Shqiptar te Bashkuar
android
Duke shikuar rezultatet 1 ne 9 nga 9
  1. #1
    :) fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i ida angel
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    ^.^
    Postime
    8,404
    Forca e Rrespektit
    2091

    Rregulli i magnetit dhe marredheniet e dashurise

    Partneret e kundert, terhiqen apo shtyhen?



    Ju pini duhan, ai jo. Ai eshte tip sportiv, ju aspak. Ndoshta shprehja qe te kundertat terhiqen eshte e vertete edhe per marredheniet e dashurise, mbase gjetja e nje kompromisi nuk eshte edhe aq i pamundur!

    Marredheniet e dashurise shpesh shfaqen si ceshtje te forcave kundershtare ku mbizoterojne ndjenjat e dashurise dhe ato te urrejtjes, zakonet dhe karakteret e ndryshme qe si nje magnet terhiqen duke gjetur rrugen e mesme dhe nje menyre per te jetuar sebashku.

    Ajo qe keshillohet ne raste te tilla eshte gjetja e nje kompromisi per te jetuar nje te perditshme me te balancuar, te bazuar ne mirkuptimin e te dy paleve dhe per te shmangur konfliktet e vazhdueshme.

    Kur njeri pi duhan dhe tjetri jo: Nese ju jeni personi i cili nuk pi duhan, nuk keni perse te duroni tymin e cigars se partnerit ose partneres suaj. Sygjerojini qe te konsumoje cigaret e tija/saja jashte ambjenteve te shtepise apo large jush. Kjo do e ndihmoje edhe personin tjeter te reduktoje konsumin e cigareve pa e bezdisur me morale te teperta e informacione mbi demet e duhanit, te cilat nje pires duhani i njeh mbase me mire se ju.

    Ai/ajo eshte nej person pertac/e dhe ju nje njeri e/i gjalle: Ajo qe duhet te beni eshte ta nxisni te jete me aktiv duke i ofruar nje jete me aktivitete me dinamike. Nje fundjave ne mal ose nje shetitje me biciklete do te aktivizonte ato pjese te pergjumura te personit tuaj te zemres qe fundjava e kaluar mes televizionit dhe divanit do i'a theksonte me shume.

    Atij i pelqen qe te ushqeheni ne menyre te padisiplinuar, juve jo: Ai preferon te ulet ne tavoline dhe te konsumoje cdo gje qe i shijon, nga gatimet me yndyrna te teperta e deri te embelsirat me kalori te larta, pa i kushtuar shume rendesi pasojave. Mbase ju nuk e ndoqni dot me kete diete ushqimore pa limite e rregulla, ajo qe duhet te beni eshte te merrni vet ne dore pergatitjen e gatimit dhe te mundoheni te gatuani duke nxjerre ne pah cilesine dhe vleren ushqyese te perimeve dhe frutave. Organizoni nje darka romanti dhe nese perberesit nuk jane nder me te preferuarit prej tij, ju mund t’i servirni nje embelsire ose nje mbremje te vecante per t’i rregulluar shijen.

    Ju keni ftohte dhe ai eshte gjithmone i nxehte: Ai hap vazhdimisht dritaret dhe ju shtoni corapet dhe batanijet. Ajo qe keshillohet te behet ne raste te tilla eshte qe t’i kerkoni partnerit tuaj te ajros shtepine ose kur ju nuk jeni te pranishme, ose te ndryshoni dhomat per aq kohe sa te rregulloni temperatuart tuaja trupore dhe te gjeni nje temperature mesatare qe t’ju kenaq te gjitheve.

    Ai nuk kujdeset per parqitjen e tij: Shpesh ciftet priren te ngjajne ne cdo gje, por ne qofte se jeni nje person i cili kujdeset shume per paraqitjen e tij dhe keni nje partner qe mjaftohet vetem me larjen e syve dhe dhembeve ne mengjes, ju nuk duhet te hiqni dore nga stili juaj. Mundohuni te mos jeni imponuese me kerkesat tuaja ndaj partnerit per te ndryshuar stilin e veshjeve dhe paraqitjen e tij. Dhurojini here pas here rrobat qe ju i pelqeni shume dhe me kalimin e kohes do te shikoni se garderoba e tij do te kete marre nje tjeter forme.

    Ai ose ajo nuk i pelqen udhetiimet: Shpesh meshkujt nuk preferojne qe te organizojne pushimet apo udhetimet e ndryshme dhe kjo jo per mungese aftesish apo fantazie, por si pasoje e pertacise se tyre. Organizojeni ju cdo gje, zgjidhni nje destinacion terheqes duke menduar per te dy.

    ikub.al

    I love you daddy
    :flamuri:

  2. #2
    Love , Peace & Happiness fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Bellatrix
    Antarėsuar nė
    Sep 2009
    Vendodhja
    Shqiperi
    Postime
    1,780
    Blog Entries
    4
    Forca e Rrespektit
    712

    Pe: Rregulli i magnetit dhe marredheniet e dashurise

    ahahah ida sa kam qesh me kte shrimin..Cuditerisht e pabesueshme por e vertet qe tipa te kundert ne karakter terhiqen jashtzakonisht shume por jane te perbashket ne ide dhe mendime-kte gje e them me bindje pasi faktikisht ndodh dhe me tipa [jo te njejte} me sakt te ngjashem. Sepse asnje nuk eshte identik me dike tjeter, sepse gjithsecili eshte UNIK ne llojin e tij, jemi te gjithe te ndryshem nga njeri tjetrin - si fizikisht, nga ana karakterit, mendime, ide , sjellje etj....thjesht jemi te ngjashem ne parime dhe ide me dike qe me vone lidhim jeten . Por jo per kte arsye shkojme shume mire me jeri tjetrin , pasi mund te jemi te ngjashem ne shume gjera, ama po perseri ndahemi nga ai person, Nderkoh qe edhe pse te ndryshem si dita me naten , apo si uji me vajin mund te gjendet nje pike komunikimi edhe pse shumica perfundojne po ne ndarje ndodhta mbas disa kohesh.

    por........pavrsisht tipave te ndryshem kta persona terhiqen fort me njeri tjetrin DHE UNE KETE PERSOBNALISHT E QUAJ THJESHT "KIMI" dhe nuk eshte "KIMI" -TERHEQJE FIZIKE , APO THJESHT PELQIM MOMENTI - por dy personat qe pelqejne tek tjetri ate gje qe ska vet personi , dhe pelqehen si fizikisht , si ne veprime, si ne muabet- REAKSION KIMIK.
    s: Te dashurosh eshte veper, te tradhetosh eshte kryeveper" s

  3. #3
    I'm offline fv Avatari i MasteR
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Invisible...
    Postime
    12,643
    Forca e Rrespektit
    2150

    Pe: Rregulli i magnetit dhe marredheniet e dashurise

    une mendoj se nuk terhiqen keo tipa por shtyhen
    Tė investosh pėr pamjen tėnde, do tė thotė tė paguash pėr tė tėrhequr vėmendjen e tė tjerėve...
    Ndėrsa tė investosh pėr arsimin dhe kulturėn tėnde, do tė thotė t'i bėsh tė tjerėt tė 'paguajnė' pėr vėmendjen tėnde!!

  4. #4
    :) fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i ida angel
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    ^.^
    Postime
    8,404
    Forca e Rrespektit
    2091

    Pe: Rregulli i magnetit dhe marredheniet e dashurise

    Eshte e vertet .....njerzit qe kane dicka ndryshe nga njeri tjetri arrijne te krijojne nje raport te paster me nj tj ,ndoshta nga qe adhurojne ate veti apo tipar qe nuk e ka te vetja dhe e gjen te personi tjeter.E kunderta gjithmone terheq ,dhe gradualisht mbushen boshlleqet(pasionet,hobet,deshirat,vetit e lena ne harrese )te secilit partner.
    Perveē kesaj,historikisht kane funksionuar me shume ēiftet qe shprehin mendime te kunderta (por qe gjejne nje rrugezgjidhje) sesa ēiftet qe kane gjithmone ide te njejta .Mendimet e kunderta krijojne gjithmone debate .Debatet perveē anes negative (japin emocione negative) ,bejne te mundur njohjen me mire te partnerve duke njohur dhe pikat e dobeta te secilit .

    I love you daddy
    :flamuri:

  5. #5
    I'm offline fv Avatari i MasteR
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Invisible...
    Postime
    12,643
    Forca e Rrespektit
    2150

    Pe: Rregulli i magnetit dhe marredheniet e dashurise

    Ne po kemi cifte qe i bejen gjerat me deshire e perseri lindin debate jo me te jene 100% te ndryshem njeri ha buk ne guzhin tjetri te dhom e gjumit
    Mendoj se skane jetegjatesi
    Tė investosh pėr pamjen tėnde, do tė thotė tė paguash pėr tė tėrhequr vėmendjen e tė tjerėve...
    Ndėrsa tė investosh pėr arsimin dhe kulturėn tėnde, do tė thotė t'i bėsh tė tjerėt tė 'paguajnė' pėr vėmendjen tėnde!!

  6. #6
    plak gjufurrak fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i kitrra 123
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    jam tu nxe i kusi me uje se du mej nrru teshat
    Mosha
    40
    Postime
    18,457
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    8322

    Titulli: Rregulli i magnetit dhe marredheniet e dashurise

    Po flitet se gabimi i pare dhe i fundit ne nje jete mes cifteve eshte te fillosh ta mendosh se do ta ndryshosh :byca::byca:Konsideroje se diversiteti (jo ne masa eksreme) i sjell jetes risi dhe ate elanin si force shtytese te zhvillimit te nje marredhenie. Ne jemi secili unik dhe i paperseritshem ne cdo lloj aspekti, pra secili kemi te metat tona, dhe zakonishte te metat tona na terhjekin nese ato i gjejme si perparesi te partneri, qe jo domosdoshmerisht eshte perfekt dhe ndoshta ka edhe ai te metat e tij. Ne kete drejtim te metat dhe perparesit fillojne e plotesojne njera -tjetren dhe krijohet nje simbioze me me pak mangesi dhe si e tille vazhdon te egzistoje. :fluturoze: Kam pershtypjen se njerezit sa me shume te jene te ngjashem aq me shpejt do shendrrohen ne monotoni sepse mungon kunderthenja si motor shtytes i zhvillimit te marredhenies. :ciaoo: Ne kete aspekt kam pershtypjen se kunderthenjet ( jo ne mase ekstreme) luajne ate rolin letres
    lakmuese
    - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

    -Kashta noton e diamanti fundoset!


  7. #7
    Catch me if you can... fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i GLOOM
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Postime
    15,651
    Forca e Rrespektit
    1318

    Pe: Rregulli i magnetit dhe marredheniet e dashurise

    Smund te nisesh nje lidhje me mendimin ta ndryshosh tjetrin me veset dhe gjerat qe ai eshte mesuar,tjetri pranohet sic eshte pa ndonje kusht...Ndonjehere te kundertit terhiqen pasi ne disa aspekte ata ''plotesojne'' njeri-tjetrin....
    Ndonjehere me vjen te godas disa njerez,por me pas mendoj qe : Nuk lejohet abuzimi ndaj kafsheve...

  8. #8
    Braveheart fv Avatari i Zana1
    Antarėsuar nė
    Feb 2013
    Postime
    18,734
    Forca e Rrespektit
    2297
    Sa pyetje e veshtire ... per mua personalisht , nuk funksionon ky rregull , pra shtyhemi.
    Some people feel the Rain, others just get Wet,

    All i wanna be is a , Dj .

  9. #9
    Moderatorė fv Avatari i Natta
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    14,156
    Forca e Rrespektit
    905
    Tipat e kundert terhiqen.
    Personalisht nuk me ngjisin tipat e njejte,me duket sikur jam ne nje lidhje me veten.
     

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Marrėdhėniet mes Islamit dhe krishterimit nė Evropė
    Nga Loverboy ne forum Bindje idesh lidhur mbi besimin
    Pergjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-04-2013, 17:25
  2. Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-10-2012, 05:39
  3. Marrėdhėniet romantike dhe shėndeti mendor
    Nga redi- ne forum Mjekėsia
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-06-2010, 19:59
  4. Marrėdhėniet mes Islamit dhe krishterimit nė Evropė
    Nga Loverboy ne forum Besimtarėt musliman
    Pergjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-09-2008, 02:31
  5. Marredheniet Publike dhe Reklama
    Nga *deliza* ne forum Ekonomi dhe Biznes
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2008, 01:55

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •