Shqiptar te Bashkuar
android
Thanks Thanks:  0
Likes Likes:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 3 nga 3
  1. #1
    >> AL. etnike << fv Avatari i Violetta
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Postime
    7,360
    Forca e Rrespektit
    1514

    Sektet, si po i shkatėrrojnė njerėzit dhe besimet fetare

    Sektet, si po i shkatėrrojnė njerėzit dhe besimet fetare


    Nė Britaninė e Madhe gjenden gati gjysmė milioni njerėz qė i pėrkasin njėrės nga sektet e fshehta, numri i tė cilave llogaritet nė 500, ndėrsa nė SHBA gjenden gati 3.000 sekte me rreth 3 milionė pasues. Ky numėr ėshtė frikėsues, sepse zbulon boshllėkun shpirtėror nga i cili vuan sot njeriu nė Perėndim, ndėrkohė qė kėto sekte pretendojnė se mund ta mbushin atė. Kjo ėshtė edhe arsyeja kryesore e suksesit tė kėtyre sekteve, mėsimet e tė cilėve mund tė duken si tė ēuditshme dhe jollogjike. Ata pretendojnė se zotėrojnė pėrgjigje pėr ēdo pyetje dhe mbi tė gjitha pėr atė mė kryesoren: kuptimin e jetės. Kjo ėshtė pyetja sė cilės Perėndimi, me gjithė zhvillimin e tij teknologjiko-shkencor, nuk ka mundur t’i japė njė pėrgjigje bindėse. Gjithashtu, kėto sekte pretendojnė se kanė nė dorė zgjidhjen pėr tė gjitha problemet qė ka krijuar qytetėrimi perėndimor: sėmundjet, stresin, ēmendurinė, ankthet etj. Tė gjitha kėto pėrgjigje janė sipėrfaqėsore, por tė pėlqyeshme pėr ata qė i kanė humbur shpresat nė kėtė jetė. Suksesi i tyre gjendet edhe nė nevojėn e madhe tė njerėzimit pėr besim fetar pasi nė institucione dhe njerėz, ky i fundit duket se ka humbur pėrgjithmonė.

    Ndonėse qytetėrimi perėndimor pretendon se besimi ėshtė rruga e tė dobtėve dhe supersticiozėve, vazhdon tė vuajė, madje sot mė shumė se kurrė nga nevoja pėr besim me ēdo kusht, e cila ėshtė instikt natyror i pranishėm tek tė gjithė. Kėto sekte presin me ankth momentin kur pėr dikė feja kthehet nė njė zhgėnjim tė madh duke e bėrė tė ndihet i pashpresė pėr tė ofruar “ndihmėn e tyre”. Ky kėrkim ėshtė fillimi nė eksperiencėn e ēdo personi tė lidhur me njėrin nga kėto sekte, eksperienca e kėrkimit tė fesė dhe sė vėrtetės.

    Nuk ekziston ndonjė pėrkufizim i caktuar pėr fjalėn “sekt” nė kuptimin “kult”, por shkurtimisht me tė kuptohet njė grup njerėzish, tė cilėt bashkohen rreth disa praktikave tė caktuara nėpėrmjet dominimit mendor dhe “larjes sė trurit”, grup i cili veēohet nga njerėzit e tjerė nė mėnyrė ekstremiste. Sektet dallohen nga grupimet e tjera sepse:

    1. I tėrheqin njerėzit drejt vetes me anė tė dhėnies sė njohurive tė gabuara dhe mashtruese;
    2. Pėrfitojnė materialisht nga anėtarėt e tyre, duke iu zhvatur paratė drejtpėrdrejt ose duke i detyruar qė tė kryejnė punė falas ose me rroga tė vogla;
    3. I izolojnė ithtarėt e tyre nga ēdo mendim tjetėr tė ndryshėm nga ai i sektit dhe mbjellin tek ta urrejtjen pėr besimet e tė tjerėve;
    4. Shkaktojnė probleme familjare dhe bėhen shkak pėr divorce, mosbindje ndaj prindėrve, largime nga shtėpia madje edhe vetvrasje.


    Si i ruajnė sektet anėtarėt e tyre?

    Nė fillim, sekti nuk i ngarkon anėtarit tė ri asnjė detyrė dhe e rrethon atė me lehtėsira, interesim dhe pėrkujdesje, gjė pėr tė cilėn ai ka nevojė nė fillim tė anėtarėsimit. Mė pas, shkallė-shkallė dhe me metoda tė ndryshme, fillon operacioni i “larjes sė trurit”.

    Ithtarit tė ri i ndalohet marrja e informacioneve tė jashtme nga burimet e medias dhe bisedat me ata qė nuk i pėrkasin sektit, gjė e cila ėshtė e lehtė pėr sektet qė t’i detyrojnė ithtarėt e tyre tė arratisen nga shtėpia dhe tė jetojnė nėpėr ferma. Gjithashtu, kjo gjė realizohet edhe duke i detyruar anėtarėt e sektit qė tė flenė pak (e shumta 4 orė nė ditė) dhe duke mos i lejuar ata qė tė konsumojnė ushqim tė plotė dhe tė mjaftueshėm (sidomos lėndė proteinike), nė mėnyrė qė tė jenė tė dobėt fizikisht dhe mendėrisht.

    Ata pėrpunohen qė tė pranojnė pa kundėrshtim ēdo mendim tė sektit dhe ngarkohen me punė tė rėnda, duke iu hequr mundėsinė e tė medituarit dhe qėndrimit vetėm. Tipari kryesor qė i dallon sektet e fshehta ėshtė aftėsia e tyre pėr tė dominuar mendjet e anėtarėve, tė cilėt zbatojnė automatikisht ēdo gjė qė iu kėrkohet, madje edhe vdekjen. Njė gjė e tillė vihet re nė rastin e Ēarls Mensonit, i cili iu kėrkonte ithtarėve tė tij tė kryenin vetėvrasje kolektive dhe nė atė tė Xhim Xhonsit, i cili arriti tė bindė 913 ithtarė tė tij tė kryenin vetėvrasje duke pirė helm.


    Kush futet nėpėr sekte?

    Nė Britani, tė gjitha shtresat janė tė prekura nga pėrkatėsia nėpėr sekte, por ka disa shtresa mė tė prekura se tė tjerat si p.sh tė bardhėt, qė i pėrkasin shtresės sė mesme, shumica e tė cilėve kanė arsim tė mesėm dhe tė lartė. Sektet fetare preferojnė tė rinjtė qė janė nė lulen e moshės rreth tė njėzetave. Mosha ideale pėr sektin MOONIES ėshtė 20 vjeē, sepse ata janė mė tė aftė qė tė pėrballojnė detyrimet trupore tė sektit. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė kėto sekte pėrhapen kryesisht nėpėr universitete. Nga ana tjetėr, sekte tė tjera, interesi i tė cilėve janė paratė para sė gjithash, mundohen tė tėrheqin ata qė janė mbi tė tridhjetat dhe qė kanė para. Ndodh shumė rrallė qė sektet tė mundohen tė tėrheqin ata qė janė mbi 60 vjeē. Rrezikshmėria e disa prej kėtyre sekteve qėndron nė kohėn qė i duhet ish-anėtarit pėr t’u kuruar nga pasojat e ndikimit tė sektit mbi tė. Sekti mė i rrezikshėm ėshtė “Scientology”, kurimi psikik nga pasojat e ndikimit tė tė cilit zgjat normalisht 2 vjet ose 14 muaj nė rastin e terapisė intensive. Pas tij vijnė Muniz (MOONIES) me 16 muaj dhe Hare Krishna (HARE KRISHNA) me 11 muaj. Periudha e kurimit nuk kushtėzohet vetėm nga periudha kohore qė ka kaluar anėtari nė sekt, por ajo varet edhe nga lloji i “larjes sė trurit”, tė cilit i ėshtė nėnshtruar. Sekti mė i rrezikshėm Scientology e detyron anėtarin e tij tė punojė 45 orė nė javė, kohė kjo e vogėl po ta krahasosh me atė tė Muniz 53 orė dhe Hare Krishna 70 orė.


    SATANISTĖT

    Numri i ithtarėve tė sektit tė satanistėve arrin nė rreth 10.000 dhe statistikat tregojnė se mosha mesatare e atyre qė futen nė tė ėshtė 23 vjeē, ndėrkohė qė moshat e tjera luhaten nga 18 deri 75 vjeē. Meshkujt pėrbėjnė 80% tė sektit dhe shumica e tyre ka njė nivel tė mirė arsimimi, tė mesėm ose tė lartė. Kėrkimet tregojnė se nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, shumica e tė rinjve aktivė tė kėtij sekti janė meshkuj tė bardhė, tė cilėt iu pėrkasin shtresės sė mesme dhe asaj tė lartė, me njė zhvillim mendor mbi mesataren. Ėshtė e rėndėsishme tė dallojmė satanistėt si sekt dhe magianėt (MAGIANS) si njė grup krejtėsisht i shkėputur. Nė pėrgjithėsi, magianėt nė Perėndim janė ithtarė tė njė feje tė lashtė pagane, historia e sė cilės daton pėrpara lindjes sė Krishtit, ndaj nuk kanė asnjė lidhje me fenė e krishterė. Satanistėt kundėrshtojnė Krishtin dhe adhurojnė Djallin.

    Ata deklarojnė se luftojnė idenė e hyjnueshmėrisė, sepse ajo ėshtė e bazuar nė fe. Ithtarėt e kėtij sekti besojnė se fuqia e mendjes njerėzore ėshtė mė e madhe se ēdo forcė tjetėr dhe se me pak stėrvitje, ajo mund tė bėjė ē’tė dojė. Historia e lindjes sė kėtij sekti daton qė nė Mesjetė, kur ithtarėt e tij iu nėnshtroheshin formave tė ndryshme tė pėrndjekjeve, torturave dhe vrasjeve nga ana e pushtetit kishtar. Nė vend qė fushata tė tilla spastrimi tė ēonin nė zhdukjen e kėtij sekti, ndodhi e kundėrta: rritja e popullaritetit tė tij.

    Njerėzit i urrenin pėrndjekjet e kishės dhe simpatizonin viktimat e saj, cilido qė tė ishte besimi i tyre. Nė fund tė shekullit XVIII, sekti i satanistėve u rrit dhe mėsimet e tij filluan tė lulėzonin dalėngadalė gjatė procesit tė shkėputjes sė tij nga lėvizjet masone dhe kuekeriste nė Britani. Synimet e kėtij sekti pėrmblidhen shkurt nė atė se ai lufton mėsimet e tė gjitha feve dhe kėrkon shkatėrrimin e tyre. Ai pasqyron mendimet dominuese dhe shndėrron tė keqen nė tė mirė dhe anasjelltas, sepse ithtarėt e tij besojnė se ekuilibrat e kėtyre nocioneve nuk janė tė pėrjetshme, pėr shkak se janė vendosur nga fetė pėr tė dominuar mendjen njerėzore. Sekti i argumenton kėto besime me mendimet e Aristotelit dhe ateistit Niēe. Ai kujdeset qė ithtarėt e tij tė shtrijnė ndikimin e tyre mbi opinionin publik, qė ky i fundit tė sulmojė besimet e tė tjerėve dhe tė kryejė akte vandale si djegien e gjėrave tė shenjta, dhunimin e varreve, nxjerrjen jashtė tė kufomave etj.


    Vrasja konsiderohet si sjellja mė e lartė satanike qė mund tė kryejė sekti, sepse ata besojnė se vrasja ndihmon nė nxjerrjen e fuqisė magjike nga viktima dhe futjen e saj tek ithtarėt, gjė e cila ngre nivelin e funksionimit tė tyre mendor. Si viktima pėrdoren kryesisht kafshėt, tė cilat preferohen tė jenė tė vogla dhe tė virgjėra, sepse sipas tyre, fuqia magjike nė kėto raste ėshtė mė e madhe. Ato theren nė mes tė rrethit tė formuar nga njerėzit, tė cilėt kėrcejnė lakuriq. Fuqia e arrin kulmin kur viktima ėshtė njeri dhe mundėsisht fėmijė mashkull me zhvillim mendor mbi mesataren. Pėrveē vrasjeve, sekti praktikon edhe marrėdhėniet e shthurura seksuale dhe perversitetin, si njė mjet tjetėr pėr nxjerrjen e fuqisė magjike. Sekti i satanistėve ndahet nė pesė degė kryesore, nga tė cilat katėr janė nė nivel organizimi vetjak dhe tė ngushtė, ndėrsa e pesta ėshtė nė nivel kolektiv dhe mė e rėndėsishmja prej tyre. Qendra zyrtare e kėsaj dege konsiderohet Kisha e Shejtanit nė SHBA, e themeluar mė 1966 nga Anton Lavej (Anton LaVey), por pėr shkak tė skandaleve qė ndodhnin nė tė, nė fund tė viteve ’70 prej saj u shkėputėn shumė grupe, disa prej tė cilėve u ngulitėn nė Britani dhe ngritėn kishėn e tyre. Ky sekt i pėrhap mendimet e tij shkatėrrimtare pėr shoqėrinė njerėzore me mėnyra tė ndryshme: nėpėrmjet grupeve muzikore heavy-metal, kasetave, videove etj. Dihet botėrisht se shumė nga grupet e muzikės rock si Black Sabbath, Megadeath etj, i pėrkasin kėtij sekti tė mallkuar. Nė tekstet e kėngėve tė tyre flitet pėr Djallin, vetėvrasjen, homoseksualizmin etj.



    Kisha Unitare ose Muniz

    Ky sekt njihet ndryshe me emrin Kisha Unitariane (Unification Church) dhe cilėsohet si njė nga sektet e fshehta mė tė rrezikshme. Nė mesin e viteve ’70, nė fillimin e veprimtarisė sė tij nė Britani, ky sekt u pėrball me shumė fushata sulmesh nga massmedia. Sekti e ka marrė emrin nga themeluesi i tij Sun Mjung Muni, i cili u lind mė 1920 nė Korenė e Veriut. Ithtarėt e tij besojnė se ai ėshtė Mesia i dėrguar pėr tė plotėsuar atė qė “nuk e kreu” Krishti. Mė 1936, kur ishte 16 vjeē, Munit “iu shfaq Jezusi, i cili kėrkoi prej tij qė tė ēonte deri nė fund atė detyrė qė ai nuk mundi ta kryejė”. Muni beson se Mesia nuk duhej tė “kryqėzohej”, por tė jetonte nė mėnyrė tė natyrshme, tė martohej dhe tė lindte fėmijė, tė cilėt nuk do tė trashėgonin “mėkatin” e Adamit, do tė shtoheshin dhe do t’ia ndryshonin pėr tė mirė faqen botės. Ai beson se njerėzimi e ka trashėguar mėkatin nga Adami dhe Eva, gjė e cila ka vazhduar brez pas brezi pėr shkak tė marrėdhėnieve tė ndaluara seksuale dhe se kur Mesia “u kryqėzua”, bota mbeti pa u pastruar. Kėshtu qė Zoti dėrgoi Munin pėr tė plotėsuar detyrėn e pastrimit tė saj dhe pėr kėtė shkak, sekti iu ndalon anėtarėve tė tij pirjen e duhanit, alkoolit, pėrdorimin e drogės dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishmja: marrėdhėniet seksuale paramartesore.
    Gjithashtu, Muni pretendon se pas takimit tė tij me Mesinė nė vitin 1936, ka ndenjur shtatė vjet duke shkruar librin e tij “Parime Hyjnore”, i cili ėshtė libri i shenjtė i sektit. Mė 1972 Muni i tha ithtarėve tė tij se Zoti iu shfaq nė ėndėrr dhe e urdhėroi ta shpėrngulte Kishėn e tij nė SHBA, duke mos treguar asnjė shkak. Sekti duhej tė blinte njė sipėrfaqe tė madhe toke nė SHBA dhe tė fillonte ndėrtimin e Kishės. Qė nga viti 1959, sekti kishte ithtarė nė SHBA. Megjithėse Muni, themeluesi i sektit, ka jetuar shumė vjet nė SHBA, ai nuk e zotėron anglishten dhe tė gjithė predikimet i mban nė gjuhėn koreane. Megjithatė, ai ėshtė i famshėm dhe ka admirues tė shumtė nė tė katėr anėt e Amerikės. Muni ėshtė shumė i pasur dhe zotėron njė rrjet tė gjerė ndėrmarrjesh tregtare.

    Mė 1982, autoritetet amerikane e arrestuan nėn akuzėn pėr evazion fiskal dhe falsifikim tė disa dokumentave zyrtare, kėshtu qė kaloi 18 muaj nė burg. Burgosjen e tij, Muni e justifikoi si urdhėr nga Zoti pėr t’iu pėrkushtuar detyrave tė tij jetėsore dhe tė bėnte planin pėr bashkimin e tė gjitha kishave tė botės nėn ombrellėn e tij. Ai beson se kisha e tij ėshtė e vetmja kishė e ligjshme dhe se mėsimet e tij ia kalojnė edhe vetė mėsimeve tė Krishtit. Gjėja qė e ka bėrė kėtė sekt tė tėrheqė njė numėr tė madh njerėzish ėshtė pėrfshirja nė tė e tė gjithė atyre qė duan t’u ikin pėrgjegjėsive tė jetės dhe tė cilėt duan qė dikush tjetėr tė vendosė pėr tė ardhmen e tyre.

    Sekti ua siguron tė gjitha kėto, duke filluar me marrjen e pėrgjegjėsive shoqėrore dhe ekonomike, dhe duke mbaruar me furnizimin me sapun, pastė dhėmbėsh etj. Ėshtė pėr t’u habitur se shumica e anėtarėve tė sektit i pėrkasin shtresės sė mesme tė shoqėrisė dhe kanė njė nivel tė mirė tė zgjuarsisė. Ata preferojnė futjen nė sekt, sepse ky i fundit u heq nga shpina mundin e tė menduarit.



    Scientology

    Ndėrsa ecin nė rrugėn Totenhem Kort Roud tė mbushur me dyqane, rrugė e cila gjendet nė qendėr tė Londrės, kalimtarėt ndeshen me njė tė ri qė mban nė dorė njė copė letėr nė tė cilėn shkruhet “Njih vetveten”. Nėse ndonjėri nga ata tregon interesim pėr tė njohur veten e tij, hyn nė njė dyqan tė vogėl, ulet dhe i pėrgjigjet shumė pyetjeve qė lidhen me jetėn e tij personale. Janė rreth 200 pyetje si psh: “A zemėrohesh shpejt? A ke kujtesė tė fortė? A tė duan njerėzit? A je personalitet udhėheqės?” etj. Me pas pėrgjigjet futen nė kompjuter, i cili i lexon dhe nxjerr njė raport “asnjanės” tė gjendjes sė tij psikike. Nė pėrgjithėsi, raporti ėshtė negativ dhe kompjuteri pėrcakton se personi ka menduar mė se njė herė pėr tė kryer vetėvrasje. Nėpunėsit e kėshillojnė atė pėr domosdoshmėrinė e blerjes sė njė libri mė titull “Dianetika” (Dianetics) qė e ndihmon pėr t’u shėruar dhe ndjekjen e kurseve qė organizon qendra. Nėse ai pranon ta blejė librin dhe tė ndjekė kurset, atėherė fillon njė udhėtim i gjatė nė botėn e Scientology. Ky ėshtė sekti mė i rrezikshėm i shfaqur nė SHBA dhe Britani. Kurimi i pasojave tė ndikimit tė kėtij sekti kėrkon disa vjet edhe sikur periudha e qėndrimit nė tė tė mos jetė veēse disa muaj.

    Ithtarėt e sektit Scientology pretendojnė se numri i tyre arrin nė 7 milionė, por numri i vėrtetė i tyre nuk e kalon shifrėn 100.000. Megjithatė, ai ėshtė sekti mė i madh dhe mė i rrezikshėm nė Britani. Sekti u formua nga amerikani Ronald Habėrd (Ronald Hubbard), i cili u lind mė 1911 dhe vdiq mė 1986. Ai ėshtė autori i librit “Dianetika” (Dianetics) duke e promovuar si “ilaēin” e zgjidhjes sė problemeve psikike, mendore dhe trupore. Habėrdi ka lėnė njė shprehje tė tė famshme dhe qesharake: “Rruga mė e lehtė pėr t’u pasuruar ėshtė shpikja e njė feje tė re” dhe me tė vėrtetė, kjo ėshtė rrugė e lehtė nė Perėndim, ku jeta e shfrenuar e konsumit dhe tė gjithė njerėzit kėrkojnė njė rrugėdalje nga ky rreth vicioz. Megjithėse Ron Habėrdi u lind nė njė familje tė thjeshtė dhe tė varfėr, pas vdekjes, autoritetet amerikane e vlerėsuan pasurinė e tij nė 500 milionė dollarė, shumica e tė cilės ka ardhur nga shitjet e librit tė tij.

    Ky sekt nuk ka asnjė lidhje apo ngjashmėri me ndonjė nga fetė qiellore apo joqiellore, sepse anėtarėt e tij nuk besojnė nė dhėnien e llogarisė, nė parajsė dhe ferr, bile Habėrdi, nė fillim tė karrierės sė tij, nuk e pranonte ekzistencėn e profetėve me nė krye Jezusin, por mė vonė u tėrhoq nga ky mendim dhe besoi nė ekzistencėn e tij. Megjithatė, ai ka thėnė pėr ta disa fjalė qė nuk i pėrshtaten profetėve tė Zotit. Qėllimi i vėrtetė i sektit nuk ėshtė aq fetar sa mund tė jetė material dhe ky ėshtė qėllimi i shumicės sė sekteve tė fshehta nė Perėndim. Scientology nuk interesohet pėr propagandimin e mendimeve tė tij tek tė gjithė njerėzit, por vetėm tek tė pasurit, tė cilėt kanė mundėsi tė pėrballojnė shpenzimet e mėdha tė librave dhe kurseve. Vetėm shpenzimet pėr kurset arrijnė gati 100.000 stėrlina angleze.


    Ky sekt beson se perėndia Thetan ėshtė ai qė ka krijuar gjithėsinė dhe se ai materializohet nė formėn e njeriut nė ēdo vend dhe kohė. Ky ėshtė shkaku i forcės sė trupit tė njeriut, por ai dobėsohet shkallė-shkallė si rrjedhojė e sėmundjeve psikike dhe trupore, tė cilat e rikthejnė atė nė eksperiencat e hidhura tė mėparshme. Qė trupi tė rikthehet nė fuqinė e tij tė natyrshme, duhet qė t’i harrojė kėto eksperienca, gjė qė arrihet vetėm me anė tė njė metode tė posaēme, tė cilėn sekti ia jep me anė tė kurseve dhe botimeve tė tij. Sekti mbėshtetet tek fantazia, lundrimi i mendjes njerėzore nė hapėsirė dhe pėrpjekja qė t’i lidhė ithtarėt me zbulimet shkencore; nga kjo vjen edhe emri i sektit.


    Nė vitet ’60, sekti u pėrball me kundėrshtime tė mėdha nga ana e disa qeverive europiane kur nė shtyp u botuan disa praktika tė tyre pėr kėrcėnimin e qytetarėve. Mė 1966, raportet e qeverisė australiane e cilėsuan atė si tė rrezikshėm pėr “shoqėrinė, moralin dhe ēdo gjė tjetėr”. Kontrollet mjekėsore qė iu bėnė disa ish-anėtarėve tė sektit treguan se ata iu ishin nėnshtruar pėrdhunimit dhe torturave gjatė liturgjive qė zhvillon sekti. Ish-anėtarėt e Scientology treguan pėr ndėshkimet qė urdhėronte Habėrdi si futja nė fuēi tė ndotura, hedhja nė det nga njė largėsi 30 miljesh nga bregu dhe detyrimi qė tė notonin pėr tė dalė nė breg etj. Shumė herė sekti iu ėshtė nėnshtruar ndjekjeve penale dhe ka dalė nė gjyq pėr shkak tė kėtyre veprimeve ēnjerėzore.



    to

    >> Mė pelqejnė njerėzit e bukur….... Pamja e tyre mė ėshtė komplet e parėndėsishme. <<



    Mos ndrysho pėr tiu pelqyer tė tjerėve,
    ngase kush stė pėlqen kėshtu, nuk tė meriton as ashtu.
    Mua s`mė trondit fuqia-shkatėrruese e njė bombe,
    sa mė habit fuqia-eksplozuese e zemrave njerėzore pėr keq. //





    Bashkimi i Shqipėrisė Etnike gjindet duke ecur.... dhe JO duke pritur.
    Maybe it's not happy end? Maybe it's about the Story....

  2. #2
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    40,450
    Blog Entries
    8
    Forca e Rrespektit
    11799
    Se lexova artikullin vetem titullin.

    Ama do botoj dhe une nje liber te shejt;

    O njerez besoni veten tuaj,ndergjegjen tuaj dhe shpirtin tuaj.
    Cdo lloj iluzioni qe kapercen ralitetin dhe indukton friken mes mekatit dhe ferrit jane gabim.
     

  3. #3
    Larguar... fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv
    Antarėsuar nė
    Jan 2013
    Vendodhja
    Shqipėri
    Postime
    7,207
    Forca e Rrespektit
    3897
    Mendoj se sektet jane jane krijuar per qellime apo interesa personale (pasurim).

    Darius
    La vita č bella...

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Martesa dhe besimet fetare....
    Nga BeniT ne forum Diskutime shoqėrore
    Pergjigje: 50
    Postimi i Fundit: 18-01-2016, 17:20
  2. Shqiptaria dhe besimet fetare
    Nga Love ne forum Analizė-Opinion
    Pergjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-02-2013, 13:00
  3. Besimet fetare pas vitit 1990
    Nga Lauri ne forum Historia
    Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-01-2010, 20:59
  4. Besimet fetare ne periudhen 1944 –1990
    Nga Lauri ne forum Historia
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 22:00
  5. Besimet fetare
    Nga sweetzzinna ne forum Bindje idesh lidhur mbi besimin
    Pergjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-08-2008, 11:15

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •