Rikardi

    Me 7 Shkurt Kisha Katolike pėrkujtoi Shėn Rikardin


    Shėn Rikardin, qė mendohet tė ketė qenė mbreti Anglisė, Martriologu romak e pėrkujton mė 7 shkurt. Pėr tė ekziston njė dokument historik, nė tė cilin shkruhet: “Shėn Rikardi, mbret i Anglisė, atė i Vilebaldos, ipeshkėv i Aishtatit, i Shėn Vunibaldit, abat i Haidenhaimit dhe i Shėn Valburgės, virgjėr, u varros nė Luka tė Toskanės”.

    Ndėrsa murgesha Hugeburk e Haidenhaimit shkruan se rreth viteve 720 Vilibaldi, njėzetvjeēar e Vunibaldi, nėntėmbėdhjetė, u nisėn pas babait tė tyre nga Hėmpmshiri i Anglisė drejt Romės, pėr tė nderuar reliket e Shėn Pjetrit e tė Shėn Palit e pėr tė vijuar mė pas shtegtimin drejt Tokės Shenjte. Por kėtė shtegtim tė pėrshpirtshėm mundi ta kryente vetėm Vilibaldi, sepse Vunibaldi u ndalua nė Romė, ku qėndroi deri nė vitin 739, ndėrsa tė jatit iu desh ta ndėrpriste shtegtimin shumė mė shpejt nė Luka tė Italisė, ku vdiq e u varros nė bazilikėn e Shėn Fredianit nė vitin 722.

    Historia e dy vėllezėrve, e motrės sė tyre Valburgės dhe e njė vėllau tjetėr, qė nuk i dihet emri, vijon. Ata u bėnė bashkėpunėtorė tė ngushtė tė Shėn Bonifacit, apostull i gjermanėve, qė festohet mė 5 qershor.
     

  21. #21

    8 Shkurt: Shenjtėrit Jeronim Emiliani dhe Gjyzepina Bakita

    Kisha katolike kujtoi me 8 Shkurt shenjtorėt Jeronim Emiliani dhe Gjyzepina Bakita


    Fisnik venecian, qė jetoi nė shekullin XVI, Jeronim Emiliani ėndėrronte njė karrierė qė do t’i dhuronte lavdi. Nisi, prandaj jetėn ushtarake, por si u zu rob gjatė njė beteje, e mbyllėn nė qelitė e nėndheshme tė njė kėshtjelle, lidhur kėmbė e kokė me zinxhirė. S’mund tė bėnte tjetėr, veē tė kujtonte jetėn e tij tė shkurtėr, tė mendonte pėr kotėsinė e pushtetit njerėzor, tė sillte ndėr mend t’ ėmėn, qė e kishte mėsuar tė lutej e t’ia besonte veten Zojės sė Bekuar, Nėnės sė Krishtit e Nėnės shpirtėrore tė gjithė tė krishterėve. E kėshtu, falė lutjes, nisi ta ndjejė veten tė lirė. Takimi personal me Zotin, pėrmes Virgjėrės Mari, i la gjurmė tė thella nė jetė. Kur rifitoi lirinė, jeta e tij mori njė kthesė rrėnjėsore: ndėrroi miqėsitė, nisi tė lexojė ēdo ditė Fjalėn e Zotit, ndjeu thirrjen pėr impenjim misionar nė shėrbim tė tė varfėrve, tė sėmurėve, tė rinjve tė brakstisur e grave tė penduara. E kėshtu, pas njė periudhe tė shkurtėr noviciati si pendestar me Gjampietro Karafėn, papėn e ardhshėm Pali IV, Jeronimi ia kushtoi gjithė jetėn Zotit. Tėrhoqi me shembullin e vet shumė meshtarė e laikė tė cilėt, ashtu si ai, dėshironin t’i shėrbenin Krishtit ndėr tė varfėrit. Lindėn kėshtu “Shėrbėtorėt e tė varfėrve” e pastaj edhe “Urdhėri i Klerikėve Rregulltarė tė Somaskės”, ose Etėrit Somaskė, qė e morėn emrin nga qyteti lombard nė Itali, ku bashkėpunėtorėt e shenjtit shkonin pėr t’u lutur. Shėn Emiliani pėrsėriste gjithnjė fjalėt: “Nė se Zoti gjen nė shpirtin tuaj fe tė ēiltėr e shpresė, do tė bėjė me ju gjėra tė mėdha, sepse ai i larton tė pėrvujtėt. Nė se e ruani veten nė mes tė tundimeve, Zoti do t’ju ngushėllojė nė kėtė botė; do t’ju japė pėrkohėsisht paqe e qetėsi kėtu poshtė e pastaj, pėrjetėsisht, nė botėn tjetėr”. Vdiq gjatė epidemisė tė njė sėmundjeje ngjitėse mė 8 shkurt 1537.

    Gjyzepina Bakita lindi nė Sudan nė vitin 1869. Iu desh tė provonte ankthin e rrėmbimit e tė skllavėrisė. Si u shit disa herė nė tregjet e skllevėrve nė El Obeid e nė Kartum, u blé, mė nė fund, nga konsulli italian. Me tė shkoi nė Venedik, ku u njoh me motrat kanoziane. Gjyzepina iu lut atyre ta ndihmonin pėr tė njohur atė Zot, tė cilin e kishte ndjerė nė zemėr pa e ditur akoma se kush ishte. E u tregonte rregulltareve: “Duke parė diellin, hėnėn e yjet, thosha me vete: “Kush do tė jetė zotėria i kėtyre sendeve? E ndjeja njė dėshirė tė zjarrtė pėr ta parė, pėr ta njohur e pėr ta nderuar”. Jetoi pesėdhjetė vjet me radhė duke shėrbyer nė shtėpinė e simotrave, tė cilat e nderonin pėr ėmbėlsinė e saj tė pėrhershme, pėr mirėsinė e saj e pėr dėshirėn qė tė njihte Zotin. U la trashėgim fjalėt: “Tė jeni tė mira, duajeni Zotin, lutuni pėr ata qė nuk e njohin! Sikur ta dinin ē’hir i madh ėshtė ta njohėsh Zotin!”.Nė pleqėri kaloi njė sėmundje tė rėndė e tė dhimbshme. Dha shpirt mė 8 shkurt tė vitit 1947 rrethuar nga simotrat dhe nga njė turmė e madhe njerėzish, qė u mblodh pėr t’i dhėnė lamtumirėn e fundit “Nėnės sė shenjtė zeshkane” e pėr t’i kėrkuar ndėrmjetėsim nga qielli.
     

  22. #22

    8 Shkurt: Shėn Apollonia

    Po me 8 Shkurt Kisha katolike pėrkujton Shėn Apolloninė, virgjėr e martire


    Sot Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Apolloninė, Pajtore e dentistėve, sepse gjatė martirizimit, i qenė shkulur dhėmbė e dhėmballė. Prandaj ikonografia, shumė e pasur, e paraqet me palmėn e martirizimit nė njėrėn dorė e me darėn e dentistit nė tjetrėn.

    U martirizua nė vitin 249 pas Krishtit nė Aleksandri tė Egjiptit, gjatė persekutimit barbar qė shpėrtheu kundėr tė krishterėve tė qytetit. Turma e tėrbuar, pasi plaēkiti dhe shkretoi shtėpitė e ndjekėsve tė Krishtit, e zvarisi Apolloninė jashtė qytetit. U ndez aty njė zjarr dhe Virgjėra u kėrcėnua se do tė digjej e gjallė nė se nuk do tė pranonte tė blasfemonte kundėr Jezu Krishtit. Ajo kėrkoi ta linin tė mendohej njė ēast tė vetėm, e nė sa ata prisnin blasfemitė, Apollonia u hodh vullnetarisht ndėrmjet flakėve dhe u shkrumbua ndėr sytė e salvuesve tė saj, qė mbeten me gojė hapur nga guximi i Virgjėrės. Mbylli kėshtu ditėt e njė jete kaluar me lutje e vepra bamirėsie, duke u bėrė pishtar pėr t’u ndriēuar tė gjithė njerėzve rrugėn qė ēon nė mbretėrinė qiellore.Fundi i saj pati ngjallur shumė diskutime teologjike, qė kanė tė bėjnė me qėndrimin ndaj vetvrasjes, nė se mund ta quajmė kėshtu vdekjen e Shenjtores, duke pasur parasysh se Kisha katolike nuk pranon qė njeriu tė vendosė mbi fatin e jetės sė vet, sepse jeta ėshtė nė dorė tė Zotit.
     

  23. #23

    12 Shkurt: Shėn Benedikti i Anianit

    12 Shkurt:Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Benediktin e Anianit


    Vitizia, siē u quajt nė pagėzim ati i parė i jetės murgare gjermanike, lindi nė vitin 750 nė familjen fisnike vizigote Agjilulfo nė jug tė Francės. U dėrgua pėr tė studiuar nė oborrin mbretėror tė Jozefit tė shkurtėr. Mė pas hyri nė ushtrinė e Karlit tė Madh dhe luftoi nė Itali kundėr Longobardėve. Kėtu, duke rrezikuar jetėn e vet, shpėtoi jetėn e tė vėllaut qė kishte rėnė nė ujė e po mbytej i pėrpirė nga gjeratoret e lumit Tiēino. Kjo ngjarje pati ndikim tė jashtzakonshėm nė jetėn e tij. U kthye, sė bashku me njė murg tė verbėr me emrin Vidmar, nė Francė. Hyri menjėherė nė kuvendin e Shėn Sekuanos, pranė Dizhonit, ku mori emrin rregulltar Benedikt. Shumė shpejt u zgjodh abat i kėtij kuvendi, por sivėllezėrit nuk munden ta durojnė sjelljen e tij tepėr asketike. Atėherė ai u largua e themeloi kuvendin e vet benediktin nė Anian, pranė Montpelié. Zgjodhi rregullėn benediktine, sepse tek Shėn Benedikti njohu njeriun qė jetonte ashtu si predikonte. Diktoi rregulla tė rrepta nė pėrkim me moton benediktine: “Lutu e puno”, tė cilat i respektoi vetė i pari. Bashkėsia lulėzoi. Si vdiq Karli i Madh, Benedikti shėrbeu si kėshilltar i Ludovikut tė pėrshpirtshėm. Vitet e fundit tė jetės i kaloi nė abacinė e Inden, sot e Kornelimyster, pranė selisė mbretėrore tė Akuisganės.


    Kujtojmė se Aquisgrana, nė gjuhėn gjermane Aachen, nė frėngjisht Aix-la-Chapelle, nė holandisht Axhe, ėshtė njė qytet i pavarur nė shtetin federal tė Reno-Vestafalisė veriore nė Gjermani. Ndodhet pranė kufirit ndėrmjet Vendeve tė Ulta dhe qytetit mė perėndimor tė Gjermanisė.

    I vendosur nė zemėr tė Evropės, qe selia e Karlit tė madh, i cili ndėrtoi kėtu katedralen e famshme, shpallur qė nga viti 1978 nga UNESCO - pjesė e thesarit tė kulturės botėrore.
    Kėtu vdiq Shėn Benedikti e po kėtu edhe u varros nė vitin 821 nė njė varr, qė sot konsiderohet i humbur. Kisha e kujton Shėn Benediktin pėr veprimtarinė e tij liturgjike e teologjike nė mbrojtje tė doktrinės sė krishterė kundėr teorive tė ‘adocionistėve’, qė ishin pėrhapur nė Spanjė. Pėr ta kryer me sukses kėtė detyrė, Benedikti udhėtoi, shkroi, pėrgatiti ipeshkvijtė e meshtarėt, duke u bėrė model shenjtėrie e besnikėrie ndaj Krishtit pėr tė gjithė.
     

  24. #24

    13 Shkurt: Shenjtėrit Foska e Maura

    Sot Kisha pėrkujtoi shenjtoret Foska e Maura, martire


    Nga historia e martirizimit tė dy shenjtoreve, mėsojmė se Foska, e lindur nė njė familje pagane nė Ravenė, kur mbushi 15 vjeē ndjeu thirrjen pėr t’u kthyer nė fenė e krishterė. Bisedoi pėr kėtė me mėndeshėn e saj, Maurėn dhe shkuan sė bashku tek prifti Ermolao, qė e pėrgatiti vajzėn dhe e pagėzoi. I jati, Siroi, u mundua mė kot ta rikthente nė fenė e tė parėve. U padit menjėherė tek prefekti Kuinziani, por ushtarėt qė shkuan ta kapnin, nuk ia dolėn manesh, sepse mbrohej nga njė engjėll. Atėherė Foska dhe Maura u paraqiten vullnetarisht para Kuincianit, qė urdhėroi t’i nxirnin para gjyqit, t’i torturonin mizorisht e pastaj, mė 13 shkurt, t’ua prisnin kokat. Kokat e prera, tė flakura nė det, u rrėmbyen nga detarėt dhe u mbartėn nė Tripolitani, ku u varrosėn nė shpellat pranė Sabrathės (Sakratha e sotme). Shumė vjet mė vonė, pasi zona u pushtua nga arabėt, njė i krishterė me emrin Vitale, i shtyrė nga frymėzimi hyjnor, i solli pėrsėri reliket e shenjtoreve nė Itali, nė ishullin Torēelo tė lagunės venete, ku pėr nder tė dy martireve u ngrit njė kishė.

    Nė historinė e martirizimit tė tyre nuk ka tė dhėna kronologjike, por hagjiografėt e mėvonshėm, mendimi i tė cilėve pasqyrohet edhe nga Martiriologu Romak, shkruajnė se shenjtoret u martirizuan gjatė persekutimit decian, duke hamendėsuar se prefekti Kuinciani ėshtė konsulli i provincės sė Sicilisė, nga i cili u martirizua edhe Shėn Agia. Fakti se reliket erdhėn nė Torēelo nga Afrika konfirmohet edhe nga dy emrat, Foska e Maura, emra vajzash afrikane.
     

  25. #25

    14 Shkurt: Shėn Ēirili dhe Metodi

    Festa e Apostujve tė popujve sllavė, Ēirilit e Metodit, bashkėpajtorė tė Evropės


    Nė pagėzim u quajtėn Kostantin e Mikel e ishin tė bijtė e Leonit, gjykatės nė Selanik. Ēirili e Metodi janė emrat e tyre murgarė. Ēirili, mė i riu, u edukua nė Kostantinopojė sė bashku me perandorin e ardhshėm, Mikelin III. Quhej filozofi, sepse jepte mėsime filozofie. Metodi, ndėrkaq, ishte epror nė njė manastir nė Bitinie mbi malin e Olimpit, pasi kishte qenė qeveritar nė njė nga provincat e perandorisė.

    Shėn Ēirili e Shėn Metodi qenė vėllezėr gjaku e vėllezėr apostullimi. Porsį morėn urdhėrin e meshtarisė, kaluan nė Moravķ pėr tė predikuar Ungjillin. Qenė kėta tė parėt, qė sajuan alfabetin sllav, tė quajtur mė vonė ēirilik dhe qė pėrkthyen nė gjuhėn sllave Shkrimin Shenjt e Liturgjinė.

    U dukėn nė skenėn e historisė, nė shekullin IX, kur perandori Mihali III i Kostantinopojės i dėrgoi princit Rastislav tė Moravisė, dy ungjillėzuesit qė kishte kėrkuar. Niste kėshtu ungjillėzimi i dy vėllezėrve Selanikas, Ēirilit e Metodit, apostuj tė mėdhenj tė Lindjes.

    Rastislavi dėshironte misionarė nga Kostantinopoja, sepse nuk u besonte predikatarėve “latinė”- siē i quante ai, e sidomos atyre me origjinė gjermanike. Sė bashku me dy vėllezėrit, u nisėn edhe disa bashkėpunėtorė, ndėrmjet tė cilėve edhe Shėn Klementi, qė duhet tė kishte kryer studime serioze, sepse u bė bashkėpunėtor i ngushtė i Metodit nė veprimtarinė pėr pėrshtatjen e liturgjisė sė Lindjes nė gjirin e popullsive qė ktheheshin pak nga pak nė fenė e krishterė. Vite me radhė dy vėllezėrit selanikas shtegtuan nga Moravia nė Panoni (Hungaria e sotme), nga Roma nė Serbinė e sotme. Ungjillėzimi i Evropės lindore vėshtirėsohej nga rivalitetet politike. Misionarėt gjermanikė shikoheshin me mobesim, si vegla nė duart e princėrve tė tyre. E njėjta gjė ndodhte kur ndokush niste ungjillėzues nga Lindja nė emėr tė krishtėrimit “latin”. Mosmarrėveshjet nganjėherė bėheshin aq tė ashpra, sa i detyronin Shenjtorėt vėllezėr tė largoheshin nė drejtime tė tjera.

    Kėshtu dy Shenjtorėve vėllezėr iu desh tė vuajnė shumė, por ia dolėn tė kthejnė nė fé popuj e fise sllave. Si u thirrėn nė Romė, Ēirili vdiq me 14 shkurt 869, ndėrsį Metodi u shugurua ipeshkėv e u kthye nė Panonķ, ku vazhdoi misionin si legat i Selisė sė Shenjtė pranė popujve tė rinj tė kristianizuar prej tij. Vdiq nė Velehrad tė Ēekisė me 6 prill 885.Me 31 dhjetor 1980 Papa Gjon Pali II i shpalli Bashkėpajtorė tė mbarė Europės, sė bashku me Shėn Benediktin.
     

  26. #26
    Super Moderator fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    8,786
    Forca e Rrespektit
    5068

    Titulli: Shenjtoret Katolik

    sot eshte festa e te gjithe shejterve.. (te shumtat ) gezuar te gjitheve
     

  27. #27
    Super Moderator fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    8,786
    Forca e Rrespektit
    5068
    Gezuar diten e te gjithe shenjterve!
    “La superficialitą mi inquieta ma il profondo mi uccide.” A.M

  28. #28
    Lugdunum fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Delirium
    Antarėsuar nė
    Aug 2013
    Vendodhja
    Luganville
    Postime
    4,252
    Forca e Rrespektit
    1376
    Gezuar Jana
    Les petits ruisseaux font les grandes rivičres.

  29. #29
    Super Moderator fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    8,786
    Forca e Rrespektit
    5068
    Citim Origjinale Postuar nga Delirium Shfaq Poten
    Gezuar Jana
    flm Delirium
    “La superficialitą mi inquieta ma il profondo mi uccide.” A.M

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 2 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 2 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Njė 90 vjeēar nga Llapushniku konvertohet nė katolik
    Nga Arfenilla ne forum Besimtarėt katolik
    Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-12-2014, 18:07
  2. Autogoll nga vetė Prifti Katolik
    Nga Ado ne forum Bindje idesh lidhur mbi besimin
    Pergjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-04-2014, 22:34
  3. Arabia Saudite bllokon nė internet fjalėn “katolik”
    Nga Love ne forum Bindje idesh lidhur mbi besimin
    Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-08-2012, 20:41
  4. Komuniteti Katolik, nuk perfaqesohemi nga PDK.
    Nga BeniT ne forum Aktualiteti
    Pergjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-12-2009, 23:52
  5. Shqiptar , Musliman ,Katolik ETj!!!
    Nga black pan ne forum Bindje idesh lidhur mbi besimin
    Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-03-2009, 21:06

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •