Shqiptar te Bashkuar
android
Faqja 2 nga 2 I parėI parė 12
Duke shikuar rezultatet 31 ne 41 nga 41
  1. #1
    Dum spiro, spero くる fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i sweetzzinna
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    20,090
    Blog Entries
    53
    Forca e Rrespektit
    3109

    Per sa dashuri keni nevoje?

    A e keni pyetur ndonjėherė veten se sa “ngjitės” bėheni sapo keni njė partner tė ri tė krah? Ose pėrse kur lidheni nuk arrini qė tė qėndroni me njė partner pėr njė kohė tė gjatė dhe nisni qė pas njė farė kohe tė kėrkoni pėr njė tjetėr, ose dhe pėr mė shumė liri personale? Sipas njė studimi tė fundit, mėnyra me tė cilėn ne reagojmė nė marrėdhėniet tona intime ėshtė e paracaktuar

    A e keni pyetur ndonjėherė veten se sa “ngjitės” bėheni sapo keni njė partner tė ri nė krah? Ose pėrse kur lidheni nuk arrini qė tė qėndroni me njė partner pėr nė kohė tė gjatė dhe nisni qė pas njė farė kohe tė kėrkoni pėr njė tjetėr, ose dhe pėr mė shumė liri personale? Sipas njė studimi tė fundit, mėnyra me tė cilėn ne reagojmė nė marrėdhėniet tona intime ėshtė e paracaktuar. Pra nėse jemi apo nuk jemi “ngjitės” ko varet nga ajo ēka ėshtė shkruar nė gjenet tona. Nėse s’do tė arrinim qė tė zbulonim se sa “shmangės”, “tė ankthshėm” tė “pasigurt”, apo tė “sigurt” jemi do tė mund qė tė pėrcaktonim edhe mėnyrėn me tė cilėn sillemi kur jemi nė lidhje intime dhe si pasojė do tė donim se cili do tė ishte partneri ynė perfekt qė do ta transformonte lidhjen tonė nė njė sukses.

    Tė gjithė ne pėrfshi ata qė sapo kanė nisur qė tė kenė lidhjet e tyre tė para e deri tek ata qė kanė 40 vjet martese jemi njerėz qė bėjmė pjesė nė kategori tė caktuara, praktikisht kategoritė e sipėrpėrmendura tė gjendjeve dhe duke kuptuar se nė cilėn kategori bėjmė pjesė do tė arrijmė qė tė shohim nė njė dritė tė re edhe sjelljen tonė dhe mbi tė gjitha do tė mund ta ndryshojmė atė pėr mirė. Njė gjė ėshtė ndėrkohė e sigurt qė tė gjithė ne jemi biologjikisht tė programuar pėr tė kėrkuar dashuri. Edhe pse jetojmė nė njė kulturė qė na thotė se pavarėsia ėshtė gjė e mirė, kjo ėshtė tėrėsisht njė gėnjeshtėr dhe tėrėsisht larg sė vėrtetės. Njerėzit qė kanė arritur tė ndėrtojnė marrėdhėnie tė mira ia kanė dalė qė tė jetojnė mė gjatė dhe nė mėnyrė mė tė shėndetshme.

    Nevoja pėr tė qenė pranė dikujt qė pėr ne ėshtė i veēantė ėshtė kaq e rėndėsishme sa truri ka mekanizma biologjikė qė quhen “sistemet e afrisė” qė pėrbėhen nga emocione dhe sjellje qė na japin edhe dėshirėn pėr tė qenė pranė njerėzve qė duam. Ky sistem shpjegon pėr shembull se pėrse njė fėmijė qė ndahet nga e ėma pėr njė farė kohe bėhet shpesh i egėr, ka ankthe dhe sjellje jo tė zakonshme qė shprehin nė njėfarė mėnyre revoltėn dhe refuzimin e tij pėr kėtė ndarje. Kjo sjellje zgjat derisa ai rivihet nė kontakt me tė dhe merr prej saj tė gjitha ato emocione qė i patėn munguar dhe si pasojė i sollėn ērregullimet emocionale. Por ndėrsa tė gjithė kemi nevojė pėr t’u lidhur me dikė dhe pėr tė marrė prej kėtij personi sigurinė dhe dashurinė, si dhe kėnaqėsinė qė tė ofron njė lidhje mėnyra se si ne e bėjmė kėtė lidhje ėshtė e ndryshme nė persona tė ndryshėm.

    Nė vitet ’60 disa teste qė u nxorėn nė pah se bebet vetė ishin ose tė “sigurta”, ose “me ankth”, ose “shmangėse”. Sapo njė nėnė tė dilte nga dhoma foshnja do tė niste tė qante, ndėrsa me t’u futur ajo do tė pushonte sė qari. Kjo nė rastin kur foshnja ndihej e sigurt. Nė rastin e foshnjave “me ankth” kur nėna largohej ajo nuk qante, por kur ajo kthehej foshnja niste tė qante dhe ta fajėsonte nė njė farė mėnyre tė ėmėn. Ndėrkohė, provat tregonin se rrahjet e saj tė zemrės ishin tė mėdha dhe nivelet e hormonit tė stresit tė larta gjithashtu.

    Kėrkimet kanė nxjerrė nė pah se tė rriturit sillen nė mėnyrė tė ngjashme me fėmijėt kur bėhet fjalė pėr lidhjet romantike. Lloji i tipit qė kemi (ēka varet shumė nga mėnyra e rritjes dhe pėrvoja) pėrcakton edhe mėnyrėn e marrėdhėnies qė kemi me tė afėrmit e zemrės. Kėshtu, njerėzit e sigurt ndihen mirė me marrėdhėnien e tyre intime dhe zakonisht janė tė ngrohtė dhe plot dashuri. Ndėrsa njerėzit me ankth qė kanė nevojė pėr dashuri zakonisht janė shumė tė preokupuar me lidhjen e tyre dhe kanė tendencė qė t’i dramatizojnė gjėrat, ta tensionojnė marrėdhėnien, duke e vėshtirėsuar shumė aftėsinė e partnerit pėr t’ua kthyer dashurinė.

    Ndėrsa njerėzit qė janė “shmangės” zakonisht dinė tė mbajnė distancė nga partneri dhe tė jenė mė tė pavarur se dy tė parėt. Nėse do tė pėrdornim njė teori tė tillė, atėherė marrėdhėniet tona me tė tjerėt nuk do tė dukeshin kaq tė pakuptueshme dhe tė ndėrlikuara, por tėrėsisht tė parashikueshme. Pra cili tip jeni ju? Shikoni mė poshtė karakteristikat e tri ndarjeve tė mėsipėrme dhe vlerėsoni veten tuaj:

    I ankthshėm:

    Keni aftėsi pėr tė krijuar relata tė mrekullueshme intime, por shpesh keni frikė qė partneri nuk dėshiron qė tė jetė pranė jush me tė njėjtin intensitet qė ju do tė dėshironi. Marrėdhėniet ju konsumojnė shumė energji emocionale dhe jeni shumė i ndjeshėm edhe ndaj lėkundjeve mė tė vogla tė humorit tė partnerit. Nėse nuk dėgjoni rregullisht nga partneri juaj ju shqetėsoheni shumė dhe kur ndieni se ai ėshtė duke krijuar distanca nė lidhjen tuaj e shprehni ankthin qė keni si mė poshtė:
    duke bėrė njė numėr tė madh telefonatash, duke dėrguar sms apo e-maile ndėrsa jeni nė pritje tė telefonatės, duke shkuar nė vendin e punės sė partnerit me shpresėn se do ta bėni qė tė kthehet;

    Nė rast se ju kthehen telefonatat apo partneri pranon qė tė takohet me ju, atėherė jeni ju personi qė kaloni nė sjellje indiferente duke u sjellė ftohtė me tė, apo duke u larguar;

    Kėrcėnoni se do tė largoheni pėrgjithmonė nėse partneri do tė vazhdojė qė t’u kėrkojė qė tė rrini;

    Nisni qė tė bėni partnerin tuaj xheloz duke i treguar pėr lidhje me tė tjerė

    Kjo ėshtė njė shenjė e sistemit “tepėr tė ndjeshėm” qė e keni. Edhe njė gjė fare e vogėl mund t’ua ndryshojė tėrėsisht humorin, apo edhe besimin te partneri dhe lidhja nė pėrgjithėsi.

    Shmangėsi

    Pėr njerėz me njė tip tė tillė ėshtė shumė e rėndėsishme pavarėsia dhe nė vend tė intimitetit tė theksuar kėta lloj njerėzish kanė nevojė pėr pavarėsi. Edhe pse dėshironi qė tė jeni pranė tė tjerėve, njė afrim i madh u krijon bezdi dhe menjėherė tentoni qė tė vendosni distancėn qė ju pėlqen me partnerin. Nuk e kaloni shumė kohėn duke analizuar gjithēka qė ka tė bėjė me lidhjen tuaj, apo me veprimet e partnerit. Nuk keni nevojė qė t’i hapeni pėr ēdo gjė partnerit dhe bezdiseni nėse ai do t’ua kėrkojė njė gjė tė tillė. Vetėm, apo nė marrėdhėnie me dikė ju gjithmonė dhe nė mėnyrė tė vazhdueshme njė tip i tillė kėrkon pavarėsinė duke e vėnė mbi gjithēka dhe kėtė e bėjnė pėrmes pėrdorimit tė shumė strategjive tė tilla si:

    Duke thėnė: “Nuk jam i gatshėm qė tė lidhem seriozisht”. Megjithėse qėndrojnė nė njė lidhje pėr shumė vite
    Pėrqendrohen tek anėt jo tė mira tė partnerit mėnyra e tė folurit, veshjes
    Fiksohen pas njė “ishi”, ose ėndėrrojnė vazhdimisht pėr tė dashurėn “perfekte”
    Flirtojnė me tė tjerat pėr ta bėrė marrėdhėnien tė pasigurt dhe tė largėt
    Krijojnė distanca kur gjėrat shkojnė mirė si pėr shembull nuk bėjnė telefonata pas njė nate shumė romantike
    Shmangin afrimitetin seksual pėr shembull duke mos dashur qė tė ndajnė tė njėjtin shtrat pas seksit
    Krijojnė lidhje tė pamundura si ato me njerėz tė martuar

    I sigurti

    Nėse jeni njė person i tillė atėherė sjellja e ngrohtė dhe e dashur me partnerin ėshtė krejtėsisht normale dhe e zakonshme. E keni kėnaqėsi intimitetin me partnerin, por pa qenė shumė i shqetėsuar pėr lidhjen, sepse e dini se kjo do t’ua prishte atė. Shihni anėt e mira tė njė lidhjeje dini qė tė komunikoni shumė mirė, tė dėgjoni dhe tė shqetėsoheni me masė pėr problemet emotive tė partnerit. I ndani sukseset dhe shqetėsimet me partnerin dhe jeni i gatshėm qė ta ndihmoni nė rast se do tė ketė nevojė pėr ndihmėn tuaj. Ju jeni:

    Njė njeri qė lufton nė mėnyrė tė drejtė dhe jeni i gatshėm qė tė pranoni gabimin nėse e ndieni se keni vepruar gabim
    Jeni mendėrisht fleksibėl dhe i gatshėm pėr t’iu pėrgjigjur kėrkesave dhe nevojave tė partnerit
    I shprehni hapur ndjenjat tuaja dhe nuk bėni lojėra tė dyfishta emocionale
    Ndiheni mirė me krijimin e intimitetit fizik me partnerin dhe me seksin
    Tė gjithė do tė mund tė mėsonin shumė nga sjellja juaj me partnerin, por kjo nuk do tė thotė se tė gjitha sjelljet tuaja janė perfekte/Shqiperia
    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  2. #31
    Anėtar Aktiv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i KAON
    Antarėsuar nė
    Dec 2017
    Postime
    656
    Forca e Rrespektit
    420
    nis te bej gati makucin per vaditje hihihi
     

  3. #32
    Administrator fv Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    30,053
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    Citim Origjinale Postuar nga KAON Shfaq Poten
    nis te bej gati makucin per vaditje hihihi
    me fecke elefanti hahahahahaahahhahhaa
     

  4. #33
    Anėtar Aktiv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i KAON
    Antarėsuar nė
    Dec 2017
    Postime
    656
    Forca e Rrespektit
    420
    kam fecken time un kam personalitetin tim hahaha
     

  5. #34
    Administrator fv Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    30,053
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    Citim Origjinale Postuar nga KAON Shfaq Poten
    kam fecken time un kam personalitetin tim hahaha
    i thashe neves lumadh , ti e di qe i ke te tera te tuat
     

  6. #35
    Anėtar Aktiv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i KAON
    Antarėsuar nė
    Dec 2017
    Postime
    656
    Forca e Rrespektit
    420
    ahhh lumadhi un qe nuk e cova nje pune deri ne fund ..me mbeti fecka ne dore tani moj lumadhe hihihi
     

  7. #36
    Administrator fv Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    30,053
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    Citim Origjinale Postuar nga KAON Shfaq Poten
    ahhh lumadhi un qe nuk e cova nje pune deri ne fund ..me mbeti fecka ne dore tani moj lumadhe hihihi
    perplase per muri ce do
     

  8. #37
    Anėtar Aktiv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i KAON
    Antarėsuar nė
    Dec 2017
    Postime
    656
    Forca e Rrespektit
    420
    Citim Origjinale Postuar nga Monique Shfaq Poten
    perplase per muri ce do
    sa mendim negativ qe ke hahhaha
     

  9. #38
    ◕‿◕ fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Hope
    Antarėsuar nė
    Mar 2018
    Postime
    438
    Forca e Rrespektit
    65
    Ca eshte dashuria? S'egziston
    Egzistojne endrra dhe genjeshtra
     

  10. #39
    Alis Volat Propriis fv Avatari i Legally_Sweet
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Postime
    12,486
    Forca e Rrespektit
    8339
    Nuk kam nevoje per dashuri...larg dashuria nga mua
    "I want to be important. By being different. And these girls are all the same.” - Sylvia Plath

  11. #40
    Braveheart fv Avatari i Zana1
    Antarėsuar nė
    Feb 2013
    Postime
    17,421
    Forca e Rrespektit
    2173
    Titulli /pyetja , sikur nuk i pershtatet artikullit.... pa lidhje.
    Some people feel the Rain, others just get Wet,

    All i wanna be is a , Dj .

  12. #41
    Moderatorė fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Drejtori
    Antarėsuar nė
    Apr 2017
    Vendodhja
    Ne zemren e femrave te bukura..
    Postime
    5,517
    Forca e Rrespektit
    515
    Kam nevoje per dashuri te egjer .... se me te eger jena ngop...
     

Faqja 2 nga 2 I parėI parė 12

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2017, 15:37
  2. Pergjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-01-2016, 16:41
  3. Gjenerata mė e re e gomave, s’do tė keni mė nevojė pėr zinxhirė
    Nga Arfenilla ne forum Shkencė dhe Teknologji
    Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-01-2016, 22:52
  4. Pergjigje: 6
    Postimi i Fundit: 05-04-2015, 23:12
  5. Dashuri, nevoje, humanizem apo qoroditje ?!
    Nga kitrra 123 ne forum Diskutime shoqėrore
    Pergjigje: 14
    Postimi i Fundit: 09-12-2011, 18:55

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •