Vetes me shume dashuri --- Nje dite e dashur do kthesh koken e pas e do rremosh ne te shkuaren tende , cdo detaj jete te jetuar.
Diku do qeshesh , diku do ndjesh mall, diku do vrenjtesh, diku dhimbjen do kujtosh , diku dashurine do ndjesh si kujtimin me te bukur te diteve te tua.
Thone se kjo eshte jeta , ku grimcat e lumturise jane kaq te vogla , por kane peshen e nje jete te tere....

Diku do shohesh veten pjese e nje drame njerezore, diku do e shohesh pjese e nje perralle nga ato qe vetem neper libra diten ti shkruajne...
Por mos harro .....jeta me shume eshte nje Fabul ,sesa nje Perralle. Ndryshimi midis te dyjave?
Nje perralle ka nje fund te embel....nje Fabul jane deshtimet e tua nga ku mesove kaq shume .....Dhe mos harro, deshtimet jane njerezore dhe ti je njerezore.
Sepse e tere jeta eshte nje fabul mizore....ku une e ti u perballem keqazi!



________________________________000000000000000000 000000000_________________________________________ ____________________


Vetes!

Ti asnjehere sdo dish cfare ndodh ne kete jete, sepse gjithcka duket here si maje e here si humnere.
Mund te zgjedhesh ku te shkosh , por mos harro je vetem nje grimez rere ne kete hapsire.
Edhe kur e sheh veten si nje person i rendesishem, apo dukesh si e forte
Ti nuk mund ti mbash dot lotet, kur toka shembet nen kembet e tua.
Jeta? - nje hapsire surprizash edhe kur ti beson se ska mbetur me asnje sekret i pazbuluar tashme.
Gjithcka ti sheh perpara teje eshte vetem nje genjeshter e madhe.
Mos lejo friken e dhimbjes se pamohueshme te te mbys!!!




________________________________000000000000000000 000000000_________________________________________ ____________________



Te kam dashur ne cdo kohe e cdo stine.
Te kam dashur pavaresisht formave te tua te pakuptimta
Te kam dashur edhe atehere kur nuk ishim me ne
Te dua ende sot ku zgjimi im je ti e ku embel mbi qerpik me uron "naten e mire".
Cdo gje merr kuptim tjeter kur jam prane teje





________________________________000000000000000000 000000000_________________________________________ ____________________


Cdo dite "Ajo" bente te njejtin ritual, merrte telefonin dhe rremonte tek kontaktet per emrin e tij.
Pasi e gjente hapte nje chat box ne whatsapp dhe shihte fotot qe hera heres ndryshonin.
Fytyra te qeshura, edhe pse thelle "ajo" e dinte se aparenca genjen, e besonte se ai ishte i lumtur atje tej ne boten e tij.
Ne mendjen e saj vinin shume kujtime te copetuara , ato mirmengjesi plot puthje, bisedat e gjata , perkujdesjet e tija.....

Ne kete perhumbje , rituali i saj vazhdonte me butonin e kthimit pas. Kish qene online perpara 28 minutash, edhe tani eshte online......
Duhet te jete i lumtur me siguri..bindte veten "ajo"
- Nuk po e shqetesoj , tashme jam e shkuara , e ai eshte ne te tashmen e tij te lumtur!

Mos duhet te ndryshoj numrin e telefonit? Apo te vendos nje status "qofsh mire kudo te jesh" Apo...
E keshtu kish ngecur ne tornadon e mendimeve te saj.....
Ai duhet ta kish takuar edhe njehere , per ta pare ne sy e per ti thene pa fjale e puthje se do ishte e shkuara tashme....

Por zgjati edhe pak kjo perhumbje derisa mori vendimin e saj.
Ne djall te vene rrjetet e komunikimit , ne djall te shkoj ai dhe lidhjet e tij me te tashmen, ne djall edhe mendimet e saj.

Shkoi serisht tek lista e kontakteve dhe fshiu numrin e tij!
"Ajo" nuk kishte memorie per numrat dhe kesisoj , shpetoi!






________________________________000000000000000000 000000000_________________________________________ ____________________




Ty te kam humbur aq shume here saqe rrezikoj te humb edhe veten, e di? Prandaj mendoj se nuk jemi shume serioz, ne te dy, sepse lamtumirat duhet te jene pergjithmone, por si i themi ne, ne fakt nuk i thote askush, sepse themi qe nuk do i flasim me kurre njeri tjetrit, por sa kthejme shpatullat, ndjekim hapat e njeri
tjetrit. Kaloj dite duke te kerkuar, kalon dite duke me kerkuar, pastaj fillojme te flasim, do here si hera e pare, dhe do here dashurohemi dhe me pas zhdukemi.
Zhdukemi vetem qe te ritakohemi, dhe per tu rihumbur perseri, te humbas, me humbet, dhe nuk e di me se ke humbas dhe kerkoj, ty apo veten, sepse une te kerkoj, tani qe nuk te kerkoj me fare...........