android
Faqja 12 nga 13 I parėI parė ... 2345678910111213 E FunditE Fundit
Duke shikuar rezultatet 331 ne 360 nga 389
  1. #1
    Kohe & Stine

    User Info Menu

    Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

    Po hap kete teme,per copeza dhe mendime personale te antarve.
    Jeni te lutur mos ta ktheni temen ne copy paste.
    Siq ndodhi me temen e KAtias.."zhgarravina dedikuar vetes."
    Pra ketu hidhni,ato mjegullnaja casti,emocione,te kaluar,apo te enderruar real apo shpirteror,ama te
    jene rrjeshtat, mendimet tuaja te shkruara nga ju..



    Ishte nje nate si gjithe te tjerat,por ca buleza shiu filluan ta embelzonin atmosferen e saj.
    Pak nga pak ato u shtuan,ra nje erresire, pak sa e friskshme,se di se si..por pash veten tek..vrapoja..
    E ndjekja jeten ne nje nate me shi,,,ishte nje erresir "utopike",ku shifja vetem shpirtin tim ne nje rrebesh.
    Ajo me shfaqej neper pasqyra endrrash shpirterore,,te lagura nga shiu..
    Vrapoja neper nje rruge si e hedhur ne ajrin e atmosferes, trysnia e shiut i jepte forme dhe turtuare,, shpejtoja hapat e lagur e zbathur,,pa nje cader,,pa nje neon drite.
    Shikoja diku larg larg ,vetem nje neon te shpirtit qe me therriste ,neper ca pika shiu qe ngjanin si xixellonja nen driten e atij neoni.
    Kapja gjethet e lagura rreth meje i shtrengoja ne duart e mija deri ne "dhimbjen e tyre",,,per te me mbrojtur nga shiu dhe nga erresira...e asaj nate.
    Ato rreshkisnin te lenduara siper trupit tim te lagur,por te pakten qendronin ne prehrin ,supet e mija me shoqeronin,ashtu te lagshta te lenduara por ama afer ...
    Por une kerkoja te kapja jeten,vrapoja si e cmendur pas atyre filizave elektriciteti,te asaj nate me rrebesh shiu.
    Perdora shikimet per te pare qofte dhe diku cepin e jetes qe kerkoja,por ajo s"dukej,,s"dukej..ishte arratisur,,dhe me kishte vjedh nje "enderr",,ma kishte borxh dhe duhej te ma kthente..
    Pop..por..asgjeee,,shiu vazhdoj te binte,,,fryma e ftohte ju shtua asaj nate,gjethet filluan te qanin nga lendimet e zbathur.
    E lodhur,,ngrita shikimi i humbur ne te pakapshpen e kohe.
    U perpoqa dhe njehere te kapja nje shikim afer,afer,afer me veten. Pash neonet e ndezura per-rreth,njerez qe kaloni afer meje..
    Pyeta veten me nje retori nervozizmi:-duke i then nga ishe?!
    Ajo mu pergjigj: Atje ku me cove ti..
    I perqafova gjethet qe kisha siper trupit tim, falenderova per ato caste shoqerie,mora cadren qe kisha ne cepin e stolit dhe u largova ,,,
    Nen driten dhe shiun e atyre kujtimeve qe ajo nate shiu mi rrembej pergjithmone...
    Ndoshta nje dite do kthehem prap dhe do "hakmerrem" dhe une me ate nate,me ate rrebesh erresire ne cepin e nje kohe ne te njejten forme qe ajo me beri duelin mua..ate nate...
    Ishte nje nate "utopik"e erret por e drejte...
    Ai cep jete,,eshte diku ne ate nate me shi..ne ate nate qe kaloj,,qe iku,,qe mergoj..
    Ndoshta ne nje nate tjeter do ti kthehem prape..por dua qe te jete shi...
    Me pelqen nata ,me pelqen shiu,,me pelqen ti ndjek zbathur ,copezat qe jeta mi vene ne "erresire"..per ti kaluar ne nje dirte agimi,ne shkelqimin e nje vese endrrash shpirterore...
    Tashme duhej te prisja dhe pak .Pak apo shume?! POre duhej te prisja mengjesin e nje agimi te lageshte...


    Heren e fundit u redaktua nga NeVertiti; 20-09-2015 ne 07:37.
     

  2. #331
    oNcE...

    User Info Menu

    Haiku

    Hena eshte fshehur pas resh
    Hap kutine e kujtimeve
    te largoje erresiren.
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~

  3. #332
    oNcE...

    User Info Menu

    Haiku

    Aroma e parfumit ndal kohen
    Mberthej mallin
    ne kopesen e fundit te palltos veshur.
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~

  4. #333
    RDM33

    User Info Menu

    Puthmė...

    Ledhatomė,
    Puthmė nė gushė,
    Ne buzė,
    Puthmė ....

    Merrma frymėn,
    Ferkomė,
    Kafshomė,
    Vetėm puthmė...

    Prekmė lehtė,
    Sytė,
    Qerpikėt,
    Vetėm puthmė...

    Perdhunomė me buzė,
    Roberomė,
    Mahnitmė,
    Ama puthmė ....

    Mermeritmė,
    Pėshpėritmė,
    Kėndomė,
    Vetėm puthmė...

    Merrma mėndjen,
    Trullosmė,
    Lidhmė,
    Ama puthmė...

    Jepma,
    Fluturomė,
    Folmė,
    Vetėm puthmė...

    Germomė,
    Zbulomė,
    Zhvishme shpirtin,
    Ama puthmė...

    Pėrqafomė,
    Merrmė,
    Shtrengomė,
    Vetėm puthmė...

    Parfumosmė,
    Lagmė,
    Helmosmė,
    Ama puthmė...

    Puthmė,
    Puthmė,
    Vetėm puthmė...
    I live 'cause... i love!
    What does not kill me makes me stronger!!!

  5. #334
    Anėtar i Nderuar

    User Info Menu

    Pasi vuri dorezat e verdha dhe kapelen prej kashte u drejtua nga kopshti i tyre i vogel
    Ishin afro 9 karajfila te bardhe qe donin perkujdesjen e saj. Fustani i saj plot pika te verdha dukej sikur i mbulonte ballin e ngrysur
    Akoma skishte lexuar gazeten, komshijte akoma skishin marre qumeshtin tek dera ndersa ajo nguliste lopaten e vogel ne toke.
    Nga dritarja vinte akoma aroma e vezeve te rrahura e te gatuara te lena ashtu te pangrena
    Donte te kishte te drejte:- dhe nguliste akoma me shume ate lopate, njemend po hapte nje grope tejet te madhe
    Nuk hengri as vezet e gatuara :- dhe mori nje grusht dhe per ta hedhur me nje grusht tjeter
    Vezet e gatuara nga une qe kur hapi syte :- ndersa fuste karajfilin deri tek koka
    U ngrit rrembimthi sikur te kishte harruar dicka , me fustanin qe mbanjn copeza dheu por nuk u kujdes aspak
    Nxori me ngut nje zarf
    StiLolapsin e saj ne forme kalemi
    Dhe letrat e verdha qe ngjanin sikur letrat e dashnoreve te manastireve te fshehura ne mure plot myshk.
    Sot nuk kishe rregulluar jaken - e nisi. Pastaj e fshiu dhe e rishkoi prap
    dhe ndersa ecje i qete per ne pune une te shihja me jaken e ngritur siper ndersa nga pas doja te hidhja feten e bukes me marmelate.
    Qen- i kishe thirrur kjo ndersa ai po dilte nga shtepia
    Ai qe kishte qeshur duke u bere menjehere serioz : do te denoj per kete.
    Harbut - ia kishte plasur serish ajo.
    Dhe ai ishte kthyer me hapa te shpejte e ashtu e rrethoi nga beli duke e puthur ne qafe.
    Kishte ndodhur cdo gje aq shpejt sa ajo ngeli pa fryme.
    Harbutet cmenden per ty kur te lene pa fryme Emm'
    Dhe ishte drejtuar nga dera me po ato hapa te qete.
    Po bente ecjake sa nga dritarja ku shihte oborrin e tyre te vogel
    Sa tek bufeja e kafese.
    Kur degjoi zhurmen e nje makine , vrapoi kembezbathur te dera dhe po priste.
    Ai po vinte drejt saj i ngrysur sa nje mend desh i mbylli deren.
    Emm' thirri.
    Harbut -ia ktheu prap ajo dhe mbylli perplasi deren gjithe nerva.
    Ai e ndoqi pas dhe hyri ne guzhine me nje kafshate mbaroi vezen e rrahur duke shtremberuar buzet
    Piu goten me leng portokalli dhe i mori zarfin nga dora.
    E hapi dhe filloi te qeshte. Kishte shkruar vetem nje fjali ne nje gjysem ore kohe.
    Te vetmen fjali dhe ajo u skuq.
    U nis per nga dera dhe hapi kembet e duart kyq. Ai mori me gjasa nje pamje serioze, atehere do te denohesh i thashe e.
    Kraharori i saj ulej e ngrihej nxitimthi ndersa ai afrohej dhe i mbylli syte
    Ishte gati e sigurte qe ndjeu aromen e saj te buzet, shijen e buzeve te tij ..te ethshme per tu puthur. Por ai thjeshte perfitoi ta guduliste
    e ta largonte nga dera. Tani jemj baras i tha ai ndersa gjinden te parmaket.
    Doli pa e puthur. Prap.
    Dhe u nis drejt kopshtit per te mbjellur ato afro 8 karajfila te bardhe qe kishin ngelur.
    .................................................. .......... Sometimes maybe good sometimes maybe shit.

  6. #335
    Anėtar i Nderuar

    User Info Menu

    Ėshtė njė tip i ēuditshėm nė qytetin tim, qė mė bie tė e shoh ēdo ditė. Secilėn ditė, disa herė nė ditė, nė tė njėjtėn kohė, nė tė njėjtin vend. Kur ndalėm unė, ndalet dhe ai, kur nuk lėviz unė, nuk lėviz dhe ai. Ēdo ditė e bėn tė njėjtin ritual. E mendova me vetėn dhe thashė, ēfarė mendon ai tė sheh diēka ndryshe kur nuk lėviz prej atij vendi. Nė fund e kuptova qė nė fakt po i flas vetės, edhe unė ka disa vite qė po e shikoj tė njėjtin vend, asgjė nuk po ndryshon. Kėshtu ndjehet ēdo i ri i kėtij vendi, sė paku ēdo i ri qė nuk vozit Bmw ose Range Rover tė prindit tė tij. Ndoshta ka ardhur koha ja me ndrru vendin, ja shikimin. Boll, ėshtė boll!
    Kjo gojė nuk ėshtė pėr kėta vesh.

    mutantur omnia nos et mutamur in illis

  7. #336
    Administrator

    User Info Menu

    Per ne te dy!

    Hej,
    Kujtohesh ende per mua?
    Me sjell ndonjehere ne mendje?
    Mendimi yt isha dikur!
    Te kujtohet?, Atehere degjonim te njejtat kenge, mesuam te ndiqnim hapat e njeri tjetrit si dy partner ne nje vals qe ish shkruar vetem per ne te dy!
    Ne ata kapituj te vegjel shkruajtem histori te gjata , ne copeza fjalish I zgjatem jeten njeri tjetrit!
    E mendove ndonjehere se duheshim kaq shume , kaq fort sa per t’u bere hi e te zhdukeshim aq lehte nga njeri tjetri?


    Kujtoj cdo fragmente jete te cilen zgjodhem ta rrugetonim te dy, mua me cuan ne nje dimension ,ku edhe pafundesia do me kish zili dritherimat, vibracionet.
    Jetoja ate moment mes perqafimeve , fillova te doja veten shume, kujtimi yt si fshinte gjurmet e lena pas sepse cdo histori kishte peshen e nje bote plot dashuri.
    Me thuaj I renduam kaq shume emocionet? Mua vetem ajer dhe kohe me duhej te te doja edhe me shume , cdo dite e me shume.
    Te kujtohet kur qeshja sepse shpirtin kisha plot? Po kur largohesha nga ti pa puthje ? Lozonjare e tekanjose mes perkedheljesh , por e perhumbur ne ty deri ne palce.
    Te kujtohet kur isha une, kur ishe ti…kur ishim dy?!
    Pa ty si kam jetuar? – me thoje…..
    Kam kerkuar tere kete kohe te gjej nje menyre te thjeshtesoj kohen time , duke mos komplikuar tenden, por nje jete e vjeter nuk mund ti mveshesh asgje te re…..Sepse pa ty cdo gje eshte e vjeter!

    Do e kujtosh edhe neser ditelindjen time ? Ato premtimet per perjetesi a jane ende te veshura me vrullin e te djeshmes apo ke vendosur ti mbash peng nen lekure?
    Thua I mban mend te gjitha? Kur me doje te kujtohet? Te kujtohet si ishte ta kishe zemren te plote , e jo therrime? Po kur pergjigjeshim – “patjeter zemer” per cdo gje qe deshironim te dy?
    Ehhhh sa keq u mesuam me njeri tjetrin…me te qenurin dy! Dy te panjohur ne nje rruge te paplotesuar qe viheshin ne funksion te njeri- tjetrit per te qene nje e vetme!
    Ishim dhe mbetem dy njerez te paplotesuar……..
     

  8. #337
    RDM33

    User Info Menu

    E ke vene re qe naten gjithmone shetit rrugicave ose nje vagabond, ose nje enderrimtar, ose nje poet?
    Endet ne shtigjet e shpirtrave te dashuruar e pastaj ndalon e flet me henen?
    Me pasion te zjarrte , fshehurazi nen driten e zbehte rrokullis ne pellemben e dores ca pika delikate dashurie dhe i ruan ne gjoksin e tij si te ishin margaritare?
    I mban ashtu tere perkedhelje dhe i shtrengon fort duke i mbyllur ne shpirt para se te vije mengjesi, sepse ka frike qe dita me rrezet e diellit mund ti thaje ato buleza dashurie qe vetem nata di te fale.
    I live 'cause... i love!
    What does not kill me makes me stronger!!!

  9. #338
    RDM33

    User Info Menu

    Nese te them ate qe ndjej per ty atehere qielli do te hapej e do i bente vend emocioneve te mia e pastaj......pastaj do ti peshperiste ai ne vesh per mua.


    E nese te them ku dhe si dua te jem me ty, qielli me pafundesine e tij do e kishte te veshtire ti permbante deshirat e mia.

    Nese te shpalos ndjesite qe kam nuk do te mjaftonin fjalet, do me duhej te ngrihesha ne kembe e te ulerija gjithcka kam brenda,


    Duke pritur qe ti te me afrohesh e te ndalesh brenda kufijve te ekzistences time.
    I live 'cause... i love!
    What does not kill me makes me stronger!!!

  10. #339
    Kohe & Stine

    User Info Menu

    Ej,ju vibrime notash,psheretima shpirti,mendime te pa-kapluara,,
    Ej,ju fjolla qe lartesohi dhe shperbehi diku ne univers..
    ...degjoni me vemendje si lind ,,si lastaron dhe perqafon nje shpirt njerzor...)
    E tek nata perqafon dehshem dashnoret e rrugve,udhtaret ne erresire,pijanecet ne tortuaret me pllaka te prishura..
    ...shpirti vazhdon te rilind...
    Hena vezhguese fton yjet me pas,,valsi ne sfond leshohet, dhe keshtu lind nje nate dashurie ne tersin e gjithesis se shpirtrave njerzor...

     

  11. #340
    Kohe & Stine

    User Info Menu

    Ne mijera universe te kam takuar,jemi njohur dhe jemi shuar.
    Ne mijera jete do te njihja perseri.
    Ne cdo rruge ec per tek ty dhe kur shpirti pushon ,pushon vetem ne ty .
    E neper shikime te pa fjale une vdes ne krahet e tu gjithnje ,vetem per tu ringjall perseri.
     

  12. #341
    Anėtar i Nderuar

    User Info Menu

    Ishte dhjetori i 2015 dhe ate nate punoja deri vone.
    Nje dolli me miqte derisa ora shenoi dy pas mesnate pastaj hapa te shpejte per te bere nje ore rruge ne kembe. Rruget ishin aq te shkreta.
    Fjolla bora qe te ngjiteshin ne faqe e ben pamjen akoma me te trishte. Njerez qe kishin ngritur jakat e xhaketave deri tek veshet..supa te mbledhur grumbullur dhe hunde te skuqura. Nga larg degjoheshin notat e ndonje lokali qe kishte harruar te mbyllej. Ndonje makine sikur thyente zhurmen e hapave ne kalldrem.
    Kalova uren dhe fillova ti fryeja duarve. Majat e gishtave sikur kishin ngrire. Pastaj pas dy hapava nje figure e mbuluar me kapuc me kitare ne dore luante notat me te bukura te degjuara ndonjehere. Ora po shenonte afro oren 3. Syte e tij nuk shprehnin gje. I ftohti nuk e ndalonte.
    Buzet e thata, te ashpra bashkoheshin lehte bashke.
    Xhupi qe kishte sikur nuk e mbronte as xhinset ngjyre blu.
    Ishte skena me e trishte e asaj nate. Ishte skena me e embel e asaj nate dhe hodha qindarkat e fundit nga paga e atij muaji.
    Do doja te isha ulur ne ate trotuar ti merrja leje nese mund te shkruaja per te, per historine e tij, per gishtat e ngrire qe srreshtnin se luari ato tela
    Ta pyesja per ke kendonte aty , ate nate vetem me kapelen gjysem te mbushura me monedha te mbledhura shuk.
    Por ne te vertete dora ime levizi lehte ndersa dha qindarkat, bera dy hapa te lehte mbylla syte nje fjolle tjeter bore u ngjit ne qerpik dhe nje buzeqeshje me mbuloi fytyren.
    .................................................. .......... Sometimes maybe good sometimes maybe shit.

  13. #342
    Administrator

    User Info Menu

    E dija........

    E dija se ky cast do vinte ku fjala sdo i permbahej me fjales, ku premtimi do thyente premtimin, ku koha do zevendesonte kohen, ku harresa do te mbulonte kujtesen....
    Jemi te perbere prej kujtimesh , harrimesh, disfatash e zhgenjimesh.
    Ti i preke te tera....po po te tera , ajo cka mbeti? Pjese e te shkuares tanime, nje te shkuare qe nuk dua as ti rikthehem e as ta kujtoj.
    Pse? Sepse eshte mizore te kuptosh pjese e ciles loje isha....nje loje meskine dhe te frikshme!
    Kjo eshte jeta...c'est la vie.....por kujto dicka ti personazh perrallash mitike.
    Jeten time kam nder duar dhe ka kohe qe kam veshur petkun e buzeqeshjes qe se shuajte dot, te fisnikerise shpirterore qe se mposhte dot, te dashurise mbi veten qe se mplake dot.....sot jam seeisht ajo, ajo qe se munde dot edhe pse u mundove fort......
    Sot jeta ime serisht ka dashuri , dashuri te pafund per veten e per cdo kend qe dashurise ia njeh vleren!
     

  14. #343
    Kohe & Stine

    User Info Menu

    Heshtja e zogjve tashme na shoqeron.
    Ata nuk kendojne pa kengen tone.
    Dielli rrezet nuk i ngroh pa puthjet tona te hershme e te vonshme.
    Bulzimet e vesave jane shuar neper pravnak dritarje , kanatat gjysem te mbyllura heshtjen kane kompozuar.
    Deti blu nuk buzeqesh me si atehere kur e qeshura jone pushtonte valet.
    Lundertar dhe marinar te vrejtur, si kohe me shi ne dimer,kalojne si kor ne morgun e rradhes.
    Prandaj duhet qe te kendojme kengen tone perpra se nata te zere ne dyshekun e saj, erresira te behet mbreti i jone.
    Zogjet presin diku me tej,pranvera fjoll ka per te buzeqeshur sapo lindja te te perkdhel syte e tu ne te njejtin qiell me mua.
    Ne pranveren tjeter te pres si gjithnje e gjithmone.
     

  15. #344
    Moderatorė

    User Info Menu

    E pa veten ne pasqyr.
    E pa,e pa derisa ju lodhen syt perpara pasqyres.
    Kishte ndryshuar,vetem buzeqeshja e saj e syve skishte ndryshuar nga koha kur ajo kishte qen femij.
    Sa ishte rritur,por ishte shum e trishtuar.
    I mungonte dashuria,i mungonte dikush ta perqafonte nga mengjesi deri ne dark.
    I mungonte gjumi,pasi mendimet e turbullta e kishin lodhur.
    I mungonte pak embelsi,vetem kaq kerkonte nga jeta.
    Lau syte,veshi nje fustan ngjyr kuq,lyu pak syt buzet dhe mollezat,i shtoi vetes nje doz buqezeshjeje ne fytyre.
    Doli si zakonisht me nje mask ne fytyre ..
     

  16. #345
    Moderatorė

    User Info Menu

    Shihja vajza qe shpenzonin parat e tyre per libra qe kushtojn shtrenjte.
    Ndersa un i shpenzoja per veshje dhe kepuc,pasi nuk kisha.
    Ky esht ndryshimi thelbesor i jetes,disa blejn libra pasi kan shum para,dhe disa nuk kan aq shum por duan te blejn gjerat elementare te jetes.
    U rrita duke shpresuar se nje dit gjendja ime financiare do te ndryshonte,por thjesht fantazoj pasi realiteti esht i trisht.
    Nuk po jetoja,thjesht po ekzistoja.
    Te jetosh esht ndryshe,te besh luft per ekzistenc esht ndryshe.
    Zihesha me mamin,i thoja :-"Pse me linde,kur ske cfar me jep"
    Jam rritur,nuk jam me femij qe genjehesha me pak lek.
    Meshkuj nuk i hedhin syt tek vajzat qe kan rrobat e perdorura,tek vajzat e parregulluara.
    As shoqe nuk kam,pasi ndjehem keq kur i shoh me celular te shtrenjt.
    Pun nuk gjeja,pasi askush sme merrte.
    Studioja,studioja dhe shpresoja se nje dit do kisha gjithshka cka kam enderruar.
    (Marr diku ).
     

  17. #346
    Kohe & Stine

    User Info Menu

    August 29, 2014 ·

    Do te shuaj ngadal,sic shuhet nje cigare,pasi ke kthyer nje gote wisky me fund....



    E paskam shkruar ne Gusht te 2014,si ikin vitet,koha ,,duke lene pjalmin e nje sere kujtimesh neper ajrin e gjurmve te stineve.
     

  18. #347
    Kohe & Stine

    User Info Menu

    Me gjej nje varg te pershkruaj ndjesine ne ditet pa ty.
    Me gjej nje ngjyre te erret te pershkruaj kur ti nuk je.
    Me mbush nje shport me gjethe te thata ti palos nje me nje, si kujtime te vyshkura ne nje kuti boshe.
    Me gjej nje cope qiell te ulem ne krah dhe uraten e lamtumires te te kendoj me lot.
     

  19. #348
    Kohe & Stine

    User Info Menu

    Kur heshtja te qeteson,fjalet shuhen dhe ti qendron ne nje hapsire pa ajer.
    Cuditrisht frymarrja te punon per bukuri.
    Duart i levize dhe shikon normalisht.
    E diku nga largesia e erresires luhen tingujt e nje dashurie te larguar.
    Qe here lind here vdes.
    Ne pritje te aromave te stineve flen gjate bashke me heshtjen e saj.
    S"ka ajer por ti merr fryme normalisht,cuditrisht luan dhe duart dhe perkdhel heshtjen rreth teje.


     

  20. #349
    Super Moderator

    User Info Menu

    Ti ishe dashuria ime e madhe qe me ike vetetimthi,si iken era me shiun.
    Por hera heres je ajo nostalgji e bukur qe te kthen pas ne mendime.
    Edhe qe zemra tret lot per ty,mrekulli e embel,qe pushtove te gjithe qenien time.
    ____Nichts ist unmöglich____

    https://youtu.be/PEhjphZ6T9o



    🐾

  21. #350
    Kohe & Stine

    User Info Menu

    Hapat e avasht me conin gjithnje drejt detit,drejt asaj bluje qe te fundoste ne mendime.
    Perendimi po zbriste ,dielli behej me i kuqerremt , ret vallzoni ne dendesine e tyre vjeshtore.
    Shetitorja ishte e mbushur me njerez qe shkujdesur ecnin,disa ne kujtime dukeshin disa vraponin lehte , mesaduket per te relaksuar fizikun pas nje dite te lodhshme.
    Me vete mendoja ne kaq njerez ne kaq hapsire dhe me dukej kaq bosh,pastaj hidhja shikimin nga deti mbushesha fryme dhe ndjellja perendimin te zbriste pak me shpejt,ndoshta ngaqe mendoja me vete qe perendimi do te me merrte mendimet qe po me vershonin e me zhveshnin ne te gjitha dimensionet. Nuk kuptoja, c"donin nga une?!
    Piva dhe nje hurb kafe, ishte e ngrohte akoma,pastaj buzeqesha prendimit me premtimin qe do takohemi ne lindjen e ti.
    Deri atehere hapat e shkujdesur po largoheshin per ne shtepi...aty ku ngrohtesia eshte gjithnje e garantuar.
     

  22. #351
    Super Moderator

    User Info Menu

    sot e 30 vite me pare njoha gjyshin tim...
    isha ne klasen e dyte ishte data 11 nentor e merkure rreth ores 23 te nates dikush troket ne xham, po po ne xham dhe naten pasi vizita diten e nje armiku te partise mund te ndikonte ne punen e prinferve te mij.
    ishte dajua e syte e tije qeshnin si kurr me pare,pasi u pershendetem,e pasi me vuri ne gjunjet e tij dha lajmin qe na mbushi me emocion te gjitheve.kan liruar babane!!
    mami mes lotesh pyste e vetem i bente pytje, babi heshte dhe une enderroja gjyshin tim ne kovka dhe mish ashtu sic ne fotografine qe kishim ne nje korrnize prej thuprash.
    tani kisha edhe un nje gjysh! protestova mos te fle por me derguan ne dhomen time dhe me zuri gjumi mes tingujve te embel te tyre.
    ne mengjes mami more leje ne shkoll per mua dhe u nisem me dajuon.
    un enderroja, shikoja gjysherit e lagjes qe ter kohes i kisha thirrur gjysh e kerkoja ta identifikoja ne ndonjerin nga ato por te gjith me ngjanin ndryshe, te gjithe ishin me pak mga cishye gjyshi im... po si ishte ai??un as nuk e njihja dhe ashtu ne autobuzin e stermbushur e te zhurmshem pyes mamin..pse ska dal me pare gjyshi nga aty? kur brenda ndjeja nje frik se do me donte se mbase asnje nuk donte ai se mbase sdinte ceshte dashuria ndaj skishte qen kurre as edhe ne nje nga ditelindjet e mija..
    mami plot embelsi mu pergjigj ... nuk e kan lejuar me pare.
    kush mund ta ndalte tim ate mos te vinte tek mua?!
    pytjet ishin te shumta dhe ne te njejten kohe copezat e tregimeve e perjetimit per te!
    me erdhi ne mendje kur mami cdo te premte (te fundit te muajt) bente nje brum petullash por me miell te zi sterr e sdukeshin hiq te mira kur i shikoje dukeshin copezat hedhezat e grurit qart.. pasi pergatiste kete brume.. shkruante nje leter e me pas e fuste ne nje plasmas te gjithen kete e fuste ne gazete siper gazetes vendoste nje nape te bardhe dhe e hekuroste .... (e sot di qe mami im plastifikonte ne menyre primitive ne ato vite) e nxirrte nga gazeta hidhte brum ne tigan vendoste letren e perseri brume e behej nje petull...bente ca nga keto dhe sdi cfar tjeter pasi kjo me eshte fiksuar per te vecanten qe kishte dhe ja dergonte kur e takonin.(ne ate leter merrte lajmet te rejat e cdo gje qe mami i shkruante)
    rruga kishte mbaruar po afroheshim shtepise ku kishte lindur mami im. ishte perendim e qielli ishte i perflakur.
    hyme brenda !
    nje burre i gjate i dobet dhe me syze te rrumbullakta me nje rreth ngjyre floriri u mgrit ne kembe... instiktivisht ika e perqafova me thirri gjaku paai ishte aq ndryshe nga fotografit qe kisha pare kockat e belit ndiheshin men shterngimin tim.me puthi e tha kjo eshte mbesa ime qe ska emer katolik???
    nje heshtje mortale!!
    dajua i tha tlutem baba mos fol perpara femijeve per kete
    ishin shume njerez shume ate nate dhe gjyshi im per mua ishte vetem ne ate perqafim..sme tha asgje me shume,as edhe nje perkedheli qofte as sa gjysma e gjysherve te lagjes.
    sme do mendoja,me me mungonte qendra e vemendjes qe kisha gjithmone kudo qe venim...kudo qe isha...
    ate nate tezja mami dhe dajua nuk i pame ne dhomen e gjumit ne mengjes kur u zgjova ashtu pergjumshem e ledhatuse ika te kerkoja mamin ishin te kater perpara stufes se ndezur me filxhane te boshatisur dhe me nje fytyre te relaxuar..
    e perseri afrohem tek ai qe ishte gjyshi im duhej ta beja per vete kisha nevoj tme donte sic me donin te tjeret.. me merr afer vetes me shikon komenton mga kam ngjare me pyet per mesimet e per sh gjera e pastaj kthehet nga mami..
    a e ke pagezuar kete vajze?
    e nje heshtje e madhe perseri ,nuk di cndodhi pasi kusherit e mi ishin zgjuar e nisa te lozja e harrova nevojen per gjyshin...
    vitet kaluan dhe kusheriri im mund te pagezohej ishte 1991 gjyshi kerkon dajuos ti bej qefin te zgjidhte ai kumaren normalisht ju plotesua deshira e vjen nje burr me sy te zi si nata me shikim te mpreht.. u be funksioni dhe une doja te isha ne vendin e kusheririt tim....aty mesuam qe ai burri sy zi e plot emocione dridheruse kishte qene roje burgu..
    ne 1996 gjyshi im nderroj jete iku te perqafoj boten tjeter iku duke i qendruar besnik e duke u torturuar te mohonte besimin e tij..(arsye petse ishte burgosur)
    ne varrim vin shume njerez, ishte dhe sy ziu..nje qe kishte perjetuar me gjyshin shume vuajtje kur e pa u acarua sdonte te qendronin te dy ne te njejtin vend dajua e merr ne nje ane dhe i thote e kam kumbaren e djalit babai donte kete prifti qe dha meshen e fundit per gjyshin tim,ish shoku i qelise per vite te tera nderhyri duke i thene :
    po nese besimi yne sdo ishte dashuri dhe falje pse te benim aq vite burg...!!
    aty mesuam qe kumbara i kusheririt tim, i vetmi nip mashkull i familjes ka per kumbar ate qe e kishte rrahur,torturuar gjyshin tim...
    .......
    sot 30 vite me pare nje dite e premte ne perendim njoha ate qe na mesoj kuptimin e fjaleve falje dhe dashuri..
    ai hyri ne jeten time shume vone dhe iku shume shpejt pa ditur ta shijoja vertet....
    Heren e fundit u redaktua nga jana80; 12-11-2017 ne 18:05.
    “La superficialitą mi inquieta ma il profondo mi uccide.” A.M

  23. #352
    Moderatorė

    User Info Menu

    I ulur me vetmine time
    gota m’behet shok

    Me flet per rutine
    bezdisem e se degjoj dot

    Filloj I flas per jeten
    Per cdo gje t’bukur ne bote

    Me thot pusho mor cun,
    me pij, e mos ja fut kot

    Jam une ajo qe te tregoj
    t’keqia e kesaj bote

    dhe ti mire I ngrate
    m’pij per inat te kesaj bote.

    E shoh me kersheri
    Kristalin e asaj gote

    Ne gjysem zbrazeti
    Kotesine e kesaj bote....

    Jo nuk do te pij qe t’helmohem me ty
    por do te shijoj hidhesine qe me jep ti.

    Do te refuzoj, ta ndajme biseden bashke
    se ti vec deshperim asgje nuk don me thashe.

    Gezuar ju t’gjith, shendeti eshte per ju
    Keshilla ime eshte, “mos kerkoni zgjidhje ketu”.......



    😃😃😃😃😃
     

  24. #353
    Kohe & Stine

    User Info Menu

    E ikur nga ti dhe nga bota... ikur nga ajri i ndotur i njerzve zvarranike. Qe humbasin ne cdo frymarrje preverse.
    E ikur nga shiu, qe nuk arrine te laj ndrydhjet dhe vobekjet e currvitjeve idiote neper rrugica psikllogjie te kalbura..
    E ikur nga bora e ndotur nga e bardhe ne te zeze..
    E ikur nga lulet qe celin dhe pjalmin ua helmojn me hipokrizine e shartuar me acide..
    ,,e ikur ne te ikuren e djeshme,,,
    e ikur ne te sotmen drejt te nesermes.. ..
    E ikur ne nje lendin mendimesh,ku ka fryme lirie..
    e ikur mbi rete e nje rrebeshi shiu qe ujit shkreteira te tera dhe sjell jeshillek .
    e ikur nga mendimet qe mbysin,,
    e ikur nga morali i moralisteve te pa moral..
    e ikur nga idet shterp,te iluzionisteve cinike dhe te varfer...
    e ikur ne qiellin e lirise..e ikur ne perqafimin e nje horizonti..endrrimtar..
    e ikur ne galaktikat e dashurise, vizioneve dhe liris,,
    e ikur dhe humbur larg ne nje bote te fresket pranverore,mes rrezeve te largeta ne lindjen e diellit,drejt nje univers te ri.E pushuar mes deshirash dhe endrrash ,perqafimesh qe me sjellin nje rilindje te vetvetes...
     

  25. #354
    Kohe & Stine

    User Info Menu

    Tu mpine duart dhe mendimet o i shkret.
    Nata te zuri te zhveshi dhe beri dashuri me ty ne balten e saj pise te zeze.
    Te dhembin kockat mishi te dergjet.
    Syte gjysem te hapur, qepalla qe te rendojne,ngjan si nje cope metali e harruar mes vetvetes dhe botes.
    Ditet tejane ngaterruar , dielli s"te njeh me,shiu te ujit deri ne kalbje dhe tani je shtrire te flesh ne kete krevat rruge.
    Trishtueshem kendon vargjet e tua te kompozuara me ato frymarrje azmatike.
    Ngriu o i ngrat perkdhele shpirtin ,eshte vetem nje ngerrc ne kembet e tua,prandaj te jane mpire dhe duart.
    Puthja doren tokes jepja shikimin qiellit dhe ngriu.
    Heren e fundit u redaktua nga NeVertiti; 18-11-2017 ne 19:53.
     

  26. #355
    Kohe & Stine

    User Info Menu

    ...do doje ta ktheje kohen dhe kujtimet!?
    Eh iken ato,tashme dite te reja lindin,deshira te reja, endrra te brishta dhe qiej te rinj.
    Mos u ndje keq,as lendim mos provo e tille eshte jeta,seleksioniste dhe e pa meshire.
    Treni i kohes nuk pret,nuk fal dhe nuk korrigjon asgje nga ato qe ne shkruajme.
    Eh ,u pendove per te gjith guret qe levize gabim,luajte me ego dhe u humbe ne nenvetdijen tende te semur.
    E kur u gjende aty, pastaj shikove veten neper shume pasqyra , kuptove se sa je shperftyruar para vetes.
    U pendove por vone.
    koha eshte kalores i fuqishem dhe hijet i zbeh,gjurmet i fshine dhe memorizon vetem shpirtrat e vertet.
    Mos u trishto ,stinet do te falin perseri shpirtra te rinj ,ku mund te lulezosh bollshem neper syth.
    Thjesht ki kujdes kur te zbresesh ne nenvetdijen tende heren tjeter, zbrit paster , qe te mund te njohesh veten ne thellsin tende dhe ta pranosh ate.
     

  27. #356
    Kohe & Stine

    User Info Menu

    Pershendeten ditet krejt nostalgji.
    Ndahen stinet ,sic u ndame une dhe ti.
    Ndahen vitet ,sic na ndajne dhe ne te dy.
    Puthen kujtimet dhe shuhen.
    Vdesin shpirtrat dhe ne te errten e kohes shuhen.
    Pershendetet cdo gje i dashur, sic u pershendetem une dhe ti .
    Pershendetemi tani me perultesi dhe nga ky moment qe sapo hodha keto shkronja as per mua e as per ty.
    I hodha sic hidhen mijera mendime neper nje gjithesi.

     

  28. #357
    Gjumash

    User Info Menu

    Pas nje dite pune te lodhshme e te ftohte, mora metron per tu kthyer ne shtepi. Njerzit me fytyrat e tyre ishin shume te zenepas celularve. Gjithsecili me ate makineri te qelbur, thua se ishin te martuar me makinerit.Te pakt ishin ata qe veshtronin erresiren nga xhamat e dritares me nje fytyre te lodhur.

    Ishte erresuar goxha, i ftohti dhe mjegulla arriten te boshatisin rruget e qytetit nga njerzit. Tek-tuk shikoje persona qe nxitonin per ti shpetuar te ftohtit dhe erresires.
    Une nuk e kisha me kaq nxitim sa te tjeret, thash me vete ndoshta ata i pret dikush ne shtepi. Po mua? kush me pret mua?
    E di shume mire qe pas kesaj porte te madhe dhe te vjeter me pret heshtja.

    Nuk eshte askush qe me pret,
    asnje qe t'me perqafoj, asnje qe t'me puthe dhe te me thote,: mire se erdhe, si e kalove sot a u lodhe?

    Lahem, shikohem ne pasqyre kam ndryshuar, nuk po e njohe me personin perball meje, jeta ecen me ritme te shpejta dhe pasqyra po ma tregon.

    E kam me medyshje te gatuaj apo ta shmang dhe sot darken ashti si me ndodh shpesh ta bej, gjithsesi askush nuk do ta marr vesh,
    asnje nuk do te pyes se cfare ka per te ngren per darke.

    Ne medyshjen per te vendosur per darken shkoj ndez televizorin.
    Filluan lajmet me kronikat e zeza, shperthime, vjedhje, vdekje ,vdekje oh sa shume vdekje.
    Nuk paska asgje terheqse per ta thyer sado pak kete vetmi.

    Hidhem ne sallon ndez kompjuterin, pak kohe me miqte e mi virtual, ahh sa larg qe jane, nuk arrijne ta ndiejn vetmin time. Ndoshta dhe ata lajne hesapet me vetmin e tyre. A thua tu peshoj dhe atyre po aq shume sa me peshon dhe mua vetmia ime?
    Ndiheshim shume larg, mesazhet nuk ngarkoheshin.
    Po e fik!
    Dhe ja ku e shikoj krah meje vetmine, sikur te me thoshte "eja se u be vone" qenka shume e veshtire te largohesh nga vetmia mendova. Shume vetmi rreth meje, alegria dhe lumturia nuk ndihen vec ndonje doze e vogel, duken si nje drite e zbehte qe nuk ka mjaftushem rryme per te ndricuar plotsisht.
    Shkoj te fle, dhoma e gjumit boshe, dhe vetmia qe me shikon si me cudi, cfare ke sot vall? A nuk do te flesh, cfare po te tremb? Zhvishem, shtrihem i bej perseri nje rikthim dites se sotme se cfare kisha kaluar, mos kisha harruar dicka pa bere. mu kujtua qe nuk gatova, ngrihem ha nje cokollate pi dhe nje gote me qumesht dhe shkoj perseri ne shtrat. Fiksoj tavanin, mundohem te kujtoj caste te gezuara, kujtime te bukura. Por nuk mundem, zhduken kur vetmia me kujton qe jam i vetem me te.

    Mbuloj Koken, Erresire!
     

  29. #358
    Super Moderator

    User Info Menu

    O Zot, s'dija qe kaq shpejt do ndjenja kenaqesine e te parit ndersa vuan ne harresen e nje kohe qe po shkon..kenaqesine e te parit qe Zoti kthen gjithcka ne vend,edhe te fut ne rruge plote labirinthe..qe i ndertuam enkas,per te ngritur kurthe ndaj te tjereve,ku te mos gjenin nje drejtim,e te humbisnin neper rrugica,ashtu sic humbin edhe kujtimet e nje kohe qe lame pas.
    Them fort,ka nje Zot.
    ____Nichts ist unmöglich____

    https://youtu.be/PEhjphZ6T9o



    🐾

  30. #359
    Gjumash

    User Info Menu

    Zgjohu! Zgjohu dhe shiko sa shume veta te kane ardhur ne shfaqen tende te fundit!
    Zgjohu dhe falenderoi ti vet, nje e nga nje, te gjithe me radhe.

    Cohu!
    Mblidhi forcat dhe cohu per here te fundit! Jane mbledhur te gjithe per ty!

    Ehhhhhh zonja vdekje sa shume rendon, para gjithe ketij populli te zemer vrar.
     

  31. #360
    oNcE...

    User Info Menu

    To every Soul who cannot see the light!

    [/B]
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~

Faqja 12 nga 13 I parėI parė ... 2345678910111213 E FunditE Fundit

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!
    Nga Monique ne forum Ditari
    Pergjigje: 391
    Postimi i Fundit: 1 Ditė mė Parė, 13:27
  2. Krijime artistike 3D nė rėrė !
    Nga PiNkY ne forum Arti figurativ dhe krijimtaria
    Pergjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-05-2014, 14:13

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •